Pak kohë më parë, ndërsa po flisja para Akademisë së Spanjës në Romë, një zonjë duke ujdisur telekamerën ma përplasi në fytyrë një dritë verbuese e s’po më linte të lexoja dot shënimet. Iu ktheva shumë i lënduar, sikurse më ka ndodhur edhe me fotografë të tjerë të pasjellshëm, duke i thënë se rregullat e ndarjes së punëve na mësojnë se kur unë jam duke punuar të tjerët duhet ta lënë punën. Dhe zonja e fiku telekamerën, por mori pamjen e njeriut që i bien më qafë kot. Në San Leo, bash javën që shkoi, ndërsa po shpallej një nismë shumë e bukur e komunës për rivlerësimin e peizazheve të vendit në pikturat e Piero della Franceskës, tre veta po më verbonin me flash-et e tyre, ndaj m’u desh t’u kujtoja rregullat e edukatës së mirë. Dukej se në të dy rastet verbuesit nuk ishin tipa nga ata që futen në “Big Brother”, por, me gjasë, njerëz të mësuar dhe që vijnë me dëshirë në veprimtari të tilla për të ndjekur diskutime në një fushë të dijes. Gjithsesi, është e qartë se sindroma e syrit elektronik i uli ata nën nivelin që mbase aspironin ngaqë, praktikisht të çinteresuar për çka po thuhej, donin vetëm ta regjistronin ngjarjen, qoftë edhe për ta vënë pastaj në YouTube. Nuk donin të kuptonin për çfarë po flitej, ngase atë që mund ta kishin rrokur përmes shqisave, mëtonin vetëm ta ruanin në kujtesën e telefonit celular. 

Gjithëprania e syrit mekanik në vend të trurit më ngjan se ka ndryshuar mendërisht edhe njerëz përndryshe të qytetëruar. Nga veprimtaria ku qëllon të marrin pjesë, ata largohen duke marrë me vete ndonjë imazh, por pa kuptuar asgjë se ç’u tha e se ç’u bë (dhe do t’i kisha mirëkuptuar nëse do të isha ndonjë kërcimtar nudist). Sikundër e marr me mend, teksa i bien botës rrotull duke fotografuar çfarë u sheh syri, ata janë të dënuar që të nesërmen ta harrojnë ç’mundën të shohin një ditë më parë. Në disa raste kam rrëfyer se ç’më ndodhi në Francë më 1960-n, kur pasi fotografova si i marrë një mori katedralesh, hoqa dorë përfundimisht nga bërja e fotografive. Sepse kur u ktheva në shtëpi nuk rikujtoja dot çfarë kisha parë, ndërsa nga udhëtimi më mbetën si kujtim vetëm disa foto pa vlerë. Prandaj e flaka aparatin dhe gjatë udhëtimeve të mëvonshme atë që shihja mundohesha vetëm ta regjistroja në mendje. Si kujtim për më vonë, më shumë për të tjerët sesa për vete, blija kartolina shumë të mira. 

Dikur, isha vetëm njëmbëdhjetë vjeç, më tërhoqi vëmendjen poterja e pazakonshme në unazën e qytetit, ku më pati marrë osh turma e njerëzve. Pashë nga larg sesi kamioni pati përplasur një qerre që e ngiste një fshatar; kishte pasur edhe gruan me vete. Gruaja ishte plandosur përtokë me kafkën e çarë dhe dergjej mbi një grumbull gjaku dhe lënde trunore, ndërsa i shoqi e shtrëngonte në kraharor duke klithur nga dëshpërimi (në kujtimet e mia, ende të llahtarshme, skena më fanepsej si një tortë me pana e luleshtrydhe, e shkelur me këmbë). I terrorizuar nuk u avita më tepër, jo vetëm pse ishte hera e parë (fatmirësisht, edhe e fundit) që shihja tru të shpërndarë mbi asfalt, por sepse për herë të parë u gjenda përballë vdekjes. Dhe përballë dhimbjes, dëshpërimit. Çfarë do të kishte ngjarë sikur të kisha pasur një celular me telekamera, sikurse e kanë sot të gjithë fëmijët? Mbase do ta kisha regjistruar skenën për t’u treguar miqve se unë isha aty, pastaj ndoshta këtë pasuri do ta hidhja në YouTube për të kënaqur ithtarët e tjerë të “schadenfreude”, ndryshe, të gazit që ndien nga gjëma e tjetrit. Pastaj, ku i dihet, duke regjistruar fatkeqësi të tjera, dhimbja e tjetrit s’do më bënte më përshtypje. Përkundrazi, unë ngjarjen e regjistrova në kujtesë dhe ato pamje, edhe tash pas shtatëdhjetë vjetësh s’më hiqen nga mendja dhe vazhdojnë të më edukojnë: po, ato më bëjnë ta ndiej në shpirt dhimbjen e tjetrit. Nuk e di nëse djelmoshat e sotëm e kanë ende këtë mundësi për t’u ndjerë të rritur. Sot, kjo racë të rriturish ka humbur përgjithmonë, ngaqë fëmijët gjithë ditën e ditës i mbajnë sytë ngulur te telefonat celularë.

