Të dashur peshq! Pyetja synon rigjallërimin e kujtesës rreth eksperiencave tuaja personale/familjare për të parë se çfarë ndodhte përtej "rrethimit imperialisto-revizionist" duke ndjekur kanalet e huaja televizive-kryesisht ato italiane dhe jugosllave në vitet 70 e në vazhdim, deri në rënien e komunizmit. Jam i interesuar për eksperiencat tuaj për "kanocen" e famshme , për  emisionet që  ndiqnit, si ndikonin ato në përditshmërinë tuaj, sa i diskutonit ato cfarë shikonit në rrethin e ngushtë miqësor,ndonjë eksperiencë me spiunët e lagjes, denoncimet, kritikat në kolektiv për "cfaqe të huaja" dhe gjëra të tjera të kësaj natyre.

135 Komente

emisionet sigurisht qe ndikonin dhe i jepnin shtyse botes underground te mendimit dhe komunikimit qe ishte krijuar. edhe moden e ndiqnin, duke e pershtatur me cfare lejonte regjimi. mbaj mend pantallonat tub ne shkolle te mesme qe na cmende drejtoresha shkolles me komentet per shfaqje te huaja.

une shume gjera i kam harruar, se koha ben te veten.

c'qe ai emisioni qe jepte radio italiane ne 1 pa 10 me kenget fituese.me kujtonet si vraponim per ne shtepi pas mesimit per te degjuar L'italiano te Toto cotugnos.

Hit Parade?

yeap kishte nje countdown perpara se te fillonte .radioja kineze me tuba hante nje smack paraprak ne menyre qe telat te mos stakoheshin gjate emisionit smiley

O gjemb, Hit Parade e quanin amerikont, ne shqiptaret e quanim "Iparei".

 

E drejte Tiku. Ose "ipareja"

Kurse i Modhismiley, qe i ka inot njesoj amerikont dhe shqipot, e quante "Qeparoi", ose sipas versionit tend "Qepareja".

 

Disco Ring me duket quhej.

te RAI 1, filmi per femije me robota Mazinga-Zeta , Domenica-in etj. . si dhe emisionet historiko-kulturore nga RTM.

edhe elektrik blu cdo te enjte nga sllavi smiley

       smiley                                                                                     https://youtu.be/_pqvjfW9yHo

Histori me spijune dhe denoncime per televizion te huaj nuk ka pas (ne kuptimin qe ta kete ngrene njeri vetem per televizion, kanoçe etj), jane te gjitha sajesa imagjinare ose prej frykes ne nivel te paranojes, ose te krijuara mbas pilafit per te fituar pike si disidente. Kjo sepse spijunet shifshin per vete me kanoçe duke rreshkit varakun, perveç ndonje xhaxhi veterani analfabet, nga ata gjysopingat qe kishin zbrit nga mali ku ruanin dhite. Ekzistonte vetem nje dyfytyrsi universale, nje shtirje universale, ne fakt shifshin te gjithe. Perveç nje periudhe te shkurter mbas vitit 72, gradualisht nen ze ishte e lejuar parja e stacioneve te huaja.

Kurse histori me disidente ka pas sa t'dush, psh ja njera shume e forte qe ka bo vaki me çunat e bordures:

Nje dite, tek bordura ne mbremje ishte tu u bo muhabet (qe tani i thone diskurs) femrash. Njeri nga çunat po tregonte se si kishte pa ate dite ne autobuz nje "y ça femre!", gjys ore duke pershkru gjithçka. Kur me ne fund maroi, ja pat tjetri qe po degjonte me padurim per te thene edhe ai te veten:

- Kjo femra nuk osht gjo, femer osht ajo qe ka pa mrom Xhafa n'televizion!smiley

booo sa te turpshem qe jeni, askush nuk e ka permend  "Electric Blue" dhe " Tango ..."

come on now! smiley

Simon Temple me.Roger Moore te italia 1 ne vitet 86-87 .
Tarzani ne oren 2 pa 10 te rai.
Lunedi film te rai

Perpara shfaqjeve "historiko-kulturore" te rtm-se ,elektriku blu dukej si perrallat e ores 7 me ate gruan plake qe sja mbaj mend emrin.
Te gjithe shikonin,komunistet njecik me shume

tregohej nje histori apo sajese, ku meret vesh, me Dinastine: ne nje mbledhje te kom.partise tirane, sekretari partise duke terheq vemendjen per rritjen e vigjelnces, cfajet e huaja, bla bla, thote se kemi informacione se po shikohet shume ai filmi ke jugoasllavi..ai filmi bre ..si ja thone..kur salla i erdhi ne ndihme me nje goje; Dinastia smiley

Historia e vertete eshte me e bukur. Ky sekretari duke dash me demasku anmikun e ndikimi e tij filloi te shante personazhet e Dinastise, dmth po i bote komente filmit "pa e pare."smiley 

Qe thu ti, tv-ja ia permorri themelet kamunizmes. (Dmth bote kalamojt e kamunisteve, mbasandaj ata vete "disidente"). Ja cinezi i varfer ka sajuar fb, ciuciun e vet, dhe ky e ka sa per ember ate te uruar. Me shume se spaunet e lagjes, xhajet e frontit gjunin per nei antene, po qe robt i mcefnin me kujdes. 

 

Dallendyshen e kisha maje 7 metra tubi 8cm. Kishim cpu nje vrime, dhe kishim instalu nje fasho te grasatume ne mbulesen e ballkonit. Dallendyshja rrotullohej direkt nga ballkoni sipas orarit.

