Pyetja është në kontekstin nëse ia vlen apo jo. Janë të lutur të përgjigjen e të përshkruajnë eksperiencat e tyre peshqit e Kanadasë ose edhe ata që i kanë provuar të dyja: jetën në Europë e atë përtej Atlantikut.

Bëhet fjalë për një të njohur që kërkon të lërë Italinë. I thashë të shkruante këtu, po sipas tij nuk ka kohë të merret me forume. 

Eshtë i pakënaqur me jeten që bën për momentin, edhe për shkak të krizës ekonomike. Nuk e di ku punon por thotë që nuk fiton mirë. Endërron Kanadanë, se sipas tij është shtet më social. Kur e pyes se nga e ka këtë, më thotë nga Wikipedia (!). Nuk njeh njeri që jeton andej por i është mbushur mendja për Kanadanë.

Ju cfarë do t'i rekomandonit? A ia vlen ta lërë Italinë? Eshtë rreth të 30-ve, pa femijë dhe ka rreth 8 vjet që jeton në Itali.

123 Komente

Ne kete moment Italia nuk ofron me oportunitete per emigrantet sidomos ata Shqiptare ku niveli i Shqiperise nuk eshte me ai i viteve 90. Italia eshte shume e mire per gjithcka, per kulturen, klimen, ushqimin, por per pagat eshte me ulet kundrejt vendeve te tjera te BE.

Nese nuk eshte i kenaqur ta leri sa me pare dhe te drejtohet Angli, Amerike ose Kanada.

Ne thelp nuk ka ndonje ndryshim te madh mes Italise dhe Kandase... Kam te njohur ne Itali, qe bejne pune relativisht te mesme e larte, por edhe vet isha per nja 2 jave vitin e kaluar.

Megjithese, ndryshe nga SHBA, mbahen si vende sociale, jane vendet me asociale qe mund te ekzistojne, ne kuptimin qe mund te krijosh me shume kontakte dhe marredhenie pune me Amerikanet, qe jane me te hapur, sesa me nje nga Kanadaja po Italia. E them kete sepse sa me "social" kupto sa me shume i fut shteti hundet ne punet e njeezve aq me pak komunikojne dhe (tentojne te) bashkeveprojne njerzit me njeri tjetrin.

Nje ndryshim qe ka Kanadaja, duhet thene, eshte se i ka taksat e biznesit, sidomos atij te vogel, shume me kompetitive se Italia dhe madje edhe SHBA me duket. Dmth se sado qe eshte vend me frymezim majtist ne terma te biznesit eshte mjaft kompetitiiv. Italia nga ana tjeter, di se se ka presionin fiskal diku tek 50%... psh nje nga te afemit e mi menaxhon nje market te vogel (filial te qyteti i vet) dhe me thote se nje nga gjerat qe e parandalon qe te punesojne me shume njerzez eshte se nuk largon dot nga puna dembelet dhe ata qe nuk punojne mire (sepse ka nje burokraci dhe sindikalizem shume shume radikal qe e parandalon punedhensine te jete kompetitiv dhe te punesojne njerez me te afte.) Natyrisht qe kjo dhe fakti se qeveria i merr pothuaj 50% te fitimit e bene qe te mos avancoje sepse nuk ka interes qe te permiesohet kur e di se qeveria do ti marri goxha nga ajo qe fiton.

Di psh se Italia ka nje sistem shendetesor te ngjashem me kete tonin ketu, megjithese ne krahasim me ate Amerikanin te dyja "suck" dmth ta shpifin sepse jane shume shume pak efikas dhe te shpejte (atje kur isha per pushime me ndodhi qe me pickonte dicka ne det, dhe ngaqe kisha frike mos kisha alergji me cuan per vizite ne spital... prita 3 ore perpara se te me vizitonte dikush.). Ketu jane pak me te shpejte megjithese jo sa ne Amerike qe e ke doktorin gati ke fundi i krevatit.

Nje ndryshim tjeter, ne favor te Kanadase dhe Amerikes, eshte se ketu majia nuk ekziston ne ate madhesi sa ne Itali. Le te mos harrojme se deri ne fundvitet 80 Italia ishte fushe beteje mes sherbimeve sekrete te SHBA dhe BS te cilat tentonin te fitonin kontrollin e Italise. Ben gabim kush mendon se gjithe ate komunistet dhe spiunet e BS qe militonin ne brigadat e kuqe apo ne PC italiane u zhduken si krimbi pa shi...

