Shifra dhe data.

Dy të diela radhazi, më 6 dhe 13 dhjetor 2015, zgjedhësit francezë votuan për të ripërtëritur përfaqësuesit e tyre të pushtetit vendor në nivelin rajonal*.

Ani pse, tradicionalisht, këto zgjedhje nuk tërheqin në mënyrë të posaçme vëmendjen e elektoratit, kësaj radhe interesi i vëzhguesve të jetës politike të vendit dhe të tjerëve analistë ndaj rezultateve ishte mjaft i madh, në përpjestim me interesat në lojë dhe në përputhje me situatat e krijuara:

- së pari, vetëm disa muaj më parë, qeveria socialiste aktuale ndërmori një reformë administrative lidhur me pushtetin lokal që, mes të tjerash, zvogëlonte numrin e rajoneve nga 22 në 13. Ky veprim që synonte shkurtimin e administratës dhe të shpenzimeve publike në kuadrin e përpjekjeve përmirësuese të defiçitit publik, preku jo vetëm interesat lokale, por edhe ngacmoi dellin identitar krahinor dhe zgjoi konflikte të vjetra mes bashkësive njerëzore - nga momenti që ndryshonin "kufijtë" tradicionalë të territoreve historikë dhe ripërcaktoheshin "kryeqendrat" krahinore, ku do të rigrupohen tashmë institucionet dhe administratat përkatëse.

- së dyti, në kalendarin zgjedhor, këto zgjedhje paraprijnë ato presidenciale (prill-maj 2017) dhe parlamentare (qershor 2017). Në këtë mënyrë, ato kanë vlerën e provës së fundit të raportit të forcave kryesore politike të vendit.

Deri vonë në vitin 2014, Partia Socialiste (PS) dhe aleatët e saj të të Majtës së Bashkuar dhe ekologjiste mbanin fort të gjitha levat e pushtetit qëndror dhe lokal (Presidencën, Parlamentin, Senatin si edhe shumicën e këshillave bashkiakë të komunave, të Këshillave të përgjithshme të departamenteve dhe të Këshillave rajonale). Por dora-dorës dhe zgjedhje pas zgjedhjeje, opozita e Lëvizjes së Bashkimit Popullor (UMP) - rishtazi e quajtur Republikanët (LR), dhe aleatët e saj centristë (UDI) dhe të Lëvizjes Demokratike (MODEM) arritën të lëkundin këtë hegjemoni politike - pas zgjedhjeve bashkiake të marsit 2014, e majta humbi qeverisjen e 121 qyteteve me mbi 15.000 banorë dhe tashmë është e djathta që mban shumicën e pushtetit lokal (105.800 vende në këshillat bashkiakë përkundrejt 72.600 për të majtën); - si pasojë e disfatës në zgjedhjet lokale, në tetor 2014, e majta humbi shumicën relative në Senat që drejtohet tashmë nga e djathta; - pas zgjedhjeve departamentale të marsit 2015, e majta humbi qeverisjen e rreth 30 departamenteve nga 60 që ajo mbante (101 në rang vendi) dhe tashmë raporti është 67/34 për të djathtën e bashkuar.

- së treti, krahas këtyre grup-forcash tradicionale, konkurrenca dhe shkëmbimi në pushtet i cilave ka gëdhendur qëndrueshmërisht jetën politike të vendit, sot shfaqet një forcë e tretë e spektrit të djathtë - bile e skajshme, Fronti Nacional (FN). Krijuar në vitin 1972 mbi bazën e lëvizjes politike "Rendi i Ri", kjo parti politike shpesh e anathemuar si neonaziste u udhëhoq deri në vitin 2011 nga Jean-Marie Le Pen, një ish-ushtarak i Indokinës dhe Algjerisë franceze, i shumëpërfolur për qëndrimet e tij anti-çifute, anti-emigracioniste apo anti-evropiane. Sipas ritmit të aleancave me personalitete të ardhur nga e djathta dhe të ndarjeve të brendshme, pas vitit 1984, kjo parti njeh një rrënjosje në gjirin e disa shtresave shoqërore dhe një qëndrueshmëri të rezultateve të saj elektorale brute që e vendosin sistematikisht mes vendit të 3 deri 5 të listës së forcave politike. Është vetëm sistemi zgjedhor francez i aleancave dhe i shvendosjes së votës që i pret rrugën një partie të tillë drejt përfaqsimit në instancat vendimmarrëse, paçka se FN arrin të qëndrojë në nivelin 10% -15% të numrit të votave të grumbulluara në nivelin kombëtar.