Industri me vehte ishte. De te gjitha me materiale qeverie. Po edhe kjo e funit per popolon i kishte. smiley

Dinastia? (Dynasty)

Jam i interesuar për eksperiencat tuaj për "kanocen" e famshme

Cfare eshte "kanocja" e famshme?  Une antena mbaj mend.  

Filmat e drekes te Hollywood qe jepte RAI (1shi me duket.)  Cope dy, njeri pas tjetrit.  Gjithe klasiket.  

I ragazzi della 3 C.  

Hanna Barbera.  Filma vizatimore japoneze. 

Domenica In.

''konocja''  i thoshin ne  Tirone-Durres-Elbason.. 

ne Vlore i thoshin  ''grupi i sekondes''.. ishte nje kuti  e vogel e sajuar  me disa llampa,  bateri tela e bobina..smiley, qe perforconte sinjalin  per kanalet  italjane..  antena e grupit, shoqerohej me antenen rrjete  ne tarace..

Belo i mban mend antenat me rrjet dhe element bishtdallendyshe. Andej nga fundi i viteve 80 kjo antena tregonte njefare statusi!
Kush e mban mend filmin rintintin nik me kujtohet kush e jepte.por me.duket keto stacionet e jugut te italise. Kane qene dhe ca reklama te papara fare per ate kohe " Camapari via, arrivo tempo..........." .

patjeter i mbaj mend antenat.. vet kam pasur antene rrjet, qe e shtova nja 1 meter e gjysem me siper  antenes se zakonshme..

ky filmi  rintintin, spo me kujtohet..  nejse,  thuajse te gjitha emisionet e RAI-t i ndiqnim..  por ndiqa fanatikisht  filmat e Lunedifilm .. te djelen ne darke Domenica sportiva.. edhe emisonin  Quark..smiley

 

meqe permende reklamen e Camparit... na kujtohet:  Grodino e fantasia, apo: la Peroni, ama la vita..  si dhe reklama legjendare e Citroen.. ej gringo, la macina...smiley

 

 

Belulo mos i boj lomsh, tjeter amplifikatori e tjeter kanocja (a grupi). TVte e prodhume ne ven i bojshin si bicom syneti (si puna e kockes se Partise)smiley, dhe i hiqshin nje pjese te marresit, qe e zevendesonte kanocja. Kanocja na duhej ne (per sllavin), se ju ishit rehat me taljonin.  

Ne fillim duhej gjetur guximi per ta bere, e me pas mbi te gjitha duheshin gjetur materialet. “Heren e pare me mori shume kohe berja e grupit origjinal dhe kishte shume pune. Kete grup une e vura ne Tv tim”, pohon “hakersi” i viteve ’70. Por nuk jane vetem disa tela qe lidhen kuturu apo ndonje tranzistor a konvertitor mbi llamarine, eshte nje skeme teknike e mirefillte.

 

keshtu behej  grupi/  kanocja,  Tirona... po ti e ngaterron me  stabilizatorin,  me duket..smiley

Belul, si tha ai, ke pare pampor ti. Kam pare dhe kam ngrene tha. Ti me duket po e ngaterron me tenxheren me presion, jo se kjo e fundit nuk duhej. smiley

+1  une s'marr vesh nga keto pune por "kanocja" sic e quani juve s'kishte llamba. Kishte tranzistorin qe blihej nga shoferet e mauneve qe dilnin jashte, dhe lidhje me bateri. Dhe sic thua ti, perdorej per te pare 2 kanalet e jugosllavit, per te anashkaluar zhurmuesin. Italjanet kapeshin po te kishe antene te mire e te jetoje ose ne breg ose ne lartesi nga zona perendimore. Ju te Tiranes mezi i kapnit ato italjanet e shkreta, vec kur jua linte antena e Dajtit. Apo e kam gabim? Stabilizatori qe thote Beluli me duket ka qene antene, ne forme C e shtypur qe duhej levizur deri sa te gjeje vendin e duhur.

O gjemb, ta shpjegoj une qe marr vesh nga kto pune si obskurantist fetar.

Ne vija te pergjithshme shpjegimin e ke ke linku qe ka sjell alke:

“Nevoja lindi ne vitin ‘74 kur u dha per here te pare sinjali i UHF nga Jugosllavia. Ne televizoret e Durresit nuk kishim grupe UHF por VHF”

Programi 1 i Jugosllavise, quajtur programi i Beogradit, programi zyrtar, trasmetohej ne VHF, te cilin e kishin te instaluar televizoret e Durrsit. Prandaj ky program ose bande valesh "zhurmohej", kurse UHF (banda e programit jugosllav 2, program kryesisht kulturor) nuk zhurmohej per arsye teknike, por edhe sepse zhurmuesit ishin te kushtueshem (mall importi nga Gjermania Lindore, e specializuar per kete pune qe kur ballçekani deklaroi: ich bin jugosllav Berliner), harxhonin energji, kerkonin mirmbajtje etj. Per ta evituar kapjen e "dyshit" banda UHF me qellim nuk montohej ne televizionin e Durrsit. Tekniket e kanoçeve e rikrijonin pikerisht kete bande, sigurisht duke gjetur zgjidhje te tjera teknike jasht sistemit unik, qe nganjehere ishin shume origjinale.

Per te kuptuar dallimin midis UHF dhe VHF vlen pak a shume si krahasim: valet e gjata te radios dhe valet e shkurtera te radios (ne kete rast UHF dhe kanoçja) me te cilat ti si disidente fierake degjoje ne rrethin e Lushnjes Radio Londra du-du-du-du!

