Me Bariun, tirons denbabaden, u takuam diku afer Shkolles se Bashkuar dhe Spitalit. Porositem fernet dhe kafe. E pyeta per gjendjen ne Shqiperi dhe se si i shihte ai me syrin e tij keto levizjet e fundit te Rilindjes per te vene rregull. 

- Keta Pjero, e kan mor me shum...., eee, si ta them une...., me egersi. Kap e fut mrena, as Qazim Mulleti nuk ka qon kshu, qe kta e paraqisin sikur t'fuste mrena. 

- Po mendoj se eshte e domosdoshme nje disipline e tille, se ky popull kishte dal fare nga udha e ligjit. 

- Qe duhet disipline duhet, nuk kam kunershtim un. Po jo kaq egersisht, i bin atij te varferit, atij qe s'ka leke. Pse s'i bien atij te pasurit, atij qe ka lek, apo s'ua man?

- Kjo po qe ndaj te varferve duhej te aplikonin tarifa sociale. Biles Palloshi, po te ishte i zgjuar, e fillonte qysh ne fillim me reformen sociale, pastaj me kete reformen e disiplinimit te njerezve e me reformen e Drejtesise e me radhe. 

- Ketu ka njerez qe s'kan buke te hane, - ai vazhdonte te fliste per situaten ne Shqiperi, pa harruar te permendte Qazim Mulletin si nje nga drejtuesit me popullore ne historine e Shqiperise. - Dhe mos harro: te manaxhosh situaten ne nje pike kritike, i pushtuar, komunistet po perhapeshin si kolera, - dhe pa goten e fernetit qe i ishte mbaruar. Mbushem gotat e dyta pasi muhabeti kish arritur ne nje pike kulmore per Bariun. E pyeta per Pellumbin, nje ish i burgosur, shok i Ligorit, i cili kish ikur ne Gjermani me ambasadat dhe ish kthyer pergjithmone pas 3-4 vjetesh atje.  

- Pellumbi budalla. Ti s'e di, po ai me ka quajtur spiun. Dhe ke? Mua qe e kam ndihmuar, - vazhdonte te fliste i indinjuar ai. - Nderkohe qe eshte vete spiun; sa here ia permen Tanushin, e myll gojen.

Ishte e çuditeshme se si, edhe pas 25 vjetesh renieje te socializmit, njerezit e mendonin tjetrin spiun. Ishte nje sindrome apo paranoje kolektive - nuk dija ç'emer t'i vija. Nderkohe qe Bariu vazhdonte te fliste i indinjuar, m'u kujtua biseda me Ligorin dhe te tjere qe e akuzonin njeri-tjetrin si spiun. 

- O Bari, po pse e vret menien kaq shume? - e nderpreva. - Edhe mua me kane quajtur spiun, qe as kam qene dhe as me eshte afruar njeri te me propozoje nje gje te tille. Se te jesh spiun do te thote te kesh nje shef mbi koke, te kesh objektivat qe te japin, pra te kesh nje pune, te jesh i punesuar, dhe kjo pune eshte si te gjitha punet e tjera, pavaresisht se ketu ne Shqiperi e shohin si gogol. Ne Perendim, nuk bejne kaq shume zhurme per spiunat e tyre sa ç'bejne ketu. 

- Po-po, por....

- Tani une kam sjell per ty ca puro, - dhe hapa çanten nga ku nxora nje kuti me puro te holla. - Se ti e pi kete te shkrete. Kam dhe ca puro per Pellumbin, po nuk e mbaj mend vendin ku flinte, e nese ke kohe shkojm bashke.... 

- Jo me, kohe kam, se une pa pune jam, gjith diten i lire. Rrofsh, rrofsh per keto purot, qeka kuti e bukur, kisha ngel dhe pa cigare. 

- Thashe se mos keni bo llafe me Pllumin; mos jeni zene dhe nuk flisni me. 

- Jo me, po s'para e takoj. Ti po deshe hec kur te duash, te çoj une tek ai. 

- Cuno - thirra kamarierin, - sa kushtojne keto? A shkojme tani, ta heq qafe edhe kete vizite. 

- Pse jo? - morem rrugen drejt Pellumbit. Per gjysme ore ishim aty. Nje kopesht i saporikonstruktuar dhe plot peme na u shfaq para syve. 

