Revista Time ka zgjedhur kancelaren gjermane Anxhela Merkel si "Personi i Vitit 2015." Time ka veçuar rolin e saj në krizat evropiane të emigraciont dhe borxhit grek. Merkel ka treguar një "udhëheqje të palëkundur morale, në një botë ku ka pak të tillë."

Kreu i ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi është në vendin e dytë. Vendi i tretë shkoi për kandidatin republikan, Donald Trump.

Merkel i bashkohet një liste eklektike fituesish që përfshin Adolf Hitler, Joseph Stalin, Mahatma Gandhi, Winston Churchill, Richard Nixon etj. Çmimi i vitit të kaluar shkoi për mjekët që luftuan epideminë e Ebolas në Afrikë Perëndimore.

16 Komente

@ Stalker, Sanders u zgjodh Personi i Vitit nga sondazhi i lexuesve te Time. 

Amon mer mos postoni kshu ... drejt e ne thela, se do na boni nei hata. Bini icik perqark e perqark, te pergatiten robt, si ke barcaleta. 

Anxhela e mushi Dojclandin plot me Siriane...

Kjo po qe ja nxorri fundin venit vet.... S'besoj se zgjidhet me ne pushtet...

Personi i vitit nga Gazeta Time 1938  smiley

 

 

That doesn't mean shit ! It's Person of the Year not Nobel per paqen . Abu-Bakr Al-Baghdati ishte finalist ... !

Merkel e ka manaxhuar mire situaten me borxhin dhe emigrantet, veç nuk ka qene vetem. Jane nje grup ekspertesh qe e rrethojne dhe i japin keshillat e duhura. 

Femen e brishte! Lumsi Gjermania qe e ka.

Merkel i paska syte e bukur! smiley

smiley

Njeriu i vitit kane dale shume tek TIME, nga ata me + dhe me - cilesimin. Por Anxhela eshte e vecante, duke i pershkuar te dy polet, sepse e beri si ajo lopa e mire, qe mbush e mbush koven me qumesht, e se fundi i dha nje shqelm dhe e derdhi ne toke! Nejse, keto jane politika te caktuara, sa dhe ajo nuk i ka aq ne dore, ndonse thuhet me tej se duhen emigrante per te mbushur fshatra dhe qytete te brakttisur, por mua nuk me duket arsyja e vertete e ketij "ftimi" qe iu be emigranteve nga Siria. S.d.q., Gjermania ka keto vitet e fundit mbi 50 % te popullsise te huaj dhe me origjine prinderish nga vende te tjera, nje pjese e te cilve me arsimim, mentalitet, orientim fetar te larget e te huaj per gjermanet. te gjitha perplasjet i heqin njerzit "poshte", gjermane e te huaj. Ata "lart" neper vilat e tyre akoma nuk jane perballur direkt me konfliktet poshte. 

Me kete rast po hedh ketu, nese eshte e lejuar, nje shkrimez, qe nuk goditi aq ne shenje, por s.d.q., i ka thene gjysmat e atyre qe doja te thoja. Pertoj per ta rregulluar, ndaj po e hedh keshtu sic eshte. 

Maltus, Marks, Merkel

Mendoni se këta të tre nuk kanë lidhje? Mendoni se vetëm dy të parët janë përplasur në disa tema ekonomike? Mendoni se të tre qëndrojnë në kostelacione të ndryshme dhe, përveç shkronjës “M”, nuk kanë gjë tjetër të përbashkët?

Kush tha!? Kanë dhe shumë biles! Kundërtitë janë në një sistem të caktuar të përbashkëta! Po-po, mos u çudisni! Burri dhe gruaja p.sh. janë dy gjini të kundërta, por në një familje janë një e përbashkët e caktuar! Ja, Maltusi me Merkelin janë dy gjini të kundërta, jetuar në dy në shekuj të ndryshëm, por të dy kopjacë në punët e tyre shkencore! Ja, Marksi me Maltusin janë të kundërt në shumë teza të ekonomisë, por edhe të përbashkët në disa të tjera, si bie fjala në lidhje me kapitalin e akumuluar, etj., në të cilat nuk po hyjmë, por meqë ra fjala, edhe Merkel na del pavetëdijshëm e kundërt me të dy këtu, pasi sot kapitali i akumuluar është diçka tjetër dhe mjaft i përzier me kapitalin e avancuar si dhe atë që quhet borxh, dhe ky kapital –dreqi e mori– i bashkon sërish të tre, e bashkë me ‘ta edhe ne të tjerve, duke na hedhur sa në fushat e panjohura të Sirisë, aq dhe në kalkulimet profane të kapitalit t’madh në Njujork, Frankfurt, etj.