 

gjembi, stabilizatori perballonte rrymen, tensionin kur vinte/ ikte me luhatje te medha. nga normal, ne i dobet fare apo i forte.. keshtu, mund te digjej televizori, i cili ishte i perbere nga shume llampa.. .
pra keto goditje, qe vinin nga luhatja e menjehershme e tensionit, i mbante stabilizatori. ishte nje aparat i bardhe (tip adaptor) ,dhe kushtonte nja 3 mije leke, mos gaboj

Belulo e mban mend kur vine udheheqja  tek vilat qe vihej perforcuesi si i merrte kanalet e italianit?

Po po, e mbaj mend.smiley
sidomos nga fundi i Prillit vinte shoku Enver zakonisht dhe aktivizonin perforcuesin e Kuzbabase, (kane pas edhe nje perforcues ne Llogara) edhe xham fare Italia..smiley

Rai Uno 

Rin Tin TIN 

Lesi 

Zorro 

Ndonje here edhe Tarzan.

 

Furia

Spacio 1999

La freccia nera

Kjo teme eshte diskutuar mbare e prape disa here ne Peshk, dmth jane bere shume diskurse lidhur gjithnje me karakterin zbavites, kalimkohes, seksual, disident te TV, por asnjehere per karakterin kulturor edukativ te TV, sidomos RAI-t qe atehere kishte nivel shume te larte kulturor (ka qe thone se atebote, epoka e Bernabeit, RAI kishte nivelin me te larte ne Evrope).

Per ke dinte te shihte, si psh Stalker qe sheh me Teori Imazhi, edhe nje program reklame si Carosello rrezatonte kulture. Per te mos fol psh per filma televizive autori dhe pjese teatrale niveli. Akoma mbaj mend disa drama grandioze te Çehovit, tragjedi greke te lashte, Eskili, Euripidi etj, qe sot kan hup fare, i gjen vetem neper libra me pluhur qe nuk i hap njeri perveç presoreve.

Edhe ky lloj diskursi eshte kriter vlersues i shkelqyeshem per kohen qe jetojme, 50% e telivizionit tani eshte e mbushur me Imazh Byth Grash dhe ... (pika pika pika me kuptim te thelle filozofik OBame!).

 

si duken reklamat e asaj kohe si te prodhuara nga murgeshat, smiley

Vertet RAI ka qene klas. Qofte edhe Carosello, reklamat apo vete gjuha, pale ato te tjerat. Na u duk skandal i modh kur TVte e Berluskes fillune te japin reklama ne film. 

Me kujtohet Miami Vice, dhe Don Johnson ne ate kohe. Veshja e tij me te bardha, syze t'zeza, blond, Rolex Te dora, maqinat qe kishte Ferrari . Downtown Miami, dhe mendoja c'bote e bukur ishte atje pertej kufijve tone. Kisha rene ne dathuri pa e kuptuar. 

c'qeai seriali tjeter me stefanine si karakter kryesor.ishte dhe nje hotel ne korce qe korcaret e therrisnin hotel stefania per shkak te action qe ndodhte atje.smiley

Return to Eden

Grupi i sekondes ishte per te kapur kanalet e uhf-se. Rai kapej edhe pa grup.
Televizoret atehere kishin vetem banden vhf ku transmentonin stacionet shteterore. Uhf-ja hiqej qe ne fabrike ne durres.
Edhe ndeshjet e futbollit qe tirana i merrte nga rai ,nuk ja priste plotesisht zerin. V.grillua qe komente rralle,ne pauzat e tij degjohej pepinua .
Te nesermen ne shkolle keto diskutobeshin. Le pastaj filmat amerikane me dublim italian.
Hit parade i te shrunes ne 12 e gjysem dbe te djelen ne 1 pa dhjete ishin standart.
Plus qe jipej edhe te domenika

se po i lexojsha komentet, tamom gjendje adoleshentesh alabake, çdo gje jashte rregullave shkakton ha ha ha!: porno ke sllavi ha ha ha!, kontrabande me albania ha ha ha!, i futi gishtin ha ha ha!, ja futi n'grusht ja thyu dhomet ha ha ha!, ja rrasi n'thike i qiti zorret ha ha ha!

Çdo gje ha ha ha!, ka rendesi vetem me u duk person i modh qe se ça bythen fare per asigjo! ha ha ha!

 

hahaha smiley

Bini burra, kamunizma rae!

Mos tregoni asgje po s'ju paguan.

asnje refleksion personal apo me gjere per be! Po si shpjegohet qe te gjithe shikonin tv te huaja, shikonin qe kishte edhe nje bote tjeter, ndryshe nga mizerabiliteti peditshem dhe prap, futeshim  ne ate perditshmeri si thika ne kellef. cfare ishte ky dubel standart, ky teater qe benim te gjithe ne zbor, aksion, pune, kur te gjithe e kuptonim, jo radikalisht, por ama kuptonim qe shumecka nuk shkonte  dhe benin Shvejkun , barsoleta, perqeshje, gallata (ha ha ha) edhe pse ''qumesht te zi pinim mengjeseve, mbremjeve" e per cdo dite.

 

 

O Turo, pse çfar ka ndryshuar sot si esence e dubel standard ha ha ha? Vetem kontesti ka ndryshuar, biles shumekush ka mbet ne te njejtin nivel ha ha ha! dhe kontest ha ha ha!

 

Zotni...kete pyetje drejtoja Kadares ti, jo neve..

apo je ndonje pencionist e s'ke me ca te shtysh kohen? Na ler rehat, te lutna shume..

