Me shume se gjysma e dites me ikte me plaken - duke vajtur ne ambulance, per kontrollin mjeksor, analizat, marrja e pergjigjes, konsulten per ilaçet qe do pinte, etj. Per çdo dalje e ardhje ne shtepi, me hapin e saj, duhej te llogarisje disa ore. Urbanet na ndihmonin shume, por duke qene se hipnin gjithmone ne dy urbane, e nganjehere edhe me shume, na fluturonin 200- 300 leke, rreth 2 euro ne dite. Te leverdiste nje abone mujore po te rrije gjate ne Tirane, por per mua qe kisha vendosur te levizja edhe ne qytete te tjera, ishte diçka e kote. Ajo qe vura re ishte se urbanet ecnin normalisht, jo si dikur qe prisnin ne stacion deri sa vinte urbani tjeter. Jo, kesaj radhe niseshin direkt sapo hipte pasagjeri i fundit. Kontrollet ndaj fatorinove dhe pasagjereve ishin rritur, gje qe kish sjelle nje disiplinim me te madh. Fatorino nuk ikte pa ta dhene bileten, edhe sikur ti te mos e doje. 

Plaka kish vendosur te shkonte ne Fier e Vlore, te takonte vellane dhe motren e saj, dhe ashtu beme. Ne 5 te mengjezit u çuam. Nuk ishte nevoja te vije zilen, se gjithmone ne ate ore te zgjonte hoxha me kenget e tij ne arabisht. Se pse lejohej kjo nga pushteti lokal e qendror nuk e kuptoja, sic nuk kuptoja edhe pse hoxha i zgjonte njerezit nga gjumi ne ate ore. Ndoshta e kishin vendosur qe njerezit duhet te zgjoheshin duke share e duke urryer, krejt ndryshe nga disa qytete ne perendim, ku bashkite vendosin çdo mengjez nje qytetar (mashkull ose femer) qe te shetiste me biçiklete, per t'u takuar me sa me shume njerez e per t'u thene me buzeqeshje ne goje "Miremengjes!". Ose organizonin diçka qe njerezit te relaksoheshin...

Me sendet qe kisha bere gati per dhurata, dolem. Kisha marre me vete edhe disa libra te mite. Me urban vajtem deri tek parku i autobuzeve. 

- Hajde vella, hajde, se e di une vendin ku nisen autobuzat, se dhe une per atje jam, - po me fliste labçe nje burre qe çalonte e qe kish degjuar muhabetin tim me shoferin e urbanit. 

- Nga ju kemi? - e pyeta. 

- Nga Saranda, sapo dola nga spitali, - dhe po me tregonte historine e tij me nje labçe interesante qe te bente te emocionoheshe. Po me tregonte se i kish harxhuar te tera leket ne spital dhe nuk e dinte a do ta merrte shoferi apo jo. Nxora nga xhepi 4- 5 monedha 100-she dhe ia dhashe. Te tjerat i kisha kartemonedha 1 000-she. Kur hipa ne autobuz, u pendova qe nuk i dhashe nje bilete 1 000-she. Ne te tilla raste, gjithmone pendohesha me mbrapa - kjo ndjesi me ka shoqeruar gjithe jeten.

Pa arritur ne Vlore, na doli kontrolli qe kontrollonte biletat dhe dokumentacionin e autobuzit. Me vinte mire per kete se dukej sikur kishin filluar te disiplinoheshin.

Zbritem ne hyrje te Vlores. 

- O ma, kendej jo andej. Ketu dilet per shkurt. 

- Jo-jo, ç'dua andej une? Do ecim drejt. 

- Eeeee, qe t'i biem me gjate. Ty mire qe po te lene kembet, por po te le edhe mendia, - i futa krahun dhe e terhoqa, me gjithe nazet e saj. Sapo mberritem tek dajua, vellai i saj, nuk ndenja as 5 minuta dhe dola. I lashe pas, me muhabete semundjesh e ku secili ankohej per semundjet e veta. 

