Në një shkrim të publikuar tek BallkanWeb që mban titullin “Dua të iki, më është shpifur çdo gjë nga këtu. A është kjo arsye për azil?”, më datë 2 dhjetor 2015, Mentor Kikia, drejtues i edicionit informativ të lajmeve në Top Channel, plot mllef, zhgënjim e mërziti shpreh ato fjalë që njeriu mesatar që jeton në Shqipëri mund t’i shprehë të paktën disa herë në ditë, ngado të përplaset dhe me të drejtë sepse Shqipëria e shoqëria shqiptare është një vend e shoqëri që funksionon në drejtim të kundërt me çfarë konsiderohet e drejtë, vlerë, përgjegjësi, ideal, moral, etj.  Amá shoqëria shqiptare është një shoqëri për të cilën janë përgjegjës Mentor Kikia po aq sa edhe unë e kushdo tjetër që jeton këtu.

“Sot, shumë shqiptarë kanë ikur, e po ikin, duke kërkuar azil në Perëndim. Disa janë kolegë të mitë, gazetarë që kanë sajuar ca histori kërcënimesh me kriminelë e ISIS-ra.Të tjerë shqiptarë ikin e thonë se janë homoseksualë e se në Shqipëri i persekutojnë. Disa sajojnë një copë letër sikur janë në hasmëri gjakmarrjeje. Disa sajojnë edhe persekutime politike. Ca të tjerë ikin “me kismet të dalë ç’të dalë”.

“Nuk jam as i kërcënuar, as i ngujuar, as homoseksual, as i persekutuar…thjesht nuk dua të jetoj më këtu!”,

shprehet zoti Kikia në shkrimin e tij dhe kësisoj liston arsyet mbi zgjedhjen për tu larguar (çka tingëllon si e vetmja zgjedhje).

“Unë dua të iki sepse nuk e duroj më dot këtë klasë politike shfrytëzuese.”

“Ma ka shpifur klasa e biznesmenëve që pasurohen me paratë e popullit duke bërë shoqëruesin e dhëndrit (kryeministrit sipas radhës) të cilit i mbërthejnë zinxhirin sa herë pshurroset nëpër botë.”

“Ma kanë shpifur edhe ata, shqiptarët e thjeshtë, ata që shqyhen e çirren mes tyre kur zihen për partitë.”

“Ma kanë shpifur edhe ata, të paedukatët që pëllasin rrugëve, që u bien borive të makinës edhe kur semafori është mbyllur, edhe kur këmbësori ecën tek vijat e bardha.”

Epo, z.Kikia, edhe mua më është shpifur! Më ka ardhur në majë të hundës (edhe) nga media e shitur sa në njërin kah politik po aq edhe në tjetrin; nga media që sipas interesit, rastit e kohës, i çon ujë njërit bandit e tjetrit dhe e topit akoma më shumë këtë popull trushpëlarë; dhe kur e kryen masën e lavazhit politik, servir shalë e bythë në formën më pështirosëse. Më ka ardhur në majë të hundës nga media që i vihet pas peshkut të vogël dhe përkëdhel pa kurrfarë turpi e përgjegjësie peshkun e madh.

Më ka ardhur në majë të hundës edhe se si gruaja, në ekran e jashtë tij, trajtohet – se si diskriminohet, përdhunohet, pështyhet, rrihet masakrohet dhe vritet!

Ashtu si edhe ty, më ka ardhur në majë të hundës nga kasta politike që na qeveris. Nuk e pranoj që tarifat e universitetit tim do të rriten! Nuk e duroj dot që Lana mban erë të qelbur, kur njerëzit i flakërijnë plehrat nga të katër anët apo kur institucionet shtetërore më vjedhin e s’më mbarojnë asnjëherë punë! Më është shpifur që dëgjoj ende Sali Berishën tek flet për dekriminalizimin apo tek shoh Edi Ramën që më shkarravit pa turp gjithçka s’qe i aftë të përmbushte gjatë këtij mandati, që inaguron ekspozita në momente delikate të gjindjes këtu dhe bredh nëpër këto ekspozita në Europë pa u hedhur as qyrret kampeve të emigrantëve shqiptarë. Nuk e duroj dot Ilir Metën, që të gjithë e mbajnë për mafioz, tek më udhëheq si kryeparlamentar i vendit.

