Viti që vjen po na rezervon surpriza shumë të forta

Disa mund të thonë se Spartak Ngjela beson shumë tek teoritë konspirative, kur flet për një luftë të hapur të SHBA ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës në kuadër të reformës në drejtësi. Sipas Ngjelës, tani është radha që Rama të provojë nëse do përballet me Metën dhe Berishën. Disa portale pranë të majtës prej kohësh flasin për mundësinë e zgjedhjeve të parakoshme. Sipas tyre, ekziston mundësia që Shqipëria të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe referendum për reformën në drejtësi në një ditë. Në pamje të parë, të duket sikur gjërat shkojnë fjollë mes Ramës dhe Metës.

Por a është kështu? Në një shkrim në blogun e njohur amerikan, HuffPost, Fron Nahzi thotë se Uashingtoni duket i vendosur për të zgjidhur çështjen e korrupsionit në Shqipëri.

Si u bë Shqipëria një kleptokraci, pyet Nahzi.

Sipas tij, shqiptarët mendojnë se fajtorë janë Sali Berisha dhe Ilir Meta. Ndërkohë Nahzi thekson fort se Edi Rama është një partner me vullnet të plotë i Uashingtonit për të luftuar korrupsionin. A janë të rëndësishme këto lidhje? Nahzi mund t’i ketë thjesht hipoteza, por duket se diçka e madhe po gatuhet me rastin e reformës në drejtësi.

Viti që vjen po na rezervon surpriza shumë të forta.

* * *

HuffPost: Ja cila është lista e Donald Lu

Nga Fron Nahzi, Huffington Post

Si një forcë e rëndësishme pas reformës në gjyqësorin shqiptar, ambasadori amerikan, Donald Lu, tha përpara një salle plot me gjyqtarë se ata ndahen në dy grupe: Ata që bëjnë punën e tyre ndershmërisht dhe ata që janë tmerrësisht të korruptuar.

“Nëse shihni poshtë në kyçin e dorës dhe keni një orë që kushton më shumë se makina ime, ndoshta jeni gjyqtar i korruptuar”, tha ai.  “Ju inkurajoj të lini profesionin menjëherë. Mund të përfundoni në burg shumë shpejt”.

E frustruar nga lidershipi shqiptar në luftën kundër korrupsionit, SHBA po ndryshon politikën e saj nga mbështetja e udhëheqësve të fortë tek ligje të forta, një lëvizje e mirëpritur nga shqiptarët dhe ndërkombëtarët prej shumë kohësh.  25 vjet më parë, Sekretari i Shtetit amerikan, James Baker, u bë i pari zyrtar i lartë amerikan që vizitonte Shqipërinë. Baker u prit me krahë të hapur nga më shumë se 300 mijë shqiptarë. Ata dolën në rrugë dhe puthnin makinën e atij që mendonin se ishte shpëtimtari i tyre.

Pas 50 vitesh regjimi të ashpër komunist, shumica e shqiptarëve e kishin humbur besimin e tyre tek liderët dhe i kishin hedhur sytë tek Perëndimi, në veçanti tek SHBA, për të bërë gjëra që shqiptarët nuk kanë qenë në gjendje t’i bëjnë: të mbajnë të përgjegjshëm liderët e tyre.

Për fat të keq, amerikanët dhe europianët ishin më të interesuar që të ndalonin përhapjen e konflikteve jugosllave sesa të mbështesin qeverisjen e mirë në Shqipëri. Si pasojë, ata mbyllën një sy kur Partia Demokratike e Sali Berishës erdhi sërish në pushtet dhe mori kontrollin mbi gjyqësorin (mbi të cilin ka akoma ndikim) dhe median e pavarur, pushoi nga puna profesorët bazuar mbi besnikërinë e tyre politike dhe përdorte mundësitë për një foto me liderët perëndimorë si provë e mbështetjes së Perëndimit ndaj tyre.

Gjatë 25 viteve të shkuara, pushteti është spostuar mes dy partive të mëdha në vend, Socialistëve dhe Demokratëve, kurse parlamenti është bërë një shpellë hajdutësh. Amerikanët dhe europianët kanë bërë thirrje vazhdimisht për qeveritë që të luftojnë korrupsionin dhe nepotizimin.

Çdo qeveri e ka injoruar këtë thirrje. Shumë zyrtarë të zgjedhur e nisin punën me apartamente modeste dhe dalin prej andej me vila luksoze dhe ora Cartier e Gucci.

