Fillova te interesohem per librin tim, "Vizione te Qarta". Dielli te percellonte, dhe fytyra po me ngjyrosej me nje ngjyre me te erret nga e para. Me çante ne krah, iu afrova librarise afer Pallatit te Kultures. Per çudi, dy grate qe kishin qene tek libraria tjeter, tek cepi i Pallatit te Kultures, ndodheshin aty. 

- Zonja me falni, po ketu sikur ka qene nje burre, ju sikur keni patur ate k..., - per pak sa s'thashe "koliben", - ate librarine tjeter 100 metra me siper. 

- Po, pse çfar' halli ke?

- Jo-jo, asnje hall, por i kisha lene atij shitesit ketu librin tim dhe doja ta pyesja nese donte te tjera. Po dini gje ku ka ikur? 

- S'e dime se ku ka ikur, dhe s'dime per ke liber behet fjale, se ai e ka lene bosh. 

- A-ha, behet fjale per kete liber, - nxora nga çanta nje pakete treshe te mbeshtjelle me leter. 

- Avash, mos e shqyej, se kemi gershere, - me zgjaten mjetin preres ato. Iu dhashe nje kopje. 

- Nese doni, mund t'ju le 2-3 kopje. 

- Po mire. 

- Me intereson te reklamohet pak aty ne raft, nese eshte e mundur.

U ndava nga ato dhe vajta tek libraria tjeter, 100 metra me tutje.  

 

- Miredita, kam nje librin tim, - nxora kopje te librit. - A mund t'ju le 2-3 kopje, ju lutem?

- Eee, qenka goxha... Po mire, numer tvsh-eje keni? 

- Jo, pse? 

- Po kane filluar çdo gje me tvsh. 

- Po libri sikur eshte pa taksa, pastaj une nuk jam shtepi botuese. Une jam nje autor qe kam bere nje liber, dhe nuk rri as ketu, rri ne emigracion.

- Po mire, leri nja 2-3 cope. 

Si duket fjala "emigracion" ishte nje fjale magjike qe te hapte dyert - ata te pranonin diçka nga ty. Vajta ne shtepi dhe mora libra te tjere. Kisha pare nje librari tek rruga Hoxha Tahsim, afer sheshit Avni Rustemi. Sapo hyra, vura re dy burra e nje grua qe po merreshin me ca llogari. Nderkohe qe gruaja u shkeput prej tyre dhe erdhi drejt banakut, une nxora librin tim. 

- Me falni kam nje librin tim, dhe desha te pyes nese mund t'ju le ndonje kopje? - i zgjata librin. 

- A keni numer tvsh-eje?

- Jo zonje, se nuk jam firme. jam thjesht nje emigrant. 

- Pak e veshtire, se nuk na lejohet me te marrim keshtu. Ne marrim nga shtepite botuese qe jane me tvsh.  

- Po mire, po si i behet per autoret qe shtepite botuese ua botojne, po nuk ua shperndajne? Se shtepite distributore jane ne tere Shqiperine nja 6 a 7, nderkohe qe shtepi botuese jane nja 100, e autore nja 1000. Si veprohet ne kete rast: mos duhet valle te tere autoret te pajisen me btv, me falni, tvsh? Me duket pa kuptim ky rregull i ri i qeverise, aq me teper qe libri im eshte botuar ne 2010-en, dhe rregulli i ri ka te beje ndoshta me librat qe botohen tani, nga 2015 e tutje. 

- O .... - thiri ajo burrin e saj, - si veprohet ne keto raste kur libri eshte i para 2015?

- Nese ky eshte autori vete, - u afrua ai, - i merret fotokopja e kartes se identitetit, dhe deklarata e tij me firme, se jane librat e tij. 

- Nuk e kuptoj se per ç'arsye behet kjo, - nxora karten shqiptare te identitetit. 

- Kjo behet per arsye se ka shume fallsifikatore, qe fotokopjojne librat, dhe i shesin. 

- E he, kuptova - i zgjata karten e identitetit me frike dhe druajtje. Po mendoja lloj-lloj skenaresh ogurzeza. Pse duhej fotokopja e kartes se identitetit? Po sikur ky vete me kete fotokopje te kartes te shiste nen emrin tim libra te fotokopjuar? Po sikur ta perdorte per te tjera qellime dhe dilte emri im? Po sikur te ishte qeveria pas ketij skenari, dhe aq duhej, te me njollosnin emrin dhe te haja dhe nje gjobe te mire. Mire gjoba qe lahej, po njolla e padrejte si do lahej? Me kish hyre krimbi i dyshimit per ç'po ndodhte. 

