Kisha vite pa shkelur ne Kamez dhe Institut. Ishte nje rast i mire edhe per te shperndare librin tim. Kurrizi me ishte forcuar nga librat, isha bere hamall i dijes, shperndaja libra fale çantes dhe kurrizit. Autobuzi nisej tek kafe Flora. Zbrita ne qender te Kamzes. M'u duk si nje qytet tjeter. E kisha lene me nje hapesire ku syri te kapte Laknasin, ndersa tani nuk shihje fusha, po veç ndertesa, ndertesa te çdo lloji e çdo ngjyre. Syri me kapi nje ndertese prej xhami blu te erret. Dukej moderne. Nuk po orientohesha dot per te gjetur Pallatin e kultures se Kamzes. Dikur, kur isha ushtar ne kohen e socializmit, komandanti, ngaqe me degjonte qe kendoja gjithmone Xhuri-furi, me kish çuar ne korin e divizionit ku duhej te benim prova per te kenduar. Aty veç nje dite kisha qendruar, apo me sakte disa ore, pasi mjeshtri qe na mesonte duke i rene pianos, po kerkonte me sy e veshe per nje ze qe i prishte korin. "Kush eshte ky zeri me nota fallco ketu?", ulerinte ai, nderkohe qe ne duhej te kendonim. Ai filloi te futej rresht me rresht, dhe pas pak erdhi tek mua qe e ula zerin per te mos u kuptuar. "Edepsez, ti qenke nota fallco ketu, dil jashte," uleriu ai. "Ku te shkoj, mjeshter?" i pata thene. "Ku te duash, veç ne kor mos u fut, se ma prishe korin." 

 

- Zonje, me falni, dini gje ku eshte Biblioteka e Kamzes?

- Ja kjo mbrapa meje, tek Pallati i kultures. 

- E-he, po-po, tani po e ve re mire. Po shoh qe mbani libra, a mund t'ju le ndonje liber timin? 

- Me vjen keq, por ketu nuk ecin. Edhe keto nuk di ku t'i çoj: a do ti nje liber?  

 E pershendeta dhe mora drejt bibliotekes. U futa brenda dhe pashe nje vajze dhe nja dy burra te vjeter qe po bisedonin per gazetat. Degjohej dialekti verior. Pyeta per biblioteken dhe vajza u shkeput prej tyre. 

- Une jam punonjesja e bibliotekes, - zgjati doren ajo. - Rugova. 

- Nuk jam Ibrahim Rugova, jam Pjeri, - i zgjata doren asaj me buzeqeshje. 

- Ha-ha, une jam Rugova, punonjesja e bibliotekes, - qeshi ajo. 

- A-ha, kam nje librin tim dhe desha t'ia dhuroj bibliotekes, - po shihja dhembet e bardha te saj. 

- Pse jo, - zgjati doren ajo drejt shkalleve. - Biblioteken e kemi siper. Filluam te ngjitemi siper, nderkohe qe ajo fliste pa pushim ne ate pallat pa njerez. Hapi deren e nje salloni, ku dukej nje varferi librash. 

- Fuksionon si biblioteke. E frekuentojne njerezit. Te them te drejten tani kemi filluar tamam. Biles, iniciativen per t'i ardhur ne ndihme qytetareve te Kamzes me libra e kam marre vete, - vazhdonte te fliste ajo pa e hequr buzeqeshjen nga goja, nderkohe qe une vazhdoja t'i veshtroja syte blu dhe çdo tipar te fytyres se saj. Po me dukej vajze e çilter dhe nuk e fshihte se ishte me PD-ne dhe ithtare e Berishes. 

- Kam frike se mos e hedhesh ne ndonje cep librin tim, se ka shume kritike per Berishen. Biles, une i kam ngjitur nje emer, Buall Mavria, - nxora dy kopje te VQ, - emer qe fatkeqesisht do t'i ngelet tere jeten. Se krahas disa te mirave qe ka bere, ka bere dhe disa gabime. 

- Atij ia punuan prapa kraheve, shume gjera nuk ia thoshin, - vazhdonte te fliste ajo pa pushim duke treguar nje respekt te veçante per te. M'u kujtuan komunistet e E. Hoxhes. 

- Une nuk jam as me kete e as me Palloshin, keshtu ia kam ngjit emrin Rames. Jam neutral, ose me sakte jam me Shqiperine, por mendoj se ne mund t'i shohim me objektivisht keta te dy, jo nga pozitat e militantit. Duke dale me nje kendveshtrim asnjeanes, do te kemi nje pjekuri politike me te larte se ajo e nje militanti,- buzeqesha duke ia lene asaj radhen per te folur. 

Filloi te me tregonte se edhe vete kish bere poezi kur ishte adoleshente, por qe tani nuk i pelqente, aq me teper qe edhe nuk ishin redaktuar. I dhashe kurajo per te shkruar, le te provonte edhe prozen. Filloi te me tregonte pallatin, sallat e shtypit, mbledhjeve, konferences... Hyr e dil nga nje krah ne tjetrin, nga drita ne erresire, nga erresira ne drite. Po me vinte mire qe po me respektonte. Tradita perendimore e shoqerimit te vizitorit neper ambientet e institucionit apo kompanise, kish filluar edhe ne Shqiperi. Zbritem deri poshte tek dera dhe u ndame si miq te vjeter, ndonese nuk kishim as nje çerek ore qe ishim njohur. 

Vendosa qe rrugen deri tek Insituti ta beja ne kembe, per te pare sa me shume. Dikur ajo rruge ishte bosh, tani nuk kuptohej se ku mbaronte Kamza e ku fillonte Instituti. 

- Me falni,- ndalova ne nje kancelari,- a merrni libra, se kam nje librin tim? 

- Me gjithe qejf zoteri, se une i dua librat. Biles ketu kam patur plot, por ngaqe nuk shiten, i kam hequr shumicen dhe shes artikujt shkollore, se keto ecin. 