Por si u bë Shqipëria një kleptokraci? Disa të huaj fajësojnë dështimin e shoqërisë civile dhe medias për të mbajtur zyrtarët të përgjegjshëm. Shqiptarët fajësojnë liderët amerikanë dhe europianë se kanë mbështetur zyrtarët e korruptuar. Një lider i korruptuar është një kundërshtar fantastik; një lider i korruptuar, por i mbështetur nga fuqitë perëndimore, është një Goliath.

Shqiptarët drejtojnë gishtin nga Sali Berisha, i cili prej shumë vitesh ishte djali i preferuar i SHBA dhe Europës. Po ashtu ata drejtojnë gishtin tek Ilir Meta, kryetari i Kuvendit dhe kreu i LSI, partner në qeverisje i PS, i cili kur ishte në koalicion me Berishën, u kap në video duke kërkuar ryshfet. Jo më, thotë ambasadori Lu. Korrupsioni nuk do tolerohet, të paktën jo nga Shtetet e Bashkaura, që kanë ndaluar zyrtarët e korruptuar që të marrin vizë për në SHBA.

Lu dhe BE kanë shtyrë qeverinë dhe opozitën të miratojnë një ligj që u ndalon individëve me rekorde kriminale të marrin poste publike. Së bashku me partnerët europianë, tani duan të zgjidhin sfidën më të madhe të Shqipërisë: depolitizimin e sistemit gjyqësor në Shqipëri. Reforma e propozuar kufizon rolin e politikës në caktimin e gjyqtarëve, detyron gjyqtarët të tregojnë burimin e pasurisë dhe forcon pushtetin e kryeprokurorit për të hetuar dhe paditur gjyqtarët e korruptuar.

Ajo që e bën unike këtë ndryshim të politikës së Uashingtonit është përkrahja për ambasadorin që ai të mbajë të përgjegjshëm zyrtarët … publikisht. Ndryshe nga dy paraardhësit e tij, që kishin detyrën e pamundur që të punonin me një kryeministër kokëfortë si Sali Berisha, Lu ka gjetur një partner të gatshëm tek kryeministri Edi Rama.

Rama ka nisur një luftë ndaj korrupsionit duke i lejuar qytetarët që të denoncojnë online rastet e ryshfetit, ka pastruar forcën policore, po i jep fund evazionit fiskal dhe po detyron njerëzit të paguajnë faturat e energjisë. Kur u pyet nga një gazetar se si propozon që të luftohet një fenomen kaq i përhapur dhe i ngulitur si korrupsioni, Lu tha: “Korrupsioni nuk duhet të luftohet nga ata që e kanë krijuar atë. Mos i lini politikanët të kontrollojnë iniciativën anti-korrupsion”.

Kur u pyet se kush do e bëjë betejën, Lu tha: “Ti dhe tre milionë qytetarë shqiptarë”. 25 vjet më parë, shqiptarët dolën në rrugë për të mirëpritur Baker me parrulla: “Mirësevini zoti Baker, ju kemi pritur për 50 vite”.

Nëse politika amerikane ia del të transformojë gjyqësorin shqiptar, shqiptarët mund të cicërojnë: “Ambasador Lu, të kemi pritur prej 25 vitsh”.

31 Komente

Kisha bo ne men me u zgjat por po pertoj . Manjani kunder Reformes ne Drejtesi . Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk do te lejonin kurren e kurres qe Reformen ne Drejtesi ta bente Edi Rama , pra...kaq.

Rama ka nisur një luftë ndaj korrupsionit

smiley

smiley Ca eshte kjo, paradhenie per 1 Prillin? Po thuje tamom "lufte te ashper" jepi hakun. 

jo po qaheshim nga Zeri i Popullit.

La voce del padrone, me fal, popolo punonte me lepushka, Keta me dollaro, e shume te tille dmth.

Si po duken punet me me gjasa ndahet PD, te moderuarit qe jane pro reformes dhe ujqerit (ish ministra etj) qe jane kunder. Per secilin grup qendrojne Basha vs Berisha. Reforma mund te mos behet por do kete pasoja negative si fillim per PD, LSI dhe PS. Dhe ku ka kenaqesi me.te.medhe pastaj ti shikosh hajdutet ti nxjerrin pislliqet njerir tjetrit duke u mundu me heq qafe njeri tjetrin.

Vetem PD -ja nuk ndahet , pse do thuash ti , aepse nuk ja mban b.....asnjonit se ikin per lesh smiley

Sipas ca nenpunesve te daj samit Basha dhe Rama jane per tu takuar ne janar ne wdc( te ftuar per mengjesin e lutjeve). Ne fillim te marsit drafti hidhet poshte nga PD ( jo nga Basha dhe mbeshtetesit e tij), lsi nuk e miraton gjithashtu ke pretekstin e konsesusit, ambasada amerikane ne tirane nxjerr listen per politikanet qe u ndalohet te hyjne ne usa si te korruptuar ose te fort dyshuar si te korruptuar (38) Fund marsi rama shpall zgjedhjet e parakohshme. 22 figura teper publike te pd, 10 lsi dhe 6 ps nuk jane ne listat per deputet.
Brado ka shume njerez majtas dhe djathtas qe po thone me mire nje 5-10 vjecar duke lujt dam ne qeli sesa bllokim i gjithckaje qe kane jashte shqp ( austri, itali, usa, kanada e deri ne uea).

