E kam përjetuar me trishtim befasinë e lajmit se në 70-vjetorin e çlirimit të vendit tonë, Ministria e Mbrojtjes paska dekoruar, ndër të tjerë, torturuesin e dy shpirtrave të bukur të rezistencës antikomuniste shqiptare; Patër Zef Pllumin, kalorësin e besimit që i mbijetoi të gjithë rrathëve të ferrit ateist të Enver Hoxhës, e që do të mbetet përgjithnjë edhe një pasuri e çmuar e jetës sime personale, sepse më dha privilegjin e madh të miqësisë së tij, qysh në ditët e para të tranzicionit të gjatë; Sami Repishtin, profesorin kryelartë të mërgatës shqiptare në Amerikë, që s’kam pasur fatin ta njoh dhe ta falenderoj personalisht, për shembullin e tij frymëzues, për mua e shumë të tjerë, të përfshirë në lëvizjen universitare kundër regjimit komunist, po kam sot detyrimin t’i kërkoj të falur për tronditjen e kuptueshme që i ka sjellë medalja e marrë prej torturuesit të tij.
Në këtë kërkesë faljeje për të nderuarin Sami Repishti, është brenda ndjesa edhe për këdo tjetër që ka kaluar në duart e torturuesit famëkeq, përfshirë dhe të gjithë familjarët e të afërmit e tyre të lënduar me plot të drejtë nga ky lajm, shumë i befasishëm edhe për mua.

E kërkoj ndjesën e këtyre njerëzve, po edhe të gjithë të tjerëve që janë ndjerë keq nga një lajm i tillë, jo pse kam gabuar apo kemi gabuar me dashje. Jo, kjo nuk ka ndodhur! Madje e vërteta është se në kuptimin formal të përgjegjësisë, ne nuk kemi gabuar as pa dashje (dhe do ta shpjegoj pse). Por ndjesa është e detyrueshme, sepse edhe pse krejt pa dashje, edhe ne jemi bërë pjesë e një historie shumë të zymtë, ku ndër vite janë përfshirë lloj-lloj kokëtrashësh, hipokritësh e hileqarësh.

Kjo histori kaq e zymtë nuk ka nisur vjet, në 70-vjetorin e çlirimit, po shumë vite më parë. Torturuesi famëkeq i Patër Zefit dhe i Profesor Repishtit, nuk e ka marrë për herë të parë vjet, përmes medaljes së Ministrisë së Mbrojtjes, shprehjen e mirënjohjes së Qeverisë shqiptare si veteran i luftës. Ai dhe të tjerë sivëllezër e simotra të sojit të tij të torturuesve, pushkatuesve, internuesve, përvëluesve të zemrave e të familjeve të panumërta shqiptare, përfshirë edhe vetë Nexhmije Hoxhën, janë nderuar prej kohësh dhe që shumë kohë më parë, si veteranë të luftës.

E vërteta e hidhur është se Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë vendimin për dhënien e medaljeve, duke iu referuar të ashtuquajturës kategorisë I, jo duke qëmtuar emra të përveçëm. Kjo do të thotë se kategoria I, është përcaktuar me ligj e vendime të veçanta kohë më parë dhe askush, asnjëherë, për arsye të panjohura për mua, nuk ka marrë mundimin të qëmtojë emrat e përveçëm të përfshirë në këtë kategori. Ose më keq akoma, ka bërë të dy sytë qorr dhe në mënyrë hileqare, u ka hapur rrugë të tërë minjve të parakalojnë për plot 20 vjet nën mustaqen e shtetit.

Në vitin 1994, kryeakuzatori dhe kryefalsifikatori i 25 vjetëve të fundit, po me siguri edhe njëri ndër akuzatorët dhe falsifikatorët më të mëdhenj në historinë politike të Shqipërisë, ishte President i Republikës kur dekretoi Ligjin Nr. 7874, (pak ditë para festës së çlirimit, bash me rastin e 50-vjetorit të çlirimit), për Statusin e Veteranit të LANÇ-it. Ai është ligji që sot e gjithë ditën përcakton bazën ligjore të statusit të veteranit të LANÇ-it. Disa muaj më vonë, në vitin 1995, qeveria e këtij përçudnuesi të paskrupullt të çdo norme e vlere të politikës e të kulturës demokratike, miratoi vendimin me nr.190, dt.3.5.1994, që rregullon administrativisht statusin e veteranit. E pra, zanafilla e faktit të trishtueshëm të medaljes për torturuesin famëkeq të Patër Zefit e të Profesor Repishtit, i përket bash asaj periudhe dhe qëndron pikërisht mbi atë bazë ligjore, të ndërtuar asokohe nga ky shpërdorues ekstremist, i çdo fakti e prove që nuk i vjen për shtat politikës së tij të shpifur, dhe shpifës i paepur, i çdo monstruoziteti e paturpësie, që prej 25 vjetësh ua mvesh kundërshtarëve të tij, duke e kthyer mjedisin e debatit pluralist në një gropë septike ku kush më shumë e kush më pak, jemi ndotur që të gjithë.

