Nëse shumë gjyqtarë në vendin tonë e kanë me "pikëpyetje" nëse janë të korruptuar ose jo, ambasadori amerikan në vendin tonë Donal Lu është kujdesur t'i heqë çdo dyshim. Madje Lu i ka dhënë edhe një këshillë:  Se nëse e gjejnë veten në ndonjë pjesë të këtyre konstatimeve, siç janë ryshfeti apo pasuritë e pajustifikuara, të heqin dorë nga detyra, ndryshe shumë shpejt do të përfundojnë në burg.

"Nëse keni marrë ndonjëherë para në shkëmbim të një vendimi gjykate, ju jeni i korruptuar. Edhe nëse e ke bërë vetëm një herë, ke thyer ligjin dhe nuk je i përshtatshëm për gjyqtar. Nëse ulni kokën dhe shikoni se në kyçin e dorës mbani një orë që kushton më shumë se makina ime ka të ngjarë që të jeni gjyqtarë të korruptuar. Nëse ky është rasti ju nxis ta lini këtë profesion menjëherë, mund edhe të përfundoni në burg së shpejti", tha Lu gjatë Konferencës Kombëtare Gjyqësore.
 
Duke ju drejtuar gjyqtarëve të ndershëm, për të cilët tha se nuk janë të paktë në Shqipëri, kryediplomati amerikan i nxiti të kenë besim pasi sipas tij "ndryshimi po vjen".

"Pjesa më e madhe e gjyqtarëve janë profesionistë, të ndershëm e punëtorë. E di që është e vështirë të jesh gjyqtar i ndershëm në Shqipëri, nuk punon për shumë para dhe ka trysni nga çdo anë për të marrë vendime të rëndësishme. Gjyqtarë të ndershëm meritojnë të punojnë në një sistem tjetër. Ju duhet të bëheni shembull i këtij sistemi të ri", - tha Lu.

Këtë ndryshim rrënjesor që sheh në të ardhmen e gjyqësorit, ambasadori amerikan e lidh me reformën në drejtësi, për të cilën shprehu besimin se pas tryezave konsultuese me grupet e interesit, pjesë e saj do të bëhet çdo propozim i ardhur prej tyre. 

"Reforma të mëdha janë të nevojshme për të luftuar korrupsionin. Tani është koha për gjyqtarë he prokurorë të ndershëm që të flasin në favor të reformës në drejtësi, e kundër politikës e gjyqtarëve të paaftë. Ju mund të bini ose jo dakord me propozimet në reformën në drejtësi. SHBA dhe Be e mbështesin plotësisht paketën aktuale të reformës. Ne e dimë që pas 19 tryezave publike dhe informacioneve prej komisionit të Venezias ky propozim do të ndryshohet për të pasqyruar idetë më të mira të kësaj shoqërie", -tha Lu.

 Në nisje të fjalës së tij, shefi i diplomacisë amerikane në vendin tonë tregoi një histori të një gjyqtari amerikan nga Kalifornia i cili kishte vizituar Kinën, aty ku një gjyqtar i ri kinez i kishte drejtuar pyetjen: Çfarë do të bënit ju kur një politikan ju thotë se çfarë do të vendosni, apo kur dikush ju jep ryshfet. Përgjigjja e gjyqtarit amerikan ishte: Nuk e di. "Pastaj i shpjegoi se gjatë dekadave që kishte shërbyer në karrigen e gjyqtarit kurrë nuk kishte dhënë ryshfet dhe kurrë një politikan nuk i kishte thënë çfarë të vendoste", rrëfeu Lu, duke shpjeguar se kjo nuk ndodh ngaqë "nuk ka zyrtarë të korruptuar, por se rreziqet nga pasojat e korrupsionit janë aq të paktë sa ata që përpiqen ta marrin këtë risk nuk e bëjnë, sepse kur një zyrtar amerikan kapet ai futet në burg për një kohë shumë të gjatë".