Ky skenar, veshtire se hidhet ne tregun politik, persa kohe nuk ka krize parlamentare. Me ligj nuk lejohen zgjedhje te parakoheshme, veç ne rastet kur; Nuk formohet dot qeveria, dhe me pas; Kur ka krize parlamentare, ngerçe politike.
Pastaj, 2,5 vjet kaluan, kane ngelur dhe 1,5 vjet per zgjedhjet parlamentare, perse do te kerkonin zgjedhje te parakohshme. Opozita mund ta kerkoje, por nuk eshte e thene qe pozita ti bindet kesaj thirje jo llogjike.

Kot s'i ka dale nomi babo Natales qe vjen eshte nga Veriu i akullt.smiley

po perderisa parlamenti po me merret ngutshem me reformen zgjedhore, ka shume mundesi te kete zgjedhje te reja se sbpejti.

Ndryshe nga dy paraardhësit e tij, që kishin detyrën e pamundur që të punonin me një kryeministër kokëfortë si Sali Berisha, Lu ka gjetur një partner të gatshëm tek kryeministri Edi Rama.

 

faleminderit LEFTI. E dija qe do vinte edhe kjo dite!

smiley

Ajo eshte dita e zgjedhjeve te reja! smiley

Ky eshte qellimi final

ah ok, do i fitoki siç fitut lokalet smiley

po lokalet i fitove me Elvis Roshin me shoke ti, pa mire.. ashtu sikurse fitove edhe kombetaret xhanem, me  Dosherat, Lenkat  e Prengat...

mirepo pas dekriminalizimit presupozohet qe Roshin apo ate te Krujes etj si keta, sdo ti kesh me..smiley

pergjigje nga nekembesi i leftit kjo ? smiley

ke harru pa thene qe Veliaj kish dashnore smiley

 

 

po une nuk them cfare ke ti ne mendje.. se kemi thene:  ti ke  fatantazi te hatashme, kinematografike.. regjizor filmi mo, vazhdo  pergjigju edhe per mua..smiley 

 mirepo  keta tipat  qe permenda siper ishin edhe ne listen e Lu-se, por u mbrojten me fanatizem nga lideri i madh..smiley  

Ah ok, ti po don të thuash se vetem në Shkoder (atje ku dhe fitoi kandidati i PD), kandidati i PS nuk ishte i kriminalizuar; në gjithe pjesen tjeter të Shqiperise kandidatet e PS kanë qene të kriminalizuar ndaj dhe fituan. Pra edhe zgjedhjet e fundit lokale, PD nuk i ka humbur në fakt. 

 

 

Neim Cili. smiley

paralajmerimi i HuffPostit nuk duhet te jete ky, po Ky:

1) Naftes duhet ti behet nafta: ndalohet karburanti per makina private.

2) Automjetet e sherbimit publik duhet te jene falas.

3) Ca jane thertore, dyqane mishi, dyqane duhani, biblioteka e librarira,supermerkate, te zhduken nga faqe dheut.

4) Plazhet pa pagese.

5) Prodhimet ushqimore lokale te jene jo te pataksura, po te pataksuara.

6) Firmat e ndertimit te transformohen ne firma shkaterrimi objektesh dhe ndertimesh koti.

7) pasuri e tundshme dhe e patundshme: jo me shume se 5 milione euro. kush ka me shume ja kalon komunitetit. Po e drodhi bishtin, te internohet ne nje qender te specializuar yoge te riedukohet e te marri vesh nga jeta.

8) ndalohen me ligj llafet : i Modhi, Lideri, Kapua, Palloshi e Cuni Sheqeres.

9) Te largohen pa lene gjurme te ashtequajturit shqip seksere, po qe ne ne Oksident i themi intermediare. Kjo perfshin cdo lloj sherbimi ku kerkesa dhe oferta do kene kontakt direkt me njeri- tjetrin pa pasur nevoje per seksere, qofshi keta shites gazetash, biletash avioni, apo me the te thashe.

Pike.

Njeriu i vitit ILIR BECAJ

Pse do të kemi garanci, se pas filtrimit të saj, sallat tona të gjyqeve do të jenë më të drejta dhe prokurorët e rij më të ndershëm? Kush do ti zgjedhë ata?

