Në frontin e përplasjeve mazhorancë-opozitë, është shtuar dhe një emër: Shyqyri Çoku, ish-hetuesi i të ndjerit At Zef Pllumi dhe i profesorit Sami Repishtit. Ai u dekorua nga Ministria e Mbrojtjes si veteran i kategorisë së parë në kuadër të përvjetorit të Çlirimit, jo nominalisht por në grup, deri sa u zbulua si precedent nga media, e që më pas opozita e shndërroi në kauzë, në funksion të diskretitimin të qeverisë, që sipas saj po nderon xhelatët e diktaturës.

Dhe, pavarsisht versionit të kryeministrit Rama, ku rasti, më shumë se atë e qeverinë tij vinte nën akuzë Berishën si president në vitin 1994, njeriun që sipas tij ua sanksionoi me ligj, si nderimin e si shpërblimin financiar me një pension ekstra, zbulohet një tjetër rast ku po një person me emrin Shyqyri, jo Çoku por Çela, me statusin “xhelat i komunizmit”, jo thjesht është nderuar si adashi i tij Çoku, por madje është bërë dhe deputet. “I PS-së…”, do thoshte dikush. Jo, i PD-së.

 

Dhe ky fakt, vjen nga një pasazh rrëfyes i Liri Lubonjës në librin e saj memuaristik, “Larg dhe mes njerëzve”.

Komentet më pas janë të tepërta.

“….Një pasdite, Todi dhe unë, me një bidon plastik pesë litërsh, u nisëm për fat, por më kot. Duke menduar se ai mund të na buzëqeshte në Torovicë, lamë rrugën rurale dhe dolëm në asfalt, në nacionalen. As që na kishte shkuar nëpër mend ai caku, kufiri ku duhej të shkonim. Nuk arritëm të hidhnim asnjë hap. Si për dreq, një motor që po udhëtonte me shpejtësi drejt Shkodrës, ndaloi. Në të ishte Shyqi, zv/shefi. Me atë trupin e tij të bëshëm, hapin karakteristik që u jepte posti dhe pesha këtyre individëve, eci drejt nesh.

“Pse keni dalë këtu, a e dini se nuk u lejohet?” foli rëndë, ashtu siç ia kërkonte funksioni që kishte. I thamë se ishte errësirë, se…, por atij nuk i duheshin hallet tona, ndaj po me ato tone lëshoi kërcënimin:

“A e dini se për këtë shkelje shkoni në burg?”

Todi, i zemëruar, ia ktheu:

“Nuk më tremb më burgu mua, sepse prej andej po vij”.

Disa çaste heshtje. Shyqi nuk e zgjati. I hipi motorit dhe u nis. Ne u kthyem në kamp me bidon bosh.

Ndoshta këtë episod nuk do ta shkruaja. Do të radhitej më dhjetëra e dhjetëra të tjerë të të gjithë shefave, inspektorëve, operativëve të Degës së Brendshme me të cilët patëm të bënim ato shtatëmbëdhjetë vjet. Porse me Shyqin ndodhi ndryshe, një gjë e papritur, e habitshme për mua që vazhdoja me atë naivitetin tim të pashërueshëm. Duke lexuar listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, ndër ata të Shkodrës, lexova: Shyqyri Çela. I zgurdullova sytë, e rilexova.

“Nuk mund të jetë ai”, mendova. Dikush tjetër ka po atë emër, mbiemër. Por jo, ishte ai, Shqyi ynë që u bë deputet i parlamentit demokratik të Shqipërisë.”

Marrë nga: “Larg dhe mes njerëzve”, (fq.284-285)

19 Komente

Blendi sot paska oreks te haje shkronjate e emrave e te mbiemrave.

thx.

Welcome. Po prape duhet bere nje ndreqje ne titull, besoj eshte Shyqyriu dhe jo Shqyi, ne mos i thencin shkurt ashtu.

Libri ia vlen të lexohet, ka një ritëm që mund të dalë vetëm nga një njeri (grua?) shpirtplasur. Të shoqëron përherë qielli i rënduar, i ftohti, ndyrësia dhe ankthi dhe jeta e reduktuar në mbijetesë materiale ilustrohet nëpërmjet detajit ekstrem.

Nga ana tjetër relativizimi i bëmave të Partisë me bëmat e partisë është pothuajse qesharak dhe pothuajse nuk më besohet që Blendi e ka përcjellë edhe këtu artikullin. Dua të hap një ditë një gazetë shqiptare e të mos gjej Berishën.

