Është e qartë se marrëdhëniet e çdo vendi me fqinjët ndikohen drejtpërdrejt nga interesat e tij jetike, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe të sigurisë. Në rastin e vendit tonë, marrëdhëniet me vendet fqinje garantojnë ose kërcënojnë interesat tona jetike në rajon, duke krijuar premisat, ose për një domino zhvillimesh të papëlqyeshme, ose për përcaktimin si një faktor sigurie duke shfrytëzuar përparësitë tona gjeopolitike.

Për ta sqaruar që në fillim duhet thënë se marrëdhëniet greko-shqiptare nënkuptojnë marrëdhënie të Greqisë, veçanërisht me  shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Ne besojmë se këto marrëdhënie duhet të trajtohen së bashku përmes një rrjeti marrëdhëniesh që përfshin, përveç vendeve të lartpërmendura, Fuqitë e Mëdha (kryesisht SHBA dhe Rusia), NATO, BE , por edhe  Turqinë që po përpiqet të bëhet një lojtar kyç me kthimin e saj dinamik dhe praninë gjeostrategjike në Ballkan.

Në këtë mjedis gjeostrategjik, arsyet që kanë prodhuar historikisht faktorë destabiliteti  janë të ndryshme dhe ne mund të përmbledhim në kryesoret si vijon:

 

•             Përplasja historike e interesave të fuqive të mëdha dhe atyre në rajon.

•             Mënyra në të cilën u përcaktuan kufijtë e shteteve bazuar në marrëveshjet e fuqive të mëdha dhe interesat e tyre në kohë të caktuara.

•             Ekzistenca e një apo më shumë minoriteti me komponentët e tyre, në pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit.

•             Tendenca e dokumentuar historikisht e popujve të Ballkanit për konflikt dhe jo për negociata për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre.

Nëse Bullgaria u rilind në vitin 1878 për t’i shërbyer planeve të Carit rus përmes pansllavizmit, në të njëjtin vit Lidhja Shqiptare e Prizrenit, i kushtoi pjesën më të madhe të deklaratës antigreqizmit, frymë që për 100 vjet ka dominuar të gjitha qeveritë e Tiranës.

 

Po si mund të shpjegohet fenomeni i “shpërthimit” të nacionalizimit shqiptar?

Nga studimi i historisë së popujve të Ballkanit  kuptojmë se ideja e krijimit të një shteti të madh dhe të fortë, ishte një stacion i rëndësishëm në kohë për çdo shtet të rajonit, përveç Shqipërisë. Dështimi i “Megalo Idesë” dhe pasojat negative që pasuan për çdo shtet ballkanik, arritën të krijojnë  reflekset kombëtare që shërbyen për të braktisur idenë e krijimit të një “Atdheu të Madh”, me përjashtim të shtetit shqiptar.

Shqiptarët, pas disa vitesh izolimi dhe shekujsh të tërë identiteti të paspecifikuar, kërkojnë me ngulm mite që të vërtetojnë pastërtinë e tyre rracore, njësoj siç vepruan në të shkuarën edhe popuj të tjerë të Ballkanit.  I vetmi ndryshim është se lindja e nacionalizmave ballkanike përkoi  me krijimin e një modus vivendi të veçantë në rajon, ndërsa shqiptarët e zbulojnë "lojën" e rrezikshme e të nacionalizmit tani.

Rreziku për vendin tonë natyrisht nuk është i drejtpërdrejtë, por indirekt dhe lidhet me margjinalizimin dhe zhdukjen graduale të minoritetit grek në Epirin e Veriut apo destabilizimin e plotë të shtetit të Maqedonisë. Të dyja janë të rënda edhe për të ardhmen e rajonit.

 Rreziku më i rëndësishëm për Ballkanin është i ashtuquajturi “irlandizim” i irredentizmit shqiptar. D.m.th shtrirja e veprimtarisë së një lloj UÇK-je apo nëngrupeve të saj në brendësi të Ballkanit në formën e luftës urbane.

Mund të tingëllojë si skenar pak i çuditshëm dhe ndoshta dikush mendon se rrethanat kohore mund të mos e favorizojnë një sipërmarrje të tillë. Siç e përmenda më parë nacionalizmi shqiptar nuk e ka provuar akoma, si popujt e tjerë të Ballkanit, një humbje të madhe kombëtare  për shkak të ndjenjave irredentiste dhe manipulimit.

 

Kthimi i Turqisë në Ballkan

Por ky rrezik nacionalist duhet të konsiderohet së bashku me kthimin gjithnjë e më të zgjeruar të neo-otomanizmit turk në Ballkan, një ndërhyrje komplekse dhe në shprehjen e saj veçanërisht sfiduese.

Në mënyrë të veçantë, Turqia shfrytëzoi dobësitë ekonomike të Bullgarisë, Maqedonisë dhe sidomos të Shqipërisë për të hyrë në rajon.  Për fat të keq, politika që Greqia zbatoi apo nuk zbatoi në Ballkan dhe  veçanërisht në vendet fqinje si Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova nuk çoi në shrytëzimin e mundësive historike, por e çoi Greqinë në falimentim ekonomik dhe politik.

Kështu Turqia arrin të shfrytëzojë faktorin shqiptar (Tiranë, Shkup dhe Prishtinë) në të gjitha fushat, duke përdorur si kalë troje, marrëdhëniet gjoja historike të otomanizmit në rajon, besimin fetar, nevojën e tyre për zhvillim, por kryesisht nevojën për mbështetjen e qëndrimeve nacionaliste dhe objektivave të përmendura më lart.

Qëllimet e Turqisë me këto lëvizje, nuk i imagjinojmë apo vlerësojmë, por i lexojmë në të menduarit  strategjik të Ahmet Davutoglu, siç shtjellohet gjerësisht në librin e famshëm me titull “Thellësia Strategjike- Pozicioni Ndërkombëtar i Turqisë". Në faqet 440-485 (dhe gjetiu) autori i referohet veçanërisht Ballkanit dhe flet qartë për nevojën e Turqisë për të rrethuar zonën, duke përdorur vendet muslimane dhe minoritetet. Një harku musliman që të vihet në shërbim të neo-otomanizmit, përshkruar fjalë për fjalë në faqen 477, si vijon: "Zona që nis nga veriperëndimi dhe përmes boshtit Bihac- Bosnja Qëndrore dhe Lindore, Sanxhaku, Kosova, Shqipëria, Maqedonia deri në Trakën Lindore, ka për Turqinë karakteristikat e një arterie jetike në planin gjeopolitik dhe gjeokultural”.

Z .Davutoglu në fjalimin e tij, (18-20 tetor 2009) në Sarajevë thotë: "Ne duam një Ballkan të ri, që është i bazuar në vlera politike, ndërvarësinë ekonomike, bashkëpunimin dhe harmoninë politike. Të gjitha këto garantoheshin në Ballkanin e Perandorisë Osmane. Ne do të ringjallim këtë epokë kur Ballkani ka qenë një histori suksesi dhe që tani duhet të rilindë”.

Le të përqendrojmë vëmendjen tonë në Forcat e Armatosura dhe Diplomacinë Ushtarake. Në bazë të Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Shqipërinë, në mars të vitit 1998, Turqia arriti  që në bazat kryesore ushtarake të Forcave të Armatosura Shqiptare të shërbejnë në mënyrë të përhershme 60 ushtarakë aktivë, të cilët janë të shpërndarë në:

(1)          Në Bazën Detare të( Pashalimanit) në Vlorë, e cila në thelb është një bazë detare turke në bazën detare të shqiptarëve.

(2)          Në Bazën Ajrore të Kuçovës  (110 km në jug të Tiranës), e  modernizuar nga një kompani inxhinierike turke me financim nga forcat ajrore turke në vlerën e 5 milionë dollarëve dhe 1.3 milionë dollarë armatim.