- O Pllum, o Pllumo!

- Ooh Bari, oh Pjer, - buzeqeshi ai duke ardhur drejt portes se hekurit. 

 

U futem brenda ne oborr e drejt e tek kolibja e tij. Nje televizor i vjeter, e nje krevart po i vjeter. Dukej si personazhet e Viktor Hugose. 

- Po he, ç'ere e mire ju solli tek mua? - po shihte nje here Bariun e nje here mua. 

- Pjeri seç kishte diçka per te dhuruar; me dha dhe mua e donte te te jepte edhe ty. 

- Ne fakt Pllumo, perveç ketyre purove, - nxora nja 4-5 cope, - doja te te dhuroja edhe librin tim 'Vizione te Qarta'. Pak me vonese, se Bariu e ka lexuar, me ka dhene pershtypjet e veta, dhe do kisha deshire qe edhe ti te me jepje pershtypjet e tua. 

- Kur i do pershtypjet, sa dite do ma lesh librin? - po shfletonte librin ai. 

- Librin e ke dhurate nga mua, dhe pershtypjet do t'i marr vitin tjeter kur te vij perseri, - nxora stilon e shkruajta dy fjale tek faqja e pare. 

- A rrofsh, faleminderit! Une kete e mbaroj shpejt, se s'kam ç'te bej gjith diten.  

- Te solla dhe nje telefon, i dores se dyte, por qe punon, e po nuk punoi, me thuaj te te sjell nje tjeter... E ke me drite floreshente, qe edhe po nuk kishe drita e gjen se ku e ke lene,- ia lashe Nokian ne tavolinen, e cila rrinte jashte per shkak te dimesioneve te vogla te kolibes se tij. U gezua, po me tregonte se telefoni i tij po i bente numra. Keputi nje bistak rrush nga vreshti siper kokave tona dhe ma zgjati. 

- Jo-jo Pllumo, se mund te jene te femijeve ketu te kopshti. 

- Ha-ha, çfar thua? I sheh te gjitha keto peme ketu? Kete rrush, te gjitha keto, i kam mbjelle une. Ja shifi idet, duan dhe pak te behen, keput, keput pa merak, shife dhe limonin atje,- po me tregonte tere kopshtin e mbjelle me peme te ndryshme. Kish dale diçka e bukur, sidomos me shatervanin e vogel, te cilin e kish bere po vete. Po me tregonte per vjedhjet qe benin disa adoleshente neper pemet e tjera te shtepive private aty. Morem rrugen drejt nje klubi lagjeje aty. 

 

- Deshironi ndonje gje? - pyeti nje ze sapo u ulem. Vume re se ishte kamarieri, bufetieri dhe pronari njekohesisht. Ne lokalet e lagjeve ndodhte ky fenomen, per shkak te renies se numrit te klienteve. Porositem fernet, nderkohe qe vazhdonim muhabetin per deshtimin e organizates se tyre. 

- Pellumb, ne rregull nuk te heci ketu, por nje gje nuk kuptoj, se pse nuk ia fute perseri ne Gjermani, t'u thoje se ke qene ne vende te ndryshme apo te iku mendja e kokes. Se ti je nga refugjatet e pare, te Ambasadave. 

- Ehh, ku te shkoja tek komunistet perseri?

- Nuk po te kuptoj. Mos te caktuan ne DDR, ne Gjermanine Lindore?

- Joo, ne Perendim, tek nazistet. Eh, ç'kam hequr une me ta. Donin te me zhduknin. 

- Kush, se nuk po te kuptoj?

- Ata pisat, i kishin marre te dhenat kendej nga komunistet, se nazistet dhe komunistet bashkepunojne. 

- Cfare te dhenash? - ngrita fernetin duke pire nje gllenke te madhe. 

- Te dhenat per mua, - po me shihte drejt e ne sy ai. 

- Po pse, kishe bere noi gje ti? Nuk te kuptoj. 

- Eh, nuk i di ti keta, me kane patur hale ne sy, donin te me zhduknin. S'i di ti Listat e vdekjeve, atyre qe ne rast ndryshimi pushteti, ishin planifikuar te vriteshin. 

