Pashë jetën time tek degëzohej përpara meje si historia e pemës së fikut. Nga maja e çdo dege, si një fik i madh i purpurt, një e ardhme e ndritur më shkelte syrin. Një fik qe një bashkëshort dhe një shtëpi e lumtur me fëmijë. Një tjetër fik qe një poete e famshme. Një fik tjetër qe një profesoreshë brilante e një tjetër një redaktore e mahnitshme. Një fik qe Evropa, Afrika dhe Amerika e Jugut. Një tjetër fik qe Kostantini, Sokrati, Attila e një fik tjetër qe një pako dashurish të tjera me emra të dyshimtë dhe profesione të pazakonta. Një fik qe një kampione Olimpike dhe përtej këtyre fiqve qenë shumë më tepër fiq të cilëve nuk jua dola dot.

Pashë veten të ulur rrëzë trungut të këtij fiku të etur për vdekje, vetëm e vetëm se nuk dija cilin fik të zgjidhja. Doja secilin fik dhe në të njëjtën kohë të gjithë të tjerët. Por, zgjedhja e njërit prej tyre do të qe humbja e të gjithë të tjerëve. E ulur aty, jo në gjendje për të vendosur, fiqtë filluan të rrudheshin e të zezoheshin, dhe një nga një, u shembën në këmbët e mia. 

Përktheu: Dorina Bebja

33 Komente

Jo këmbanë, por:

KAMBANË f.

1. Mjet i rëndë tingëllues: një lloj koni i zbrazët e i hapur prej bronzi, me përmasa të mëdha, që ka brenda një batoq, nga goditjet e të cilit nxjerr tinguj të fuqishëm me oshtimë (zakonisht në kisha); tingëllima e këtij mjeti. Kambana e kishës. Gjuhëza e kambanës. Tingëllimi i kambanës. I bie kambanës. Bie kambana dëgjohen tingujt e kambanës. Ushton kambana. Dëgjohej kambana. 
2. spec. Vegël në trajtën e ziles, që përdoret për punë të ndryshme teknike; enë cilindrike prej qelqi ose prej kristali. Kambanë e shkallëzuar. Kambanë zhytjeje. Kambanë peshkimi. 
3. fig. Paralajmërim i qartë për një ngjarje të rëndësishme; lajmërim plot ngazëllim për një ngjarje të gëzueshme. Kambanë kushtrimi. I bie kambanës lëshoj kushtrimin; jap alarmin. Dëgjohen kambanat e fitores. Bien kambanat e vdekjes për kapitalizmin. 
4. përd. mb. Që lëshon një tingëllim të fortë e me oshtimë, shumë i fuqishëm (për zërin e për mjetet tingëlluese). E ka zërin kambanë. 
* Të gjithë i bien një kambane të gjithë të njëjtën gjë thonë. Dëgjohet vetëm kambana e tij keq. të gjithë veprojnë ashtu siç thotë a urdhëron dikush, i cili përpiqet të detyrojë të tjerët të pranojnë mendimin e udhëzimet e tij. E humbi rrumbi kambanën shih te RRUMB,~I. Duhen dëgjuar të dyja kambanat duhen dëgjuar mendimet e të dyja palëve. Lule kambane (këmbore) bot. shih te LUL/E,~JA.

Konstantin e jo KonstanDin.

Për fjalën "zezoheshin", që është e sajuar, mund të thuhej fare mirë: nxiheshin, pasi nuk ka pse shpiken fjalë të reja, nëse ato ekzistojnë tashmë.

Presjet nuk vendosen ashtu.

E kështu me radhë.

Nuk bëhen përkthimet si muzikë kur nuk dihen notat, me vesh...

Me pelqen fjala zezoheshin ne fakt dhe e kam vene me kast. Me duket me artistike. Nxiheshin sikur nuk me jep ngarkesen qe mban fjala ne anglisht.

Mendoj qe argumenti juaj, qe s'kemi pse shpikim fjale te reja kur i kemi, eshte i gabuar. Ne ku ta gjejme te shpikim fjale sinonime me ngjyrime emocionale shtese/ te reja. 

Presjet jane ne rregull.

Per Kambanen dhe Konstantin ke te drejte, me paska kaluar.