Kjo situatë ndrron në kapërcyell të vitit 2011, me ardhjen e Marine Le Pen në krye të partisë e cila - pa prekur ideologjinë që e frymëzon, u investua tërësisht sa në ripërtëritjen e kuadrove udhëheqës, po aq në shtrirjen dhe nguljen e strukturave partiake mbi të gjithë territorin e Republikës, dhe së fundi në përpunimin e një linje të re politike - "shdjallëzimin" e partisë, duke ju larguar jo vetëm deklaratave të dikurshme provokative por edhe duke përpunuar një program dhe një diskurs (fjalërim) të ri, në përputhje me problematikën aktuale dhe me ankesat e shtresave popullore.

Rezultatet flasin vetë: gjatë zgjedhjeve bashkiake (mars 2014), FN arriti të sigurojë qeverisjen e një dyzene komunash; më tej, falë sistemit proporcional, gjatë zgjedhjeve për Parlamentin europian (maj 2014) FN arriti të çojë në Strasbourg 24 deputetë, ndërkohë që e djathta franceze (PPI) çoi vetëm 20 dhe e majta (S&D) 13 të tillë. Në të kundërt, gjatë zgjedhjeve lokale departamentale (mars 2015), paçka se FN grumbulloi 22.2% të votave gjatë raundit të parë në nivel kombëtar dhe arriti në vend të dytë si forcë politike, për "faj" të frontit republikan të krijuar përballë tij s'mundi të sigurojë qeverisjen qoftë edhe të një departamenti të vetëm.

- së katërti, pas ngjarjeve të janarit 2015 (sulmi terrorist kundër redaksisë së gazetës "Charlie Hebdo" që shkaktoi 11 viktima dhe sulmeve të tjera vijuese në rrethinat e Parisit që shkaktuan 6 të vrarë të tjerë) dhe veçanërisht, pas atentateve terroriste të 13 nëntorit 2015 po në Paris (130 viktima dhe 7 terroristë të vrarë) - të frymëzuara dhe reklamuara nga ISIS, qeveria ndërmori një varg masash të natyrës policore dhe ushtarake që synonin ruajtjen e rendit publik dhe sigurimin e jetës të shtetasve. Dashur-padashur, zbatimi i këtyre masave në rrafshin e brendshëm çoi në cënimin e të drejtave qytetare (arrestime dhe bastisje jashtë mbikqyrjes gjyqësore, përgjimin e bisedave telefonike dhe të korrespondencës elektronike), kufizimin e të drejtave evropiane të qarkullimit të lirë (rivendosjen e kontrolleve në kufi, anullimin e përkohshëm të Marrëveshjes së Shengenit), prekjen e të drejtave ndërkombëtare mbi emigrantët (bllokimin e fluksit të migrantëve dhe dëbimin e një mase të huajsh në gjendje ilegale) deri dhe në heqjen e nënshtetësisë franceze personave me shtetësi të dyfishte, të implikuar në aktivitete terroriste - pa folur tashmë për stigmatizimin e një pjese të popullsisë me origjinë arabe, tendencën e vendosjes së shenjës së barazisë mes terrorizmit dhe islamit, mbylljen e një sërë vendesh kulti mysliman nën dyshimin e bërjes së propagandës pro-terroriste etj.. etj...