- Urdheroni zoteri karten, vendosni nje firme ketu - me zgjoi nga ankthi zeri i shiteses. 

- Me falni, - leshova stilolapsin ne tavoline, - me duket pa kuptim kjo gje. S'ju ngelet hatri te mos le kopje dhe ta marr kete letren. 

- Na vjen keq, s'ka asnje problem - foli burri i shiteses, duke fshire duart me nje pecete.

Pershendeta dhe dola i derrmuar. Si kish mundesi qe Rilindja po rivdiste librin, po mendoja, nderkohe qe çanta me libra m'u duk dhjetefish me e rende: ç'ishte ky absurditet?! Mire, ç'do gje duhej regjistruar, biles edhe librat, kisha thene para shume vitesh tek rekomandimet e mia, duheshin krijuar sa me shume paketa/vlera, per arsyet qe ishin thene tek "Vizionet e Qarta", mirepo qe ne kete disiplinim per te cilen ishte folur tek VQ para shume vitesh, te diskriminohej autori, kjo s'kish bythe ku te rrinte. Dhe per me teper, si do u behej botimeve te para 2015-es? Vertet qe kisha shkruar para shume vitesh se edhe aktivitetet ekonomike te meparshme duheshin regjistruar, por jo te pengohej qe libri te dilte tek lexuesi. Me keto mendime kisha marre zjarr, dhe nuk m'u durua pa u zbrazur. U ktheva menjehere tek dyqani ku kisha qene. 

- Nuk e prisja qe te kthehej ne bumerang..., keto rregullat e reja qe kane qit' keta plehra, se keta jane plehra, si ata qe iken edhe keta qe erdhe... Se per keto rregulla ka folur ky liber para shume vitesh, por jo per rregulla kaq drastike ndaj librit, - thashe dola jashte duke i lene ata si te ngrire. M'u duk sikur u çlirova disi, ndonese pesha e librave mbi kurriz behej me e rende.

 

Ne shume librari qe deri vitin e kaluar kishin qene mikpritese ndaj librit, kete vit silleshin ndryshe. Dukej sikur i kishte kapur paniku te gjithe, si ne Tirane ashtu dhe ne Durres. Biles nja dy librari, donin te m'i kthenin mbrapsh librat, pasi ishin pa fature tatimore, sipas tyre, dhe pa numer ISBN-eje. Ata nuk e dinin se libri ishte botuar ne menyre klandestine, pasi permbante kritika te forta ndaj Buall Mavrise dhe regjimit te tij. Shume librashites/e po qanin hallin e librave qe i kishin marre vite me pare pa fature tatimore.

- Une s'kam ku t'i çoje keto or çun, se pritet te vijne nga dita ne dite tatimoret, e jo me te marr libra te tjere. 

- Po libri sikur eshte pa taksa, ne te gjithe boten. 

- Pa taksa, pa taksa, por keta ta gjejne kleçken per te te fundosur. 

Ishte e çuditeshme se shumica e shitesve e shihnin qeverine si nje trup te huaj. Ishte nje koncept i krijuar me vite, ku shteti shihej jo si nje organizem ne sherbim te njerezve, por si organ ne shtypjen e tyre. Vetem ne raste te fatkeqesive natyrore, qe ishin shtuar per çudi shume vitet e fundit, shteti shihej si nje organizem mbrojtes, por edhe ketu politizohej shume. 

 

Kisha bere ne plan qe kete vit te shkoja ne disa qytete ku nuk kisha qene, ne bibliotekat qendrore te tyre, per t'u dhuruar librin tim. Direkt e ne Lushnje. Ishte hera e pare qe shkelja ne qendren e saj. Kisha kaluar me autobuz, por nuk isha ndalur ndonjehere aty. 

- Zoteri, me falni, dini gje ku eshte Biblioteka Qendrore e Lushnjes? 

- Do ecesh drejt, pastaj atje te ai pallati do kthehesh majtas, aty pyet... 

- Faleminderit. Desha te pyes: keta njerezit ketu qe po shtyhen, per çfare shtyhen? Mos jane ata te energjise, qe s'kane paguar energjine?