Po, të gjithë duan të ikin, të shporren, jo domosdoshmërisht nga kjo Shqipëria allasoji por nga përgjegjësitë vetjake. Askush nuk dëshiron të qëndrojë – askush nuk provon të organizohet, të protestojë, të denoncojë, ta kryejë punën saktë e të bëjë të mundur sadopak të ndryshojë kushtet e mjera të jetesës në këtë vend.

Është dëshpëruese kur këto fjalë plot pesimizëm e mllef e kjo nxitje për t’i bërë marmeladën vendit ku na ka rënë për hisé të jetojmë, vijnë nga dikush që i përket një sfere profesionale kaq të rëndësishme si televizioni.

Z. Kikia, unë jam studente dhe nuk dua t’i iki këtij vendi, pse gjërat e jeta këtu është disfunksionale – pse shkollat e spitalet, transporti, gazetat, parlamenti e gati çdo gjë NUK FUNKSIONON si duhet; por deklarata të tilla si kjo juaja të presin krahët dhe të shqelmojnë për jashtë!

A është ikja e vetmja zgjidhje?! Unë njoh plot të rinj e të reja të brezit tim por edhe tëndit që janë inteligjentë, plot gjallëri dhe dëshirë për punë e mësim (prej vërteti). Sikur këto pika të forta të tokeshin me njëra tjetrën do mund të bënim ç’të donim NE, jo ATA!

Kij durim z.Kikia. Mos ik por eja na jep një dorë kur duhet! Dhe nëse s’mundesh e vërtetë gjykon që ikja është zgjidhja e vetme e më e volitshmja, atëherë të lutem, largohu, pa potere mundësisht e lërna t’ia gjejmë anën kësaj Shqipërisë ku jetojmë, për sa mundemi, për sa dimë.

Peizazhe te fjales

60 Komente

Durim, shprese, vizion! Te gjitha te ngujuara ne shpirt! E te kycura mire, ne pamundesi per ti shpalosur! Ose... pse jo, per ti kembyer me nje qoshez te ngrohte diku ne aparatin gjigand shteteror!

Ikja nuk eshte zgjidhja! Pa dashur tu bej moral (jam vete nje i ikur) shqiptareve ne shqp dua te them se ikja nga vendi yt eshte opsioni me egoist. Mund te rregullosh veten dhe familjen (kur mundet dhe perpjekjet japin rezultat) por nuk zgjidh rrenjen e problemit pse ike nga vatra jote.
Nga ana tjeter shoqeria shqp eshte akoma e pazhvilluar nga ana qytetare, komunitare. Ka nje permisim krahasuar me 5, 10 ,20 vjet me pare por eshte shume i brishte dhe i pa mjaftueshem per vendosjen e standarteve normale te jeteses.

Po ik o mos e rruj fare , ahh para se te ikesh merr nje brisk e boji i tegel Rames ke veni o Mentor se qe para dy vjetesh na cashe trapin ....Rama...Rama..... nuk ka si Rama ,  ik mer rrace e keqe ik ...ne p....te robve shkofshi ti e soji sorollopi jot, merr dhe Muc Nanon me vete o Tori se kishte fillu me lyp cigare rrugeve dhe Muc pershtyma.

