Alidemsin kisha nja dy vjet pa e takuar. Tek Peshku flitej se marredheniet midis nesh ishin ftohur, si Amerika me Kuben dikur. Mirepo ja qe ne bote po frynin erera te reja - u duhej pershtatur ketyre rrymave. Ne fakt ftohja nuk kish kaluar ne bronshit. I telefonova, dhe Kuba tere gezim e mirepriti takimin. Tek Bryli, nje lokal pallati i lezeçem, u ulem dhe beme porosine. Nxora nga çanta nje shishe Vermuthi, ngjyre te bardhe me shijen e Martinit. Muhabeti kalonte sa nga tema e veres, tek tema e Peshkut, e deri tek tema e formalizimit te ekonomise, disiplinimit te saj, gje per te cilen edhe ai vete ishte dakord.  

- Po ti vete Alidemso, si po e shtyn, a ke veshtiresi me jeten ketu? A merr diçka?  

- Po nuk ankohem Pjero. Shtyhem, si gjithe te tjeret. Me japin si ish-ushtarak diçka, por nuk eshte muhabeti aty, se ne jemi mesuar me pak, por tek dinjiteti yne si ushtarake. Sot as duan t'ia dine se kush ke qene, shko ne te gjitha zyrat, e deri tek ato te lagjes, nuk duan t'ia dine. kKo te vret me shume... Ca vajza te reja qe te konsiderojne sikur je lypes, nje numer, kjo te vret me shume, mungesa e respektit, - vazhdonte te fliste ai, nderkohe qe mua m'u kujtua Perendimi yne ne fillim, kur ti perplaseshe vertet me vajza te reja qe as donin te dinin se kush ishe. Vertet nje mungese totale respekti. Siç dukej edhe Shqiperia po perendimorizohej me shume seç duhej. Vendin e ndjenjave, mirekuptimit, arsyes..., po e zinte dokumentacionizimi, numerizimi, dosierizimi e kompjuterizimi, ku çdo gje behej me e veshtire per qytetarin dhe me e lehte per shtetin. 

- Si shpjegohet qe vera franceze ruan akoma rekordin ne kualitet, megjithese edhe vendet e tjera po hyjne me sukses ne tregun europian, - nderrova muhabetin une. 

- Po francezet o Pjero, kane tradine ne radhe te pare prodhimin e veres. Plus qe ndikon edhe lloji i tokes, pozicioni i saj, varieteti i saj: i njejti varietet ne dy vende te ndryshme sjell dy verera te ndryshme. Se ketu hyjne edhe faktore te tjere, pozicioni ndaj diellit, lloji i dheut... Se kemi edhe rakine e Skraparit per shenbull, qe del e mire. Po pse, mos valle ata jane me mjeshtra se te tjeret ne jug apo ketu ne Shqiperine e mesme? Jo, ka ketu ne Tirane mjeshtra me te zote se ata, mirepo atje eshte lloji i tokes, pjerrtesia e saj, qe e ben varietetin te dale i shkelqyer, si edhe rakine te shkelqyer. Keshtu eshte edhe me veren. 

 U çuam. I thashe te gjenim nje qese per te mbuluar shishen. 

- Jo ore, une do e mbaj si flamur kete Vermutin. Ta shohin te gjithe, se ne ketu e kemi per mburrje kur na sjellin ndonje gje, - qeshi ai duke u larguar me shishen ne dore.

 

Me plaken u nisem drejt Kukesit - nuk e kishte pare akoma autostraden. U habit kur per dy ore e gjysem u gjendem ne Kukes. Ishte akoma mengjez. Lymi po na priste. I thame se do te merrnim nga nje byrek Kuksi per ta provuar, dhe ashtu beme. Ca byreqe katrore, si fleta formati A4, te holla si brisku: ishin tradita e tyre si duket. Ne shtepi te Lymit gjetem hallen e plakur, nderkohe qe burri i saj kish marre lejen e zakonshme pergjithmone. Edhe Lymi i shkrete, nga stresi qe i kish sjell Rilindja, per pak sa s'kish ikur nga kjo bote, por nje nderhyrje kirurgjikale e kish sjelle perseri ne jete. Rilindja e kishte ringjallur, sic duket per te vuajtur edhe ca. 

Ngaqe kisha telefonin me oferte i lidha se bashku, hallen me xhaxhane ne Fier. Kishin vite pa e pare njeri-tjetrin. U kenaqen ne telefon duke treguar secili dhimbjet e veta ne trup. Ai po i shpjegonte se kish gjetur nje metode origjinale per sa here kish dhimbje apo shtrengim ne zemer. "Kam gjetur derman: sa here me shterngon zemra, marr tharesen e flokeve te gruas dhe e afroj afer zemres. Me qeteson", i thosh ai.