- Jo-jo, keta jane biznesi i vogel, dyqanxhinj e keshtu... ambulatore, qe paguajne taksat dhe regjistrohen, marrin ato kasat. Eeee keshtu pune tatimesh. 

Rilindja po bente nje pune te mire, po formalizonte ekonomine shqiptare. Po ndihej era shtet. Me vinte mire per kete gje, sepse ishte nje nga pikat e rekomandimeve te mia drejtuar socialisteve te pare, atyre te 2002- 2004-es. 

Tek Biblioteka me priten dy goca te hijshme me buzeqeshje ne goje - nje fenomen ky i botes se trete apo te dyte, krejt ndryshe nga bota e pare, ku femrat te presin sikur u ke ngrene buken. U lashe tri kopie. 

- Ne qytet vura re nje gje; kafenete ishin plot, ndersa ketu ne bibloteke sikur nuk po shoh njeri. 

- Vijne-vijne, por eshte akoma heret, ora eshte 9. Fillojne e vijne nga ora 10 e tutje, - flisnin te dyja me radhe, nderkohe qe une i degjoja po me buzeqeshje. Pas pese minutash bisede u ndava dhe mora rrugen drejt furgonave. 

Drejt e ne Rrogozhine. Ne vend qe rruga te shkurtohej, kur i bije nga Lushnja, ajo zgjatej, se duhej te shkoje nepermjet autostrades deri afer Kavajes e aty te ktheheshe djathtas per Rrogozhine. Kjo sipas rruges tradicionale qe kish qene qysh ne kohen e socializmit, rruge qe i pergjigjej nevojave te asaj kohe, por jo te sotmes. Rrogozhina, dukej sikur ishte lene ne meshire te fatit, si qytet diç menjane, dhe kjo gje nga autostrada. E vetmja librari, ishte mbushur me shume me artikuj shkollore (si ne gjithe Shqiperine) se me libra. 

- Nuk hecin or çun. Nuk lexo njeri ktu, po hec mo, ler vetem nje kopje. 

- Faleminderit, po biblioteke te qytetit keni ketu? 

- Ja, hec içik me tutje, as 20 metra, aty e ke tek kinemaja, por s'besoj te gjesh njeri. 

- Zoteri, desha te pyes, - pashe nje burre ne ate qytet fantazme, - kjo grehina ketu mos eshte kinemaja? 

- Po, kjo eshte por s'ka njeri aty. 

- Jo, me thane qe ketu eshte biblioteka e qytetit, se ate po kerkoj. 

- He-ha-he-he... - filloi te kollitej ai duke nxjerre ca te qeshura te vogla si me kolpo, sikur po ndizej motori i nje makine te vjeter. - C'biblioteke, ku ka biblioteke ketu?

- Po mua me thane se prane kinemase ndodhet. Kjo duhet te jete hyrja besoj, - i thashe dhe u drejtova per te ca shkalle ku merimangat ishin zoter, nderkohe qe nga krahu i rruges kompleksi dukej si xhungla e Jurasic Parkut. 

- Po ç'biblioteke?! Pse, quhet biblioteke nje dhome ku kane mbledhur tere librat dhe i kane hedhur si bajga lopen?! Ja, ajo dera atje, ne anesore, eshte dhoma e famshme qe quhet biblioteke. 

- Po punonjesi a punonjesja e saj, nuk merr masa, te beje diçka?

- Po ku ka punonjes? Eshte vetem njeri, pergjegjesi i kesaj karakatine qe quhet kinema e qe mban edhe çelsat e asaj dhome, qe eshte me shume depo se biblioteke. 

- Me falni, po ky qytet a qyteze, nuk ka nje pallat a shtepi kulture, si ne qytetet e tjera? 

- Me falni, nga ç'qytet vini ju?

- Une vij nga Tirana. 

- A-ha, po thuaj ti, hec te te jap nje kafe, se po me dukesh edhe si tip intelektuali...

- Me gjithe qejf ta jepja une kafen, por e kam kohen te kufizuar, se me duhet te shkoj edhe ne nje vend tjeter. 