Ky skandaloz, që është fatkeqësia që na shoqëron si një mallkim i Partisë së Punës dhe po ashtu, turpi ynë shoqëror që e kemi pasur majë më majë e shteg më shteg prej 25 vjetësh, nuk ka lënë të vdekur pa trazuar e të gjallë pa përbaltur 25 vjet me radhë, po jo vetëm; as dosjet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit nuk i hapi (përkundrazi, asgjësoi e dëmtoi sa mundi me mashat e tij në SHIK-un famëkeq), e as të përndjekurve politikë nuk ua bëri kurrë respektin e pendesës shtetërore, po veç i lau e leu me lotët e krokodilit të dalë nga pishina e vilës së Enver Hoxhës, por u ka siguruar statusin më të lartë të veteranit dhe u ka paguar që prej 20 vjetësh pension ekstra çdo muaj, jo vetëm torturuesit të Patër Zefit, për të cilin na akuzon ne me ulërima, po edhe Nexhmije Hoxhës, Aranit Çelës e disa të tjerëve të këtij soji, të cilët i ka fshehur skuthërisht mes rreshtave të veteranëve të Luftës Nacionalçlirimtare.

Saktësisht në vitin 1996, (me vendimin nr. 34, datë 6.5.1996), i ka dhënë statusin e veteranit të LANÇ-it pikërisht atij që sot e hedh në oborrin tonë si “ish-xhelat të Patër Zef Pllumit”, njësoj siç bënin tinëzarët e sojit të tij që fusnin armët nëpër kisha, për t’i përdorur si prova të inkriminimit të klerit katolik.

Medalja që ky zanatçi i sherrit e i rrëmujës përdor për sot si provë, për të na kriminalizuar ne dhe joshur të verbërit që i shkojnë pas me gurë e me hekurishte nëpër duar, është dhënë në zbatim të ligjit nr. 7874, datë 17.11.1994, dekretuar nga po ky vetë si President i Republikës së Shqipërisë. Është kapur pas medaljes si i marri pas hijes së vet dhe ulërin e bërtet për medaljen e një torturuesi, të cilit prej njëzet vjetësh, taksapaguesit shqiptarë i paguajnë pension ekstra si rezultat i firmës së Sali Berishës dhe në zbatim të akteve ligjore e nënligjore, të miratuara nga ai vetë e nga qeveria tij.

Për çfarë meritash ia dha atëherë statusin e lartë të veteranit të Atdheut, torturuesit të Patër Zefit e të Profesor Repishtit apo edhe të tjerëve si ai, dhe pse u desh të plakej ky marifetçi pa din e iman, që të na i zbulonte pas 20 vjetësh krimet e pasluftës së këtij veterani?

Si ka mundësi që kaq e kaq vite në pushtet e në mes të mexhelisit politik e mediatik, ku s’ka lënë mbrapshti pa bërë kundër historisë së Shqipërisë e të vetë LANÇ-it e s’ka lënë pështymë pa lëshuar kundër veteranëve të asaj lufte heroike, e ka lënë torturuesin të ushqehet me pension ekstra pa nxjerrë një llaf goje as për të, as për të tjerë që janë në listën e të dekoruarve të Ministrisë së Mbrojtjes, me bekimin e tij dhe nën kujdesin e tij të veçantë për njëzet vjet rresht?

Këto janë pyetje krejt retorike natyrisht, njësoj siç është retorike edhe pyetja: “Pse xhanëm ky antikomunist i zjarrtë nuk i hapi kurrë dosjet e spiunëve të Sigurimit, duke e katandisur Shqipërinë të vetmin vend në krah të Rusisë, që mbajti kyçur 25 vjet haurin e persekutimeve e të torturave komuniste?”

Thelbi logjik dhe aspekti ligjor flasin qartë, se medaljet e dhëna për 70-vjetorin nga Ministria Mbrojtjes, s’kanë asnjë lloj motivimi politik në emër “të etërve” dhe nuk janë asgjëkundi ndonjë formë rehabilitimi, për torturuesin në fjalë apo këdo tjetër që njësoj si ai, nuk e ka merituar kurrsesi të jetë asnjë ditë, e jo më për njëzet vjet me radhë, në listën e nderimit të shtetit shqiptar për veteranët e LANÇ-it. Ministria e Mbrojtjes s’ka pasur asnjëherë dhe as këtë herë, as përgjegjësinë për përmbajtjen e asaj liste dhe as detyrimin ligjor për të gërmuar në të kaluarën e personave të përfshirë në kategorinë I të veteranëve të LANÇ-it. Ne kemi nisur me urgjencë punën për të propozuar ndryshimet përkatëse të ligjit që ka hartuar dhe firmosur kryeakuzatori kryefalsifikator i Shqipërisë, në mënyrë që qorrsokaku njëzetvjeçar, ku na futi edhe ne së fundmi ligji ekzistues të shembet njëherë e mirë.