Kur papritur Lymit i ra telefoni. E njoftonin nga seksioni i Arsimit te qytetit te paraqitej urgjentisht. Dolem te dy. Ndonese ishte e shtune, punonjesit e shtetit punonin. Me erdhi mire per kete gje, si edhe per komunikimin me telefon, tamam si ne Perendim. Une prita poshte, ndersa ai u ngjit siper. Vetem kur doli pas nje gjysme ore. E kishin caktuar mesues ne fshat. Gjysma e se keqes. Ishin thirrur disa mesues, te papune, te cileve u ishte gjetur nje pune ne fshat. Lymit i vinte inat, se kishte dipllome masteri, nderkohe qe ne qytet punonin me nivel me te ulet se ai. Me duhej ta qetesoja perseri duke i injektuar doza humori; doja ta shihte jeten jo kaq dramatike, se kish edhe me keq. Sikur u qetesua ca, dhe filluam te benim shaka e te fantazonim sikur une u beja nje vizite ne shkolle, si inspektor nga Tirana. 

- He pse te thiren? - e pyeti halla e ngrire. 

- Eh, me caktuan mesues ne ....

- Epo shyqyr, paskeni qene me kembe te mbare.

Pasi beme dhe dy-tre vizita aty, u nisem perseri per Tirane.

 

Degjoja me kenaqesi radio-televizionin OraNews, qe me dukej objektiv. Mbanin nje qendrim kritik ndaj te metave te qeverise, biles permendnin edhe premtimet e Palloshit para zgjedhjeve dhe i krahasonin me rezultatet e ketij viti. Qeveria kish bere vertet disa ndryshime pozitive, por varferia ishte akoma e theksuar, per te mos thene se ishte thelluar. Ndoshta duhej pritur viti tjeter per te pare rezultatet e ketyre reformave. Nuk kuptohej se pse qeveria nuk fillonte me reformen sociale, gje qe do te perkthehej ne zbutje te varferise. Mos valle nuk ishin te afte? Apo nuk donin qe populli shqiptar te jetonte ne mireqenie? Kjo ishte nje pyetje kardinale qe te gjithe e shtronin dhe e bisedonin nder miq. Nje pjese mendonte se Rilindja ishte e paafte, pjesa tjeter mendonte se kjo ishte loja e pinjolleve - te diskreditonin kapitalizmin dhe indirekt te ngrinin socializmin. Sido qe te ishte, kjo qeveri sikur e kishte humbur kredibilitetin tek shumica e shqiptareve dhe per kete gje me vinte mjaft keq.  

Aty afer Selvise, pa dale tek Rruga e Barrikadave ose "e nen'kaçeve" siç quhej, ishte nje pike funerali. U futa brenda dhe pashe nje grua. Rrudha buzet, se kisha pare gjithmone nje burre te vjeter dhe shpresoja ta konsumoja seriozisht muhabetin e vdekjes me te. 

- Me se mund t'ju ndihmoj? - me zgjoi nga hutimi ajo. 

- Si te them..., nuk eshte ketu ai burri?

- Po ai vjen me vone. Nese ke ndonje gje urgjente ma thuaj mua, se te ndihmoj une. Per ke e ke?

- Ne fakt, e kam per plaken, por plaka eshte ende gjalle, - pashe qe ajo nga serioze po çelej e po buzeqeshte.  

- A-ha, une kujtova se mos kishe ndonje te familjes qe sapo kishte nderruar jete. 

- Jo, jo, por ngaqe plaka rri me mua ne emigracion, ne Belgjike..., ne fakt plaka rri me shume tek vellai ne Gjermani, por thashe te interesohem se sa shkon e gjithe shpeza per varrimin e plakes, nese vdes atje. 

- Me vjen mire qe interesohesh, - buzeqeshi ajo, - qe pregatitesh me sakte. Po ne radhe te pare thuaj "nena", pse i thua plaka? Tani, per çfare do te dish konkretisht, se varrimi luhatet, vvaret si e kerkon...

- Po ja ta fillojme me arkivolet: sa kushton ai i pari atje, e deri tek i fundit ketu afer xhamit? 

- Ai i pari kushton 300 mije leke te vjetra. Po t'i jap ne te vjetra, apo i do ne te reja? 

- Nuk prish pune, ne te vjetra, se une i kthej ne euro. 

- Ne rregull..., ndersa ky ketu eshte 1 milion leke. 

- Qenka shume i shtrenjte ky, por qenka shume i bukur. Megjithese robi, po vdiq, s'merr vesh se ku e hedhin. 

- Keta te tjeret variojne, ke me 400 mije, ke me 500 mije. Varet nga lloj i drurit dhe punimi. 

