Periudha post-antibiotike shkencëtarët quajnë momentin kur baktreret arrijnë t'i rezistojnë edhe antibiotikut më të fortë që disponojmë. Dhe duket sikur dita ka ardhur. Një gjen që po përhapet, që njihet si MCR-1, po i bën bakteret imune ndaj antibiotikut më të fortë. I zbuluar në Kinë dhe Danimarkë gjeni duket se është në lëvizje. Ekspertët thonë se duhen rreth 3 vjet që gjeni të përhapet në gjithë bakteret e planetit. Nëse gjeni përhapet në bakteret e tjera, edhe ato do të bëhen imune ndaj antibiotikëve, çka do ta komplikonte shumë mjeksinë, duke bërë që shumë operacione rutinë të jenë të pamundura për shkak të pamundësisë për të kuruar infeksionet. Një prerje e zakonshme këmbë nga një fëmijë mund të ishte vdekjeprurëse. Ndaj Organizata Botërore e Shëndetit ka dhënë alarmin.

 

3 Komente

Nga c'ka kam lexuar ka 50-60 vjet qe nuk jane kryer kerkime dhe studime per menyra te tjera per te mposhtur bakteriet (vec antibiotikeve).

Qe prej ketyre rasteve urgjente ne Kine, aktore (omc, shoqerite farmaceutike, shtetet) po fillojne te marrin masa. Lexova diku qe do shtohen fondet per kerkime te metejshme.

Ky problem lindi per shkak te perdorimit te antibiotikeve ne menyre te teper. Ka 2-3 vjet ne zvicer, ka filluar nje fushate qe kerkohet nga te gjithe aktoret (shendetesi, blektori) perdorimi i sa me i paket i antibiotikeve. 

Shpresoj qe kompanite farmaceutike te shtoj kerkimet ne kete fushe, por me pare shtetet duhen te vene doren ne xhep.

Ne parim, antibiotiket duhet te perdoren kur ekziston nje infeksion i njohur bakterial dhe kur ne nje infeksion--shkaktari i te cilit s'eshte identifikuar ende, por nga te dhenat klinike dyshohet se eshte bakterial--pasojat e mos-trajtimit me antibiotike do te ishin serioze.
Mbiperdorimi dhe keqperdorimi i antibiotikeve influencon mjaft ne perzgjedhjen e baktereve rezistente. Zhvillimi i rezistences potencohet ne rastet kur:
- disa mjeke perdorin nje shumefish antibiotikesh kur njeri do te ishte i mjaftueshem, pershkruajne kurs mjekimi me zgjatje te panevojshme te terapise me antibiotike, perdorin antibiotike ne infeksionet vetesheruese, ne te ciliet ata antibiotike nuk nevojiten dhe mbiperdorin antibiotike per qellime profilaktike para dhe pas nderhyrjeve kirurgjikale. Praktika e njohur e trajtimit te nje infeksioni me antibiotike me spekter te gjere, ne vend te perdorimit te nje antibiotiku me specifik, ndikon ne rritjen e rezistences ndaj antibiotikeve.
- ne shume vende antibiotiket shiten mbi banak apo ne sportel per te gjithe publikun; kjo praktike nxit perdorimin pa dallim, pa vend apo te pavolitshem te antibiotikeve
- antibiotiket perdoren edhe ne ushqimin e kafsheve per te prevenuar infeksionet dhe per te promocionuar rritjen. Kjo perzgjedh mikroorganizmat rezistente ne kafshe dhe mund te kontribuoje ne fondin e perbashket te mikrorganizmave rezistente tek njeriu.

Ne 2011, mbi 5% e izolateve te bakteries se llojit E.Coli ne mishin e pules dhe te derrit te ardhur nga Kina, kane rezultuar pozitive per genin e rezistences ndaj colistines, mcr-1*. Nga nentori 2014, perqindja e shtameve te izoluara pozitive per mcr-1, shkoi gati 25%. Po ashtu 2014-a, eshte viti i pare nga ku jane raportuar te dhena per paciente me infeksione nga shtame mcr-1 pozitive.
Zhvillimi i nje geni te ketille mund te jete nxitur nga perdorimi i gjere i antibiotikeve ne agrikulture. Polimiksina colistin perdoret shume te kafshet neper fermat e Kines-eshte vene re se derrat kishin me shume gjasa te strehonin bakterie me genin mcr-1 (qe lidhet me rezistencen ndaj kolistines)- kjo sugjeron qe "rezistenca e re" ta kete pasur zanafillen tek kafshet.

*Ky gen i ben bakteriet patogjene te zakonshme rezistente ndaj antibiotikeve "last resort". Geni strehohet ne enterobakteret tek njerezit dhe kafshet. Ai eshte izoluar ne bakteriet prezente ne disa mostra mishi nga Kina dhe ne nje numer pacientesh te hospitalizuar.
Polimiksinat  (colistin dhe polymycin B) mbeten linja e fundit e mbrojtjes ndaj bakterieve gram-negative, qe kane shfaqur rezistence ndaj antibiotikeve te tjere. Gjer me sot rezistenca ndaj colistines ka rezultuar nga mutacione kromozomike, mekanizem ky, i paqendrueshem dhe i pamundshem per t'u perhapur tek bakteriet e tjera. Potenciali i rritur i gjenit mcr-1 per t'u perhapur shpejt e per t'u diversifikuar ne tipe te ndryshme bakteresh rezulton nga fakti qe geni pergjegjes per rezistencen ndaj colistines nuk ndodhet ne kromozom- sic ka qene rasti i geneve polimiksin-rezistente te njohura me pare- por ne plasmide*, te cilat bakteriet i shkembejne rregullisht mes tyre.
Ne mungese te agjenteve te rinj efektive ndaj patogjeneve rezistente Gram-Negative, eshte  e domosdoshme te kryhen monitorime dhe studime epidemiologjike molekulare mbi shperndarjen dhe diseminimin e mcr-1 ne bakteriet Gram-negative, ne mjekesine humane dhe veterinare, po ashtu te rivleresohet dhe te ripercaktohet perdorimi i polimiksinave tek kafshet.

*Plasmidet jane molekula ADN-je 2-vargore, ekstrakromozomike (zakonisht), cirkulare qe bartin gjenet per kodimin e nje larmie enzimash qe mund te degradojne antibiotiket dhe te modifikojne sistemet e transportit membranor. Pervec prodhimit te rezistences ndaj medikamenteve ata mund te replikohen ne menyre te pavarur nga kromozomi bakterial, per pasoje nje qelize mund te permbaje disa kopje faktoresh rezistence dhe ata mund te transferohen jo vetem ne qelizat e te njejtit lloj, por edhe ne ata te llojeve dhe gjinive te tjera.
Rezistenca e ndermjetesuar nga plasmidet eshte shume e rendesishme nga pikepamja klinike per disa arsye:
- ajo shfaqet tek lloje te ndryshme mikroorganizmash, sidomos tek bacilet Gram-Negative
- plasmidet ndermjetesojne shpeshhere rezistencen e nje numri te shumefishte medikamentesh
- plasmidet kane nje perqindje te larte transferimi nga nje qelize tek nje tjeter, zakonisht permes konjugimit.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).