Ish-peshëngritësi i njohur Mirjan Hakani është ndarë nga jeta mëngjesin e djeshëm.

Legjenda e peshëngritjes shqiptare që ka pasur edhe titullim “Mjeshtër i Merituar i sportit” ndërroi jetë në moshë 55-vjeçare pas problemeve në zemër.

Gjatë karrerierës së tij, Hakani ka vendosur mbi 100 rekorde në peshëngritje.

Dy vjet më parë ai kreu një operacion në zemër.

Pak ditë pas operacionit në zemër ai rrëfeu se për realizimin e tij e kishte ndihmuar kryeministri Rama.

“Në fakt, për hir të së vërtetës vuaja prej kohësh nga zemra, por e kisha të pamundur për arsye objektive t’i nënshtrohesha një ndërhyrjeje jo vetëm specifike, por dhe të kushtueshme nga pikëpamja financiare e që ishte e papërballueshme për mua dhe familjen time.

Kisha tentuar të isha në kontakt edhe me drejtuesit kryesorë të Qeverisë së mëparshme, por për arsyet që ata i dinë nuk ma mundësuan ndërhyrjen.

I dërgova një mesash Kryeministrit Edi Rama, duke i shpjeguar situatën time: Edi, jam duke vdekur. Duhet me patjetër dhe në mënyrë urgjente të bëj një ndërhyrje shumë komplekse në zemër’.

Menjëherë u morën masat e duhura dhe në harkun e pesë-gjashtë ditëve u organizua shtrimi im në spital”, do të shprehej ai në një intervistë të realizuar në dhjetor të vitit 2013, një javë pas ndërhyrjes.

Hakani ka lënë gjurmë në peshëngritje me rezultatet e tij në vitet ‘80. Për këto rezultate atij iu dha edhe tittulli “Mjeshtër i Madh i Sportit”.

17 Komente

RIP dhe me te vertete me ka ardh keq!

 

e pashe,e pashe me pak vonese.

me erdhi shume keq kur e morra vesh. Mirjani  ka qene i njohur si nje sportist dhe njeri shume i mire!

kam pasur rastin ta shoh nga afer dikur. ka qene nje periudhe dy-javore, kam kaluar pushimet e beharit ne kampin e femijeve ne Dajt..  aty Mirjani bente stervitje bashke me ekipin futbollit  e 17-Nentorit .. 

stervitjen e bente jo shume larg nga  ndertesa e kampit, ishte nje shesh i vogel para se te zbrisje te fusha e futbollit.. nderkoh ne femijet cdo mbasidte,  (kam qene rreth 12 vjec )  mblidheshim  me dhjetera duke bere nje rreth te vogel, e shikonim e nje kohesisht  admironim  Mirjanin  trupbeshem e muskuloz   qe bente stervitje...

ndersa Mirjani, sa me shume tifoza/ femije  mblidheshin, aq me shume rrathe 20 kg i shtonte  shtanges, deri 200 kg a me shume, e bente ulje ngritje me shtangen pas qafes..smiley

Si paskam pare ndonjehere videot e tij, super teknike pervec forces raw kuptohet. U prehte ne paqe

Rip. Kujtim i drejtperdrejt femijerie. Lidhje te hershme Tr-Vl, pa shpjegim se ashtu osht' i pune. 

non ce due senza tre, te kruajme ndonje gje...

Me vjen keq qe e degjoj .ka qene tip I shkuar me humor .stervitja nallbance pa mjekesi sportive adequate marrja e stimulanteve kuntrabande e ne menyre amatore po ia shkurton jeten brezit te sportisteve te kohes se tij.

Brezi i ri do ta kete jeten shume te gjate sepse tani ka pusher mielli profesioniste qe bluajne ne mulli square kuadratin ne forme rrethi.

Brezi ri e ka zgjidh problemin e kuadratures se rrethit me Gure qe Rrotullohen Rolling Stones.

 

 

Do vdesem Tiku do vdesem

per nishane do na vene gure

per te vajtur do vemi

per te ardhur s'do vime kurre .

Il popolo smiley

mbase ke pak te drejte...

Mirjan Hakani ka qene peshngritesi i pare qe eshte perjashtuar nga aktivitet  nderkombetare  (ndofta per perdorim doping)  por qe aso kohe nuk flitej per te tilla gjera...

por ama ra ne sy qe  Hakani, megjithse ishte kampion ne peshen e vet (bashke Nikollen),  nuk  grumbullohej me ne ekipin  Kombetar te peshngritjes per aktivitete nderkombetare..

E pyten njehere, Miro a perdorni "ashtu"? Ne qyqaret perdorim nga ato per kuaj, tha.smiley 

Me erdhi keq me te vertete. Sot i pashe ne youtube disa ngritje, ca force....
Me shume rron ndonje me 100 semundje ne trup se keta te sterviturit...

I jati i tij nje kineast i talentuar ( Hysen Hakani )   vdiq 78 vjec,  ndersa i biri ,  55, shume i ri !

17 rrjeshta lajm. Nga keto 11 rrjeshta sesi kministri jone yll bote nderhyri dhe i shpetoi jeten 2 vjet me pare. Nejse.... gjynof Mirjami shkrete. RIP. Nuk di do e kujtoj ai bthqiri nga greqia qe i mbante canten e sportit njehere e nje kohe.

I qofte dheu i lehte, sportist i madh dhe njeri fantastik sipas atyre qe e kane njof

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).