(3)          Në trajnimin e Forcave Speciale dhe Batalionit Komando me standardet e forcave speciale turke.

(4)          Si dhe në Komitetin e Përhershëm turk për Bashkëpunim dhe Koordinim në Tiranë, i cili koordinon tërë projektin e ashkëpunimit të tyre ushtarak.

 

Forcat e armatosura turke në një mënyrë shumë të zgjuar, kanë vendosur si një prioritet të parë formimin e kulturës neootomane për personelin ushtarak të Ushtrisë Shqiptare. Rreth 100 zyrtarë shqiptarë trajnohen çdo vit në shkollat ushtarake turke në të gjitha nivelet, duke formuar kështu një perceptim të ngjashëm në favor të interesave dhe  objektivave të Turqisë në rajon. Prej këtij grupi do të konfigurohet në të ardhmen udhëheqja ushtarake e Shqipërisë, e cila mund të jetë vetëm pro-turke.

Në kontrast me këtë bashkëpunim, bashkëpunimi dypalësh ushtarak midis Greqisë dhe Shqipërisë është në rënie, dhe marrëveshja e vetme që ende funksion janë bursat ushtarake për  10 persona në vit. Nga viti 1998 e mbrapa nga shkollat ushtarake greke janë diplomuar rreth 210 ushtarakë,  në krahasim me  2500- 3000 të diplomuar në shkollat ushtarake turke.

 

Në këto kushte konstatojmë se:

Që nga themelimi i shtetit shqiptar dhe deri pak vitesh Shqipëria e shihte me frikë dhe mosbesim Greqinë, ndërsa tani frika është shndërruar në arrogancë, e inkurajuar nga pranimi që SHBA e ndjekur nga Turqia e Italia i kanë bërë kësaj sjelljeje.

Ky shtet u themelua mbi një ideologji anti-helene, dhe nën mantelin stalinist dhe maoist  të komunizmit ushqehu dy breza me ndjenja anti-greke, ku si pasojë edhe   fantazia e "Shqipërisë së Madhe", të përfshijë edhe Greqinë.

Në marrëdhëniet tona të përbashkëta, shqiptarët kanë kryer gabime serioze kundër grekëve, por edhe ne duhet të pranojmë se kemi bërë shumë gabime dhe se kemi  gjithashtu përgjegjësi për marrëdhëniet e ftohta.

 Marrëdhëniet e ngrohta diplomatike Tiranë - Ankara përmirësohen çdo vit me koordinim shumë të mirë mes dy Ministrive të Jashtme në zonat kritike dhe kundër Greqisë.

 Duke vlerësuar lehtësitë që ka siguruar  tashmë Turqia në Shqipëri për Forcat e saj të Marinës dhe Flotën Ajrore parashikohet se në kohë krize trupat e saj mund të dislokohen në shumicë në fqinjin tonë. Kërkesat operacionale që do të rezultojnë për Forcat tona të Armatosura për t’u përballur me këtë kërcënim nga veriu dhe nga lindja do të krijojnë një situatë shumë të vështirë, e cila mund të shfaqet ose si një kërcënim konvencional nga një drejtim tjetër, ose si kërcënim asimetrik që do të jetë skenari më i keq.

 

Disa pyetje retorike

Mos vallë arsyeja e vërtetë që qeveria Rama adoptoi parrulla pseudo-irredentiste të të ashtuquajturve çamë kanë të bëjnë me naftën dhe gazin në detin Jon? A mos bën Shqipëria përpjekje për të krijuar kushte sfiduese të sovranitetit kombëtar grek në detin Jon për të ndërtuar atje "zona gri", në shembullin e  Turqisë në Egje pas krizës në Imia në vitin 1996?

Në anën tjetër, natyrisht ne duhet të pranojmë edhe ato pak lëvizje simbolike urtësie nga shumë faktorë të Shqipërisë.  Përderisa marrëdhëniet tona me faktorin shqiptar në Ballkan janë praktikisht në vend numëro më  vjen në mendje Machiavelli, i cili tha se që të përparojë një shtet duhet të ketë aleatë të fortë dhe ushtri të fortë. Asnjë prej këtyre dy faktorëve nuk është i mjaftueshëm. Parandaj duhet të kuptojmë se ne para së gjithash kemi një kërcënim të pamohueshëm nga Turqia, nuk na intereson që ta kemi faktorin shqiptar kundër nesh, por ta kemi atë krah nesh.

Bilanci i paqes është në interesin e përbashkët të grekëve dhe shqiptarëve, serbëve dhe kosovarëve që do të vazhdojnë të jenë fqinjë në përjetësi dhe çështjet që i bashkojnë, ata duhet të veprojnë si ura për bashkëpunimi. Duke pasur parasysh këtë situatë dhe duke pasur parasysh “finlandizimin” e marrëdhënieve, e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza është që të veprojmë së bashku me Shqipërinë dhe me vendet e tjera të Ballkanit, në një përpjekje të madhe dhe të organizuar për rindërtimin e historisë  dhe hapësirës ku  jetojnë popujt e Ballkanit.

 

 

Shënim: Analiza e mësipërme ka për autor ish-shefin e Forcave Speciale të Ushtrisë greke, i cili e ka lexuar atë gjatë një seminari të zhvilluar në Ministrinë e Jashtme greke, më 10 dhjetor të këtij viti. Seminari i kushtohej pikërisht vlerësimit të raporteve greko-shqiptare dhe në të merrnin pjesë edhe ish-europarlamentarë.

Analiza ofron një pikëpamje greke për zhvillimet në rajon dhe dinamikat që kanë përfshirë botën shqiptare, me fokus kryesor Turqinë si aktor strategjik që po imponohet. Vlerësimi se bota shqiptare po kërkon të konsumojë projektin nacionalist me mbështetjen e Ankarasë, është realist dhe duhet lexuar me vëmendje. Pasi perceptimi se faktori shqiptar kërkon të destabilizojë rajonin në këtë drejtim ka zënë vend jo pak. Dhe duhet thënë se ka bazë reale. Nga ana tjetër, analizën, që është e shkurtër, e ofrojmë për lexuesin edhe sepse rrallë ndeshen materiale të tilla nga njerëz që janë pjesë e stafeve dhe që nuk përdorin thjesht një gjuhë politike të përgjithshme. Në Shqipëri edhe revistat especializuara të ushtrisë nuk ofrojnë asnjë analizë reale mbi gjendjen në Ballkan dhe perspektivat, ndaj leximi i autorëve të huaj, është një mënyrë për të kuptuar diçka më shumë.  

48 Komente

Dmth shqiptaret jane ujqerit qe duan te shqyejne Greqine ndersa greket jane te pakuptuarit e Ballkanit. Greket kane patur qellime te mira ndaj fqinjeve por nuk i kane shprehur ato si duhet. Ky eshte nje nder te pakta gabime te grekeve sipas Thiokliut.

Kush e ka shkruajtur kete shenimin?

Meqe s'mu pergjigj njeri,  mua me shume se kumtesa e ish-ushtarakut grek, me shqeteson ky shenim i me poshte: 

Vlerësimi se bota shqiptare po kërkon të konsumojë projektin nacionalist me mbështetjen e Ankarasë, është realist dhe duhet lexuar me vëmendje. 

Ca do me thene kjo qe paska perpjekje reale per projektin nacional? Se mua personalisht s'me rezulton keshtu.

Sdq per t'ju rikthyer kumteses, eshte tashme e ditur qe politika shovinste greke eshte e INSTITUCIONALIZUAR. Pra ka qarqe shoviniste, nacionaliste e megallomane te ingranuar ne cdo shtrese te administrates, politikes, policise e ushtrise greke.