Hahahahaha.
Duhet te marrin edhe Mero Bazen.

smiley Ti thush injorante ksaj qe ka shkrujt ket pacavuren te akuzojne per diskrimin gjinor, kshuqe me mire mos me i thone asgjo e me e kalu me t'qeshme

 

Eshte studente i falet.

lol ti duhet te jesh perfundimisht njeriu me deshtak dhe me antishoqeror ne jeten reale e qe futet ketu ne peshk. Ne cdo teme vetem futesh e shan si maniak personin e asnje argument nuk formon dot. Dukesh qe je aq vemje ne jeten reale sa as gelbazen nuk denjon te te hedhe njeri, jo me vemendje, ndaj zbrazesh forumeve me fjalor rruge

kur degjoi keshtu gjonash i them vetes qe paskam qene tip i "zgjut" qe i kam kuptu heret keto gjona....puna eshte  se kjo qe shkru keshtu eshte kalamo akoma....

deri ne kete moshe ke endrrea dhe besim e forca e gjak rinor...po me kalimin e kohes kupton shume gjera dhe se..... heroj ka pas vetem neper libra....sa vjen dhe rrethi ngushtohet afer familjes e vetes tende e sdo me dit me per njeri ne bote....nuk them qe jashte shqiperie do gjesh parajsen, por ama te te bojne numra ca legena qe nga berisha e rama e meta per dhjetra vite...te te bejen budalla keta lloj njerzish nuk durohet....mentaliteti shqip eshte akoma ne nivele te ulta e eshte veshtire te kuptohet gjendja egzistuese, menyrat per te dale nga kjo gjendje, e ardhmja e larget.....prandaj shkurt i fut nje "f..off" dhe emigro....keshtu e bona edhe vet.....mendimi im: - secili te shikoj bothen e vet

Kikia ka jetuar dhe ma do mendja jeton mire ne Shqiperi. Tani eshte i deprimuar se ka rene vitaliteti ne Shqiperi, jo se ka ndryshuar ndonje gje e madhe nga ato qe permend (politikanet, trafiku, edukata etj.), biles ka permiresime. Ne vitet 2000 ka qene nje 10 vjecar ku kishte pare dhe aktivitet te madh ne Shqiperi, tani po shtrengohet laku. Moskenaqesite fillojne gjithmone tek klasa ku ben pjese Kikia, se atyre u zvogelohet torta, ndersa shtresat e uleta gjithmone me nje kafshate e shtyjne. Kur behet keq cajne ferren.

disa poezi  te Driteroit .ne vend te shkrimit te kikise dhe kakkase ..

ANKIME

Ankime nga miqte, ankime nga rruga
Ankime nga gruaja ime
Veriu fshikullon, ngre pluhurin rruga
Ankime, ankime, ankime

Ankime ne leter, ankime ne gjelle
Ankime ne lopet ne fushe.
U cmenda! Do te iki te fshihem ne shpelle
Te fle pa ankime me nje ujk a arushe…

 

 

 

NJERIU DHE KOHA

Vertitet nje re e zeze mbi bote
e zeze si une
leh naten nje qen i terbuar nen porte
terbuar si une

zvarritet nje gjarper nga rruge e vithisur
nje gjarper si une
kalojne ne shtigje plot njerez te krisur
te krisur si une

lekunden ne qoshe te rrugeve kurvat
lekunden si une
bertasin lypsaret si kafshet ne guvat
ne guvat si une

kercejne majmunet ne pyjet e xhunglat
majmunce dhe une
jeton bote e cmendur me vallet dhe plumbat
e cmendur si une

tmerrohet njeriu kur lind mbinjeriu
tmerrohem dhe une
kur vdes mbinjeriu merr zemer fatziu
marr zemer dhe une.

 

Pelegrini

Une jam prej kohesh pelegrin
udhetar ne vendin e shpreses se thyer
jam ndare pa dashur nga karvani im
mes shtigjeve nga vapa e shirat gryer.

Kerkoj karvanin tim ne rene e shpat
karvanin qe e ka ndruar drejtimin me kohe
ndaj ne udhe jam krejt i humbur,jam fillikat
me shami te grisur lidhur ne koke.

Per uje buza ime u dogj u be zhur
dhe syte me shpojne nga shterja e lotit
me duhet te arij karvanin e tretur qekure
capitur mes vapes,mes shiut e te ftohtit.