- S'ka problem, po desha t'ju pyes: ku mbaron Kamza, ku jemi ketu ne Institut apo Kamez, se dikur...

- Ketu nuk jemi, - me nderpreu fjalen ai,- as ne Kamez e as ne Institut, por ne Bathore. 

- Bathoreee, - sikur u zgjova nga vapa. Kisha degjuar per te ne tv, radio e gazeta, por tani po e shihja konkretisht, megjithese jo te gjithen. Per te shkuar ne qendren e Bathores, apo ne brendesi te saj, kishin vendosur nje autobuz qe merrte rrugen ne mes Kamzes e Institutit. Vendosa te vazhdoja drejt Institutit me shpresen se atje do te kishte ndonje shtepi kulture apo librari. 

- Zonje, me falni, kam nje librin tim,- nxora nje kopje. - A mund t'ju le ndonje, sa per reklame? - dhe buzeqesha. 

- Po ku ta lesh or çun? Ti e shef se si i kemi bere kapice, ja vetem librat e shkolles kerkojne. 

- Falas, po jua dhuroj, - e lashe mbi banak duke pare rrudhjen e buzeve sikur po i vinte keq per mua. Isha i bindur qe, si me fature, si pa fature, t'ua lije librin librarive s'kishe per te marre ndonje lek. 

I pezmatuar u ula ne nje lokal plot me njerez dhe ia futa vetes me qofte e birra. Mendova nje here ta paguaja me liber: 10 qofte dhe 4 birra, baraz me nje VQ.

 

Te nesermen, qysh ne mengjez u nisa tek stadiumi i futbollit Qemal Stafa, per te kapur ndonje furgon per Librazhd. Kisha bere ne plan qe kete vit te shkoja ne disa qytete te vogla. Hipa ne nje furgon qe te çonte per Korçe. Konkurrenca per te marre pasagjere ishte e ashper, por jo ne ate shkalle sa te ziheshin. Veç turfullonin. Ritmet e autostrades ecnin ngadale. Nga Elbasani deri ne Librazhd nuk kishte autostrade, por veç nje rruge e asfaltuar ne mes malesh e kodrash. 

Sapo zbrita pyeta per biblioteken e qytetit. Vura re se njerezit aty flisnin nje gjuhe as gegenishte e as toskerishte. Ishte tamam gjuha zyrtare. Biblioteka hapej ne oren nente, nderkohe qe kisha kohe edhe 40 minuta. Piva nje kafe ne nje lokal aty afer dhe pyeta per kantinen e pijeve. Kisha marre nje pije me trendafil nga Belgjika. Iu ngjita rruges nga me thane, dhe nuk kisha bere as 500 metra veç kur ndjeva aromen e fermentimit. U futa brenda ne oborrin e fabrikes. Nuk dukej kembe njeriu, pastaj me tej dallova dy-tri silueta: nje grua me perparese te bardhe dhe bllok ne dore, si dhe dy punetore qe po shkarkonin ca arka me shishe bosh: 

- Ke kerkoni zoteri? 

- Kerkoj ndonje shef, ose degustatorin. Nje nga te dy te pakten. 

- Ketu s'ka asnjeri. Shefi dhe pronari kane ikur ne Tirane, vetem une jam ketu. 

- E-he, po mbase vijne me vone. 

- Nuk e besoj, se sot eshte dhe e shtune. Po per çfare i doje? 

- Eee, - "Eh ç'me polli belaja" po mendoja, i bindur se me femrat nuk me ecnin planet. - Kam nje shishe me pije trendafili, - nxora shishen nga çanta. 

- Ne nuk shesim nga keto, nuk prodhojme.

- E di qe nuk prodhoni,- e nderpreva dhe per pak sa s'i thashe "budallaqe". - Nuk kam bere 2 mije kilometra per t'ju kerkuar nga kjo pije. Prandaj kerkoja degustatorin. 

- Po une jam ketu shefja e kontrollit teknik, ajo qe i prodhon pijet, - buzeqeshi ajo. - Edhe i kontrolloj. Nese mund te te ndihmoj me ndonje gje, une jam personi i duhur ketu dhe jo shefi. 

- Eeee, po nese eshte keshtu, - sikur me ngrohu fjala dhe buzeqeshja e saj, - nese kuptoni nga degustimi, po e ndaj me ju konsulten dhe sugjerimin. 

- Natyrisht, fol çfare kishe? - dhe u beri me shenje dy punetoreve te vazhdonin punen. 

- Nuk keni ndonje zyre, apo duhet te flasim keshtu ne distance? 

- Posi jo, - buzeqeshi ajo duke zbritur ca shkalle te vogla. - Urdheroni kendej. 

- Pjer, - i zgjata doren, - vij nga Belgjika dhe jam simpatizant i konjakut tuaj te famshem, - buzeqesha pa i nxjerre dhembet e prishura nga konjaku. 

- Une jam ..... shefja e kontrollit te pijeve, apo degustimit. Kam bere shkollen per kete pune, çfare pije eshte kjo? - drejtoi syte nga shishja ajo. 

- Ky eshte nje liker i bere me trendafil. Eshte i pahapur, prandaj e solla ketu, qe ta shihni, ta provoni, dhe nese e shihni te arsyeshme, pse te mos prodhohet per tregun shqiptar ketu, e me vone edhe per tregun e huaj?

- Ne jemi fokusuar tek konjaku dhe vera, - u futem brenda ne fabrike, nje ndertese e vjeter. 

- Per konjakun me vjen mire qe ruani traditen. Ka shijen dhe aromen si konjaku i kohes se pare, biles eshte shume me i mire se konjaku "Skenderbeu". 

- Ne perpiqemi ta bejme sa me mire, dhe gjer me tani tregu shqiptar e ka pelqyer. Urdheroni, ky eshte laboratori ku bejme testet dhe kontrollin,- hapi nje raft ajo ku nxori dy gota. 

