Ka shkuar për të kryer një studim të shkurtër dhe ka zbuluar një thesar të tërë. Është rasti i historianit të njohur Pëllumb Xhufi...

Zoti Xhufi, sapo keni përfunduar hulumtimin e arkivave veneciane, në kërkim të dokumentacionit që lidhet me Shqipërinë dhe shqiptarët. Çfarë periudhe kohore ka mbuluar studimi juaj dhe sa i gjerë ishte ai?

Pëllumb Xhufi: Unë shkova në Venecia më tepër për të kryer një sondazh e për të tërhequr ndonjë dosje me dokumente, për të cilat kisha dijeni më parë. Por u gjenda përpara një mase të madhe materialesh, të panjohura e të shpërndara në fonde të ndryshme në Arkivin e Shtetit të Venecies, si dhe në Bibliotekat publike e private Marciana, Correr e Querini. Ndonëse e zgjata qëndrimin në dy muaj, munda të tërheq dorëshkrime që lidhen drejtpërdrejt me temën aktuale të studimit, “Një vështrim nga Perëndimi mbi Shqipërinë e Poshtme, shek. XV-XVIII”. Për mungesë kohe, arrita të largohem me pak materiale, por me shumë informacion edhe për dy temat e ardhshme studimore, ato mbi Shqipërinë e Epërme dhe atë të mesme në po ata shekuj. Me përfundimin e këtyre studimeve (me shpresë!), mendoj se do jetë dhënë një kontribut modest për historinë e shqiptarëve në një periudhë të lënë padrejtësisht pas dore, siç është ajo që nis me vdekjen e Skënderbeut dhe merr fund në prag të krijimit të Pashallëqeve të mëdha (fundi shek. XVIII).

Gjithsesi, për temën në studim, kërkimet në arkivat e bibliotekat e Venecies plotësojnë në një masë e cilësi të pashpresuar, tej çdo parashikimi, bazën dokumentare të njohur prej meje, dhe që deri tani përfaqësohej kryesisht nga burime spanjolle, vatikane, greke e osmane. Bëhet fjalë për rreth 4 mijë dokumente, një pjesë e të cilave sjellin të dhëna ekskluzive, ndërkohë që të tjerët konfirmojnë apo rrëzojnë në mënyrë bindëse teza e pohime të mbrojtura deri më tash nga historiografia shqiptare dhe ajo e huaj. Pra, vlera e tyre është gjithashtu e çmuar.

Ka një debat të hershëm shkencor (por jo vetëm), në lidhje me rolin, pozitën dhe protagonizmin e munguar të Shqipërisë, pas pushtimit turk. Sa e vërtetë është kjo tezë?

- Vërtet, dhe përderisa kohët e fundit edhe Kryeministri Berisha doli dhe e mbrojti këtë tezë, ka shumë të ngjarë që ajo të hyjë e të zejë vend edhe në tekstet e historisë, të cilët reforma ia ka besuar kronikanëve të zgjedhur. Në fakt, është krejtësisht e kundërta, dhe për të vërtetuar këtë nuk ishte e nevojshme që unë të hidhesha në Venecie, në kërkim të dokumenteve të panjohura. Edhe pa to, janë shkruar e botuar dokumenta e studime jo të pakta për periudhën 1500-1700, të cilat dëshmojnë se Shqipëria vazhdoi, edhe pas Skënderbeut, të jetë vatra e ndezur e rezistencës antiosmane.

I referohem botimeve dokumentare e punimeve të dy medievistëve të shquar, studiues e botues të palodhur dokumentesh: të paharruarit Injac Zamputi, veprat e të cilit duhet të ishin ribotuar shumë më parë se vepra e plotë e Giuseppe Valentinit. I referohem edhe botimeve, e sidomos një studimi monumental të albanologut të përkushtuar Peter Bartl, i cili dergjej i pashfrytëzuar në Bibliotekën Kombëtare, dhe që mu për këtë arsye u vura ta përkthej e ta botoj vitin e shkuar, në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese “Dituria”. Vepra quhet “Ballkani Perëndimor midis monarkisë spanjolle dhe Perandorisë Osmane”, dhe është në 90% të tij një histori evropiane e Shqipërisë dhe e shqiptarëve në shekujt XVI-XVII.