Une jam prej kohesh pelegrin
shtegtar i karvanit te humbur
dhe bart ne kuriz nje premtim
te dhene gjysherve te mundur.

 

Po Mentor Kikia le te iki njehere dhe te shohi...ndoshta merzitet edhe jashte shtetit.

Ai vend po dhitet, nga ata qe e kane ne dore ate vend, ne fakt u dhje qe kur e mor i ne dore PD eja ku edhe Mentori ka deputuar !

"Eja na jep nje dore kur duhet" nuk e mora vesh se ku do me dale. Ai tu dhone dore eshte, me aq sa i lejon bosi vet qe i ka te dy dyret e lidhme per vete. 

Nuk eshte vone te mesosh te shkruash shqip megjithese je studente universiteti. 

 

Kikia, unë jam studente dhe nuk dua t’i iki këtij vendi, pse gjërat e jeta këtu është disfunksionale

znj studente qe te duket se ke gjithe kohen perpara e do te jesh young forever.20 vjet kalojne shpejt e kur te zgjonesh e te shikosh se asgje s'ka ndryshuar do kuptosh se kikia ndoshta dinte nje gje a dy.

amon mi goce, po prej aty po hiken vete S1KQ-ja smiley

java shtatë e ai tetë dit eshte jashtë

fiqo mos vdeksh kurre o zot

Unë njoh plot të rinj e të reja të brezit tim por edhe tëndit që janë inteligjentë, plot gjallëri dhe dëshirë për punë e mësim (prej vërteti)

Xhaxhai ka pranuar qe dikush qe formon nje fjali te tille te shkuaje per Pejsazhe te fjales !?

Pra kjo qupa njeh te rinj te brezit te Kikise qe jane inteligjente ?

Ma shqiperon dikush kete mu se me cfare parametrash e vlereson kjo qupa nje te ri te brezit te Kikise ?

Intuita me thote qe kjo vajza studion per shkenca sociale, dmth do jete nai Gride ne miniature. Ishalla nuk e merr per efeze qe i them Gride. smiley

Shume te ashper me gocen ju. Ka te drejte, mbi te gjitha ka te drejte te shprehe revolten. Thoni shyqyr mer qe studentet marrin mundimin e shkrujne. Shkoni e hidhni noi 50L ke shna Ndoi bile, trokitni ne dru, e kapni... komcen me dore. smiley 

lerini te perpiqen perderisa duan te qendrojne dhe te perpiqen. energjine dhe levizjen e rinise ku ta gjeje nje vend.

Nga brezi i mesmoshes s'pritet gje më, pervecse t'i kendojne blues-in jetes. Apo doni t'i shihni te rinjte ne antidepressants qysh tani

Kikia te transferohet ca kohe ne skrapar ku te qetesohet menderisht me raki te mire, ndonje pershesh e ajer te paster se i qenka veshtirur cdo gje dhe kur te veshtiren te gjitha rezultati dihet...

Si eshte bere tani neper Evrope me mire ne shtepi tone presim beharin per ndonje dite plazh.

c'e the mire

Mentori qenka zhgenjyer shume keto dite, ose po kalon midlife crisis. (si disa te tjere ketu)

Ik Mentor e mos e kthe koken mbrapa !  ...sepse ene ata qe jane largu prej kohesh, kur kthehen per ndonje vizite te shkurter,mezi presin sa tja mbathin perseri.. smiley

"Hueyda El Saied: Mezi po pres te; iki nga Tirana, ketu sjetohet"

Miqte e mi, jam munduar te ndaj me ju momentet te kendshme te jetes sime si dhe te percjell mesazhe pozitive. Nje nga ato ishte ai kur para 2 muajsh vendosa te kaloja se bashku me tim bir disa muaj ne vendlindjen time (ne Tirane), kjo per arsye profesionale, si dhe te isha prane gjyshes sime 79-vjeçare. Por sonte dua t’ju them qe mezi po pres qe te kthehem ne vendin tim adoptiv Luksemburgun, se nuk paska gje me te tmerrshme se te jesh e rrethuar nga varferia shpirterore e disa individeve te palumtur, toksike, fallco, pa kurajo, xheloze, qe shesin mend nga mengjesi deri ne darke qe kane bere nje flluske sapuni, e qe per me teper, edukaten ta marrin per dobesi, pozitivitetin per mendjelehtesi, pasionin per çmunduri…”, shkruan ajo.

