Viti 2015 solli sa përmirësime, aq edhe trazira në skenën botërore, që nga vala e emigrantëve deri te zbulimi i NASA-s në Mars...

Çfarë do të mbajmë mend më së shumti nga viti 2015? Vogëlushin e mbytur në një plazh në Turqi, deklaratat trashanike të Donald Trump, sulmet terroriste në Paris apo kryengritjet racore në SHBA?

Ja cilat ishin ngjarjet kryesore në botë për vitin 2015, jo për nga përmasat që patën më shumë sesa për nga debati që arritën të nxisin.

Sulmet terroriste në Paris

Grupimi më i madh terrorist në botë, Shteti Islamik apo siç njihet ndryshe nën akronimin famëkeq IS, ISIS apo dhe ISIL, kreu sulme të shumta terroriste në Lindjen e Mesme përgjatë këtij viti.

Ata sulmuan më 13 nëntor edhe Parisin, duke vrarë 130 persona dhe duke e futur qytetin e ëndrrave e dritave, në një terr të përkohshëm. Sulmet në zemër të Europës nxitën ndjesi antiislamike dhe treguan mundësinë e IS-it për të goditur ngado.

Donald Trump dominon fushatën në SHBA

Kur filloi viti, Jeb Bush shihej si kryesuesi i republikanëve në garën presidenciale, por pastaj, Donald Trump nga manjat biznesi, u kthye në yll televizioni. Nga mesi i verës, Trump fitoi gjithnjë e më shumë mbështetje dhe vëmendje, duke lënë mënjanë politikanët e tjerë.

Pavarësisht deklaratave të tij fyese që varionin që nga ato për gratë deri tek ato për myslimanët, Trump çuditërisht ka vijuar të fitojë pikë në garën presidenciale në SHBA për vitin 2016.

Kriza e emigrantëve gjunjëzon Europën

Rreth 1 milion emigrantë kanë hyrë në portat e Europës nga Siria, Afganistani dhe vende të tjera. Kjo ka nxitur jo pak tension në politikën europiane dhe ka shkaktuar ksenofobi te vendasit. E gjendur përballë valës së migrantëve të dëshpëruar, Europa u zu në befasi.

Qindra persona kanë vdekur në Mesdhe, në përpjekje për të kaluar në Greqi dhe Itali. Fotoja më e përhapur ishte ajo e një djali sirian, Aylan Kurdi, 3 vjeç, trupi i të cilit doli në një breg në Turqi.

Trazirat raciale në SHBA

Lëvizja “Jetët e zeza kanë rëndësi” është bërë më aktive këtë vit pas të shtënave në vitin e shkuar ndaj djalit me ngjyrë të paarmatosur Michael Brown nga policia në Ferguson, Mizuri.

Trazirat tronditën Baltimoren në prill dhe më pas në nëntor Çikagon, kur u publikua një video e qëllimit me armë të një adoleshenti me ngjyrë nga policia. Këto incidente kanë ngjallur protesta të mëdha në qytetet e Amerikës së Veriut.

SHBA legalizon martesat gej

Mbështetja në favor të martesës së seksit të njëjtë në SHBA, ka qenë e madhe dhe në rritje, por ajo arriti kulmin kur Gjykata e Lartë vendosi se çiftet gej të mund të martoheshin kudo në SHBA. Shumë çifte të seksit të njëjtë, nxituan të martohen në 13 shtetet ku këto bashkime ishin të jashtëligjshme.

NASA zbulon të reja për Plutonin dhe Marsin

Në korrik, anija kozmike e NASA-s bëri fluturimin e parë njerëzor pranë Plutonit, duke shkrepur foto dhe duke bërë zbulime befasuese, si prania e maleve të akullta. Për të arritur në Pluton, u deshën 9 vite dhe 3.6 miliardë milje. Dy muaj më vonë, NASA lajmëroi se kishte gjetur prova uji në Mars.

Marrëveshja bërthamore me Iranin

Në korrik, Shtëpia e Bardhë lajmëroi nënshkrimin e një marrëveshjeje me Iranin që do të lehtësonte sanksionet ekonomike kundër vendit islamik në këmbim të kufizimeve të reja të armëve bërthamore. Një pikë kyçe e politikës së jashtme të Presidentit Obama, marrëveshja shënoi një kthesë historike në marrëdhëniet SHBA-Iran, ndërsa tërhoqi kritika nga Izraeli dhe republikanët në Kongres.

Debati për armët në SHBA

Një çift i armatosur vrau 14 persona në Kaliforni të SHBA-së më 2 dhjetor, duke rikthyer në vëmendje debatin amerikan për armët. Shumë shtete amerikane janë tronditur nga të shtënat dhe vrasjet masive gjatë këtij viti dhe më herët, duke ngritur pikëpyetje, nëse shoqëria amerikane duhet të heqë dorë nga armët.