Në këto rrethana, paçka se priteshin, rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve rajonale patën efektin e rrufesë në qiellin e kthjellët të të djelës 6 dhjetor: përkundrejt një pjesëmarrjeje prej 50% të votuesve, listat e FN ishin në krye të listave zgjedhore në 6 rajone nga 13 që numëron i gjithë vendi, duke tërhequr 30 - 40% të numrit të zgjedhësve; në dy rajone të tjera, FN ishte në vend të dytë me rreth 25 - 30% dhe së fundi, në katër rajonet e mbetura, FN qëndronte në vend të tretë me rreth 20% të tyre. Përjashtim bënte vetëm Korsika ku FN ishte i pesti mes listave me diçka më shumë se 10%.

Me fjalë të tjera, FN do të konkurronte gjatë raundit të dytë në të gjitha rajonet; ai shfaqej kështu si forca e parë politike e vendit me mbi 27% të numrit të përgjithshëm të zgjedhësve (6.1 milionë zgjedhës nga 22.6 milionë votues), ndërkohë që konkurrentët e tij të drejpërdrejtë LR (Bashkimi i të Djathtës) dhe PS (Bashkimi i të Majtës) totalizonin respektivisht 26.6% dhe 23.1%.

Vala blu-marine tronditi fund e krye shtabet politike dhe mobilizoi militantët e të gjitha ngjyrave: përballë katastrofës, PS dhe Bashkimi i të Majtës vendosi të tërhiqet nga gara elektorale në tre rajone (PACA - bregu i Mesdheut, Nord - kufiri me Belgjikën dhe së fundi Veri-Lindja - kufiri me Luksemburgun dhe Gjermaninë) dhe dha porosi që zgjdhësit e tyre të votonin për kandidatët e të djathtës - të dytët në listë, me qëllim që t'u lehtësonte atyre fitoren. Në të kundërt, udhëheqja e LR i qëndroi besnike formulës së saj "as.. as" - as të votohet për kandidatin e të majtës, as për kandidatin frontist. Ndërkohë, çdokush i bëri thirrje masës së zgjedhësve që s'kish votuar.

Gjatë turit të dytë, më 13 dhjetor, kjo politikë dha rezultat: nga njera anë pjesëmarrja në votim njohu një rritje mesatare prej 8% dhe nga ana tjetër, FN nuk arriti të përmirësojë rezultatet e tij dhe të kalojë pragun e 50% të votave në asnjë prej rajoneve ku ishte në krye. Ato u ndanë mes të djathtës së bashkuar dhe të ndihmuar (7), të majtës së bashkuar (5) dhe nacionalistëve korsikanë (1). Exit pra FN nga pushteti rajonal!

 

Mësimet e një disfate.

Ngado që ta kapësh, kësaj rradhe Fronti Nacional dështoi me disa përqind të mjera në synimin e tij për të qeverisur qoftë edhe një rajon të vetëm të Francës - shkallë e pritshme dhe e dëshiruar e një strategjie globale që synon qeverisjen e vetë vendit. Por ama, "Një disfatë fitimtare" sikundër e quajti një prej udhëheqësve të saj!

Ndryshe, paçka humbjes, FN arriti të afishohet si një forcë e pashmangshme politike, si një kundërshtar i denjë që - në mos respektuar, të paktën duhet drojtur pasi aktualisht, ai tërheq pas vehtes mbi 15% të të gjithë elektoratit kombëtar, vetëm gjysma e të cilit zakonisht shkon dhe voton.

Ka hikur pra koha kur grushti i militantëve dhe i ithtarëve të tij mund të trajtohej thjesht si nazifashistë dhe petenistë nostalgjikë, si kokërrojtur të dhunshëm, si ultrakatolikë të egzaltuar dhe antiçifutë të pandreqshëm. Ka hikur edhe ajo koha tjetër kur vota e dhënë Frontit Nacional konsiderohej si votë "inati" apo "proteste" pasi ndërkohë, koniunktura është shëndrruar në strukturë.

