Njëherë moti, në një fshat të një bote të vogël kishte ndodhur një rrahje. Tre barinjë kishin rrahur keq një bari të një fshati tjetër, sepse bagëtitë e tij ishin zënë duke kullotur në livadhet e fshatit të tyre, e kjo s'mund të durohej, kishin thënë ata fjalët që i thoshin edhe burrat e fshatit që kishin bërë një mbledhje për këtë çështje ku të rinjtë ishin mbuluar me lavdata. Madje, ditëve në vijim, atyre mund t'u thurej edhe një këngë sikur fjala që erdhi nga fshati tjetër të vonohej edhe pak.

"Për këtë rrahje, ne do të vrasim hiq më pak se më të mirin tuaj", dërguan fjalë ata.

Çështja u bë serioze. Fshati do të mbetej pa më të mirin e tij, që s'dihej cili qe, e pikërisht kjo ishte cfilitëse. Fshatarët filluan të përmendnin emra, e për t'parën herë ata ishin të sinqertë, saqë po të ishte për të zgjedhur kryetarin e fshatit, do t'bënin zgjedhjen e përkryer, por s'bëhej fjalë për diçka të tillë. Tani, i madh e i vogël mendonin se kush do ta kishte fatin e ligë të ishte më i miri.

Don Albon s'e kishte përmendur askush, megjithatë ai e dinte që ishte më i miri, prandaj u mbyll në shtëpi që të shpëtonte veten. Por edhe fshatin.

Rrinte në odë e mendonte për të mirat që kishte bërë për fshatin e të cilat armiku sigurisht i kishte mbajtur shënim. Ai kishte qenë gjithmonë i zëshëm për problemet e fshatit. Kurrë s'i kishte kursyer fjalët. Kishte folur në çdo mbledhje, por edhe pa mbledhje, kurrë pa u lodhur, dhe s'kishte pikë dyshimi që ishte më i miri dhe për të parën herë i erdhi keq për këtë.

Në këto mendime, e fare pavërejtshëm u shfaq gruaja e tij. Atë ditë e kishin lënë të shkonin në arë, se ishte kohë e mbjelljes së misrit dhe trasta me farë i priste përjashta.

- Ti dëshiron që unë të vritem?!, i tha Don Albo kur mori vesh përse kishte ardhur.

- Jo Don Albo, mos e bëftë zoti, u përgjigj ajo e frikësuar. Pse mendon ashtu?!.

- Si? Ti nuk e di që ata do të vrasin më të mirin e fshatit?

- Po, e di.

- E kush mund të jetë më i mirë se unë?! Dhe jo vetëm në këtë fshat, por në gjithë botën, - tha Don Albo duke pasur parasysh edhe fshatrat përrreth.

- Ashtu është Don Albo… , por ne e kemi zgjedhur më të mirin e fshatit, kryetarin, - iu kundërvu ajo me butësi.

- Hahaha, - qeshi me të madhe Don Albo. - E kur ka bërë ai ndonjë të mirë që të jetë i mirë? Edhe po të pyesësh fshatin, askush s'mund t'ia përmend një të mirë, e prapë e zgjedhin. Por armiku..., armiku gjithmonë e di kush ështe më i miri, dhe unë jam i sigurt që ata po më kërkojnë mua, prandaj merri fëmijët e shko, se me mua rrezikoheni edhe ju, e këtë s'mund ta lejoj. Shko tash, shko, - tha Don Albo dhe e përcolli deri tek dera, por nuk doli jashtë, sepse sic thoshte edhe vetë, armiku po i përcillte lëvizjet.

 

Kaloi plot një vit e Don Albo ende rrinte mbyllur. Fshati tjetër s'kishte ndërmarrë asgjë e kjo i vuri në mëdyshje fshatarët se mos ata po kërkonin pikërisht Don Albon si më të mirin e tyre. Megjithatë s'kishte siguri për këtë, prandaj ata nuk ndaluan së dërguari njerëz për të kërkuar falje për veprimin e tre të rinjve mendjelehtë, që sic thoshin fshatarët, vetë ishin duke ua bërë gjygjin e do t'ua jepnin edhe dënimin sikur fshati tjetër të mos ua merrte çështjen nga duart.

Kishte kaluar një vit dhe zemërimi në fshatin tjetër kishte rënë, por sic u thanë ndërmjetësuesve, për falje nuk bëhej fjalë. Kjo nuk mbyllet pa hyrë dikush në dhe, por një lehtësim edhe mund të bëhet, thanë ata.  Ne, tani do ta falim më të mirin e fshatit, ndërsa do të vrasim më të keqin e tyre. Sa për të thënë që morëm hak.

