Koncesionet me vlerë dhjetra milionë euro të ministrisë së Shëndetësisë janë bërë objekt i një hetimi të gjerë, të nisur së fundmi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Procedimi penal është regjistruar nga Njësia Antikorrupsion- përgjegjëse për hetimin e zyrtarëve të lartë publikë dhe pritet të shtrihet në të gjithë piramidën drejtuese të ministrisë së Shëndetësisë, përfshirë edhe ministrin Ilir Beqaj.

Hetimi për koncesionet në shëndetësi është nisur me inisiativë të Prokurorisë, pas publikimit të një serie artikujsh nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN dhe agjencia Investigimi.al. Koncesioni për hemodializën, me vlerë 86 milionë dollarë, ai për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë dollarë dhe koncesioni i check up-it falas do të jenë në qendër të verifikimeve të grupit hetimor.

I kontaktuar nga BIRN, këshilltari i Prokurorit të Përgjithshëm, Albi Serani konfirmoi nisjen e hetimeve me inisiativë për koncesionet në shëndetësi, pas investigimeve të botuara nga media.

“Ky hetim ka nisur pas shqetësimeve të shpeshta të ngritura në publik për disa tendera dhe koncesione të realizuara nga Ministria e Shëndetësisë gjatë muajve të fundit, vlera e të cilave arrin në disa dhjetra miliona euro,” tha Serani.

I pyetur nëse procedimi penal përfshin edhe ministrin Ilir Beqaj, Serani u përgjigj se ”asnjë zyrtar nuk do të jetë i përjashtuar nga hetimet”.

Hetimi për koncesionet në sektorin e shëndetësisë, i regjistruar në Njësinë Antikorrupsion të Prokurorisë së Krimeve të Rënda do të asistohet edhe nga oficerë të policisë gjyqësore të Prokurorisë së Përgjithshme. Shkak janë bërë procedurat komplekse të dhënies me koncesion të shërbimeve publike, të cilat kërkojnë kohën e tyre për t’u hetuar.

Koncesionet multimilionëshe të shërbimeve mjekësore e kanë vendosur ministrin Beqaj në qendër të akuzave të medias dhe të opozitës, pasi kompani të panjohura dhe pa eksperiencë kanë qenë përfituese të tyre.

Në tetor 2015, BIRN investigoi kompaninë fituese të koncesionit të hemodializës, Evita Sh.p.k, e cila përfitoi pjesën kryesore të kontratës së majme 10-vjeçare prej 86 milionë dollarësh. Zanafilla e kësaj kompanie është një bar-kafe modeste në qytetin e Beratit, ndërkohë që pronarja e saj, Majlinda Fetiu nuk rezulton të ketë lidhje me fushën e shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë u përgjigj se “Evita” shpk e fitoi koncesionin për hemodializën bashkë me Spitalin Amerikan. Më pas rezultoi se Spitali Amerikan do të ketë vetëm 15 % të aksioneve në kompaninë e re, të krijuar për operimin e koncesionit.

Koncesioni i sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, me vlerë 100 milionë USD do të hetohet gjithashtu nga Njësia Antikorrupsion e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Sipas një investigimi të BIRN, kompania modeste e emigrantit shqiptar në Peruxhia të Italisë, Ilir Rrapaj fitoi 40 për qind të kësaj kontrate, si pjesë e konsorciumit italian të udhëhequr nga “Servizi Italia”.

Koncesioni i kontrollit mjekësor falas me vlerë 120 milionë euro, i fituar nga kompania “Marketing& Distribution” me eksperiencë në tregtimin e duhanit dhe alkoolit do të jetë gjithashtu pjesë e këtyre hetimeve.

91 Komente

gjate rruges u shkrime me shakatë e Duçes smiley

ne perfundim te hetimeve ai do dale i pafajshem.ja pra qe korrupsion nuku ka , edhe nese ka ai ndodh diku ne amerike , xhibuti ,laos kamboxhia por jo ne shqiperi me kuadrot tona me taban te rritura e te edukuara nga partia.apo jo shkabe?smiley

aman dhe keto prokurorert duan te mbushin hetimet me te pafajshem.. 

Shtrenjtë bëka sterilizmi! smiley

Do kete arristime ne nivele te larta, vetem kaq thote ai mediokri Llalla. Po dhe kete here asgje ska per te ndodhur. smiley

Sikur thane andej nga vjeshta por vjeshta erdhi e iku ...

Hetimi ka bere mire qe ka nisur, veç nuk duhet te ndaloje, edhe nese del noi peshkaqen i qeverise qe do ta ndaloje. 