Pra, me të dhënat e reja unë vetëm sa e përforcoj konkluzionin e historiografisë mbi Shqipërinë, si një gjenerator i historisë ballkanike e evropiane edhe në shek. XV-XVIII. Natyrisht sjell të dhëna të reja, ndonjëherë edhe lapidare, si p.sh. atë të një Ambasadori të Venedikut në Stamboll, i cili në vitet e shkëlqimit më të madh të Perandorisë osmane, shek. XVI, i shkruante Senatit se “në gjithë Turqinë evropiane, Shqiptarët janë të vetmit që luftojnë kundër Turkut”. Atë kohë, shqiptarët, që nga Tivari e deri poshtë në Paramithi e Margëlliç,  u përfshinë në një varg kryengritjesh antiosmane, që shtrihen kohësisht deri në prag të krijimit të pashallëqeve të mëdha, në fund të shek. XVIII.

Interesante dhe e rëndësishme edhe në drejtim të zhbërjes së një miti që ka zënë vend në historiografi, sidomos në atë të huaj, është se kundër osmanëve luftonin sa shqiptarët e krishterë, aq edhe ata myslimanë. Në 1625, një misionar i Vatikanit, që raportonte për një përleshje të banorëve të Progonatit, në Labëri, me ushtrinë osmane, shprehte habinë e tij, se si ishte e mundur që në këtë vend “turqit luftonin kundër turqve”!

Dokumentet e gjetura në Arkivin e Venedikut rrëzojnë, besoj, edhe një mit tjetër, atë të barrierave krahinore mes shqiptarëve, i cili është rikthyer në modë edhe në ditët tona, “për meritë” të politikës. Sot, kur po bëhet gjithçka për të hequr nga analet e historisë sonë kombëtare apostuj të shqiptarisë, si Abdyl Frashërin, Ismail Qemalin, Dom Nikollë Kaçorrin, Fan Nolin e Luigj Gurakuqin dhe kur po pompohen antikrishtët e tradhëtive dhe të ndarjeve kombëtare, ia vlen që të paktën të rinjtë të mësojnë se si, p.sh., në vitet 1620 qytetarë të Vlorës ishin ndër organizatorët e kryengritjeve në malësitë e Tivarit, dhe se si luftëtarë nga Ulqini, në 1735, erdhën enkas dhe luftuan në Margëlliç kundër osmanëve, në krah të kryengritësve çamë. Megjithatë, shqiptarët mbetën në krye të kronikave evropiane të shek. XVI-XVIII, jo vetëm për qëndresën e tyre brenda Shqipërisë. Shqiptarët ishin luftëtarë të pakrahasueshëm e shumë të kërkuar në “tregun e luftës”. Me stratiotë shqiptarë, Venediku mbrojti zotërimet e tij të shtrira nga Kreta e Peloponezi, Epiri shqiptar, Dalmacia, Friuli e deri në hinterlandin italian, duke i angazhuar ata në vijë të parë, si kundër osmanëve, ashtu edhe kundër francezëve, spanjollëve e austriakëve. Në vitet 1560, kur piratët Uskokë, me origjinë sllave dhe me bazë në Klisë të Dalmacisë, e bënë të palundrueshëm detin Adriatik, Venediku e gjeti zgjidhjen e këtij problemi jetësor për sigurinë e tij, duke armatosur 12 anije me luftëtarë shqiptarë, që vunë sakaq rregull në atë front. Në 1715, feldmarshalli prusian Schulenburg, i këshillonte autoritetet veneciane, që ta bazonin ushtrinë e tyre tek elementi shqiptar: edhe në rast se do duhej të rekrutonin ushtarë nga kombësi të tjera, këta duhet të mbanin “kapele shqiptare”, sigurisht për të demoralizuar armikun, që e njihte forcën dhe ashpërsinë e tyre në betejë. Në vitin 1737 mbreti Karl Borbon i Napolit krijoi një korpus elitar të ushtrisë së tij me luftëtarë shqiptarë dhe në 1807, pas marrjes së Korfuzit, Napoleon Bonaparti krijoi aty një trupë me rekrutë shqiptarë nga Epiri, të famshmin “Régiment Albanais” (Regjimenti Shqiptar). Dhe duke kaluar në revistë gjithë këto fakte e plot të tjera, nuk mund të mos dalësh në përfundimin, me keqardhje, se sa energji e sa gjak kanë derdhur shqiptarët për interesat dhe për luftërat e të tjerëve!

Një aspekt tjetër i këtij interpretimi ka qenë edhe mbyllja e vendit tonë. Sa e izoluar ka qenë Shqipëria e pushtuar nga turqit, ndaj Europës së krishterë?