Marrëveshja klimatike

Në dhjetor, përfaqësues nga 195 vende miratuan një marrëveshje historike për të ulur çlirimin e dioksidit të karbonit në atmosferë, duke braktisur karburantet fosile në këmbim të energjisë së rinovueshme. Marrëveshja synon ta kufizojë rritjen e ngrohjes globale nën 2 gradë celsius.

Identitetit transgjinor

Në një intervistë televizive shumë të ndjekur në prill, ish-fituesi olimpik dhe ylli i programeve reality në SHBA, Bruce Jenner, tha në intervistë me Diane Sayer: “Po, nga të gjitha aspektet dhe qëllimet, unë jam një grua”. Gjashtë javë më vonë, Jenner zbuloi një pamje të re dhe një emër të ri në kopertinën e revistës “Vanity Fair”. Tranzicioni i saj ka sjellë në vëmendje ndryshimin e identitetit seksual te shumë persona në botë.

Burimi: CNN

31 Komente

Per mua lajmi me i rendesishem, ishte ai i NASA-s. Bo vaki ka uje ne Mars, se ky planet u flliq fare smiley

hapja e shba-ve me cuba

dhe me Iranin, do te shtoja une. 

Nard Ndoka behet me Edvinin

Ngjarjet me te bujshme ne USA.

...Pavarësisht deklaratave të tij fyese që varionin që nga ato për gratë deri tek ato për myslimanët, Trump çuditërisht ka vijuar të fitojë pikë në garën presidenciale në SHBA për vitin 2016...

Injorantet e te majtes amerikane dhe boterore, akoma nuk e kane kuptuar qe e kane teperuar me kohe me kembenguljen per "korrektesi politike" .
Prandaj edhe Donald Trump duke nuhatur kete po godet atje ku eshte pika me e dobet e njerezve dhe po flet ne emer te tyre,sepse kendidatet e tjere kane frike te flasin se mos kryqezohen nga media...
Ketu kerkoheni suksesin e Trump-it dhe mos u mundoni tja hidhi fajin atyre qe nuk e kane kete faj.

Fakt eshte qe Trump ndryshe nga kandidatet e tjere republikane dhe demokrate,nuk ka harxhuar asnje cent per reklama gjate fushates dhe perseri po fiton pike.

Sot sipas Reuter:

Trump 39%

Cruz 13%

Carson 10%

Rubio 9%

Jeb Bush 7%

Personalisht ndonese nuk do te votoj per Trump i them "bravo i qofte" se ne kohe Krishtlindjesh,tha pa ju trembur syri
Gezuar Krishtlindjet!

 dhe jo ate frazen shpifurine te "korrektesise politike" Happy Holidays.

"Do votoj Trump se ai nuk eshte politikan. Politikanet genjejne te gjithe." - Nje pensioniste amerikane.

kishte gje me te bukur se kriza greke.

Rest in Peace Bik Ndoja ... ma gezofsh lirine Ballist Morina ... Donald Trump still blows.

Ne fund do perplasen Trump dhe Klinton, nga ku do te shohim per here te pare nje grua presidente. 

Amerika eshte nje vend demokratik ne stadin tribal qe trasferon fuqine brenda hordhise primitive, menjeane klani tribal Kenedi me kushurij te katert politikane dora jone, dikur u be president i biri i presidentit Bush, tani do te na behet presidente gruaja e presidentit Klinton.

Ka ndonje koment nga kristiane frojdiste per kompleksin e Edipit?

 

Po me habit qe CNN paska fut krizen e refugjateve ne Europe tek ngjarjet e bujshme! Shume xhymert..

Po krizen greke, futjen e Rusise ne Siri, rrezimin e avjonit rus nga Turqia, shperthimin e nje tjetri ne Egjipt, si qujne keta? 

"Same shit, different day" - e quajne.

Nuk ke pse habitesh Debris, se nga vala e fundit e refugjateve, jane mush plot ter kampet, repartet ushtarake, dhe çdo nate valon druri, me i fjal grushtat ndermjet refugjateve. Refugjate si keta, agresive, s'kishim pare noiher. I eshte hap pune policise, çdo nate e therasin per ndarje boksi smiley

... Refugjate si keta, agresive, s'kishim pare noiher...

Harrove shqiptaret ne Itali ne vitin 1991?

Ne fakt vetem athere ndodhen ca rremuja, ngaqe i futen ne stadium, mirpo keta sirianet e ketyre muajve, kane krevart, dush, ushqim, 3 elementet kryesore qe i permban karta e te drejtave te refugjatit, dhe nenshkruar nga shumica e shteteve. 

Dallohet qe listen e ka shkrujt nje amerikan, 7 prej lajmeve jane prej USA, lajme per te cilat 95% tjeter i botes as e rruajti fare. Me popull self-deluded nuk bo nona.

pnluarasi smiley mos i shaj amerikanet, jo per gjo por nuk e kuptojne smiley

1-kualifikimi i shqiperise ne evropian

2-largimi i partise se dules nga qeveria shqiptare dhe kuvendi

3-kriza ne siri

4-vizita e papa-ceskut ne tirane.