"Krrak" u degjua hapja e tapes se shishes dhe mbushja e dy gotave. Pashe qe ajo nuk e vuri menjehere ne goje. Filloi ta tundte pak goten dhe pija roze filloi te rrotullohej ne gote. Pastaj e afroi tek hunda, e me pas e provoi pak, nderkohe qe une e kisha rrekellitur nje gllenjke te madhe. E kuptova qe ishte degustatore profesioniste. 

- Aromen e paska te shkelqyer. Veç ne shije, sikur nuk i pergjigjet aromes, - fola menjehere si ekspert. 

- Kjo vjen ngaqe eshte pije komplet me esence dhe e aromatizuar, - la goten ne tavolinen e punes ajo. 

- Po ju si fabrike, mund ta beni me trendafilat e kesaj zone ketu. Biles njerezit mund te nxiten keshtu te kultivojne sa me shume trendafila. 

- Nuk eshte ne proçesin e punes kjo gje, se ne jemi fokusuar tek vera dhe konjaku. Ejani t'ju tregoj procesin e punes, - dolem ne ambientet e brendshme te fabrikes, e cila ishte vertet e vjeter, e teknologjise ruse. Ajo fliste dhe une degjoja. Po me vinte mire qe po me tregonte fabriken dhe punen per prodhimin e veres dhe konjakut, fermentimin dhe stazhionimin e rrushit. Po ndjehesha i nderuar dhe nderhyja me takt per ndonje gje. Sic duket, kjo teknologji e vjeter e nxirrte konjakun si ne kohen e pare, te shkelqyer. M'u kujtua koha kur punoja tek Fabrika e birres, ne kohe te socializmit, kur birra dilte e ftohte dhe me nje shije te shkelqyer, bio, pa ata perberesit kimike te ruajtjes se pijes. Dhe qyshkur ishte ndryshuar teknologjia, birra dilte jo si dikur. 

Pasi mbaroi rond-vizita, erdhem perseri tek laboratori i saj. Me ofroi te provoja pak raki nga e saja, se ciles i kishte hedhur nje perberes bimor. M'u duk e kendshme. I thashe se edhe une beja eksperimente me pijet, perzierje nga me te çuditshmet. I kerkova te provoja pak fernetin e tyre, por me tha se nuk kishte per momentin dhe se nuk perpiqeshin tek ferneti pasi tregu nuk ua kerkonte. U ndame si miq.

 

Hunda seç me kapte ca aroma te kendshme rruges. Ishin pastiçeri dhe ndonje gatim shtepie. Sic duket, ne qytetet e vogla ruhej akoma tradita e vjeter. Pashe nje librari, por pa shites. Pronari i saj po pinte kafen e mengjezit tek nje lokal disa metra me tutje, shenje kjo se ne ate dyqan hynte nje klient ne ore. Mezi me pranoi nje liber. Biblioteka ishte hapur, nje biblioteke e vogel. U lashe dy kopje. E pyeta se ç'libra terhiqen me shume, ç'lloj tematikash. 

- Me shume terhiqen librat me dashuri, por nuk mbeten mbrapa as ato me histori. 

- Si duket moshat e reja kerkojne keto me dashuri, ndersa moshat e vjetra kerkojne ato me histori. 

- Nuk ka nje ndarje dhe aq te prere, se çoku vijne edhe studente qe kerkojne libra me histori, qe ndoshta ua kerkon programi mesimor. 

- E-he, po si shume e vogel dhe e varfer po me duket kjo biblioteka e qytetit tuaj. 

- Te themi te drejten, neve si biblioteke nuk na japin fare fond per te blere libra, vetem ç'na dhurojne autoret... 

- Po shtepite botuese, nuk ju dhurojne?

- Shtepite botuese as nuk afrohen fare ketu. Edhe ndonje qe afrohet, na kerkon leke per librin qe do te lere, - tha dhe mua m'u kujtua postulati i njohur se me kollaj kalon nje deve ne vrimen e gjilperes, sesa nje i pasur ne rrugen e Zotit. Sa me i pasur nje njeri, nje kompani, aq me shume kerkon te pasurohet.  

Ne nje librari tjeter lashe dy cope. E zonja donte te mbante nje dhe te me jepte leket. Ishte hera e pare qe nje librashitese donte te paguante paradhenie. Nje ndjenje e çuditshme me kapi, nje fare gezimi dhe keqardhjeje bashke. I dhashe se nuk kisha nevoje per leke, me shume se per nxjerrjen e librit ne raft per t'u reklamuar. Me disa librari, ne Tirane apo Durres, kisha nje eksperience te hidhur: libri im nuk dukej fare, dhe kur ua kerkoje e nxirrnin nga ndonje skute. 

U duk se e perfundova misionin per Librazhdin. U ula ne qender dhe mora nje fernet nga te fabrikes se tyre. Sapo rreklleva gllenjken e pare fytyra m'u shtremberua nga shija e dhjere. Mezi i shtyva dy-tre gllenjka dhe e lashe pa pire teken. Aty e kuptova se pse ajo e fabrikes nuk me qerasi me fernetin qe i kerkova. 

 

Te nesermen, u nisa per Lezhe. Me kete rast shihja edhe qytetet qe nuk i kisha pare ndonjehere. Nisesha heret ne mengjez, si lugat, dhe mberritja po heret. Sapo zbrita, vura re se ishte ftohte. U futa ne kafene dhe mora nje kafe dhe nje fernet. E dallova menjehere qe ishte i firmes "Skenderbeu" te Durresit... Dikur, mora drejtimin per nga biblioteka e qytetit, andej nga me thane. Dukej ndertese e hijshme. Ngjita shkallet dhe me drejtuan tek zyra e drejtorit. Si duket, per qytetet e vogla, vizita e nje autori ishte eveniment. 

- Jam kurioz te di se per çfare flet libri juaj.

- Ne fillim flitet per disidencen, pastaj ka ca letra drejtuar personaliteteve te ndryshme, te vendit dhe te huaj. Ka disa ide ekonomike, dhe pjesa tjeter e librit eshte me komentet qe kam lene tek forumi me sakte i diaspores. 