- Edhe këtu përgjigja e kësaj pyetje të ballafaqon me një lloj miti të krijuar mbi “ndarjen” e Shqipërisë nga lidhjet tradicionale me botën e me kulturën perëndimore, pas rënies nën sundimin osman. Nuk është kështu. Këto lidhje i kanë mbijetuar edhe pushtimit osman.

Po e filloj nga lidhjet më të natyrshme, ato njerëzore. Dokumentet e reja venedikase tregojnë se shumë shqiptarë, të ikur në Itali, në Greqinë kontinentale apo në ishujt e Jonit e të Egjeut, pas vdekjes së Skënderbeut dhe rënies së kështjellave shqiptare, apo që shërbenin në ushtri të ndryshme të Evropës, vazhdonin të mbanin lidhje me familjarët e tyre në Shqipërinë e pushtuar. Jo vetëm, por ishin pikërisht këta, si Gjon Muzaka në vitet 1500 apo Jeronim Kombi, në vitet 1600, të dy kapitenë në oborrin e Mbretit të Napolit, që inkurajonin, organizonin e koordinonin aksionet e përbashkëta çlirimtare të kryengritësve shqiptarë, me Papatin dhe princërit katolikë të Evropës. Ndërkohë, pas “depresionit të madh” që pasoi fushatat pushtuese osmane, vihet re një ringritje ekonomike e demografike e qyteteve shqiptare. Tregtarë shqiptarë nga Shkodra, Ulqini, Elbasani, Kavaja, Voskopoja, Vlora, Durrësi, Sajadha e Parga i gjejmë të vizitojnë tregjet e Venedikut, Ankonës, Raguzës etj., duke eksportuar aty mallrat tradicionale shqiptare, e duke importuar veshje të shtrenjta, beharna, armë e deri kazanë rakie, letër shkrimi e libra! Në Venedik u bë kujdes të ndërtohej një “hotel” i posaçëm për tregtarët që vinin nga territoret osmane (fontego de’ Turchi).

Mes tyre, në dokumentet veneciane shfaqen në numër jashtëzakonisht të madh tregtarët nga Shqipëria “osmane”. Kujdes: bëhet fjalë si për tregtarë të besimit të krishterë, ashtu edhe muslimanë. Një ndër këta tregtarë, në vitet 1770, furnizonte me libra pashain shqiptar të Margëlliçit, i cili ishte veçanërisht i pasionuar pas biografive të gjeneralëve të shquar, Aleksandrit të Madh, Jul Qezarit e Cesare Borgias. Fatkeqësisht, në spektrin e leximeve të tij nuk hynte biografia e Marin Barletit mbi Skënderbeun! Të dhënat e zbuluara së fundi dëshmojnë, gjithashtu, që dinjitarët shqiptarë të zonave kufitare, siç ishin p.sh. Gjirokastra, Vlora, Delvina, Sajadha etj., mbanin marrëdhënie të ngushta me qeveritarët venecianë të Korfuzit, Butrintit, Pargës etj. Zotërimet venedikase në fjalë mbaheshin me drithin e prodhuar në sterenë shqiptare. Por kontaktet shkonin edhe më tej. Ndonjë dinjitar shqiptaro-osman, si emini i Bastias, në Çamëri, e kishte bërë zakon që herë pas here të hidhej deri në Korfuz e të rrinte mik tek Bajliu venecian i ishullit. Kuptohet, e gjithë kjo, pa dijeninë e Portës.

Çfarë elementesh të pazbuluara keni nxjerrë në dritë gjatë studimit të këtij arkivi? Në ç’dritë zbulohen shqiptarët në dokumentet e reja të arkivave veneciane?

- Besoj që përmenda më sipër mjaft elementë të rinj, që pasurojnë historiografinë tonë mbi një periudhë 300-vjeçare dhe që, gjithashtu, ndryshojnë në ndonjë rast edhe konceptet mbi historinë tonë. Më mbetet të theksoj, që dokumentacioni i ri kontribuon edhe për të hedhur dritë të re mbi çështje të debatuara, më shumë politikisht se shkencërisht, mbi karakterin etnik të Himarës, Çamërisë etj.

Më duhet të them, se dokumentet venedikase flasin thjesht e qartë për një popullsi shqiptare në këto treva, qoftë kur bëhet fjalë për të krishterë, e qoftë për myslimanë. Dhe dokumenteve të Venedikut u duhet besuar më shumë se çdo lloj dokumentacioni tjetër.