Hueyda te mos ia kepusi kot! Ka kaq kohe qe vjen rregullisht ne Shqiperi kurse tani s`po duroka dot. 

Teorema Tikjane Thanas-Eqrem ose qe Kinezi Lashte e quan thjesht Yin-Yang, aplikohet dhe ne rastin e Kikise ( qe se di fare kush eshte).

Njerezit shqiptare, duke pare si i hyn me themel peshku pyetjes mijevjeçare:

Pse do te iki Kikia?

" e po ti qtemensemes...shiko ca behet, andej palle ariu, shtyhet dita persembari, problemi Kikise po paraja ne xhep vjen vete...o burra na syte kembet!"

Artikullin e Mentorit e lexova dje-pardje, me pelqeu, veç po ve re, se njerzit shum shpejt po zhgenjehen nga Palloshi. Shto ketu edhe mendimet/opinionin e kesaj studentes, dhe plotesohet tablloja, qe do te thote se te gjithe, ose shumica te pakten, jane merzitur nga qeverisja e Palloshit. 

c'e doni mer "pularizmin"  tha i gjori, po s'e nigjoi njeri 

Jetojme ne nje kohe kur pjesa me e madhe e njerezve jane me nga dy diploma e ne poste kyce por qe jane komplet injorante dhe te papregatitur. Ky fakt e ben te veshtire te perditshmen ne shqiperi. Veshtire se rregullohen gjerat pa investuar seriozisht ne arsim e kulture.

e ka pare njeri shkaben?

Shqiptaret duhet te ikin ... nga vetvetja. Shqiperine e le kollaj, por pothujse e pa mundur t'i ikesh shqiptarise...

Ah mi shpirt s'ke faj ti se je studente, kur te futesh ne pune, as do te te bjere ne mendje era e Lanes, madje Lana do te te duket ere mandarine, para halleve te tjera, qe me mire mos t'i dish tashi, thuaji faleminderit prinderve qe nuk qahen shume ne shtepi (edhe sikur, s'ka gjasa t'i kuptosh pa e provuar vete).

On the other hand, mos u merr me Kikine, Kikia kushedi ku e ka hallin me kto mjaullimat e tij qe na keputen shpirtin.

Mbas nje analize te hollesishme te terminologjise, logjikes, ndertimit te fjalise etj perfundimi i grupit te eksperteve eshte ky: "Zbulohet identiteti i Shkabes, quhet Ngresa Hasa"

E verteta eshte qe si kjo vajza ka shume te rinj, dhe shumica e tyre jane te rinj qe e kane provuar te ikin e jane kthyer sepse kane pare qe s'jane gjerat si neper filma. Po te ishte aq mrekulli andej dhe aq tmerr ketej nuk vinin 20 mije italiane, nuk ktheheshin aq shume familje nga Greqia, dhe kushdo qe do, mund te ike kur te doje, se rruget hapur jane. 

Sa per ata qe iken ne Gjermani, per te cilet flet Mentori, ai nuk flet se si po kthehen nga Gjermania edhe pse ndenjen nje vit e per nje vit mund te kishin mesuar gjuhen, mund te kishin gjetur pune, mund te sistemoheshin. U kthyen sapo nisen t'i japin ushqime ne vend te parave ne dore dhe i degjoj te thone "bereqavers, kurseva kaq euro nga te gjermanit". Te punonin as kishin ndermend. Kush ka dashur te punoje, rruget hapur i ka pasur. 

