Praktikat e dhënies me koncesion të pasurive publike janë të vjetra dhe përfshijnë të gjitha qeveritë e 20 viteve të fundit. Analizimi i bilanceve të një pjese të koncesioneve tregon se fitimet e tyre janë përrallore e të larta pavarësish krizës ekonomike

Aeroporti i Rinasit, industria e nxjerrjes së bakrit, shërbimi i koalidimit të makinave janë biznese shumë të ndryshme por që kanë disa gjëra të përbashkëta. E para, janë koncesione të dhëna nga qeveritë shqiptare përgjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit;e dyta, që të gjitha kanë norma fitimi marramendëse, të lakmueshme nga çdo biznes tjetër.

BIRN shqyrtoi bilancet e këtyre kompanive të krijuara përmes kontratave koncesionare për një periudhë pesëvjeçare nga viti 2010 deri më 2015, dhe zbuloi se shumica dërrmuese e koncesioneve kanë norma fitimi marramendëse në raport me të ardhurat, por në disa raste, koncesionet kanë rezultuar edhe me humbje fiskale, siç është rasti i prodhimit të pullave fiskale SICPA apo ai i markimit të karburanteve GFI.

Koncesionet po i kushtojnë shqiptarëve dhjetëra milionë euro në vit, qoftë në formën e fitimeve monopolistike të krijuara nga këto koncesione, qoftë përmes tregjeve virtuale të krijuara, tregje që jo gjithmonë përbëjnë produkt apo shërbim real publik dhe të cilat, në kushte normale nuk do të ekzistonin.

Megjithatë, qeveritë shqiptare, përfshirë qeveritë socialiste para vitit 2005, atë demokrate 2005-2013 dhe ajo aktuale e qendrës së majtë e udhëhequr nga Socialistët, i kanë dhënë të drejtë vetes të krijojnë këto segmente tregu në kurriz të konsumatorëve.

Kostoja totale e koncesioneve për shoqërinë shqiptare është e vështirë të përcaktohet për shkak se disa nga kompanitë koncesionare kanë produkt real ndërsa vetëm fitimet e tyre mund të jenë të tepërta npër shkak të pozicionit monopol ndërsa disa koncesione të krijuara si mjete kontrolli fiskale përbëjnë kosto për të gjitha të ardhurat që kanë.

Shqiptarët paguajnë aktualisht rreth 6 milionë euro për pulla fiskale që në një situatë tjetër do të kushtonin dhjetë herë më pak, kanë paguar mbi 170 milionë euro përgjatë pesë viteve të fundit për pasaporta dhe karta identiteti biometrike, të cilat, nëse do të prodhoheshin nga vetë shteti do të kushtonin shumë më pak, apo paguajnë miliona euro fitime ekstra për koncesionin e aeroportit.

Bilancet e tetë kompanive koncesionare të analizuara nga BIRN tregojnë se përgjatë periudhës 2010-2014, këto kompani kanë pasur afro 40 miliardë lekë xhiro sëbashku, (rreth 285 milionë euro). Këto janë vetëm një pjesë e vogël e kompanive të krijuara përmes koncesioneve në Shqipëri. Koncesione të tjera si ai i skanimit doganor apo i analizave mjekësore falas, nuk kanë ende bilanc të shpallur për shkak se kanë filluar punë vetëm në vitin 2014.

Edhe pse kostoja e tyre është e njohur tendenca vijon të mbetet e njëjtë, qeveritë vijojnë të krijojnë monopole apo aktivitete nga asgjëja në shërbim të interesave private dhe në dëm të konsumatorëve dhe taksapaguesve.

Monopoli i Rinasit

Koncesioni për aeroportin e vetëm ndërkombëtar në Shqipëri u dha nga qeveria socialiste e ish-kryeministrit Fatos Nano në vitin 2004. Gjatë kohës që ky koncesion u debatua, u ngrit menjëherë pikëpyetja për një klauzolë ekskluziviteti që përcaktohej në kontratë.  Kjo klauzolë qe klasifikuar si sekret shtetëror por u publikua në median e kohës. Pavarësisht kritikave, qeveria e firmosi kontratën me afat 20 vjeçar duke krijuar kështu edhe një monopol ligjor.