- Ehe, - ne fakt kisha degjuar per kete gje qysh para shume vitesh. Biles si ato lista, sipas programeve televizive perendimore, kishte patur edhe regjimi i Sadamit dhe te tjere diktatore. Nuk mund ta percaktoja nese ishin te verteta keto. Mundej edhe po, por s'po i beja dot lidhje bashkepunimit te ish-Sigurimit me Sherbimet e fshehta gjermane. 

Porositem fernetin tjeter, nderkohe qe Pellumbi tregonte historite e tij ne Gjermani e se si u kish shpetuar disa tentativave te tyre per eliminim, ku gjermanet nepermjet infermiereve apo doktoreve donin ta vrisnin. Po e veshtroja me vemendje, si per te pare sesa thelle i ishte demtuar truri. Ne fakt, keto lloj paranojash kapnin jo pak nga emigrantet. Kete gje e veja re edhe ne Belgjike, me emigrante te ndryshem: marokene, siriane, ballkanas, afrikane..., te cilet u shmangeshin spitaleve apo injeksioneve. Nga ana tjeter, kisha vene re se edhe nga ana e perendimoreve vendalinj, kishte patur raste kercenimi e mashtrimi ndaj emigranteve, gje qe kish ndikuar ne prishjen e ekuilibrit mendor te emigranteve dhe ne marredheniet ndermjet dy paleve. 

- Pellumbo, a çohemi? - e nderpreva kur e pashe se historite e tij te burgut dhe emigracionit nuk po mbaronin. - Se kam edhe hallin e plakes qe eshte vetem ne shtepi, dhe ndoshta do noi gjo qe t'ia blej. 

 U perqafuam dhe u ndame. Une me Bariun morem drejt qendres, ndersa Pellumbi i shkrete drejt kolibes se tij. Me erdhi keq per Pellumbin. Ishte njeri i mire dhe i drejte, pavaresisht se disa ish-te burgosur e kishin quajtur budalla. 

- E paska shume te rende paranojen, - iu drejtova Bariut pasi ishim larguar ca. 

- Te thashe une qe s'osht m'rregull ai. 

 

Kisha deshire ta takoja Graven, ritual qe e beja gjithmon sa here qe shkoja ne Shqiperi. Me tha se ishte ne Golem. Per te kisha sjelle nje vere te vjeter te 2000-es. Sapo u takuam, u ulem ne tavernen e tij, nje lokal i bukur, i thjeshte, punime druri dhe me gjelberim. Ishte i gezuar dhe ne qejf qe po me takonte, cka edhe e shprehte here pas here. Po me tregonte per turistet serbe qe i kishin ardhur ne vilen e tij te stermadhe. Kujtonte se vetem tek ai kishin ardhur, nderkohe qe i tere plazhi i Durresit gelonte nga gjuha sllave. 

- Me nje fjale, po thyhet akulli. Shyqyr qe po e njohin Shqiperine dhe shqiptaret, se keta jane gjithe paragjykime per neve, - po ngrija çanten e shpines ne tavoline.

- Po keta jane popull o Pjer, njerez te thjeshte, jane korrekt me pagesen. Ja ku jane po vijne ketu, kane orarin tani te hane buke. Na more, djali, a i vure ato qoftet tona?

- Ketu i nderuar, te kam sjell nje shishe vere franceze te vjeter, - nxora shishen dhe hapesen. - I vetmi merak qe kam eshte se mos nga tronditja ne valixhe, avion, makine, mos e ka humbur ate eee...., se vera eshte delikate, nuk do tronditje, drite, vape, dhe prandaj, kam hallin se mos turperohem me ty. Prandaj e solla kete hapesen, ta shohim te dy. Ne fakt si kjo vere kam pire plot, me kane dale te mira edhe tani pas 15 vjetesh, por kam frike nga tronditja, por po te duash ti e leme edhe keshtu te mbyllur. 

- Ta hapim o pse te mos e hapim? - po rrotullonte shishen Grava, tere gezim. 

 Mbushem gotat. Per fat, vera ishte akoma ne gjendje te mire. Nderkohe qoftet erdhen. Kishin nje shije te shkelqyer. Mishi i qofteve vinte nga Laberia, sipas Graves, kullotat e te cilave rriheshin nga era e detit. Muhabeti kalonte nga nje teme ne tjetren. Taverna po mbushej me serbe dhe shqiptare. 