Vete kumtesa e ketij eshte nje permbledhje e qarte e kesaj megallomanie, ku Greqia si gjithmone e pafajshme, zemermire dhe dashamirese, i bijne ne qafe fqinjet e saj te vegjel, te keqinj dhe dashakeqes. Qesharake!

3) "•             Ekzistenca e një apo më shumë minoriteti me komponentët e tyre, në pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit."

-Ok. sa minoritete te ndryshme etnike ka dhe njeh zyrtatisht Greqia ? -asnje ! nderkoh te gjitha shtetet e tjera te Ballkanit njohin te pakten 2 minoritete.

kjo analize e ish ushtarakut te larte grek per mardheniet "greko-shqiptare", nuk eshte e re, apo e vecante. sidomos kur permend "harkun musliman", Bosnje-Kosove-Shqiperi.. ne fakt ky eshte qendrimi dhe bindja e ushtarakve greke, diplomateve, politikaneve (te majte te djathte) etj, qe nga lufta e Bosnjes.. jo rastesisht permend qytetin Boshnjak, Bihaç ky.. eshte bere lufte e forte, disa javore midis serbeve dhe boshnjakeve aso kohe per te zoteruar Bihaç. dhe greket kane perkrahur ne cdo menyre serbet, packa se ishin anetare te NATO , me preteksin se po ra Bihac, do formohet "harku musliman".

pastaj analiza ka plot futja kote te tjera.. p.sh ky thote qe shqiptaret "e kane pare me frike e mosbesim Greqine", por nuk thote pse ? -nuk thote qe frika dhe mosbesimi nuk vjen "ashtu kot, qe thua ti". sepse Greqia vazhdimisht ka dashur ti marre territore Shqiperise dhe e kane sulmuar ushtarakisht Shqiperine. madje ky vet permend termin "Epiri i Veriut" (Vorio Epiri) ne kete shkrim... nuk thote gjithashtu qe greket kane kryer genocid te shqiptaret e Greqise, çamet dmth.
keshtuqe "frika dhe mosbesimi" qe shqiptaret kane pas dhe kane ndaj shtetit/ qeverive greke, eshte plotesisht e justifikuar !

Keta dune me bo garipin me breke borxh.smiley

"Në Shqipëri edhe revistat especializuara të ushtrisë nuk ofrojnë asnjë analizë reale mbi gjendjen në Ballkan dhe perspektivat, ndaj leximi i autorëve të huaj, është një mënyrë për të kuptuar diçka më shumë.  "

 

smiley filloi humori i VtR

e siguruan buken ne vend greket  edhe per kete vit a jo ? 

aq shume e kane konsideruar shqiperine ''koloni'' greke keto 25 vjet,sa qe edhe edhe disa perpelitje te lehta te qeverise shqiptare ne lidhje me nderhyrjet e hapura  greqise ne punet e brendshme te shqiperise,duan ti paraqesin si shperthim i nacionalizmit shqiptar

po c'nacionalizme-zeza kane shqiptaret!    i vetmi shtet me ceshtje kombetare te pazgjidhur dhe pa asnje parti kombetariste ne kuvend!   i vetmi vend ,qe ne krye te kishes se tij ortodokse ve nje njeri nga nje vend qe pretendon hapur gjysmen e truallit!

vend qe zevendesministrin e jashtem ja kerkon greqia ta coje ushtarsmiley

Tere jeten te perdale do ngelen greket ...

Sulmi eshte mbrojtja me e mire thone ..

Natyrisht qe nacionalizmi shqiptar nuk kishte si te zhvillohej, sepse ne, nuk paten ndihmen, qe paten vendet e Ballkanit nga fuqite e medha, per tu krijuar si shtete mbas pushtimit osman .

Per aleanca me turqit jane shume me te afert greket e serbet ...ato shkembimet e famshme te popullsise i bene ata 

me Turqine ...

Perse nuk thote qe UÇK u krijuar kunder sundimit te padrejte, nje shekullor ,nga barbaret e stepave ?

Frika qendron tek ju ,sepse e dine qe tokat qe keni gllaberuar u takojne shqiptareve mqs kane banuar qe ne lashtesi aty smiley

Ne nuk kemi problem pakicash ,por te kombit te ndare jo ne dy shtete por 6 smiley

2 milion e ca ne Kosove ,800 mije e me shume ne Maqedoni ,100 mije ne Serbi jugore ,50 mije ne Mal te zi ...

Beni pak dhe ato statistikat reale te juaja per çamet e arvanitasit ...mbasi te zgjidhen drejte keto konflikte do kete paqe Ballkani ...

Faleminderit thuaj dhe qeverive shqiptare qe kane qene te pafuqishme dhe  pa afte per ta zgjidhur çeshtjen Çame e ju lene juve te llapni e te nderhyni si ju qefi smiley    

Probleme do te kete Ballkani derisa qeveritaret e Balkanit per te ruajtur pozitat e tyre e mbajne larg Ballkanin nga Peredimi duke luajtur me karten e nacionalizmit e per kete shume te famshem jeni po ju bashke me Serbet smiley

Si te vijne shqiptaret te studiojne ne Greqi lol

https://scontent-frt3-1.xx.fbcdn.net/hph...

Democratic governance - Greek Style 

(Archbishop Regent Damaskinos of Greece with his Services Advisers: Army, Lieutenant Colonel K Vassilikopoulos; Navy, Lieutenant Commander S Boudouris; and Air, Wing Commander B Angelopoulos, in Athens 1945)

Shkrimi ishte interesant, jo per ne shqiptaret, por per europianet, qe te kuptojne se sa njeanshmerisht i sheh problemet nje specialist grek. 

" ....Rreziku për vendin tonë natyrisht nuk është i drejtpërdrejtë, por indirekt dhe lidhet me margjinalizimin dhe zhdukjen graduale të minoritetit grek në Epirin e Veriut apo destabilizimin e plotë të shtetit të Maqedonisë. Të dyja janë të rënda edhe për të ardhmen e rajonit...." 

 Specialisti grek, nuk e njeh fare minoritetin shqiptar ne Greqi, qe dikur ka qene afro 50% e popullates se Greqise, per te mos thene me teper, por s'po e luajme. Ai si "specialist" qe eshte, sheh vetem tv greke, ku tregohen irredentistet shqiptare ne Maqedoni, duke mos e ditur se keta irredentiste, nuk kerkonin shkaterrimin e Maqedonise por thjesht vetem disa te drejta te mohuara. "Specialisti" nuk e di, se dy shtete ne Ballkan nuk e donin krijimin e shtetit te Maqedonise, Greqia dhe Bullgaria. Ai nuk ka si ta dije, se eshte "specialist", biles i indoktrinuar. 

 

" ....Në mënyrë të veçantë, Turqia shfrytëzoi dobësitë ekonomike të Bullgarisë, Maqedonisë dhe sidomos të Shqipërisë për të hyrë në rajon.  Për fat të keq, politika që Greqia zbatoi apo nuk zbatoi në Ballkan dhe  veçanërisht në vendet fqinje si Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova nuk çoi në shrytëzimin e mundësive historike, por e çoi Greqinë në falimentim ekonomik dhe politik..." 

  Ne menyre te veçante, do thoshin te tjeret, Greqia shfrytezoi dobesite ekonomike te Bullgarise, Maqedonise, Shqiperise, Gjeorgjise, Pakistanit, Ceko-Sllovakise, etj vende, per te hyre ne keto vende me parate e Europes, para qe iu jepeshin te varferve per te pranuar nje identitet te ri, ate grek. Para qe shtonin borxhin grek, gje qe e shtyn kete vend drejt falimentimit.  