Monopoli, jo vetëm që dënoi me vdekje aeroportin e Kukësit, i cili, në kohën kur u nënshkrua kontrata qe duke u ndërtuar, por krijoi edhe një kompani me të ardhura të bollshme dhe me fitime të garantuara. Në vitin 2014, Tirana International Airport Shpk realizoi të ardhura në masën 4.2 miliardë lekë (rreth 30 milionë euro) dhe pati fitime neto prej 1.2 miliardë lekësh (rreth 8.7 milionë eurosh).

Norma e fitimit si përqindje mbi të ardhurat për këtë kompani përgjatë pesë viteve të fundit ka variuar në 20-30 për qind dhe fitimet kanë mbetur të bollshme pavarësisht faktit që pjesa tjetër e ekonomisë ka vuajtur krizën ekonomike dhe financiare të përgjithshme.

Përgjatë pesë viteve 2010-2014, kompania e aeroportit ka siguruar fitime totale prej 6.2 miliardë lekësh (rreth 45 milionë euro).

Gjatë muajve të fundit, qeveria aktuale ka deklaruar publikisht se dëshiron të gjejë një zgjidhje me mirëkuptim me kompaninë e aeroportit që të heqë dorë nga klauzola e ekskluzivitetit, por deri më sot bisedimet kanë qenë pa rezultat.

Burime nga palët negociatore thonë se kompania e aeroportit kërkon në shkëmbim të heqjes dorë nga klauzola e ekskluzivitetit mundësinë e shtrirjes së kontratës së koncesionit përtej vitit 2024, kur kontrata aktuale skadon.

Koncesioni i aeroportit dhe klauzola e monopolit që i është dhënë kompanisë së koncesionit për fluturimet ndërkombëtare, konsiderohen si një pengesë madhore për industrinë e turizmit në Shqipëri, për shkak se normat monopolistike të koncesionarit të aeroportit i shtohen biletave finale që u tarifohen udhëtarëve.

Përveç monopolit në aeroport në Rinas ekziston edhe një monopol tjetër, i cili nuk është i sanksionuar me ligj por që ekziston thjeshtë për shkak të mungesës së konkurrencës. Furnizimi i avionëve me karburant bëhet nga kompania Air BP Albania. Sipas bilanceve të kompanisë të analizuara nga BIRN, kjo kompani ka pasur të ardhura mesatare prej 1,4 miliardë lekësh në vit përgjatë pesë viteve të fundit dhe ka pasur edhe normë fitimi mesatare prej 16 për qind, në një kohë kur norma e fitimit në tregtinë e karburanteve në Shqipëri është disa herë më e ulët.

Miliona për pasaportat

Aleat është një kompani e krijuar si pasojë e vendimit të qeverisë “Berisha” për të dhënë me koncesion procesin e prodhimit të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike. Ajo u themelua në gusht 2008, fillimisht si një koncesion trevjeçar, i cili do të prodhonte pasaportat dhe kartat e identitetit për shqiptarët dhe pastaj do t’ia transferonte teknologjinë qeverisë shqiptare. Por me një veprim të papritur, pak para skadimit të koncesionit, qeveria vendosi ta zgjasë më tej atë. Kontrata e koncesionit është mbajtur gjatë të gjithë kohës e klasifikuar si “sekret”.

Gjithsesi, të ardhurat dhe fitimet e kompanisë koncesionare nuk janë të tilla. Përgjatë pesë viteve 2010-2015, të ardhurat e kompanisë kanë qenë 17,6 miliardë lekë (125 milionë euro), ndërsa fitimet e akumuluara gjatë kësaj periudhe kanë qenë 3.3 miliardë lekë (rreth 24 milionë euro). Kostoja e përgjithshme e koncesionit do të vijojë të rritet për shkak se kontrata koncesionare vijon dhe se kompania është favorizuar herë pas here nga vendime të qeverive në kurriz të konsumatorëve. Në vitin 2012 psh, Ministri i Brendshëm i asaj kohe, Bujar Nishani, vendosi papritur të anulojë vlefshmërinë e pasaportave të vjetra pavarësisht afatit të maturimit, duke detyruar disa dhjetëra mijëra shqiptarë të blejnë pasaportë të re te koncesionari.