O po qy ore...

Ti robo i ke me te tregume, se t'i kishe jetu nuk boje kto pytje. Po mire e ka ballcekani, po s'pagute s'flasim mo. 

normalisht kesaj pyetje i bie ti pergjigjen ata/ato mbi 40 vj. i bie qe ktu jane qumeshtore shumica

Ndersa ne themi qe nje qumeshtor s'duhet te bej pyetje se c'fare u be 30 vjete para, po ca do behet 30 vjetet e ardhshme. ( papapA...Kenedy ne bythe jam, per kok't''plakut)

Apo mos po na luan dobiçllekun e ne s'marrim vesh fare?

Do te na numberoje e regjistroje qeverria me duket. Eshte bere keq per lek. Aq e kane kuponat e letriku, pa te fillojme t'i mjelim dhe keta dobic te arratismit, dmth tu sherbejme.smiley

smiley jo po mos do te vej ne shkolle te larte me keto qe do i tregojme ne!

po ashtu eshte. nje qumeshtor tani normalisht mendon ore ca do bhet 30 vjetet qe vijne, jeta ime ne perspektive. sepse e ka thene robi qut para kater shekujve no man is a island.por sado paradoksale te duket ty, po nuk njohe te kaluaren ajo do te perseritet.edhe kete pleqte e kane thene. vuru veshin .

me pelqeu arsyetimi Albes. kur je 20 vjec, ku rafsha mos u vrafsha eshte mosha. bota dy gisht eshte. po prap, jane ca gjera psh ata te 68 studente ishin.

Njerezit jane qenie sociale e produkte te ambientit shoqeror ne te cilin linden e rriten.pavaresisht nga ato qe shkruhen ne librat e kujtimeve apo historise  sipas stilit shqiptar "te urte pas kuvendit e trima pas lufte " ishte veshtire te ndryshohej status quoja nga nje brez 90% e te cilit ishte le e rrit ne ate regjim e vend e nuk kishte pare apo  jetuar  ndryshe .

Njerezit jane qenie sociale e produkte te ambientit shoqeror ne te cilin linden e rriten.

Alba, qeke jo vetem spijune si produkt e ambjentit shoqeror qe ke lind dhe rritur, por edhe ideologjine e ke si te spijuneve, ke ideologji darviniste dhe marksiste si te Fiçor Shehut qe besonte se njerzit jane eskremente te sistemit dhe ambjentit shoqeror.

Hajt tani na sill ndonje citim biblik qe i pershtatet ambjentit.smiley

 

Flasim per njerezit e zakonshem e jo per ata qe iu flet xhebraili .smiley

Te gjithe jane te zakonshem, para se t'ju flase xhebraili.

                                                                              i Modhismiley

(pastaj nuk te flet vetem xhebraili, te flet edhe ai tjetri, Kundeshtari, i cili te ben edhe ai te jashtezakonshem si Fiçori)

 

xhebraili i zgjedh atyre qe iu flet prandaj nga 7 miliarde banore te globit kemi vetem nje muhamed e nje jezus smiley. per ficorin eshte kumpetent vlera qe nuk po na nderon me me prezencen e tij .smiley

Romans 13Easy-to-Read Version (ERV)

Obey Your Government Rulers

13 All of you must obey the government rulers. Everyone who rules was given the power to rule by God. And all those who rule now were given that power by God. 2 So anyone who is against the government is really against something God has commanded. Those who are against the government bring punishment on themselves. 3 People who do right don’t have to fear the rulers. But those who do wrong must fear them. Do you want to be free from fearing them? Then do only what is right, and they will praise you.

4 Rulers are God’s servants to help you. But if you do wrong, you have reason to be afraid. They have the power to punish, and they will use it. They are God’s servants to punish those who do wrong. 5 So you must obey the government, not just because you might be punished, but because you know it is the right thing to do.

6 And this is why you pay taxes too. Those rulers are working for God, and they give all their time to the work of ruling. 7 Give everyone what you owe them. If you owe them any kind of tax, then pay it. Show respect to those you should respect. And show honor to those you should honor.

Alba, meqe i je fut kultures obskurantiste fetare, sistemoi pak gjerat, se ndryshe flet gomarlleqe.

Muhameti pretendonte qe fliste me Xhebrailin (Xhebraili i diktonte tekstin), ndersa Jezui pretendonte qe fliste me Zotin. Pra jane dy entitete te ndryshme.

Xhebraili eshte kryegjelli Gabriel ne krishterim, i cili i ka fol shum personave ne histori, edhe sot. Psh nje ekologjiste femen ketej nga ne pretendon qe komunikon me engjelllin Gabriel.

 

smiley

ta kishe mbyllur dhe me nje shprehje te te modhit..

Neqoftese ke qesh me budallalleqet e albes, ke te drejte, ndersa komenti im eshte serioz dhe i vertete. Kjo ekologjistja femen italiane eshte bere ekologjiste e perkushtuar ne çast, me revelate, ju shfaq engjelli Gabriel dhe i tha te shpetonte Token qe po shkatrrohej prej njeriut. Nga menyra se si e ka rrefyer (ne autobiografi dhe ne TV) un e besoj si te vertete, megjithse garanci 100% nuk ka per keto gjera.