Mora drejt qendres, me librat ne krah. Pashe nje librari, ku dyqanxhiu po lozte domino me nje tjeter jashte dyqanit. Siç duket, ne Shqiperi, librarite e kishin kohen me bollek, gje qe do te thoshte se lexuesit ishin pakesuar, ndersa lozazhinjte dhe kafexhinjte ishin shtuar. I fola per "Vizione te Qarta" duke i bere nje reklame nga ato qe u behen rendom produkteve ushqimore. 

- Po ç'te te them une ore djale... Po lere nje kopje, nuk para ecin.... Po ec lere nje. 

- Po te le dy me mire se, ku i dihet? Ja u shit nje, e ke tjetrin rezerve, se ku do me gjesh pastaj, nga Belgjika, nje here ne vit qe vij, - pashe rrudhjen e buzeve te tij qe shprehnin keqardhje. 

- Po lere, ça te te them une vella? Ja shifi, kane muaj e vite ketu, s'i prek njeri me dore. 

Per çdo liber qe lija, me gezohej jo vetem shpirti, por edhe kurrizi, nga pesha qe çlirohej. Mora drejt Orizit - keshtu quhej lagjia e famshme "Çole". Pallate gjigante ngriheshin deri afer Skeles. Iu afrova pallatit te nje librarie, ku kisha lene 3 kopje te VQ para ca viteve. Libraria ishte zhdukur, nje lokal dukej ne vend te saj. Perballe, nje librari-kancelari. U futa brenda dhe pyeta zonjen aty:

- Eee, ajo ka ikur ne Greqi, e ka mbyllur, me ka lene mua ca libra. 

- Po mos te ka lene librin "Vizione te Qarta", nje liber i madh me formatin A4, i trashe?

- Ja ta shoh ne kompjuter, - po shihte ne kompjuter ajo, nderkohe qe une kontrolloja librat ne rafte me sy. - Jo, nuk ma ka lene.

- A mund ta le nje kopje te librit?

- Me vjen keq vella, po shihe, ku kam vend? Biles edhe disa nga librat do t'i heq, se nuk shiten. Plus qe tani po fillojne kontrollet per faturat e librave dhe shume nga keta jane me copa pusullash nga autoret. Me vjen keq, po s'te mbaj dot asnje kopje. 

U largova i pezmatuar, e mora rrugen drejt Ujit te Ftohte. I hipa autobuzit diku poshte qendres. Ne autobuz, per çudi heshtje, qetesi, nuk ishte me ajo zhurma karakteristike qe dikur ndihej gjithmone nga qendra e deri ne Uje te Ftohte. I vetmi person qe fliste ishte fatorinoja, te tjeret sikur ishin velur nga jeta. Nga Skela e deri ne Uje te Ftohte shume lokale ishin prishur. Po e njejta gjendje edhe ne Uje te Ftohte e matane. Gjeta nje lokal te prishur, qe fuksiononte si ambulant. Porosita birre dhe qofte, te cilat per çudi i skuqnin ne nje furrnelle te vogel me tigan. Siç dukej zgara iu ish prishur. 

- Zoteri desha te te pyes: vjet ketu ka qene çdo gje e rregullt: lokale, atje nje pallat... Ndersa sivjet po me duket si Kandahar. 

- Nga ju kemi vella?, - la qoftet dhe birren ne tavoline ai. 

- Nga Tirana. 

- A-ha, vertet ka qene çdo gje ne rregull, por tani çdo gje eshte prishur.

- Po pse çfare do behet, se e vura re qe prishjet kishin filluar qysh nga Skela. 

- Do behet Lungomare, eeee, tip shetitore, - shtoi menjehere kur e pa qe nuk e kuptova fjalen e pare. Pas atyre qofteve e birres, porosita te tjera. Doja ta prishja 500-shen, 3,5 euro. Te gjitha bene 480 leke. Isha ne rregull edhe me bakshishin. Ishte nje ritual qe e beja çdo vit thuajse, tek Uji i Ftohte.  

 

Nga dreka u nisem per Qishbardhe. Plaka nuk donte te hipte tek furgonat qe iknin per me tutje, se ato te merrnin me teper leke sipas saj. Donte vetem furgonin per Qishbardhe, furgon qe nuk po dukej, nderkohe qe furgonat e tjere po niseshin. Ishte e kote t'i beje propagande, duke i thene se leket e furgonit i paguaja une - ajo nuk para degjonte nga ai vesh. Leket e mia i dukeshin sikur ishin edhe te sajat. 