- S'ka problem, hec te te percjell dhe te te sqaroj rruges... Ketu dikur, ne kohen e qoftelargut, kishte pallat kulture, bibloteke, rregull, ndersa tani ne kohen e demokracise ka vetem shkaterrim, degradim, kush e kush te marri thelen me te madhe. Ja dhe kjo eshte privatizuar, s'ka me pallat kulture, ku njerezit te lexojne, te studiojne, - vazhdonte te fliste ai duke ecur e duke me shpjeguar rolin negativ qe kish luajtur edhe pushteti lokal gjate ketyre viteve. - Ju jeni ne Tirane, dhe ne Tirane ka nje te mire se eshte edhe pushteti qendror, jane dy pushtete qe jane konkurrence, qe kontrollojne njeri-tjetrin, qe duan te influencojne tek votuesi. Ndersa ketu, ne kete shkretetire, se keshtu e katandisen Rrogozhinen, ketu ben ligjin vetem nje person: ai qe merr bashkine, - ia beri duke me rrefyer per bizneset dhe privatizimet qe ishin bere me njeanshmeri aty ne ate rreth. 

 

U largova nga qyteza fantazme duke lene vetem nje liber dhe u nisa drejt Golemit. Te bisedoje me njerezit per gjendjen aty, ishte diçka qe ia vlente; shihje jo vetem kendveshtrimin e tyre,por edhe gjendjen materiale te tyre.

Ne Golem, zbrita tek "rrotullamja" ku bashkoheshin dy autobuzet, ai Durres-Golem dhe Kavaje-Golem, poshte autostrades. I ktheva kurrizin plazhit, i cili ishte rreth nje km larg dhe fillova te ngjitem tek rruga kryesore e Golemit. Sapo lashe mbrapa nje central elektrik, filluan te dukeshin vilat dhe ndertesat e para. Dukej sikur ndodheshe ne nje qytet turistik italian, jo sikur ishe ne Shqiperi. Nuk e prisja qe kjo qyteze te kish kaq gjelberim, vila dhe lokale te bukura.

E vetmja librari ishte nje barake qe shiste gazeta, shitesja e se ciles po me thoshte se mund ta mbyllte pergjithmone pasi i kerkonin kasen dhe taksat, te cilat i shkonin rreth 1 milon leke te vjetra ne vit (700 euro), leke qe sipas saj, as si xhiro nuk i bente, e jo t'i kishte fitim. Gjate bisedes me te, bisede te cilen e kisha edhe si hulumtim dhe mbledhje informacioni, konkludova se i gjithe fitimi i saj ishte aty tek 200 mije leke te vjetra (143 euro). Pra sa per te paguar energjine elektrike, se per buke duhej te gjente te ardhura te tjera. Keshtu, plus-minus, ishin te tera barakat/kolibet qe kryenin shitje te vogla, ne tere Shqiperine. 

 

* Ilustrimi nga John O'brien

Përzierje aromash dhe sjelljesh, 2

64 Komente

po t'isha admin do te kisha vu per ilustrim kete foto.

 

ose kete qe ka kuptim shum me thelle si kthim ne origjine.

Edhe ajo qe kane vu adminet Heretiko, po me pelqen, se isha ngarkuar tamam si hamall smiley Hamall i dijes smiley

I cuditshm ky fakti i kerkimit te kopjes se kartes se ID ne librari! I cuditshem dhe justifikimi qe te kane dhene. Une kam pershtypjen se behet fjale per tjeter gje. Nqs nuk gabohem per vendodhjen (PTh tha rruga HT prane sheshit AR) kjo libraria e vogel dhe si e neglizhuar ka qene baze operative zbulimi e sigurimit te shtetit. Edhe me vone Shiku e ruajti te tille se donte te identifikonte kokat qe shkruanin kunder qeverise dhe nxisnin popullin. Di ( nga burim teper i besuar) qe deri ne 2012 ajo vazhdonte te fotografonte dhe filmonte njerez qe blinin apo dorezonin libra qe ishin vene ne rreth te kuq nga RRK e NMK-se. Me vjen keq qe nuk po i them te plota emrat por ata qe i njohin do te me japin te drejt pse nuk flas.

Vlonjato, me nje rreth te kuq smiley ku ta gjesh, po ç'e do se une jam me tre rrathe te kuq smiley tek çdo qeveri dhe vend. 

Pjero une e di qe ne Gjermani ti je i skeduar nga BDW sepse ti aty ke.bere kerkesen per here te pare per azil politik dhe autoritetet mbasi studiuan dosjen tende nuk e pranuan kerkesen. Prandaj shkove ne Belgjike. Tani per vende te.tjera mund te aludoj per URSS, RDGJ, FYROM (kjo e fundit i ka ndaluar te gjithe librat shqip te shkruar nga disidentet).
Arsyet pjero nuk mund ti them.se nuk ma.lejon dhe puna qe bej por ti mund ti besh nje leter ombusman-it te Shqp dhe te sqaron ai.

