Arsimtarët kërkojnë shpërblim për të gjithë mësuesit, jo vetëm për ata të dalluarit

Sindikatat e Arsimit paralajmërojnë qeverinë se do ndërpresin mësimin në janar nëse nuk marrin shpërblimin e fundvitit.

Reagimi i tyre vjen pasi kryeministri Edi Rama bëri të ditur se do të shpërblehen me 40 mijë lekë vetëm mësuesit e dalluar. Kjo ndarje ka shkaktuar pakënaqësi te sindikatat, të cilat kërkojnë shpërblim për të gjithë mësuesit.

Sipas tyre, shpërblimi është një drejtë të cilën arsimtarët e kanë fituar prej 16 vjetësh. “Shpërblimi vjetor prej jo më pak se dhjetë mijë lekësh është një e drejtë e fituar prej 16 vjetësh. Paratë janë të garantuara në buxhetin e MAS-it”, shprehen ata, përcjell “News24”.

Ata thonë se do ta përshkallëzojnë lëvizjen sindikale, deri në ndërprerjen e procesit mësimor: “Ndjehemi të diskriminuar, nuk tërhiqemi nga kërkesat. Nuk marrim shpërblim prej dy vjetësh. Do ta përshkallëzojmë lëvizjen sindikale deri në fundin e këtij absurditeti”.
 

33 Komente

Hehe , u mesut keq me Salen me shperblime ju, pa rrini mire se ka dhe burg.

Shkoni kerkojani leket Sales

e ka zët arsimin kjo qeverri. katunare e spiune hane buke.

Sipas tyre, shpërblimi është një drejtë të cilën arsimtarët e kanë fituar prej 16 vjetësh.

lol, ka nje fillim por ka edhe nje mbarim. Ja qe qelloi qe mbaroi. Provojeni te nderprisni mesimin dhe do te shikoni sesi do te zevendesoheni brenda dites. Kush nuk punon dheut i rendon! 

Provojeni te nderprisni mesimin dhe do te shikoni sesi do te zevendesoheni brenda dites.

Edhe grevethyesa u bete ju "te majtet"e Palles? Me poshte se krimbat, dmth.

Po pse ty te duket e drejte te bojkotosh mesimin me pretekstin se nuk ke mare shperblim kur kjo gje nuk eshte e sanksionuar ne kontraten e punes? Pra, qe nuk eshte nje detyrim i punedhenesit. E cfare lidhje ka kjo me te qenin i majte apo i djathte? Nejse, me ke flas dhe une!

Ti s'kuptoke ca eshte greva mor vlla. Greva eshte pikerisht per te kerkuar ate qe NUK eshte ne kontraten e punes, kushte me te mira pune, pagese me te mire, te drejta shtese etj. Mund te mos jesh dakort me cfare kerkojne po te kercenosh nje njeri qe paralajmeron greve, se kerkon kushte me te mira per veten, me pushim nga puna eshte pisllek. As McDonalds nuk bon gjera te tilla.

McDonalds ishte shembulli me i keq qe mund perdorje. Ne fund te fundit Mc'Donalds ben ca  hamburgera te shpifur ndersa ketu luhet me te ardhmen e studenteve. 

smiley

smiley  

Ne fakt, per nxenesit e dalluar apo dhe ata qe fitojne konkurse, mund dhe duhet tu japesh shperblim, dhe ketu mendoj se dallohet edhe mesuesi/sja i/e dalluar, nga ku mund te perfitoje  edhe keta. Ndersa per shperblimet e fund viti, mendoj se mund dhe duhet te marrin te gjithe pa perjashtim, me diferenca te vogla ne shperblim. 

Ndersa per shperblimet e fund viti, mendoj se mund dhe duhet te marrin te gjithe pa perjashtim, me diferenca te vogla ne shperblim. 

Pse mendon qe duhet te marrin te gjithe pa perjashtim shperblim ne fund te vitit? Dhe pse diferenca e si do e vendosje ti diferencen?

Diferencen e dashur do e vendosja keshtu, te ndare ne tre kategori; 

1) Mesueset e martuar me femije 100 leke psh. 