 

Komenti yt eshte serioz, me shume me vjen per te qeshur qe e ke kapur me nje oservim shume te thjeshte mbi natyren e engjellit Gabriel, qe Jezusi komunikonte me Atin dhe Muhameti me engjellin.

shumica prej nesh ishim ne moshe shkolle e truri jone ishte i preokupuar me gjerat e moshes .jeta ishte shume e  veshtire por prinderit tane na shielded nga gjithe ajo cmenduri rreth e rrotull plus qe na dukej vetja se do rrinim gjithmone te rinj e hallet ishin per brezin e vjeter qe na dukej se ishte nga nje planet tjeter e jo ne pas 20-30 vjeteve.

Tashti ne tone me serioze. Meqe na akuzove, e sheqeros pak e quan dubel standart, thuaje cope frikacakllik. Po ju qe beni te mreterojne Salat, Lirat, Edat, e co. ca m... jeni?

eee Kadarese si punon me antena. dhe ai loje me dy porta beri. se harrova, Kadareja shifte taljonin dhe shkruajti ate novelen qe fillon: Violes i futem duart. te shifje Rtm e te mos reagoje te nesermen ne klase, apo mekatet nuk tregohen. ose ca te tregosh histori me kycin e dores si muc nanua ke HitlerLandi i kuq.

Mu me kujtohen vetem gjona te bukura , kam kaluar nje femini modeste te thejshte por shume happy ne familje, kallaballik i modh , me shoqni me kushurinje ect

 jeta me gjithse me probleme  ishte shume me bukur me sigurte sec eshte sot ! Ndiheshe qe kishe nje atdhe nje familje ! Detajet jane problem tjeter ! E kujtoj me shume nostalgji , nostalgji, per Dajtin Durrsin, Saranden, Korcen Vloren , Fierin , Beratin, Skaraparin , Shkodren , Lezhen  ect

ndjehem shume krenar qe kam jetuar ate kohe !

shumica nga ne mund te themi te njejten gje per femijerine tone u rritem me vemendje e dashuri, nuk duhet te jemi pishman a tia kemi ziline te tjereve per kete, pavaresisht se ne nje shoqeri te ndertuar se prapthi e cila imploded the way it did.por shqiperia ( me gjithe defektet e saj) , ne te cilen mua me dukej vetja ne shtepine time nuk ekziston me , nashi eshte shqiperia e brezit te mandit te nishtulles me shoke me te cilet pervec gjuhes perpiqem me zor temadh te gjej ndonje gje tjater te perbashket.

Jete e sigurte, thote... po c'siguri o naiv, per cfare e ke fjalen? Per sigurine qe ndjen miu i kapur ne cark, ku jeta i varet teresisht nga ai qe i ka ngritur carkun? Po edhe spiun nga ata peqe-lepe ndaj Laver bariut ta kesh pasur baben, ki parasysh se edhe ata i kapte lapsi kaihere. 

Thuj qe ke qene fmi i lumtur dhe s'ke marre vesh gje. Dhe ashtu ke ngelur sot e kesaj dite.

Po ik o koqe kandari, une fola per veten time ti fol per vete ne qoftese je ndier ti si mi haleje na thuaj  ! Une nuk jam ndier ashtu !

 

Me mire koqe kandari sesa spiun sahanlepires i Pol Potit te Europes.

Ketu po flasin te gjithe si shihnin tv mceftas, qe eshte abc-ja e terrorit. ti flet dokrra me jete te bukur te mentor xhemalit. pfff...

Gjeje kush eshte miu halese qe e ka koken ne gjirizin e Laverit.

o trap ,ketu tema eshte cfare te kujtohet ty nga e kaluara, ok ? dhe leni spiunat dhe sahan lepirsit menjeane, cdo kohe ka spiuna  dhe sahan lepirsa, bile sot me shume,   dhe ik bej cicin, i kena diskutu me 10 ra here ate punen e kanoces osh bo bajate ne qotese ti nuk e di eshte problem tjeter

Mire, mire qetesohu. S'ka nevoje per hingellima.

Edhe une shume i lumtur kam qene, por duke kaluar nga femijeria e hershme ne adoleshence u be e qarte se kjo lumturi femijerore po zhvillohej ne nje teater absurdi qe vetem nje i rritur, si psh prindi, e kuptonte mire dhe te thoshte: "shhh, kujdes cfare thua". Ne momentin qe i ke marre nje femije lirine e fjales, i ke futur frike ne gen. Jo siguri.

Prandaj eshte naivitet te shohesh vetem lumturine e femijes tani qe je i rritur, pa marre parasysh se ne cfare bota ireale po jetohej kjo femijeri.

Ti ndjehu i lire te vazhdosh me enverizmin eee, mos na e ver re ne te tjereve. Ketu jemi ne demokraci, jo ne komunizem. Secili eshte i lire te shprehet. Shif tvLaverin daj, mos u tut. 

 

Une jam shume i qet, cuditem me ty qe me thua "qetsohu" apo eshte stili i juaj ky ?  Tani ketu nuk jemi ne nje auditor te shkencave politike,, psikologjike, qe te analizojme absurdin e sitemit, apo do analizojme sitemin ? Me duket se niveli i diskutimit, dhe i temes eshte ordinere , dhe ti kerkon analize serioze, qe ne fakt duhen shume te dhena te tjera statistika, e me the e te thashe ,  qe te behet sic duhet nje diskutim duhen argumenta statistika shkencore te cilat nuk  i kemi ose i kemi por, jane ne nivelin e gazetes "55" ,RD, ORDINERE ..,  Keto qe thua ti jane pese me hic !

Mu per vete  asgje sme kujtohet .