Fshati dëgjoi vendimin e ri që s'ishte aspak më i mirë se i pari. Bile tani u bë bë një listë më e gjatë më emra që ishin në rrezik. Secili kishte ngapak frikë dhe përpiqej t'ia mbushte mendjen vetes që tjetri megjithatë ishte më i keq. Vetëm Don Albon s'e përmendte askush. Ai ishte i shpëtuar, e për këtë të gjithë e kishin zili.

Don Albo, i mbyllur në odë, e mori vesh lajmin i fundit. Gruaja e tij që shkëlqente nga gëzimi e i thirri përjashta të pinin nga një kafe që e ruanin për raste të vecanta, por Don Albo s'mund të dilte. Ajo duhej ta dinte këtë dhe kjo ftesë për ta çuar drejt një rreziku të sigurt e bëri nervoz. Por ajo nuk u ndal.

- Eja Don Albo, je i falur, - i tha

- Si?! - pyeti Don Albo dhe gjithë gaz iu drejtua derës.

- Po Don Albo, je i falur. Ata, tashmë nuk do të vrasin më të mirin por më të keqin e fshatit.

- Si?! - përsëriti ai dhe ndali hapin tek pragu i derës. Buzëqeshja i ngriu në fytyrë dhe për një çast u bë statujë e vetvetes. Pastaj lëvizi e u ul aty ku kish qenë. Mendoi shpejt, sic mendojnë njerëzit në rrezik, të këqijat që u kishte bërë të tjerëve që çuditërisht armiku mund t'i ketë mbajtur shënim, e kjo e rrezikonte tejmase.

- Dhe ti mendon që ka në fshat më të keq se unë? - tha pas pak me fytyrë të lodhur.

Gruaja e shikoi e hutuar.

- Po ka. Të gjithë janë më të këqinj se ti Don Albo, - i tha për t'i dhënë zemër, pasi e mblodhi veten nga ky reagim i tij i papritur. Si mund të jesh ti i keq kur ke bërë kaq të mira...

Por Don Albo nuk bindej. Ai këmbëngulte që ishte më i keqi në fshat. Përmendte me zell të këqijat që u kishte bërë njerëzve dhe fshatit, e hera-herës shtonte ndonjë të keqe që s’e kish bërë kurrë, vetëm të përforconte pozitën e më të keqit në fshat e të mos rrezikonte të dilte se këtu s’kishte siguri. Dikush mund të ketë bërë njëqind të këqija e ata s’i dinë, ndërsa dikush një të keqe në pastë bërë, e di gjithë fshati, madje gjithë bota, arsyetonte me vete Don Albo. Sido që të jetë, unë jam njeri i keq, thoshte ai. Nevoja e kish shtyrë t’i kujtonte e t’i numëronte të këqijat që kish bërë e që i dolën vërtet shumë.

Gruaja e tij më kot mundohej ta bindte që nuk ishte i keq, ose që ka në fshat edhe më të këqinjë se ai e që ishin më të rrezikuar. Ajo përmendte emra, tregonte histori të liga ku ishte përfshirë dikush i fshatit, histori që as në filma s’ishin parë, por ai i mbyllte të gjitha shtigjet.

Ajo u përpoq shumë që ta nxirrte jashtë, që ai t’i kthehej jetës, e sidomos punës, por Don Albo s’mund të dilte, se ishte i rrezikuar, e siç thoshte edhe vete, armiku po ia përcillte lëvizjet.

 

*Tregimi është bazuar në një gojedhënë popullore

Imazhi: Shefqet Avdush Emini, ilustrimi Peshku.

 

 

12 Komente

smiley bukur, 

Kush eshte ky piktori? Paska pune te bukura.

Zonja Alba me numra, meqe i je fut sportit te rende te eksegjezes, interpretoje po ta majti keto paragrafe te famshem te Zanafilla, 18:23-32 

Atëherë Abrahami iu afrua (Zotit) dhe i tha: "Do të zhdukësh të drejtin së bashku me të paudhin? Le ta zëmë se ka pesëdhjetë të drejtë në qytet, ti do ta shkatërroje vendin dhe nuk do t`i falje për hir të pesëdhjetë njerëzve të drejtë që banojnë në mes të saj? Mos e bëj këtë gjë, të shkaktosh vdekjen e të drejtit bashkë me atë të të paudhit, kështu që i drejti të trajtohet si i paudhi. Larg teje një mendim i tillë! Gjykatësi i tërë tokës a nuk ka për të bërë drejtësi?".
 

