Një biletë për në një koncert simfonik kthehet në një dramë të dhimbshme të gjendjes aktuale të ndërtesës së Operas dhe Baletit në Shqipëri, teksa muzika nuk arrin ta mundë tingullin e heshtjes që sjell harresa prej disa dekadash e artit lirik.

 

Një koncert simfonik në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit papritur shndërrohet në një mort ku rreth 50 muzikantë përdorin instrumentet e tyre për të vajtuar gjendjen e mjeruar të ndërtesës dhe infrastrukturës së sallës.

Publiku i ulur në ndenjëset e vjetërsuara sa s’ka të operës dëshmon sesi artistët e kanë humbur dinjitetin e tyre hyjnor të provokimit të ndjenjave te spektatorët teksa luajnë muzikë duke kërcyer herë pas here nga parehatia e karrigeve të rëndomta që nuk i përshtaten aspak mjedisit artistik.

Nisja e shfaqjes me himnin shqiptar ngre në këmbë e me duar në zemër dashamirësit e shfaqjes, por ky detaj muzikor është një kujtesë e tepër e faktit të qartë se bëhet fjalë për artin shqiptar.

Shkopi magjik i dirigjentit të shquar Lionel Stoleru, që përcjell notat mjeshtërore të kompozitorëve si Georges Bizet, Franc Liszt dhe César Franck, vërtitet më kot nëpër sallën e mbushur përgjysmë nga spektatorët teksa aty-këtu shfaqjes i hynë në hak zhurmat e sustave të ndenjëseve që lirohen e shtrëngohen nën peshën e publikut. Finesa e drejtuesit të orkestrës papritur merr pamjen e dhembshurisë për këta muzikantë, fëmijë të gjorë të një arti që dergjet në prag të vdekjes, në pamundësi për të ushqyer krijesat e tij.

Gjendja e rrënuar e ndërtesës së përdorur që prej vitit 1966, ku dekori i pandryshuar që prej kohës së diktaturës të lë shijen e hidhur të një ‘censure’ artistike që vjen jo më nga ideologjia, por nga skamja infrastrukturore dhe neglizhenca ndaj këtij institucioni, të krijon ndjesinë e një morti ku njerëzit paguajnë nga 300 deri në 1000 lekë për një ‘qokë të sëmurë’.

Shqipëria është e njohur botërisht për nxjerrjen e artistëve të talentuar lirikë si Inva Mula, Ermonela Jaho dhe Saimir Pirgu por po aq e njohur për pamundësinë e ofrimit të kushteve të zhvillimit në karrierë për ta e për pasojë largimin nga vendi të këtyre artistëve.

Sot, salla e mbushur më së shumti me dashamirës të cilët i përkasin mesatarisht moshës 50 vjeç e lart, paralajmëron një pakësim në kohë të frekuentimit të shfaqjeve kulturore të këtij institucioni ndërsa rinisë i mungon dukshëm kultivimi i ndjekjes së baletit, lirikës dhe muzikës klasike.

Një pianiste që ulet të luajë koncertin në një karrige të përshtatshme për një lokal lagje dhe jo një shtëpi opere, në vend të një stoli pianoje, i vë pikën kulmore absurditetit kulturor që përcjell aktualisht mbajtja në këtë gjendje të ‘çakorduar’ e shfaqjeve.

Ndërtuar në vitin 1960, Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor shërben si institucioni kulturor i vetëm i shfaqjeve të baletit, mbrëmjeve të muzikës simfonike dhe koncerteve të ansamblit popullor në Shqipëri. Një tender i shpallur i hapur në qershor 2015 synon rikonstruktimin e godinës së TKOB me një fond limit prej 30.318.750 lekësh dhe afat kohor 60 ditë pas shpalljes së fituesit përmes dy fazave të konkurrimit.

Megjithatë ndërsa fillimi i punimeve është ende i pacaktuar, shfaqja vazhdon në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Muzika ngrihet e qetë derisa merr formë intensiteti shtohet dhe tingujt e orkestrës simfonike bëhen një zë i vetëm që duket se nuk do të kalojë pa marrë vëmendjen e publikut.