- Te kujtohet ajo pjesa e VQ, kur flas per pregatitjen qe duhet te bejme ndaj turisteve serbe, dhe marredheniet ndermjet dy popujve? Per infrastrukturen ne kete drejtim?

- Po si ore s'me kujtohet. Ja ku erdhi ajo dite, ja ku i kemi,- qeshi Grava.- Doli fjala jote. 

- Te gjitha do dalin i dashur. Pavaresisht se keta, - drejtova gishtin nga Tirana,- u bejne naze tezave te mia.

- Ore, ua kam thene gomereve: rresht per rresht t'i konspektoni tezat e Pjerit. Per nder ua kam thene. 

Grava porositi qofte te tjera, me shume per mua, se vete ishte me diabet dhe nuk i lejohej me shume. Qoftet, perveç shijes se shkelqyer, kishin edhe nje çmim te arsyeshem, 30 leke ose 0,21 cent copa, dhe ishin te bollshme. 

- Mua vjen keq me teper per largimin e disa femrave nga forumi, - tani po flisnim per Peshkun dhe per mungesen e kultures qe vihej re tek disa komentatore. 

- Te kujtohet ajo tema i nderuar? - perfitova nga rasti dhe nxora nga çanta ca copa gazetash te prera. - Ajo tema per ate djaloshin zezak i vrare nga policet amerikane?

- Po-po. Si s'me kujtohet, ka qene teme e nxehte shume...

- Shife artikullin ketu. Megjithese eshte ne hollandisht, lexo titullin: çdo dite vritet nga policia amerikane me shume se 2 vete, me statistika, jo llafe koti. Shih, 2 pike 6, rreth 900 njerez ne vit; kuptohet jo vetem zezake, por te te gjitha racave. 

- Shih-shih, shume interesante. Megjithese atje ne ato qytete te stermedha, po s'pate polici te forte, kthehet ne anarshi. 

- Natyrisht, po hajde mbushu mendjen njerezve. Shih kete artikullin tjeter. Kjo zonja ketu eshte shefja e re ne Komisionin Europian per çeshtjet e Trasportit, ku hyn edhe transporti ajror. Eshte me rendesi qe ajo klauzola e marreveshjes qe beri Nano atehere me firmen gjermane, ajo qe i bllokon aeroportet e tjera te Shqiperise, te demaskohet dhe te perpiqemi ta heqim nga ajo marreveshje. 

- Eee, sa here eshte demaskuar ajo pike, e prape aeroporti i Kuksit nuk po fuksionon. 

- E di, po prandaj duhet bere ankesa tek Komisioni Europian, tek kjo. Prandaj dhe e kam nenvizuar emrin dhe mbiemrin e saj, se kjo pergjigjet per Transportin. Dikur kane qene te tjere ne Komisionin Europian, perendimore, i njihja me emra te gjithe, por tani seç kane ardhur te rinj, shumica lindore, por kjo s'ka rendesi shume, rendesi ka qe ky bllokim te zhbllokohet, dhe mendoj se kjo zonja mund te ndikoje ne zhbllokimin e ketij ngerçi. 

- Ne kemi edhe aeroporte te tjera qe mund te fuksiononin per mrekulli. 

- Po natyrisht. Dhe keto terheqin firmat ajrore te lira, Rajnerin (Ryanair), Wizerin (Wizz Air), qe punojne edhe me çarter. Po ku te vijne keto kur tere hapesiren ajrore dhe aeroportet i kontrollon nje firme e huaj? Prandaj duhet te gjejme njerez adapte, qe te bejne ankesen tek ky Komision. Ndonje kryetar bashkie qe ka aeroportin te bllokuar nga ky pazar i felliqur, ndonje organizate: se mund ta beja edhe une edhe ti kete ankese, po kush na njeh ne, prandaj duhet nje person zyrtar apo organizate. 

 Shpresoja te Grava si personalitet i kultures dhe shkences, si njeri me njohje te shumta ne institucionet shqiptare, ne shoqatat shqiptare, te benim diçka ne kete drejtim. Te lobonim per Shqiperine, per ta ndihmuar ate ne kete ngerç te sjelle nga politikanet e korruptuar shqiptare. 