Nëse Anbasadoret perendimor janë vërtet garantët e këtij spastrimi në drejtësinë shqiptare, ata duhet të dalin publikisht e ta thonë këtë. Duhet të shndërohen në propogandistë të tij. Duhet të bindin publikun me shembuj dhe me prova, se kryeprokurori i ri, nuk ka më gjasë të bëjë lojën e pushtetit. Se në sallat  e gjyqeve nuk do të dënohen më vetëm deputetët e opozitës dhe kundërshtarët e qeverisë. Se më në fund do të vijë dita që të kemi politikanë prapa hekurave.

Shqiptaret i tremben një cikli të përsëritur në Shqipëri, ku drejtësia bie gjithnjë në duart e pushtetit. Dhe me të drejtë thonë: nuk na duhet kjo reformë nëse ajo kontrollohet nga dyshja Rama- Meta, sepse vetem para dy ditesh një njeriu që ka vrarë njeriun tjetër; e ka vrarë me armë zjarri dhe ky tashmë është i varrosur, i jipet leja që të ngjitet në shkallët e pushtetit publik. U zgjodh kryetar i Partisë Socialiste në Shkodër dhe nesër mund të jetë ministër ose kryeministër. “Pse të mos ngjitet- tha kryeministri i Republikës- përderisa armën e kishte me leje”. 

e komunistat e felliqt e korruptuan dhe donald lun 

Kta te Shqupit duhet te mbledhin Partine nje here e te pastrohen nga Ministrat hajdute sepse zgjedhjet e ardhshme as LSI nuk u bo dermon. As 20 % te votave kan per te marr e ne miting nuk u dolen as 2000 veta. Nuke besoj ta ket bo Edi Rama bahce me lule por Populli i shkret u rri larg si djalli temjanit.

eshte e bukur kur thote lul basha qe ka ardhur deri aty ku s'mban me ... smiley 

Edhe ne 1998 dilshin me shume njerez ne miting, se cu dalin ketyre sot me kohe te mire. Parti e vdekme qe perfaqeso vetem interesat financiare te Familjes. Rob te kapur nga e kaluara vrastare e barbare te ketij grupi. Si duket paraja e tepert i ka bo ene qorra ene budallenj. Do shofim gallate kur tu vije rradha per pushtet se rrezik kan per te pas me pak deputet e ministra se partia e Kaptinmodhit apo partia e Dashit te Havase.

Artikulli ishte i çuditshem, ndonse pa autor, bente ca lidhje te çuditeshme, ku disa qendronin e disa jo. Artikulli ne fakt, eshte per tu marre ne analize nje per nje, rresht per rresht, mirpo e keqja eshte se nuk kam kohe dhe vullnet, por permbledhja e analizes, do te ishte kjo; Amerikanet kane deshtuar ne Shqiperi, dhe kjo per faj te tyre.

Amerikanet kane deshtuar ne Shqiperi, dhe kjo per faj te tyre.

 

smiley 

Shinasi Rama paska ca dite qe paska vajtur ne Shqiperi, formalisht ne emer te perkujtimit te levizjes se studenteve te dhjetorit, e flet neper media e gjetke per kapjen e sistemit tranzitomafioz ne pergjithesi dhe Berishes ne vecnati, etj. Ky i fundit e ka kunder-akuzuar per sigurims (si gjithmone). Shinasiu ben thirrje qe te cohet mileti, disa media e kane interpretuar sikur ai ka shkuar te beje parti me vete, kurse Shinasiu paska thene qe keto pune duhet t'i beni ju qe jeni ketu (ne Shqiperi). 

Interesant qe disa nga mediat shqiptare e kane pasqyruar, dhe spekulluar, e ca te tjera e kane injoruar totalisht. 

P.S. Ne 24 nentor paska dhene nje interviste per Zerin e Amerikes, me pasionin dhe abrazivitetin karakteristik...case in point per kete point-in qe ne shqipet ndryshe flasem me njeri-tjetrin, dhe ne shqip, e ndryshe me te huajt e ne nje gjuhe tjeter. S'e di si flet ky ne anglisht, po e kam veshtire ta perfytyroj si presor duke i folur studentave ne Amerike me kete gjuhe e keto nallane verbale. 

Zgjedhje te reja nuk ka, qeveria eshte stabel. Ajo qe po zien ne shqiperi ka te bej me faktor te brendshem e te jashtem, si dhe me krimin e organizuar shqiptar qe e ka  tepruar me nderlikimin e situatave te ndryshme mes politikanve dhe interesave te brendshme dhe te jashtme. dmth kupa esht mbushur dhe po derdhet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).