- Po si ky i shtrenjti edhe ai i liri, 300 mijeshi .... 

- Jo, kemi edhe me te lire, 250 mije (178 euro), - me nderpreu ajo. 

- Jo, ta kisha llafin, si ky i shtrenjti edhe ai i liri, nen toke, dekompozohen njesoj. 

- Kuptohet, nen toke çdo gje dekompozohet, prishet, - buzeqeshi ajo,- ketu merret ana estetike. Dikush e do keshtu e dikush ashtu, ne fund te fundit si e the dhe ti, njeriu po vdiq nuk merr vesh se ke arkivol i zgjedh. Rendesi ka qe respektin t'ia bejme sa eshte gjalle. 

- Natyrisht-natyrisht, kjo dihet, nuk ka shume rendesi se ç'arkivol i zgjedhim, - po kerkoja me sy per arkivolin 250 mijesh. - Nuk keni nga ai 250 mijeshi? 

- Ja njesoj si ky 300 mijeshi eshte, - hapi kapakun e arkivolit ajo. - Veçse nuk e ka kete copen brenda arkivolit. 

- Ehe, po si shume i madh me duket nga permasat mua, se plaken, nonen, - e korrigjova shpejt,- e kam te vogel. 

- Tani keto jane permasat, ndoshta te duken ty te medha, - buzeqeshi ajo. 

- E s'ka rendesi, kur te vije ai moment do kemi mundesi te zgjedhim. Por ajo qe me intereson mua eshte se sa shkojne shpenzimet e tjera, dhe si organizohet. Se ja, supozojme me vdiq plaka mua atje, une ju telefonoj juve, ju ç'beni? 

- Ne dergojme makinen tone te funeralit, atje ne Gjermani ose Belgjike, dhe e marrim trupin e se ndjeres dhe e sjellim ketu, ne dhomat tona. 

- Sa kushton ky udhetim i trupit, kjo vajtje-ardhje?

- Kjo kushton nga 1 500 euro deri ne 2 000 euro, se kryen formalitetet edhe atje. Po ju mund ta sillni edhe me avion, dhe nga aeroporti e deri ne varreza kujdesemi ne, e mund te kushtoje me lire ndoshta. 

- Pasi trupi hyn ne token shqiptare, ç'behet me tej dhe kush jane pagesat e tjera? 

- Po ja, e ke ketu listen, - me zgjati ajo nje cope leter ku ishin te shtypura te gjitha. 

- E para qenka arkivoli, po e shkruajme 300 mije (215 euro), e dyta thote Funerali. 

- 50 mije leke (36 euro).

- Kurorat, mos jane ato atje? 

- Po, por ka te ndryshme, me çmime te ndryshme, por sheno 15 mije (11 euro). 

- Po kjo pagesa e Bashkise ç'eshte? 

- Kjo eshte nje pagese qe  behet ne fillim, 210 mije (150 euro), por qe te kthehen. 

- Afishimi, ne sa vende e afishoni dhe sa kushton? 

- 10 mije leke (7 euro) e afishojme ne disa vende. Dhe nese do qe te afishohet edhe ne media, nese nena juaj ka bere ... eee ... 

- Ka qene dikushi me emer doni te thoni. 

- Po, dhe lajmerohet edhe me media, atehere ka tarifa me te larta. 

- Jo-jo, nona nuk ka bo asigjo me shume se dy djem, dhe keta me nje goditje. 

- Aha, qenkeni binjake me vellain, - po qeshte ajo, nderkohe qe une pohoja me koke. 

- Autobuzi sa qenka.?

- 50 mije leke (36 euro). 

- Po kjo "Pregatitja e Xhenazese", ç'kuptohet me kete?

- Edhe kjo 50 mije, dhe eshte sherbimi qe i behet te ndjerit ose te ndjeres: larja e trupit, mbeshtjellja ose veshja, varet se kujt besimi i perket. 

- Po ne qofte se je gjysme i krishtere e gjysme mysliman, siç eshte gjysma e popullates, si veprohet? 

- Varet se si e ka lene e ndjera ose i ndjeri. 

- Ehe, ketu shoh dhe nje pike interesante, Frigoriferi. Pra ju keni frigorifer per ruajtjen e trupit?

- Po, se ka raste kur njerezit nuk jane gati, dhe pagesa eshte 5 mije leke (3,6 euro) per 24 ore. 

- Kjo qenka gje e mire, se sot njerezit jane shperndare gjithandej. Po keto pikat e tjera: Kostum, Guverte, Shami, Qefine, Karrige, Kafe .... 