Shyqyr qe nuk jam skeduar nga BMW smiley pa sa per BDW nuk prish pune. Ana ekonomike, kushtezon dhe organet e tjera smiley

Ana ekonomike kushtezon çdo organ pa perjashtim, edhe organin seksual!

                                                                                                           i Modhismiley

 

Aaa, ketu gabohesh i Modhi smiley se eshte ana shpirterore ajo qe kushtezon organin seksual. 

Tiku shiko se Pjeri nuk i thote te gjitha. Ja psh ate punen e gjermanise e kaloi me nje te qeshur kur ajo eshte shume.serioze.

S'po kuptoj gje. Si eshte kjo pune, dmth edhe dojçland qeveria e ka vene emrin e Pjerit ne tre rrathe te kuq si Marlon Brando tek "Rrofte Zapata"?

 

Dale djema dale se u beme.si kembet e pules! Se Pjerit i intereson te ngrihet pluhur dhe ben sikur nuk e kupton ku fle lepri. Nuk tha njeri qe Pjerin do ta arrestojne po te shkoje ne deutchland. Ne thame qe Pjerit nuk i eshte pranuar kerkesa per azil se ashtu ishte nje pune. Tani une e kuptoj Tikun qe ben sikur nuk merr vesh se do qe Pjeri te flas vete per kete ceshtje e jo sikur po e shtyn ai. Pastaj si ka.mundesi qe ne gjithe ato librari qe ka shku ky shoku jone askush nuk kerkoi ID dhe vetem ajo baza operative i kerkoi. Si duket dikujt nuk i ka pelqy VQ si brenda dhe jashte shqp, bile edhe nje vile shumekatshe te rruga e elbasanit. Nejse se folem.shume.

I ke rene pikes Vlonjato, dhe habitem se si e gjete kete gje, kur nuk ke lexuar Letren time drejtuar ambasadorit gjerman ne Tirane. E ke tek VQ. 

O Pjer po ku e di mor zoteri se çfare kam lexuar? Apo ku punojme dhe me çfare merremi? Une te konsideroj teper inteligjent per keto pyetje qe ben! Nejse nejse se po flasim shume.sot. si duket e ka fajin rakia.

une e kam lexuar diku te VQ qe pjeri shkon shpesh ne Gjermani tek vellai, pra ajo qe thua ti bije poshte, biles deshte ti jepte kos me zor nenes qe jetonte tek vellai, nese jam gabim me korigjo pjer.

jo-jo Zeqo nuk e ke gabim, biles une mund te isha arrestuar tani per tentativ vrasje smiley mirpo nuk e kuptoj se ç'i pengon autoritetet e vendeve europiane te me arrestojne. 

per tentative vrasjesmiley kete nuk mund ta besoj, pasi me aq sa te kam lexuar nuk me je dukur tip impulsv.

Hajt se doli skenari i next Bondit. Gjynof qe Pjeri osht i dhone mas idealeve, qofteve (e jokompesatave), e kushedi kujt do ia boj kismet te 10 m'pare me kete pune. 

tregim interesant, po qe me bene pershtypje ca gjera, me ben:

- ku rri? Rri ne emigracion smiley

-perveç autorit, ka dhe shume "autore" te tjere qe te bejne puçin me karte identiteti kur ti rri ne emigracion.

- kur rri ne emigracion, kujton se gjerat u shqyekan, po ja qe paska dhe gershere.

- dy goca te hijshme dhe te buzeqeshura po presin klientet...vijne, vijne, Po eshte akoma heret, ora 9. Vijne nga ora 10 e tutje ( 10 kur, pm apo am)

-rri, rri ne emigracion dhe kujton se dhe Lushnja qytet eshte, po ja qe zhgenjehesh...nje mut Biblioteka Qendrore e Lushnjes!

 

ballçekani, nga bibloteka e Lushnjes nuk u zhgenjeva fare, veç ishte heret akoma. 

po normal, pjer.. ti drejt e drejt, vetem orari s'perputhej smiley

"Pse, quhet biblioteke nje dhome ku kane mbledhur tere librat dhe i kane hedhur si "bajga lopen"?! 

-si lopa bajgen, ne fakt... lapsus i vogel besoj..