Një dorë e mirë parash pritet të krijohen për këtë koncesion edhe këtë vit për shkak të vendimit të qeverisë aktuale për të detyruar të gjithë shqiptarët që patën marrë pasaporta për fëmijët me toponime të gabuara, të paguajnë kostot e pasaportave edhe një herë, pavarësisht se gabimi nuk qe i tyre por i administratës publike.

ALEAT është një kompani monopol, çmimet e shërbimeve të së cilës përcaktohen nga autoriteti kontraktor, por këto çmime mjaftojnë që kjo kompani të ketë normë fitimi mesatare prej gati 20 për qind për periudhën 2010-2015.

Fitimet e bakrit

Kompania BERALB fitoi një koncesion të firmosur nga qeveria socialiste e Ilir Metës në prill të vitit 2001. Kompania u largua nga Shqipëria së fundmi, për shkak të mbarimit të rezervave të shfrytëzueshme të bakrit si dhe për shkak tëçmimeve të ulëta të bakrit në tregun ndërkombëtar. Por përgjatë pesë viteve, nga viti 2010 deri në vitin 2014, BERALB realizoi të ardhura prej 12 miliardë lekësh dhe fitime neto prej 5 miliardë lekësh. Me normë fitimi prej 42 për qind, ky mund të jetë koncesioni më fitimprurës në Shqipëri. Bilancet për periudhën para vitit 2010 nuk janë tëdisponueshme, por për pesë vitet e fundit të aktivitetit të saj, BERALB ia doli të fitojë gati 36 milionë euro. Kompania realizoi një humbje të vogël prej 441 milionë lekësh në vitin 2014.

Kromi del me “humbje”

Industria e Kromit u dha me koncesion në mënyrë të ngjashme me atë të bakrit në vitin 2000, për llogari të një kompanie italiane të quajtur DARFO. Kjo e fundit ia shiti koncesionin një kompanie austriake, e cila e riemëroi kompaninë në AlbChrome. AlbChrome realizoi të ardhura në masën 22 miliardë lekë për periudhën 2010-2014, (rreth 158 milionë euro), por kompania rezultoi zyrtarisht me humbje totale prej rreth 2.5 miliardë lekësh (18 milionë euro). Raportohet se gjatë kohës që qe nën pronësinë e austriakëve, AlbChrome ia shiste kromin që nxirrte në galeritë e Bulqizës kompanisë mëmë me çmime më të ulëta se sa tregu, duke dalë me humbje. Për rrjedhojë, përfitimet reale të kompanisë nga koncesioni besohet se kanë qenë më të larta.

Në vitin 2013, austriakët e shitën Albchrome te grupi shqiptar Balfin. Në vitin 2014, të ardhurat e AlbChrome u rritën në 5.1 miliardë lekë dhe kompania rezultoi për herë të parë në pesë vjet me fitime prej 300 milionë lekësh dhe me normë fitimi mbi të ardhurat prej 6 për qind.

Petrolifera, 74 për qind normë fitimi

La PetroliferaItalo Albanese është një kontratë koncesionare e formës BOO, që do të thotë: Ndërto, Opero dhe Mbaje nën Pronësi, e firmosur nga ish-kryeministri Fatos Nano në vitin 2004, si pjesë e një plani më të gjerë për të krijuar dy porte të dedikuara për karburantet dhe rrjedhimisht për të hequr importet e karburanteve nga portet e tjera të vendit.

Petrolifera përfitoi tokë me çmim simbolik nga qeveria “demokrate” që pasoi në zonën e Pyllit të Sodës pranë Vlorës dhe ndërtoi rezervuarë karburanti për import dhe eksport.