- He more djale, do vish, se do nisem, - po me thoshte nje shofer me motorin e furgonit ndezur. 

- Epo jam me gjithe plaken time, por eshte atje tek ai furgoni perpara, - u justifikova teksa shihja plaken qe rrinte tek dera jashte. 

- Po thirre nenen, se ja, u nisem. 

- Eeeee, eshte nje labe e eger ajo qe nuk para degjon. Po nguli kembe ne nje vend, a-ha, mazallah se luan, - pashe shoferin qe u zhyt ne mendime nga keto fjale. 

 

Me ne fund, furgoni ku rrinte plaka filloi te mbushej, dhe u detyrova te shkoja atje. Deri ne Babice rruga ishte e mire, pastaj sikur futeshe ne ndonje rruge te Uzbekistanit. Asfalti sikur ishte ngrene; nje pluhur i madh ngrihej pas çdo makine. Sapo mberitem tek tezja, motra e plakes, u freskuam dhe filluam muhabetet. Fillova t'u ndaja dhuratat, ndonese te dores se dyte, nga magazina ime. 

Nga shtepia e tyre dukej tere pamja. Po i pyesja per kodrat perreth, per ca shtylla, dhe po me tregonin se atje tutje, afer Babices, do te kalonte autostrada e re per ne Jug. Kishin vene piketimet, me qellim qe njerezit te mos ndertonin aty afer: ta kuptonin se ajo linje ishte per bypass-in, siç i thoshin autostrades aty. Me erdhi mire, se me dukej sikur ma kishin degjuar fjalen, kur isha shprehur me kohe se duheshin piketuar vendet nga do te kalonte autostrada nje here, qe njerezit ta kuptonin e qe te mos kishin probleme me vone me prishjet. Piketimet per Jugun ishin bere, ashtu siç kisha rekomanduar para shume vitesh: autostrada duhej te kalonte siper kodrave e maleve, ashtu siç e kishin bere kroatet, e lidhjet me detin te beheshin nepermjet degezave hyrese e dalese. 

E çuditshme ishte se nata ne Qishbardhe ishte e fresket. Thuhej se sa me lart te ngjiteshe, ne fshatrat me thelle, aq me fresket ishte, nderkohe qe ne qytete nuk flije dot nga vapa. 

Te nesermen ne mengjez zbritem ne Vlore, ku perseri filluan muhabetet per dhimbjet e kyçeve, gjoksit, zemres, ilaçet, doktoret..., sindrome qe kish kapur te gjithe qytetaret. Sic dukej qytetet ishin dhjere me keq se fshatrat. Nuk ndenjem me shume se dy ore dhe u nisem per Fier. Sapo zbritem, nje vape edhe me e tmerrshme na u perplas ne fytyre, cka e detyroi plaken te hapte çadren. 

- O ma, ec kendej nga hija, ç'do andej?

- Do hidhemi ne krahun tjeter, se me duket se e ka andej shtepine Nikoja. 

- Jo, o ma, nuk e ka andej. Do ecim drejt dhe me pas do hidhemi ne krahun tjeter. 

- Jo-jo, ja ku duken pallatet nga do hidhemi, - pashe ate qe mori drej rruges duke lene trotuarin. E kapa menjehere nga krahu, pasi nje autobuz frenoi menjehere. 

- Nene per Tirane, - zgjati koken tek dera fatorinoja. 

- Jo, jo, - fola menjehere duke terhequr me force plaken. - Nuk e sheh moj, per pak te shtypi autobuzi: ç'e ke kete koke, si shkemb. Pse nuk degjon?

- Leshoma krahun, ç'ben keshtu more, ma coptove krahun, allah-allah... 

- Po kur nuk degjon, e ke te domosdoshme nje dhune pozitive, gjersa ta kuptosh se eshte per te miren tende e te ndjekesh kete rruge qe une te them. 