Pjero, perfundimisht ke ndonje te dhene: sa VQ jane shitur deri tani? se po me duket se vetem une kam blere realisht librin.smiley, te tjerat i ke dhene falas neper bibloteka..

Shpresoj te jene shitur nja 100 cope Belulo. Por gjer me tani, mund te kem mbledhur parate e nja 20 copeve smiley

Te pakten 50 cope te atyre qe s'jane mbledhur parate jane ne pronesi te komentuesve te peshkut. Keshtu me kane thene. Kam degjuar qe njeri qe s'komenton me ketu bleu nje liber dhe pastaj i beri kopje ilegale pa miratimin e autorit dhe jua shperndau te tjereve.

Pjero sa osht pjesa e shitsit? Se mos e ke shtrengu shume doren. Se e di veti ti mo, pa interes s'ia jep as ...

Po jane standarte % atje Tirona, per librin eshte 30% . Adrionit, qe mi ktheu nje jese (e ke tek pershtypjet e vitit te kaluar, ndonjeri mund ti nxjerri) te VQ, desha t'ia lija me 40-50%, pra ata perfitonin gjysmen. Kuptohet qe çmimi 500 leke smiley nuk para i ngroh shitesit. 

...kane mbledhur tere librat dhe i kane hedhur si bajga lopen?! smiley

  zoti te dhente ymer o Pjero,..mire administratoret qe se rekin fare ,po i thuj atyne te shtepise qe te bojne ndonje  redaktim para se me i botu keto shkrimesmiley

E nga e dini ju qe autori e ka shkruar me qellim perkundrazi, per te fuqizuar idene, per te treguar metaforikisht se fuqia e bajges eshte me e madhe se e lopes.

Pjer ashtu lene, hiç mos e ndrysho, tingellon me mire, dhe eshte e vertete, ne jetojme ne nje kohe ku fuqia e bajges e vertit lopen tutje.

 

Kapo mavria, tregimi eshte humoristik, dhe prandaj e kam postuar tek rubrika; Argetim smiley

Kapo, ç'tensionohu . 

Me siguri i mungon ana shpirterore Pjero.

Eh mer Pjer e shikon qe s'te kupton njeri. Lapsus thote njeri, ne litar adminet e robt e shpise se Pjerit thote tjetri. Osht e thelle mer lal, si me thon "It's the tail that wags the dog" po shume mo e koncentrume. 

Ata nuk e dinin se libri ishte botuar ne menyre klandestine

Rilindja po bente nje pune te mire, po formalizonte ekonomine shqiptare. Po ndihej era shtet. Me vinte mire per kete gje

Pjero, po 3 paragrafe me siper kesaj harxhove gjysmen e shkrimit per te share Rilindjen pikerisht per kete gje, formalizimin e ekonomise.

E ka bere per tu fshehur, per te ngatrruar gjurmet, si mimetizim. Ju e keni kollaj nuk ju ndjek njeri, ndersa Pjerin çdo qeveri e ka vene ne tre rreth te kuq.

Nuk e kuptoni Pjerin, e keni jeten te kollajte, ju mbani vetem peshen e trupit tuaj (plus ca gjemba), ndersa Pjeri mban peshen e tere botes mbi shpine.

 

- Pellumb, ne rregull nuk te heci ketu, por nje gje nuk kuptoj, se pse nuk ia fute perseri ne Gjermani, t'u thoje se ke qene ne vende te ndryshme apo te iku mendja e kokes. Se ti je nga refugjatet e pare, te Ambasadave. 

- Ehh, ku te shkoja tek komunistet perseri?

- Nuk po te kuptoj. Mos te caktuan ne DDR, ne Gjermanine Lindore?

- Joo, ne Perendim, tek nazistet. Eh, ç'kam hequr une me ta. Donin te me zhduknin. 

- Kush, se nuk po te kuptoj?

- Ata pisat, i kishin marre te dhenat kendej nga komunistet, se nazistet dhe komunistet bashkepunojne. 

- Cfare te dhenash? - ngrita fernetin duke pire nje gllenke te madhe. 

- Te dhenat per mua, - po me shihte drejt e ne sy ai. 

- Po pse, kishe bere noi gje ti? Nuk te kuptoj. 

- Eh, nuk i di ti keta, me kane patur hale ne sy, donin te me zhduknin. S'i di ti Listat e vdekjeve, atyre qe ne rast ndryshimi pushteti, ishin planifikuar te vriteshin. 