- Leri ato, - me nderpreu ajo me buzeqeshje ne goje. - Te bejme ket..., - nderpreu fjalen ajo, duke e rifilluar perseri, - ty te te rroje nena, dhe ben mire qe interesohesh per kete pune, se ne shqiptaret i leme punet per ne fund. Kur na ndodh diçka, atehere kujtohemi, se vijne ketu plot njerez ne momentin e fundit, te hutuar, s'dine nga t'ia fillojne, dhe tere punen e drejtojme neve pastaj. 

- Faleminderit per sqarimin, se u duk ndoshta ne fillim sikur po yshtja vdekjen e nenes, - u perpoqa te mos qeshja qe te mos e trembja.

- Ha-ha-ha, ne fillim dhe une keshtu pandeha, por jo, ti ben mire qe interesohesh per kete pune. Se ne fund te fundit, te gjithe per atje jemi. 

E falenderova dhe u ndame. Gjithmone, sa here rrudhja buzet perballe nje femre, fillimisht biseda nisej e veshtire, por pastaj gjithcka shkonte si ne vaj. U gezova qe e zgjidha kete punen e vdekjes, kur s'kisha bere as 20 metra dhe me filloi zemra dhe frymemarrja. Sikleti me detyroi te ndaloja prane nje peme per t'u mbeshtetur ne rast rreziku. Epo kjo pune, thashe me vete, po pregatitesha te percillja plaken e po me percjell ajo mua. Ej bela, ç'm'u desh ky interesim. Sapo mberrita tek plaka, i thashe me ze te mekur:

- O ma, u interesova tek nje pike funerali per ty, dhe larg qofte, nese vdes, atje tek ne, kostoja shkon nga 2 000 deri ne 3 000 euro, tere shpenzimet. 

- Ou? Nuk ka me lire?

- Ka po te te hedh une ne ndonje kanal, - buzeqesha. - Me lire del po te vdesesh ketu ne Shqiperi, - u duk sikur e rregullova shakane e pare, por e djallosa me keq. 

- Atehere i bie te shkoj ne azil, ose te jetoj ketu, dhe te vije ndonje mbese a nip te jetoje me mua. 

- Ke bo noi gjo keshtu qe vjen ere e mire?

- Ja skuqa ca qofte, dy i hengra vete dhe tre t'i lashe ty. Te tjerat i skuqim neser. 

- Haji o ma haji, se une ha dhe jashte, nja shtate qofte i hengra qepari, - dhe hapa frigoriferin nga ku nxora rakine, gjizen, ullinjte dhe hudhrat. 

 

Nuk mund te largohesha ta takuar edhe kusheriren time M., qe punonte tek Ministria e Finances. Ato dite, disa bursa kryesore nderkombetare kishin vendosur te ngrinin vleren e obligacioneve te CO2-shit, edhe si mjet per te çliruar/gjeneruar disa vlera e per te investuar ne drejtim te mjedisit. U afrova tek dera e Ministrise, por roja nuk me la te hyja pasi isha me pantallona te shkurtra dhe sandale. I bera nje sms kusherires, ku i njoftoja edhe informacionin mbi bursat kryesore. Me ktheu pergjigje se ato ishin çeshtje te njohura per punonjesit e Ministrise se Financave. Me lindi vetiu nje pyetje, dhe ia ktheva si pergjigje, po me sms: Nese keto çeshtje jane te njohura per ju si staf i Ministrise, pse atehere merrni borxh te huaj? Per çudi, asnje pergjigje. Mos u kish ngelur hatri? Po pse? 

Te perpiqeshe per nje diçka te mire, nuk ishte e lehte ne kete bote. E kunderta po, fatkeqesisht - te perpiqeshe te beje diçka te keqe, te piset, nje allishverish, ishte me e lehte. Doja dhe kisha deshire te takoja ndonje qeveritar, shtetar, apo bankier, e te ndaja me ta disa ide, por nuk ishte e lehte, plus qe vullneti ne kete drejtim po me binte. Atje çdo deshire te shuhej: çdo vit e me shume, ne emigranteve, na dukej sikur shkelnim ne nje dhe gjithmone e me te huaj. Dhe kjo edhe per shkak te qeverisjes, politik-beresve, vendim-marresve. Mendova dhe gjykova se, nese ata do te ishin te interesuar te takoheshim, le te me therrisnin vete. Nuk kisha pse te interesohesha gjithmone une, gjithmone ne, emigrantet. Neve na dhimbet Shqiperia, ndersa atyre u dhimbet vetem xhepi dhe pozita. Kjo ishte diferenca e madhe mes nesh.