Kjo është një histori tipike e kriminalizimit të kundërshtarit me mjetet e botës së errët të gënjeshtrave, shpifjeve, fabrikimeve, që kryefajtori për shumë e shumë gjëma e bëma në 25 vitet e fundit të këtij vendi, i eksportoi nga organizata bazë e PPSH-së, në Partinë Demokratike, në Kuvendin e Shqipërisë, në Presidencën e Republikës, në Këshillin e Ministrave e kudo ku shkeli dhe i dha gojës në sytë e shqiptarëve.
 

71 Komente

Ky duket na kujton te gjitheve per idiote.

Pra e hodhi nje kocke qe ne te kemi me cer te merremi deri ne Krishlindje apo ka ndonje gje tjeter plan ?

Te gjith jo, po shumica ne mos idjote te diplomuar, aty afer jane.  Mes korrupsionit e probleme te tjera, antikomunistet gjejne kete dhe bunkerin si kauza madhore per ti bo presion qeverise. 

Une kom pershtypjen se fell-fell antikomunistet ( perfshire te peshkut) kane ra ne dashni me antikomunizmin e Rames dhe, largqofte, dita kur lagqofti te ngreje patkojte do i kesh te tere te PS-ja.

Kolera ?

Sa kohe qe nuk ka bythe t'i beje letrat per hapsane keto te tjerat jane pese me hiq.

Antikomunistet? Shumica jane gjiba mer, ca mund te presesh me shume. smiley

 

Cfare lidhje ka statusi i veteranit ne kete mes ? Torturuesi famekeq ne fjale mund te kete marre pjese drejtperdrejte ose te kete dhene ndihmese ne luften antifashiste dhe per kete ne baze te Ligjit Nr. 7874 i eshte njohur ky kontribut.

Lidhje ka sa te dush dhe alibia Rames qendron,pa asnje pike dyshimi.

Dekorimet jane ba en bloc dhe per baze eshte marre statusi i veteranit. Qeveria ka menu qe me rastin e 70 vjetorit te clirimit, me dekuru te gjithe ate qe sipas ligjit jane cilsu si kategoria e pare.Logjikisht shume e drejte. Ligjin e pat ba ai tjetri,krejt pa dashj e dhe ai, ka kategorizu me kete ligj dhe personin ne fjale,qe ka torturu figurat qe shtypi i permen. Krejt pa dashje dhe ky,KM-ja pra,ne baze te ketij kategorizimi,dekoron dhe personin ne fjale,qe ka torturu figurat e cilsume prej shtypit. Me padashjen e KM-s,ish KM-ja ban politike, te ndyre biles, dhe KM-ja ca te baje,ja kthen me te njejten monedhe duke u shfajsu me padashjen e ish KM-s dhe me shume te drejte. Kaq.

[...] përfshirë edhe vetë Nexhmije Hoxhën, janë nderuar prej kohësh dhe që shumë kohë më parë, si veteranë të luftës.

E kisha fjalen qe Rama midis te tjerave e shfaq si problem faktin qe njerez te tille kane perftuar statusin e veteranit, gje qe ne vetvete nuk ka te keqe, per mendimin tim.

Rama dyhet te kërkoj ndjesë për Kristaqin që vari në litar Havzi Nelën qe te behet i besushem.

Vërtet me Ligjin 7874 Ramiz Alia dhe kriminelë të tjerë mund të merrnin dekorata dhe shpërblime, por ligji Antigenocid jo vetëm ju hoqi dekorata dhe shpërblime, por i futi në burg dhe drejtësia në bazë të krimeve që ata kishin kryer nuk parashikonte t'i linte më të shihnin lirisht dritën e diellit.Pak muaj më vonë, Parlamenti me shumicë antikomuniste miratoi ligjin antigenocid dhe ngriti komisionin "Mezini" që jo vetëm fshinte çdo mundësi që kriminelët e regjimit komunist të dekoroheshin dhe të shpërbleheshin, por dërgoi qindra prej tyre para drejtësisë, detyroi disa mijëra të tjerë në mbarë vendin që të largoheshin nga detyrat shtetërore dhe zyrat e shtetit, si edhe nuk lejoi mijëra të tjerë që të futen në politikë, në Parlament dhe administratë.