Bilancet e kompanisë për periudhën katërvjeçare 2011-2014 tregojnë se ajo ka realizuar të ardhura totale prej 4.4 miliardë lekësh (rreth 31 milionë euro) nga qiraja që u merr kompanive për magazinimin e karburanteve në depozitat e saj. Fitimet e kompanisë përgjatë kësaj periudhe kanë qenë afro 1.8 miliardë lekë, (rreth 13 milionë euro) dhe janë rritur në mënyrë të ndjeshme nga viti në vit. Në vitin 2014, kompania pati 1.2 miliardë lekë të ardhura dhe 910 milionë lekë fitime neto, me normë fitimi prej 74 për qind.

Monopoli i kontrollit teknik

Në vitin 2009, qeveria “Berisha” nënshkroi një kontratë koncesionare dhe monopol me afat dhjetë vjet me kompaninë zvicerane SGS, e cila mori përsipër të kryejë kontrollin e detyruar teknik të automjeteve në Shqipëri. Të ardhurat e kompanisë janë rritur me shpejtësi që nga viti 2010 dhe fitimet e saj janë shumëfishuar gjithashtu. Përgjatë pesë viteve, kompania ka realizuar të ardhura në masën 2.8 miliardë lekë (rreth 20 milionë euro) dhe fitime të akumuluara prej 1,4 milionë eurosh. Fitimet e saj shënuan kulmin në vitin 2014 me 94 milionë lekë neto.

Pavarësisht fitimeve të konsiderueshme, kontrolli teknik i automjeteve vijon të ofrojë shërbim shumë të keq. Qytetarët detyrohen shpesh të presin me ditë të tëra nërradhë për të bërë kontrollin, i cili është detyrim ligjor.

SICPA me “humbje”

Kompania SICPA është një koncesion tjetër i shumëdebatuar i dhënë nga qeveria “Berisha” në vitin 2010 me argumentin se do të ndihmonte në luftën kundër evazionit fiskal. Ajo ka monopolin e prodhimit të pullave fiskale në Shqipëri, të cilat duhet t’i bashkangjiten disa produkteve që i nënshtrohen akcizës, si cigare, birrë dhe pije alkoolike të forta. Nga viti 2012, kur kjo kompani nisi aktivitetin, shërbimet e saj i kanë kushtuar shqiptarëve 2.7 miliardë lekë (rreth 20 milionë euro) dhe sipas kontratës, do të duhet të kushtojnë së paku dy herë më shumë se kaq. Efekti i pritur në formalizimin e ekonomisë dhe në shmangien e evazionit fiskal dhe kontrabandës në mallrat e forta gjithsesi nuk ndodhi. Konsumatorët hasin në treg shpesh cigare kontrabandë apo birrë pa pullë akcize. Pulla e akcizës aktualisht kushton 14.4 euro për mijë copë, ose rreth 2 lekë të rinj për copë. Pulla e mëparshme kushtonte disa herë më pak.

Gjithsesi, SICPA në Shqipëri është formalisht një aktivitet me humbje. Sipas bilancit të kompanisë, ajo pret të dalë me fitime vetëm pasi qeveria shqiptare të zbatojë kontratën deri në fund, duke i dhënë asaj monopolin e prodhimit të pullave të sigurisë së ilaçeve, segment që pritet ta shtojë koston totale në xhepat e taksapaguesve në rreth 20 milionë euro në vit. Qeveria shqiptare deri tani nuk e ka zbatuar këtë pjesë të kontratës.

Humbjet fiskale të SICPA në Shqipëri nuk janë tërësisht humbje për koncesionarin, i cili kryen blerje nga kompania mëmë.