Të gjitha analizat dhe sondazhet tregojnë qartë se baza e gjerë elektorale e kësaj partie përbëhet kryesisht nga puntorët e lodhur dhe të papunët e pashpresë, nga pensionistët e vobegët dhe fermerët e çorientuar sikundër dhe një masë kuadrosh të ulta dhe artizanësh të vegjël, të shgënjyer nga euro dhe të mashtruar nga Evropa e Brukselit - që të gjithë të gëdhirë nacionalistë të thekur, antimondalistë të sigurt dhe patriotë syçelë. Të gatshëm po të paraqitet rasti, të ruajnë kotheren e tyre me pushkë në dorë nga të huajt e pangopur, të pacipë dhe për më tepër të pafe! Profili tip i zgjedhësit frontist, i ndërtuar nga sociologët, shfaqet si mashkull, me moshë 18-25 vjeç, me arsim tetëvjeçar, puntor ose ish-puntor, banor i zonës rurale ose periurbane i cili voton në mënyrë të qëndrueshme për FN 3-4 vitet e fundit.

Nga ana tjetër, ata që votojnë FN ushqejnë një "lob" tashmë të formuar dhe të bindur se, edhe nëse Fronti nuk fiton zgjedhjet, mjaft që ai të shfaqet në horizont që pushteti në fuqi të ndërmarrë masa që shkojnë në favor të kërkesave të shprehura prej tyre - ligje kundër emigracionit, kufizimin e të drejtave të të huajve apo për rritjen e sigurisë!

Cila është formula FN e magjepsjes të masave popullore? para së gjithash, një fjalërim i dëgjueshëm, i frymëzuar padyshim nga realiteti i vështirë, që i bën eko problemeve konkrete të vegjëlisë dhe që i shkon pas hises francezit "të pagëdhëndur" të lagjeve të varfra dhe të fshatit; më tej, një referim i vazhdueshëm ndaj vlerave tradicionale (atdhe, familje, punë, fe) që bën të vibrojë fibra patriotike, e krishterë, ksenofobe, homofobe... Bile edhe temat e fushatës së fundit të FN ishin sa nacionaliste po aq edhe populiste: kthimi i shpinës Evropës kozmopolite së teknokratëve, favorizimi deri në ekstrem i prodhimit dhe i konsumit të gjithçkaje franceze, mbyllja e kufijve ndaj mallrave të tregut globalist, preferenca kombëtare në tregun e punës dhe të ndihmave sociale, dëbimi i të huajve të padëshiruar dhe ndalimi i bashkimit familjar, antiislamizmi thuaj i hapur në emër të laicizimit të jetës publike.... Po aq tërheq edhe profili social dhe politik i kuadrove të FN: të ardhur kryesisht nga shoqëria civile, me horizonte të ndryshme shoqërore dhe kulturore (avokatë, universitarë, gazetarë, politologë apo përgjegjës shoqatash), ata e përjetojnë militantizmin e tyre si një përkushtim asketik - në antipod të përfaqsuesve të "establishmentit" politik tradicional francez që mburren me prejardhjen, me emrin dhe nivelin e shkollave të kryera apo kultivimin kulturor. Zaten ky antagonizëm thelbësor përbën edhe tehun e propagandës FN që nuk le rast pa përmendur se qëllimi i vetëm i të gjithë politikanëve shtetarë socialistë apo republikanë është ruajtja me çdo kusht e pushtetit, duke ja lënë deri edhe vendin njeri tjetrit - ndërkohë kur, për të realizuar këtë qëllim, ata gërmojnë pa asnjë skrupull në rezervuarin e ideve frontiste! Ky këndvështrim shtyn sociologun të shprehet si më poshtë:

... Sidoqoftë duhet shtruar pyetja: çka bezdis në Frontin Nacional, njerëzit apo idetë? Njerëzit e zgjedhur në rastin kur funksionon demokracia kanë vendin e tye në një Asamble apo Këshill. Por problemi vjen atëhere kur gjithkush rekuperon idetë e Frontit Nacional. Po bëhet rreth njëzet vjet që të zgjedhurit e FN përjashtohen nga forumet ndërkohë që idetë e tyre gjejnë vend dhe futen në bashkësinë e ofertës politike.