 

Fund

 

Përzierje aromash dhe sjelljesh, 5

65 Komente

Rubrika argetim nga Pjeri: 

- O ma, u interesova tek nje pike funerali per ty, dhe larg qofte, nese vdes, atje tek ne, kostoja shkon nga 2 000 deri ne 3 000 euro, tere shpenzimet.  

smiley

Varferia ishte thelluar se qeveria kishte bere ndryshime pozitive, tha, pak a shume si ngrohja globale qe sjell stuhira dhe dimra te ftohte. Ja me keto gjerat VQ-iste te na kishe argetuar mo Pjer, jo me varrimin per se gjalli te 'plakes' me llogarira batanijesh funerali. 

Duhen kapur edhe nentekstet Xhibo smiley

Pjer, ti me mentalitetin tend je shume i avancuar per Shqiperine. Faleminderit edhe nje here per keto tregime dhe copeza jete nga memedheu. Mbyllja eshte shume e bukur. Krahasimin ndermjet dy vdekjeve, si trupore dhe shpirterore, i ke dhene shume bukur. More, po ti je talent per tregime. Te duhet vetem nje redaktor i mire. 

Flm Gaia smiley 

Gjithmone, sa here rrudhja buzet perballe nje femre, fillimisht biseda nisej e veshtire, por pastaj gjithcka shkonte si ne vaj smiley

Si me magji. smiley Si nuk e ke pire nje kafe me nje femer o Pjer! Je njeri babaxhan. Respekte per figuren tende qe ne keto tregime behet gjithmone e me e larmishme me batutat e tua teper te goditura dhe me mendjen tende te ndritur qe vec punon pa nderprere per te miren tende, per te miren e te gjitheve, per te miren e Shqiperise. 

Edhe sikur te pij Ketlina, nuk do ma marrin seriozisht, do mendojne se po bej noi numer smiley shaka. 

pjeri duhet te gjeje pune si travel writer se pershkrimet e tij jane aq te gjalla sa te duket sikur ke qene vete ne ate udhetim.

nje verejtje te vogel , kur i referohesh nenes si "plaka" pavaresisht se perdoret me perkedheli e dashuri tingellon sikur te ka zene deren.

Si ide biznesi Pjero meqe solle subjektin e vdekjes mesa i pakendshem eshte por asnje nuk del gjalle nga kjo dynja nderto nje krematorium.kursen token shpenzimet ata qe vdesin nuk kane per te pare se kush u vjen per vizite eshte zgjidhje e mire per te gjitha palet.

 

Po çfar verejtje e vogel, ky eshte i tere nje trangull i idhet, e me keq ne kete pjese rezulton edhe nje pervers nekrofil. Un nuk mund ta besoj kurre se ka bere nje muhabet te tille arkivoli me nenen e tij. Por edhe sikur te kishte shkruar nje fiction tip Edgar Poe, nuk eshte ne rregull nga trute. As me u talle nuk ja vlen me nje person te tille, pale ta konsiderosh si pune heroi qe mund te shpetoje vendin me teori ekonomike zhvilluar ne komente Peshku, gje qe ne fillim e kane besuar shumica e peshqve intelektuale, biles ka akoma te tille.

Pastaj edhe kjo pune qe emigrantet interesohen per Shqiprine kurse vendalijte jo, eshte per t'i bere qefin vetes, i bi me qene ana tjeter e medaljes Shkabe, nje prezervative e kthyer persembrapshi si çorape.

 

E megjithate nuk mund te rri pa e admiruar nje fund gjenial:

- Haji o ma haji, se une ha dhe jashte, nja shtate qofte i hengra qepari, - dhe hapa frigoriferin nga ku nxora rakine, gjizen, ullinjte dhe hudhrat.

                                     smiley

Vallaj nuk eshte per t'i zene bese gjenialitetit ne pergjithsi, nuk bohet ndryshe, pa qene i çmendur, pervers dhe trap nuk mund shkruhet nje fund i tille, mbasi jane shkruar te tjerat me pare per plaken o ma.

 

vdekja eshte pjese e jetes planifikimi per te pavaresisht se une nuk do ta ndaja me te tjere duhet bere .problemi qe trajton Pjeri eshte nje problem qe PO perballen shume emigrante me prinderit ne perendimi te jetes se tyre .

Alba, po ai nuk ka si ta kuptoje se ky eshte nje problem qe prek gjysmen e popullates shqiptare, se shume familje kane nga 1-2-3 jashte shtetit, per te mos thene se shum prinder i kane jashte femijet dhe nje pjese e tyre (kohet e fundit) kane bere bashkim familje, pra i kane marre prinderit (ose prindin) ne vendin ku punojne e jetojne. 

Tema ne fakt (pavarsisht toneve humoristike qe i kam dhene) eshte per tu diskutuar ne ter mediat shqiptare. 

