Një grup mjedisor që monitoron faunën dhe florën në veri të Shqipërisë ngre shqetësimin se prerja e pakontrolluar e pyjeve në Malin e Munellës po kërcënon zhdukjen e një popullate të vogël të Rreqebullit Ballkanik.

Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri, PPNEA, njoftojë të shtunën se prerje masive të pyjeve janë vënë re në zonën e Malit të Munellës dhe më gjerë në bashkitë e Pukës, Fushë-Arrëzit dhe Mirditës në periudhën Nëntor-Dhjetor 2015.

“Gjendja në këtë rajon ka qenë e rënduar prej shumë vitesh, por që prej njoftimit për shpalljen e moratoriumit të pyjeve në fillim të vitit 2016, situata ka degraduar masivisht,” tha PPNEA nëpërmjet një njoftimi për shtyp, duke shtuar se ka dokumentuar një shtim të jashtëzakonshëm të subjekteve, makinerive dhe individëve të cilët po shfrytëzojnë pa kurrëfarë kriteri edhe ato pak pyje të mbetur.

“Nisur nga ky ritëm i papreçedentë shfrytëzues, PPNEA vlerëson se shpallja e moratoriumit të pyjeve në fillim të vitit që vjen do të ketë shumë pak vlera ruajtëse dhe benefite për pyjet e kësaj zone, pasi nuk po mbetet asnjë sipërfaqe pyjore për tu ruajtur,” shtoi ajo.

Sipas organizatës mjedisore prerja e pakontrolluar e pyejve në këtë zonë bëhet dhe më alarmante nisur nga fakti që Munella është rajoni i vetëm në Shqipëri ku është dokumentuar prezenca dhe riprodhimi i Rrëqebullit të Ballkanit, një nënlloj tejet i rrezikuar sipas klasifikimeve të Unionit Botëror për Ruajtjen e Natyrës (IUCN). Javën e shkuar PPNEA raportoi një këlysh rrëqebulli të vrarë në rajonin e Malit të Munellës.

“Nisur nga studimet e zhvilluara me kamera-kurth PPNEA vlerëson se në Munellë mbijeton një mini popullatë e Rrëqebullit Ballkanik e përbërë prej 4 deri në 6 individësh,” organizata tha.

“Degradimi i shfrenuar i habitatit në këtë zone ndikon në shqetësimin e sjelljes së rrëqebullit dhe rrit mundesitë e kontaktit njeri – rrëqebull,” shtoi ajo.

Siaps PPNEA-s me ritmet e vëzhguara të shfrytëzimit në Malin e Munellës ekziston mundësia reale që popullata e identifikuar e Rrëqebullit të Ballkanit, të zhduket në një afat shumë të shkurtër kohor duke humbur përfundimisht një nga pasuritë natyrore më të mëdha të vendit.

Rrëqebulli i Ballkanit është një specie kyç për mbrojtjen e trashgimisë natyrore dhe ekosistemeve në të gjithë Ballkanin jugperëndimor. Popullata e totale e tij llogatitet të jetë në më pak se 40 individë. Sipas kritereve të Listës së Kuqe të IUCN-s, Rrëqebulli i Ballkanit konsiderohet si një specie e rrezikuar në mënyre kritike (CR).

Në Shqipëri, rrëqebulli është i mbrojtur me ligj që prej vitit 1969. Së fundmi, kuadri ligjor është përmirësuar me Ligjin Nr. 10253, datë 11.03.2010 “Për gjuetinë” dhe Ligji Nr. 7/2014, “Për shpalljen e ndalimit të gjuetisë në Republiken e Shqipërisë”. Munella është deri më sot, një nga dy zonat e vetme në të gjithë Ballkanin, bashkë me Parkun Kombëtar të Mavrovës në Maqedoni, ku rrëqebulli riprodhohet.
Siaps PPNEA degradimi i pyjeve në Malin e Munellës është një realitet i cili nuk ka ngjallur kurrëfarë reagimi nga institucionet përkatëse për ruajtjen dhe menaxhimin e pyjeve.

“Situata e rënduar në Malin e Munellës si dhe pasojat që rrjedhin për mbijetesën e Rrëqebullit të Ballkanit, duhet që të ndërgjegjësojnë institucionet përgjegjëse në marrjen e masave urgjente për ndalimin e kësaj masakre mjedisore,” u shreph ajo.

PPNEA bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm e veprimtarive shfrytësuese në rajonin e Malit të Munellës, përpara shpalljes së moratoriumit pasi situataka degraduar ne nje pike kritike.