Venediku ishte një shtet me sjellje thuaj-thuaj laike (“Republika para fesë”). Në këtë kuptim, në përcaktimin e subjekteve të ndryshme, venedikasit nuk niseshin vetëm nga koncepti fetar, sipas të cilit një mysliman ose një shtetas i Perandorisë Osmane ishte “turk”, qoftë edhe sikur të ishte i krishterë. Venediku i njihte mirë popujt ballkanikë, ishte prej 10 shekujsh në kontakt të ngushtë me ta. Nga ana tjetër, nëpërmjet bazave të tij në Kotor, Tivar, Korfuz, Pargë e Butrint, Venediku kishte ngritur një rrjet të dendur informatorësh, që shtrihej gjatë gjithë bregdetit, nga Malësia e veriut e deri në Himarë, Dhërmi, Delvinë, Margëlliç e Paramithi, duke depërtuar në thellësi deri në fshatra të thella të zonës së Tivarit, Shkodrës, Lezhës, Vlorës, Beratit, Elbasanit, Janinës, Gjirokastrës, Kosturit e Shkupit. Ndërsa informonin rregullisht për lëvizjet e ushtrive osmane, për kryengritjet e popullsive shqiptare apo edhe për shpërthimet e epidemive të murtajës në ato treva, këta “informatorë” japin të dhëna të çmuara dhe ekskluzive mbi etnografinë e këtyre krahinave.

Nëse do t’ju pyesnim për të zbuluar kuriozitete, ndodhi konkrete apo ngjarje të panjohura për shqiptarë të njohur a të panjohur, cilat do të ishin disa prej tyre?

- Janë të shumta, por po veçoj njërën prej tyre: kryengritjen e madhe antiosmane shpërthyer në Çamëri në vitin 1611, dhe të drejtuar nga një prelat ortodoks, peshkopi Dionis “Filozofi”. Kisha shkruar edhe më parë për këtë kryengritje, që historiografia greke e numëron si një ndër ngjarjet më të lavdishme të historisë së Greqisë, përgjatë periudhës së sundimit osman.

Dokumentet e reja që unë kam gjetur, provojnë katërcipërisht se të gjithë protagonistët e kësaj ngjarjeje: peshkopi Dionis, armiku e xhelati i tij, Osman Pasha i Janinës, kapiteni Jeronim Kombi i oborrit të Napolit dhe padyshim vetë kryengritësit e 70 fshatrave të Çamërisë, që u përfshinë në atë ngjarje, ishin që të gjithë shqiptarë! Pra, kemi të bëjmë me një histori shqiptare, që i duhet kthyer historisë së Shqipërisë.

Mund të tregoj edhe një tjetër histori, më relaksuese, që i ngjan një romani të verdhë. Në vitet 1770 në Epir shfaqet misionari Kozma nga Etolia, ai që më vonë u shpall shenjtor nga kisha greke, dhe që punoi shumë për hapjen e shkollave greke në gjithë Shqipërinë e Jugut. Misioni i tij u pa me dyshim nga Republika e Venedikut, e cila i vuri pas agjentë të fshehtë. Njëri prej tyre ka hartuar disa raporte të fshehta për “Këshillin e të Dhjetëve” në Venedik, që ishte një lloj drejtorie e shërbimit informativ. Unë kam gjetur disa nga këto raporte, madje edhe një broshurë propagandistike që Shën Kozmai shpërndante në fshatrat shqiptare, gjatë kryerjes së misionit të tij. Dhe a e dini se cili ishte agjenti venecian, që ndiqte hap pas hapi udhëtimin, fjalimet dhe takimet e Shën Kozmait? Giaccomo Casanova, dora vetë.

Kur do ta shohim të sistemuar këtë volum pune që keni kryer në Venecia?

- Po merrem intensivisht me leximin dhe përpunimin e materialit të mbledhur, që është mjaft voluminoz. Kam shumë shpresë që studimin ta botoj nga viti i ardhshëm. Ndërkohë, do të botoj edhe një vëllim me dokumentet e mbledhura gjatë kësaj ekspeditë kërkimore, për t’i venë ato në dispozicion të studjuesve të tjerë dhe të studentëve të historisë. Shpresoj që me këtë, të jap edhe një kontribut për afrimin e studiuesve tanë të rinj me mesjetën shqiptare, që është vërtet e jashtëzakonshme.