- A-ha, qenka interesant, do ta lexoj. 

- Kjo me nderon mua zoti drejtor, dhe nese do te kem kohe vitin tjeter, do te doja nje pershtypje, nje mendim a nje kritike. 

- Patjeter, patjeter, pse jo? Mire se te vish, - biseda me pas kaloi ne historine e shqiptareve, te vendalinjve aty. U ndame si miq edhe me drejtorin e bibliotekes. 

 

Lezha kishte dy rruge kryesore, ose me sakte nje rrethore vezake, ku po te ngjiteshe siper vazhdoje te zbrisje poshte. Lashe tre kopje ne nje librari ne qender te qytetit, ndersa nje tjeter librari s'm'i mori me pretekstin se dhe ato qe kishte nuk dinte ku t'i çonte. 

- Ndoshta ka ardhur koha qe tek njerezit te futet kultura e dhurimit te librit ne raste ditelindjesh ,- i thashe dhe tunda VQ-ne si flamur. 

- Mire e ke ti o djale, por gjersa te vije ajo kohe, une kam falimentuar. 

Pas nje shetitjeje ne ate qytet per te regjistruar sa me shume karaktere dhe ambiente, u nisa me furgon drejt Tiranes. Rruges po me hipnin te dridhurat. Me dukej se isha ftohur ne Lezhe, ne ate qytet ku frynin shume erera. Zbrita tek Zogu i Zi, se me tutje nuk shkonte asnje furgon ose autobuz. Mora rrugen qe te nxirrte tek kafe Flora, ne qender. Diç pa arritur aty, ndalova tek nje qebaptore, quhej "Kapriçozi". Me pelqente ky lokal thjesht per emrin e goditur qe i kishin vene. Edhe çmimet ishin te arsyeshme: birra 50 leke = 0,36 euro/cent, qoftet 25 leke = 0,18 cent. Pra me 3 euro, haje 10 qofte, 1 buke dhe 3 birra, ashtu si ne shumicen e qebaptoreve te Tiranes. 

 

Te nesermen, nga temperatura qe kisha kaluar naten, vajta tek Dispanceria. Tek dera nuk para linin njeri, dy-tre gra ruanin deren, por njera sa me pa, tha: "Hec lale, se ky osht i joni!".  Dukej qe kisha nje fytyre mafiozi qe hapte shume dyer. 

- Doktor, gjithe naten kam qene me temperature, dhe mendoj se mos jam ftohur. Se dje isha ne Lezhe, per te shperdare ca libra te mite, - tregova nje kopje qe e kisha me vete, - mirepo aty frynte nje ere e ftohte. Si duket nga mali. 

- Ngreje bluzen, - pashe stetoskopin e tij, - eee paske nje ftohje te lehte. Do te te jap vitamina B dhe nje antibiotik, 3 cope vetem, nga nje ne dite. Shkruaj... - iu drejtua asistentes ai. 

- Faleminderit doktor, - u çova,-  pranoni nga ana ime kete liber. E keni dhurate. 

Doktori me asistenten u pane sy me sy. Sic dukej ishte hera e pare qe nuk i shperblenin me leke, por me produkt. Po kthehej koha e kleringut, mall me mall. 

 

Përzierje aromash dhe sjelljesh, 4

* Ilustrimi: "The other thing I love about drinking is that you can't do it online", William Hamilton, New Yorker Cartoon

 

133 Komente

Ta nxorren Pjero, ishalla fle rehat. Na thuj me sa seri' osht, qe te bojme edhe ne i sy gjume se na qite mendt ...smiley

Pse nuk e shof une Qemolo.  2 here e klikova Peshkun nga e para, dhe mahzallah se duket. Duhet ta nxjerresh vetem nepermjet komenteve.  ç'eshte kjo pune keshtu smiley

Mu me pyt ti pse nuk e shef ti ? E ke pagu ate RTSH a si dreqin e ka ajo taksa ? 

Pjeri paska qene te estrada e ushtarit...

 

Dikur kur isha ushtar ne kohen e socializmit, komandanti, ngaqe me ndigjonte qe kendoja gjithmon Xhuri-furi, me kish çuar ne korin e divizionit ku duhej te benim prova per te kenduar.

 

.....xhurri-furi...      jo or, po duket  disidenti i hershem..smiley

Belul, pse s'duket tek kompjutri im. Si e shihni juve, ku eshte tregimi. 

po mos e ke  fikur kompjuterin ti  mo ? .smiley

Pjero, je i sigurte qe nuk je ke faqja Facebukut tat ?smiley

Une s'kam fejsbuk fare, vetem Peshkun kam. 

Pjero a je i sigurte qe je ti mer. Se me gjithe ato qeveri qe te jon qep, cdo gjo bo vaki. smiley

Shqiptar pa Facebook ?!?!?!?!?!?! At'here ku mburresh ti ? 

Pse Qemolo, per çfar sherben fejsbuku, per tu mburrur. Se une kujtoja se sherbente per tu lidhur me shoke. 

Lexo VQ se e ke te shpjeguar aty ... smiley ( e di qe s'te ngel hatri).

smiley

 

smiley

..ata qe ishin desident ne kohen e Dulles,partia i conte ushtare ne repartet e punes dhe u jepte vetem pushke prej druni smiley 

Repartet e punes quheshin xhenjo, ku e ka bo ushtrine vete dora. Komandant ka qene Alfred Moisiu ... po,po ai Alfred ...!smiley

Kapo fale nje komshiu, qe punonte ne ministrine e Mbrojtjes, edhe nje kushuriri nga ana e plakes, qe punonte po ne ministrine e Mbrojtjes, shpetova nga Xhenjo. 

Rendesi ka qe ke lexuar VQ, ku idhulli jot Buall Mavria, ka marre pergjigjen e merituar. 

Paska qene e suksesshme ajo nisma e qeverise per ndalimin e furgonave.