Mirpo revolucioni komunisto-mafioz i pranverës '97 përveçse ndaloi rrugëtimin e shpejtë të Shqipërisë në integrimin euroatlantik dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, i dha një goditje përpjekjeve të Partisë Demokratike për dekomunistizimin e shoqërisë dhe dënimin e krimeve të komunizmit. Edhe Kristaq Rama, babai i Kryeministrit budalla ishte subjekt i këtij ligji, për nënshkrimin që kishte bërë në dënimin me vdekje të Havzi Nelës dhe të dhjetëra të tjerëve që regjimi komunist i cilësonte armiq dhe i varte a pushkatonte pa mëshirë deri në ditën e fundit që ndenjën në pushtet.Edi Rama nuk ka nevojë të na e thotë se çfarë mendon për kriminelët, sigurimsat dhe pjellat e tyre. Me ta ka ndarë para dhe pushtet që ditën e parë. Për ta ndërton bunker dhe rikthen të gjalla fantazmat e komunizmit në politikat e tij të përditshme, që kanë mjeruar shqiptarët dhe sakatosur rëndë çdo arritje demokratike në këtë vend.Nëse vërtet ai do të ishte njeriu që i dënon kriminelët, atëherë nuk kishte se si veglat më gjakësore të Sigurimit famëkeq të Shtetit të viheshin në krye të institucioneve, si rasti i zv.ministrit të Brendshëm, apo Nëndrejtorit të Përgjithshëm të Doganave. A.K.
 

Jam i paanshem thote nje nga drejtuesit e blogut. Ndoshta ket propaganden e Rames e ka per profesion...

ti ne fakt nuk ke faj, se u mesove per vite te tera te te thone se je ne vend te dyte pas Gjermanise, dhe kete e merrje per te vertete.
Meqe je djeg prej qullit, tani i fry kosit. Edhe shume keq nuk e ke

Me fal po ku e di ti si jam mesuar une? Me ke stalk-ur edhe mua?

E di, sepse e etiketove pa piken e hezitimit si propagande shkrimin e Rames (nderkohe qe, qofte edhe per nga forma, deri me sot asnjehere nuk ke qene mesuar qe kryeministri i vendit tend te ulej e te argumentoje nje opinion te tijin).

Ah, ok. Paske metode shkencore. 

Propagande sepse ka disa dite qe flitet ne media, dhe derisa e nxorri Rama me doren e vet nuk u permend ne peshk. Po kjo metode eshte perdorur ne disa "shkrime"te kryeministrit te vendit tim. Per te mos permendur importimin automatik te postimeve nga blogu i kryeministrit aspirant e me pas kryeministrit te vendit tim.

Keto me shtyjne te mendoj qe ka anesi politike. Adminet thone qe nuk ka. Atehere mendoj se kemi te bejme me shperndarje te lajmit te shtyre nga ndonje forme tjeter kompensimi per tejcimin e mesazhit te kryeministrit te vendit tim, tjeter nga deshira qe buron nga brenda/opinioni personal.

Falemnderit qe more kohe te merresh me personin tim. Une per politiken e administrimit te blogut po merresha.

Mo e le te te shkoje konsulenca pa paguar. 

As ti mos e co dem talentin. Portokallia po shteron.

Shko o burr merru me ekonomine se i ngordhe robt. Lei traplliqet, mire ta tha ai Hila. 

Keto pune spiunash, kriminelesh etj zgjidhen me ligje jo me llogje fb. 

Epo, batutat dhe shashkat serviren (dhe haen pjeserisht) per qeverisje n'memedhe. 

Berisha i mbante te vetet me kocka varresh te zbuluara "rastesisht" dhe me bauta ne Kuvend kundra "bllokqeneve", kurse Rama me streha kaucuku dhe bunkere neper godinat qeveritare (se ato jane goxha me ekonomike se ndertimi i rrugeve, plus me artistike) dhe me retorika "qytetare" per malokalpinistet. 

Nderkohe, ata shqipet qe s'kane mundesi te ikin neper Evrope si refugjatet e Sirise jetojne si ne kohen e shpellave. Sepse, jane injorante qe s'e kane pare akoma detin.

Fene tua luj mer, kur e votojne. 

at zef pllumi ka vdek ershte varros me nderime, eshte bo dhe nje shkolle laike me emrin e tij katolik,

 mo mire te meremi me qindra mijra studentet puntoret fshataret  apo vujtjet e fshehta; "trego sa te doje bytha, rrno kot, se nuk e ca bythen njeri dhe po tregove", thom une.

Rama po del disa here bllof. Ky justifikimi qe e ka bere Pinoku i pari dhe ne thjesht firmosem eshte shume i trashe. Dmth ata qe jane ne qeveri dhe merren me.kete pune luajne solitaire dhe nuk kane pergjegjesi se cfare firmosin. Po ky b...q... ngeli duke kercenuar lart e poshte qytetaret e tij qofte dhe per nje kupon duke i kercenuar me burg, ndersa per zyrtaret e tij dhe per kukumjacken ministre nuk ka asnje pergjegjesi. Ore me cfare merren keta shkerdhata atje ne ministri se te thuash qe kane shpikur ndonje arme apo ndertuar ndonje motovedete nuk kemi degjuar gje.

Une kam nje propozim.

Guvernatori Lu te japi qeverine e naltmadhnise se tij me koncesion tek Elon Musk.