“Nëse ritmet dhe aktivitetet aktuale shfrytëzuese nuk ndalojnë rrezikojmë seriozisht të humbasim të vetmen popullatë të mbetur të rrëqebullit të Ballkanit në Shqipëri,” paralajmëroi organizata mjedisore.

34 Komente

Qudi si nuk i vene zjarrin.

O sa mir me qen shqiptar o hej !

opo q. nenen. o burra, mos lini gje ne kembe o barbare.

e shkaperdhyen ate vend lart e poshte. nentoke e mbitoke.

jepini mos lini gje o funderrina.

sa te vije "shqiptari" i peshkut dhe te na flase per nacionaleshin dhe mucnantrapin.

 

Po mire keta shpallesit e moratoriumit, pse nuk e bejne kete menjehere. Apo ashtu eshte nje pune. 

C'qeveri e rendomte legenash. Po pse mer moterq... me moratoriume qeveriset? Po a nuk jeni ju ne pushtet per zbatimin e ligjit? Thjesht s'keni qejf te perziheni sepse nuk ju leverdis. Fundja shumica e pyjeve ne veri jane kujt po i rruhet se maloket po presin kemben e vet. Ah mer legena. Lejini shtazet ta kthejne vendin ne zall. Pse mos beni palle ariu kur opoziten e drejton Greta Koci! Pisa.

Po jan burgjet plot mer vlla ... Ku ti fusim ?

Po u japim pak kohe sa te lirojme ca vende ...

Eshte e cuditshme qe njerezit prane pyllit nuk kane zhvilluar dashuri per te. Eshte vend i vecante, shume i bukur, gati spiritual. Shkojne dhe e presin ashtu pa teklif. Kur shikoj gjermanet se sa e duan pyllin, sec kane nje lidhje shpirterore me ate habitat natyror, eshte si shtepia e tyre e dyte. Te ben pershtypje...

Ka te beje me trurin. Fatkeqesisht maloket tane e kane trurin ne vend te keq kurse gjermanet aty ku duhet. Nuk rregullohet dot dhe si pasoje pyjet do vazhdojne te ekzekutohen. Nje zot e di cfare do bejne pasi pemet te jene zhdukur.

Gjera qe ndodhin ne Kapitalizem vella,konkurence e treg i lire! Firmat private kane fituar te drejten e shfrytezimit te pyjeve, ta shfrytezojme deri ne palce te drejten e tyre per te fituar lek,i ka kapitalizmi keto.. !!

mire e ke ti. jo po ta bejme si ne Angli ku jetojne ne rendin e bashkesise primitive dhe i ruajne pyjet. pse si anglezet do te behemi ne, qe te ruajme pyjet. ata jane budallenj. ku dine ata te ndertojne kapitalizem. s'dine si te fitojne leke hajvanet.

po ti thuaj shyqyr qe kane ardhur ca shqiptare ketej qe t'u mesojne edhe ketyre se si ndertohet kapitalizmi. jane me fat.

Ca ke shok? Nuk te pelqen Kapitalizmi? Ik andej nga Koreja e Veriut po deshe!Apo do qe te kthehen perseri eterit e bijve qe nuk lejonin sipermarjen private,pasurimin e njerzve? I thone 25 vjet liri-demokraci,poshte komunizmi,kapitalizem shok!!Cfare te mbjellesh do te korresh..keshtu qe hic mos u befaso e mos na trego Angli e ku di une cfare tjeter mund te te vi ne mendje!

Per cilin kapitalizem flet? Hajde shikoje njehere Ameriken, pyll i gjalle. Edhe aty ku ndertojne autostrada gjigande kujdesen ta mbjellin dendur me peme. Nje kujdes dhe dashamiresi e madhe per natyren.

 

Une po flas per Kapitalizmin Shqiptar! Ju per cfare po flisni? Jete te gjate Kapitalizmit Shqiptar smiley !!

Po qeveria e Rivdekjes (me falni Rilindjes) çfar ben. Apo eshte e zene me pune private. 