Per leksionet e te berit perkthim, me perjashtim te nje numri te vogel perkthyesish ne Shqiperi, nuk para i marr parasysh. Nese je nje nga keto qe kam ne mendje, e bej une nje hap prapa smiley

Ke perkthyer keq fjaline kryesore te fragmentit, ate ku pershkruhet cfare simbolizon cdo fik. Eshte e gjitha nje fjali e gjate me presje, dhe eshte bere e qellimshme per te ngritur tempon. Eshte kulminacioni i fragmentit, pastaj ulet tempo prape. Eshte teknike e perdorur shpesh nga kjo shkrimtare me qe ra fjala. Po duhet me kuptu shkrimtarin dhe vepren me perkthy mire.

Shkrimtarja te kuptoje ne fillim fare se çfare simbolizon fiku, ose me mire çfar simbolizon gjethja e fikut (se çfar mbulon gjethja fikut, nuk e di as shkrimtari Rome Roland b-jasmiley), sepse ka rrezik nuk di qe fruti i fikut eshte fals, ne fakt ajo qe rendom quhet frut fiku, ne fakt eshte lulja e fikutsmiley.

Eshte gjithe kjo mori interpretimesh te ndersjellta e ben fikun si "frut" special me rendesi dhe ngarkese te veçante simbolike fetare dhe seksuale (kjo e dyta del qarte nga fragmenti i librit).

Po te kuptohet e gjithe kjo, kuptohet se pse populli oriental i Shqiprise se Mesme kendon:

e Faja ra prej fiku,

e nuk e zu dekiku,

..........................

ose zezakeroheshin ...

 

bo bo bo, erdhi ky ... . per vete i shkruan ato traplliqet plot me gabime ortografike. 

'kembane', eshte shume ne rregull.  po ashtu 'zezoheshin'. anglishtja ka plot fjale qe jane sinonime me njera tjetren.

presjet jane shume ne rregull.

ku e ke mesuar shqipen ti? tek kristali?

pa he na sill ti nje perkthim ta shikojme.

e ra faja prej fikut

E mer Din Hyka ç'na ke bo qe nuk komenton me, tani duhet me mbulu edhe sektorin tend artistik!

 

Dorina, halli eshte qe ti nuk e njeh mire anglishten. Pa kaluar kete hall nuk kalojme dot tek hallet e tjera si njohja e autores apo shqipes. Me kujtohet nje fragment tjeter I yti nga i njejti liber prandaj te shkruaj. Meqe ke qejf perkthimin ndoshta mund te perkthesh nga ndonje gjuhe tjeter.

wow, how nice of u!

njeri i kujton presjet, tjetra tonet, Dr AdhaiModhi, fikun ngaprapamodern. po ti qenke me e forta fare.

a nuk do ishte me mire qe te ishit pak me te "bute" dhe, si shume te prapakulturuar qe jeni, ti jepni keshilla se si ta beje me mire - me embelsi, me dashuri....

 gjithe keto urdhera e tone patronizuese. tzk tzk tzk

 

 

Une i dhashe nje keshille dhe me kushtoi, sepse askujt nuk i pelqen te lendoje (cek ia ben zemra edhe asaj qe lendon megjithese e injoron), por duke mos pasur konfliktin e interesit qe kane shoqet dhe shoket e saj qe me sa duket nuk i kane thene gje, koston e kam me te ulet.

une kete zonjen/zonjushen as e njoh as me njeh. per here te pare e "shikoj" ketu tek peshku. 

po duke te njohur ty thjeshte si komentues/e ketu tek peshku per shume vite me rradhe, u habita tejmase me komentin tend e u rreshtove me Dr AdhaiModhin qe ka namin ketu ne peshk per njohurite e tij ngaprapamoderne te plagut anal.

ajo ka bere nje pune, me aq sa ka mundesi, eshte perpjekur.

verejtjet mund te behen, edhe keshilla mund te jepen, per ta ndihmuar.

por eshte e turpshme qe sulmohet ne kete menyre. eshte "bullying". eshte e papranueshme. sidomos nga tipa qe hiqen sikur marrin vesh nga shqipja e nga anglishtja dhe nga plagu analmodern.

