Best Of

Ca këngë që i përkasin vitit që po lemë pas, sipas rendit të preferencës/bukurisë. Sigurisht kjo është një listë subjektive, kështu që mos hezitoni të ndani në komente të preferuarat tuaja personale.

Në këtë listë me 20 këngë, do të keni mundësinë të dëgjoni grupe si Tame Impala dhe Viet Cong ndërsa të tjerët janë një mori kantautoresh, si Father John Misty, Sufjan Stevens, Julia Holter, Courtney Barnett, Jenny Hval, Kendrick Lamar, e shumë të tjerë. Mos të harrojmë pa përmendur që dhe këtë vit, me një pjesë të admirueshme eksperimentale, rivjen David Bowie.

Listën e plotë mund ta dëgjoni këtu.

Dëgjime të këndshme!

 

40 Komente

nuk te dija per metalar! paske shije me te mira se te Lizandrit. Kjo qe ke postu mund te jete, per mendimin tim kenga me e mire metal e ketij viti.

permbledhje e bukur squeri... muzike rilaksuese. e parafundit, ''the moment'', me pelqeu me shume..

nejse, na  dhe  nje  nga ky vit qe po leme..

rrofsh Belul, per ju po muno'hna, tha ai shkodrani.

Me pelqen seleksionimi (perveç te David Bowie qe s'me ngjit ne pergjithesi). Kenga hapese shume e bukur. 

smiley jam kurioz per Bowie-n, si rregull, nga ana muzikore s'ke nga ta kapesh. Jepi dhe nje shans d.m.th. Muzika me e mire eshte ajo qe nuk e dallon dot menjehere. Mund ta fillosh duke e lene ne sfond nja 4 a 5 here Ziggy Stardust (albumin) dhe pastaj nje te degjuar me perqendrim maksimal. Pastaj flasim.

Eshte krejt subjektiv mospelqimi* por ke te drejte qe thua se do nje degjim te perseritur.

*Bowie per mua perfaqeson alienin, surrealistin, artistin konceptual te muzikes rock, ndonese i padiskutueshem talenti, me le indiferente dhe te uritur per rock nga ai 'i verteti' muzika e tij.

e kisha lene te nenkuptohej subjektiviteti i mospelqimit, pasi eshte e dhene. megjiathate subjektiviteti, ne te shumten e rasteve per mua ka qene nje justifikim pertac per te mos u zhytur dhe degjuar me vemendje. arsyet mbeten te mistershme ndonjehere dhe mund te shprehen ne nje ose me shume elemente. p.sh. justifikimi im per te mos i kushtuar vemendje katalogut te The Smiths, ka qene qe nuk e tejkaloj dot vokalin e Morrissey. Kjo nuk me ndalonte te vleresoja ndonje kenge te vecante tek-tuk. Megjithate kur u bera qe ta degjoj me vemendjen e duhur katalogun, kuptova qe vokali jo vetem nuk ishte pengese por pjese harmonike e te teres.

P.s. nuk dua te te nderroj mendje per Bowie, dua vetem te sigurohem qe nuk po e anashkalon. Muzika e Bowie mund te pershkruhet me shume epitete por ai qe i shkon me shume eshte "rock i vertete".

Mosshijimi i muzikes se Bowie-t nuk me ndalon te admiroj dhe te respektoj  perpunimet muzikore te tij, por çdohere qe e degjoj nuk me jep ndonje emocion, kenaqesi akustike  dhe kjo qe po shkruan degjon jo  pak kenge te zhanrit, te subzhanreve, klasike apo te reja qofshin etj. Meqe permend vokalin, tani qe e mendoj, do te preferoja te degjoja muziken pa vokalin e Bowie-t, per te shijuar nderlikimet e saj.

 

No tracklist supplied?  Squpu, o kokrra e dembelit!

Flm per permbledhjen.  Po/do e degjoj me nge.

Pershendetje smiley.

 

PS: @ Brad, ty te ka Nishtulla 151 milion xhan. 

zgjodha mos ta ve listen 2 here, duke qene se tracklisting e gjen te faqja e mix-it. dhe postimi do dilte si baze te dhenash smiley

edhe nje per ty ne gjermanisht (dhe jo per Bradin ose youFiqon)

https://youtu.be/NwLLlT7MBkE

Shumë interesant Squarepusher, e shumë zgjedhje e zgjuar, më pëlqen. Megjithëse, them se mund të vije edhe të gjithë albumin e fund të SS e prapë Më i Miri i 2015 do ishte. Po më pëlqen shumë.

S'e di ça keni me Bowie xhanëm, dëgjojeni i herë tamam.

Album shume i mire des ky i fundit i Sufjan Stevens. Bashke me albumin e Tame Impala dhe Father John Misty, perbejne 3-shen me solide persa i perket albumeve. Ky i fundit per mendimin tim ka me pak konsistence por ka me shume momente te shkelqyera.

Carrie & Lowell, me vjen si amalgame e Seven Swans dhe ndikimit te Elliott Smith (albumi me te njejtin titull) per nga intimiteti dhe izolimi i tingujve. Ate cfare e humbet nga origjinaliteti e kompenson me emocionalitet.