Çka ndëshkon FN sot është paaftësia kokëfortë për të lidhur aleanca në gjirin e spektrit të djathtë - për të mos thënë, pamundësia për t'u identifikuar me vetë të djathtën, ndoshta për shkak të fantazmës të një farë të kaluare kombëtare jo fort të lavdishme. Dikush tjetër shton papërvojën e rishtarit për të manipuluar një gjë kaq të ndërlikuar sa pushteti apo edhe arrogancën punëprishëse të plebeut për të shfronëzuar partiarkët. Një i fundit përmend shpirtin dyshues francez që ende s'është bindur se FN zotëron argumenta qeverisës më bindës se të tjerët - përveç urisë për të ngrënë tortën ndërkohë të ndarë!

Por, sidoqoftë, një sërë faktorësh politikë, ekonomikë dhe socialë ja afrojnë të nesërmen: kriza e modelit social francez që ushqen asistanatin dhe pauperizimin e shtresave popullore, dobësia e modelit ekonomik që shkakton papunësi kronike, perversiteti i sistemit evropian të shkëmbimit të lirë të mallrave dhe të krahut të punës që rrënon prodhuesit e vegjël, dështimi i sistemit republikan që prodhon ngërthimin identitar dhe çon në stigmatizimin e fesë dhe kulturës të myslimanëve, fundosja e modeleve ideologjikë që krijon rrezikun terrorist, paskrupullia e sistemit kapitalist global që gjeneron emigracionin masiv të këmbëzbathurve dhe brekëgrisurve drejt parajsës së konsumit...

Cili nga këta faktorë do ta përmbysë balancën? Çfarë burimesh dhe energjish të brendshme zotërojnë strukturat partiake tradicionale për të kontrolluar situatën, përveç abstensionizmit dhe frontit republikan që aktualisht përbëjnë "tavanin e qelqtë" - the glass ceiling - ku për momentin FN thyen flatrat dhe ëndrrat?

 

                                                                                                * * *

 

Ç'interes paraqet aventura elektorale e Frontit Nacional, trajektorja e tij strategjike drejt pushtetit, që t'i paraqitet për njohje lexuesit?

  • Ndoshta për ngushëlluar fansat e tij shqiptarë të AKZ se me pak mundim apo më tepër këmbëngulje mund të arrijnë të hyjnë në qeverisje - sikundër është rasti qysh prej vitesh i austriakëve të FPO-së, i bullgarëve të "ATAKAS", i danezëve të DF-së, i grekëve të "Agimit të Artë", i hungarezëve të JOBBIK-ut, i norvegjezëve të FrP-së, i hollandezëve të PVV-së, i anglezëve të UKIP-it, i sllovakëve të SNS-së, i flamandëve belgë të NV-A-së të apo së fundi, i finlandezëve të "PerusS".

 

  • Edhe një herë ndoshta për të dhënë një imazh më të saktë të Evropës së ardhme, pas të cilës ne vazhdojmë të rendim - me shpresë se në atë të ardhmen e shumëpritur, dikush do të na i japë dorën që të kapim këtë tren në hecje!