Intervistoi: Skënder Minxhozi

42 Komente

Mund të tregoj edhe një tjetër histori, më relaksuese, që i ngjan një romani të verdhë. Në vitet 1770 në Epir shfaqet misionari Kozma nga Etolia, ai që më vonë u shpall shenjtor nga kisha greke, dhe që punoi shumë për hapjen e shkollave greke në gjithë Shqipërinë e Jugut. Misioni i tij u pa me dyshim nga Republika e Venedikut, e cila i vuri pas agjentë të fshehtë. Njëri prej tyre ka hartuar disa raporte të fshehta për “Këshillin e të Dhjetëve” në Venedik, që ishte një lloj drejtorie e shërbimit informativ. Unë kam gjetur disa nga këto raporte, madje edhe një broshurë propagandistike që Shën Kozmai shpërndante në fshatrat shqiptare, gjatë kryerjes së misionit të tij. Dhe a e dini se cili ishte agjenti venecian, që ndiqte hap pas hapi udhëtimin, fjalimet dhe takimet e Shën Kozmait? Giaccomo Casanova, dora vetë.

Kjo me duket gati e pabesueshme, per faktin se ne autobiografine e tij Kazanova rrefen se Albanine e ka pa me dylbi nga Korfuzi qe atebote ishte toke e Venedikut. Ka zbarkuar vetem nje here ne Butrint per te vizituar rrenojat helene te Butrintit.

Thene kjo neqoftese kujtesa nuk me ben ndonje loje, sepse e kam lexuar shume e shume vjet me pare.

 

po ka qene mison special, pune agjenturore..  keshtuqe  ka mundesi qe Kasanova e ka lene qellimisht  jashte autobiografise  kete punen e spiunllekut.

Nuk eshte kjo arsyeja po te njofesh personazhin qe eshte me i Modhi i Venedikut, brodhi gjithe Evropen e deri ne Rusi duke takur te gjithe mbreter, perandore e Voltere. Person afashinant.

Pastaj ky mund te rrefente qe ka vizituar biblioteken e Universitetit te Rrogozhines pa thene qe ka spijunuar listat e autoreve te librave qe nuk kane paguar tatimin.

Me ç'mbaj mend, Shqiprine e ka vizituar kur ishte ne mergim, i arratisur nga Burgu i Plumbte, i denuar me vdekje nga pikerisht Keshilli i te Dhjeteve, Sigurimi i Venedikut. Ti mund te hedhesh variantin me diversante "kjo ishte loje" te Kinostudjos Shqipria e Re, por atehere nuk kishte as filma.

Kazanova u be vertet spijun i Keshillit, si shkembim i faljes dhe kthimit ne atdhe, por nuk funksionoi si spijun. Ne fakt e hoqen si pa vlere para se te braktiste Venecian per here te dyte dhe te shkonte ne Austri, ku edhe vdiq.

 

Mbase thjesht s'ka gjet ... ku ta ngulte dhe pranaj s'kishte ca shkrute. smiley Ose mo thjesht "sigurimi" i ka perdor emrin si pseudonim. Ho mer se ai k..var osht s'i prishet reputacioni. 

Thashe pra qe Kazanova ishte person afashinant, dmth ka shum mundesi ta kete perdor mitrolozin nGuljanov kunder biblioteKareve te Rrogozhines (ne qofte se ka qene aty) dhe nuk ishte tip qe nuk linte pa e pershkruar incidentin.

Ne Austri vdiq si bibliotekar i nje Madherie qe e strehoi.

 

Interesante kjo gjetje e historianit Pellumb Xhufi ne arkivat e Venedikut. Do ishte me interes, qe te gjitha dokumentet te fotografoheshin ose filmoheshin. 

"kundër osmanëve luftonin sa shqiptarët e krishterë, aq edhe ata myslimanë" jo po ta lexojne keta debilet qe vijne verdalle e ka cane carin. 

 Dhe duke kaluar në revistë gjithë këto fakte e plot të tjera, nuk mund të mos dalësh në përfundimin, me keqardhje, se sa energji e sa gjak kanë derdhur shqiptarët për interesat dhe për luftërat e të tjerëve!

Kjo e permbledh pak a shume historine e shqiptareve.

Pak a shumë të njëjtën gjë tha edhe Withers sonte në një intervistë te Top channel.

nje prurje qe ia vlen!