Pse e kane me Bowie xhanem? Sipas femen, kjo eshte arsyeja:

The Bowies’ maid, who had arrived about an hour earlier, approached the lady of the house with a peculiar look on her face. “Someone,” she told Angie, “is in your bed."

'Angie went upstairs to her bedroom, slowly pushed the door open, and there they were: Mick Jagger and David Bowie, naked in bed together, sleeping.

'Both men woke up with a start. “Oh, hello,” said Bowie, clearly taken by surprise. “How are you?”

“I’m fine,” Angie replied. “Do you want some coffee?”smiley

si njerez pushta/pushter kane qene. po te pakten kane dhene dicka te mire per te tjeret. tip profetesh ne lemin e muzikes.

Nuk thote njeri qe jo, e as mund te thote, por vetem i trajtoni te gjithe njesoj, jo njerin te mamase dhe tjetrin te njerkes.

Ta kam llafin te trajtoni njesoj shok Enver dhe pusht Hitler (qe degjonin Mik pushtin dhe Bov pushtin mçeftas Sigurimit) si profete ne lemin e politikes dhe ekonomise qe ndertuan hidroçentrale, industri te rende, autostrada, areoporte etj.

https://www.youtube.com/watch?v=_yWTvhv2w4c

 

vecse ka nje dallim me demit ndaj vetes dhe atij te shaktuar ndaj te tjereve. dmth gjerat e mira njerezimit i duhen, por me cfare cmimi ha diskutim.

Jo nuk ka asnje dallim nga pikpamja esenciale, dallimi eshte vetem te permasat qe ka pasur ndikimi i profeteve, per mire dhe per keq, plus falsifikimin ideologjik qe ben dallim midis pushtave demokrate dhe pushtave totalitare.

Dhe eshte falsifikimi ideologjik qe e ben te pamundur diskutimin.

Behet fjale per diskutim tamom, me kritere dhe aksioma fillestare, jo per te bo i dor muhabet futja katunit demokratik per mendimin tim (mendimin e ketij timit).

Ne Woodstock vrastaria kolektive filloi kur Mik Xheker theriste Satanin me kitare me korent, dhe Satani erdhi, u shtypen njerzit me motora, tape me alkol dhe droge, me thika, shkelma me korent etj.

 

per sqarim, te gjitha sistemet prodhojne pushta dhe te gjithe pushtat jane barazpushta? dmth pushtlleku merret i mireqene si gjendje natyrore? dmth Jagger = Hitler?

S'kape i çik ket, e na bo na i muhabet per menimin tat qe shet miell n'kuadrat dhe qe nuk i bo keq menimit tim, e as atij kolegut qe ne video kap kaptinen me dore duke pa n'qiell Engjejt e Ferrit.

Apo jo Emo?

kuptoj dhe verej qe je shume i vemendshem.

perfundimisht ca kenge te ka pelqyer nga ky vit, apo nga te gjitha vitet qe kane kaluar dhe atyre qe do vijne? smiley

.

Te gjithe pushtat jane pusher ne kuadrat!

Dmth bluajne ne mulli kuadratin per te marre formen e rrethit, pra zgjidhin problemin e kuadratures se rrethit per menimin tim, tat dhe Mik Xhekerit (atij Mikut).

                                                                                                                      i Modhismiley

 

o i pabese

smiley

qesha dyfish, me pergjigjen inteligjente te squarit, dhe me Linkun e Pjerit qe fut ne pilaf kot me kot ministrin e brendeshem ne nje teme muzike.

 

e folmja me ty eshte bo si linku i Bradit. klikoje sa te duash "te ka lali xhan" del perhere. smiley

Midis te mesmes aritmetike te klikimit inteligjent te kuadratit te pluhurosur me mill dhe klikimit rrotali te pastru me alkol vere 20 vjeçare, kliko sa te dush, nuk te del gje tjeter veçse "te ka lali xhan" ose "qenkerke i fishkellyer!"

                                                                                                                     i Modhismiley 

 

ik pilu, o tiku! smiley

e bone prap me qesh O.... me pika pika filozofike lyer me karaboje.

 

smiley se je nursez i madh ti dreq, te ngel hatri.

Bukur, me pelqeu shume lista SQP. Kombini shume inteligjent dhe i miremenduar. 

Por nje gjynah qe s'perfishet kenga e Janex- Someday. Plus dhe mall vendi.

https://www.youtube.com/watch?v=ZNiZCLlGn2w

Do shkrihej si sheqeri ne sherbet ( se kafen e pime pa sheqer smiley). Think about it!

rrofsh per sinjalizimin. Janex e guximshme por me sa degjova mbetet per momentin potencial per gjera te mira. nuk mu duk se ka gjetur origjinalitetin por eshte ne rruge te mbare. I degjova dhe nje cover, m'u duk me e rehatuar, me e sigurte aty se sa tek krijimet e saj.

meqe qenke ne linje: po une kom faj qe e kom qef ket kongen ?

smiley jo jo, mendoj se nuk muzika nuk duhet te shtije faj, sido qe te jete. po te pelqeu, mbaroi puna. objektivisht pastaj eshte muhabet tjeter: clean production, cheeky lyrics and repetitive hooks, parlophone all scream "money is to be made". smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).