Artificial Inteligence do ishte shume here me mire per Shqiperine se nje kryeminister qe e pranon me krenari qe nuk i lexon dokumentat qe firmos.

ose eshte aq budalla sa qe e kujton popullin per fare budalla te besoj alibirat e tij idiote (megjithese ca budallenj i ka peshkuar tek ky akuariumi tashme, sic shihet edhe nga komentet qe jane bere e qe do behen se shpejti).

Rolandb, me dy llafe shkurt, çfar thote ky Elon Musk dhe kush eshte, se nuk e kuptoj anglishten fatkeqesisht. 

Elon Reeve Musk (Pretoria, 28 juni 1971) is een Amerikaans ingenieur en ondernemer. Hij is de oprichter van SpaceX en medebedenker en -oprichter van Zip2, PayPal en Tesla. Hij is algemeen directeur (CEO) en Chief Designer (CDO) van SpaceX, algemeen directeur en productarchitect van Tesla en voorzitter van SolarCity.

 

http://www.bright.nl/nieuws/tech-topmann...

 

Rrofsh per informacionin ne hollandisht. 

E cuditshme qe i japin kaq shume rendesi nje ceshtjeje per te cilen s'e rruan njeri vec militanteve te thekur.

Po kshu eshte kur ju jep pergjigje te rrejdhurit nga trute ne facebook dhe tufes se tij debile nga pas qe djegin bunkera.  Sot qe na del qe strembullari i gjithe kesaj telenovele qenka plaku i rrjedhur ne FB, Don Kishoti i 2015-s qenka "muhabet kot ky" apo " te merremi me ekonomine" dhe del ndonje imbecil i pa-anshem, skuth blloku qe bertet "keta jane te gjithe njesoj".  Neser do dali edhe prova tjeter ne FB me vellezerit e Flamur Nokes qe kane marre apartamente si te pastreh ne Sarande e dhenduret qe kane toka me tapi te vjetra.. Njesoj si sot, do vi tufa e te marreve te bej te njejtin moral per ekonomine e kuponin tatimor ..

Nejse, keto stuhite ne gote uji qe i trazon plaku i rrjedhur nga trute nuk jane per kryeministrin te merret por per mjekun fillimisht e nese nuk ja del mjeku i dergohet polici tek dera e shtepise ti jepet gjobe e ti kujtohen te drejtat si individ ne shoqeri. Edhe per te rrjedhurit qeveria ka detyrime te kujdeset pavaresisht bindjeve politike. Poshterimi i tyre publik ne menyre te perseritshme nuk eshte zgjidhje. 

 

 

 

turpi yne shoqeror, e quajti rama

Statusi i veteranit njeh vetëm pjesëmarrjen në luftë, që në fakt u fry në mënyrën më monstruoze, saqë sot gjen me status veteran edhe qytetarë që kanë lindur në vitin ‘48 apo ‘50. Pra ka të bëjë me pjesëmarrësit në luftë. Ligji nuk jep asnjë dekoratë. Nuk njeh asnjë imunitet. Sali Berisha, në të njëjtin vit, do të ishte vendi i parë në Europën ish -komuniste që bëri ligjin e dënimit të genocidit komunist dhe krimeve kundër njerëzimit të diktaturës komuniste në Shqipëri. Asnjë vend tjetër nuk e kishte këtë. Presionit ndërkombëtar iu përgjigjëm me fakte. 73 persona janë dënuar për genocide, përfshirë Nexhmie Hoxha apo Aranit Çela, që i përmend Edi Rama. Sali Berisha bëri ligjin e lustracionit që përjashtoi të gjithë xhelatët e kalvarit komunist të viteve të diktaturës, i përjashtoi nga çdo funksion publik. Meqenëse ky ligj u amendua, ne përsëri e rikthyem këtë ligj, i cili ishte gjetur legjitim nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, me të njëjtat pregorativa në funksion të largimit të xhelatëvë nga funksionet publike.
Kundërshtari më i egër i këtij ligji u bë Edi Rama dhe partia e tij, e cila e dërgoi ligjin në Gjykatë Kushtetuese, e cila bëri presionin më të jashtëzakonshëm në Gjykatën Kushtetuese, e cila me një akt të pashembullt në histori e në botë, në konflikt total interesi, me shumicë dërrmuese, hodhi poshtë ligjin dhe plotësoi kërkesën e Edi Ramës
 

Ore sharlatan, a e kuptove ti se cfare tha Rama? Tha, qe sali birisha, ky monster ballkanik, ky frymor jargaxhi, me ligjet dhe vendimet qe mori kur ishte president, i ka dhene ketij torturuesi/xhelati per 20 vjet edhe nje pension suplementar si shperblim per pjesemarrjen aktive ne LANC. Kaq. Nese ti e pranon kete gje si te drejte, si normale, qe nje kriminel me fakte te shperblehet ekstra per 20 vjet ok. 

O berber, kryepalloshi nuk po ben shtet, po ben nje M te madh. nqs ty nuk te shpon hundet, enjoy!!!