2) mesuesit e martuar pa femije, 90 leke. 

3) mesuesit beqare 80 leke. 

Pse mendon qe duhet te marrin te gjithe pa perjashtim shperblim ne fund te vitit?

Dmth ti do e ndaje shperblimin ne baze te gjendjes civile te mesuesve, jo sipas punes qe kane bere gjate vitit?

Pierri eshte komunist - Gjembo. Te punohet sipas aftesive dhe te shperblehen sipas nevojave. 

Na mbyten komunistet o berber. Shyqyr qe kemi disa kokrra te pakta jo-komunista ne kete pellg

Ndersa une do thoja te kunderten. Qe komunistet jane shume te ralle ne kete blog. Perjashto Pierrin, mua, ndoshta Stakler e ndonje tjeter, te tjeret apo mbetja jane te gjithe antikomuniste. 

kujdes se gjembi flet me ironi e jua fut gjembin edhe personazheve komuniste te Hygo komunistit.

 

Nuk di qe gjembi te jete ironike. Por, mbase konfuzohet me "komunizmin" e pretenduar nga regjimi i Enver Hoxhes dhe me te ashtuquajturit komunista apo anetare te PPSH-se. Ata/ato ishin monstra (ja shiko psh Sali Birishen- ish anetarin e PPSH dhe sekretarin e partise te spitalit) dhe nuk kane apo nuk kishin asnje gje te perbashket me moralin komunist. 

Ti komunist? S'e kam besuar kurre.

Aspak, e ke gabim kuaz, Pjeri ka qene disident bordure, e ka thene vete ne disa komente, per me teper lexo VQ.

"Shperblimi" e humb kuptimin kur ju jepet te gjitheve pa dallim.

Normalisht argumenti i "demokrateve" te peshkut eshte "e votuat tani mbaheni". Se ne fakt ishte shume me mire me "patch work" te Sales vetem e vetem me mbajt pushtetin. 

Ne vend qe te diskutoheshin politikat per percaktim te mesuesve te dalluar, disktuhet si te shperblehen dembelat & maskarenjte barabar me te zotet e te perkushtuarit.

Sipas tyre, shpërblimi është një drejtë të cilën arsimtarët e kanë fituar prej 16 vjetësh. “

....not enymore  smiley

Poza e fundvitit

Kjo karikature eshte direkt per skrap.

po te shperblejne edhe pensionistet, se edhe keta hyjne te grupet me pak te ardhura vjetore..
por te shperblejne vetem pensionistet e dalluar ama. p.sh ta fillojne kryesisht me ata qe lexojne rregullisht gazeten Zeri i Popullit.

Po ministrat e dalluar do marrin ndonje shperblim? Se nuk i dilet vec me tendera. 

Më mirë mos të ndajnë shpërblime fare, se gjoja u ndajnë mësuesve " të dalluar". Është tallje për atë mësues që fati i tij i keq e ka lënë të punojë në një shkollë periferie, pa nivel, por që punon me përkushtim, pavarësisht vështirësive. Mos të flasim pastaj, për mësuesit e fshatrave e qytezave, që kurrë nuk do kenë fat të përfitojnë shpërbëlim, sipas këtij rregulli. Çfarë motivimi kanë këta mësues? Ata të ashtëquajtur "mësues të dalluar"" kanë fatin të punojnë në shkollat më të mira (kur dihen si bëhen emërimet në shkolla) dhe normale që performanca e këtyre shkollave do jetë e mirë. Në këto lloj shpërblimesh vlerësohet shkolla, jo mësues të veçantë. Pra, pjesë e atij shpërblimi mund të jenë dhe mësues që mund të jenë mësues të paaftë, por që për fat të tyre, shkolla e tyre është vlerësuar më e mira. Fundja, të marrin të gjithë mësuesit shpërblim, pastaj për shkollat me performancë të mirë të jepet diçka ekstra

E moret shperblimin mo ?

Andej nga Tirana pyet

 . 

s'eshte ndonje cudi e madhe mos marresh shperblim. s'marrim gje ne ketej qe punojme per shtetin

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).