Kaq e kaq energji e gjak shqiptar per lufterat e te tjereve - po ashtu, kaq e kaq energji per te restauruar cberjen e historise si pa gje te keq nga figurat konvencionale-folkloristike politikeberese te shtetit te epokes feudo-berishiane.

Prurja sigurisht qe ja vlen. Qershia ama eshte studimi i detajshem i Kazanoves nga Tiku. smiley 

Me teper se prurja dhe studimi i detajshem i Kazanoves nga Tiku, ja vlen vazhdimsia oidriziane "histori burr muti, burr muti historie".smiley

 

Dikur ke qen origjinal. smiley Ke harru, si dhe mbi Kazanoven. smiley 

Origjinalitetin tani e keni marre ju, po na e nxirrni Malokun si kunder Venedikut dhe spijun te shen Kozmait.

 

Kunj m'shpirt e ke malokerine. smiley 

s'kishte njeri fare kur hyra ke kjo se zakonisht i marrim parasysh edhe c'shkruan ppu-ja

Me stratiotë shqiptarë, Venediku mbrojti zotërimet e tij të shtrira nga Kreta e Peloponezi, Epiri shqiptar, Dalmacia, Friuli e deri në hinterlandin italian, duke i angazhuar ata në vijë të parë, si kundër osmanëve, ashtu edhe kundër francezëve, spanjollëve e austriakëve.

Jo me kot ne dialektin ladin ( Venediku i Eperm) pirunit i thone "pirun" dhe karriges "karriga".

 

apo me sakte fare: "piroi".

Eshte impresionuese kur viziton muzete ne s.marco ku shihet madheshtia e republikes, forca e saj dhe mendon qe te paret tane e thyen keqas e ja ben rup sup.

Dicka tjeter qe ben pershtypje eshte dhoma e hartave ku Serbia ishte shume shume me e vogel se sot....

Po ca san marco o lungo...san marcon e ke toidhjo ne las vegas, i fut e nanje biftek e na dy kriklla birre e je ne rregull!

smiley

 

fratello po ne albanese senza permesso di soggiorno, ne las vegas sna qasin, shyqyr edhe kaq.
E qeshura me gjithe shpirt e Eqeremit ska te paguar gjithsesi smiley

"e Eqeremit" smiley 

"Eqeremit qe po çmend boten"smiley

Xhuf mos kerko shume se do te dale edhe greqia krahine shqiptare!
Lere miletin rehat ! Ke te na thuash gje per skenderbeun serb,per shqiptaret nga kaukazi,per 70 % te shqiptareve si mbeturina osmane,
Venecianet jane komunista.
Ketu ka pas vetem greke,latine dhe sllave. Shqiptaret i derguan ufot ne male . Pasi ndenjen ca kohe fshehur ne male, ndoqen greket dhe serbet dhe krijuan shqiperine!
Eshte sperkatur keq mileti. Kot lodhesh.

Si tha njehere njeri:

ka shokë që kanë bërë vëzhgime duke përdor Picken për të kategorizuar Greqinë ..Si Ju duket Ju kjo ?

Kur turkun e kemi pas kaq inat dhe muhamedizimi ka qene i percipte sa per te bere karriere ne ushtrine osmane apo per te mos paguar xhelepe pse vazhdohet praktikimi i islamit nder shqiptaret 100 vjet pas largimit te turqise?

Se ty te flet allahu turqisht ne gjum. smiley 

ose mund te shtrohet edhe ndryshe pyetja.

kur venediku ishte kaq afer dhe shqiptaret kishin mundesi te kishing maredhenie kaq "te mira",  si ka mundesi qe nuk moren asgje nga kultura e venedikut, por u ngjiti me shume me osmanet?

Aq me shume kur gjeografikisht ishte me lehte dhe u binte me per mbare te ishin me afer me italine (male te larta dhe te veshtira per te kapercyer ne drejtim te osmaneve, det i lundrueshem dhe pa tallaze ne drejtim te italianeve).

Si ka mundesi qe rinascimento nuk pati ndonje ndikim te dukshem tek shqiptaret, nderkohe qe osmanllinjte ben kerdine me keltyren e tyre turqelie?

 

fare e thjeshte,,,

ushtria, administrata, ''gjyqet'' i kishte ne dore osmani.

Elita e mbetur shqipetare kuptoj qe me mire te nenshtrohej dhe te ndiqte predikimet e portes se larte se sa te luftonte vazhdimishte ( kuptohet qe pati dhe perjashtime).