 ..edhe nje kushuriri nga ana e plakes, qe punonte po ne ministrine e Mbrojtjes

...po ti paske ken i besumi i partise o Pjer mavrija 

Bjeri-bjeri se i bie bukur, keshtu iu thoshnim edhe athere militanteve te PPSH. 

..ky nervozizmi yt e ka nje shpjegim o Pjer,po nejse....gjynof per at baben tat  qe vujti tere ato mizorite e atij regjimi te poshter dhe ti as nuk mer mundimin te shkrush dy rjeshta per te,  ....sic duket ti ke ngjare me shume nga soji i nenes  smiley

Po pse nuk takove Xhelal Mziun mor Pjer ?

Ai do te kishte bere pune ne Kazem, se eshte mik i modh i  librit smiley

 

Koha Bubi, koha. Te takosh nje politikan, duhet te kesh kohe dhe vullnetin e mire, plus qe ai nuk besoj se merr vesh nga ekonomia. 

- Aromen e paska te shkelqyer, veç ne shije, sikur nuk i pergjigjet aromes- fola menjehere si ekspert. 

- Kjo vjen ngaqe eshte pije komplet me esenc dhe e aromatizuar, - la goten ne tavolinen e punes ajo.

 

 

ti Pjero mburresh shpesh ketu qe pi nga keto pijet e vecanta, unike, si ky  ''likeri me trendafil''  qe paske marre me vete...  

- e kuptove tani qe  ne fakt pi pije kimikale, me esence Çernobili..smiley

Belulo, industria e pijeve sot, nuk eshte si para disa viteve, ku pijet dilnin me bio. Tani shumicen i ke per konsum te shpejte. 

Nuk lexon me njeri Pjer, i vertete dhe shume i trishtuar realiteti i librit qe tregon. Eshte mbushur vendi me lloto, ato po qe kane sukses. si keshille kur pi neper shqiperi, per mua pi vetem raki se te tjerat nuk dime ti bejme flas per ferneten, poncin a konjakun...

lungomare , sa per konjakun, ne zeme vendin e trete ne bote, pas Armenise dhe Frances. Ndersa per fernetin, zeme vendin e pare. Pyet plakun ketu, qe i njeh te tera pijet e planetit smiley 

konjakun e kohes se merhumit thua, une flas per kete aktualin qe behet garazheve te yzberishit e shitet me 500lek (0,35 euro) lokaleve..

Probo konjakun Bato te Durrsit dhe konjakun e Librazhdit. 

vajta shume kohe qe nuk pi pije ne ngjyre, vetem raki shtepije, por po e provoj e te them...

Pjer, po do bio merr furgonin e therrja ne Lazarat!

Ballke smiley une nuk i duroj eren asaj bime, jo me ta perdor. 

Pjer, atje i shet te gjitha kopjet e VQ-se, degjo mua!

ti bej gjoja, mos e pi me gjithe mend!

10 qofte  4 birra , baras me nje VQ

smiley

smiley

mendoj qe te kjo pjese e shkrimit te Pjerit, si ikone ilustruese do te pershtatej me bukur kjo.....

....http://users.romascuola.net/vincal/viaggi/immagini_tirana/qofteMINI.jpg

"Nuk jam Ibrahim Rugova, jam Pjeri" smiley Hashek shko bo cicin.

Po, dhe kjo qe shume e forte . smiley

po pse, po kjo....

 

- Ngreje bluzen, - pashe stetoskopin e tij, - eee paske nje ftohje te lehte. Do te te jap vitamina B dhe nje antibiotik, 3 cope vetem, nga nje ne dite. Shkruaj... - iu drejtua asistentes ai. 

- Faleminderit doktor, - u çova,-  pranoni nga ana ime kete liber. E keni dhurate.

...smiley

 

akoma me e forte do ishte sikur dialogu te vazhdonte dhe Doktori ti thosh Pjerit:  shume faleminderit per librin.. kur ta lexoj, para buke, apo pas buke..?..smiley

Vallai mu me duket si rryshfet kjo puna e "dhurates." Pjeri te ruhet se kane per ta rras mrena. Apo s'e ka sha dhe Palloshin. smiley

"Filloi te me tregonte se edhe vete kish bere poezi kur ishte adoleshente, ..."

Porten pa portier ta paska lon fare. Po ti as e gju topin fare, ne qahesh pse s'bo gol.smiley

smiley pjesa me e bukur kjo.

 Do te te jap vitamina B dhe nje antibiotik, 3 cope vetem, nga nje ne dite...

I ka kapitalizmi keto... 

Djema, sa do fikja kompjutrin smiley pjesen e 5, lexojeni 2 here para buke dhe pas buke smiley per te kapur hollesisht kuptimin smiley

Vajzat ku jane, se nuk po i shoh smiley keto me interesojne, me falni komentet e tyre smiley

Une e lexova para gjumit Pjer kete pjese. smiley (Ishalla nuk shoh endrra me Pjer)  E gjithe pjesa me pelqeu shume. Asnjehere nuk lodhesh te lexosh Pjerin. Biles eshte kenaqesi e vertete. Vlera e peshkut padyshim mban vec nje emer. Te uroj shendet dhe mbaresi ne jeten tende, kudo dhe kurdo. 

Flm Ketlina smiley por mos harro te lexosh VQ smiley mund ta gjesh ne disa qytete tashme. 

Pjer a eshte ne Amazon libri yt? Te premtoj qe jo vetem do e ble por do ble 5 kopjo dhe do ua shperndaj disa miqeve te mi. smiley

Jam perpjekur e dashur per tu lidhur me Amazonin (kuptohet çuni qe di anglisht dhe kompjutrin) por s'me kene kthyer pergjigje. Ti vete nuk shkon ne Shqiperi, ose te lidhesh me Shtepine e Librit. Jane disa librari ne Tirane apo qytete te tjera, qe e kane librin tim. 

U be! smiley Do te njoftoj sapo ta kem ne dore. 