- Ehe, - ne fakt kisha degjuar per kete gje qysh para shume vitesh. Biles si ato lista, sipas programeve televizive perendimore, kishte patur edhe regjimi i Sadamit dhe te tjere diktatore. Nuk mund ta percaktoja nese ishin te verteta keto. Mundej edhe po, por s'po i beja dot lidhje bashkepunimit te ish-Sigurimit me Sherbimet e fshehta gjermane. 

--------------------------------------------------------------

- E paska shume te rende paranojen, - iu drejtova Bariut pasi ishim larguar ca. 

- Te thashe une qe s'osht m'rregull ai. 

Eshte rast i trishte .Dulle Djegesi ua shkaterroi jeten neper burgje , rilindasit u japin dekurata hetuesve te tyre.Pjeri duhet admiruar per miresine qe tregon duke u merakosur per fatin e atij vendi i cili i futi kot ne burg babane , vellane vete e detyroi te ikte emigrant dhe tani ai vend nuk ben gje tjeter vecse shkaterron jeten e shumices duke pasuruar nje pakice te vogel hajdutesh..ndersa perpjekjet e Pjerit jane te sinqerta dhe une ne asnje menyre nuk dua ta dekurajoj ne perpjekjet e tij per mbrothesimin e shqiptarise , si ka thene Fishta:

..Se per tjerat qe per bese

vecse i qet ti zavall krese

vecse i lan ti kryet gomarit

tue u mundue per fis te shqyptarit...

Mersi Alba smiley

De riensmiley

Thuhet qe Pjeri e ka nxjerre kemben disa here jashte rrethit.

Edhe Kadareja, megjithse disident pa marre ajke, i hudhte nei kocke Veros e co. Kshu dhe Pjeri me Buall Mavrine, Rilindjen etj. 

Gjembi, keshtu eshte kur nuk e ke lexuar VQ smiley Per librin ka dhe duhet te kete te tjera standarte. 

Pra e ke shkruar ne VQ? Kjo shpjegon pse emigranti, edhe pse ultra i djathte konservativ qe beson shume ne sistemin kapitalist, kerkonte para disa kohesh ketu status te vecante te librit ne Shqiperi, ku qeveria te shpenzoje dhe kujdeset per librin e autoret

Pier sikur te mos e dija qe jeton ne Belgjike prej mese 20 vjetesh, sikur te mos e dija qe je edhe ekonomist, nuk do te kisha zbrazur keto fjale. Por, me vjen keq, por kesaj radhe e ke dhjere. Po si ore kerkon qe te shesin pa asnje dokumentacion, pa asnje gje per tu deklaruar, a thua se jetojme ne nje pyll? Po pse atje ne Belgjike keshtu funksionon ky biznes? I ngrefet X-it blen nje best seller e fotokopjon ne 1000 kopje e fillon e shet me gjysmen e cmimit e prape del i fituar. Po kjo nuk eshte biznes eshte matrapazllek o Pier, eshte krim  o Pier, sepse konkurohet ai shkrimtari dhe shtepia e vet botuese padrejtesisht. Sinqerisht jam habitur qe disa kioska ti moren keshtu informalisht nga 3-4 kopje. Ndoshta sepse ka qene fillimi i aksionit te shtetit ndaj informalitetit dhe nuk e dinin se cdo te pesonin nese kontrolloret do ti konstatonin libra pa dokumentacionin shoqerues. Ne nje fare menyre ti i ke futur ata/ato ne qorsokak, dhe tashme ata/ato rezikojne te ndeshkohen me jo me pak se 10 milion leke gjobe dhe sekuestrim te mallit pa fature. PO ti sikur ke zbritur nga mali dhe jo nga Brussel o Pier djali! 

Kuaz i dashur, mos merr vrrull kotsekoti pa e lexuar/pertypur mire, se ç'kam thene. 

".....Dhe per me teper, si do u behej botimeve te para 2015-es? Vertet qe kisha shkruar para shume vitesh se edhe aktivitetet ekonomike te meparshme duheshin regjistruar, por jo te pengohej qe libri te dilte tek lexuesi...." 

 

Une si autor, ia jap shitesit duke e regjistruar ne fletoren time, (kjo eshte per mua) , ndersa shitesi pret nje flete me fotokopje (ku nje e marr une, nje ai dhe nje per financat) ku shenohen se sa cope dorzoi autori, çfar çmimi ka libri dhe % e cila eshte gjithmon 30% . 