Me mundime dhe lufte, me gjithe kundershtimet e saj se po e çoja ne rruge te gabuar, me ne fund i tregova pallatin e Nikos, xhaxhait. Ishte i vetmi qe kish mbetur gjalle, 85 vjeç. Aty nuk ndenjem me shume se dy ore dhe u nisem perseri per rruge. 

- O ma presim ketu, se ketu kalojne autobuzat per Tirane ose Durres, - i nderpreva fjalen plakes pas nja 500 metrash nga shtepia e xhaxhait. E dija se ajo fliste pa e vene re se ku ishte e shkonte. Duket eshte sindrome e grave qe e flene mendjen perkohesisht kur ecin perkrah nje mashkulli te familjes. 

- Jo-jo, dalim ne xhadene kryesore, atje kalojne autobuzat. 

- O ma, ti e di me mire apo une? Ti mban mend sistemin e vjeter te levizjes se autobuzave, nderkohe qe ai sistem ka ndryshuar. Autobuzat qe nisen nga stacioni i trenit jane te detyruar te kalojne ketu. Ec ulemi ketu. Zoteri, me falni, a mund te ulemi ne kete tavolinen ketu? 

- Posi jo, pa merak. Ke autobuz prisni? - u pergjegj ai me buzeqeshje pasi kish degjuar muhabetin tone. 

- Per Tirane. 

- Per Durres, - nderhyri plaka. - A do shkojme tek krushku i Bertit? 

- Njesoj eshte o ma, nje rruge eshte. Faleminderit zoteri, - leviza karrigen qe te ulej ajo. - O ma ç'eshte ky budadallek? - nderhyra pasi padroni/kamarieri u largua. - Rendesi ka qe te shplodhesh pak se edhe kembet nuk te mbajne. Apo do te porosisim ndonje gje? Do te pish ndonje gje? 

-Jo-jo, ku me pihet tani? Ne sa pime. 

- Ashtuuu, rri e qete tani, te presim sa te vije autobuzi. Nuk ka rendesi cili, se te gjithe shkojne per Durres e Tirane. 

 

Pas dhjete minutash u duk autobuzi dhe hipem. Dukej gjysme plot. Zume secili nga nje dyshe. Rruges autobuzi mbushej gjithnje e me shume. Tek Plepat e pyeta shoferin se cilen rruge ndiqte. Ishte nje rruge qe te nxirrte direkt tek autostrada, paralel me rrugen e plazhit. Edhe ketu plaka po habitej e po me thoshte se pse duhej te shkonim kendej. 

- O ma, keto rruge i ka bere qeveria dhe nuk ka rruge tjeter me te shkurter. Kjo eshte rruga per te gjitha makinat. 

Zbritem pa u futur ne autostrade dhe u ngjitem ne ca shkalle metalike per te kaluar ne krahun tjeter. Plaka po veshtronte si e tromaksur. Po me pyeste se ku ishim keshtu, se ç'ishte kjo rruge, nga po e çoja. Ne mes te ures metalike, e kapa per krahu pasi ate e kapi paniku. I dukej sikur ishte ne nje humnere. Sapo kaluam uren dhe dolem ne krahun tjeter te rruges sikur u qetesua. 

- E sheh o ma. He, te kujton gje kjo rruge? - dhe fillova ta rrotulloja 360 grade duke i treguar drejtimet: Shijakun, Shkozetin, Tiranen, autostraden e cila nuk ishte me larg se 100-200 metra... Filloi te kthjellohej disi. Shtepia e krushkut te Bertit nuk ishte me shume se 500 metra me tej. Kur e çova para portes metalike, u habit. Filloi te kundershtonte kot, se mos nuk ishte kjo, se ishte nje rrugice me poshte, mirepo une nuk durova me dhe i rashe ziles. Filloi prape te kundershtonte, se ata mund te ishin ne gjume, nderkohe qe une u largova. I thashe se do te ikja ne plazh, tek studioja. Ajo si e tromaksur po me ndiqte mbrapa. 

- O ma, a kishe deshire te takoje krushqit? Pse po ben numra tani?

- Po ata flene gjume, pse duhet t'i shqetesojme, ç'eshte kjo qe po ben? 