Veç, aty ne VQ, nuk te premtoj humor smiley aty ka vetem seriozitet smiley politike dhe ekonomi. 

smiley Pse isha mprehur se do gjeja dhe pak dashuri!  smiley

Natyrisht qe ka dhe dashuri e dashur smiley por nje dashuri krejt e veçante, qe veç ne shqiptaret naiv e kemi; Dashuri per Shqiperine, ta shohim ate sa me mire dhe sa me larte. 

Une ngelem pa fjale perballe fjaleve te tua. Per mua meriton cmimin NOBEL. smiley

Per dashuricka duhet te presesh per romanin qe po shkruan Pjeri.

Une sapo e lexova Pjer. Bashkebisedimet me degustuesen librazhdiane dhe me biblotekaren e Kamzes i ke dhene ne nje panorame ku e ben lexuesin te filloje e fantazoje paksa. Une psh  fillova te mendoj per levizjet dhe mimiken e te dyve, si tenden dhe te vajzave. I le me nenkuptime qe nuk dihet sa zgjat flirtimi. Aty e pret filmin dhe vazhdon te tregosh sikur asgje nuk ndodhi para dhjete minutash. Kthesa te forta ben. 

Them se keto tregime duhet t'i perkthesh edhe ti shperndash aty ku jeton, pasi tregon jeten reale ne Shqiperi, mikepriten, hapjen e dyerve ku shkon. Tregon per natyren e mire te shqiptarit, jo vetem ato qe shikojne ne lajme lexuesit e huaj. 

Persa i perket tregut te librit, nje mesazh e ke marre, qe librat me histori dashurie ecin. Te sugjeroj te shkruash mbi kete teme. Ti ke nje model adhurues, nuk e tradheton gruan - te pakten keshtu shprehesh ne publik - por femrat i terheq dhe i mban pak varur me duket, si ne tension.

Edhe strategjine per shperndarjen e librit per te bere reklame emrit tend, si edhe per edukimin e njerezve me idete qe ke shtruar ne VQ, e ke shume te mire.

Bravo edhe nje here.  

" Ti ke nje model adhurues , nuk e tradheton gruan "

smiley

Anej nga Elbasoni coku i doli nje grua me pak byce te majme , me shume s´mbaj mend si shkoi puna.

smiley

Me siguri Pjeri do ta perfshije kete episod erotik ne librin e tij me dashuricka qe po shkruan (shiko me poshte) dhe ti si mik i vjeter i tij do ta ndihmosh ta perktheje ne Gjermanisht.

Flm Gaia, dy here, edhe per rekomandimet qe jep. Ne fakt e kam ne dore nje roman te tille, shpresoj ta mbaroj, se e kam lene pergjysem, dhe shpresoj (kjo na mban gjalle) qe te perkthehet ne gjuhet kryesore, per tu (mbase) realizuar film. Dhe shpresoj e dashur qe me vone, ti ose ndokush ketu, te me ndihmoje ne perkthimin e tij. 

E gjate dhe e merzitshme. Po te me paguanin edhe mund ta lexoja nga fillimi deri ne fund. Po te isha psikolog mund te ofroja edhe ndonje diagnoze.

Pjeri ka nje stil te ngjashem me Gao Xingjian, nje shkrimatar franko-kinez qe ka fituar cmimin Nobel per Letersine. 

Mua me kujton pak romanin Soul Mountain.

kam pershtypjen qe Pjeri ka stil te ngjashem me shkrimtaret ruse.. keta i ka lexuar shume, e eshte ndikuar prej tyre, mendoj.

nuk jam shume i sigurte, belul. shkrimtaret ruse "i kendojne" me shume vuajtjeve, me duket mua. pjeri i ka shume qejf qoftet dhe birrat...dhe vajzat smiley. Plus, letersia ruse eshte plot me histori dashurie te deshtuara.

Ploti i Pjerit ka surpriza po nuk ka climax. eshte shume jokonvencional. Eshte thjeshte nje quest, por pa shume pengesa te veshtira per tu kapercyer (komenti i olsit me siper eshte domethenes), pershkrim i lehte, shpesh shume siperfaqsor (ndryshe nga kinezi qe permenda me lart, ne fakt), keshtu si ne kalim e siper, ndryshe nga novelat dhe tregimet ruse ku ka shume thellesi ndjenjash dhe emocion.

Pjeri has a way with words.I shkruan me fjali te thjeshta te sakta qe lexuesit i mbeten ne mendje me leximin e pare.nje self professed writer shkruante me fjali te ngaterruara , sofizma qe s'i kuptonte as vete por qe atij i dukeshin deep shit smiley , fillozofi safi prandaj dhe nuk terhiqnin shume interes se ishte veshtire t'ia lexoje shkrimet pertej fjalise se trete.

Mua për vete më pëlqeu goxha. Rrjedh kollaj, tregon ca gjëra që askush nuk tregon më për Shqipërinë e është lexim i rrjedhshëm dhe i freskët.

Ju te Italise, perpiquni ta perktheni dhe t'ua jepni gazetave ose blogjeve italiane smiley

Tregimi Pjerit per mua, duhet te ekzagjerohet akoma me shume ne kendveshtrimin soft.

Nuk duhet te mjaftohet thjesht me nje pershkrim pertaci te realitetit, po mund ta kokolepsi akoma me shume duke hedhur ne terren konceptet VQjane. Psh ndonje dialog surreal me ndonje pasagjer furgoni mbi principet e shtjelluara ne veper, pa i thene qe do te shesi libra, do ishte i mirepritur.

shpresojme udhetimin e ardhshem.

Keshtu lloj dialogu, siç thua ti Ballçekano, ke tek pershtypjet e meparshme. Duhet te kerkosh tek Peshku ketu, ose ti thuash adminit ti dergoje tek posta jote. 

Po ku ti dergojne ata qënër o Pjer..., sa here e kam parashtruar kerkesen.

Duan te me shesin me paragrafe, jane pjese e VQ-se me thone...

smiley

10 qofte, 1 buke dhe 3 birra

Pjero, ti ha ne nje vakt sa per gjithe diten?