Te tha Likja o legen , mo i hiq nga puna Infrmieret qe vuni Vasili , sdeshe , ne p ...te somes shkofsh tani , plehre.

per te gjithe ata qe do ikin ne Shqiperi per fund viti , mos u nisni pa pasur me vete Tetanoz , seriozisht kjo .

Ketu ja kepute kot. Monika akoma sygjeron x/y te pozicioneve, nga sanitaret e lart. 

Lehte e ka me e cu ne te s'emes kete super hajdutin...vetem tek dializa te shohin kontraten e JV midis kioskes nga berati qe ka 85% te aksioneve, a korrespondon me termat e references per xhiron dhe eksperiencen, dhe ne burg komisioni dhe ministri me ta...nese duan ti rilindin eshte fjala, gjithmone!

Prokuroria ben mire qe nis te hetoje ceshtje qe perfliten se keshtu gjerat edhe sqarohen. Por, cfare beri psh prokuroria me garancine prej 100 milion dollare qe gjoja e kishte depozituar Taci Oil per blerjen e albpetrolit, por qe kurre nuk u arketua? A ka proceduar njeri per kete veper penale nga me ordineret dhe me te thjeshtat per tu hetuar? Nje mut te modh ka bo. Pse? Po sepse ne ate kohe ka qene kryeminister, me falni mbret vete kriminel berisha. Po si mer ka mundesi qe me te humb 100 milion dollare dhe te mos denohet njeri. Po ja qe jetojme ne Shqiperi, vend ideal per hajni.

edhe une do isha te hetohej ceshtja albpetrol...sa miliona mori ministri i ekonomise qe u mor me privatizimin e kompanise??? Dhe si ka mundesi qe palloshi i gjate e kishte ne kabinet der sa dha doreheqejen para pak javesh??? Sa me qef e paska pas edhe ky palloshi gjate me gjithe sojin e sorollopin e vet me u be pak "kriminel" si Saliu. Te dhjefsha moj Shqiperi, se kurva ke per bij!!!

PO pse privatizimi i kompanise a nuk ishte objektiv i qeverise, pra i mbretit saluk ? Pse ti mendon se ky privatizim u be me koken e vet nga ministri i asaj kohe? Kaq poshte kishte rene mbreti saluk? smiley

Po ja qe jetojme ne Shqiperi, vend ideal per hajni

Edhe aq ideal nuk eshte .psh asaj plakes 90 vjece ne maje te malit ia prene dritat .ka shtet or tie.

Ore djema nje pyetje kisha une per Palloshin; 

O hajvan, a mund te me shpjegosh, se pse i ve ne poste kyçe, njerez qe te ulin imazhin e qeverisjes tende, dhe ketu nuk e kam fjalen per ministrin e perfolur ketu, por per dhjetra nenpunes, qeveritare te rangjeve te ulta, qe bejne kerdine aty. 

O Pjer por mos na bej edhe ti propagande boshe, por sill fakte se ato kane vlere. E di ti sesa nepunes dhe drejtues te administrates publike jane denoncuar per korupsion nga vete kontrolli i brendshem i administrates shteterore? Apo keto nuk quhen! Pastaj se ata/ato lirohen nga gjykatat eshte mesele tjeter qe besoj qe edhe ti bie dakort qe per kete nuk mund te fajesosh qeverine.

Kuazo, qe Kontrrolli i Shtetit ben nje pune te paqme, kete nuk e vej ne dyshim, dhe kjo gje verteton katerciperisht ate qe thash me siper, se; Pse Palloshi ve ne poste drejtuese, njerez te korruptuar, qe nuk kalojne veç disa muaj dhe kapen mat nga Kontrrolli i Shtetit.   Kete me shpjego ti mua, pse ai hajvan nuk ve njerez te ndershem, por te korruptuar.  E ç'emer ti veme kesaj. 

Piero nuk me lexon mire ti mua. Nuk thashe kontrolli i shtetit, por kontrolli i brendshem i dikastereve dhe i kryeministrise. Sa per KLSH-ne ata jane te gjithe kaqola dhe qener qe ju ka ikur nuhatja.

Po ç'rendesi ka ngateresa qe iu bere, se sa do fikja kompjutrin, kontrroll per kontrroll, kontrollon A, po kontrollon edhe B, Rezultati, qeveria, administrata, plot me hajduta, hajvane dhe te paafte. Pergjigju pyetjes te lutem, se; Pse Palloshi nuk ve/zgjedh njerez te ndershem dhe me vizion ne punet drejtuese. 

A i pergjigjesh dot kesaj pyetje. Naten. 