 

Përzierje aromash dhe sjelljesh, 1

57 Komente

Po me po merruni me San Benardinon , ecni mer ktu tek tema Pjerit qe te zhvilloheni pak se provinciale ngelet tere jeten .

Pjero , smiley

kush te ka akuzuar per spiun ty bre Pjero, Grigori apo Shoshori..?!

 

Nderkohe qoftet erdhen. Kishin nje shije te shkelqyer. Mishi i qofteve vinte nga Laberia, sipas Graves, kullotat e te cilave rriheshin nga era e detit.

 

do kete qene mish nga kullotat e Dukatit, Pjero, se ato i rreh era e detit dhe eshte mish vertet i shijshem... ndersa pjesa tjeter e Laberise, ajo me kryesorja dmth,  shtrihet nga ana tjeter e malit dhe nuk e kap era e detit..

Nuk e di Belulo se nga ç'zone e laberise ishte mishi, por qofte si ato nuk kisha provuar. Rrezik do iki vitin tjeter atje, te porosis nja 20 qofte. 

pjer, me qe permende graven te ky shkrim, a ke kontakt me te! se ka humbur, njekohesisht edhe oidriso, roni, emigranti, PF, etj

I kam çuar mesazh edhe ketu me poste, edhe me telefon, por asnje pergjigje. Me boni merak se ka 2-3 jave qe s'po duket. 

mos i kane sekuestruar hotelin ne golem ?!

Zeqo, harrove Din Hyken, me kryesorin dhe me t'Modhin e t'Mdhejve! E ka lene shkret Arkiven e Peshkut, e sidomos temen e Radio Tiranes.

 

po , po dini e ka me sezone, ketu verdall eshte. na lexon.

Kesaj radhe iku i nxef me duket, se ashtu osht i pune.

 

Do jete tu bo kom te reja, si per dimer.

Belul, dmth ti hedh tezen (shume te rrezikshme) se ata te detin u bene me ballin, ata te malit me kamunistet?smiley

jo mo, une hodha nje teze gjeografike:  dmth kullotat e Laberise nuk jane me pamje nga deti.smiley  pervec kullotave te Dukatit, si dhe Laberise se Himares... 

por keta te fundit nuk jane te shquar per blektori.. nderkoh  mishi i pjekur i njethundrakeve te Dukatit eshte me nam!!.smiley

Kjo eshte shah-sheh, vec tezes se pare rrezon dhe mitin  qe ballistet ishin te pulave dmth.smiley

Pra Pjeri do behej ballist po te kish jetuar ne luften e dyte boterore?

Ja ta thote vete. Po besoj do shkonte me oferten e qofteve dhe jokompesatave. Vallai dhe kamunistet s'qene dobet ne keto aspekte. 

Jo te gjithe ballistet ishin pulaxhinj smiley

Aha, dmth mund te ishe bere dhe partizan ne ate kohe? Sipas rastit.

Ndoshta ku i dihej, se flitej se partizanet nuk para preferonin pulat, por mishin ne hell. Ti e di, qe edhe sot pas 70 vjetesh te L2B, shqiptaret udhehiqen pas instikteve dhe aromave. Dhe kjo shihet tek vota, ku shumica -fatkeqesisht- anojne, e hedhin voten tek ai qe iu jep thesin me miell, apo ca leke. 

Prandaj e solla kete hapesen, ta shohim te dy.

Pjero, ende ka efekt kjo lloj genjeshtre? Thuaje hapur qe doje te pije vete. I solle dhuraten tjetrit e pive ti shumicen.

gjembi , per mua qe nuk dua te turperohem, qe dua te krenohem e ate qe sjell, doja te isha i sigurte 100% per mallin qe po dhuroja. Pastaj une e dija qe Grava nuk para pinte shume se eshte me diabet. Prandaj e hapem shishen. 

vertete vajti kohe grava pa komentuar. pjero kaq shume qofte qe ke ngrene, pse se hap nje zgare ne belgjike e garantuar qe do kesh sukses...

Te hapesh nje zgare ne Belgjike, lungomare, te ha qoftja sebashku me tatimet, se sa e ha ti qoften. 