+1

As Pipi Calzelunghe? Dmth s'ke pas lindur ende.

pllakatoni

Televizori bardhezi qe kapte RAIn ne vitet 80 na hapi syte nga nje bote qe na bente te enderronim, kur e krahasonim me mizerjen ku jetonim. 

deri ne 76 nuk kishte problem as raiuno, as raidue, as retequatro, jena shqep duke pa trazanin, dhe charli chaplinin, po edhe bota ketej nuk eshte sa ka pas jetu ne bollik te madh, i vetmi ndryshim ishte mungesa e lirise , kjo ishte e kushtezuar nga sitemet e ndryshme lindje perendim, shqiperia nuk kishte bole .. mbijetoi ashtu si mbijetoi duke u ngjit rusise dhe kines ,

Lajmet e raiuno e raidue t'i linte vete Partia o Ilir. Dhe Charlie Chaplin e jepte RTSH.

Kenaqesite me te medhaja i kam perjetuar ne ate kohe, sepse nuk ka gje me te bukur kur ben dicka qe nuk lejohet, apo kur realizon dicka qe ka veshtiresi te larte. Ne fund te fundit a ka kenaqesi me te modhe se sa te pije nje shishe bire te fresket te kombinatit ushqimor dhe qe kishe 4 -5 dite qe prisje te vinte furnizimi tek gjelltorja e lagjes. Dhe mbasi vinte lumturoheshe se arrije te blije njecke, kur shume te tjere nuk arrinin dot pasi ajo e shkrete bire mbarohej shpejte. Ose kur arije me raste te siguroje disa cigare "partizani", por nga ato qe ishin destinuar per bllokun. Pu sa te shijonin dhe gjithe javen ndjeheshe i arrire! Kenaqesine apo edhe lumturine nuk e krijon bolleku, por kur realizon dicka qe te mungon dhe qe ti e deshiron me ngulm. 

ti si berber do kesh bere edhe synetlleqe fshehtazi smiley

po syneti pe ca behej?

behej qe njerezia te hanin ndonje thele bakllavaje edhe pa qene vitit i ri.smiley

s ekuptova. me shqeto ca ishte

Alba, edhe shume fshehtaz nuk beheshin synetlliqet. Biles, behej feste, pra njerzit vinin per urim dhe kjo nuk behej fshehtazi por hapur. Une, psh kam munguar nje jave nga shkolla fillore dhe mesuesit e dinin qe isha bere synet; edhe nxenesit po se po. Pra, ka qene nje rit normal dhe aspak i censuruar.

kuaz, mos rrej, ti je ortodoks si Noli, dhe ortodokset nuk e presin lafshen.

 

PO te ta tregoj a do me besosh pastaj?

Kujdes! Kam pershtypjen se tiku o beso e kontrollo.

Vetem impotentet ta tregojne ne internet, njesoj si vetem paralitiket te kercenojne ne internet.

                                                                                                                      i Modhismiley

 

lol, mire pra si te dush, me zor nuk te detyroj.

Nje tjeter shprehje qe deshmon nderlidhjen eros-thanatos.

 

Pse edhe Kol Balla eshte impotent....... 

smiley Prandaj dmth? Te kane prere me shume se lafshen? smiley 

kuannzi,

qenke pleasure delayer smiley

"asnje refleksion personal apo me gjere per be! Po si shpjegohet qe te gjithe shikonin tv te huaja, shikonin qe kishte edhe nje bote tjeter, ndryshe nga mizerabiliteti peditshem dhe prap, futeshim  ne ate perditshmeri si thika ne kellef. cfare ishte ky dubel standart, ky teater qe benim te gjithe ne zbor, aksion, pune, kur te gjithe e kuptonim, jo radikalisht, por ama kuptonim qe shumecka nuk shkonte  dhe benin Shvejkun , barsoleta, perqeshje, gallata (ha ha ha) edhe pse ''qumesht te zi pinim mengjeseve, mbremjeve" e per cdo dite."

Nga keto qe ke thene, ca ka ndryshu turo? Sot, a ben po prap Shvejkun?

Ndersa ne themi qe nje qumeshtor s'duhet te bej pyetje se c'fare u be 30 vjete para, po ca do behet 30 vjetet e ardhshme. ( papapA...Kenedy ne bythe jam, per kok't''plakut)

                                 smiley

 

Nje shoku im mante men emrin e nje llampe te televizorit qe i digjej gjithmone dhe i duhej ta ndrronte. smiley

Une kam pat nje vibrator (kujdes,tjeter gje vibratori kohes tone smiley ) 2.20 m prej bakri dhe vetem me vibrator me dilte shkupi xham. Shkon vllai ne shkolle ne kl pare a te dyte dhe duke rrapat me dure ne banke, u thote kalamajve, hajde marrim nje muzike amerikane.  Ne kohen tone dhe femijet ishin ushtare te revoluconit dhe "veprimtaria armiqsore" i transmetohet mesueses.Po ku e ke pa kete muzike amerikane ti more djale,i thote msusja. Ke shkupi msuse,i thote ky. Mesusja ishte e shoqja e n/kryetarit te deges,nje gru nga jugu flori.Shkon te dyqani i mamit tim dhe i thote,po prositeni cunin t'mos i nxerrje gjanat e shpise ne pazar. smiley

 

 

Ne fakt ka pas nje dallim te konsiderushem per disidenca te tilla, midis Tiranes dhe rretheve. Atmosfera ishte me mbytese ne qytezat e vogla, sidomos ne ato te veriut.