Dua te them, ne Itali pavaresisht propagandes lidhjet e sistemit te vjeter jane akoma te gjalla dhe te shendosha...
Nuk ka te ardhme per te rinjte ne Itali. Kush ka prona apo pasurii te tjera, pavaresisht taksimit te larte, nuk i leverdis sepse humbet gjithcka...

e rendesishme eshte qe njerzit atje ku shkojme te jene korrekte. dmth kur punon mos te ta hane hakun. 

gjerat e tjera qe permende ti, jane dytesore per te mos thene krejt anesore. megjithese analizen e ke te drejte, sa i perket anes sociale te nje vendi.

ne vendet e veriut te europes jane akoma me social se italianet, por jane po ashtu akoma me korrekte se italianet. italiani dhe greku e mbajne shqiptarin per qenie te ulet, sepse po ashtu i mbajme edhe ne ata. eshte pra reagim i ndersjellte.

vetem se ne nuk i trajtojme keq, perkundrazi. kjo edhe tregon se jemi me te mire, me te larte si qenie.

Jam dakord. Kjo vjen ngaqe vet Kanadaja dhe SHBA e kane origjinen nga emigrantet dhe siduket ne nje menyre ose ne nje tjeter jane te ndergjegjshem se emigracioni sjell edhe te mira, pervec njefare besdisjeje te perkohshme...

Por trajtimi i mire i te huajve lidhet edhe me gjendjen ekonomike. Nuk e di nese e ke vene re, por shpesh vendet qe nuk jane mire ekonomikisht nuk e shikojne problemin tek vetja dhe poltikat qe zbatojne por perpiqen qe te fajesojne faktore te huaje, ndac emigrantet qe vjedhin punet, shtetet e huaja qe kane taksa te uleta, parajsat fiskale, apo ndonje here sic thone Shqiptaret Europen kurve...

Vllaaa mos je gje Nard Ndoka ti qe komenton me ket llagap Gene Viku........ ti qenke fanua  fare..... 

Nuk ma ha mendja te kem thene ndonje gje gabim. ShBAne e njoh fare mire, se ketu afer e kam. E kam si xhiro pasditeje... Nga ana tjeter nuk ma ha mendja qe Italia te kete ndryshuar radikalisht qe nga hera e fundit qe kalova andej...

E para te falenderoj per komentin e gjate dhe sqarues.
Ne itali tani po ndryshojne gjerat edhe pushimi nga puna u be me i thjeshte dhe per ata me kontrata indeterminato. Presioni fiskal eshte i larte dhe eshte gjithmone objekt diskutimi. Ne kushte te njejta te ardhurash Italia nuk nderrohet me asnje vend tjeter sepse i ka te gjitha...
Si rroga per fat te keq ne disa profesione jane shume me ulet se pjesa tjeter e Evropes.
Flas per fushen e informatikes ku ne Itali nje person ti veje mire e te marri 2k euro neto, ne Angli psh merr dyfishin, po vete qe marrin ne Shqiperi 1k euro...

mire ta tha lungua. ne do ta leme, po per nja 10 dite se do ikim per settimana bianca.

Eshte neve sparata me duket...

lee ce pyet o lungo... na u nxi jeta. peshk te eger jo, neve sparata po...vuajtje fratello, vuajtje!

Si patriot vlonjat qe te kam me behet qejfi qe gjendesh mire aty dhe ke arritur nivele jetese si italianet vete me settimana bianca apo ponte apo shume te tjera.

Ketu behet llafi per nje 30 vjec qe i ka ngecur sharra dhe si ky ka shume aty. Tani jepi ndonje mendim me vlere mqs je vendalli smiley

lungo, nuk kam se c'fare mendimi ti jap.

keto tema jane budallalleqe me thes, jane pergjithesime kot, hajt te flasim te themi ndonje gje. realiteti eshte shume i fragmentuar dhe secili ka situaten individuale perballe.

varet se c'fare ben ky person. Nqs eshte psh dentisti fshatit ne Sicili, ti pjerdhi mu ne te Kanadase,ce do, palle ariu, gjysma ne nero, gjysma me fature, kaffe e capuccino te  bari i portit, po dhe nje xhiro me barke me vela nga pasditja e voilà.