Ja dhe ndryesirat, qe i kenaqen malazezet e maqedonasit me dru Shqiperie, e nderkohe vet mbjellin vetem kancer. 

prandaj jane njerezit ne proteste

i shkulin ne Puke dhe i mbjellin ne Tirane smiley

S'kemi ca me ba,do kalu dimri, me ca do ngrohemi?

smiley

S'kemi ca me ba. Do kalu dimri,me ca te nrohemi?

smiley

Kot e ke Pjeter, se shumica e atyre druve s'shko as per ngrohje te robve por shko per Makedonski e Malazezi, se ata andej e kane rripin pak me te shtrengum. smiley

20 komente futja kot.
Pyjet, detet dhe malet nuk mbrohen me ligje leshi apo me moratoriume o tipa. Cdo vend i botes ka te nejjtat probleme.
Zgjjidhjet mund te jene dy, por vetem njera eshte vertet efikase.
1. Te vesh ti ruash pyjet (publike) me ushtare dhe mos te lesh gjekafshe te futet apo dali.
2. T'i privatizosh. Privatizimi i pyjeve apo i resurseve te tjera ben qe pronari te kete interes qe edhe ta shfrytezojne drurin por edhe ta kultivoje ate. Psh sic nje fshatar e rrit lopen e shumon e ushqen etj por edhe e shfrytezon, ashtu edhe pronari i nje pylli apo territori privat, nen incentivat e tregut dhe nen shtysen kompetitive do te priste drure, per ndertim shtepish apo edhe per shitje/ngrohje etj etj por edhe do te mbillte te reja.
Ndersa duke i mbajtur pyjet "prone pa zot" (publike) asnje nuk ka interes ti kultivoje ate sepse mendon se nuk jane te askujt dhe se duhet shfrytezuar para te tjereve.

Vuajtem 50 vite diktature komuniste por 20 komente futja kot tregojne se nuk kemi kuptuar asnje se pse komunizmi deshtoi ne 1/2 e globit.

Nuk eshte gabim kjo qe ke shkruar megjithate une duhet ta them qe pyll privat ne Gjermani deri tani nuk kam pare. Mund te jete ndonje pjese e tij ku jeton ndonje fermer e kujdeset privatisht per zonen pyllore afer prones vet, po nje pyll i tere?! Pyjet e Kanadase kujt i perkasin? Parqet kombetare atje jane te gjitha private?

une duhet ta them qe pyll privat ne Gjermani deri tani nuk kam pare.

Kjo nuk dmth se nuk eshte nje zgjidhje e mire, apo me e mire se kjo qe kemi aktualisht. Logjike e rrejshme. smiley

Fakti qe shumica e shqiptareve nuk e dinin se buka, mishi dhe perimet mund te prodhoheshin dhe shperndaheshin edhe nga privati, dhe madje me me shume bollek, pasterti, dhe eficience se sa bente monopoli shteteror komunist nuk do te thote gje se privati nuk e bente dot.

E njejta gje mund te thuhet per shume gjera te tjera.

Une di se Anglia pjeserisht e ka implementuar dhe po kerkon ta zgjeroje kete ceshtje. SHBAja po ashtu e ka zbatuar ne disa zona - megjithese duhet thene se SHBA territore te gjera nen kontroll Federal (keto mund te jene fare mire nen perdorim ushtarak apo per testime berthamore - nuk i dihet.)

E kam fjalen qe nuk i pret njeri pyjet vetem se ata jane shteterore. Sigurisht qe eshte e mundur te privatizohet po kjo deri tani nuk eshte e nevojshme. Ne Shqiperi thjesht mungon zbatimi ligjit. 

 

Po ky eshte problemi, apo nuk e kupton... Ne nuk do rrime pa prere pyjet vetem per hater te nje rrqebulli.

Amerika nderton edhe me dru, madje do thoja kryesisht me dru (pervec qiellgervishtesve qe i ndertojne me celik) por nuk po u shterrojne gje pyjet, sepse nje pjese te mire te tyre, kur kane mundur, i kane privatizuar dhe ata qe i kane nen pronesi i kultivojne sic kultivohet nje e mjelle nga nje bujk ne fshat. E pret pemen dhe e shet drurir dhe me nje pjese te te ardhurave mbjell peme te reja. Ne kete menyre edhe mirembahet pylli por edhe nxirret nje fitim duke shitur drurin qe eshte i nevojshem.

Plus, qe besoj se keta qe presin dru ne Shqiperi i presin per t'u ngrohur...

Se ti mase edhe do te nxjerresh nje ligj debil qe ndalon prerjen e pyjeve, por zgjidhja nuk eshte prerja e pyjeve, por si te gjejme menyren qe edhe ti presim por edhe te mos na shterrohen.
U zgjenjeva pak nga shkembimi ne fakt. Megjithate po te jap edhe nja dy lidhje te tjera, po deshe lexoji...
http://sharplogger.vt.edu/virginiasfi/fa...