 

  • Por sigurisht, për t'ju rikujtuar të gjithë shqiptarëve se ato elitat politike të vendit të tyre që s'janë të afta për të ngritur asnjë sistem social, që s'janë në gjendje të rimëkëmbim asnjë model ekonomik, që ju kanë hapur të gjitha dyert dhe dritaret shkëmbimit pa kriter të mallrave të huaja, që janë produkt i të gjitha modeleve ideologjikë dhe që për më tepër, i kanë venë mbi ballë pullën myslimane, përpiqen me ç'kanë në dorë që t'i hedhin rrugëve të Evropës - të asaj Evrope kaq mikpritëse dhe krahëhapur, sikundër dëshmojnë edhe rradhët e mësipërme.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

--------------------------------------------------------

(*) Shënim i Autorit: Për të gjithë ata që s'janë fort në dijeni mbi sistemin administrativ të këtij vendi, saktësoj se ky pushtet vendor shprehet nëpërmjet tre niveleve të tilla horizontale, krejtësisht uniforme:

1. Komuna që përfaqson identitetin lokal, institucioni lokal më autentik dhe më i vjetër - i afirmuar si i tillë qysh prej vitit 1789. Ajo drejtohet nga Kryetari i bashkisë dhe nga Këshilli bashkiak, të cilët zgjidhen për një periode 6 vjeçare, si përfundim i një procesi zgjedhor, mbi bazë liste të ndryshueshme apo të përzierë, me dy raunde votimi, sipas sistemit proporcional, e kombinuar me një "bonus" mazhoritar të akorduar listës fituese. Raundi i dytë realizohet sipas sistemi mazhoritar "të pastër".

2. Departamenti, organ ndërmjetësues mes lokaliteteve dhe aktor i pazëvendësueshëm i solidaritetit lokal, me moshë po aq të vjetër sa edhe komuna dhe rol të privilegjuar pas reformës shpërqëndruese të pushtetit të vitit 1982. Ai drejtohet nga Presidenti dhe Këshilli departemental, antarët e të cilit zgjidhen për një periudhë 6 vjeçare me ripërtëritje të plotë, mbi bazë çifti kandidatësh (burrë-grua) për çdo kanton (ndarje territoriale e ndërmjetme mes komunës dhe departamentit), me dy raunde votimi. Pragu i kalimit të raundit të parë është 12.5% të votave.

3. Rajoni, instrument i politikave autonome rajonale lidhur me zhvillimin ekonomik, social, shëndetsor, kulturor dhe shkencor, është një bashkësi administrative e re, e krijur në vitin 1972. Ai drejtohet nga Presidenti dhe Këshilli rajonal, antarët e të cilit zgjidhen për një periudhë 6 vjeçare me ripërtëritje të plotë, mbi bazë liste të pandryshueshme, me dy raunde votimi, sipas sistemit proporcional mbi mazhorancën më të madhe, e kombinuar dhe një "bonus" mazhoritar të akorduar listës fituese. Pragu i kalimit të raundit të parë është 10% të votave.

17 Komente

Me kete fluks te madh refugjatesh qe kane hyre vetem kete vit ne Europe, rreth 1 milion, siç flitet, natyrisht qe do fitojne ekstremi i djathte. Ne France, te mos harrojme se aty ku fituan FN, kishte nje papunsi permbi 25% ne rang komunal, gje qe do te thote se njerzit duan nje force te re te paprovuar, nuk duan as socialistet e as partine e Sarkozise. 

Ne fakt kerkojne nje fele te re te paprovuar, e meqe qe nga koha e Revolucionit t'Modhsmiley Freng nuk kane reshtur se provuari te dy felet, e meqe dy fele te shkreta jane, nuk po dine çfar te bejne e çfar te kerkojne tani ne epoken ngambrapamoderne.

Shume tregues per kete lloj kerkese eshte vizioni felor i shqipo-frengut:

politikan i djathte nuk ekziston, i djathti shef vetem punen e vet, te asnjeriut tjeter.

                  smiley 

(shif edhe komentet me pare dhe ne vazhdim te diskursit per te qene me i qarte ideologjikisht) 

 

Vendi i revolucionit te madh, qe ndryshoi boten, eshte i destinuar te degratohet, siç po shihet nga viti ne vit. 