 

rolandb, jemi mesuar gjithe keto vite me te tilla komente apo te tille gjuhe, dhe keto jane indikatore qe s'ka asgje serioze per t'i dhene rendesi . Po kane frike se mos do bejme karriere ketu te peshku e ju zeme vendin smiley , nderkohe qe nje pjese e njerezve si une, thjesht zbaviten kur kane kohe te lire dhe bejne gallate me kesisoj komenteshsmiley

Kaizen, nuk e zë dot vendin tonë, nuk bëhesh dot aq gërnjare, acide, urike, dem-baba-dem, megjithëse përpjekjen e ke serioze. Mirë do të ishte të mos harxhoje kohën e lirë të thjesht zbavitjes duke kërkuar arsyet përse të janë hedhur gërnjarët profesionistë të peshkut, megjithëse nëse të kemi shkëputur qoftë edhe për një çast nga përkthimi, paskemi bërë goxha punë smiley.

smiley

 

Haha. Nuk kam c'te them, jeni te pakonkurueshem smiley

just saying: pelqen 'zezoheshin' vs. 'nxiheshin', te pakten per fiqte kur behen. Apo mbase ka ndonje tjeter alternative ngjyre per kete rast.

Si shpjegohet qe ne shqipot e kemi shpesh me te veshtire te bejme muhabet qetesisht (dmth pa sforcime, kunja, kopace e komplekse) me njeri-tjetrin, ne gjuhen amtare, sesa me te huajt? Plus, si shpjegohet qe s'para e vrasim mendjen per shpjegimin (arsyen) e ketij problemi? Apo ngaqe s'na duket problem? 

Po tonin e zerit e keni vene re si na ndryshon kur jemi p.sh. duke folur ne ndonje grup edhe shqip (me shqiptaret) edhe nje gjuhe te huaj (me te huajt)? 

E qe mos dal fare nga tema (e letersise dhe sugjerimeve per autoren) kur botohen perkthime nga anglishtja do me pelqente sikur te ishte dhe origjinali perkrah perkthimit, jo si paragjykim ndaj perkthyesit (pershtatesit me mire) por per ta lexuar materialin edhe ne origjinal, sic do preferoje te lexoja origjinalin nqs do ishte shqip i perkthyer ne anglisht. S'e kam haberin ama nese pergjithesisht botimi i perkthimit paralel me origjinalin eshte ose jo etike e perkthim-letersise.

Bukur, me pelqeu, dukej si diçka filozofike.

Nuk është bullying. Si admini i peshkut del nesër një botues po aq serioz dhe pavarësisht interesit shumë të madh për plugun anal, lexuesi shqiptar, ju, ngeleni pa e kuptuar që Silvia është ulur "in the crotch of this fig-tree".

Fica è un termine volgare e di uso comune impiegato per indicare l'apparato genitale femminile. Nelle regioni del nord Italia è diffusa la dizione "f.i.g.a". 
Il termine viene dal tardo latino fica come femminile di ficus, l'albero del fico, che in latino è femminile. Il significato osceno era già presente nella parola greca (συκον) sykon che appunto significa fico. Si tratterebbe quindi di un calco che dal greco è passato alla lingua italiana tramite il tardo latino. 
Fra le centinaia di definizioni locali, dialettali e regionali è probabilmente l'unica ad essere entrata di diritto nell'italiano corrente, anche nella variante f.i.g.a, diffusa particolarmente nell'Italia settentrionale. 
Il corrispondente termine maschile è c.a.z.z.o, frutto di un'analoga selezione fra le definizioni locali, dialettali e regionali. 
Il termine fa parte di uno dei filoni principali della letteratura - a volte anche alta - e dello scrivere tipico della goliardia.
Numerose sono le opere letterarie parodiate: la più famosa di tutte rimane Ifigonia. Conosciute anche - nella costruzione di acronimi di pura invenzione - le sigle Federazione Italiana Giovani Atleti e Federazione Italiana Giovani Artisti.smiley 

https://it.answers.yahoo.com/question/in...

 

Eh, kjo puna e fiqve moj vajze, ka ngaterruar edhe ata shkruesit e Bibles, qe rrinin gjithe diten neper bodrume duke shkruar Biblen dhe nuk shihnin as diell me sy, e jo mos te te ngaterroje ty qe je e njome dhe ngjit shpejt ne t'amblin e fiqve!

Pashe jeten time te degezohej perpara meje porsi pema e gjelber e fikut ne ate historine. Nga maja e cdo dege me shkelte syrin e me miklonte, si ndonje fik i pjekur, nje e ardhme e mrekullueshme. Nje fik perfaqesonte nje bashkeshort, femijet dhe nje jete te lumtur shtepiake; nje tjeter fik perfaqesonte poeten e famshme; nje tjeter karrieren e shkelqyer akademike; nje tjeter akoma ishte Esther Greenwood, drejtoreshe e nje reviste me emer; nje tjeter Europa dhe Afrika dhe Amerika e Jugut; nje ishte Kostantini, Sokrati, Atila e gjithe nje mori te dashurish me emra te cuditshem dhe profesione te pazakonta; nje tjeter kampionia olimpike e barkes me vela, dhe mbrapa e mbi keta fiq ishin shume te tjere qe nuk arrija t'i dalloja.