Keshtu kane lezet ndjesat: fajin e ka Sali Qenef Berisha.

nipi i spiro kolekes, cuni i sul bushatit, cuni xhelil gjonit, mbesa e servet pellumbit, goca e ismail lleshit smiley rilindje

 

populli popull ngelet mo Bido...

populli vazhdon expeditat e magelanit

Rama sduhet te perfitoje nga pozita dhe te abuzoje me Shyqon e Sigurimit se ka pasur vertet vlera.

Perderisa  Pedi e kandidoi Shyqon e sigurimit per deputet ne Shkoder ne zgjedhjet e para demokratike, sipas kujtimeve te hedhura ne leter nga Liri Lubonja kuptohet qe as Cuni i Sheqeres e as PeDi dega Shkoder nuk kane faj.

E kërkoj ndjesën e këtyre njerëzve, po edhe të gjithë të tjerëve që janë ndjerë keq nga një lajm i tillë, jo pse kam gabuar apo kemi gabuar me dashje. Jo, kjo nuk ka ndodhur! Madje e vërteta është se në kuptimin formal të përgjegjësisë, ne nuk kemi gabuar as pa dashje 

Mbi nje vit pasi ministria e tij dekoroi nje prej kasapeve te monizmit, Kryeministri nuk gjen asnje pergjegjsi tek vetja apo tek qeveria e tij, bile as gabim, as gabim pa dashje! Po gjithsesi e pa me vend qe te harxhoje ca germa Facebook-u per skandalin, si gjithmone pas pilafit (do kete qene Endri pa qejf, perseri). 

Qe fajin do vazhdoje ta kete Saliu per cdo gje qe do beje Rama kjo dihet, sic dihet qe Djalli eshte pergjegjes per cdo mekat ne bote, mekate te cilat gjithsesi do ti abzorboje Krishti te gjitha (meqe Muhamedi me Buden s'jane aq zemergjere me mekatet e te tjereve). Por Kryeministri s'ka sqaruar nese e dinte dikush ne qeverine e tij se kjo gje kishte ndodhur? A do fliste sot (apo mot) Rama apo dikush tjeter nga qeveria e tij per kete skandal nqs Saliu me te vetet s'do e kishin rrjedhur kete lajm ne media (kuptohet me vonese e per interesat e tyre)? 

E me kryesorja, ndjesa (qe s'eshte ndjese ne asnje kuptim, eshte me ofenduese sesa heshtja e deritanishme e Rames) nuk i adresohet gjithe shqiptareve, por vec atyre dy viktimave te famshme, dhe me nje klauzole dylekshe edhe ndokujt qe mund te jete ndjere keq, jo prej faktit qe qeveria shtetberese e rilindase dekoroi kasapet e monizmit, por prej lajmit mbi ngjarjen. 25 vjet pas renies se monizmit, ky antimonisti i hershem qe dikur theksonte fort se pa ndarje prej, e denime te, krimeve te monizmit s'mund te behej ecje para, tashme nga karrigja e Kreministrit s'e gjen hic me vend distancimin bashkarisht (si komb, si popull, si shtet) prej atyre krimeve. Perkundrazi, ai ofron nje palaco-ndjese 1+ vit te vonuar e vetem per ata qe mund te jene ndjere keq nga lajmi. Dmth eshte mese normale qe shume shqiptare te tjere te mos ndihen fare keq per dekorimet e xhelateve te monizmit. Perfytyro per analogji qe p.sh. 25 vjet pas L2B kancelari gjerman te kerkonte ndjese per dekorimin e nazisteve prej qeverise se tij vetem per ata qe ishin ndjere keq nga perhapja e lajmit per ngjarjen.  

P.S. Ose, sic thote ai militanti "alpinist" (tm Rama) me lart, "alibia Rames qendron". 

Nisur nga komentet ketu tek peshku shumica e fuksave jetojne jashte shtetit.

jane gjithmone te njejtet "figura" qe hidhen ne mbrojtje te xhelateve te dulles.

ka te drejte shkaba qe irritohet me emigrantet. na felliqen fare .

Edhe ti landi antikomunist qeke? Si si kerkut njehere llogari komandantit mer? Per nje dekade+ kish ne dore legjislativin, egzekutivin e gjyqsorin bashke.  Perse nuk u denuan kriminelet per krimet e kryera gjate asaj kohe? Qe mos te lodheshe duke i ca trapin njerzve neper blogje them. 

Cilit komandant bame?

une komandante kam vetem  ATIN, Birin, dhe Shpirtin e Shenjte.