Nga ana tjetër relativizimi i bëmave të Partisë me bëmat e partisë është pothuajse qesharak.

Per mendimin tim s'ka asgje qesharake ketu.  Vazhdoj t'i qendroj nje komenti qe bera si replike ndaj artikullit te Profesor Repishtit, qe vazhdon derexheja e 20 e kusur viteve te ketij derexhe shteti. 

Per 70 vjetorin e Clirimit u dhane 1000 Medalje Mirenjohjeje, dhe 20 Medalje Nderi.  Keta myqyryfet e Ministrise se Mbrojtjes, moren Listen e Veteraneve te Kategorise se Pare dhe u ngjiten nga nje medalje. Sic mesohet sot, paskan pasur aq "tru" sa per te hequr Nexhmije Hoxhen dhe Arianit Celen nga lista e medaljeve.  Nuk e di me sa tru nuk i hyne listes me kalem se kur paskesh pasur keta te dy qe kane 20 vjet qe marrin pension me te larte nga shteti me status veterani, nje Zot e di kush tjeter eshte ne ate liste, sic edhe doli emrit i ketij Shyqos.  Lista e hartuar 20 vjet me pare ishte bere per 50 Vjetorin e Clirimit, perpiluar nga komisione te posacme, me ligjt te firmosur me VKM e me President.  Ministria e Mbrojtjes deklaroi sot se do terhiqen medaljet dhe se do rishikohet lista.  Por nqs Kodheli dhe myqyryfet e saj do kishin bere nje pune te hajrit, s'do ishte arritur deri ketu.  Sic e thashe edhe ne komentin tjeter, ky eshte rasti me i mire, qe keta kane marre listen en bloc.  Ne rastin me te keq, kane qene ne dijeni te cdo emri qe ishte ne ate liste dhe eshte anashkaluar me qellim.  Ne te dyja rastet, ne me te pakten, paaftesi me oke.

Nashti, medaljet u hoqen.  Ama per 20 vjet, ato cokollatat (tm xha Vani) Nexhmijes, Arianit Celes, Shyqos & co nga shteti shqiptar, muaj per muaj.  

E qe ta lidhim me deshmine e znj Lubonjes, keta shyqyrinjte paskerkeshin 20 e ca vjet qe thenkerkan faleminderit zotit (pun intended.)

 

Më kënaqe me fjalën myqyryf megjithëse nuk e di çadomethënë.

Nëse zotni torturuesi ka qenë partizan që përkthehet se ai sot është veteran, të them të drejtën e kam të vështirë të kuptoj si mund t'i hiqet këtij statusi i veteranit. Madje as Nexhmije Hoxhës. Statusi i veteranit thjesht emërton një fakt historik. Edhe pensioni për kontribut në luftë është si pensioni për kontribut në paqe, një shpërblim për punën e kryer. Medalja është shpërblim i veçantë me simbolikë morale dhe si e tillë kërkon kontribut moral të shquar dhe të vërtetueshëm, gjë të cilën nuk e kërkon pensioni. Për shembull, për punën e tyre në drejtimin e shtetit shqiptar kanë marrë pensione krejt nomeklatura, apo jo? Mos sugjeron kush që këta të ngeleshin pa pension, mos ti a kryeministri? Pastaj se në ç'formë këta të amnistuar të mëdhenj duhet të paguajnë (kishin paguar!) për krimet e tyre është temë që hap një tjetër diskutim.

Qeveria të ndreqë gabimet e veta dhe të pushojë nga puna atë idiot apo idiote që ka dhënë urdhër të vlerësohet me medalje një kategori prej 1000 vetësh e pashqyrtuar emër për emër (ndoshta kishin frikë se iu dilnin gjysma pa meritë dhe iu ngelen fondi në derë?). Gabime të tilla janë serioze në çdo fushë, por në atë të mbrojtjes të bëjnë të kesh frikë nga gabime të tjera të mundshme nga ato me zarar (Gërdeci, do të thoshte kryeministri me shokë). Sa për gabimet e Berishës, çfarë u bë? A iu hoq statusi i veteranit Shyqyriut? A iu hoq pensioni? A deklaroi kryeministri se po punohej me shpejtësi për një ligj të ri për këtë çështje? Nuk lexova gjë të tillë.