- Po ti nuk u shkon çdo muaj, po nje here ne vit. Dhe ata nuk jane si te qytetit, e hapin deren ne çdo moment qe t'u shkosh. 

As 100 metra larg, ishte nje lokal, ku u ulem jashte ne hije. Porosita dy birra Kaon. Para kesaj birre te shkelqyer dorezohesha. Pashe oren qe shenonte 4 e gjysem mbasdite. Pagova dy birrat dhe i thashe plakes qe pas 20-30 minutash te çohej e te shkonte tek ata. E lashe aty, ne ate lokal, ku degjohej nje dialekt si nga malet. Pasi isha larguar ca, nga meraku se mos i ndodhte gje plakes ne mes atyre pellazgeve, nuk m'u durua dhe mora ne telefon krushqit e vellait. U shpjegova se plaka kish ardhur deri tek dera, dhe se nga meraku se mos ishin ne gjume, po rrinte tek lokali afer shtepise se tyre. U lashe porosi qe kur te shkonin aty, te benin sikur po e shihnin rastesisht, sikur nuk e dinin qe une u kisha telefonuar. Dhe ashtu kishin bere. 

Vete u nisa drejt plazhit, pa harruar te blija nje shishe ferneti rruges. Sapo mberrita ne plazh, pashe nje komshi te cilin e pyeta per Gjergj peshkatarin. 

- Pse,  s'di gjo ti Pjero? - po me shihte si i habitur komshiu. - Po Gjergji ka kohe qe ka vdekur. 

- Si ka vdekur? S'po te kuptoj. Eshte mbytur ne det? 

- Joo, ku mbytej ai, ai ishte ujku i detit. 

- Po si vdiq? - s'po me durohej te mesoja shkakun e vdekjes. 

- Vdiq nga mushkerija, ne senatorium, ne Tirane. 

- Ooh, sa keq po me vjen. Si duket nga lageshtia e detit. 

- Jo me, pse nuk kane vdekur ata peshkataret e tjere? Une thashe se e dije ti, se ju te dy ishit dhe shoke bashke. 

M'u kujtua kur pinim bashke buze detit dhe benim qyfyre duke treguar copeza jete te kapura ne menyre humoristike. Kisha bere edhe nje tregim per heren kur kishim qene bashke ne det. Ne studio u futa i pezmatuar dhe mbusha nje gote me fernet. Ne darke, dola me Cufen, komshiun tim. U ulem ne nje lokal ku ai e njihte kamarierin. Ishte bere si tradite ne Shqiperi qe te gjithe uleshin ne kafenete "e tyre". 

- Ketu ka ardh' puna ku s'mban uje pilafi - tokem gotat e biterit. - Ky te fut ne burg si ne kohen e Enverit. 

- Po ndoshta duhet nje fare disipline o Cufe, se ky popull sikur ishte çoroditur fare. 

- Nuk kam kundershtim, disiplina duhet, por jo keshtu. S'paguan nje muaj dritat dhe muajin tjeter ne burg. Ketu njerezit po vdesin per buken e gojes. Mire une e ti kemi se punojme, po ai tjetri i papune, ku do t'i gjeje te ardhurat? Se nuk eshte se ky po u jep, qe t'ua marrie... 

 Nuk dija ç'te thosha. Po veshtroja kuponin qe kamarieri kish lene ne tavoline. Kudo, ne çdo lokal, bashke me porosine, te vinte edhe kuponi. Sapo u afrua kamarieri, perfitova nga rasti dhe e pyeta:

- Si e kuptojne tatimoret se sa kafe apo limonate ke shitur? Nepermjet duplikatit qe mund te lere makina llogaritese e kuponit, apo ka ndonje lidhje elektronike me qendren, me tatimet? 

- Jo, ne fund te punes, une bej kalimin tek qendra. Cfare eshte regjistruar ne kase ua kaloj atyre: tere xhiron e dites. 

- Nuk mund te ndodhe qe per shembull, ne vend se t'u deklarosh 10 kafe u deklaron 5 kafe. 

- Jo, se ne rast kontrolli e ballafaqon me dublikatin qe ngelet automatikisht ne kase, dhe ha gjoben.  

