Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë protestës së ditës së hënë para Parlamentit të organizuar nga opozita, premtoi se “ligji klientelist për arsimin e lartë” do të shfuqizohet javën e parë të mandatit të qeverisë së tij.

“Është një padrejtësi e madhe ligji klientelist për arsimin e lartë. PD-ja ka qenë dhe është kundër këtij ligji korruptiv, që i mohon të drejtën e arsimit më të pamundurve. Ky ligj do të shfuqizohet javën e parë të qeverisë sonë në pushtet. Rinia shqiptare do të arsimohet pa diskriminim me PD-në”, tha Basha. 

Kreu i opozitës shtoi se 25 vite pas përmbysjes së regjimit diktatorial, ka ardhur koha për të përmbysur regjimin e korrupsionit, duke nisur nga muaji janar.

“Asgjë nuk ndodh rastësisht. Besoj se vullneti i Zotit gjithmonë bëhet dhe besoj se ky vullnet është sprovë që duhet kaluar qindra herë si shoqëri dhe si komb. Përtej korrupsionit, vjedhjes dhe hajdutërisë, jeni ngritur për sprovën e madhe para së cilës Zoti po e vendos përsëri Shqipërinë. 25 vite më parë përmbysëm një regjim, që i konsideronte shqiptarët skllevër. Sot, me sjelljen e tyre, qeveria ka ndërtuar një regjim të dytë kriminal që ligjin e zbaton vetëm për fermerë e berberë, por jo për ministrat milionerë. Janari i vitit të ardhshëm do të jetë nisja e aksionit më të madh kundër korrupsionit në 25 vite. Ta kthejmë në ferr çdo minutë të të korruptuarve”, deklaroi Basha.

Më herët, deputetja e PD-së Jorida Tabaku deklaroi se të rinjtë shqiptarë janë më pak të përfaqësuarit, pasi qeveria nuk ka vend për ta, por vetëm për kriminelët.

“Sot të rinjtë janë më pak të përfaqësuar, nuk janë në qeveri sepse aty janë kriminelët. Të rinjtë duhet të vendosin dhe për këtë arsye PD-ja është alternativa e tyre. Ndoshta nuk kemi bërë gjithçka siç duhet pasi për këtë arsye jemi në opozitë, por kemi bërë diçka të mirë, i kemi vënë të rinjtë në qendër të vëmendjes. Mendojmë se të rinjtë duhet të jenë në administratë dhe Parlament. Të rinjtë janë forca jonë, duhet të jenë në ballë të protestës dhe në ballë të qeverisjes”, theksoi Tabaku.

I pari që ka marrë fjalën ishte kreu i ri i FRPD-së, Belind Këlliçi, i cili tha se rinia është mbledhur para Parlamentit pasi nuk pranon të nënshtrohet.

“Jemi mbledhur sot jo sepse jemi të djathtë, por sepse rinia nuk pranon të nënshtrohet dhe t’i ulet koka. Duam punë, dinjitet dhe mundësi për të avancuar në jetë. Duam të punojmë me dinjitet”, u shpreh Këlliçi.

“Do të mblidhemi në sheshe për të protestuar derisa të rrëzojmë kryeministrin”, shtoi kreu i FRPD-së.

15 Komente

Njerez te caktuar nuk gjenden fare rastesisht ne vende te caktuara.

eh po kur flet per ZOT edhe ky debili.

Po me po, eh sa Janare do te kalojne ty me trap.  

Basha eshte i isisit

Jorida Tabaku deklaroi se të rinjtë shqiptarë janë më pak të përfaqësuarit, pasi qeveria nuk ka vend për ta, por vetëm për kriminelët. 

PSE HESHT PD-JA PER GJYQTAREN QE VARI HAVZI NELËN

Ja nje tjeter medalje per xhelatet e komunizmit. Pas dekorimit te torturuesit te At Zef Pllumit, nje tjeter xhelat merr nje tjeter medalje. Fatmira Laska nje nga gjyqtaret qe vendosi dënimin me vdekje ( varje ne litar ) te poetit antikomunist Havzi Nela është nderuar dy dite me pare me çmimin “Toga e Artë 2015” Shoqata e Avokatëve Penalistë ka nderuar Laskën , tashme avokate me çmimin ne fjale . Cmimi është dorëzuar nga kryetari i kësaj shoqate Saimir Visha në ceremoninë e dhënies së çmimeve “Toga e artë 2015” organizuar në Tirane.
Tani dua te di pse hesh PD-ja, per kete gjyqtare? Pse nuk del ne konferece Grida, Enkeledi, Beldini? Pse heshtin? Ja po jua them une. PD-ja hesht sepse kjo gjyqtare eshte frekuentues e rregullut e koridoreve te PD-se, eshte mike e Ristanit, eshte dhe financuesja e PD-se ne zgjedhet e fundit. Gjithashtu Laskaj me gjithë vendimin për varjen e poetit antikomunist ka bere një karrierë te shkëlqyer edhe demokraci saktesisht ne kohen kur ishte PD-ja ne pushtet. Gjithashtu dhe Sajmir Visha eshte nje vegel e PD-se.
Tani nje gje PD-se, boll na lodhet me keto dokrat e portestave, boll e lodhet kete popull me retorika boshe. Jeni partia e pare opozitare, keni si detyrim te na ktheni opoziten se na e keni borxh ne si shoqeri…I.B.

kapo, kjo Jorida eshte pene e forte. 8 me 2 po ja bo qeverise me keto eset e veta, me ta ngjeth mishin. Po kur i sillet Berishs verdalle ne parlament si nje flutur e bukur, kujdeset qe ti bjere ne sy te madhit. Kjo vajze ka goxha te ardhme. 

