Ka mjaftuar një mesazh tekst për ish-Kryeministrin Berisha nga Ministri Damian Gjiknuri për të ndezur një histeri të tërë në Kuvend nga ana e PD-së, e cila ka degjeneruar me sharje e fyerje mes palëve.

Gjiknuri i ka bërë insinuatë Berishës për përfshirjen e të birit në aferën e Gërdecit. Kaq ka mjaftuar që Berisha të rrëmbejë foltoren më të lartë politike të vendit për të mohuar prej andej përfshirjen e të birit, madje duke e shpallur atë viktimë të represionit të prokurorisë.

Fjalën e tij e kanë ndërprerë me thirrje ofenduese deputetët e shumicës, të cilave Berisha u është përgjigjur me fyerje e sharje, të cilat janë pasuar nga fyerje e sharje në drejtim të tij, në mënyrë më të spikatur dhe më vulgare nga deputeti Taulant Balla.

Situata ka dalë jashtë kontrollit dhe ka përfunduar në tentativa për përleshje fizike nga deputetët opozitarë dhe akte vandaliste prej tyre, përfshi shkuljen e mikrofonave në sallë. Më aktivi në shtyrjen fizike dhe shkuljen e mikrofonave ka qenë ish Ministri i Brendshëm Flamur Noka.

Që PD, e cila kërkon të vijë në pushtet si alternativë shprese ndaj korrupsionit dhe kriminalizimit të qeverisë, të radikalozohet në këtë masë në mbrojtje të ndoshta aktit më kriminal korruptiv të shtet-kapjes në këtë çerek shekulli, është fatkeqësi për të dhe lajm shumë i keq për qytetarët.

Gërdeci është një pikë e zezë në karrierën e shkuar të shumë politikanëve të PD-së, por Gërdeci nuk duhet te kushtëzojë rrugën drejt të ardhmes së PD-së. Edhe pse PD nuk pati asnjëherë kurajon politike të bëjë drejtësi për Gërdecin, edhe pse ajo nuk ka patur asnjëherë kurajon morale ta denoncojë atë, të paktën duhet të ketë turpin dhe përunjësinë të mbyllë gojën për Gërdecin. Pastaj duhet të hedhë hapin e vërtetë që politikanët e përfshirë direkt apo indirekt në historinë e Gërdecit të mos jenë më pjesë e politikës të saj publike.

Në një kuptim më të gjerë, PD duhet të shkëputet nga të gjithë Gërdecët e saj. Figurat e korruptuara dhe injorante të qeverisjes së saj nuk mund të jenë figurat e betejës për të ardhmen, veçanërisht përpjekjeve kundër korrupsionit, klientelizmit dhe kriminalizimit të qeverisë. Jo vetëm sepse i bëjnë të pabesueshme përpjekjet e PD-së, por mbi të gjitha sepse këto figura e relativizojnë keqqeverisjen aktuale.

Edhe pse çdo vjedhje e krim është para së gjithash vjedhje edhe krim pavarësisht pasojave, fatkeqësisht shumë njerëz janë të prirur të mendojnë që, përshembull, konçensioni i check-up-it mjekësor i qeverisë së sotme është një aferë më pak e korruptuar se ajo e Gërdecit. Ndaj, për rrjedhojë qeveria e sotme nuk duhet gjykaur aq keq sa e djeshmja që u rrëzua nga pushteti.

Kjo është në fakt arsyeja që, dje në Kuvend, me qëllim tinzar e zgjuarsi deputetët e shumicës bën çështje diskutimi Gërdecin. Ani pse Kryeministri Rama ka mbajtur të njëjtin qëndrim për Gërdecin sikurse edhe PD – fajtori kryesor i tragjedisë së Gërdecit, mik i Kryeministrit Rama, u shpërblye me disa leje ndërtimi para pak muajsh sapo doli nga burgu.

Në fakt aktet kurruptive janë e njejta gjë. Gërdeci është më i famshëm thjesht sepse korrupsioni çoi në tragjedi jetësh njerëzore. Ndaj PD, edhe pse duket që nuk ka ende asnjë reflektim moral për Gërdecin, ka minimalisht detyrimin politik ndaj qytetarëve t’ja heqë alibinë e Gërdecit hajdutëve të sotëm. Kjo kërkon së pari shmangjen e qëndrimeve të turpshme të larjes së duarve apo mbrojtjes publike ndaj Gërdecit.

exit.al

19 Komente

doemos, pd eshte parti personale e familjes

"Ndaj PD, edhe pse duket që nuk ka ende asnjë reflektim moral për Gërdecin, ka minimalisht detyrimin politik ndaj qytetarëve t’ja heqë alibinë e Gërdecit hajdutëve të sotëm. Kjo kërkon së pari shmangjen e qëndrimeve të turpshme të larjes së duarve apo mbrojtjes publike ndaj Gërdecit."

Ky paskesh qen halli me Gerdecin dmth, me i heq alibine hajdute te sotem. Shko ere exit-u tutje!!!

Sa e bukur Jorida.

PO pra, por ce do se eshte midis ujqerve te uritur.

Tjeterkund e ka shemtine ai njeri

Kjo gje (shkulja e mikrofoneve dhe zenia) tregon se rregullorja e Parlamentit duhet persosur me saksione administrative, pra me gjoba. Demtove, zhdemto. Thyeve rregullin, pago. 

Prandaj me pelqen ne disa raste perendimi, se te ndeshkon financiarisht, qe te mos ta perseritesh me. Te gjithe ne rresht, disipline. Kjo eshte barazi, per mua. 

Po nuk kane maloke neper parlamentet e tyre perendimi o Pier. 

Me takoi te shihja sot krejt aksidentalisht Berishen ne TV teksa po e humbiste ne parlament. Ne nje vend tjeter evropian, nje person ne postin e kryeministrit do te kish dhene doreheqjen ne nje skenar te ngjashem, por zoterine nuk e dekurajoi nga politika as 97-a.

Ai eshte nje kriminel i devotshem dhe ashtu si xhihadistet, vetem vdekja mund ta largoje nga krimi.

Edhe njehere do ta bejme Kryeminister , erdhi 8 Dhjetori .

Ta gezoni brado! 

Ne gezime ta shperblefshim vlla.

E vetmja opozite milarderesh qe do te vij perseri ne pushtet per te ndihmuar shtresen e varfer. smileysmiley

normal, se po te jete opozite e varfer u duhet me bo lek me parë e nuk ngelet gje per shtresen e varfer.

Ama keta te pasurit nuk ngohen kurre. Po te gjithe forcat politike hajdute jane, ajo qe i mungon me shume se cdo gje sot shqiperise eshte nje levizje si Vetvendosja. 

Njeriu qenka qenie me kujtesë të shkurtër. Sa shpejt u harrua kryeRilindasi Tom Doshi.

Njeriu nuk ma men se çfare ka honger mrom, ne menyre qe te haje i çape buke sot!

                                                                                                                    i Modhismiley

 

nqs politikanet jane te perdalet, atehere parlamenti na qenka bordelloja

8 dhjetori eshte fillimi i fundit te PD-s ashtu sic ishte edhe 25 vjet me pare fillimi i fundit i partis nene PPSH. 

Shfarosja e PD-s eshte domosdoshmeri dhe nje rilindje e vertet e Shqiperise. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).