Pjero se.me.bere kurjoz. Ke bere gje burg ne kohen e komunizmes? Sa dhe pse nqs s:e ke problem me.e.thene.

Pjeri ka qene i persekutuar (nje familjar me duket e ka pas ne burg), por eshte nga te persekutuarit e deziluzionuar, qe mbas ca vitesh ne demokraci arriten ne konkluzen: "He me se Enveri ka pas te drejte per ca gjona!" Eshte objektiv me nje fjale. Ose, eshte dialektike!

 

eh mer don kishot

Te kujtohet ajo pjesa e VQ, kur flas per pregatitjen qe duhet te bejme ndaj turisteve serbe, dhe marredheniet ndermjet dy popujve? Per infrastrukturen ne kete drejtim?

Cfar ishte kjo? Teori e re, apo muhabete te vjetra kafenesh, pas ndonje sekelldije te cliruar nga stomaku i dobet?!? 

Karl Marks, mesohu qe kur citon te tjeret, ti futesh ne thojza (keshtu " ) fjaline e pastaj flet/shkruan ti. Je i ri ketu, po une si i vjeter, e kam per detyre te te mesoj. 

shume interesante ikona ilustruese, Pjero...  nga e ke marre  dhe cfare ka dash te thote autori  ne raport me rrefimin tend ?

Ajo figura aty eshte nga adminet Belulo, une nuk e realizoj dot smiley nje gje te tille, ndoshte eshte vene per humor smiley

ne fakt eshte nje gjetje e vecante per kete pjese te shkrimit te fundit, kjo ikona ilustruese. elefanti eshte gjithe dashuria dhe miresia e madhe qe Pjer ka dhe i duhet ta menaxhoje. 

Jo Gaia, ikona ilustruese me elefantin dhe ate gruan, do ishte mire tek pjesa e 3, e 4 ose e 5, ku flas per librin dhe marrdheniet me punonjeset smiley 

Pjero,e ke fajin vete, se i ke ul pritshmerite - Pjeri qofte do,dhe hajt, - thone. Gjithe i Grave me gjithe ato leke (vete e ka than) s'te bani ni meze pak me per te qene,ne respekt edhe te venes tane te mrekullueshme! smiley

gjithe problemi i rrefimeve te Pjerit, "meta-VQ".smiley, eshte sepse pikerisht mungon aty faktori liber/ VQ.. keshtu rrefimet tashme kane ngelur ne nje si ngerç dhe jane bere disi mediokre, te parashikueshme.. pra Pjeri vetem pershkruan çfare pa, ke takoi, ndonje dialog.... si dhe menune tashme legjendare, qofte+ birra...

nderkoh ndryshe ishte kur Pjeri promovonte VQ, rrefimet kishin suspense, gjalleri, drite/ hije...smiley

mendoj qe Pjeri duhet patjeter te shkruaj nje liber tjeter, apo artikuj etj, ku autoriteti i tij si autor te jet i pranishem ne takimet dhe tregimet e tjera. ndryshe me kete stil qe ai ripersetit vazhdimisht, behet i merzitshem deri ne lodhje per lexuesin neutral.
kjo vihet lehtesisht re edhe nga nr i komenteve qe behen te tregimet e Pjerit..(dikur beheshin qindra komente).. me dhimbje, vlla, me dhimbje..smiley

Ndoshta eshte se mungon - apo eshte zvogeluar shume - elementi si banakjerja ne Elbasan.

Jo djema dhe vajza, ne fakt une preferoj qoftet, se jane jo vetem te shijshme por jane edhe te lehta ne tretje, ne krahasim me berxollat apo meny tjeter. 

Tek pjesa e 3 dhe 4 ka diçka ndryshe. Shpresoj qe adminet ta nxjerrin sonte. 

Pjero pse nuk iu pergjigje pyetjes time ketu me.lart? Se kshu je i pari per te kritikuar te tjeret pse nuk te pergjigjen!

mbase e ka sqaruar tek VQ, duhet te blesh VQ Vlonjato, ta lexosh e ta pertypesh mire.