Ky dreq kapitali na bashkon të gjithve, neve në kolltuqet e rehatshëm t’qyteteve perëndimore, me ata në Lindje të Afërt, (gabimisht quhet Lindje e Mesme) nën bombat e shumta tonat, duke na i përcaktuar disa struktura sociale më parë, kështu edhe planifikime dhe parallogaritje, si të jetë një pararendëse e të ashtuquajturit socializëm, (të paktën për kapitalistët), struktura këto që përfshijnë si njeriun individ, i destinuar ky në proçese të caktuara pune, ashtu edhe shoqërira dhe vende të ndryshme, duke ua përcaktuar këtyre shumë nga funksionet e tyre, kështu –dreqi e marrtë– të destinojnë disa statuquo të caktuara shoqërish dhe vendesh! 

Kështu shohim birin e bujkut si bujk, e shumta si punëtor ndërtimi, birin e juristit si jurist, më e keqja si polic; kështu shohim shoqërira dhe vende prodhuese për shekuj me radhë, dhe shoqërira dhe vende rregulluese –të themi, pa gjetur hë për hë, term më të saktë. Kështu shohim luftra të kryera kryesisht nga disa vende, e më pas vërshime në këto vende të të humburve! Ja një shembull! Mbaroi lufta e parë botërore!? Në Gjermani dhe Austri u dyndën me qindra rusë e kaukazianë. Mbaroi lufta e dytë botërore!? (Vazhdon)

Në Gjermani u dyndën me dhjetra mijra rumunë, bullgarë, jugosllavë, shqiptarë, etj.. Po mbaron lufta në Siri, e në Gjermani po dynden qindra mijra sirianë, siç i shohim, shumica besimtarë të rregullt sunitë me gratë e tyre me shamija në kokë, shenjë e qartë kjo e përqafimit të islamit mesjetar, islam i cili në një formë apo tjetër do jetë përjetsisht frenues i evolucionit dhe marrdhënieve të njeriut.

Edhe? –pyet këtu lexuesi i këtyre radhve. –Ku do dalësh? Se u hape shumë si bajga n’dërrasë!

Unë dua të dal nga ky rreth vicioz që përsëritet në një farë lloji, duke na treguar të përbashkëta dhe të kundërta të tij, rreth i cili nuk duket se është aq spontan, por përkundrazi i programuar nga kapitali i madh. Unë dua të dal nga të përbashkëtat ricikluese të disa fenomeneve të këtyre dy shekujve të fundit, të cilat dominohen nga fuqia e këtij kapitali të madh. Unë dua të dal nga të gjithë filmat e njëjtë, që ky kapital i madh përdor në shoqëri dhe vende të ndryshme, tek prish si me bomba, dhe me anë të radikalve të paguar, ato vende ku hyn, po ashtu prish me anë të radikalve të kthyer edhe vendet e veta, nga del.

E këtu nuk e kam fjalën aq për prishje infrastrukture dhe ndërtesash, të cilat kështu që kështu janë programuar nga ky kapital, por e kam fjalën për prishje të strukturës ideore, arsimore dhe etike të shoqërisë. E kam fjalën për ndalimin e evolimit njerëzor në shumë drejtime, çfar po ndodh këto dy dekada të fundit! Pikërisht, për këtë u detyrova t’ju flas, (dreqi e marrtë, pa dashur ju bëra moral), duke iu afruar dhe unë kësaj treshe më lart, por edhe duke ruajtur të kundërtat me ‘ta.

11.12.2015 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).