 

" ..... Kështu Turqia arrin të shfrytëzojë faktorin shqiptar (Tiranë, Shkup dhe Prishtinë) në të gjitha fushat, duke përdorur si kalë troje, marrëdhëniet gjoja historike të otomanizmit në rajon, besimin fetar, nevojën e tyre për zhvillim, por kryesisht nevojën për mbështetjen e qëndrimeve nacionaliste dhe objektivave të përmendura më lart...." 

 Keshtu Greqia, arrin te shfrytezoje faktorin shqiptar ne Shqiperi, ne shum fusha, duke perdorur si kale Troje  Omonian dhe disa shqiptare te greqizuar brenda nates, per te destabilizuar jo vetem Shqiperine por ter rajonin.  

“Ne menyre te veçante, do thoshin te tjeret, Greqia shfrytezoi dobesite ekonomike te Bullgarise, Maqedonise, Shqiperise, Gjeorgjise, Pakistanit, Ceko-Sllovakise, etj vende, per te hyre ne keto vende me parate e Europes, para qe iu jepeshin te varferve per te pranuar nje identitet te ri, ate grek. Para qe shtonin borxhin grek, gje qe e shtyn kete vend drejt falimentimit.„
Tani kete Pakistanin me rreth 140mln banore e ke fut ketu per ndonje arsye qe ne te tjeret nuk e dime. Por ama ti e di shume mire dhe nuk e thua. Ata qe dine e ndajne dijen me.te.tjeret . Por ti mo zoteri si duket i mban per vete dhe te behet qejfi kur njerzit me modesti te pyesin per diçka.

Vlonjato, deri ne Pakistan, kane vajtur greket per tu interesuar per "greket" e tyre. Seç gjeten ca ilire qe kishin sherbyer ne ushtrine e Aleksandrit te Maqedonise, ne malet e Pakistanit. Sa per ndihma, pensione, etj, keta kane ofruar jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Gjeorgji, çeki, Sllovaki, etj vende.  Jane te papare ne megallomanine e tyre. 

" .....Në kontrast me këtë bashkëpunim, bashkëpunimi dypalësh ushtarak midis Greqisë dhe Shqipërisë është në rënie, dhe marrëveshja e vetme që ende funksion janë bursat ushtarake për  10 persona në vit. Nga viti 1998 e mbrapa nga shkollat ushtarake greke janë diplomuar rreth 210 ushtarakë,  në krahasim me  2500- 3000 të diplomuar në shkollat ushtarake turke...." 

  I kujt eshte faji ketu, i shqiptarve, jo se jo. Jepni edhe ju bursa. Por ju keni qene te zene me politika shoviniste, per helenizimin e ter jugut te Shqiperise, duke shperndare pensione per mijra shqiptare, vetem e vetem te pranojne helenizmin.  

 

" ....Që nga themelimi i shtetit shqiptar dhe deri pak vitesh Shqipëria e shihte me frikë dhe mosbesim Greqinë, ndërsa tani frika është shndërruar në arrogancë, e inkurajuar nga pranimi që SHBA e ndjekur nga Turqia e Italia i kanë bërë kësaj sjelljeje..." 

  Po pse ne e kemi pare me frike Greqine. Ua ke sqaruar te pranishmeve kete gje. Jo. Po ua sqaroj une; Ne e kemi pare me frike Greqine se qysh para krijimit te shtetit shqiptar, Greqia ka kryer vrasje dhe genocid ndaj shqiptarve autoktone ne Greqi, i ka deportuar, perzene, asimiluar, ka marre me ndihmen e fuqive te medhaja shume toka shqiptare, fshatra e qytete te tera. Biles edhe kur eshte formuar shteti shqiptar, i tkurrur prej orekseve greke e sllave, greket kane nderhyre ne Shqiperi duke vrare dhe duke pretenduar per me teper toka. 

Sa per arrogance, ne fakt Shqiperia nuk ka takat, per shkak se politikanet e saj i ka pa shtylle kurrizore. Edhe noi fjal qe noi qeveritar hedh 1 here ne 4 vjet kundra megallomanise greke, eshte me teper nje e drejte e tij, e qeverise se tij, se sa arrogance.  

 

" ....Ky shtet u themelua mbi një ideologji anti-helene, dhe nën mantelin stalinist dhe maoist  të komunizmit ushqehu dy breza me ndjenja anti-greke, ku si pasojë edhe   fantazia e "Shqipërisë së Madhe", të përfshijë edhe Greqinë...." 

  Nderkoh qe e verteta eshte krej ndryshe. Ne krijimin e shtetit grek, parlamenti i tij perdorte dy gjuhe, pasi jetonin dy popuj, ose me sakte disa grupe te cilat flisnin shqip, greqisht, vllahisht, maqedonisht, turqisht e ciganshe, ku dy grupet kryesore ishin shqiptaret  dhe greket. Te tjeret ishin ne minoritet.  Tani pas 100 vjetesh te krijimit te shtetit grek, çfar shohim; 

çfar shohim; Shohim qe gjuha shqipe eshte e ndaluar te flitet. Shohim nje armiqesi ndaj nje grupi shqiptar, çamet, (pasi ne Greqi jetonin disa grupe shqiptaresh, te cilet ishin autokton denbabaden, qysh nga koha e Homerit), çame myslimane, te cilet u masakruan dhe u perzune nga Greqia. Shohim nje asimilim te tera grupeve (popujve, me sakte) shqiptare qe gjer ne ate kohe kishin bere historine e Greqise. Shohim nje urrejtje per çdo gje shqiptare. 

Tani kush eshte ai qe mban ndezur urat e luftes, urrejtjes? Shqiperia apo Greqia. 

" ..... Duke vlerësuar lehtësitë që ka siguruar  tashmë Turqia në Shqipëri për Forcat e saj të Marinës dhe Flotën Ajrore parashikohet se në kohë krize trupat e saj mund të dislokohen në shumicë në fqinjin tonë. Kërkesat operacionale që do të rezultojnë për Forcat tona të Armatosura për t’u përballur me këtë kërcënim nga veriu dhe nga lindja do të krijojnë një situatë shumë të vështirë, e cila mund të shfaqet ose si një kërcënim konvencional nga një drejtim tjetër, ose si kërcënim asimetrik që do të jetë skenari më i keq....."  

 

 Specialisti grek, qenka indoktrinuar komplet. Ne vend qe te shohi paqen dhe marrdhenie te mira, ai sheh lufte kudo.  Ose, i fryn kesaj doktrine, per te elektrizuar te pranishmit europiane aty, qe te zgjidhin qesen me shume. Por europianet, veç ne qene sy lesh, qe ta hajne kete koqe ulliri grek. 

Gjermane prane partise konservatore te Angela Merkel,paralajmerone se,Greqia e ka shkateruare edhe me pare rendine Europjan,dhe ka ringjallure teorite racore te nazisteve,nje artikull ku citohet historiani Jakob philipp Fallmerayer,i cili ka then se greket nuk jane grek te vertet.

Sipas gazetes Die welt situata kritike ne Greqi nuk eshte vetem ekonomike por edhe historike.

Ne artikull shkruhet se Greket kane shkaterruar edhe me pare ekonomine Europjane,dhe se greket e sotem nuk jane pasardhes te grekve “antik” por nje miks Shqiptare sllave turqe bullgare rumun roma etj.

Me tej ne artikull citohen fragemente nga libri historianit Jakob philipp Fallmerayer,”Geschichte der Halbinsel Morea wahrend des Mittelalters” ku thuhet se popullsia greke u zevendesua gjate perjudhes se  dyndjeve sllave (350-800) pas krishtit.

Raca e Heleneve eshte nje ideologji e reme,por forte mire e manipuluare nga ana e tyre,te cilet dallohen per manipulatore dhe te pa’bes..Asnje pike gjaku nuk rrjedhe ne venat e te krishtereve prezent ne Greqi,shkruan Fallmerayer.