 

Te takoje Blendin tone, nje nga tre musketieret e Peshkut, ishte si te takoje Obamen. Duhej te paraqiteshe tek sekretaria e radio-televizionit, ku ai jepte programin e mengjesit, tek hoteli austriak prane Kryeministrise. Nje vajze, qe e mbaja mend ketu e disa vite, sa me shihte mua, sikur i shtohej depresioni. Me thoshte gjithmone se, ose duhej te prisja, ose se Blendi kishte ikur. Ia kisha marre doren asaj, nuk e besoja me, dhe dilja e kontrolloja tere Rognerin. Shkoja sa ke restoranti, tek hyrja, e deri tek wc. Ne fakt aty shkoja se me vinte, ne mungese te wc-se publike. 

- O Pjero, - pashe buzeqeshjen e Blendit, qe sapo doli nga wc-ja. Gati sa s'u perplasem.  U perqafuam dhe vura re se ai sikur kishte hyre ne uje. Hyra direkt ne teme, se e dija qe koha e tij ishte e kronometruar. I thashe te benim nje program per Ligorin, ku une te flisja ne kete rast edhe per disidencen, ku te tregoja edhe pjesen e jetes se tij ne Belgjike. 

- Mir e ke ti Pjero, por varet nga drejtori. E aprovojne, s'e aprovojne. Varet nga ai, jo nga une. 

- Mos te ka ngelur hatri atehere kur Ligori ne ate intervisten qe dha tek emisioni yt filloi te shante si spiune disa nga dretuesit?

- Mor po, - me nderpreu ai, - per te share as me plas fare, se ketu po shahen me keq...

- Jo se une, - e nderpreva fjalen e tij, - mbaj ekuiliber ne intervista. Nuk jam si Ligori qe rrembehej, as nuk ofendoj e as nuk... 

- O Pjero, - me nderpreu ai, - nuk eshte puna tek Ligori, por tek drejtori. Eshte ai qe vendos. 

 Me erdhi keq qe ne radio-televizionet shqiptare vendosnin nallbanet, si ne kohen e PPSH- ese, e jo prezantuesit e programeve.

 

Përzierje aromash dhe sjelljesh, 3

 

* Ilustrimi nga Banksy

42 Komente

Per çdo liber qe lija, me gezohej jo vetem shpirti, por edhe kurrizi, nga pesha qe çlirohej

..smiley   

 

 

Mora drejt Orizit - keshtu quhej lagjia e famshme "çole".

 

Pjero,  rruga e Orizit ka edhe nje degezim qe te çon ne Çole... por  jane dy lagje te ndryshme,  Çolja nuk quhet Orizi, dhe e kunderta.smiley

 

 

Belulo, me kaq ekzaktesi, nuk mund ta dij, veç di qe ajo pjesa perendimore, quhet çole dhe orizi smiley por se ku e kane ndarjen, kete nuk e di. 

Pjeraromen e perditshme falna ti o zot i internetrave dhe gjerave te tjera elektroshkencore. 

- Nga ju kemi? - e pyeta. 

Normal qe e pyete, ne shqipot kete pyetjen e kemi si puna e qenve qe i mbajne ere n'myth njeri-tjetrit sapo takohen smiley

Nje vajze, qe e mbaja mend ketu e disa vite, sa me shihte mua, sikur i shtohej depresioni. Me thoshte gjithmone se, ose duhej te prisja, ose se Blendi kishte ikur. Ia kisha marre doren asaj, nuk e besoja me, dhe dilja e kontrolloja tere Rognerin. Shkoja sa ke restoranti, tek hyrja, e deri tek wc. Ne fakt aty shkoja se me vinte, ne mungese te wc-se publike.

smiley 

Valute je Pjer, mjer si atyre te cileve ua di WC-ne (ku n'hale do futen!) smiley

 

P.S. 