Këtë histori ambasadori Donald Lu e solli sërish në vëmendje në mbyllje të fjalës së tij: "Çfarë do bënit ju kur një politikan përpiqet t'ju tregojë se si të vendosni ose kur dikush përpiqet të jap ryshfet? Mezi pres që në Shqipëri përgjigja të jetë: Nuk e di kjo nuk ka ndodhur kurrë". 

 

Qëndrimi i Llallës dhe Zaganjorit

Kjo mbledhje e Konferencës Kombëtare Gjyqësore erdhi në një moment kur retorika kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, ka arritur kulmin. Sidomos të shpeshta janë komentet e ambasadorëve të huaj ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. E gjithë kjo retorikë ka krijuar idenë se shumica e njerëzve të drejtësisë është e korruptuar dhe kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është dakord.

“Sistemi i drejtësisë në vend, si çdo hallkë, nuk është imunizuar nga korrupsioni. Disa raste gjyqtarësh dhe prokurorësh të vënë nën akuzë janë dëshmi e kësaj. Por përgjithësimi nuk është veprimi i duhur. Janë këta prokurorë dhe gjyqtarë që kanë vendosur nën akuza të rënda deputetë dhe po hetojnë zyrtarë të lartë të akuzuar për dëme me vlerë miliona euro,” tha Llalla.

Kurse kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori tha për reformën në drejtësi se nuk duhet të eksperimentohen modele të reja, në kushtet e presionit të momentit.

“Duhet të ishte më gjithëpërfshirës dhe besimi i tij në të gjitha nivelet e gjyqësorit duhet të ishte më i madh. Apeli jonë drejtuar institucioneve shtetërore është se ne kemi nevojë dhe jemi të interesuar për hartimin e një kuadri ligjor e kushtetues, që inkorporon standarde ndërkombëtare në drejtësi dhe adopoton modele që kanë treguar se janë të suksesshëm”, tha Zaganjori.

Ai tha se gjyqtarët do të mbështesin forcimin e shtetit ligjor duke kërkuar më shumë përfshirje të gjyqësorit në reformën në drejtësi.

46 Komente

" Ora me te shtrenjta se makina ime "

Ti as makine ske mor i shkrete .

Makina e rrojes.

Ose, makinat e shefave rilindas

Kryeprokuror Taratori i replikon amb amerikan: Mos u nxitoni, sic thoshte Ramizi, gjiza e mire behet avash-avash, 9 premtime + 1 lamash.

Republike bananesh ne vazhdimesi dmth, po s'e shpoi ambasadori i Amerikes situaten here pas here as kujtohet njeri per realitetin bananerepublikas. 

smiley ca kalamoj te kqij qe jeni mer ... se mos e mbeshtes palloshin njeri se me gur e merrni 

Normalisht ambasadori Lu nuk ia ka idene makinave se po te ua kishte idene do dilte neper rrjetet sociale tuj u hape bythesh me makinat qe posedon. Por rroga e nje ambasadori amerikan prej minimalja 120 000 $ ne vit eshte shume e vogel krahasu me "rrogat" e zyrtareve te korruptum te shtetit shqiptar .

Nëse keni marrë ndonjëherë para në shkëmbim të një vendimi gjykate, ju jeni i korruptuar

Kjo tingellon si ajo :you might be a redneck if ..smiley

Po thelbi i fjales e ambasadorit nuk eshte kjo, pra ora e Xhin Xhonit dhe tendenca e banalizimit nuk eshte korrekte. Mirepo keta te Shqiptares e kane gabim qe i konsiderojne lexuesit e tyre si gjiba. Kabim shume bile.

Thelbi i fjales eshte : 

Ju lutem mësoni se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë qenë hartues aktivë të çdo pjese të reformës dhe se ne e mbështesim plotësisht paketën aktuale të reformave.