Dhe per kete gje, me vjen keq, kaq keq sa do ta rrah me shpulla ate hajvanin Hollande, noi dite. 

Fale Pjer mos u be kaq i ashper, se Olondi e ka treguar qe nuk i mungonte shpirti i sakrifices qe kur shkonte vrap e vrap me scooter e i conte croissant asaj aktores...une them se ai duhet te shpenzoje me shume kohe duke lexuar libra te vlefshem qe ta shpetoje shtetin, Pjer. Perktheje VQ dhe dhuroji nje kopje. smiley

Ate mbesollen e ka per ta pire ne kupe, sa per radikale nuk duken dhe as kane qene ndonjehere francozet, po se harrova per ti care trapin Shqiperise jane...

Varet se çfar kupto ti me radikal, por psh racizmi si ide dhe ideologji ka lind ne Paris, pikerisht aty ku osht lujt Tangoja e Fundit.

 

Si ide dhe si fjalime i bejne, por ne realitet kam pershtypjen qe jane thjesht populizem, si Salvini ne Itali.

Nuk jetoj aty por sme duket normale qe persona te sinjalizuar qe prej 2012 nuk ndalohen njehere per nje verifikim, vendosin bomben dhe arrijne te largohen. ..

Radikale ishin fjalimet qe mbaheshin ne birrarite e mynihut qe me pas i bene vepra ato qe thane...

Ne rregull, un harroj here pas here qe komentoj ne nje blog ku kodi i diskursit Vizione te Qarta eshte percaktuar me formulen qofte me birre (me sakte me vere 20 vjeçare).

Radikale ishin edhe diskurset enciklopedike ne Saint Germain des Prés qe me pas i bene vepra ato qe thane, dhe diskurset e birrarive te Mynihut ishin vazhdim i tyre, ashtu siç ishin vazhdim i te njejtave diskurse diskurset e margarines frenge ne Kafe Flora Tirane.

 

Birrarite, tregojne vendin ku mbaheshin fjalimet, por jo te cojne muhabetin ne nivel qoftesh se nuk eshte as rubrika e tille...

Ashtu ë, po Francen nuk e njohin edhe ata qe jetojne aty, dmth hane qofte shqiptare me birre gjermane ne kafenete e lagjes Saint-Germain (kisha shen Perkopt tone). Ndersa e njifte mire shitsi i kafes Flora qe tha ne nje moment kunderevolucionar: "tani do te na hapen kafenete".

The first café in Paris appeared in 1672 at the Saint-Germain Fair, ... . When the fair ended he opened a more permanent establishment on the quai de l'Ecole, where he served coffee for two sous and six deniers per cup. It was considered more of a form of medication than a beverage to be enjoyed, and it had a limited clientele.

..................

The café was then taken over by a Sicilian, Francesco Procopio dei Coltelli, who had worked as a waiter for Pascal in 1672. he renamed the café Procope, and expanded its menu to include tea, chocolate, liqueurs, ice cream and configures. It became a success; the café is still in business. The Café Procope particularly attracted the literary community of Paris, because many book publishers, editors and printers lived in the quarter. The writers Diderot and d'Alembert are said to have planned their massive philosophical work, the Encyclopédie, at Procope, and at another popular literary meeting place, the Café Landelle on the rue de Buci.

 

Because of its numerous printers and publishers, Saint-Germain-des-Pres became a fervent center of revolutionary activity after 1789; it produced thousands of pamphlets, newspapers and proclamations which inflamed the population. The prison of the Abbey of Saint-Germain-des-Pres, a two-story building near the church, was filled with alleged counter-revolutionaries. In September 1792, the revolutionary sans-culottesstormed the prison and massacred hundreds of prisoners, beginning the Reign of Terror. The former Abbey of the order of the Cordeliers Convent, closed by the revolutionaries, became the headquarters of one of the most radical factions, whose leaders included Georges Danton and Camille Desmoulins. The radical revolutionary firebrand-editor Jean-Paul Marat lived there, where he was stabbed in his bath byCharlotte Corday. 