Po te njejten gje po shkruan pra. Ndryshimi eshte qe ne Kanada zbatohet ligji dhe ne Shqiperi jo, prandaj po vuan pylli. Nuk ka tek ne nje strukture ligjore qe con eksperte pyjetare per te kontrolluar pyjet: cilet peme lejohen te priten, sa prej tyre do priten, cfare masash te merren kur u bie myku, cilet dru do caktojme per ngrohje, cilet per eksport etj. Nevojat e pyllit jane njesoj, ska rendesi nese ai eshte privat apo publik. Edhe Gjermania e eksporton drurin si lende paresore dhe prape ka pyje plot se prerja, ruajtja e mirembatja e tyre ka ligje, te cilat ne na mungojne. Nuk duhet ushtria gjermane te ruaje pyllin se po te kapen te pret direkt burgu. Prape tek ne nuk funksionon kjo gje. 

Ti i qasesh debatit me premisa te gabuara. Premisa jote eshte se vetem sikur te zbatohej ligji... cdo gje do shkonte mire. Vetem sikur te zbatohej ligji nuk do kishte ekonomi ne te zeze... Nuk te vete mendja te pyesesh se cilat jane incentivat qe i shtyjne njerezit te mos deklarojne disa te ardhura, cilat jane arsyet se perse njerezit nuk kane interes qe ta ruajne pronen publike etj etj.

Kjo eshte menyra me e gabuar... Ti dhe shume te tjere nuk e kuptoni se nje dicka qe eshte e pa prone nuk e ka jeten e gjate. Shteti eshte nje menaxhues i keq i resurseve.

Ty psh nuk te vete mendja te thuash se ligji eshte i keq formuluar, apo me se paku - nese ndajme idene se pyjet duhen shfrytezuar dhe kultivuar - te thuash se implementimi i programit per te zbatuar kete premise eshte i gabuar.

Une po perpiqem te te them, se monopoli shteteror, qe nuk ka ne vetevete incentiven e fitimit nga procesi qe mendohet se duhet te kontrolloje, eshte nje menaxhues i keq i procesit - ne kete rast i menaxhimit te pyjeve.

Ndaj edhe ta dhashe shembullin e deshtimit te soc-komunizmit...

Ke permendur Gjermanine, dhe eksportin, por nuk me ke treguar se kush e ben kete eksport dhe nga merret ky dru. Ve bast se jane firma private, qe menaxhojne territore ku kultivojne dhe mirembaje pyje private...

Ja:

Who owns the forests?

The Federal Republic of Germany is a federal state. Responsible for the forests are mainly the federal countries (Länder). While the Federal Government merely sets the forest policy framework, the Länder are responsible for the formulation and implementation of concrete forest policy targets. Private persons, corporate entities (notably municipalities) and the state, i.e. mainly the Länder, own woodlands.

48% of the 11.4 million hectares of forest in Germany are private forests. 29% of forests are owned by Countries, 19% owned by corporations and 4% owned by the state. There are strong regional differences. The Share of the private forest ranges from 24% in Hesse to 67% in North Rhine-Westphalia. Private forest often predominates in the sparsely populated rural areas. The State Forest-share is between 17% in North Rhine-Westphalia and 50% in Mecklenburg-Vorpommern. The largest part of today's state forests form formerly sovereign Forests and secularized monastery property. The Corporate forest has a share in Rhineland-Palatinate of 46%, in Brandenburg about 7%, in Lower Saxony and Saxony-Anhalt around 9%. In densely populated Metropolitan areas the proportion it often particularly high.
The private forest in Germany is predominantly small structured and fragmented. About half of the private forest area share holdings with less than 20 hectares. Only 13% of private forest have a size of more than 1,000 hectares. The number of corporative and private forest owners in Germany is about 2 million.

http://www.forstwirtschaft-in-deutschlan...

Privat apo publik: Tek dy zbatohet ligji. Fjalet e tjera jane fukurallek.

 Ashtu eshte shoku Gene,te drejte ke..i ka kapitalizmi keto !!

Nga Anglia ti dhe nuk di te lexosh anglisht... lexoji ato qe kam sjelle me siper dhe me thuaj cfare nuk te pelqen...

o Tiku... po na u mblodhen burdallenjte, ca behet kshu...na nxine jeten, as per natale s'na lene te qete!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).