E kanë cilësuar si sëmundjen e pasionit, pasi çdokush që ka nisur të provoje fatin në këto lojëra e ka pasur të vështirë të dalë prej tyre. Agimi është një prej tyre. Ka nisur të luajë që kur ishte ende fëmijë dhe nuk ka mundur të largohet as sot.

56-vjeçari nuk mund të qëndrojë një ditë të vetme pa vënë lloto. Për të, kjo është një lloj adrenaline, e cila i jep kuptim ditës së tij.

Statistikat dëshmojnë se bixhozi është një ndër shkaktarët kryesorë të divorceve dhe një nga bizneset që ka shënuar të ardhurat më të larta në ekonomi.

Në çdo rrugë dytësore dhe kryesore të qyteteve ndeshesh me kazino dhe lloto, klientë të të cilave janë jo vetëm të rinjtë, por edhe fëmijët e vegjël.

6 Komente

Kjo eshte nje sindrom, i prek te gjithe. Edhe une çoku blej naiher noi lloto dhe e plotesoj, pune 1-2 euro. Kam fituar vetem nja dy here nga 5 euro, por me shume kam lene smiley

Problemi eshte qe shpesh pikat e basteve lejon te veje baste dhe femije te vegjel nen moshen 18 vesh. 

Bixhozi eshte taksa e te varferve i thone kendej. Taksa per injorantet qe nuk kuptojne nga shkenca e bukur e statistikes.

Ne shqperi bixhozi me duket me i perhapur ne mase sesa ne perendim. Pikat e bastit jane ne cdo cep pallati me shume se dyqane buke. 

Dua te di nga antropologet amator te peshkut se pse shqiptaret jane kaq te dhene pas bixhozit edhe pse merhumi i mbylli per 45 vjet keto gjera. Megjithese dhe atehere njerezit vinin baste nga pak me njeri tjetrin dhe me frike kuptohet.

Mos ka lidhje vesi me otomanllekun? Ishte i perhapur kumari ne perandorine tone 500 vjecare?

Nje grup tjeter i cmendur pas bixhozit jane qinezet. Keta i shikoj si grup dominant ne kazino. Nga nje ane te vrasin per nje qindarke nga ana tjeter i hudhin leket e pensionit ne slot machine. Mbaj mend kur jetoja ne Brooklyn chinatown qe shkoja ne pune heret ne mengjes dhe trotuaret ishin te mbuluar me nje shtrese me bileta llotarie te hedhura pertoke. Ishte surreale

nuk eshte permend lidhja me kriminalitetin.

ne fakt bixhozi duhet te shkaktoje alterime fiziologjike dhe ka nivel varesie mjaft i larte.

kazinot dhe bixhozi jane argetues per shumicen e nejrzve qe i frekuentojne por per nje perqindje te kosiderushme behen semundje patollogjike. Sot varsia ndaj bixhozit trajtohet si semundje mendore e quajtur Ludomania. Un kam luajtur shum nder vite dhe e kuptoj shum mir kete burre dhe problemin aq te madh qe i ka shkakuar kaq shum humbje. Humbjet jan te panumrushme 150K e kusur. Ne kazinot e amerikes ka kater lloj tipash qe i shef kudo. 

Te paret jan kinezet, luajne loje perfekte dhe gjithsesi humbasin por asnjeher nuk i mbarojne qindshet, ti kujton se u zbraz dhe do cohet kur ai tak nxjer 5 qindshe tjera nga xhepi. Te dytet jan greket jane bixhozxhinj te medhenj, luajne me parat e bizneseve zakonisht dhe luajne fort me shuma maksimale. Jane kompulsiv te papermbajtshem gjith tension, cigaret shuaj nje ndiz nje. Te tretet jane shqiptaret luajne ne grupe zakonisht me shoke ose familjarisht me pake dollar por po aq te ndezur sa greket, gjithashtu tipike per cigare. Te katrit jane arabet nga lindja e mesme, shum te dhene pas bixhozit mund ti lesh ne tavolin dhe i gjen prap aty ne mengjez. Me lojrat e fatit nuk behet fjale per te fituar, arsyeja pse nejrzit lozin esht te gervishin ate pjesen e trurit qe i ha qe behet vetem me bixhoz. Nuk eshte  e mundur ta besh ne menyr tjeter as cigarja as alkoli nuk e zvendsojne dot bixhozin, per drogen nuk e di se kam provuar

Sot eshte nje nga ato dite qe kam humbur keq! smiley  Te gjithe fajin e ka shoqeria qe jane te droguar me bixhoz. E filluan si argetim tani u eshte bere varesi. smiley 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).