Nga dreka u nisem per Qishbardhe 

O Belul, ke qene gje tek ky fshati ti? smiley

po kam qene. eshte shume prane Vlores, Qishbardha... 

e kam thene edhe here tjeter me duket: Qishbardhe dmth  ''Kisha e bardhe''.  sepse K-ja  dikur, eshte shqiptuar Q.. madje edhe sot  ka plot fjale qe shqiptohen ende me  Q  nga te vjetrit.. psh, qillo per kilogram, apo qillota..smiley

nejse,  emertimi Qishbardhe eshte autentik shqiptar dhe keshru duhet thene,  (madje edhe historik thone),  sepse gjate mesjetes kur krahina ra ne juridiksionin  e principatave sllave,  fshati Qishbardhe,  si shume fshatra te tjera, mori emer sllav dhe quhet ndryshe: Sherishte,  qe  gjithashtu perdoret, por ne fakt nuk duhet thene me.

Arkive je vallai per info ne lidhje me memedheun, hallall smiley

Ti nuk ke si ta njohesh ate vend te bekuar si Kosovar qe je smiley

Don't you mean koqevar? smiley 

Ba ca jemi ne shqipot per ti vene nofka sho-shoqit, ta thajme peten (e pices, se byrek s'ben me njeri sot) 

Prit se te vjen Profili-im me nje teori pellazge per fjalen kishe.

krejt ndryshe nga disa qytete ne perendim, ku bashkite vendosin çdo mengjez nje qytetar (mashkull ose femer) qe te shetiste me biçiklete, per t'u takuar me sa me shume njerez e per t'u thene me buzeqeshje ne goje "Miremengjes!"

Ne cilat qytete perendimore behet kjo o Pjer? Ketej nga Amerika jane shume te ftohte e s'e bejne dicka te tille.

Qytetet e medhaja Gjembooo

Pjero, ma trego me me detaje kete se qenka interesante, s'kisha degjuar ndonjehere.

Bukur.

S'ndodh asgje, po elementet tipike te realiteti shqiptar jane te gjithe. Plaka qe bredh e shkreta te gjej damaret e saj, e paepur dhe pak konfuze ne xhunglen e furgonave, pallateve e njerezve qe lozin dominò.

Autobusi me fatorino Urdhroni, urdhroni..lirojeni mesin., ti atje shuaj çibukun, yyy plak llafazan, autori si xha Bequa qe mendjen e ka per te pire noj birre.

Eshte dhe "Blendi" shoku Ropi me mustaqe me floke kaçarrela, po ky eshte tulle fare!

Ne fakt Ballçekano, kur po udhetoja me urban deri ne Uj te Ftohte, me vajti menia nje here tek ky filmi dhe fatorinoja smiley mirpo ne urban ishte fatorine nje djal i ri, dhe jo nje grua si tek filmi smiley

duhet tramvaj mor Pjer, po kush te degjon... do i hipje si zotni, shtypje vete bileten te ato maqinat qe jane si kompjuter e do bridhje vete pa fatorino fare...Pylli Sodes, Cole, Centrale, Orizi e tehu..

dhe plaka do kenaqej..

Ah Vëqë, Vëqë, m'qifsh kockën, degjove?!

Po kush ta boj tramvajin, Buall Mavria apo Palloshi. Une para disa vitesh kisha disa projekte tramvaji, iu siguroja edhe idete e parate, mirpo karagjozet vendim-marres aty, nuk begenisin te ndigjojne te pakten. E çfar emri tu ve une ketyre. Gomere, e kane pak. 

Lene Piero se me trullose fare me ket plaken tende. Po edhe per plaken kurseni dhe nuk e coni te beje analizat mjekesore ne Belgjike apo Gjermani, por e lini qe ti boje ne Tirane se osht pa leke, pra falas. Po cilesia? Apo eshte regullu tani me ardhjen e socialistave? Kete ke dash me thone me duket, keshtu indirekt. 

Ja ka bo dhe ketu ne Belgjike, se ketu eshte e siguruar, i kam bo letrat asaj, por plaka nuk gjen derman. 