In the years after World War II, Saint-Germain-des-Pres was known primarily for its cafes and its bars, its diversity and its non-conformism. The bars were a popular destination for American soldiers and sailors after the war. It was also known as a meeting place for the largely-clandestine gay community of Paris, which at the time frequented the Café de Floresmiley and the Cafe Carrefour, an all-night restaurant. [9]Because of its low rents and proximity to the University, the quarter was also popular with students from the French colonies in Africa. There were between three and five thousand African students in the city; their association had its headquarters at 184 boulevard Saint-Germain and 28 rue Serpente. Because of the number of workers, it also hosted an important bureau of the French Communist Party.

The literary life of Paris after World War II was centered in Saint-Germain-des-Pres, both because of the atmosphere of non-conformism and because of the large concentration of book stores and publishing houses. Because most writers lived in tiny rooms or apartments, they gathered in cafés, most famously the Café de Flore,smiley the Brasserie Lipp and Les Deux Magots, where the philosopher Jean-Paul Sartre and writer Simone de Beauvoir held court. Sartre (1905-1980) was the most prominent figure of the period; he was a philosopher, the founder of the school of existentialism, but also a novelist, playwright, and theater director. He also was very involved in the Paris politics of the left; after the war he was a follower (though not a member) of the Communist Party, then broke with the communists after the Soviet invasion of Hungary, and became an admirer of Fidel Castro and the Cuban Revolution, then of Mao-tse Tung.smiley In 1968 he joined the demonstrations against the government, standing on a barrel to address striking workers at the Renault factory in Billancourt. The legends of Saint-Germain-des-Pres describe him a frequenting the jazz clubs of the neighborhood, but Sartre wrote that he rarely visited them, finding them too crowded, uncomfortable and loud. Simone de Beauvoir (1902-1986), the lifelong companion of Sartre, was another important literary figure, both as an early proponent of feminism and as an autobiographer and novelist.

 

After the Second World War, the neighbourhood became the centre of intellectuals and philosophers, actors and musicians. Existentialismco-existed with jazz in the cellars on the rue de Rennes. Jean-Paul Sartre, Simone de Beauvoir, Juliette Gréco, Jean-Luc Godard (i Modhismileyi Stalkerit), Boris Vian, and François Truffaut were all at home there. But there were also poets such as Jacques Prévert and artists such as Giovanni Giacometti.

ja me ne fund na doli teme edhe per ballin kombetar BK francez!     se shqipot duhen ushqyer me qytetbotizem,me muchnanizem ,me evrope ambasadoresh e ojq-sh!

evropa eshte thellesisht nacionaliste,por ky fakt nuk u interesonte te behej i ditur per popullin kandidat per cmimin multikulturalisti i shekullit.

nderkohe, ne shqiperi,partia rrenjethyese ak(sipas lubonja ratesmiley), eshte me soft se ekologjiket e evropes!

pra,evropianet me barkun plot dhe pa probleme territoriale ,jane ultranacionaliste,ndersa ne ,fukarenj dhe te copetuar ne 5 principata,jemi pseudokosmopolite!

pse nuk kemi edhe ne BK si evropianet?   mos ndoshta jemi akoma shume te ''zinj'' per te patur nje fat te tille?  eee?   mos valle % e albave smileyeshte shume e larte?

shqiptari i vjeter, e kemi edhe ne nje, eshte AK e Kreshnikut, por ç'e do, nuk i ve njeri ne pulle. Nuk morri as 1% te votave. 

kjo shpjegon shume gjera pjer!   prandaj jemi sudani i evropes se s'kemi nacionalizem.

Po te ishim nacionaliste, kushedi sa i Modh do te ishte prodhimi i qofteve, dhe kushedi sa e Modhe do te ishte Qoftja si dimension.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).