Madje gazeta shkone edhe me tej duke propozuar qe antaresimi ne Bashkimin Europjan te kryet vetem ne baze te analizave te ADN-se,Greket qe sote pretendojne se jane pas’ardhes te Perikliut dhe Sokratit nuk jane gje tjeter vec nje miks Turqish Shqiptaresh Sllavesh,thuhet ne artikull.

Nuk jam e sigurt po ky Fallmerayer a nuk eshte hedhur poshte me vone nga ballkanologe te tjere? Teoria e tij eshte shume kontroverse dhe asnjehere nuk i eshte dhene drita jeshila e vertetimit. Ne te gjithe Ballkanin ne gjejme elemente kulturore e gjenetike turk (ishim 400 vjet nen hyqmin turk). Jo vetem ne Greqi kjo dihet. Per me teper qe gjate kesaj kohe nuk ka patur kufinj sic i kemi sot dhe banoret te etnive te ndryshme leviznin lirisht, nese kishin mundesi. Ndoshta ata (greket) mund te mos jene pasardhesit e Perikliut po jane mesiguri pasardhseit e epokes bizantine qe ngriten Kostandinopojen.

 

 "Ndoshta ata (greket) mund te mos jene pasardhesit e Perikliut po jane mesiguri pasardhseit e epokes bizantine qe ngriten Kostandinopojen."

ouu, si keshtu ? nga e nxore kete teori ti qe greket paskerkan ngritur Konstadinopojen ?! Bizanti ishte Perandori e perbere nga nje konglomerat popujsh, kryesisht ilire, greke, maqedonas "romake" te mbetur etj.. e pas disa shekujsh u bashkangjiten edhe sllavet, sepse thame keta kane ardh cik vone ne Ballkan.
nashi, Konstandinopojen e kane ngritur qytetaret e Perandorise se Bizantit e jo greket !
kujtojme ketu qe Perandoret me te famshem bizante ishin Ilire , psh Konstandini (per nder te tij edhe emri Konstandinopoje) si dhe Justiniani qe ishte nga Nishi.. sot Nishi eshte ne Serbi, por dikur jo vetem ishte vendbanim Ilir, por deri pa u pavaresuar Serbia nga perandoria Otomane, 90% e popullsise ishte shqiptare.

nderkoh, greket manipulatore klasike dhe te ndyre te historise, duke shfrytezuar faktin qe "gjuha tregetare" ne Perandorine e Bizantit ishte greqishtja, si dhe fene ortodokse, meqense u shpallen shtet 100% ortodoks, ngriten mitin mbi "vazhdimesine e tyre historike", si pasardhes te Bizantit duke quajtur veten trashegimtare te vetem te kesaj Perandorie..

Ja ku e ke ta thote edhe wikipedia: "Byzantium (/bɪˈzæntiəm/ ; Greek: Βυζάντιον Byzántion) was an ancient Greek colony on the site that later became Constantinople, and later still Istanbul. Byzantium was colonised by Greek colonists from Megara in 657 BC."  Administrata e Bizantit ishte romake, gjuha dhe arsimi ishin greke. Orthodoksia vjen nga Lindja e Mesme. Kultura e nje perandorie sado multi-kulti qe te jete do marre ate forme civilizimi qe nderton shumica, dhe shumica ishin bizantet (greke). Se keshtu mund te justifikohen edhe arabet, cifutet apo popujt e tjere qe paskan ngritur ata Perandorine romake vetem se ajo ishte konglomerat popujsh. Te zbukurohesh me pende te huaja sic thote nje fjale.

Te them te drejten as une nuk e besoj qe greket jane pasardhesit e Perikliut por vazhdimesia bizant-greqi moderne eshte vertetuar dhe njohur nga te gjithe historianet. 

Gabimi i Fallmerayer: "The earliest scholarly reviews of Fallmerayer's work were likewise negative. He was accused of philological errors by the Slovenian linguist Jernej Kopitar, and of misreading the historical sources by the historians Johann Zinkeisen and Carl Hopf."
 

opo lere wikipedian se, nuk eshte zedhenese zyrtare e historise..
te thashe me siper: bizantet ishin bizante, jo greke! ishte Perandori e perbere nga shume popuj, kryesisht popujt Ballkanike: ilire dhe greke.
gjuha tregetare ne bizant ishte greke, ndersa gjuha normale ishte romakce/ latinishtja.
greket sot, pikerisht kete shfrytezojne gjuhen, greqishten pra perdorej si gjuhe tregetare ne Perandori, per te marre kredot dhe te tregojne gjoja vazhdimesine e tyre natyrale si pasardhes te Bizantit..
kjo eshte si te themi: meqense sot ne Bote si gjuhe zyrtare diplomatike midis popujve/ shteteve perdoret frengjishtja dhe anglishtja, atehere i bie qe jemi te gjithe pasardhes te anglezeve dhe francezeve.

Beluli e the vete: kryesisht popujt ballkanike ilire, greke. Motorri etnik i atij civilizimi. Jam dakort. Nuk eshte ndryshe nga ajo cfare shkruajta une.

Fallmerayer eshte i pasakte dhe sigurisht qe edhe ne shqiptareve nuk do na pelqente te vinte njeri e te na thoshte se ne me arberit nuk kemi lidhje me, jemi perzierje turqish. E njejta gje vlen edhe per greket. Nuk duhet ta bejme as ne kete gabim.

po e thashe vete. por ka shume ndryshim nga ajo çka the ti me siper e qe ishte edhe piknisja e nderhyrjes time....

 "Ndoshta ata (greket) mund te mos jene pasardhesit e Perikliut po jane mesiguri pasardhseit e epokes bizantine qe ngriten Kostandinopojen."

Nuk po marr vesh kush nga ju te dy eshte spijun grek, dhe kush eshte spijun shqiptar?

 

Nuk e kuptoj ku qendron gabimi i fjalise time po nejse...

si nuk kupton ?!
-ti po ia atribuon ekszluzivisht (vetem) grekeve ngritjen Perandorise Bizantine, apo ndertimin e Konstadinopojes etj.. por nuk eshte keshtu !
eshte tjeter pune qe greket manipulatore e fallcifikatore te historise e nxjerrin veten si pronare te Bizantit.

Jo une mor djale. Eshte historia qe ia jep kete ekskluzivitet grekeve. Dhe jo nuk po flas per historine e brockullave te nacionalisteve greke. Nuk thote asnjeri qe Bizantin nuk e ngriten greket. (eshte tjeter gje fakti qe ti ke alergji nga kjo fjale).

Fallmeyarein e kam studiuar vete ketu ne Gjermani dhe teoria ne thelb eshte hedhur poshte. Greqia u pushtua dhe nga gotet po kjo nuk do te thote njeri qe greket per shkak te saj kane gjenetike gjermane. Sllavet plackiten, nuk u ngulen per tu greqizu. Fallmerayer do ishte me i sakte nese do shkruante qe greket jane me shume orientale sesa sllave. Deri ne vitin 1923 Greqia njihej si vend multietnik, nuk e mohon dot kete asnje nacionalist sado qe perpiqen, por elita greke qe drejtoi administraten osmane, Kishen dhe parine e Fanarioteve nuk ndryshoi. Keta e ruajten linjen e tyre kulturore dhe gjenetike edhe gjate pushtimit osman. Se jane ca fshatra me origjine shqiptare, vllehe, turke apo armene nuk do te thote greket e sotem s`kane lidhje fare me Bizantin. Nje pjese qe patjeter nuk kane lidhje, po jo te gjithe greket ama. Eshte njesoj si te thuash qe shqiptaret e sotem s`kane lidhje me me Arberine se u turqizuan gjate 500 shekujve.

Ok.