Po dhe po te jete ( ose do te behet guzhinier), ku do veje? ne Kanada, ku salmonin e shoqerojne me panna montata? Jo, atqudht.., do veje aty ku jane maestrot.

e ja...ca te te them o lungo. Varet nga aftesia jote dhe nga aspiratat.

"Ju cfare do ti rekomandonit? "

-une i rekomandoj fuqishem te emigroje te Komuna e qiParisit !

po ai te kishte 70k euro per te blere shpi te komuna, skerkonte te ikte lumadhi smiley

epo qenka rast i pashprese !.smiley
me vjen keq, atje te ku eshte te dergjet... hehehe, bella Italia, tha..

Ju cfare do ti rekomandonit?

Meqe eshte rreth te 30-ave,nuk ka arsye pse mos ta provoje ne nje kohe qe i eshte merzitur qendrimi ne Itali. Shume te rinj italiane po ndjekin rrugen e emigrimit gjithashtu.

Une mund te rekomandoj vetem qe nese zgjedh ate rruge, te kete durim pikesepari, te ndjeke kurse intensive te gjuhes dhe te pergatitet financiarisht per qendresen atje, ta parapergatise,etj.

Precedenti eshte eksperienca e suksesshme e shqiptareve ne Kanada, pastaj çdo gje eshte ne varesi te individit,te perpjekjeve te tij pergjate procesit.

 I thashe te shkruante ketu po sipas tij nuk ka kohe te merret me forume

 

smiley

Enderron Kanadane, se sipas tij eshte shtet me social. Kur e pyes se nga e ka kete me thote nga Wikipedia

 ka akoma po do smiley

Stalker, nuk e kuptova kete duartrokitjen tende, neqoftese nuk e ke ironike, i bi qe virgjereshat e semaforit te duartrokasin Nene Terezen duke perplas shalet.

 

Ju qe jeni jashte kthehuni ne Shqiperi.

Vuani me popullin tuaj, gezohuni me popullin tuaj.

Boll ju shkoi jeta kot ne vende te huaja.

(Ngelet ne forum gjithe diten, si peshku pa uje.Gjynah.)

Lsho edhe ti ca here ne internet ca naivitete qe nuk pertypen fare. Nuk e di si ke dale jasht ti dhe si ke hy mrenasmiley, por e dalura jasht nuk eshte gjithnje çeshtje luksi "per nje jete me te mire" si psh Zonja Gjembi dhe Zonja Elba, mund te jete edhe levizje e detyruar, e me pas nje gracke nga nuk dilet kollaj, e me kalimin e kohes hyrja behet e pamundur.

Pastaj shumica e njerzve jetojne kot, ndjenja e kotsise i shoqeron ngado e çfardo qe te bejne, shkruajne ne internet, apo shkruajne ne realitet, njesoj kot mund te ndjehen. Edhe sikur te jene çmim Nobel, edhe sikur te jene presidente shteti apo miljardere.

Nga ana tjeter nje hamalli mund t'i duket jeta plot. Nuk e ben jeten as profesioni, e as vendi, e as sistemi (meqe ti je si pune antikomunisti qe ankohesh qe ne tirani nuk behet jete).

 

Te falenderoj per pergjigjen koherente. (Seriozisht).

Ke pjeserisht te drejte ne dy rreshtat e fundit, por une vete jam kunder emigrimit, ne parim. (Sa kohe qe njeriu e ka ne dore te emigroje ose jo; kur eshte i detyruar me cdo kusht, s'di c'te them).

Ndoshta shkruaj pak me gjate me vone. Kalofshi mire kudo qe ndodheni, te gjithe shqiptaret.

Me vetem dy rreshta, dhe sikur te shkruash te verteten absolute, ke vetem pjeserisht te drejte!

                                                                                                                                  i Modhismiley

 

Neqoftese shkruan me gjate me vone, do te shkruaj edhe une te verteten absolute me me teper se dy rreshta.

 

Magus: E di qe do tallen ca ketu me mua po kete ia thashe edhe une. Kthehu i thashe se ndoshta je me mire ne Tirane. Beri sikur i ra pika. Muhabet i mbyllur.