Cdo ndryshim nga kjo axhende behet enkas nga ata qe kane frike se mos e hane e ju del deri ne qafe.

Po ai Bamiri Firomes se Re  si nuk tha nje fjale per keta gjyqtaret qe kane ora te shtrenjta ! Qudi vallai qudi ! Se ai e mba veten edhe si njeri te nercem politikisht edhe kontribues. Madje per pune gjyqtaresh ka qene shume, po shume fare aktiv. smiley

P.S. Dini gje u kthy Mirela Shqina nga Torino se kishte shku per fundjave per disa marreveshje atje ne kuader te Diplomacise Kulturore ( si Gjozi per Diplomaci Parlamentare )? Se e ka bere mode shkon me sherbim jashte vendi per 2-3-4 dite per cdo jave, me sponsore qe e bejne te kurseje dietat. 

Po sikur oren ta kene blere me kursimet e mamit ?  Te zura, Lu ...

Ce o, Donald Lu-ja do na mesonje neve, o ... ?

Ka ndonje te cmendur qe ben koleksion orash ketu tek peshku? Se une njoh nje njeri! smiley

Kelyshi i Fullanit . ( nuk e di a vjen te peshku a jo)

I bie qe Fullani eshte qeni.. smiley Jo e kisha keshtu ne pergjithesi jo per ate. smiley

 

Edhe Kryeprokurori me ate Kryetarin e Gjykates se Larte (kanditatin per president para ca vitesh) orat e shtrenjta i kane. 

kot i bien legenit se ne Shqiperi nuk ka gjyqtare te korruptuar, as ka pasur kurre.Mos e ka pasur fjalen per Italine e Jugut

“Sistemi i drejtësisë në vend, si çdo hallkë, nuk është imunizuar nga korrupsioni. Disa raste gjyqtarësh dhe prokurorësh të vënë nën akuzë janë dëshmi e kësaj. Por përgjithësimi nuk është veprimi i duhur. Janë këta prokurorë dhe gjyqtarë që kanë vendosur nën akuza të rënda deputetë dhe po hetojnë zyrtarë të lartë të akuzuar për dëme me vlerë miliona euro,” tha Llalla.smiley

Dhe si i pergjigjet Zaganjori me Llallen akuzave te Ambasadoreve te huaj mbi korrupsionin ne drejtesi ? - Mos eksperimentoni me ne !!! ( me i fjale, na leni te hajm i cape buke m'ket fukarallikun tone ) smileysmileysmiley 

Edhe grupet e teatrove te ndermarrjeve ishin me te besushme se keto funderrina. 

http://botasot.info/shqiperia/490814/lla...

PO kush mund ti kete hobi orat ne pergjithesi dhe te shtrenjtat ne vecanti? Po sigurisht katnaret se qytetaret kane kohe qe kane hequr dore nga mbajtja e ores qekurse celulari u be pjese e trupit. PO kush i boni katnaret gjykatesa e prokurore? 

..lere fare  kuazimondo ..

 si ore dhe ti bene gafin e njejte ,si ai tjetri ne publik qe e ekspozoj  ?

Po nuk e dine ti te keqen, qe oret e shtrejta jane per sirtare ! ? ( pa cka qe jane te vjedhura nga metropolet e botes  e u futen si u futen ne trojet shqiptare ).

dhe ky Lu-ja , pse mirrej me shkelqimin e ores e jo preardhjen e saj , nuk e kuptoj  !

 

Prokurori qe u del ne mbrojte gjykatesve .... po i digjka bootha dhe prokuroreve si duket

Hetimet ndaj Beqajt ,per ta ndeshkuar apo per ta shpetuar ?

“Sistemi i drejtësisë në vend, si çdo hallkë, nuk është imunizuar nga korrupsioni. Disa raste gjyqtarësh dhe prokurorësh të vënë nën akuzë janë dëshmi e kësaj. Por përgjithësimi nuk është veprimi i duhur. Janë këta prokurorë dhe gjyqtarë që kanë vendosur nën akuza të rënda deputetë dhe po hetojnë zyrtarë të lartë të akuzuar për dëme me vlerë miliona euro,” tha Llalla sot ne Konferencen Gjyqsore.