Ah se harrova, pjesa e 6 dhe e fundit e tregimit tim ka qyshkuri qe iu eshte derguar admineve. Presim te dali. 

Nuk te pergjigjem dot Pier sepse ti gjykon me mendesi totalitariste, pra qe 1-shi vendos per gjithshka, kur ne demokraci, ose ne ate qe ne duhet te arrijme, veprohet ndryshe. 

O Pjer po thuaje troç o i uruar ! Pse nuk vene ne post Pjerin Thomain? Lere dhe ti aman, ; bie nga kna.

vetem korrupsion lexon, kane zevendesuar korrentin me korrupsionin.

vetem korrupsion lexon, kane zevendesuar korrentin me korrupsionin.

smiley

situate e keqe , eshte bere si puna atij shkopi qe ka rene ne fekale, dhe nuk e di nga cila ane ta kapesh qe ta nxjerresh prej andej !

kane plasur ujerat e zeza, do vije ajo ambulanca qe e terhiqnin me kavo ti shpetoje

Imagjino sa kemi hec perpara. Flitet per ti hedh ministrit byrzylyket per korrupsion. Flm. .. ... e tiku? 

ta falte zoti vllau jone. Me ça bohen muhabetet ne Shqipnie. Me 100 miljon e me 200 miljon.

kercasin paret si kokoshka.

per ti heq kapellon ktynve.

 

nuk i japin ministrat konqesionet, jane roboter qe zbatojne udhezime brukselrash e keshillues ingilterash e me gjere.

albanie is  welcomed to the desert of global neoliberalism.

dita e dyte e hetimeve...pune te mbare.

Paskan sulmu UFO -t gazeten Tema smiley

Javen qe kaloi e pashe Beqajn ne nje studio televizive perballe tre gazetareve "investigativ". Gazetaret mu duken komplet koqe (ose ndoshta bonin si te atille se ashtu ju takonte me bo), gjithsesi shpjegimet qe dha Beqja ne lidhje me koncesionet mua mu duken ne rregull. Gjithashtu Beqja me krijoi pershtypjen e nje funksionari te pergatitur e te mireinformuar.

dita e trete e hetimeve....me krahe te lehta!

dita e katert e hetimeve....keep it up!

dita e peste e hetimeve......paçi nje dite frutdhenese!

dita e gjashte e hetimeve......nuk e dime a do punojne edhe te shtune e te djele apo e kane pushim.

dita e shtetë mo,

tik-tak, tik-tak

dita e nente ( ta vente ) ne dukje puna hecen.

djaloshi paguan kafet por nuk afrohet tek tavolina.

dita e dhjete e hetimeve. ashtu vazhdoni mos iu ndani hajduteve!!!

dita e njembedjete e hetimeve....laku po shtrengohet per hajdutet e pushtetshem!

dita e dymbedhjete e hetimeve... mbase dite e shkurter per shkak te festes por gjithsesi urojme te kete qene intesive!!

13 dite.

.. ai e hetoi njecopher me sy..

dita e pesembedhjete e hetimeve......hetimet shtohen, zgjerohen, ngushtohen deri sa t'ja arrijne qellimit qe ti zene hajdutet e pushtetshem ne lakun e drejtesise. qofte kjo jave nga me frytdheneset!

16 (gjashtmbdhjet ) dit.

uuuffffffffff.

tia qepin mire tua marrin frymen, mos ti lene ti gezojne.

dita e gjashtembedhjete e hetimeve........naten dite more bij te popullit deri sa ti zini prej leqesh hajdutet e pushtetshem, ti merrni me furgona ti plasni ne biruce.

Gono ka dale ndonje fakt i ri? Na perditeso sa te mundesh.

17 (shtatmbdhjet) dit.

ksaj i thon ti kesh ditt e numrume smiley

aman se na cate trapin me gjithe keto hetime leshi qe keni nisur dhe asnje s'bitisni. Juve mut prokuroresh bashke me gjykatesit tuaj duhet te ngordhni ne burg. 

Trapa si Beqja bejne mu qe nga amerika qe jane te korruptuar.

Dita 18-19.

Ky hetim edhe zyrtarisht tani shtrihet ne 2 (dy) vite

sic do thosh dhe beniamini i berberit te peshkut, fiqo, kto pune behen me qetesi e dashuri. Llalla per kte shtator e ka pas fjalen

Dita e 20 ( njizet )

çna ka shku ner mend per nji tave peshku te fuqishme smiley

Neser mish delfinit', fiqo!

Dita e njezetenjete e hetimeve.

Jo pushime! Por hetime!!!

Sa me gjate shkon aq me shume zgjat kjo pune. Hajdutet e pushtetshme shohin endrra makthi me burra me kravate qe pijne kamomil me meze.

