NATO ka ftuar zyrtarisht Malin e Zi për t’iu bashkuar aleancës ushtarake të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky është zgjerimi i parë i NATO-s në 6 vitet e fundit.

Jens Stoltenberg, kreu i NATO-s, tha se bëhet fjalë për një “vendim historik”.

Rusia ka paralajmëruar gjithmonë kundër përfshirjes së Malit të Zi në NATO, duke thënë se kjo gjë do të ishte një kërcënim për stabilitetin në Ballkanin perëndimor.

Negociatat për futjen e Malit të Zi në NATO pritet të zgjasin rreth një vit.

3 Komente

Serbet,kelyshat e Rusise,po rrethohen nga vendet e NATO-s nga te gjitha anet.

i madh, si vjersha e Fishtes po te kujtohet:

Po, á ky asht sheji i qytetnisë?

Me da token e Shqypnisë,

Për me mbajt klyshtë e Rusisë?

Mir e ka Nato, por nuk merr parasysh qe Mali i Zi ka shume kolone serbe aty, te vendosur gjate shekullit te 20, te cilet do te jene kundra gjithmon. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).