Qeveria aktuale e kryeministrit Edi Rama ka dhënë deri tani disa koncesione të kushtueshme, të cilat

Qeveritë shqiptare përgjatë dekadave të fundit e kanë gjetur si zgjidhje të lehtë të japin pasuritë publike me koncesion ose të krijojnë segmente tregu nga asgjëja për llogari të kompanive të ndryshme, me argumentin se këto kompani do të mund të sjellin në Shqipëri kapital dhe teknologji. Por në shumë raste, kostoja që kanë krijuar këto koncesione në ekonomi rezulton e rëndë dhe bllokuese për zhvillimin ekonomik të vendit.

Koncesionet e reja

Kryeministri Edi Rama deklaroi pak kohë më parë se e kuptonte se koncesioni i Aeroportit të Rinasit qe i gabuar, pavarësisht se qe dhënë nga një qeveri socialiste. Deklarata e Ramës para zgjedhjeve të fundit vendore, erdhi ndërkohë që koalicioni qeverisës po premtonte vënien në punë të aeroportit të Kukësit, i cili është gati por jo funksional, si dhe ndërtimin e disa aeroporteve të tjera për qëllime turistike në jug të vendit. As aeroporti i Kukësit nuk mund të vihet në punë dhe as aeroportet e reja nuk mund të ndërtohen për shkak se kontrata e koncesionit e vitit 2004 përcakton qartë se qeveria shqiptare nuk ka kurrfarë të drejte të zhvillojë një aeroport tjetër përgjatë të gjithë kontratës së koncesionit.

Ky reflektim nuk e ndaloi gjithsesi qeverinë aktuale të krijojë koncesione të tjera. Në dhjetor 2013, qeveria dha me koncesion procesin e ndërtimit të disa laboratorëve dhe procesin e transportimit të kampioneve të analizave për popullsinë që aktualisht është jashtë sistemit të sigurimit shëndetësor, me argumentin se ky proces do të ndihmojë të parandalojë sëmundjet që do t’i rëndojnë sistemit shëndetësor në të ardhmen. Koncesioni i njohur si “Check Up” falas vlerësohet se kushton 6 milionë dollarë në vit dhe kontrata koncesionare do të vijojë për dhjetë vjet.

Këtë vit, qeveria aktuale akordoi dy koncesione të tjera në sektorin e shëndetësisë. Në nëntor, me koncesion u dha procesi i sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale nëpër spitalet e vendit, i cili pritet të kushtojë 100 milionë dollarë për dhjetë vjet. Ndërsa në tetor u dha me koncesion shërbimi i dializësme kosto mbi 75 milionë dollarë në dhjetë vjet.

Pas raportimeve në media, Prokuroria e Përgjithshme njoftoi javën e kaluar se ka vendosur të hapë hetime të përgjithshme me nismë të vetën mbi këto koncesione duke filluar konfiskimin dhe analizimin e dokumenteve të koncesioneve. Përgjatë viteve të fundit, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur rrallë herë hetime me nismë të vet.

Qeveria aktuale miratoi një ligj në fillim të këtij viti për të dhënë një koncesion të llojit të veçantë për ndërtimin e rrugës Tiranë-Dibër, koncesion që deri tani nuk është realizuar, por që besohet se do të krijonte një borxh të ri publik me interes shumë të lartë. Të gjitha këto koncesione duket se bien ndesh me përkufizimin e fjalës koncesion sipas legjislacionit europian. Pikërisht për këtë arsye, nëraportin e fundit të progresit të Komisionit Europian për Shqipërinë, zyrtarët e Brukselit kanë deklaruar se Shqipëria ka devijuar nga rruga për zbatimin e kritereve europiane në fushën e koncesioneve.

“Në lidhje me koncesionet, pati hapa pas, me vendosjen e masave të papajtueshme me acquis”, thuhet në faqen 34 të raportit, ku kërkohet që sistemi i prokurimeve publike të jetë i qartë në atë që përbën “koncesion” dhe atë që përbën sipërmarrje të punëve publike.

Për këtë arsye Raporti i Progresit kërkon mes të tjerash që Shqipëria të “përshtasë legjislacionin për ta harmonizuar atë me rregullat e BE-së për prokurimin publik, përfshirë fushën e koncesioneve dhe të prokurimeve të mbrojtjes”.