15 Komente

selfie pas aktit kriminal...lol smiley

N'rregull e ka Eko me kto qe thote, por me duket se i ka hik per duresh kryesorja e Teorise se Imazhit te Stalkerit, qe akti i fotografimit nuk eshte vetem çeshtje mekanike ose rregjistrim formal i nje imazhi kartoline. Ndryshe nuk do te kish art fotografie.

Tjeter pune qe nuk jane te gjithe artista fotografe, siç nuk jane artiste edhe ne te tjera zanate. Edhe amatoret kane nevoje "te duan".

po sikur e keni vene njeher kete shkrim te Ecos ketu, nja 2 vjet me pare mos gaboj ?!

e dija ! falemimderit (per punen administrative), Tiku..smiley

s'ka gje te keqe te besh foto, kur ke me vete sensin e mases. Rrjetet sociale e vene ne rrezik sensin e mases dhe qellimin e te fotografuarit. Gjithe ky vanitet shpesh me ben te deshiroj trishtueshem sikur te kisha jetuar ne epoken pa smart phone, edhe pse na duhet kaq shume ai telefon i bekum.

Rrjetet sociale jane nje prej tundimeve moderne qe vejne ne rrezik sensin e mases.

Pra nuk jane problem fare rrjetet sociale, te vesh ne dyshim rrjetet sociale eshte pa aq budallallek sa te vesh ne dyshim te ushqyerit, te ngrenet, i cili zbulon me paster se çdo gje tjeter problemin bashkohor qe eshte anoreksia dhe bulimia (si gjithnje kihet te behet me dy felet dialektike te Petroninsessmiley).

Psh Eko qe ankohet per bulimine e rrjeteve sociale, vuan per vete nga bulimia e te shkruarit, eshte nje grafoman qe per vite me rradhe ka bombarduar popullin e vuajtur italian qe vuan per vete nga llafollogjia shekullore. Nuk i pushon goja ose penda kurre, pothuaj perdite ke shkrim te tij ne media per dhjetra vite me radhe, llafazan bullafiq 200 kilsh.

Injoranca e ndeshur kaq shpesh sot, edhe midis studenteve qe nuk dine as gjerat me elementare qe jane shkruar ne librat e 8-vjeçares, eshte aspekti tjeter, faqja tjeter e medaljes, fela e anoreksise.

Fenomenin e keni edhe ne Peshk, jane temat bulimike te filmit dhe tra-la-la-se. Aty i gjeni bulimiket gjithe tule, te cilet as nuk i bien ne te qe jane te semure, nuk mund te rrish gjithe diten duke degjuar muzike siç rendom behet (ngado buçet autoparlanti: auto, doktorri e dentisti, pune, supermarket etj, me keq se reparti ushtarak i Diko Zeqos atebote), ashtu si nuk mund te rrihet duke ngrene gjithe diten pa pushim. Eshte vete shoqeria llupse bulimike ngambrapamoderne pa e vene re.

Ja edhe tani jan duke diskutu llupsat e filmit. Un nuk e di si gjejne kohe per te llupur gjithe keto filma, kampione botrore te llupjes se imazhit.

 

Te tepruarit nuk duan Zotin/nuk duan dinjitet/nuk duan t'ia ndalosh varesine/nuk duan t'ia mohosh skllaverine/i shijon shume sado-mazokizmi/nuk duan ta duan veten...etj etj

Jetojme ne kohen e diktatures se imazhit o Tik. Imazhi eshte bere fast-food i mendjes.
Pastaj mos harro qe njerzit.ketu te peshku ne pjesen me.te.madhe vijne per muhabet kafeneje dhe jo te ezaurohen dhe ne ate.pak kohe te.lire qe kane.
Gezuar Vitin e Ri!

Futesh ne artikull per te lexuar (sipas titullit) nje reflektim per fiksasionin e foto/videografimit te cdogjeje dhe lexon ne vend te kesaj nje pershkrim makaber per trute e nje gruaje te shperndara ne rruge teksa i shoqi klith i tmerruar dhe e shtrengon ne krahahor. 

Te *ifte Kina fiksasionin per protagonizem dhe friken se mos behesh irrelevant tani ne plqeri, o Eco!

Me keq se ta kishte fotografuar dhe ta publikonte ne social media. E keqja eshte se e thote me krenari qe i rezistoi fotografimit/filmimit.

Shkrimin e kisha harruar, dhe fale Heretikut qe na zbulohet edhe si kompjuterist smiley e pame qe kish qene edhe me pare. Sidoqofte djema, shkrimet e Umbertos me pelqejne dhe padashur te perseris vetvehten, shkrimet e tija kurdo qe ti lexosh, duken sikur te sjellin diçka te re. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).