 Eshte historia qe ia jep kete ekskluzivitet grekeve. Dhe jo nuk po flas per historine e brockullave te nacionalisteve greke. Nuk thote asnjeri qe Bizantin nuk e ngriten greket.

Per ç'histori e ke fjalen? Hera e pare qe lexoj qe Bizantin e paskan ngritur greket. 

Po flasim per Byzantium qytet i themeluar nga doret (fis grek) andej nga 660 para Krishtit per arsye tregtare qe u zhvendosen me ne brendesi te Azise se vogel (Turqia) si pozicion i pershtatshem strategjik. Vendosja e Kostandinopojes (themeluar po nga doret) si kryeqytet nga Konstandini i madh pati arsye administrative sepse perandoria romake ishte gjeografikisht teper e madhe per tu drejtuar vetem nga Roma.

gjithe konfuzioni yt vjen per shkak se tenton(dhe nuk ke shume faj se ka mbi 200 vjet propagande kjo) te quash popullaten ortodokse te bizantit si greke.

nderkohe qe para kryengritjes nderarvanite te 1821-t , nuk thirrej askush si ''grek''.     romios ishte emertimi i tyre.  me te kete fjale nenkuptoheshin banoret e perandorise romake lindore.  ketu kishte shqiptare(arvanitas) sllave, vllehe,sarakacane,jevgj,arixhinj, bullgare.  nuk quhej askush grek, psh ne 1750-n!   greqi u quajt ,nga perendimoret, shteti i ri  qe me ndihmen e ruseve hapi frontin e ''normandise'', ndaj perandorise osmane.   ky shtet qe lindi si pasoje e luftes midis arvanitasve te krishtere dhe atyre myslimane,u tentua ti jipej identiteti i greqise se lashte.  greqishtja eshte gjuhe e feniksave libaneze, me te cilen u shkruan 3 nga 4 ungjijt.  ndaj edhe perdorej si gjuhe fetare.

shqipja u ndalua rreptesisht nga prifterinjte sepse ishte gjuha e kombit qe krijoi kete shtet artificial, dhe si e tille duhej luftuar ne menure qe banoret shqiptare te shtetit te ri fetar qe po krijohej , te shkeputeshin nga trashegimia e tyre.  ndaj bene shenjtor kozmain,i cili trembte me c'kisherim te gjithe shqiptartet ortodokse, nese flisnin shqip.

sot, janua eshte kryetar i shoqates ''shen kozmai'', i cili e filloi veprimtarine e tij nga atika e moreja, derisa vdiq ne myzeqe.

eshte kjo mendesi qe cdo ortodoks eshte grek, qe shtyn edhe shtetin e sotem te ashtuajtur grek,te vazhdoje te punoje qe edhe shqiptaret e ngelur ortodokse  te kete fatin e atyre te 1820-s.

le pastaj,po qe se ketij mish-mashi te quajtur greqi i shton edhe gjysmen e popullsise qe erdhi nga turqia, me nderrrimin fetar te popullsive qe u be ne 22-n.   pra shqiptaro-vllehet  u shtuan me gjeorgjiano-armene!

greqise po ti hiqet mastci fetar, shperbehet menjehere.  ndaj edhe kisha atje nuk ndahet shteti

ne dokumentet greke nuk shkruhet kombesia por feja.

Pervec faktit qe s'po kupton argumentin e Belulit, tani qe more dhe Wikipedia per te certifikuar panjohurin qe ke mbi trajtimin e ceshtjes e vulose debatin.

Nderkohe per njohuri te pergjithshme Wikipedia ( otherwise known as Greekipedia) per histori dhe popullata te Ballkanit ka nje qasje sllavo dhe greko centrike. Per te vetmit fakt se perkundrejt shqiptareve qe rrijne e shohin mos kapin ndonje rruge per Gjermani, greket dhe serbet kane vershuar neper Wikipedia dhe te tjera mediume informative, per te modifikuar sipas qejfit te gjithe ceshtjet historike. Sipas Wikipedias deri dje Shqiperia ishte vend i AKSIT ne L2B dhe ne Kosove pati lufte ndaj serbve te pafajshme dhe ushtrise se shqiptareve. Keshtu keshtu ti shoqe!

p.s. Behu dhe ti antare e Wikipedias se na duhen me shume shqiptar. 

Normale qe ske fare argumente se rrezik as nuk di histori do kapesh me Wikipedian. Ajo e ka fajin se e kane shkruar greket. Shume e lehte kjo metoda per tia mbyllur gojen tjetrit. Do ishte mire qe ti me sillje nje liber te mire historie ku thuhet se Bizantin e ka ndertuar cdo specie e mundshme po greket jo e jo ama.

Pergjigjen ju a ka dhene Beluli ...por nqs je i apasionuar mbas historise  ketu mund te gjesh nje studim mjaft te mire per Perandorine Bizantine.http://www.forumishqiptar.com/showthread...

 

 

Në foton më poshtë mund të shikoni sqarimin e Perandorëve të Perandorisë Romake , nga ishin me prejardhje dhe sa ishin nga ajo pjesë .

Nga 85 Perandorë të Perandorisë Romake , 25 Perandorë ishin me prejardhje Ilire .

Të tjerët :
16 nga Italia jashtë Romës , 9 nga brenda Romës , 2 nga Asia e Vogël , 4 pranë Lindjes , 6 nga Gjermania , 7 nga Spanja dhe 4 nga Afrika Veriore , kurse 12 të tjerëve nuk u duhet vendlindja e tyre .
Pra më shumë Perandorë ishin me prejardhje Ilire .

Peter Bartl për historinë e shqiptarëve 

Ky shkrim i albanologut Peter Bartl, i cili do të botohet në disa numra të gazetës "TemA", është një material ekskluziv, i shkruar posaçërisht me rastin e botimit në shqip të veprës së famshme të albanologut gjerman J.Falmerajer "Elementi shqiptar në Greqi". Kjo vepër e Falmerajerit është konsideruar si e para "histori tërësore" e shqiptarëve por në pjesën më të madhe të saj trajton historinë e shqiptarëve gjatë mesjetës, dhe ka detaje të rëndësishme për periudhën e Skënderbeut. Botimi në shqip i kësaj vepre është një ngjarje me rëndësi në fushën e botimeve historiografike, por po kaq me rëndësi është edhe përpilimi i parathënies nga historiani Peter Bartl. 

Prof.Dr.phil. Peter Bartl është albanolog gjerman me një veprimtari të gjerë shkencore, e cila përfshin një sërë fushash mbi historinë e shqiptarëve gjatë Perandorisë Osmane, marrëdhëniet shqiptaro-venedikase, ngulimet arbëreshe në Itali etj.. Ai e zhvillon veprimtarinë e tij pranë Universitetit Ludwig-Maximilians në Mynih të Gjermanisë. 

Ekskluzive: Falmerajeri dhe "Elementi shqiptar në Greqi" (1) 

Fallmerayer, dijetari gjerman që rrëzoi madhështinë e mitit grek 

Grekët e sotëm janë një popullsi e përzier sllavësh, "sepse në dejet e popullit të krishterë të Greqisë së sotme nuk rrjedh asnjë pikë e vetme gjaku të pastër helen". Tani atje "jeton një fis i ri i vëllazëruar me fisin e madh të sllavëve". Si element i dytë i popullsisë së atjeshme janë për t'u përmendur shqiptarët 

Nga Prof. Dr. Peter BARTL 

"Vetëm kur je i frymëzuar nga një e vërtetë dhe vetëm kur qëndron larg interesit të përgjithshëm mund të vihesh në kontradiktë me gjithë ndjenjat e kohës tënde dhe me korifejtë e saj". Kur Falmerajeri (Fallmerayer) shkroi këta rreshta, ai tanimë ishte quajtur "Fragmentisti" dhe mbahej si njëri prej shkencëtarëve e publicistëve më të nderuar, por njëkohësisht edhe nga më të diskutueshmit. Ai qe historian, gazetar dhe politikan i lavdëruar për gjuhën e tij. Franc Babingeri (Franz Babinger), p.sh., e quan atë "forca e interpretimit" dhe shprehet: "Bukuria e gjuhës së tij të lë pa mend".