çfar eshte kjo Alba; Travel Writer, agjensi turistike smiley

Shkrimtar udhetimi Pjer .

- Jo ore, une do e mbaj si flamur kete Vermutin. Ta shohin te gjithe, se ne ketu e kemi per mburrje kur na sjellin ndonje gje, - qeshi ai duke u larguar me shishen ne dore.

Si ne kohen e merumit qe mbanim ndonje pakete marlboro ne bufė, eh mer alidems sa keq ju paska  telendis rilindja ju ish ushtaraket! smiley

Kjo Vermuti, Zeqo, mund te ndahet edhe ne dy pjese; Ver Muti, duhet kapur nenteksti aty smiley

pra nuk paska qene lapsus qe i ka shpetuar redaktorit, dmth qellimisht eshte shkruar ashtu!?  ketu une dorzohem.

"Muhabeti kalonte sa nga tema e veres, tek tema e Peshkut, e deri tek tema e "formalizimit te ekonomise, disiplinimit te saj, gje per te cilen edhe ai vete ishte dakord."

-po çeshtjet e nxehta si: Lindja e mesme, Siria, problemet e ngrohjes globale, kontradiktat adekuate te vendeve anetare te BE me njeri- tjetrin, i diskutuat mo..??

-ahh, sikur te ishte edhe "sfungjer izoluesi"....smiley -lere lere cdo te vente..smiley

E di qe me ka marre malli per Sfyngjerin Izolues smiley Belulo. 

Fantastike !!! Pjesa me e bukur osht aty ku thote : Fund. 

Ajo fjala e fundit Qemolo, Fund smiley eshte vene nga adminet. 

Me shqeteson mungesa e Pjerit! Ku eshte Pjeri sot? smiley

Osht busy duke zhgarravit pjesen e 7 nga qe pati shume sukses me 6 te parat ... Moooossss ! ... Pjer, kij meshire se na q *** ve nonen.

Sa te pashpirt qe beheni ndonjehere! Tjetrit i jepet kurajo qe te vazhdoje dhe te bej permiresime. Apo jo Pjer? smiley

Bo sa tip negativ, nuk thu ishalla eshte mire se per pak paska qene tu i ra damllaja kur ka dale nga funerali, po direkt te te idhtat smiley

Ajo ishte e forte... smiley

çlirohu swed ç'tensionohu.

Ja ku e ke se u bone merak. Permen qoftet bo gati Pjerin ...smiley

Pjer i dashur, mos rresht kurre se shkruari. Xhelozat le te plasin nga inati.

Suksesi yt nuk varet vetem nga qoftet qe ke ngrene, qe ha dhe qe do te hash.

Tu befshin gjake e dhjam.

Do vije dita qe te gjitheve do tu kujtohet emigranti nga Belgjika qe bente cmos tu jepte pakez drite per te miren e vendit te vet emigranteve  te ketij blogu, politikaneve shqiptare etj.

Kush ka sy le te lexoje VQ, kush ka vesh le te degjoj teorite e Pjerit.. smiley

A e ka bere ndonjeri llogari sa qofte ka ngrene Pjeri deri ne pjesen e 6? smiley

Pyetje eshte kjo Fjala, po ku mahen men se sa qofte ha robi. 

Pjer ti i mban mend biles sa ke ngrene per cdo vakt. Po nuk e di a e ke bere bilancin.

Une kaq qofte sa ke ngrene ti ne nje jave them se nuk i kam ngrene gjithe jeten. smiley

Pjer ti i mban mend biles sa ke ngrene per cdo vakt. Po nuk e di a e ke bere bilancin.

Une kaq qofte sa ke ngrene ti ne nje jave them se nuk i kam ngrene gjithe jeten. smiley

Kur me shkon menia per qofte Fjala, blejm gjysem kile mish te grire derri dhe gjysem kile mish te grire viçi ose deleje, perzihen se bashku, iu hidhen hudhrat, buke ose miell, erzat e ndryshme, dhe vetem te lepish gishtat smiley

Ndonje kokerr veze u hedh brenda qofteve? smiley

Natyrisht e dashur, natyrisht, e harrova smiley ne fakt i bo gruaja, une vetem sa nderyj kot per noi shtese pikante smiley

Absolutisht as buke as veze. Dhe duhen pjek patjeter ne zgare. I afrohen shume qofteve te Metit ke Pazari Ri me at fillim. Dhe nji sekret tjeter duhen perzi me dore deri sa te lodhesh dhe pastaj ... edhe ca me teper. 

Kur flasin meshkujt si profesionista gatimi vaj me det.. smiley Nejse duhet te ket edhe nga ata lloj qe u vjen doresh te gatuajne. 

