Fevziu rrëfen: mbaji veshët ngritur dhe dëgjo!

Një nga speaker-at (gojacët?) më të njohur në Shqipëri, i njohur edhe me cilësinë e gazetarit në emisionin "Opionion" të TV-Klan, Blendi Fevziu, rrëfen se si i organizon emisionet. Me direktiva nga lart (Sandri) dhe jashtë (Kryeministrat e radhës). Në intervistën dhënë emisionit "Koment", që ndryshe nga herë të tjera kur Fevizu përdor emisionin "Opinion" për të promovuar librat e tij, gojëdhënësi jozyrtar i kryeministrave tregon se telefonatat e Berishës, edhe kur mungojnë, e shqetësojne atë. Por edhe në këto raste ai ndihet i qete, se telefonatat kanë shmangur vetëm atë: ato nuk kanë munguar, por i kanë shkuar Sandrit, eprorit direkt. 

Më poshtë lajmi: 

http://www.panorama.com.al/video-flet-bl...

“Unë kam pasur një raport miqësor me zotin Berisha, por kur një njeri merret me gazetari dhe të merret si unë që e kam filluar gazetarinë 21 vjeç dhe kam qenë një nga protagonistët e lëvizjes së studentëve, kam dalë në të njëjtën ditë me politikanët se edhe politikanët kishin të njëjtën moshë si unë, po atë ditë në Qytet Studenti kemi dalë të gjithë, kam pasur një raport të mirë.

Më pas emisioni më ka detyruar që të kem raporte me të gjithë ..unë jam një gazetar që paguhem që t’i sjell njerëzit në studio, dhe jo që t’i kritikoj njerëzit nga jashtë. Unë kam pasur një parim i cili ndoshta ka ndikuar që emisioni të jetë jetëgjatë, që raporti miqësor nuk ndikon në raportin profesional. Pra që do të thotë jemi apo s’jemi miq, ti do pyetesh në raport me interesin e publikut..Pa e biseduar kurrë, Berisha e ka respektuar gjithmonë këtë.

Absolutisht ka qenë shumë i mirëkuptueshëm, kurrë nuk më ka folur për emisionin në kuptimin pse u bë kështu, pse u bë ashtu…ndoshta ka qenë i sigurt që nuk do kishte një gjë që do punonte kundër tij siç kanë paranojë politikanët, gjithësecili mendon që emisioni bëhet kundër tij dhe ti je rehat se e di që kjo është paranoja e politikës. Diçka u tensionua në fund të mandatit të Berishës, në fund të vitit 2012, kur unë publikova librin “100 vjet”.

Ky ka qenë i vetmi shkëmbim pak i acaruar mes meje dhe Berishës, për një mënyrë se si unë kisha shkruar vitin 1997. Mbas këtij u kaluam kemi pasur prap një raport korrekt, dhe një moment, kjo ka ndodhur në një emision televiziv, kishte një pakënaqësi një emision përpara por që nuk më erdhi mua direkt, në momentin e dytë, ndodhi një emision sërish që pati disa probleme, Berisha nuk telefonoi më mbrapa, siç telefononte zakonisht, unë nuk e telefonova më sepse e mora vesh që ai u nervozua se kishte biseduar me Aleksandër Frangajn për këtë gjë, ai nuk mori unë nuk e mora. Nuk kam shkëmbyer si të thuash ndonjë sherr, asnjë gjë, pushuan telefonatat”,- tha ai.

11 Komente

ne fakt nuk me shkoi ndermend ky filmi smiley 

E ci duhen telefonatat nje uturaku?

"Unë kam pasur një parim". Parimi i vetem qe keni te gjithe ju eshte tregetia e kodoshlliku i fjales e figures. Ju lumte palla se gjeni albanien e 10re. 

Cere ishte, momento sinqeriteti?

yep. keep  momentum going

asgje e re nga fronti i lindjes 

Ka folur a shkruar kujtimet e tij ndonjehere Fevziu per kohen kur ishte drejtor i Rinise ne Ministri ne kohen e qeverise Meksi?

i wonder si u be milioner ai me ato emisione njeri me medioker se tjetri.psh njehere bera sehir ne youtube nje episod te Opinion per Zogun.Te ftuar si eksperte e njohes te njeres prej figurave me komplekse , me kontraverse qe sundoi ne nje nga periudhat me te nderlikuara ne shqiperi dhe europe ishin murat basha , a klosi dhe tos lubonja.ajo qe e klasifikonte murat bashen si ekspert historie te kohes se zogut ishte fakti se gjyshi i tij me te njejtin emer i cili kishte vdek 20 vjet para se te lindej murati kishte pas qene ajutant i zogut.ajo qe klasifikonte klosin e lubonjen si eksperte ishte se dinin gjera second apo third hand nga librat qe te tjeret kishin shkruar per zogun por jo kerkime burimore te bera vete.keshtu filluan nje debat qe nisi ombel por qe mbaroi me shkembime te tipit "qepe ti biri i komunistit te mutit ..."me llogje te tilla ky eshte bere nje nga emisionet me te shikuara ne shqiperi .nuk do shume mend te imagjinohet demi i bere ne trute e shqipove te bombarduar nga ky pleh mediatik.

Fatekeqesi e madhe kur njerezve nuk ju ngel nje pike dinjitet per veten. Keshtu do thoshte Zana. 

Vallai ka te drejte Shkaba, ju migrantet e shkeput s'e keni me idene e Albanies. Mbas 25 vjet babezi ku ka mo ven per dinjitet. Dhe kjo eshte smunje e pergjithshme e miletit, se pun e modhe se iku Fevzija per lesh, eshte etaloni i moralos mbizoterues, dhe rezultati ...   

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).