 

Falmerajeri lindi më 10 dhjetor 1790 në Vajler Pairdorf (Weiler Pairdorf), komuna e Çëçit (Tschoettsch) në Briksen (Brixen), në Tirolin Jugor të sotëm, ku u rrit në kushte të mjerueshme. Prindërit e tij ishin fshatarë të varfër. Falmerajeri ishte i katërti ndër dhjetë fëmijët e familjes. Hyri në shkollën popullore të Çëçit dhe, që nga viti 1801, kur i ati hoqi dorë nga ferma (e cila ekziston ende sot), vazhdoi shkollën në Briksen. Më 1803 u fut në korin e shkollës së katedrales së atjeshme, ku mori një "formim të përsosur humanist". Më 1809-1811 studioi teologji dhe filozofi në Salcburgun që dikur i përkiste Bavarisë, por shumë shpejt tregoi më tepër interes për historinë dhe gjuhët semitike. Pasi kishte hequr dorë nga dëshira për t'u bërë prift, më 1812 Falmerajeri shkoi në Landshut për të studiuar jurisprudencë. Por edhe kjo nuk e kënaqi plotësisht. Më 1813 vendos të bëjë karrierë ushtarake, prandaj hyn në ushtrinë bavareze si nëntoger. Mori pjesë në fushatën e Francës, ku edhe u shqua. Më 1818 u shkëput nga ushtria dhe punoi si mësues në gjimnazin e Augsburgut, ndërsa më 1821 dha mësim në gjimnazin e Landshutit, ku u bë përfundimisht "mendimtar i lirë liberal". I nxitur nga çmimi i Shoqërisë Mbretërore Daneze për Shkencat në Kopenhagë, më 1822 filloi të merrej me historinë e Perandorisë së Trapezundës, e cila në atë kohë ende nuk ishte hulumtuar plotësisht. 

Për studimet e tij Falmerajeri nuk shfrytëzoi vetëm kronikat bizantine, por edhe dorëshkrimet e pabotuara greke, turke e perse të bibliotekave të Parisit, Vjenës dhe Venedikut, që iu vunë në dispozicion nga bibliotekarët e atjeshëm. Ndër ta qe edhe sllavisti Bartolome Kopitar (Bartholemeus Kopitar), i cili i mundësoi konsultimin me dorëshkrimet orientale nga Vjena. Shoqëria e Kopenhagës e vlerësoi punimin e Falmerajerit. Ai qe i vetmi konkurrues i regjistruar që pretendonte këtë çmim. 

  

 Më 1827, në Mynih doli nga shtypi "Historia e Perandorisë së Trapezundës" (Geschichte des Kaiserthums von Trapezunt). Në parathënien e saj, Falmerajeri, jo pa njëfarë krenarie për veten, pohon meritën se "fillimisht historinë kritike dhe të dokumentuar të Perandorisë së Trapezundës ka filluar ta shkruajë pa pasur një paraardhës, udhërrëfyes apo ndonjë yll orientues (f. XV)". Kjo vepër edhe sot e kësaj dite vlen si bazë për historinë e mbretërisë së Komnenëve të famshëm. Me historinë e Trapezundës u përcaktua edhe drejtimi themelor i përpjekjeve shkencore të Falmerajerit në vitet e mëvonshme. Që prej vitit 1826, profesori i historisë së përgjithshme në liceun e Landshutit vazhdoi të merrej me Bizantin dhe grekët. Këtu ai zhvilloi teorinë e vet për grekët, e cila u hodh poshtë nga shumë bashkëkohës të tij.

Në parathënien e veprës "Historia e Perandorisë së Trapezundës" ai kishte shkruar se "kombi i famshëm i helenëve është zhdukur nga radhët e popujve dhe është zhytur në errësirën e një nate katërshekullore" (f. XV). Kjo tezë u zhvillua më tej në veprën tjetër të Falmerajerit "Historia e gadishullit të Moresë gjatë mesjetës" (Geschichte der Halbinsel Morea während des Mittelalters), vëllimi i parë i së cilës doli në Shtutgart më 1830. Sërish në parathënie gjejmë informacion për idetë e autorit. Ajo fillon me tezën provokuese: "Fisi i helenëve është asgjësuar në Europë. Bukuria e trupave, fluturimi diellor i shpirtit, harmonia dhe thjeshtësia e zakoneve, arti, pista e vrapit, qyteti, fshati, madhështia e kolonave dhe tempujt, madje edhe emri i tyre thuajse është zhdukur fare nga sipërfaqja e kontinentit grek" (f. III). 

Grekët e sotëm janë një popullsi e përzier sllavësh, "sepse në dejet e popullit të krishterë të Greqisë së sotme nuk rrjedh asnjë pikë e vetme gjaku të pastër helen". Tani atje "jeton një fis i ri i vëllazëruar me fisin e madh të sllavëve". Si element i dytë i popullsisë së atjeshme janë për t'u përmendur shqiptarët: "Dhe një revolucion i dytë, ndoshta jo më pak i rëndësishëm, i sendërtuar nëpërmjet dyndjes së shqiptarëve në Greqi e plotësoi skenën e asgjësimit. Sllavët skithikë, arnautët ilirë, fëmijët e vendeve veriore, të një gjaku me serbët e bullgarët, dalmatët e moskovitët (rusët) janë ata që ne sot i quajmë helenë" (f. IV).

 

  

Kundër teorisë së Falmerajerit për grekët shpërthyen menjëherë protesta e kundërshtime. Por, prapëseprapë, ajo teori ua hoqi filohelenëve objektin e admirimit të tyre. 

Për njerëz si mbreti i Bajernit, Ludvig I, vetëkuptohej që grekët rebelë ishin pasardhësit e drejtpërdrejtë të helenëve antikë. Megjithatë, më 1830 Falmerajeri u pranua në Akademinë Mbretërore Bavareze të Shkencave si anëtar korrespondent. Gjatë viteve 1831-1834 Falmerajeri shoqëroi gjeneralin rus, kontin Aleksandër Ivanoviç Osterman - Tolstoj në një udhëtim të gjatë drejt Orientit: në Aleksandri, Kajro, Siri, Jeruzalem, Kostandinopojë, Peloponez e Atikë. Gjatë qëndrimit në Greqi ai ndeshi vërtetësinë e tezave të tij, sidomos të atyre për karakterin shqiptar të popullsisë së Atikës dhe të Beotisë. Në një letër të 11 shkurtit 1834, ai thotë se "e tërë Atika është e populluar nga njerëz shqipfolës dhe në kryeqytet gjejmë njerëz që e dinë greqishten vetëm se u nevojitet. Në Beoti, përjashtuar tre lokalitete, vihet re e njëjta gjendje". Në gusht të vitit 1834, pas një mungese trevjeçare, Falmerajeri rikthehet në Bajern. Liceu i Landshutit ishte zhvendosur në Frajzing (Freising), pra ai s'kishte më ku të jepte mësim. Por, më 1835, ai u pranua në Akademinë e Shkencave si anëtar i rregullt, ku do të merrte një rrogë, e cila paguhej nga buxheti i liceut të Frajzingut. Kështu Falmerajeri u bë dijetar privat dhe, më 1835, botoi në Shtutgart një tjetër studim, me anë të të cilit synonte të përforconte teorinë e tij për grekët. Ai titullohej: "Ç'ndikim pati për fatin e qytetit të Athinës dhe të krahinës së Atikës pushtimi i Greqisë nga sllavët?". 