Rilindja italiane ndodhi se ishin me shume ne paqe se ne ballkan, kishin mireqenie me te larte se ne ballkan. Tek ne vec se lufte ose barbarizma.

Ne 100 vjet pas vdekjes prishjes se Lidhjes se lezhes ndodhim shume shume ndryshime ne shoqerine e kohes. Imagjino ne 500 vjet c'behet. Merr shembullin e shqiperise moderne. Cfare i beri Shqiperise ne 50 vjet komunizmi (per te mire dhe per te keq).

 

Turqit ishin prijesat e myslimanizmes ne ate kohe dhe trashegimtaret e kultures e te qyteterimit arabo-mysliman, e cila ishte shume me e larte se ajo e tere popujve te Evropes ne ate kohe pa asnje perjashtim. Ne disa pjese te Evroes atehere sapo kishte filluar rilindja (Rinascimento) e kultures se vjeter greko-romake. Gjenite me te medhenj te asaj kohe rremihnin naten e nxirrnin ne shesh vjedhurazi monumente e dokumenta te kultures se vjeter dhe, po te kapeshin prej prifterinjve, u shkonte koka ose digjeshin te gjalle.

Turqit, si popull qe sundohej prej sheriatit, dmth prej ligjit te caktuar ne Kuran, ne jeten politike e shoqerore nuk njihnin skllaverimin, dmth popujt qe ata pushtonin nuk shkllaveroheshin sic ngjante ne Evrope, ku dhe bashkekombasit e tyre te nje gjaku me ta ishin skllever te feudaleve ose te kishave. Kur te pushtuarit pranonin fene myslimane, ata mund te mberrinin ne graden me te larte te Imperit Osmanlli, sikurse shohim ne histrine tone Ballaban Pashen, Verzhezhen nga Skrapari qe qe komandant I Krujes dhe qe u vra me gjithe ushtrine e tij, kur Skenderbeu rrembeu kete qytet nga thonjte e turqve. Me tej shohim te famshmin Evrenoz Pasha, grek, princin Jakup te Nartes e te tjere njerez te bere myslimane perpara pushtimit turk, qe kishin arritur ne shkallet me te larta te asaj ushtrie. Me vone numri I shqiptareve, grekerve, bullgareve, hungarezeve, gjermaneve, kaukazianeve, kurdeve, arabeve, etj, qe arriten shkallet me te larta te ushtrise, administrates etj, eshte I pafund dhe nuk ka barazim me ate te turqve.

Sundimi Osmanlli ishte I tmerrshem per kryetaret e pabindur te popujve te pushtuar, po popullit vete I jepte nje liri, e cila gjer atehere ne popujt evropiane ishte e panjohur. Voltair-I, ky shkrimtar dhe historian me fame dhe I pandikuar prej propagandes fetare, ne historin e Karlit XII te Suedise, e verteton plot admirim kete realitet dhe tregon se ushtria e Pjetrit te Madh te Rusise u shkaterrua ne Rumani, jo prej ushtrise se Baltaxhi Pashait, te cilin e mashtroi nje nate Katerina, e shoqja e Pjetrit te Madhe, pa dijen e ketij te fundit dhe I shpetoi Pjetrit jeten, kuroren dhe perandorine, por nga shkaku qe rumunet e krishtere preferonin sundimin turk dhe jo ate te ruseve, ku ishte I tere populli skllav I feudaleve gjer dje ne vitin 1861, plot 56 vjet perpara ardhjes ne fuqi te komunizmes,
 

Rumunet vullnetarisht I bene nje sabotazh ushtrise se krishtere te Rusise sa u shkaterrua dhe u shpernda e tera ne te kater anet nga uria, pasi populli e fshihte ushqimin dhe nuk u shiste as me te voglen gje, keshtu qe Cari mbeti vetem me te shoqen dhe ca pak oficere e ushtare, I rrethuar nga te gjitha anet dhe vendosi te vriste veten dhe sigurisht, ky idealist I pashoq, ashtu do kish perfunduar, sikur te mos qe ndodhur e shoqja qe e shpetoj.

Ne France skllaverimin e zhduku revolucioni I madh. Ne Gjermani u perpoq me kot perandori gjenial Jozefi I Dyte per ta zhdukur, por e luftonin feudalet dhe kleri, keta perfaqesues te idese se Krishtit, I cili per te shpetuar njerezine, per ta bere te njerezishme dha shpirtin e pashoqe I mberthyer ne kryq.
http://www.forumishqiptar.com/threads/26...

