Gjergji Filipi, drejtor i përgjithshëm i Institutit të Statistikave nuk jeton më. Ai u nda nga jeta, në moshën 38-vjeçare, mbrëmjen e së hënës, teksa kurohej në një klinikë të specializuar jashtë vendit.

Ai ishte prekur nga një sëmundje e pashërueshme të cilën e zbuloi vonë. Gjergji Filipi që prej 24 tetorit 2013 drejtonte Institutin e Statistikave. Më parë, ai ka mbajtur postin e Drejtorit të Kërkimeve në Institutin AXHENDA.

Gjegji Filipi ka qenë konsulent për një sërë projektesh në fushat e zhvillimit dhe politikave ekonomike të financuara nga Bashkimi Europian; Banka Botërore dhe institucione të tjera të mirënjohura ndërkombëtare.

Ai ka patur disa detyra shtetërore, që lidheshin kryesisht me çështjet e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Mbante titullin “Doktor i shkencave”, kishte veprimtari të dukshme universitare dhe mjaft punime shkencore.

Filipi ishte baba i dy fëmijëve të mitur, 6 dhe 2 vjeç.

13 Komente

Shume i trishtuar qe kur e mora vesh. E kisha mik shtepie. Ishte njeri i mrekullueshem. U prehte i qete! Zoti ua lehtesofte dhimbjen njerezve te tij!

Ngushellime familjes dhe te aferme. Ishte nje specialist shume i mire ne lemin e ekonomise dhe statistikave, por edhe nje qytetar i devotshem e i respektuar. Kur ikin te tille njerez me te vertete qe eshte humbje edhe per vendin.

Ne raste te tilla ngelesh pa fjale. Cdetyre te veshtire qe i la Jonildes...

smiley  sa keq , sa i ri

Ky deri dje dilte ne televizor per statistikat e ekonini, as qe dukej se vuante nga ndonje semundje e rende.

Ngushellime, nje njeri i vecante

Ne mos gaboj djema, me korrigjoni ju lutem, kete e kam takuar tek Bursa e Tiranes, biles kam folur edhe tek pershtypjet qe kam bere sa here shkoja ne Shqiperi. Ndonje kompjuterist mund ta gjeje. Mund te jete tek pershtypjet e 2011-2012 . 

Babai i tij eshte djali halles babait tim smiley .....lexoj lajmin ne mengjes dhe thjesht me erdhi keq se ishte i ri,...pa menduar me gjate se kush ishte Gjergji ..........kaq vjet ne emigracion po harrojme kusherinjte nje nga nje .................smiley  turp turp turp  smiley

kthehem nga puna e me thote mamaja qe ka vdekur  Gjergji  nje kusheri i yni ( babai i tij , me origjine nga Berati  ashtu sikurse edhe ne.......) dhe e sjellin trupin e tij nga Greqia neser dhe gjithe fisi eshte sonde ne Tirane prane familjes se tij

...................kjo eshte e tmerrshme  smiley

 

Elba, po ç'ne ne Greqi ai, kur punonte ne Shqiperi, sipas artikullit. 

e cuan per kurim .........

ç'ne ne Greqi, kur per mjeksi njihen Italia, Turqia, Suedia, etj. 

U prehte ne paqe, goxha djale ishte smiley

Oh sa keq po me vika. Kam punuar me te shoqen, e njihja shume mire. Shume shume keq po me vika smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).