Pervec problemeve ekonomike, arsyeja kryesore qe njerezit ne Shqiperi mbushen me deshiren per te ikur, eshte menyra e tepruar e partive per te bere politike kur dalin ne opozite, ne bashkepunim me mediat. Perdorin cdo mjet te mundshem kur jane ne opozite qe te perhapin ndjenaj stresi e pasigurie te publiku, shume me te larta se ato qe jane realisht. Basha psh po ben thirrje per revolucion. Imagjino niveli.

Dhe rezultati duket, ja psh njeri ketu psh ka shkruar "si te jetosh ne shqiperi, te te beje si i forte nje rame apo nje berishe". Ide komplet e bazuar ne media. Une e te tjeret qe jetojme ketu, as e ndiejme ndryshimin e Rames apo te Berishes. Une e shoket e mi jemi ne te njejtin vend pune si kur ishim kur ishte Berisha, takhemi ne te njejten kafene, dalim te dielave ne te njejtat restorante.   

Por nje tjeter arsye me e zakonshme, eshte mania qe ka mbizoteruar prej vitesh per arsye inferioriteti dhe mosdije. Le ta kundershtojne inferioret e peshkut:

Zihen gocat me mamin ne shtepi - gjeja e pare eshte shprehja qe duan te ikin jashte shtetit ku cdo gje eshte mire e nuk zihesh me mamin. Nuk rrihet ne kete vend, thone. Dhe shajne vendin.

S'u ka kthyer SMS i dashuri ne cel -  me kane kontaktuar qe t'i lidh me kusherinjte e mi avokate qe cojne njerez ne Kanada. Jane pajtuar me te dashurin e pastaj e kane harruar.

Kane bere fjale me koleget per gjera perditshmerie, si rasti i asaj Huyeda el Saied, dhe vetem per nje koleg ngaterrestar kane share gjithe shqiperine dhe kane shprehur deshiren per te ikur. 

Keto ide pastaj, pertej arsyeve reale, ushqehen shume nga inferioriteti dhe mungesa e informacionit. Ka vajza qe u kane shkruar ne internet djem nga vende si siria apo te tjera te lindjes se mesme, dhe kane menduar se po ikin "jashte shtetit". As nuk e dine se si eshte situata andej dhe aq keq jane fryer nga inferioriteti. 

Nje tjeter arsye jane emigrantet qe jane shkeputur nga realiteti ketu, dhe ngaqe vete atje mund te bejne vetem pune me page minimale, cdo llogari per ne shqiperi e bejne per jetese me page minimale. Harrojne qe njerezit ketu s'jane si ata, kane njohje e mundesi te tjera biznesesh pa qene nevoja te besh gjithnje pune me page minimale. Ketu flas dhe per ata qe figurojne te papune e qe kane nje biznes nga i cili fitojne aq mire, sa po te printojne faturat e shitjeve, u bie te paguajne shume taksa. Ndaj refuzojne.

Psh njoh nje cift ketu ne TR. Ai punon ne nje servis celularesh dhe paguhet rreth 1000 euro ne muaj sepse e ka ne baze te punes qe ben, me perqindje. Vajza punon ne nje kompani interneti dhe merr rreth 600 mije leke ne muaj. Kane marre shtepi me kredi te mire dhe paguajne rreth 300 mije te vjetra ne muaj. Kane te dy makine, dhe me ato rroga e me ato cmime qe ka ketu, kane mundesi te dalin restoranteve e te udhetojne jashte.

Djali tani ka nje vella ne Amerike qe ka ikur qe kur situata ketej ishte shume me keq, dhe kembengul vazhdimisht qe te marre te vellain ne Amerike e ta shpetoje. Ia kishte mbushur mendjen dhe prinderve. I vellai, si keta te peshkut, informohet vetem nga Basha qe thote "duhet revolucion". Ky cifti qe njoh une pothuajse po bindeshin, deri sa derguan prinderit per nje vizite. 