Pikerisht per kete inisjative te prokurorise per te hetuar ministrin e shendetesise Beqaj, zera te besushem brenda ministrise se shendetesise pohojne se kjo eshte vetem nje show e orkestruar me mjeshteri nga Llalla dhe Rama per te shpetuar Beqaj e nxjere ate te pafajshem me ndihmen e prokurorise se koruptuar.Me kete hetim prokurori Llala nga njera ane mban premtimin per hetimin e figurave te larta te shtetit smileynga ana tjeter i ben nje nder te cmushem Rames duke i hequr njollen ne opinion ministrit me hajdut ne historine e shtetit shqiptare.

PO vetem fytyrat me jua pa, te vrana me gunga, me rudha te ryshkuna, me koka me cepa, kafka here te shtypuna e here te dala, kupton se cfare truni fshihet perbrenda tyre.  

I solle ato cmimet e domoteve ti apo ke fillu me rrejt roncem o Rilindas i s´mume smiley

I kom bo fotot, por nuk i hudh dot. Me vjen keq qe nuk ta plotesoj dot deshiren. Aktualisht domotet variojne nga 60-70 leke/kg, patatja 40-50 leke/kg, mollet nga 40 - 65 leke/kg, portokallet me 65 leke/kg, etj.

Po ta besoj smiley

Te tregu shumices i ke pa ti keto cmime? Se ketu ne tirane sdomatja eshte minimumi 100 leke per mos folur per te tjerat.

Po me pelqeka edhe ky ambasadori amerikan smiley

...pse nuk i dergon nje kopje te librit tat amasadorit,nuk i dihet mbase te ndihmon dhe e perkthen ne anglisht librin. smiley

Ka kohe qe jam shkeputur nga aferat e memedhimbjes, por tani qe ma keputen me Bankers Petroleum po interesohem prap. Kot per kurjozitet: cili eshte interesi Amerikan ne gjygjesor te pakorruptuar ne Shqiperi? 

Dmth pse ka marre ambasadori yrysh kaq haptaz a thua se eshte vendas?

:A thu po i merr n'qafe kyqi i dores gjykatsit? smiley

Qe PD e katandisi gjyqesorin ne kete pike duke bere gjykates rob te cileve u kishin borxhe partie, dhe qe ata dine vetem te vjedhin, kjo dihet. Por jane aq inferiore sa as kur i shan njer njeri qe nuk i takon, PD nuk ndihet. Vetem ne Shqiperi gjejne guxim ambasadoret te dalin kaq hapur kunder opozites. Opozite leshi. Pervecse nuk ka asnje te drejte te shprehet ashtu, argumenti i ambasadorit eshte shume primitiv. Te kesh nje ore te shtrenjte do te thote qe je i korruptuar? Dmth, pasaniket s'duhet te behen gjykates ose s'duhet te blejne ora te shtrenjta? S'mund te jete nje gjykates nga nje familje te pasura si psh e nje fshatari qe njoh une ne yzberisht qe ka marre 37 apartamente ne total pasi iu bene pallate tek toka?

Nuk kane ndonje ndryshim nga parlamenti. Biles atje behet sfilata me e madhe. Mjafton me pa kostumet e Rames dhe veshjet e deputeteve femra te opozites.

keta qe i zgjedhim vete jane muhabet tjeter. ashtu ua do puna.

xheloz i keq ky Lu-ja .

 

S'ka faj Lu-ja i shkrete, akoma s'po i bi bixha me nei pale zgjedhje-shirje persmari, sa te do Arvizohet dhe ky. 