Ti a do me honger qofte zgare apo romstek ? Ta jap i dite formulen ( qe s'e kam shpik une) dhe flasim., se sot s'kam kohe. Anti-mashkull-iste !smiley

Ok na i jep ta provojme ndoshta do jete ndonje formule e magjishme dhe do na duhet te lepijme thonjte pastaj! smiley

Brado ta kapi ketlinen qemoli...smiley

Kur vjen puna tek Qoftet e Metit te gjithe terhiqemi smiley

Kjo 6 - ta shume e papame ,shkurt je i modh Pjero .

Lene Tikun se Emigrantin e perzuni , Ronin po se po , tani ju ka qep oBame smiley

Brado, nese ke noi mik gazetar apo perkthyes per gjermanishten, thuji nje fjale per tregimin, mase e nxjerrin edhe ne gazeten e tyre. Fitimin le ta marrin vete smiley

Afishimi, ne sa vende e afishoni dhe sa kushton? 

- 10 mije leke (7 euro) e afishojme ne disa vende. Dhe nese do qe te afishohet edhe ne media, nese nena juaj ka bere ... eee ...

 

 

-Pjero kjo pjesa e afishimit dhe sidomos ne media,  me duket me shume interes, se mund te shfrytezohet edhe per  ti bere reklame VQ-se... shanc ideal !

1 rruge e 3 pune, tha..

Si Belul ?

" Nena vdiq ( larg qofte ) lexoni VQ ?

smiley

po pjesa kryesore lajmerimi per nenen, normale...

por edhe nja dy llafe nga fundi per VQ, meqe spo shitet  pikerisht se mungon reklama,  dhe per autorin,  nuk prish pune them une...

 

ja te degjojme ca do thote vet Pjeri.. jam i bindur qe do ti  pelqej idea.

Tani qe  e rimendova ,  them se nuk do prishte pune.

Nuk ka asnje gje te keqe, pasi vete Pjeri thote per nenen se e vetmja gje qe ka bere me nje golpo jane dy binjaket, nga ku njeri (Pjeri dora vete) eshte me i famshem nepermjet VQ. Psh ne Amerike, thuhet ka lene mbrapa dy djem, filanin e filanin me emrat e familjareve dhe titujt qe kane. 

Si ide Belulo dhe Brado, nuk eshte keq, biles une do te shtoja psh; Pjesmarrsit ne varrim kane shanc te marrin copeza nga VQ falas smiley Do pyesin ç'eshte kjo, pa ta shohim, ne varrim VQ, nje risi smiley Dhe secili fantazon sipas menyres dhe shijes se vet. 

Nje afrikan ketu tek puna djema, po na tregonte me telefonin e tij nje vidio nga vdekja e nje pjestari te familjes. Kur ç'te shoh, filluan te kendojne e te kercejne ata qe mirrnin pjese ne varrim. Fillova te qesh, kur nja dy puntore (si puna e Heretikut) filluan te kritikonin se; ç'ishte kjo pune keshtu, kjo eshte idiotizem etj. Nuk e kuptonin se ajo qe per ta ishte idiotizem, per ate afrikanin qe normale.  

Ti qesh se je loqe, cinik dhe pervers arkivolesh O Ma!, ndersa dy puntoret nuk jane si puna e heretikut, i cili di ate qe nuk dine loqe-perverset oma! dhe as puntoret oba!: ka disa popuj dhe besime qe e konsiderojne vdekjen si çast kalimi ne nje dimension tjeter me me vlere, e prandaj kendojne dhe kercejne ne rast vdekjeje sepse mbas vdekjes shkohet ne nje vend me te mire. Dhe eshte logjike te veprohet keshtu nese vertet bota tjeter ekziston dhe eshte e tille.

 

Koqe, ta them sinqerisht, ti je statik ne ne ato qe sheh e lexon, nuk e pranon humorin, per ty eshte tragjike, tabu te besh shaka me tema te veçanta, pikerisht se je statik, shabllon. Ti e nise direkt komentin me fyerje,  dhe jo me argument, gje qe tregon se po rendohesh nga ana mendore dhe emocionale. 

Me vjen keq edhe per adminet qe i paskan hequr nja dy komente te miat siper. 

pjesa tjeter mendonte se kjo ishte loja e pinjolleve - te diskreditonin kapitalizmin dhe indirekt te ngrinin socializmin

kush konkretisht e mbeshteste kete tezen e partizanit te veshur si partizan qe ta kujtonim ne per gjerman dhe ta linim te kalonte i maskuar.

Autori bje ne banalitet.