Prinderit pane atje qe vellai, pas kaq vitesh ne Amerike, krenohej qe gruaja e tij kishte gjetur pune si recepsioniste qe pret klientet tek dera e nje kompanie, ndersa vete ai ben pune po me page minimale e te dyve u merrte puna gjithe diten, per shkak te largesise e me the te thashe. Me rrogat dhe me kredine e shtepise arrinin te kursenin shume pak, po aq sa ata ne Shqiperi, detyroheshin te punonin edhe te shtunave dhe per pushime as qe behej fjale. 

Problemi eshte qe i vellai  ka ikur ne vitet 1998, dhe ngaqe lexon mediat, s'ka burre nene t'ia mbushi mendjen qe Shqiperia s'eshte si ne ate kohe dhe jeta qe vellai i tij ben ketu s'krahasohet me te tijen.Te vije ta shohe, s'ka para. Ky eshte realiteti.

E nxore koken.

shkabe, sa ta kane bere komisionin plako? 35 euro per 10 fjale?

me 873 fjale qe ke shkruar ketu, e blen nje vize per ne Amerike?

Ka njerez te paformuar te genjyer nga prupaganda e armikut te kllases te cilet kujtojne se jeta ne boten kapitaliste e revizioniste eshte fushe me lule.Po na thuej shkabe sa pulitkane apo zyrtare te larte shqiptare dergjen ne burg nashi  me denime 30-40 vjet per abuzim te postit shqiptar.Amerika ka nje liste te gjate me ish guvernatore , senatore , kongresmene mos te flasim per zyrtare te rangjeve me te uleta emrat e te cileve si njeh askush qe jane apo kane qene ne hapsane per krime te tilla me denime te ashpra.ish guvernatori i illinios nje shtet me GDP me te madh nga franca heren e fundit qe kontrollova lante leveret ne lavanderine e hapsanes federale se u perpoq te merrte nja $250 mije rryshfet.Ne cilin burg te shqiperise ndodhet Ilir Meta qe u kap me 700 mije euro?

Une e shoket e mi jemi ne te njejtin vend pune si kur ishim kur ishte Berisha, takhemi ne te njejten kafene, dalim te dielave ne te njejtat restorante

Do jesh me LSI-in ti !!

Po lere o se genjen, pune leshi, ajo eshte studente

Une e dija se ishte `ai` por qenka `ajo`!  Nejse po e sigurte qe shqipja, jo shkaba, e ka babi mamin ,me LSI  tifoze e Metes dhe duhet te jete nga Skrapari ! smiley

Po ore po vazhdo ti, une prandaj nuk e kam share se eshte femer. Dhe nuk eshte nga Skrapari, eshte nga Mallakastra a Tepelena

qenka femër shkaba??!smiley

Dmth u zbulua misteri.

Kikia po iken per motive te dobeta. Ka zene dashnore.

Shqiperia per ironi te fatit, te  shqiptarve , hyn  ne zonat e varfera si ato te vendeve islamike, ne lindjen e mesme. ku bota e qyterueme kerkon ta ndihmoje

Per shkaben

http://www.islamic-relief.org.uk/about-u...

“Drama e Shqipërisë”- ky është artikulli i publikuar sot në “Huffington Post”. Shkrimi mban për autor Jaime Pozuelo-Monfort, i cili pas një udhëtimi në Shqipëri bën një analizë mbi gjendjen aktuale në vend, ku ndër të tjera thotë se sistemi ka dështuar. Monfort ka pasur takime me një sërë politikanësh, ambasadorësh, gazetarë dhe njerëz të rëndësishm të jetës publike në vend. Ai cek në shkrim shumë prej problemeve të sotme në Shqipëri. Sa i përket punësimit në administratën publike i shkruan se meritokracia nuk funksionon, por nevojiten lidhjet e ngushta familjare për t’u punësuar në shtet. Sipas tij sundon mediokriteti dhe jo profesionalizmi.

“Drama, qeverisja e keqe, pandemia e korrupsionit dhe nepotizmi do të shkatërrojnë vendin dhe shoqërine tashmë të lodhur, të hutuar, të humbur në tranzicionin për askund, ku drita është mekur nga errësira që prodhojne interesat partiake dhe ato ndërkombëtare. Shqiperia mund t’ja dalë, por jo me lojtarët dhe aktorët aktuale”, shkruan Monfort në “Huffington Post”.