 

Qeke m'rregull ti atehere. Vazhdo me kopacet. 

smiley Cheers Mate!

edhe me hidromat lyje po deshe, ky pizevengu komunist ngelet smiley

Ca lesh komunisti mer. Ky thjesht tall trapin me komunistet. Hajt dele ne rresht votoni se ju leshova Saliun tu boj copa.

komunist esh, tjetergja se esh komunist mediokër smiley

Perfito nga rasti e do me bo qef ne ti me kamunistet. Gjynof mer se osht dhe sezon zemergjonsie.smiley

Per alibi-alpinizem-koincidence, ky xhelati (Shyqyri Çoku) te cilin qeveria e Rames e dekoroi vjet me "Medaljen e Mirënjohjes" paska persekutuar kryesisht ata "alpinistet" nga veriu. Ky paska "hetuar dhe torturuar 92 të dënuar, kryesisht politikë" dhe paska punuar ne ate pozite deri ne fund te regjimit, "e ka mbyllur karrierën e tij si oficer i lartë i Sigurimit në vitin 1990" (artikulli). Turqeta Peshku, tha rolandi. Jo mo cne, cupa jone me djalin tuaj, po ku kemi cupe neve?!

Ec e gjeje tani formulen sipas te ciles Rama e dekoron me medaljen "te qofshim fale" pikerisht kete tipin midis te tjereve, duke ditur se lista e e veteraneve te Enverit eshte 28 mije shifra (dhe kilometra) e gjate. Me siguri do kishte lene ndonje shenim Saliu neper deftere tip "jepja dekoraten ketij xhaxhit ne vitin e dyte te pushtetit tend".

P.S. Mimi, dorezojani NATO-s edhe funksionin e dekoratave, bashke me pistat ushtarake te droges, se juve s'i mbrojtkeni dot defteret dhe "keqkuptimet" nga gogol-Saliu. Dhe nderkohe qe prisni per Jaguar-et, merrni ndonje borxh tjeter per te blere karrige me masazh se u lodhet u bete telef.  

xhibi; " ....Dhe nderkohe qe prisni per Jaguar-et, merrni ndonje borxh tjeter per te blere karrige me masazh se u lodhet u bete telef..." 

smiley te marrte e mira te marrte smiley

Kryeminister Legen, e rre menia se cfare eshte. Shyqua ishte i denje me i sherby popullit te Shkodres si Deputet i forces antikomuniste te Xhelil Gjonit, nuk qeka i denje per i cop medalie teneqe.

Hec se ja rregullo Lulthimi neser ketij te gjatit se i shpetoi per i fije ne 8 Dhjetor.

Rrnofte qeveria e re Teknike.

smiley

Kur te del debili ne rruge s'ke ca ti besh - duhet te ulesh e ti cqarosh te gjithe trushplaret e PD's me ne krye vet drejtoreshen gjib se kush eshte ne fakt kanceri i kesaj shoqerie .... dhe prape thone mir mir po ti nuk kerkove tamam falje ... 

Lexoni se si e kane ndertuar diskursin e tij  politike Rama: Saliu, Luli, PD-ja, ata jane fajtoret.
Asgje ne komunikimin e tyre per gjendjen e vendit, per varferine, korrupsionin, tenderat abuzive, akuzat e opozites, komentet e nderkombetareve etj.Demonizimi i kundërshtarit politik nga Kryeministri aktual është vazhdim i luftës së klasave në kushte të reja. Nëse keni kohë të tepër krahasoni diskursin e Hoxhës për regjimin e Mbretit Zog me diskursin e Edi Ramës për qeverisjen e Sali Berishës, apo stigmatizimet e Hoxhës për armiqtë e klasës me stigmatizimet e Kryeministrit për taborret e Saliut dhe Lulit. Është i njëjti diskurs parë në të gjithë treguesit e tij.Ky është një lloj terrori që ngjet shumë me terrorin që e lënë një çerek shekulli pas. Natyrisht në këtë terror mungojnë gjyqet politike, por nuk mungojnë gjyqet për lidhje të paligjshme të energjisë, mungojnë internimet, por nuk mungojnë dëbimet e qytetarëve nga sytë këmbët për shkak të pamundësisë për të ekzistuar në këtë vend edhe biologjikisht. Mungojnë pushkatimet me dhe pa gjyq, por nuk mungojnë vetvarjet dhe vetvrasjet për shkak të mjerimit të thellë dhe mos përkrahjes nga shteti, Mungojnë të shkruara kriteret politike për të punuar në administratë, por nuk mungonë veprimet politike të spastrimit të administratës nga qytetarët e këtij vendi që nuk kanë në xhep teserën e PS-së dhe LSI-së. Identike janë gjyqet popullore për të demaskuar armiqtë e klasës.

Hidhuni një sy takimeve të Edi Ramës të emërtuar me titullin rrëqethës “Të pastrojmë Shqipërinë”. Ky përcaktim është tipik terrorist: ta pastrojmë Shqipërinë nga armiqtë e klasës, nga tradhëtarët, nga ata që nuk mendojnë si ne. Nga ata që s’janë si ne, nga ata që nuk na binden neve. Në fakt është duke u zbatuar me sukses deklarimi i tij në parlament se ende s’kini parë gjë. Në fillim ndodhi spastrimi në administratë, pastaj burgosja dhe përndjekja për 3 mijë lekë të papaguara të energjisë e tani po shohim edhe dëbim – internimet e qytetarëve shqiptarë, jo në zonat rurale, por edhe më keq, tej kufijve, nga sytë këmbët.