Dhe pashe veten time, ulur mu ne bigezim te pemes e qe vdisja nga uria sepse s'dija c'fik te vilja. I deshiroja te gjithe njelloj, por te zgjidhje njerin ishte te hiqje dore pergjithnje nga gjithe te tjeret, e ndersa rrija aty, e paafte per te vendosur, fiqte nisen te rrudheshin e te nxiheshin, derikur njeri pas tjetrit u shperthiqen pertoke ne kembet e mia.

ulur mu ne bigezim te pemes

ne dege te fikut eshte me sakte ne shqip, megjithese "ne bythe te fikut 'apo "ne hije te fikut" e pasqyrojne contemplating scene ne shqip me mire.Apo jo tiku?smiley

Per ta mbyllur me nder karrieren time ne kete teme duhet te saktesoj se crew = kanotazh si edhe se 'beyond and above' eshte loje me 'above and beyond', si me thene pertej imagjinates sime - ndoshta e jep 'lart e me lart'. Por shume falemnderit per normalitetin e rigjetur te tekstin.

Gjithashtu! Duhej ta kisha shkruar me pare qe perkthimi im i copezes eshte nga italishtja dhe aty kane humbur nuancat rreth imagjinates (bashke me kanotazhin) - ndoshta perkthyesi ia ka shperblyer origjinalit diku tjeter, me nuanca te tjera. Per cudine time te madhe, ne shtepi nuk e paskam librin ne anglisht.

Mezi e gjeta origjinalin. Me keqardhje duhet te them qe disa gjera qe kane thene parashkruesit qendrojne, megjithese e di qe nuk perkthehet fjale per fjale. Gjithashtu e kuptoj shume mire qe perkthyesi/ja ka dore te lire per te qene pak krijues; shembull per kete eshte Noli qe perkthimet e tij ngjajne me teper si krijime te mirefillta. Mirepo megjithse Noli nuk ka perkthyer fjale per fjale dhe ka shtuar e ndryshuar, thelbi i poezive origjinale dhe perkthimit del i njejte. E perseris qe autori/autorja ka te drejten e tij/saj te beje perkthimin si te deshiroje. Puna eshte si i sherbehet me mire lexuesit/es.

Ajo puna e presjeve duhet pare.

Meqe finistere e hapi "sportin" e perkthimit te ndryshem ja origjinali:

I saw my life branching out before me like the green fig tree in the story. From the tip of every branch, like a fat purple fig, a wonderful future beckoned and winked. One fig was a husband and a happy home and children, and another fig was a famous poet and another fig was a brilliant professor, and another fig was Ee Gee, the amazing editor, and another fig was Europe and Africa and South America, and another fig was Constantin and Socrates and Attila and a pack of other lovers with queer names
and offbeat professions, and another fig was an Olympic lady crew champion, and
beyond and above these figs were many more figs I couldn't quite make out.

I saw myself sitting in the crotch of this fig tree, starving to death, just because I
couldn't make up my mind which of the figs I would choose. I wanted each and every one of them, but choosing one meant losing all the rest, and, as I sat there, unable to decide, the figs began to wrinkle and go black, and, one by one, they plopped to the ground at my feet.

Nxiheshin apo zizoheshin? Pse jo "te kalbeshin?"

Perkthysja i paska zet presjet. I gradon ne pika te fjalia e gjate, apo ben sikur se sheh tek fjalia e pare e vagonit te dyte. Dhe kjo e dyta duket se hakmerret per gjithe shoqet e persekutuara.  

Tani ulur në degë, në majë apo në rrëzë të fikut, me rëndësi është që fiku dhe personazhi u fikën nga dilemat e pazgjidhura. Po kjo është kaq e qartë sa ne mund të rrimë të diskutojmë mbi vetë nevojën e përkthimit nga anglishtja për shqiptarët, këtë popull poliglot.

C'do me fikun kuantik, thuaj, qe po te kapte njerin iknin te tjeret.Futju fiqve normale qe i ha nje nga nje per qefin tat.  

Fiku, ky simbol i mirenjohur i potences seksuale, me specifikisht i seksualitetit femeror.
smiley

P.S. : Kur flasim per fiqs, ma do mendja nuk duhet anashkaluar termi bifurkacion, apo bigezim sic i themi ne shqip. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).