28 Komente

na paskan pire gjakun ne menyre te ligjshme e se kena pas dite.

tashi opozita Berisha Basha, me gjithe keto koncesione famekeqe ne kurriz,  ka dhe guxim te anatemoje koncesionet rama. welcome to the absurdistan.

iu q...te Kina nenat, motrat, grate ku ti kene qe e e vodhen dhe e lane pa dinjitet ate popull.

Duhet patjeter nje Nurenberg per gjithe ata qelbesira dhe talibane qe e katandisen ate vend ne ate fare feje. 

Artikull interesant qe ia vlente ta lexoje. Kjo tregon edhe nje here se sa te paafta kane qene qeverite shqiptare dhe drejtuesit e saj. 

Mir per disa fusha e objekte mund ta japesh me konçension, por per disa qe vete shteti apo firmat shqiptare i bejne/realizojne, pse duhet ta japesh me konçension. Budedallik me brire. 

Kryeministri Edi Rama deklaroi pak kohë më parë se e kuptonte se koncesioni i Aeroportit të Rinasit qe i gabuar, pavarësisht se qe dhënë nga një qeveri socialiste. 

U dha ne nje kohe qe shqiperia ishte pertoke nga ngjarjet e vitit 97 e ishim me fat qe nje kompani e huaj te investonte ne shqiperi .burimet nentokesore aty I kishim ne duart tona me pune te burgosurish falas e prape ngordhem per buke .tani qe I moren te huajt oligarket shqiptare PO plasin nga zilia se s'po munden me I vjedh vete e PO luajne karten e patriotizmes .

 AlbChrome realizoi të ardhura në masën 22 miliardë lekë për periudhën 2010-2014, (rreth 158 milionë euro), por kompania rezultoi zyrtarisht me humbje totale prej rreth 2.5 miliardë lekësh (18 milionë euro). Raportohet se gjatë kohës që qe nën pronësinë e austriakëve, AlbChrome ia shiste kromin që nxirrte në galeritë e Bulqizës kompanisë mëmë me çmime më të ulëta se sa tregu, duke dalë me humbje. Për rrjedhojë, përfitimet reale të kompanisë nga koncesioni besohet se kanë qenë më të larta.

Në vitin 2013, austriakët e shitën Albchrome te grupi shqiptar Balfin. Në vitin 2014, të ardhurat e AlbChrome u rritën në 5.1 miliardë lekë dhe kompania rezultoi për herë të parë në pesë vjet me fitime prej 300 milionë lekësh dhe me normë fitimi mbi të ardhurat prej 6 për qind.

nuk qenka dhe aq keq kur e marrin kompani shqiptare, imagjino kur keto jane brenda rregullave paguajne dhe me teper taksa, ose edhe em mire kur jane publike, ne raste te caktuara.

i ke bere ndonjehere pyetje vetes: Sa fitime i kane shkuar shtetit shqiptar nga keto investimet e huaja?

apo futja pordhes gri sallate sa te gdhihet edhe kjo nate.

se ka investime po ka edhe kolonializime .... BIG difference

bankers i ka paguar shtetit $90 milione roylaties ne vit.kur te filloje te paguaje taksat edhe $100 milione te tjera ne vit , pa permendur punesimin e perfitime te tjera te ekonomise.kjo me cmimin e vjeter te naftes se po vazhdoi nafta te bjere per nje kohe te gjate, rrezik te mbeldhin leckat e te largohen e fushat naftemmbajtese te rrine azat si ne vitet 90.

.

