Policia shqiptare kreu pesë arrestime të profilit të lartë mbrëmjen e të shtunës në lidhje me një skemë kontrabande karburanti që mund t’i ketë kushtuar buxhetit të shtetit miliona euro taksa të humbura, si dhe konsumatorëve shqiptarë dëme të pallogaritshme në automjetet e tyre.

Sipas policisë, pesë doganierë, përfshirë një ish-zëvendësdrejtoreshë të përgjithshme dhe ish-drejtorin e departamentit që mbikëqyr mallrat që i nënshtrohen akcizës në administratën doganore.

Dy punonjës të tjetë u vendosën në masën e sigurisë “arrest shtëpiak” nga gjykata. I dyshuari si organizator i skemës, biznesmeni Adrian Xhillari, i kompanisë Tea Construction & Petrol, është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej muajsh, por nuk është arrestuar.

Tema raporton se sipas skemës së zbardhur nga Prokuroria e Fierit, një sasi prej 4.4 milionë litrash të një produkti të njohur si “naftë virgin” është “humbur” gjatë transportit nga depozitat e kompanisë Tea Construction në Tiranë në disa depozita në Ballsh. “Virgin” është një produkt që prodhohet nga përpunimi fillestar i naftës bruto dhe që nuk plotëson kushtet për t’u hedhur në treg për shkak të cilësisë së ulët.

1 Komente

Me siguri eshte perzier me dizel dhe o burra ne treg. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).