"Turqit, si popull qe sundohej prej sheriatit, dmth prej ligjit te caktuar ne Kuran, ne jeten politike e shoqerore nuk njihnin skllaverimin, dmth popujt qe ata pushtonin nuk shkllaveroheshin sic ngjante ne Evrope, ku dhe bashkekombasit e tyre te nje gjaku me ta ishin skllever te feudaleve ose te kishave."

Jo e ke gabim. Lexo se cfare do te thote per nje popull jomysliman te merrte statusin "Dhimi". E ke ne Sheriat edhe kete. Kalifet arabe merrnin gjithashtu nga Afrika skllever. Kjo ishte edhe arsyeja e konvertimit ne Islam. Nese nuk do kishte privilegje atehere nuk do ishte konvertuar njeri. Jo cdo kush e kishte mundesine te paguante xhizjen.

Kjo qe thote ky Xhufi: "Në 1625, një misionar i Vatikanit, që raportonte për një përleshje të banorëve të Progonatit, në Labëri, me ushtrinë osmane, shprehte habinë e tij, se si ishte e mundur që në këtë vend “turqit luftonin kundër turqve”! nuk eshte ndonje gje e re sepse konvertimet ne mase te shqiptareve (derisa u bene shumica e popullsise) kane filluar aty nga fundi i viteve 1700. Jo direkt mbas luftes sic besojne akoma disa. Historiania Giselle Littmann i ka pershkruar gjithashtu shume mire grindjet mes turqve ose arabeve mbi trojet e pushtuara nga ata vete. Beheshe fjale se kush do te merrte ate popull "Dhimi" qe jepte me mire profit nga taksat.

Shkembime tregtare ka patur gjithmone midis Europes dhe Perandorise osmane edhe per faktin qe osmanet kontrollonin rrugen me te rendesishme tregtare me Indine nga e cila atehere vinin mallra te rendesishme per Europen. Kjo u zbeh gjithmone e me shume pas kolonializimit te Amerikes. Por shkembimet tregtare nuk jane shkembime kulturore. Ata te parat jane vetem interesa financiare keshtu qe Xhufi nepermjet kesaj nuk e verteton dot qe tek ne si krahine osmane nuk pati izolim kulturor nga Evropa. 

Une citova ago agaj .por mendimit se sundimi Turk nuk ka qene aq regressive sa pretendohet I permbahen edhe historiane si Noel Malcolm .xhufi si historian eshte ne nivelin e pencionistave qe benin historiket e fshatrave ne kohe te merhumit.

Po sepse pati ne Perandorine Osmane edhe nje epoke emancipimi qe lejoi nje fare barazimi social te minoriteteve te ndryshme jomyslymane. Ky emancipim u nxit nga Evropa sidomos Franca, tregtaret/diplomatet e te ciles u skandalizuan nga kushtet diskriminuese ku te krishteret jetonin. Kjo beri te mundur edhe levizjet nacionaliste ne Ballkan.

I nderuar Belul, qe ku e ke ktu radiolojen "Casanova".

Tani eshte vone, neser do ta shoh se kur ka vizituar vendin tone ishte bere sijun apo jo.

 

Qe ku e ke ktu i nderuar: Korfuzin e ka vizituar dy here, ne moshen 16 vjeç dhe 21 vjeç, dmth kur akoma i kishte buzet me qumesht, e nuk mund te bente kurrsesi spijunin venedikas.

 

Shqiptaret historikisht ne emigrim duke dhene kontribut per boten.

Në 1625, një misionar i Vatikanit, që raportonte për një përleshje të banorëve të Progonatit, në Labëri, me ushtrinë osmane, shprehte habinë e tij, se si ishte e mundur që në këtë vend “turqit luftonin kundër turqve”!

nderkohe ne anen tjeter te adriatikut.

Do ishte mire te kishim edhe nje historian me njohuri ne gjuhen osmane e te hapte ato arkivat ne Stamboll.

Belul djali, ktu ke deshmine e pare ne historine e spijunazhit italian (DIGOS) per aromat himarjote.smiley

 

kush ka qene spiuni i pare mo Tiku, Niko Katalani ?

Tomorri ka qene, Tomorr spijuni me detyre te posaçme ne radiolojen e koduar "Hudhra".

Hidhni hudhra me parashute, hidhni se i hajme ne te tera, e kemi per tradite!

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).