 

Megjithese qytet shume i vgel,sinjali ishte gropa- gropa me zona. Te "parafabrikatet', sic i qujame ne,ishin taracat plot me antena ne formen e "T",qe dihej se ishin per titogradin,ketu ku isha une dilte shkupi,ishin nje grumbull pallatesh qe ne vere u dilte italiani, ashtu copa - copa.

S'e di,une per vete s'kam pas kufizime, megjithese prindrit i kisha antare partie.Boterorin e 78 dhe te 82 mbushej shpia plot per te ndjek ndeshjet. Ne 85 kam ndrru shpine dhe aty(ktu ku jam dhe sot) ishte nje tmerr - nuk dilte asgje pervec tiranes. Pallati ishte me cati dhe ishte shume veshtire me manovru dhe me antenen.

Maj men me nje shok ke shpia e vet qe kishte nje radiomanjetofon "Drini", incizum "vamos ala playa" nga radioja,e nigjum nja i gjys ore dhe ai e fshiu. ca bane more gomar,i bertita une. ik ore trap ma ktheu,ba me ma gjet plaku,ma theu per kaptine. smiley ( e kam tregu dhe i here me duket)

Flm o Pjer mustaqkuqi per copezat me kujtime qe solle ketu. Po kur antenat qe kapnin valet e armikut ishin kaq te dukshme, perse "diktatura me e eger ne europe" nuk i shikonte? Si e llogjikon sot ti kete? dhe po flas per vitet 70, se nga 85 e tehu, kishte filluar rrokullima. 

"Po kur antenat qe kapnin valet e armikut ishin kaq te dukshme, perse "diktatura me e eger ne europe" nuk i shikonte? Si e llogjikon sot ti kete? "

-po sepse deri ne vitet 70 e me pas, televizorat ishin te paket e jepeshin me autorizim.. e meqense diktatura ishte diskriminuese e njekohesisht nepotike, autorizim per te blere nje tv perfitonin ata me "biografi te mire" si dhe njerzit e pushtetshem te nomeklatures..smiley
pra ne nje mase prej mbi 90% , televizora kishin familjet e ketyre qe permenda me siper.. tashi, diktatura jo se nuk i shikonte, po skishte cte bente se ishin njerzit dhe te zgjedhurit e tyre.. por ama kur diktatura bente ndonje spastrim ne radhet e saj, atehere ua kendonte ketyre edhe kete punen e televizorit, dmth qe shikonin emisione dekadente nga tv borgjeze e kapitaliste: çurri-furri, Celentanot.smiley, etj... pa u nxirrte deshmitare gjitonet, koleget e punes...e deri familjaret e tyre.smiley

ndersa prej viteteve 80-te, tv u bene me masive dhe si the dhe vete, "e kish marre ferra uraten".. kryetari i frontit te lagjes, apo zaberhanet e spiunat e tjere qe kishin nen kontroll keto gjera, kishin per vete antenat me rrjete e bishtdalkandyshe ne maje te pallatit, keshtuqe nuk kritikonin dot komshinjte..

PC900, ajo llampa e figures qe digjej shpesh...

Fix PC 900.... Edhe teknuku qe rrinte 2 ore ne tv .. gjoja se dinte ... do vinte edhe neser .... Ne fakt ia merrte nje televizori e ia vinte nje tjetri ..mashtrusa ....

Po ta fusje vibratorin ne nje legen me uje me kripe, e kapte sllavin xhom smiley(ka pas qene nje batute athere ,mbaj mend)

Ju ftoj te fillojme te kujtojme reklamat e televizionit Italian:

Colgate ( nje kenge dhe ca lule qe dalin nga goja e nje gruaje te bukur) 

Dash ( perche piu bianco non si puo)

L'uomo forte beve "Petrus"

Cafe Lavazza

Cafe Kimbo ( Pippo Baudo) 

Fiat -  Ritmo e Regata - non pagano autostrada

Vazhdoni ...

 

Roventa, per chi non si acontenta smiley

Poo. ti sikur je grua !!! Kujt i vente mendja te kujtonte hekurin e hekurosjes !!! smiley

 

Tani ti ke hall a jam une grua? Kujtova se deshe reklama nga italia e viteve 80. Qekam lodh kot bubi.

Ne fakt, e para ndjesi qe me erdhi ishte : Pse nuik e kujtova une . Pastaj kerkova arsyen dhe e gjeta; epo hekuri per hekurosje nuk me ka lene pershtypje se nuk e kam perdorur kurre. Pastaj thashe : Edhe Dajosh edhe hekuros , hmmm.

Nejse, ne se padashje te merzita, me fal. 

e mbaj mend... po Mattini eshte reklame e viteve 90.smiley

Tekniku me i mire i televizorave ka qene nje i internenuar ne Gjorm emri sme kujtohet ça ishin televizora te importuar grungig, blaunpunkt apo saba ky mjeshtri i rregullonte, keto televizora me llampaPC900 apo PCF850....i kullufiste pa pertypur......

tekniku me xhambaz ne vlor ka qene Fahri Çami .teknik qe as kolitir nuk kishte, mbante nja 10 llampa te perdorura ne xhep, hiq  nje llamp e vi nje llamp deri sa te vinte figura ne vete(nje mut vinte figura) ne fund ja vinte fajin Antenes......jo po duhet ta kthesh nga gllava , jo po ktheje nga zverneci,jo po duhet te pastros vibratorin me leter zmerile,

PS me budallalliku ishte kur te vdiste ndonje gjyshe apo gjysh dhe mbaje televizorin 40 dite fik.......