5-diskretimimi i partise filoserbe ldk ne kosove.

Edhe keto nga CNN duhen kopjuar? 10 Ngjarjet me te bujshme ne 2015 ne Shqiperi :

1.Kualfikimi ne Euro-16 ne France i Kombetares Shqiptare !

2.Kualfikimi ne Euro-16 ne France i Kombetares Shqiptare !

3.Kualfikimi ne Euro-16 ne France i Kombetares Shqiptare !

4.Kualfikimi ne Euro-16 ne France i Kombetares Shqiptare !

5.Kualfikimi ne Euro-16 ne France i Kombetares Shqiptare !

6. Zgjedhjet Lokale ne Qeshor 2015 !

7. Telenovela Tom Doshi !!

8.Vizita e Kryeministrit Serb Vucic ne Tirane !

9.Kriza Greke e telenovela Merkel-Varoufakis !

10. Isis + Paris !!

Nja dy ngjarje te pabujshme nga Shqipnia - ven kandidat per Bashkim Europian.

Nji fmi 18 vjec me fmi n'gji rron ke Ura e Dajlanit kushedi sa kohe, gjer sa ftofet koha dhe i vdes fmija fmise. Shteti as e dinte qe kto fatkeqe-noshta nona ishte me smundje mendore- egzistojshin, jo mo ti jepte i tas uje t'nrofet me la foshnjen. 

Nji fmi tjeter vdes dje me i barrake n'Tirone. Ket rradhe nona fmise e rritme. Iku dita, u myll orari i policise. Asi lloj pergjegjsie nuk majti njeri per ket abuzim te minorenes deri ne vdekje. 

Vetem dolen llapen ato qent e atij katilit dhe e nyne me mut zezonen e ktyne fatkeqve. 

Shteti shqiptar eshte shtet skandaloz. 

faleminderit admin qe na mbani koherent me ngjarjet me te medha nderkombetare. po ndonje permbledhje per shqiperine eshte ofruar ne media apo ta bejme vete?

ne al kam mbi 7 vite pa vajtur. eksperiencat personale jane venitur. mbaj mend qe taksia ishte 25 mije lek te vjetra, nga airport ne downtown Tirane, dmth ke mbrapa xhamise. nuk e di sa kohe ke ti pa vajtur, po akoma ishte me autobuz nga avioni tek kontrolli pasaportave. une rezervimin e vendit te avionit e bej gjithmone online (per koherence te temes lidhese) dhe e zgjedh vendin e uljes ose ke exit ose ke te paret fare, jo me isle seat, pasi rrine dhe te flasin gjithe kohes muhabet dashesit. valixhja (check-in) permban gjerat me te thjeshta dhe me te rehatshme qe mund te vishen. carrry-on eshte per elektronike. duhet patjeter kufje dhe muzike me vete per te ruajtur sanity. Sapo hyn ne vendin ku merr avionin per ne shqiperi, nuk ka nevoje ta shpjegoj sepse shumice e kane provuar cfare eksperience eshte.

sapo avioni ben landing, fillojne dhe shtyhen kush te hapi me pare upper compartments per te dale te paret nga avioni, si rradhe qumeshti shtyhen. pastaj hypet ne autobuz, dhe shpalosen telefonat pa internet, kush e ka me te bukur smiley. fillon era trupore te qarkulloje ne ajrin e kondicionuar. fillon vrapi ke rradha e pashaportave. sapo hedh hapat drejt radhes ndryshe, te hedhin shikimin: u bere ti. 

personalisht asnjehere nuk nxitoj te dal me vrap nga kjo eksperience, pasi ndodh nje here ne kushedi sa kohe, po eshte mbreselenese.  

kur ndodh qe del per kafe ne tirane pas ca ditesh me shoqerine qe ke vite pa i pare, te pershendet ndonje i vjeter, qe ke akoma me teper kohe pa e pare, dhe te thote: e mora vesh qe kishe ardhur se te kishte pare nje e njohura ime ne airport kur po hyje. 

nuk e fantazoj kete, eshte true story. 

Ne fakt ti thua qe ke mbi 7 vjet pa vajtur ne Al, une shkoj pothuajse cdo vit dhe nuk kam pare te shtyhen robt, krejt normale me eshte dukur si kudo ketej, pervoje personale si edhe ti, por ate te duartrokituren kur land aircraft e kane pak te exagjeruar me then te drejten.

padiskutim ky identiteti transgjinor na ka hapur pun shum kte vit, si tia shpjegoja un gjyshes qe ndiqte kardashien kur pa bruce jenner meflok te gjata i lyer i ngjyer. 

Eshte detyra ime e trishtuar te njoftoj kombin se u currufjaps edhe hazreti Tos lubonja.smiley

Amon ci ka ndodh Tosit se si do ja bejme ne 2016 pa "ndergjegjen" e Shqiperise?smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).