Me të mbaruar muzika, brofja në këmbë e spektatorëve mund të jetë një shenjë revolte për gjendjen e mjeruar të ambientit të shfaqjes, por kurrsesi jo cilësisë së saj.

Muzikantët ngrihen grupe-grupe në këmbë dhe përkulen. Nuk do të ketë revolucion… Spektatorët përplasin dy duart sa për të trembur tingujt e muzikës së ngritur në ajër, pastaj veshin xhupat, kthejnë shpinën dhe dalin ngadalë nga opera.

Jashtë bën ftohtë, por ky i ftohtë as që mund të krahasohet me frymën e akullt që del prej artit teksa vdes në sallën e errët dhe të zbrazët të një shtëpie (aspak) madhështore të artit klasik.

12 Komente

vdekshin ishalla smiley

nga ana tjeter, akustika e kryeministries ska te shame smiley

ndersa korridoret e kryeministrise jane ideale per  shfaqe baleti,  thone......

megjithate, reportazhshkruesja sikur e dramatizon pak  situaten, them une..  mjafton te bejne nje bunker  mu para hyrjes se  TOB  dhe avash avash do normalizohen vetiu problemet qe ka arti  bashke me ndertesen.

po te luanin kete pjese nuk do ta ndjenin te ftohtin fiqo, por sic thote Pjeri, aty nuk dijn e nuk duan te mesojne.

Një pianiste që ulet të luajë koncertin në një karrige të përshtatshme për një lokal lagje dhe jo një shtëpi opere, në vend të një stoli pianoje, i vë pikën kulmore absurditetit kulturor që përcjell aktualisht mbajtja në këtë gjendje të ‘çakorduar’ e shfaqjeve.

Shpifje te ndyra qe duan te ulin autoritetin e padiskutushem te zonjes Shqina ne lemin e kultures.

Ka markato peshku ne Tirane apo s'ka se det e di qe nuk ka. Po c'hyn deti ne faktin ne duhet apo nuk duhet markato e peshkut.

Mirela Shqina ! Gezuar Pashket ! Qente le te lehin karvani shkon perpara ka pas thene AY i pari, mbas Zogjit kuptohet.

burimi top-channel:

Si e vlerësoni vitin 2015 në ekonominë tuaj familjare?

Më të mirë

18%

Më të dobët

56%

Njësoj

26%

 

Po c'ju duhet List dhe dhe Bizet juve ne keto salla me kerc-kerce dhe pa ngrohje! Futjani ore me uvertura nga ato te Vagnerit dhe me marshe nga ato te Shtrausit-baba, qe ti ngrohni si njerzit edhe vete te merrni duartrokitje me brohoritje pa mbarim! 

Pasi mbaroi shfaqja , njera nga Violinistet pyeti e cuditur : "Si shpjegohet qe sonte duartrokitjet qene shume me te zjarrta dhe te shpeshta ? , mos valle ne jemi permiresuar shume keto kohet e fundit " ?

Jemi permiresuar leshin , u degjua nje ze nga grupi i Orkestranteve , spektatoret po ngrinin nga i ftohti dhe menduan se duke duartrokitur shume dhe fort , do nxeheshin pak .

 

smiley

per cfar duhet baleti populli ska buk te haj

Ja dhe nje shkrim tjeter rikoko. I ka vajt ndonjehere mendja ksaj kendonjese se letrave, qe noshta s'eshte nga neglizhenca por eshte nga pamundesia qe s'behet rikonstruksion? Se per pak duket sikur po zbulon rroten/ A thua se sikur ata robte qe punojne aty se kane vu re qe po i bie suvaja tek koka, e po i behet buza mavi nga i ftohti? 

Deri vjet qe mbaj mend une, mezi beshin llogarit e rrogave e robve. Nderkohe qe ketu flitet per ngrohje qendrore, per sedilje te rehatshme e per investime e lesh me presh...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).