I larte ku tu kujtua fahri cami, forca lagjia centrale smiley

Po kur conin televizorat per ti riaparuar, thuaj.. dy burra, televizori mbeshtjelle me batanije jeshile..smiley
dyqani i riparimit ka qene te kullat, te Mesapliku, prane hotelit te kinezeve me pas u be hetuesisa..

peshkarexhe, po kur vdiste ndonje gjyshe apo gjysh e gjitonit, e qellonte qe gjitoni tjeter kish dasmen e djalit a vajzes, anullohej dasma... dmth, sazet, muzika..smiley

Dhimitraq Doga - ne Gjorm

 

E sakte , ja kisha haruar emrin, thanks

Se si po me kujtohen ......

"Filmat me Trupa" ... psh Maçisti 

Edhe cdo 2 jave filmi "Shtigje lufte" .. ajo hunda nes gishtave "veta jam kanani".. 

Edhe Teatri i Kukullave .. cdo te diele ne oren 10.00

edhe Teatri ne Ekran - cdo te premte ka qene ???? e paskam harruar .

Cdo te hene Muzike per te gjithe ( ne repart ushtar .. te gjithe thoshin VIA VIA ...)

Une si shkencetar i ardhshem ,, "Enciklopedia televizive" .. cdo te diele ne 19.30.

 

Per zotin qe ishim te rinj .

ndonjë eksperiencë me spiunët e lagjes, denoncimet, kritikat në kolektiv për "cfaqe të huaja" dhe gjëra të tjera të kësaj natyre.

Provokacja qirje arturos !!!!

spiuni eshte element i shtetit. Cdo shtet ne cdo sistem ka mekanizmin e spiunit !

Se kuptoj se cdo te thote ai me kete?????

 

Ajo qe do me interesonte me shume mua (besoj jo vetem mua) te degjoja/lexoja do ishin pershtypjet e atyre qe ishin ne nje moshe madhore ne ate kohe, sa i perket nivelit te vetedijes qe kishin njerzit (nese) per faktin qe jetonin ne nje (su)realitet te pazakonte, kjo nga ana soc-psikologjike dmth, qofte per ata qe ishin me/ne parti qofte per ata qe ishin 'me njolle' ne biografi apo dhe ata qe ishin dicka midis (apo as njeri as tjetri).

Dmth ashtu si i mendonin njerzit gjerat dhe situaten ne ato kohe, thene sot pa kompleske, pavaresisht se sot mund te tingellojne budallalleqe apo herezira. 

Diskurset e sotshme per ate kohe jane helmatisur shume keq nga politika aktuale dhe mafiozet e tranzitokracise, e kjo dhe mos ndarja nga sistemi i ben njerzit te druhen per te folur. P.sh. ne kete pike une vleresoj sinqeritetin (dhe pa-kompleksitetin) e pjetermustakuqit tek komentet me lart, hap nje dritare te vogel nepermjet te ciles ne sot mund ta shikojme ate kohe/periudhe me syte e tij, dmth te asaj kohe dhe ne ate moshe.

Me kujtohet lagjia, qyteti dhe qytetaria ku jetoja. E frustruar nen perversitetin e diktatures ashtu sic ishte.

Nuk kishte kaq shume rremuje, nuk kishte kaq shume katunare, jo kaq shume orientalizem dhe kellire myslymane sa sot..

Kishte me teper qetesi. Nje qetesi qe ke me teper gjasa ta gjesh ne mes te Parisit, ne mes te javes se sa ne kete katrahuren e sotme te Tiranes te emigranteve 5 shekullore arabo orientale shqip-foles.

"Qetsia" dhe "perversiteti diktatures" bejne pak xing . Nuk ka me "qetsi olimpike"* , me rregull sesa ne Burg. Qetsia eshte simptoma e kontrollit total, e frikes, e imponimit.

*Prandaj tha ai Dite te mezitshme ne Olimp. Qetsia olimpike eshte metafora e totalsundimit te  Zeusit. 

Mjediset publike ne diktature jane verrazat e te gjalleve qe levizin si hije, si fantazma.Individi nuk eshte me Individualitet.Eshte thjesht homologim i njeriut te fabrikuar ne oficinat e propagandes komuniste.Diktatura prodhon qenie te heshtura si fija e barit. Pastertia dhe higjena ishin produkt i higjenizimit politik dhe homogjenitetit social.

Diktatura ishte sistem i klasave dhe kastave. Katundaret popullonin hapsirat e gjerberta, punetoret popullonin fabrikat dhe uzinat.Kasta e teknokrateve  dhe intelektualeve popullonte zyrat.

"Arabizimi" metropolit sot eshte produkt i konceptimit te qytetit si tezge gjigande dhe i tregut si megapazar permenanet 7/7 dite. Kaosi urban eshte pasoje e anarkoindividualizmit. Zhurma dhe rremuja jane shenja te vitalitetit te rilindur .Kjo energji derdhet si llave vullkanike dhe pret kohen te ftohet dhe "kallepet" e shtetit te strukturohet. 

Hmmm, si neper tym...

RTM,

Canale Otto,

TeleNorba ( Umberto Smaila smiley)

Te shikoje jugosllavin dhe italianin quhej revisionisto imperialist ne nje moment qe jugosllavi ishte nen komunizem, ndersa Italia kishte Partine Komuniste me te madhe nga te gjitha vendet e Europes se lire, por i kishte spiunet dhe komunistet te infiltruar ne te gjitha institucionet me te rendesishme perfshire RAIn. (pa harruar brigadat e kuqe qe benin ndonje xhiro tek e tuk.)

Kjo i thote te gjitha. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).