Ueeee ueeeee ueeeeee parade.mode te pesmetkaçi! Kush kishte oren me.te.rende, çanten me firmato, unazat me bling bling. Dhe ku... Mu para kryeprokurorit (pavaresisht se ai shqetesohet çfare.ngjyre te ngjyros floket) dhe ketyre ambasadoreve! Keta jane per tua bere si nazistet: te vulosje dyert dhe ti zhvishje krejt nga cdo gje...dhe ndonje dhemb floriri qe mund ta kene diku ke nofulla e lartme t'jua shkulesh me.çekan. po nuk e provuan vete keto vemje ne kurriz (vrasje, rrembime, gjoba, perdhunime.e.gjithecka heq populli i thjesht) nuk ka gje.ne vije qytetari shqiptar. Keta nuk duan tu besh drejtesi, keta duan tu leshosh hajdutet apo kriminelet qe u kane marr parate ti bejne si fije peri.

Ja sa ta marri peshku situaten ne dore, po dhembet do ua shkule pizevengerve, vec ne befshin ndonje autokritike te shendoshe fare, dhjam dynjaja dmth.  smiley

smiley jo jo me mire mos ta lene ne dore te peshkut se nuk i dime ca.gjera.ngaqe jemi larguar nga Shqiperia.

Atehere edhe doren mund ta kemi pak me te lehte. Dmth me nje ore 50 mijshe mbyllet davaja. Win-win hesapi, ja ku i kurseve 50xhixha mor qerrata i korruptuar. smiley

I hoqe morrat ti qe merresh me oren 100 mije usd ? 

Nuk ka gje me katundare e me prej brekegrisuri komunist se te shash tjetrin se ka vene para. Po qe e zonja, verteto qe ka vjedhur. Qofte ky, qofte Gjin Gjoni, djali i guvernatorit e me the te thashe. Se c'ben ai me ato parate pastaj eshte puna e tij. Katundar eshte kush zilepset, jargavitet e shqyen syte nga mireqenia e tjetrit. Kapuni me faktet per vjedhjen, po qete te zot. Ai eshte argument.

ketu nuk eshte puna per sharje apo zili. ne nje kohe kur deklarimet jane thjesht rroga atehere eshte minimalisht dyshim-nxitese se si ua ka mbajtur xhepi per keto shpenzime luksi. pastaj, kush do e vertetoje a kane vjedhur apo jo? eshte ajo gjykata per te cilen ju kam folur

Te gjithe keta kane biznese te deklaruara, edhe taulant balla. Edhe pse s'e mohoj qe kane vjedhur, puna eshte ta vertetosh. Po s'e vertetove, te kapesh me rrobat pa e njohur tjetrin eshte shume gje prej katundari.

Une e di qe pervec mesimdhenies gjyqtaret nuk mund te bejne pune te tjera. Keshtu qe me rrogen qe marrin dhe me te ardhurat e deklaruara si justifikohen keto shpenzimet e luksit?? Pervec marrjes se ryshfeteve dhe vjedhjes mua sme duket se ka menyre tjeter.

Qe shune gjtqtare vjedhin, e dime. Puna eshte ti kapesh, jo te thuash qe po qe pasanik eshte hajdut. Nuk i ndalon njeri gjyqtaret te kene biznese, te trashegojne prona apo te martohen me pasanike. Kjo mania per ta pasur zyrtarin me patjeter brekegrisur eshte komunizem.

Ambasadori britanik thote se duhet te lirohen nga burgu shurraxhinjte, pakuponistat dhe dritaxhinjte per ti lene vendin e burgut krimineleve ne dhe rreth pusht(et)-politikes. 

Pika i rente qe s'e di se Shqiperia i ben keto sepse eshte duke bere shtet

Ai asht legen mar legen. Kaq i ceket te jete ky ambasador dhe te mos kuptoje qe duke burgosur mosmarrkuponesit qeveria po i paraprin nje te keqeje te madhe qe mund ta coje Shqiperine ne theqafje? 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).