 

O Gjergjo, po ti pyete veten njehere pse gjithe kto koncesione? Deri ne '97 arritja me e madhe ne AL ishin kioskat dhe pallatet vari kuarin apo harove. Tani ti me thuj mu, qe kam edhe paren edhe expertizen, pse duhet te vij edhe ti futem kasaveteve atu po qe se nuk justifikohet nga fitimi? Tamam, une kam paren edhe di dicka qe ti nuk e di.
Perfundimi pare: Expertiza paguhet.
Edhe nuk jane vetem koncesionet. Kur qeverite ia kercasin si kau peles, jo vetem me ca koncesione, po edhe me konkurse nderkombetare, apo leje per te operuar etj etj qe jane haptasi korruptive, nuk eshte faji i kompanive operatore, por i qeverive muti qe keni keni zgjedh.
Perfundimi dyte: Kur behesh me mut vjen ere.
Ne shume raste kompanite koncensionare edhe ato kontrata pacavure qe kane lidh me qeverine i interpretojne sipas qejfit. Ministrite perkatese jane mbush me militante qe smarrin vesh (apo nuk duan te marrin vesh). Jane miliona $$ qe shkojne per lesh sepse kto kompani nuk kontrollohen sic duhet.
Perfundimi trete: Jepini fund rrumpalles 20+ vjecare
Tani ti po ankohesh qe qeverija aktuale prap po vazhdon me te njejten praktike.... Po sepse ndoshta qeveria nuk i ka $$, ose expertizen, ose benefit/cost ratio i del me mire ne kete rast.
Qe baba edhe nji konkluzion tjeter: kto artikllat tip Chaves si bejne mire punes dhe shtojne rrumpallen. Boj detyrat para se me botu kshu traplliqesh.

Patrioto, 

Sikur te ish keshtu, sikur!!! Por sot eksperitza blihet, dhe lire bile. Kapitali sigurohet fale seriozitetit te ekspertizes. E vetmja cka i mbet qeverise eshte vullneti! Nga do ta nisim? Nafta, energjia, minjerat, portet, ndertimet etj etj.

Duan te vjedhin, dhe koncesionet jane nje mjet shume i mire per ta bere kete. Kaq eshte! 

Jo Bame, koncesionet jane praktike e zakonshme kudo ne bote dhe nuk jepen domosdoshmerisht se qeveritaret dune me vjedh. I takon gezetareve si ky me siper te ndajne shapin nga sheqeri. Kur flet kot dhe akuzon ne tym vetem sa e shton rrumpallhanen.

Me jep nje shembull koncesioni per te cilin nuk mund te perftohej ekspertize dhe per te cilin nuk mund te gjendeshin fonde.
Edhe njehere, harroje pruresin.

Pergjigja shkurter eshte nafta. Pergjigja e gjate eshte pak e gjate po bej pak durim dhe lexoi kto rreshtat me poshte.
Ne gjithe boten e ketejme, qeveria per pasurite qe i ka nen souveneritetin e vet nuk lodhet me i shfrytezu vet. Nuk i takon qeverise te jete ne biznezin e nxjerjes qymyrit, e as te kromit e as te naftes, e as te asnje pasurie minerare. Kto i ben privati dhe qeveriu mbledh taksen qe knej e andej kufirit quhet loyalty. Ka ca raste tjera ku investimi fillestar eshte i larte, apo risku eshte i larte, apo qeveria nuk e ka nivelin e duhur te ekspertizes sic jane rruget, urat, hekurudhat, aeroportet, infrastruktura te ndryshme detare etj etj. Ne keto raste qeveriu prap ne menyre te ngjashme ia koncesionon privatit dhe nuk ka absolutisht asgje te keqe nese nje praktike e tille ndiqet edhe ne AL. POR ne AL ne vetem degjojme qe vodhi ky e vodhi ai. KOT, pa asnje analize dhe vetem me llafe pazari. Une nga nje gazetar qe prezantohet ne opinion si gazetar investigus pres te pakten qe ti futet nje kontrate dhe tia nxjerri fundin. Po i kthehem naftes dhe Bakersave per ilustrim:
- pres nga ky gazetari te me zbardhe kontraten e bankersave me qeverine. Sa eshte % e loyalty?Si ndryshojne kushtet e kontrates mbas payout period.
- pres nje analize komparative me kontrata te ngjashme reth e perqark nesh.
- pres te di se kush ishin firmat konkuruse dhe pse fitoi Bankersi. A u zbatuan rregullat e tenderit ndershmerisht?
- pres te di me shume Bankersin, financat expertizen etj etj
- pres te di sesi operon Bankersi ne terren. A e vjedh gje Albpetrolin? A merr mr Cobo pare per te fut njerezit ne pune? A e deklaron Bankersi prodhimin ndershmerisht?
- une pres te di nga nji gazetar i tille nese Bankersi ka ndonje angazhim kontraktual persa i perket teknollogjise se re qe duhet te perdori dhe a po e perdor ate ne terren? Sa jane investimet?
- Po detyrimet karshi ambientit? A ka? A po zbatohen?
Sikur Gergji ti jepte pergjigje ketyre pyetjeve, lexuesi do e formonte vete opinionin nese koncensioni eshte koruptiv apo jo. Po Gjergji nuk i di pergjigjet, ai merr pjese neper seminare, pi kafe te blloku, ulet mbasdite e shkru nonji pacavure si kjo me siper dhe ne darke jep intervista neper TV. dhe njerezia nuk di me i vone gishtin askujt po vazhdo me lloqet , vodhi Sula, vila Edit ne Dajt, Like florini dhe faji ngel jetim... presim kur te vijne zgjedhjet e reja.