Gjembi, keto jane sa per te mbushur nje dhemball te kalbur qe kam, se ne fakt une mund te ha edhe 20 qofte  e 6-7 birra njekohesisht smiley

smiley

Pse cuditesh? Ti e di me mire se ne te gjithe sa mund te haje Pjeri.

Nuk kam nga ta di , GJEMO , po ta them per te njemijten here , nuk kam ngrene asnjehere qofte me Pjerin!!!!!!

E kam marre vesh 1000 here, po s'po thoja ne vecanti per qofte, por ne pergjithsi per sasine e ushqimit. Qofte, buke, brinje qengji, ullinj, birra... .

Cma kujtove tani ate kokrren e ullinit ............ahhh kshu te than piten Pjeri smiley

Thuj ç'te dush Brado smiley kokrren e ullinit e hongre qe e hongre smiley  31 mij lek pagove ne mos gaboj smiley

Mos na e ul  nivelin e muhabeti , te lutem Pjero smiley

Mos doje te thuash e than dhe e perlan piten? smiley

Gjembo, me Bradin nuk kam ngron qofte por biftek  smiley e ke tek pershtypjet e 2011-2012 ne mos gaboj. 

Pjero,te shof te dorzum. Me duket se po heq dore dhe ti vete nga VQ. Nga momenti qe te lindi ideja me pagu qoftet me Te,duket se po te can menderen. Barre ne kurris ,sic shprehesh dhe vete ne menyre te perseritur. Ti akoma s'ja ke pranu vetes nje gje te tille,po ne subkoshin tan ke fillu ta urresh at liber. Te jem si ti e djeg publikisht para "kafe flora",aty te stacioni I autobuzave te Kamzes,ne shenje proteste.

Ti Pjeter , lexoje per vete njehere VQ pastaj jep mendje per djegje  smiley

Brado, ideja e Pjetrit smiley qe fantastike, djeg nja 50 kopje tek kafe Flora, dhe nga interesi (media bo punen e vet) shes 500-600 kopjet qe me kan ngelur smiley Rrofsh Pjeter. 

Na lajmero nje dite para se ti djegesh smiley

E shef, lene Bradin se nuk con peshe ai,s'ka akses ne media,po mos harro t'i besh ze Blendit.

Blendit edhe halen ja dinte smiley

Kujt do t'i shkonte ne mendje qe t'i beje prite dikujt qe te eviton tek banjo? Gjeni eshte, s'ke c'thua. Do s'do, personi do shkoje ne banjo.

Brado, ajo wc smiley eshte publike. Une ne fakt vajta per te sh..... kur fap me doli Blendi perpara smiley Si t'ia boja smiley

shes 500-600 kopjet qe me kan ngelur smiley

Eh mer Pjer si ke mesu. Do perfundosh si me Veprat e Dull Djegsit qe i lejshin ke hyrjet e metrove vellezrit e partive komuniste ( marksiste-leniniste-te rindertuara).

Siç duken bathet Qemolo, jo vetem qe do i lej ashtu, por do filloj tua postoj tek biblotekave smiley u lodha tu shku vete cep e m'cep si hamall smiley

Ku i ru gjith ato kopje Pjero ? Po te pys se i shoku babes tem, shkrujti i liber dhe nga qejfi over-botoi dhe i njelen me qindra ne dore. I ve ne ballkon fakiri dhe nga mbipesha iu shemb ballkoni ( mund te kete ndiku edhe cilesia e dobet e shtesave dhe peshat e tjera ne ballkon, po librat nuk ndihmun ne ate pune, apo s'e kishte bo me nja 500 faqe vllai) E kom seriozisht. Osht per te qesh dhe per te qa. PS komshijte poshte shpetun. smiley

apo s'e kishte bo me nja 500 faqe vllai

Nga Perzjerja e aromave 4: Po mos te ka lene librin "Vizione te Qarta", nje liber i madh me formatin A4, i trashe?

E Pjero,une megjithmen skam tru me kuptu ca ke shkrujt neVQ(prandaj skam marr munimin me e lexu,qe tha Bradi) po ama ty te kuptoj shume mire. smiley

Pjeter, 500 leke bo e shkreta, 10 birra smiley kriko ose 5 birra shishe. 

Konvertimin ma bej me raki,se nuk pi birra. Kam ble ne panair Historite e Herodotit,liber I trashe shume,kur ta maroj,po e marr VQn,po do ishte njelloj si me e djeg,pasi une s'e nok dot. Ti besoj,s'ke qellime komerciale,por synon te perhapesh pikpamjet e tuja per perparimin e memedheut. Po ta shohesh nga ky kendveshtrim, me mu,ti s'fiton nje bleres,por hum nje liber.

Natyrisht Pjeter, por jo humb, nuk ka humbes me VQ . 

Pjero , emigrantit pse i ka ngel hatri mor burre , asnje koment kesaj rradhe , mos i ke shkel ne kallo.....

Une nuk e di se pse Emigranti eshte larguar. Mendoj kapriço shkrimtari smiley

Ndersa une po zbuloj se dhe ne Kamez paska bibloteke(pale dhe ne Librazhd!). Une pervec biblotekes se Tiranes(dhe aty kur kam vajtur kam pare vetem njerez te moshes mbi 50vjec e rralle ndonje student) e dija se  te tjerat ishin zhdukur me kohe ndersa shtepite e kultures me duken nocione te harruara fare. Jam kurioze te di se cfare aktivitete kulturore zhvillohen aty. Por une te pergezoj per iniciativen tende per shperndarjen e librit ne cdo qytet se kam pershtypjen se dhe shtepite botuese  me emer as e marrin mundimin ta bejne kete.

Patris, te tera qytetet kane nga nje bibloteke. Dikur (ne kohen e socializmit) çdo qytet kishte nga disa bibloteka. Vetem Tirana i kishte nja 10 bibloteka, a me shume. 