Studiuesi konstaton se popullsia e famshme e athinasve të lashtë, ashtu si grekët klasikë të Peloponezit, është shkatërruar nga dyndjet e fiseve barbare. Në rastin e Athinës pasardhës të grekëve paskëshin qenë sidomos shqiptarët. Shqipja atje paska qenë gjuhë zotëruese. 

Përktheu nga origjinali: Nestor Nepravishta

Po edhe shqipot ai nuk i mbante ne higher esteem.shiqo cfare shkruante per ta:

“…Madje, në fushën mendore të ekzistencës së tyre, që mbushi një mijëvjeçar [shqiptarët] nuk dhanë asgjë, dhe sollën një dëshmi të gjallë se një popull mund të jetojë edhe pa shkencë, edhe pa art, bile edhe pa alfabet, dhe se mund ta ruajë të patëholluar fuqinë e tij burimore madje edhe mes popujve shumë të arsimuar.

… Shqiptarët gjithkund i brohorasin ngecjes, dhe konservatorizmit të ngurtë, ashtu siç atë e kupton vetëm orienti i palëvizshëm dhe i ngurtësuar në vetvete. Kudo ku kanë mundur të zhvillojnë lirshëm natyrën e tyre njerëzore, shqiptarët janë egoistë, kryengritës, dembelë; bile edhe si të krishterë janë të tmerrshëm.

… As në politikë, e as në shkencë, ky popull deri më sot nuk ka pasur një mendim të përbashkët, dhe duket se shqiptarët nuk e kanë ndier të nevojshme të depërtojnë përtej horizontit të kufizuar të familjes e klanit, të fitimit personal, të dobisë personale, të keqdashjes dhe hakmarrjes.

Shqipëria është vendi i mendjeve të shkurtra, një depo e fuqisë fizike, një vend që vullnetarisht nuk i nënshtrohet as vetes as të tjerëve; Shqipëria është një element që përherë mohon, dhe ku anarkia dhe paligjshmëria janë si, të thuash, shpirti dhe fryma e jetës”.(Express)

 

Tani nuk jane me te verteta (relativisht te tjereve rrotull) shume prej ketyre, hiq shkabuan dhe ndonje tjeter, tani njerzit kane hapur syte, kane dale jasht shtetit, kane pare bote me sy, kane studjuar ne shkolla te jashtme, dine anglisht me teper se Din Hyka, etj.

Çfar ka qe nuk shkon tani? Ja u beme edhe ne perendimore te zhvilluar si deshte Fallmerayer, çer duhet te bejme me teper? Te studjojme arkeologji me teper?

 

Alba 2265 ke dale jasht teme ..Ketu nuk eshte shtruar problemi sa te zgjuar jane shqiptaret dhe sa greket ,o popullsite e tjera rreth e qark . 1-Po diskutohej sa greke (helen) ka ne Greqi .Kete besoj se nuk ka njeri ,pale historian, te mos e di sa e madhe ishte Greqia dha sa Illiria .Hiqi tokat shqiptare dhe shif sa helen ngelen smiley 

2 -Po diskutohej per perandorine  e lindjes te ashte quajtur shume me vone Bizantine .

Pse e mori emrin perandoria Bizantine dhe çfare merite kishin greket per kete .

E mori kete emer shume vone.. mund ta lexosh ketu se kur ...dhe pse ...smiley

gjithashtu se kush e themeloi (orgjina e perandoreve ) dhe si e quanin veten ata /o 

Mbas 3000 vjet luftrash per tu mbrojtur nga  dyndjet barbaret ,dhe ne kohen kur mund te merreshim me historine si greket smiley ,nuk kishim aleanca si kishin greket ortodoks ...Me vone komunizmi..(imagjino sa ze te fuqishem qe kishim ) dhe jemi ketu ku jemi .

3- Se sa mendje te dritura kemi pasur dhe sa heronj, lexo se çfare i kane dhene njerzimit keta perandore .Se flet nje autore ne menyre perbuze per nje popull nuk prekemi aspak ,eshte folur per perandorine e lindjes ne menyre perbuze qe jetoj 1 mije e ca vjet dhe i dha aq shume njerzimit , imagjino per nje popull. 

Autori gabon ...dhe pa ditur historine e ilireve ...ne kohen kur jetoj ai ,kishim pashallekun  qe krijoi Ali Pashai ....kete shtet  moren ''helenet'' ,te huajt i vune emrin Greqi dhe gjuhen kishtare qe perdorte administrata e kishin ...smiley .34 kryeministra perandorise Osmane ,e po prape shqiptaret ishin ata qe e beni  Turqine republike e laike.  Nuk po shkoj me larg se nuk jam gjuhtare dhe nuk dua te dal nga tema , pse greqishtja e vjeter nuk perkthehet me greqishten e re ...por me shqipen ...

Keto jane faktet, pastaj lojra fjalesh pune tjeter dhe qe historianet kane shume shume per te studiur po te duan dhe te kene mundesi smiley

https://www.google.it/url?sa=t&rct=j&q=&...

https://www.youtube.com/watch?v=wFcTLLlOtrE

https://www.youtube.com/watch?v=FxBiyP-MYc0

Bizanti vjen nga emri biza qe ishte emri I nje kolonie greke aty ku ndodhet konstantinopoli .qyteterimi Helen vazhdoi ndonese ne rrethana te tjera te pafavorshme sidomos pas imponimit te krishterimit nga Justiniani shume elemente te qyteterimit Helen u ndaluan por tradita e filozofise etj pra flaka e qyteterimit te lashte u mbajt gjalle.pas renies se konstantinopolit shume studiues te antikitetit u zhvendosen ne Europe ku perkethyen veprat e antikitetit e duke ndihmuar keshtu rilindjes europiane.fakti qe greqishtja fitoi gjithmone e me shume terren ne perandorine bizantine nuk deshmon per humbje komplet te races helene .perkundrazi mund te behet analogji me USA .ndersa perbehet nga mijera kombesi ,raca predominuese eshte ajo europiano veriore .te tjeret vijne e asimilohen ne kulturen Anglo saksone.

Nuk e kuptoj se çfare merite duhen te kene nja 10 -15 tregtare qe ndertojne nje koloni ne nje vend, dhe perandoria duhet te marri emrin e tyre ...mbas shume shume shekujsh.. 

Po po, greket ndihmuan rilindjen europiane ne nje kohe qe Greqine e ndihmuan shqiptaret qe te egzistonte...( te gjithe heronjte e Greqise jane shqiptar )

E ke fjalen per kulturen pellazge- ilire te Dodones  ,qe greket  vodhen ?

Aq te kulturuar ishin sa nuk na lane gje pa vjedhur qe nga veshjet ,vallet etjetj 

Merita tjeter eshte shkrimi ..me  alfabetin qe e moren nga Fenikasit ...

Atehere duhet te quhet perandoria e grekerve per keto dy fakte  smiley

Ata qe e krijuan  dhe e mbajten me shekuj nuk kane as nje merite ...

Popull koti ne smiley Justiliani qe studiohet ne te  gjithe boten... ai e te tjere perandore e luftetare e kane fajin smiley

Edhe fiset ilire qe ata i quajne helen smiley

Te gjitha te mirat qe gezon njerzimi jane bere nga greket smiley

Sa do kene qene ne ato kohera jam kurioze , ne nje rip toke kaq njerez te mençur smiley

Shyqyr qe i kemi ,edhe sot filozofi e demokraci rrezatojne lol

Mo i lumte jevgjeve ,edhe sot duan ta heqin çamerin nga historia e Shqiperis e pretendojne territore  ..imagjino antikitetin qe e kane bere çorap...

  

 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).