Dita e njezetedyte e hetimeve.

Mos u tutni edhe po ju kercenuan falangat e krimit, vazhdoni me nder punen qe keni nisur deri sa ti kalbni ne burg hajdutet e pushtetshem!!

Dita e njezetetrete e hetimeve.

Ceshte nje lageshtire ne Miami me te mar frymen.

Dita e njezetekatert e hetimeve.

5000 dollare per te pare nje ndeshje basketbolli si sheiket.

Dita e njezetetete e hetimeve.

Te gjithe ne shtet po vjedhin, nga inspektoret tek drejtoret. Ky eshte nje lajm tjeter i mire per prokurorine.

Dita e njezetevente e hetimeve.

Kush ka gra boten ka.

Dita e tridhjete e hetimeve.

nga frika e hetimeve hajdutet ne pushtet nuk miratojne as reformen e drejtesise

Dita e tridhjetenjete e hetimeve timeve meve ve ve ve ve.........

Kismet nga vjeshta.smiley

prandaj duhet ajo reforma ne drejtesi urgjentisht qe te gjithe keto te korruptuar ne pushtet te gjejne qelite e ftohta sa me shpejt.

po i thua hajdutit te fuse ne burg bashke/hajdutin.good luck with that.pastaj te gjithe kane alibira te forta .i kane pasurite nga gruaja.smiley

si po thone mileti:

shtepine ja ka bo gruja

cunin ja ka bo baba

qeverine ja ka bo Ilir Meta

po pikturat a thu i ka te vetat?

smiley

dita e tridhjetegjashte e hetimeve

po hetohet per korrupsion ministri aktual nderkohe qe komuniteti nderkombetar kerkon me ngulm qe zyrtaret e korruptuar tu vihen byzylyket

tridhjetegjashte dite hetime kushedi kush fshihet pas ketij ministri te korruptuar

dita e tridhjeteshtate e hetimeve.

sa me shume e lene hajdutin ne pushtet aq me shume do vjedhe.

dita e dyzenjete e hetimeve.

do digjet edhe i gjati bashke me te thatin

dita e dyzetedyte e hetimeve.

beqes po i dridhen leqet. ca e dishit ju shendetesine falas, qofte te daja?

dorezoja dhjetshen beqes pastaj kerko shendetesi falas

 

ditea e dyzetavente e hetimeve.

po tani kush do ju dale ne mbrojtje hajdutave?

 

Ça u bo? Ka naj te re?

pesedhjeteetete dite pa llogariture netet e gjata.

jane te prenontuar te gjitha burgjet he per he

te shohim

dita e pesedhjeteevente e hetimeve:

iu ka hyre lepri ne bark tani hajduteve te pushtetshem se vjen sekretari i shtetit dhe i ckoqit keto gjera

dita e gjashtetrete e hetimeve.

 

po e ndjejne rrezikun, filluan levizjet ne ministri. a ta lumsha moj prekurori qe punon me metoda te mistershme.

gjashtetredithetimeakomavetemnjeiarrestuKsera!.

hajdute te pushtetshem tha ambasadori amerikan. me ora te shtrenjta.

ne fakt kjo duhet te ishte thjesht nje procure e thjeshte ndrrimi emri  nga Ilir Beqja ne Iburgosur Beqja as mbiemrin sdo kishin nevoje me ja ndrru..

dita e njeqindt e hetimeve.....

vizat amerikane ti qajne me lot hajdutat e pushtetshem

101 ditë.

pune e detajuar, me perkushtim, te perqendruar si asnjeher me par. I lumte.

nganjehere eshte me e lehte te luftosh korrupsionin ne hije se ate diten per diell.

dhe nuk eshte vetem vapa jo

ba kur iken iqinenji dite hetime!!

111 dite.

Ma shpejta u hapne letrat e panamase se kto tonat smiley

Shpia me tjeglla, Dhalla me rreglla. Ska maru pune Gerdecin, me Janarin e zi, me orat e shtrenjta etj etj etj

123 dite.

oj te investigume.

it's just a show ifiqo, nuk jane aq budallenje sa te bejne kontrata te pajustifikuara nga ana ligjore ne mes te dites,

mendimi jem ky se cdo gje ben vaki

patjeter.

po prap un them qe do shofim se shpejti nje dy tre levizje tjera ne qeveri, ministri ne fjale psh merr nje detyre tjeter te rendesishme bashke me falenderimin.

shof se ka ardh koha qe te lirohen ca tavolina se u bon shume qe hajn ne kembe smiley

si me thene, eshte sezoni

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).