Nje teme gjigande si ajo e arqivolit dhe sa me qejf e presin pleqte e shkrete shqiptare ( thua clirim shpirteror nga gjithe andrallat qe kane kaluar?), e banalizon me muhabet qoftesh.

shkrimtar i dobet. Nuk arrin te ngrej nje dialog surreal me plaken mbi vdekjen dhe funeralin.

bjeri tiku se e meriton!

ketu qendron nje problem  i pjerit. temat i ka gjigande, po i trajton pak ne menyre siperfaqesore. 

do edhe pak pune te behet shkrimtar me fame boterore.

Ballçekani, kapi anen humoristike, lexoje me ngadale dhe me qete smiley

Ne fakt Pjer, me qoftet nuk e ke mire shendetin, pasi sipas kerkimeve te fundit shkencore nga Organizata Boterore e Shendetit, mishi i perpunuar (bacon, sallam, salcice, dhe QOFTET), si edhe mishi i kuq shkaktojne kancer. Edhe per bulmetrat thuhet e njejta gje. Duhet te konsumosh qofte vegjetariane, qe ndonje njohes i guzhines se peshkut ketu i njeh mire, mund te te japi receten. Dalin shume te shijshme edhe ato. Ose duhet te besh qofte pule ose gjel deti.

edhe fishfingers

E di Gaia e di, se i lexoj dhe i shikoj emisionet shkencore, mbi shendetin, por ja qe na pelqejne te shkretat smiley

Pjer, tek pjesa Nr 5 te pyeta nese keto nofkat ( Grava, ketlina, alidemsi) qe perdor ne tregimet e tua, a jane keto te "peshkutpauje". M'u pergjigje " natyrisht po, Bari".

Ne pjesen e Dyte ke vendosur nje personazh me nofken "Bariu". I vetmi Bari ketu jam une. Njerezit qe lexojne Peshkun, me pyesin a jam une ne tregimin tend. 

Edhe tek seria paraprake e tregimeve te tua kishe bere te njejten gje. Te shkruajta edhe atehere. Nqs ti kujton se takon Bariun, ose te kane mashtruar ose imagjinata jote kalon disa caqe. 

Mqs Nofkat , sipas teje, jane te verteta, po te kerkoj te mos perdoresh nofken time ketu si personazh i tregimeve te tua, sidomos te atyre me ate lenden e dyshimte krupendjellese dhjamo-llapore, me ereza te ndryshme , e qe dikush i quan "qofte"

Besoj se e kuptove qe bashke nuk jemi takuar ndonjehere, dhe ti as qe e ke idene per "Bariun" qe merr mundimin edhe t'a pershkruash.

Faleminderit per mirekuptimin, BARIU

smiley

trademark emrin 'bariu'. Pjeri eshte njeri perendimor. i trembet ligjit. smiley

o Bari, me fal per nderhyrjen... por  mbaj mend qe edhe njehere tjeter  e ke pyetur Pjerin  kur ka permendur  ''takimin e tij me  Bariun''   te  nje qebabptore.smiley  ne Tirane...  mos gaboj kete takim e ka pershkruar te nje nga ato rrefimet e tij te famshme, marre nga cilkli kreshnik   ''Misioni politiko-kulturor ne Albanie''.smiley 

mbaj mend gjithashtu qe Pjeri te eshte pergjigjur dhe ka thene qe behet fjale  jo per ty,  dmth Bariu i peshkut,  por per  nje tjeter person qe eshte shok i vjeter rinie  i Pjerit dhe qe i therrasin  Bari-u.smiley

Bariu, per ty me kane pyetur edhe te tjere ketu para 1-2 vjetesh dhe iu kam thene se Bariu i Peshkut (ti) nuk eshte Bariu i tregimeve, pra pozicioni jot eshte sqaruar me kohe, por ti si duket nuk i ke lexuar. Bariu shoku im, qe e takoj çdo vit, nuk di te hapi e mbylli kompjutrin, e jo me te shkruaj, ndersa ti e di kompjutrin gjersa te shohim herpashere ketu. Bariu i tregimeve, s'ka buke te haje ne darke, se jeton me pensionin e plakes, dhe ka disa vjet pa pune, ndersa ti kam pershtypjen se nuk jeton keq gjersa ke leke per internet. 

Qe nuk jemi takuar bashke kjo dihet, se une nuk i njoh te gjithe komentatoret ketu. Une jam takuar gjer me sot, me Belulin, Bradin, Graven, Alidemsin, Blendin, e noi tjeter qe nuk ia mbaj mend pseudonimin. 

smileyCa qyfyre ka ky peshku!!

i modh

Epo te te fusi tjeteri ne valle pa asnje lidhje! Keta njerez jane te rrezikshem. Keta mund te.sajojne lloj lloj historish dhe ti shesin per te verteta. Nuk jane aq babaxhan sa duken jo!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).