O Patriot, 

Edhe njehere, harroje Erebaren.

Meqe fole per naften. Bankers duhet te hapte puse te reja dhe te permirsonte prodhimin ne te vjetrat. Ne te vertete i dhane puset me te mira qe kishim. Nese je i fushes besoj kaq duhet ta dish. Perse u be kjo.

Si mund te jepet me koncesion dicka qe eshte produktive ne te gjith zinxhirin qe kerkon teknologjia e caktuar? Shume kollaj mund te kerkohej konsulence nga kompani seriozie inxhinjerike. Si per dizenjo, si per prodhim (3-5% e projektit eshte kostua inxhinjerike e nje projekti te suksesshem). Ndac edhe per menaxhim e shitje. Per aq kohe sa projektet nuk jane greenfield dhe risku eshte i ulet kjo qendron. 

Krahasimi pastaj me jashte komplet i kote. 

Po kaloi mer koha me kur qeveria prodhonte celik e nxirte nafte. Perendimi eshte ktu ku esht se i ka zgjidh ndrysh punet. Tani nese ne dum me u bo si perendimi OK, nese jo atehere ta kthejme oren mbrapa me nja 25vjet, ose te shikojme se mos i ka zgjidhe me mire Kuba ne Chavezin kto pune.

.

 

Chavezi i ka zgjidhur njehere e mire, ka mbledhur mendjen...

Shume e ule piacen e diskutimit. Une nuk thash me forcat tona, krejt te kunderten bile. Gugllos TVA. 

Une po e le me kaq. 

Nuk e lexova dot te gjithe materialin, por konstatova jo pa keqardhje se ka nje gabim themelor. Koncesionet i propozon qeveria dhe i miraton parlamenti. Pra, nuk jane qeverite pergjegjeset kryesore, por jane parlamentet dhe parlamentaret.

FYI: dallimi mes koncesion dhe tender eshte te ndarja e rriskut. Nqs rriskun e merr qeveriu quhet tender. 

Nqs rriskun e merr partneri (dmth hedh lekun pa qene i garantuar qe do i dale gje) atehere eshte koncesion.

Pytje: nqs behet fjale qe Buxhar Nishani eshte Min i Brendshem e i detyron popllin te bleje pasaporta te reja..kush e ka rriskun e koncesionit te pasaportave ne ket rast?

po flasim per koncesione me kontrata fitimesh te garantuara.

Nje koncesion eshte lope hollandeze ne duart e nje fshatari jevg.

Se jevgu kur pati kos leu dhe bythen me te. smiley

Te na falni per fjalorin, si ne prag te festave te Pashkeve qe jemi.

Rinasi i ropi  1.5 milion shqiptaret ! 

Edhe Toni nuk mbetet prapa.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).