Relativizimi është një metodë me të cilën qeveria mund të mbulojë pafundësisht paaftësinë apo gabimet e veta të qëllimta dhe për këtë arsye është shumë i dëmshëm, se përndryshe mua nuk më kërcet hiç sepse si thotë Fiqo, Amerika ësh si shpirt dhe kemi maskarenjtë tanë për të duruar.

PS: Duroj më mirë një mijë e katërqind paragrafë të kryeministrit se sa një të Mero Bazes, stili skuth propagandistik i të cilit ma sjell të gjallë ndyrësinë e asaj kohe më qartë se libri i Liri Lubonjës.

"Më kënaqe me fjalën myqyryf megjithëse nuk e di çadomethënë"

-myqyryf duhet te vij nga fjala "myqe".. ne Vlore thone: "ike, ke mbaruar.. ke vajt ne myqe".

po deshe mund ta elaborojme edhe çdomethene "myqe".

(libri është botim i vitit 1995)

Ai u dekorua nga Ministria e Mbrojtjes si veteran i kategorisë së parë

Blendi, ti shquhesh per vemendje e detaje dhe per sqarime (jo tym-shashkime) te ceshtjeve, por do kesh qene pa qejf keto dite. Zhurma ne media nuk u be per faktin qe ky xhelati i monizmit ka status veterani ketu e kaq vite (sic dhe Nexhmia), megjithese kjo eshte skandal me vete dhe nje ceshtje qe padyshim ja vlen te diskutohet, dmth fakti qe mund te kesh luftuar 2 vjet e te kesh punuar si xhelat per 40 vjet me pas, e sot shteti "demokratik perendimor" shqiptar te shperblen me status dhe pension.

Zhurma ne ne kete rast u be nga fakti qe, midis mijera veteraneve, qeveria e Rames zgjodhi Shyqyri Cokun per ta dekoruar me "Medaljen e mirenjohjes", e ky vleresim i larte shteteror s'jepet ne grup, nuk eshte se u dekoruan te gjithe veteranet e luftes me kete medalje dhe bashke me ta edhe ky xhelati; dikush germoi defteret e veteraneve dhe e zgjodhi kete per medaljen. 

Plus qe sic thote Trop, relativizimi i krimeve barbare te monizmit eshte dicka shume e shemtuar, mbi te gjitha fort e demshme per shqiptaret e sodit, te cilet akoma e trajtojne ate perdiudhe te erret shqiptare si dicka opinioni, apo ne kete rast si " po, por Berisha".

15.09.

19.09 asnje anti-komunist nuk po komenton ketu.. smiley

 

Anti-komunistet jane zoterinj, ata qe mendon ti jane halabak oridiner hajdut kriminel !  smiley

24karat!!! Komentet, jo prurja. 

O tiku, po xhibi nga i di gjithe keto gjera??

Shyqyri Çoku e, Myqyryfi e...apo nga qe ka qene jashte shtetit?

Tani ketu jangllec dhe ligjshkeles dalin Liria dhe Todi. Todi bile shkon dhe me tej, e i ben karshillek zbatuesit te ligjit (s'kam frike nga burgu). Shyqua i shkrete s'ka bere asnje mekat, u ka thene vetem qe jeni ne shkelje te ligjit dhe kaq. Se nuk eshte e thene qe kesh qene nepunes ne diktature dhe te kesh patur emrin Shyqo, je by default qenbirqen.

Sic eshte servirur ky shkrim duket si fushate diskriminuese ndaj shyqyrive kudo si ndodhen.

Kur Shyqyriu zgjidhej debutet i PD-së në Shkodër!

smiley

Medaljet për disa torturues të kohës së Komunizmit të dhëna qorrazi nga Ministria e Mbrojtjes tregojnë para së gjithash mënyrën thellësisht difektoze se si Shqipëria shkruan dhe bën histori të bazuar mbi legjenda dhe jo mbi fakte.

 

...Morali i fabulës është që Shqipëria e ka të domosdoshme të gjykojë historinë. Dhënia e medaljeve përbën vetëm një argument shtesë për nevojën për të mbledhur faktet historike në mënyrë profesionale dhe të pavarur. Por ky gjykim i historisë nuk duhet të kthehet në një gjueti shtrigash. Çdokush, përfshirë edhe Çokun, ka të drejtë për gjykim të drejtë.

Dmth ne tani per te kuptuar, s'kuptuam gje, po çi qtemen: Te rrepte, por te drejte!

mor po kush ju çon ne shkolle juve? Kush eshte ai mutmuti qe ju jep Linqe?

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).