KM eshtë thjesht një zgjatim i vajtueshëm i sjelljes së qeveritarit në diktaturë, një rudiment që ka nisur të mërzitë edhe idhtarët e së majtës ekstreme për teprimet dhe produktin mjeran në ekonomi dhe në harmoninë sociale. N.L.
 

harmoninë sociale

smiley

Qesh ti qesh po ta tregon ty......  por jo vetem ty, por  edhe Palloshit, Lulthimi neser, me 17 Nanor.

Ajo qe me Habit eshte se Lulthimi me Cunin e Sheqeres duhet tu fshihen e jo ti kerkojne zgjedhjet se vetem humbje elektorale do shijojne.

Kerkoi vote Plebishitare para 4 mujsh dhe e mori...do prap dajak se i krruhet kurrizi. Kta tShqupit jane  dhe Taliban por edhe budallenj. Njerezit nuk i shofin dot me sy kta dun me vendos per fatet e Vatanit. Me siguri bazohen ne pakenaqesite sociale qe gelojne tek Sofra e Ariut.

keta kane mbaruar komplet ... problemi eshte qe sdo i japin opsione atij populli te lodht e do ngelemi me tipa si ilir beqe

Nuk pritet qe te jap opsione kjo fare opozite, keta kan dy alternativa si Shqup, ata qe jane thellesisht fajtor te cohen para gjykatave ndersa ata qe jane me pak fajtor te largohen nga jeta politike per jete. 

Kta a jan budallenj a bojn vete kur morrin guximin te dalin para popullit me alternativa apo kritika apo me keq thirrje per revolucion. Mbesa e bije Vokshit bote thirrje per ta larguar Ramen per 24 ore dhe ta shpallte persona non-grata. Ra qeveria, rrnofte qeveria teknike.

Si urno shoku i lebetit, ti cilen alternative propozon!!?smiley

KM eshtë thjesht një zgjatim i vajtueshëm i sjelljes së qeveritarit në diktaturë, një rudiment që ka nisur të mërzitë edhe idhtarët e së majtës ekstreme për teprimet dhe produktin mjeran në ekonomi dhe në harmoninë sociale. N.L.

KM jo se eshte perfekt, dhe iafte per te rilindur vendin  (duhet te kishte arrestu Bashen dhe Berishen dhe ministrat e tyre ) e mori pushtetin para dy vjeteve, nuk ka qene komunist, si lideri yt 25 vjet, eshte gati sa gjysma e Berishes me moshe ! Keshtu qe diktaturen dhe konceptet e saj i di me mire Berisha i cili per fatin e keq te shqiptareve e ushtroi ne 1997, 1998, ne Gerdec dhe 21 janar, kto jane ngjarje me te spikatura te ketij lideri prandaj,

 

Ti do bosh mire ti hedhesh nje sy lidereave te PD, te vetmit lidera te pde-hit  ne keto 25 vjet thimokraci !

Lideri numer Nje !

https://www.youtube.com/watch?v=xNGj93mFB88

Lideri numeer Dy !

http://www.bing.com/videos/search?q=Lulz...

Ca te baje poplli shkrete,kur meno qe alternative e Ed Rames, asht Edi Paloka. smiley

Po eshte ndertu keq godina struktura  sociale politike ekonomike e shtetit dhe jane 25 vjet , cdo presesh tani ?

Rrofsh smiley

Nderkohe qe Rama justifikon dekorimin e monstrave te monizmit, radio BBC ka bere nje reportazh te titulluar "Shqiperia, hijet e se shkuares" (Albania: Shadows of the Past) i cili mund te degjohet (ose shkarkohet) ketu:

Maria Margaronis explores the debris of Albania's painful past-the prison labour camps, concrete bunkers and secret police headquarters--as archives are unlocked and new monuments put up in an effort to redefine who Albanians are. The country's citizens are trying to come to terms with history and move on from Enver Hoxha's dictatorial regime, the pyramid schemes and the political and economic collapse that followed. Instead of moving on, though, many are moving out of the country altogether. Do their leaders' efforts represent real change, or are they just an attempt to plaster over the cracks and reinforce Albania's plan to enter the EU?

E hasa rastesisht te permendur tek ky artikull i The Guardian shkruar nga autorja e ketij emisionit te BBC. 

P.S. Kush di me shume rreth ketyre pajisjeve (foto nga ky reportazh)?

Paisjet me duket jane magnetofona me shirit, si ky.

Po ku krahasohet USA me nje vend moj, bile bile me nje lagje! Ne kemi.Sinanin dhe mandin qe ngrene peshe nje komb te tere!

Rama  dhe cika nuk jane aq naive sa mos te dine se kujt ja japin dekoratat.

Pra e gjithe kjo histori nuk eshte ashtu rastesi.

Arroganca e pushtetit që kur e dhjet bën katërmbëdhjetë paragrafë për ta përmjerrë.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).