Zoti tha: "Në rast se gjej në qytetin e Sodomës pesëdhjetë njerëz të drejtë, unë do ta fal tërë vendin për hir të tyre".
 

Atëherë Abrahami rifilloi dhe tha: "Ja, marr guximin t`i flas Zotit, megjithëse unë nuk jam veçse pluhur dhe hi. Ta zëmë se atyre pesëdhjetë të drejtëve u mungojnë pesë, a do ta shkatërroje tërë qytetin për pesë veta më pak?".

 

Zoti u përgjigj: "Po të gjej dyzet e pesë, nuk do ta shkatërroj".
 

Abrahami vazhdoi t`i flasë dhe tha: "Ta zëmë se në qytet ndodhen dyzet?".

 

Zoti u përgjigj: "Nuk do ta bëj për hir të dyzetëve".
 

Atëherë Abrahami i tha: "Oh, të mos zemërohet Zoti, dhe unë do të flas. Po sikur në qytet të ketë tridhjetë prej tyre?".

 

Zoti u përgjigj: "Nuk do ta bëj, po të gjej tridhjetë".
 

Dhe Abrahami i tha: "Ja, marr guximin t`i flas Zotit. Ta zëmë se në qytet gjenden njëzet?".

 

Zoti iu përgjigj: "Nuk do ta shkatërroj për hir të të njëzetëve".
 

Dhe Abrahami i tha: "Oh, të mos zemërohet Zoti dhe unë do të flas edhe vetëm këtë herë. Sikur në qytet të ketë dhjetë prej tyre?".

 

Zoti u përgjegj: "Nuk do ta shkatërroj për hir të të dhjetëve".

Abrahami rrezikon veten duke iu lutur perendise per te tjeret.Njerezit e drejte jane shtylla e shoqerise jo vetem per ruajtjen e kombit nga korrupsioni i metejshem por edhe per vazhdimin e ekezistences se tij .perendia nuk do ta dergoje mallkimin e saj persa kohe ka shprese per korrigjim  e njerez te drejte qe perpiqen per te (te dhjetet)

 

 

Donna Alba, atehere pse e shkaterroi Sodomen dhe Gomorren?

 

Sepse nuk gjeti asnje te drejte .

King James Version (KJV)

30 And I sought for a man among them, that should make up the hedge, and stand in the gap before me for the land, that I should not destroy it: but I found none.

sado te mira te kesh bere ,  e keqja, qofte dhe nje e vetme, mbahet mend.Per nje fjale te thene "pa te keq" prishesh me  mikun me te mire. e para kjo.

e dyta, askush nuk eshte aq qelibar ne syte e Tjetrit (perballe apo lart) sa te jete qindperqind i qete ne vetedijen e tij.

e treta eshte paranoja. une jam me i mire ne peshk prandaj e kane me mua te gjithe. une jam me i keqi prandaj me kane ne shenjester.

 

e katerta (por qe i perfshin te gjitha ne intervalin zero - infinit) eshte absurdi i shoqerise civile:

Krimineli ndjehet i pafajshem si qengj i Zotit, ndersa Nene Tereza (O ma! Tereza) ndjehet fajtore per krimet e tij!

                                                                                                                       i Modhismiley

 

Ndoshta ka lidhje me ate " fali Zot se s'dine cfare bejne !"

me i miri nuk ka frike, nuk eshte paranoiak. 

as me mikun me te mire nuk prishesh per nje fjale te gabuar.

si dhe ate te fillimit e thote poplli me shkurt dhe bukur : me mire syri se nami. 

me i miri nuk ka frike!! Po s ka lidhje te qenit i mire me instiktin e frikes mor bir. Frika ka disa pamje dhe merr kuptim ne disa situata.  Pastaj shiko kontekstin e tregimit. katundaret cuan fjale se do vrasin "me te mirin" dhe ky robi mendonte se eshte me i miri.Vetevleresimi ne kete rast eshte delir/narcisizem ne mos paranoje.

Pastaj cuan fjale se do vrasin me te keqin dhe ky robi perseri mendoi "oo po e paskan me mua, se une jam me i keqi ne katund".Kete cfare e quan ti, cfare emri i ve sjelljes ose fiksimit se ne cdo situate ke mizen ne kesule? Ky personazhi eshte si ai robi Shaban a si quhej ne Tironen komuniste.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).