Vlonjato, kesaj pyetje i jam pergjigjur dy-tre here ne vite te ndryshme, ku komentatore te tjere me kane pyetur. Si duket ti nuk i ke ndjekur. Pastaj si thote dhe nje komentator ketu, lexo VQ dhe i ke te qarta te gjitha ne lidhje me pesonin tim. 

Une vete nuk kam bere burg, perveç dy-tre rasteve qe me kane arrestuar. Plaku dhe vellai me kane bere burg. 

Pjerin e kan arrestu me raste si disident bordure. Rrinte ul Tek Guri ne krah te Skenderbeut dhe fliste papushim kontra, fol e fol e fol kontra, asiher pro, njesoj si ktu ke Peshku.

 

Sindromi i te shkuarit kundra rrymes Heretiko smiley

Thuaj me sakte: Sindromi i te folmes kundra rrymes, se i te shkuarit kundra rryme eshte diçka tjeter qe kerkon bole me te medha se te Sigurimit dhe Disidentit.

                                                                                                              i Modhismiley

 

Me vjen keq Heretiko, keshtu eshte kur nuk e ke lexuar VQ. Ke material per disidencen. 

Me fal Pjero por nuk isha une qe bere pyetjen me.lart. Dikush me ka vjedhur password-in.
Çfare behet ketu mër !

Nuk ke faj jo, miting i madh sot tek Peshku. Me kujtove nje histori ne kohe te socializmit; Pran nje tabele-stend, ku viheshin foto dhe artikuj per PPSH, ne bulevardin kryesor (aty ku ndodhen sot dy kullat binjake), ishte njoni qe duke pare fotot e udheheqesve aty, e kapi ekzaltimi dhe filloi te theriste; Parti-Enver jemi gati kurdehere, duke e shoqeruar me perplasjen e duarve. Kur njoni aty, ia fut me shpulle ne qafe. Bertet viktima; Ou, çfar behet keshtu.  i pergjigjet nje tjeter; Eh, ku mirret vesh ketu, miting eshte smiley

Ideja , pa VQ nuk ka permisim   as Bariu as Pellumbi nuk do te gjejne paqe dhe lumturi ankimet nuk pijne uje, ne fund te cdo muabeti paguan Pjeri, Pellumbi e Bariu kane ngel me keq se ne kohen e enverit, ekonomikisht  !

Ne fakt Ilir-Jano, nje pjese e ish te perndjekurve, jane rregulluar, mirren me biznes, nje pjese mbahen nga femijet e tyre, nga emigracioni, ndersa nje pjese jane vertet me keq se ne kohen e Enverit. 

Pier përse nuk po e hedhin ne publik pjesën e tretë dhe të katert? Apo, kështu, sa për të na mbajtur në ankthin e pritjes?

Mundet Timi mundet smiley mendoj se adminet, pjesen e 3 mund ta fusin sonte. Por edhe po se futen sonte, neser e ke te sigurte. 

smiley

Pjeri godet serish, kete here me "Arome burri", per te plotesuar tablone e lene pergjysem nga filmi "Arome gruaje". 

Pjer, meqe ra fjala, kur do shkruash dicka per Al Pacino dhe Ariana Grande? Nqs te duket humbje kohe, konsidero faktin qe oksigjeni qe i ti i ke dhene Peshkut me keto dy shkrimet e fundit e qiti blogun nga reanimacioni.

P.S. Cfare mendon per idene e hapjes se nje rubrike te dedikuar ne blog, p.sh. te quajtur "pjernografi"? smiley

Se te jesh spiun do te thote te kesh nje shef mbi koke, te kesh objektivat qe te japin, pra te kesh nje pune, te jesh i punesuar, dhe kjo pune eshte si te gjitha punet e tjera, pavaresisht se ketu ne Shqiperi e shohin si gogol.

Pra ti Pjero paske qene Anetar i Grupit te Bashkuar Vullnetar.

Kush jane keta Gjembo, se nuk i njof. 

Flm Gjembi, e lexova,  nuk kish asigjo te re nga ato qe me ka treguar Ceni. Biles per te kam folur ne nje nga pershkrimet e mia ne Shqiperi. Ndonje kompjuterist ose ndonje admin, mund ta sjelli, gje qe do i beje mire edhe Peshkut, te lexoje diçka nga tregimet e meparshme. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).