Dobet, kapo, dobet. Nuk eshte upuzite kjo me Lule Bashen, Grida Shqinen dhe Gjoz Tupallin.

Tani opoziten e ben qupa e Namik Dokles, Kaq Islami, Greta Koqi dhe gjibi. smiley

Do katandiseni me keq se ata te Bamirit te farave te kungullit.

Mjerë shoqëria jonë, mjerë ne! Kjo është alternativa nëse do të duam të ndyshojmë?! Mjerë ne! Edhe pa qën i mirë-informuar me çështjet politike të njërit apo tjetrit, kjo dyshja Basha-Tabaku e treguan veten se sa mirë dinë të administrojnë bashkinë e Tiranës, pse duhet të bëjnë si Gore??

Kreshnik Spahiu:  

Letra ime për demokratët:   10 arsye pse Shqipëria s'ngrihet në revolucion   Të nderuar opozitarë, me shqetësim të thellë po ndjekim lënien përgjysmë të protestave që kurrësesi nuk mund të quhen as revolta dhe as revolucion.   Me zhgënjim sugjerojmë dhe konstatojmë 10 shkaqet e paprecedenta të gabimeve dhe dështimit të përpjekjeve tuaja për revolucion, janë:  

1)Shpërthimi i revoltave nuk planifikohet sipas përvjetorëve jubilare. Festat qofshin më 8 dhjetor, 20 shkurt apo 28 nëntor s'mund të jenë pretekst për kopje deja'vu ngjarjesh apo rrethanash. Rebelimi lind spontanisht nga zemërimi, zhgënjimi, varfëria, shtypja, tirania dhe nevoja për ndryshim. Revolucionet nuk shpallen një muaj përpara me datë fikse grumbullimi duke u bazuar në parashikimin e motit me shi apo me diell. 2) Baza e revolucionit është më e gjerë se struktura e një partie madje shumë më e gjerë se gjithë opozita politike së bashku. Në protestat tuaja nuk gjeje asnjë flamur kombëtar kuqezi e jo më flamuj të subjekteve të tjera. 3) Kryengritjet burojnë nga populli e janë produkt i faktorit të brendshëm dhe jo preferenca apo dëshira ambasadorësh. Revolucioni prodhohet "Made in Albania" dhe nuk importohet as nga Brukseli, Ëshingtoni, Athina dhe Berlini. 4) Palca e revolucionit duhet të jetë kauza mbi të cilën ngrihet fryma për ndryshimin e regjimit. Kauzat nuk mund të braktisen nga drejtuesit duke bërë marrëvjeshje konsensuale në parlament siç ndodhi sot apo javën e kaluar. Populli dilte në rrugë dhe ju uleshit në tavolinë duke shtrënguar duart me kundërshtarët.   5) Udhëheqësit apo organizatorët nuk mund të devijojnë objektivin dhe qëllimin si në rastin e demokratëve që e nisin me:   a) dorëheqjen e Edi Ramës, b) e devijojnë me djegie bunkeri, c) e ndryshojnë për buxhetin e) e katandisin me kalamaj repera që kërcenin rap te bahçja e Kuvendit.   6) Revolucionet nuk lindin as nga Sheratoni, as nga Hotel Rogneri, por nga rrugicat dhe çdo cep i vendit. Bulevardi dhe hotelet nuk do prodhojnë as revolucion, as kauzë dhe as frymë .

7) Liderët e revolucionit duhet të rrezikojnë dhe shkrijnë gjithçka për kauzën: profesionin, pasurinë, postin, familjen dhe jetën. Shqipëria s'ngrihet nëse liderët ulen. Populli s'mund të qëndrojë në revolucion nëse përfaqësuesit e tyre ulen në Kuvendin më të inkriminuar nga viti 1920. Demokratët s'mund të motivojnë popullin pa grisur mandatet e tyre. Djegia e mandateve për deputetët do ishte motivimi i parë për turmën 8) Gjysma e deputetëve demokratë nuk duan zgjedhje apo revolucion sepse kanë frikë që nuk do të jenë më deputet në parlamentin e ardhshëm. Shumë prej tyre mund të humbasin pasuri përrallore nga revolucioni dhe konfrontimi civil.   9) Revolucion me kostume firmato Armani dhe syze Prada nuk mund dhe s'ka për të ndodhur kurrë në asnjë vend të botës. Disa nga ish-ministrat e PD nuk motivojnë dhe ngjallin shpresë tek asnjë qytetar përtej gardhit të militantëve që presin të rikthehen në detyrat që kanë pasur në dogana, tatime, polici, bashki etj. 10) Tragjike dhe komike mbetet ndërpreja e revolucionit sepse organizatorët do ikin me pushime. S’ka revolucion që të ndalet nga Bajrami, Krishtlindjet, Viti i Ri apo festa e ashures.   Çfarë do u thuhet popullit që pret ndryshim: "Ngrihemi pas dy javësh sapo të kthehemi nga Karaibet"? Jo! Shqipëria, s'ngrihet kështu .... 

Po dihej ajo! Luli, islamiku i fshehur, qe Skenderbeun e izoloi, (per ta hequr fare ndonje dite), xhamise mesjetare osmane i gjeti vendin me bekimin e Edi Rames, tani e shpall hapur qe do na ktheje ligjet e sheriatit! Eh more Luli, anadollak i prape!

Zoti esh i madh

lesh lesh

m'duket se Zoti eshte lodh me ty bashaluc

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).