Dikur po e di dhe cdo lagje ne Tirane kishte biblioteken e vet pervec biblotekes qendrore po nuk e dija se ne rrethe ato funksiononin akoma dhe jam kurioze sa te perditesuara jane me botimet e reja. 

o Pjero, po Antwerpeni ka biblioteke ? e ke vizituar ndonjehere, dhe sa libra ke lexuar kete vit ?

E kam pas vizituar para disa vjetesh, jam regjistruar qysh ne fillim te azilit, por nuk ka literature shqipe, dhe as pranojne te tille. Vetem ne anglisht dhe frengjisht e shumta. 

geen nederlands?

Naturlijk Rolandb, nederlands is eerste. 

"U ndame si miq"
Ktu ia ke thy zemren lexuesit Pjer...atmosfera ishte perfekte, ne fillim e paragjykove, pastaj ajo te superoi me profesionalizem, pastaj te dy rrufitet alkool dhe biseda ju ngjiti natyrshem, pastaj...u ndate si miq. smiley na rrokullise perposhte.

Pikerisht ky eshte thelbi i tregimit dhe mesazhit Aquamarine11 , ne fillim ne paragjykojme njeri-tjetrin, dyshojme, ai/ajo per mua e une per te, pastaj verejme qe kemi pika te perbashketa, dhe ndahemi si miq, pra nuk ka humbes, nuk ka armiq, veç fitojme te "dy palet" . 

E futa ne thojza " Dy palet " se ne fakt ne jemi nje pale, por mendojme se jemi dy. 

E kishte per tjeter gje Aquamarine o Pjero. Priste qe te perfundonte me histori dashurie, si te romani qe po shkruan.

Se c'kam nje parandjenje qe romani me dashuri i Pjerit do jete kryeveper. Do zoti na hedh ndonje paragraf ketu tek peshku pa dale nga botimi. Nuk di si ta ndihmojme qe ta perfundoj sa me shpejt! 

Nuk di si ta ndihmojme qe ta perfundoj sa me shpejt! 

smiley

Pjer  nuk ka motiv me te bukur se sa te shetisesh gjithe Shqiperine me VQ ne dore ! Ndoshta kjo te jep mundesine te njohesh me mire njerzit dhe realitetin, dhe VQ  mund ta zgjerosh edhe me shume, duke e apdejtur ! smiley

komisari i drites, qe me nje rucksack plot me libra shperndan dituri ne skajet me pa drite te atdheut.smiley. keto shkrimet autobiografike te pjerit, kete myth kane qellim te krijojne. smiley.

kam  vene re qe pjeri eshte narcistic, gje qe shprehet ne kete self-indulgence ne shkrimet tij. Shtoji ketu edhe faktin qe per femrat e blogut eshte si nje cuddly toy dhe ndoshta pak camp ne jeten reale, dhe ke receten per sukses. smiley

 

rolandb, keshtu si flet ti, gjysem shqip gjysem anglisht, nuk te morr vesh ç'a po thua smiley

e une vrisja mendjen pse te gjithe komentuesve u kthen pergjigje kurse mua jo.

e bej kastile pjero, dua te mesosh edhe ti pak anglisht (per te provokuar do thoshte palloshi). si mund te shkruash per tema ekonomike tek VQ pa lexuar literature ne anglisht, ne origjinal? habitem vertet.

pastaj ne cfare gjuhe iau shkruan ato letrat udheheqesve boterore?

Pjerin VQ, po e shndrojne ne nje misionar te vertet ! smiley

Ilirjani, vitin tjeter mendoj te shkoj ne qytete akoma me te largeta, ne Pogradec e Korçe. 

Po pse nga juglindja dhe jo na Verilindja ? smiley  Te duhen shpenzime te medha, te shtesish, po ma merr mendja si ekonomist qe je duhet te kesh bere nje llogari qe me ato para qe mbledh nga shitja e librave, ecen edhe me perpara ! smiley

Ka shkuar dhe ne Verilindje. Kukes, per te takuar nje kusheri (djalin e tezes me duket?) po ti s'i kushton vemendje fare shkrimeve te Pjerit. Pse o Ilir, vec une dhe Beluli i lexojme me imtesi?

Ti qe i lexon me imtesi , sa qofte ka ngrene Pjeri deri tani ne tregimet e tija ?

 

Shume. dhe disa koqe ulliri (TM Pjeri) qe i pertyp me qef ne nje ambient romantik ne buze te detit.

Po ti je shume rregullt, gjembi loxon shume, shume mire per ty . smiley

Ne veri-lindje kam qene, lexo pershkrimet e viteve te meparshme, k dhe diçka tek pjesa e 6 per kete gje. Nga VQ nuk kam fituar asnje lek, veç kam lene. 

Pjer sa leke ke lene? Kot per kuriozitet te pyes. 

Ketlina, me vjen keq qe nuk i paske lexuar pershtypjet e viteve te kaluara, ku flas per kete problem. 

Nuk ka rendesi ana monetare. Shqiperia mbi te gjitha. Jane te rralle shkrimtaret qe pasurohen ne te gjalle ...

O Pjer, kur i drejtohesh njerezve ketu " Grave", "Gaia", " Ketlina", etj si edhe ato nofkat qe perdor ne tregimet e tua ( Grava, alidemsi etj...) jane kto emrat - nofke te peshkutpauje?

Natyrisht, Bari.  

Pjer, ti ia merr edhe vete Shvejkut ne te rrefyer. smiley

Flm Ana , noi kritike me vend smiley edhe na ndihmon. 

Pjero me ça po kuptoj nga keto shkrimet e tua ia paske var fare punesimit si keshilltar/adviser/conseiller ne bursen e Shqiperise. Me ato kontaktet qe ke ne Shqiperi dhe me ndonje reference nga ndonje boss aty ne Belgjike ti mund te fillosh fare mire pune. Kane nevoje per 117 keshilltare/advisers/conseillers por nuk e kane shpallur se duan mos ta marr vesh publiku i gjere. E konfirmoi vete Erjon Braçe te Opnioni!

A ke noi link per kete gje. Megjithate prit pjesen e 6 per te kuptuar se pse nuk kontaktova me ata lart. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).