Ja ca ka shkrujt ky inferiori u Huffington Post smiley

Nuk duhet marre seriozisht, eshte ca si i roitur. Pjese e fatkeqesise sone eshte qe kesi lloj "shkruesish" perfundojne ne Shqiperi.

Po pse nuk duhet marr seriozisht, dhe pse mendon ti qe autori qenka ne nivelin " ksi lloj shkruesi "  cfae nuk eshte e vertet aty ? Po thuajse shumica e shqiptareve kane te njetin mendim. gjendja vertet eshte dramitike, jo pikerisht e shkaktuar nga kjo qeveri vetem, se ka vite e vite qe eshte krijuar ky dramcitet shqiptar, ca nga paftesia, ca nga  makuteria per te vjedhur mashtruar, injoruar, harruar, te gjitha problemet publike, sociale, duke u fshehur mbas politikes, ca nga te gjitha te zezat e nendheshme kunder atij populli , pse nuk duhet besuar ? Cfare interesi ka nje gazetar te genjej ose te t mos thote si eshte realitet ?

Albania is today a country where corruption is manifest in every single level of society, from the individual to the group, from the poorest to the richest

Kush nga shqiptaret nuk e di kete, kjo nuk eshte e vertet ?

Albania is today a country ran by a myriad of political parties ran by a zillion of mediocre politicians.

 

Kjo nuk eshte e vertet ? Me jep nje emer poltikani qe eshte parekselent ose mbi nivelin mesatar intelektual, qe meriton ose ka merituar postin e tij !

Artikulli eshte me se i perpiket, i sakte ! Lexo pak edhe per autorin

http://www.huffingtonpost.com/jaime-pozu...

 

Avash, mos merr kot. Une qe po them dicka e di per ca flas, ka njecik background kjo pune.

Ai paragrafi qe ka sjell swedi qendron, por mund ta kish shkrujt secili nga ne. Nejse, me kohe do sqarohen vete gjerat. Vetem se huffpost-i e ka shkel fare, nuk ka me standarte si media.

Spo te kuptoj fare cfare  po thua ! Une kam parasysh komentin tend mesiper ! tI thua nuk duhet marr seriozish !

Shume sakte e ka artikuluar , por nuk ka thene ndonje gje qe nuk dihet .Problemi eshte si do dilet nga gjendja kur korrupsioni ka kalbur cdo qelize te jetes se vendit , kur prokuroret e gjykatesit qe duhet ta denojne kete korrupsion jane hajdute per vete?

 Duke vazhduar me ate artikullin qe postoi Swedi

Cfare ka konstatuar autori  nga vezhgimi i tij dhe takimet qe ai ka patur aty me njerezit qe te pakten konsiderohen si intelektual, biznesman, artsit, drejtore, nen drejtor ect

In 1991 Albania left behind the world's most tight and closed communist regime dominated by Enver Hoxha until his death in 1985. Many areas in the previous regime worked better then than they do today.

Market economy and democracy have brought chaos, corruption and improvisation to the young and dynamic republic.

To be remembered institutions, public transportation, the educational system in the three levels primary, secondary and university all worked much better during the communist regime

Autori nuk besoj se eshte komunist !

O iBAYERN i modh, sa i modh si je ti 

Pritshmeria e Shqiptareve per jeten e tyre eshte e larte dhe pradaj duan te ikin. Duke levizur jashte bejne krahasime qe edhe pse intelektualisht njesoj po dhe ne shume raste superior, ne jetojme me keq.
Se ka plot si Italia si Amerika njerez pa bagazh por kane nje mireqenie baze qe u garantohet nga pagat mesatare qe marrin....

#Më ka ardhur në majë të hundës!

Dil e protesto neser .

Do emigroj andej nga ti më mirë!

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).