Ah se harrova te shkruaj edhe kete Kuazo; Nje mbasdite plaka po i kontrrollonte te dyja analizat, edhe ate te Belgjikes edhe ate te Tiranes, tek ambulanca, po i shihte per albuminen, rruazat e kuqe, te bardha, etj. Po ç'i shef kot oma , i thashe, ti keshtu e merakos me shume veten smiley

... per tu rinuar nuk rinohesh me smiley

Me ne fund, furgoni ku rrinte plaka filloi te mbushej, dhe u detyrova te shkoja atje. Deri ne Babice rruga ishte e mire, pastaj sikur futeshe ne ndonje rruge te Uzbekistanit. Asfalti sikur ishte ngrene; nje pluhur i madh ngrihej pas çdo makine

E trishtueshme por edhe sikur u hengri njecike bycka vete leberve kur perzune talianet .krahina nashi do dukej si toskana e jo si uzbekistani.smiley

njesh je figure, nuk kupton dot asgje pa u shitur. Po ashtu eshte krahina e pagdhendur, si kupton rastet si i kupton ti, ne ajer. Su rastisi fati te kishin kaluar ne Bilisht italianet pa dinit ju cbenit.

sepse K-ja  dikur, eshte shqiptuar Q ...

Belul, atehere pse Vizione te Qarta nuk shqiptohet me Vizione te Karta?

 

heretik , ketu ka nje lapsus te perendimorizuar smiley

bjeri Lapsit Pjer, bjeri!

 

Si dhe, hallall adminit per ilustrimin e artikullit me skicen e Bansky. Ja ca skica te tjera alla-graffiti tek faqja e tij (ky tipi artist-aktivist ka shkuar deri ne Gaza per artikvizem te tille).

Nje vajze, qe e mbaja mend ketu e disa vite, sa me shihte mua, sikur i shtohej depresioni

Ajo duhet pushuar ne vend nga puna e te zevendesohet me nje recepsioniste qe i shkon buza vesh me vesh.smiley

Si duket ajo, Alba, ishte perendimorizuar smiley

Perendimoret te buzeqeshin a thua se me te vertete iu behet qejfi qe te shohin tysmiley 

Pjero bravo, qe megjithe impenjmet qe ke, i jep plakes hapesiren e asaj e ja ben qejfin ne cdo kerkese duke e cuar deri ne fund te Qishbardhes.
Nje sygjerim do kisha, per aq dite sa leviz merre nje makine me qera se do fuqi e nerva me plaken me vete librat ne kurriz, vapa po e po...

Makina me qira ne Shqiperi, eshte me shtrenjt se ne disa vende mesdhetare. Te leverdis me mire nje taksi, kur e ke urgjent, se makine me qira.  Makina me qira eshte nese ke vendosur te bredhesh ter Shqiperine. 

Te nderuar admine, a mund ta nxirrni pjesen e 4 te tregimit nje shkalle me siper, se ka disa ore qe eshte zhdukur poshte smiley

flm per mirkuptimin 

Koha eshte flori ketej nga ne por ne mungese te saj sot sipas mundesise po lexoj veprat e Pjerit duke filluar me kete pjese. Rrofsh Pjer je unikal ne llojin tend.

Rrofsh Pjer qe na kenaq me pjeseza nga jeta dhe eksperienca ne Shqiperi. Talent je per te treguar nje histori, si edhe detajet e pershkrimit. Me kohe dhe praktike, do ja marresh ne kthese edhe pretenduesve te titujve shkrimtarues. 

Flm Gaia, pjesa e 5 eshte me bukur, dhe po pres qe adminet ta nxjerrin sonte. 

Pjer, ke sukses te padiskutushem me femrat. Siç duket meshkujt ta kane prej inatit, i konkuron me fansa femen. Per kete arsye te kom inot edhe une.

 

Ah, ketu ja fute kot Heretiko, se vetem me femnat nuk me hecen. Seç jam si tip popullori tek ato, por si tip babaxhani smiley jo si tip Don Zhuani smiley

Nuk konkludo dmth. Bo gjithe aksionin, co topin ne zone, po s'bo golin.smiley

Golin e bo tjetri smiley

Epo, mos i fole vec per VQ-ne femrave, foli dhe per QV-ne. Nqs ke emocione per ti bere keto muhabete, subvencionoje me futje duarsh. Po s'te eci, ec shkruaj nje tregim ketu, dmth e ke qarin n'xhep. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).