Keshtu eshte kur nuk e di seç kam thon une ne VQ. 

ne rrogozhine librat i hane gomeret dmth

Tamam. Ai qytet po degradohej nga viti ne vit. Aty duhet te kaloje nje cope autostrade se s'ben. 

C'kerkoi Rrogozina nder shekuj?
Pak zhavorr, cimento dhe hekur.

Per fat te keq Pjer ajo eshte situata dhe ne shume qytete te tjera, si ushtri e shpartalluar jane bibliotekat e qendrat e kultures.
Po ta prezantosh ne ndonje universitet e ke menduar ndonjehere?

Ta prezantosh smiley te behemi gazi i botes ne syte e te huajve. 

smileyVëqënë o Vëqënë, thote...jo Rrogozhinen

Aa haa smiley e kapa me vonese, kujtova se e kish llafin per shtepite e kultures, bibloteken e qytetit te Rrogozhines. Naten smiley te gjithve. 

Pjer - Pjesa e trete ishte shume pikante. Nje analize e holle jo vetem e tregut dhe marketingut te librit, por edhe gjendja qe po perjeton biznesi i vogel ne Shqiperi, nepermjet pershkrimit qe i ke bere disa librarive qe ke kontaktuar. 

Flasin te gjithe per librin ne Shqiperi, Gaia, por qeveria as qe e ve ujet ne zjarr. Te pakten te merrnin mendimin e autorve dhe shtepive botuese seç duhet bere. Qeverise nuk i kushton gje te beje nje mbledhje per librin, ne nje salle ku te ftohen te interesuarit. Po te kene vullnetin e mire , gjerat rregullohen. 

 Ketu dikur, ne kohen e qoftelargut, kishte pallat kulture, bibloteke, rregull, ndersa tani ne kohen e demokracise ka vetem shkaterrim, degradim, kush e kush te marri thelen me te madhe

Ironi e thelle e shokut nga Rrogozhina..nuk i njihja per te tille "Rrogozhinasit" respekte kapitalizmit! 

Ajo biseda me te, ishte vertet pikante, Arb, por une e kam shkurtuar, kam sjelle thelbin e saj. Shum biseda, i kam shkurtuar, per te qene sa me konçiz. 

Pjer, nqs eshte e mundur a mund te shkruash nje tregim ku pershkruan momentet kur e ndez kompjuterin ne mengjes dhe kur e fik ne mbremje? 

smiley

kurse ne mes te tregimit te veje ... ... ... pika pika pika te O Bame! me kuptime dhe nenkuptime te thella filozofike O Bame!

 

Ehe Xhibo, s'ka noi filozofi, i heq prizen e i vej prizen smiley naten. 

E kisha llafin tek rituali dhe perjetimet e tua o Pjer, p.sh. me apo pa kafe ne mengjes, kur e ndez, apo me vere ne darke kur ia heq prizen, si ujin peshkut (s'te vjen gjynah?), apo mendimet qe te bredhin neper koke teksa shfleton faqet x dhe y tek shfletuesi i internetit, etj, dmth keto pershkrimet me detaje per te cilat te vjen dorjesh. Plus (si shtese speciale) momentet kur inspirohesh per te shkruar, si i perjeton, c'ti katalizon frymezimet, e me the te thashe smiley

Un e imagjinoj Pjerin qe pasi mbyll kompjuterin, si kompjuterist kundron syhapur lart ne hapsiren virtuale nje jeroglif V dhe nje Q te stolisura me lule te ujitura me vere qindravjeçare.

Pastaj pak nga pak vjen ne realitetin banal e psheretin:

- Ah jeroglif Malok, oh jeroglif Pallosh, ç'na bete mor ç'na bete!? (dhe ne vazhdim ... ... pika pika pika jeroglif OBame!)

As mos t'ju rreje menja qe heshtja nuk mund te shkruhet!

                                                                                       i Modhismiley

 

Ka dhe gjera me te bukura per te imagjinuar megjithe respektin per Pierin...

Po ku kam kohe ne mengjez o Xhibo , une pregatitem per pune, e ne darke kur kthehem, pas dushit hap kompjutrin dhe kontrrolloj posten njehere e pastaj futem tek Peshku. Vetem per fund-jave çoku e perdor kompjutrin ne mengjez apo dreke. 

清晰的願景

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).