"nje te njohur ...Nuk e di ku punon po thote qer nuk fiton mire"

Sec nenkuptonet nje leje per ta bere copa forumce kete, apo s'na ka share fshatin. smiley

Ta degdisim nga Siria thua?

 

Pa keqkuptime. Sigurisht qe ma dha ai lejen qe te interesohem.

Ta kisha llafne qe per nje te njohur qe s'i di as vendin e punes, sikur s'ia vlen aq shume te harxhojme kredine  tek shefi i kuadrit te Peshkut per ndonje embrim te mire andej nga BC. Lexoje dhe te rregullorja e peshkut. Keto favore behen vetem per mik e lart.smiley 

Mire eshte t'i bjem sa pa u futur ne forum, se po u fut ma ngeli ketu...as Kanada, as terci verci!

                                                                                                  https://youtu.be/c-r2vu4t9-g

Per koincidence, keto dite me qelloi me nje mikun e nje miku. Donte te hidhej njeher kendejzaj. Si thua tha do me eci? Po provoje njehere. Aha s'qenke optimist tha. smiley

smiley e lezetshme kjo. Me ka ndodh dhe mua me disa te njohur.

Te vij me letra te rregullta ( rezident ose te pakten te kete nje numer siguracioni provizor) dhe te dije gjuhen. Per te tjerat eshte krejt personale.
Ps. Personi do me ardh po nuk po interesohet sesi jetohet apo punohet. Forumet jane nje opsion shume i mire per info.

Une i rekomandoj te Emigroje ne Shqiperi , ishulli jot , Lideri i modh Ed Roma e ka bo Shqiperine lule , keshtu mendon dhe ti besoj , boja nje rekomandim smiley

N.q.s. mendon te vije ne Kanada, duhet te kete parasysh qe periudha e integrimit kerkon 3-5 vjet. Asgje nuk eshte e lehte, asgje nuk eshte e pamundur. Varet se sa te madh e kerkon ndryshimin midis jetes qe ben dhe asaj qe deshiron te besh...

Gjuha eshte shume e rendesishme. Shume thone qe, do shkoj dhe do e mesoj gjuhen atje, se eshte me e lehte. Vertet, ndoshta eshte me e lehte, por mungesa e gjuhes te merr kohe te cilen duhet ta shpenzosh per gjera te tjera kur vjen. Pa gjuhe je "si qeni ne biblioteke". N.q.s. vjen ne Quebec, ke dy gjuhe per te mesuar: frengjishten dhe anglishten. Provinca e Quebec-ut eshte me sociale, kostua e arsimimit eshte me e ulet dhe cilesia shume e larte; por njekohesisht dhe pagat jane pak me te ulta. Ontario eshte me "amerikane". Ka me shume mundesi per pune, pagat me te larta po dhe kosto e jeteses eshte me e larte.Ka me shume dinamike..

Eshte shume e rendesishme se kush te pret dhe si te orienton. Po te priti nje "pica delivery" ne pica ke per te vdekur smiley. Po te priti dikush qe te te orientoje profesionalisht mire, eshte nje avantazh i madh. Ketu jane te gjitha mundesite qe te rishkollohesh dhe te perparosh profesionalisht, pamvaresisht moshes. E perseris, pamvaresisht moshes...Varet sa kohe dhe perjekje je gati te investosh.

Ardhja me dokumenta te rregullta te jep dinjitet dhe hapsira shume te medha.  Nga  kjo, varet shume klasa sociale qe do te futesh. Nuk ja keshilloj asnjeriu, qe ben nje jete relativisht normale atje ku eshte, te vije me vize turistike dhe te kerkoje "resident permanent" ketu, duke hapur gjyqe etj., etj. Merr shume kohe dhe shume para. 

Kaq per fillim...

Eshte e rendesishme qe atje te te presi nje njeri? Se ketu eshte problemi qe ai nuk njeh asnje andej. I pelqen British Columbia.

 

Nuk eshte 100% e domosdoshme, po t'i lehteson shume punet dhe financat. Nje jave hotel dhe ushqim jashte kerkon mbi 1000 dollare...

Me keto mjete komunikimi qe egzistojne sot, do e keshilloja qe te gjeje nje kontakt. 

Ingeborg, nuk e di pse nuk i propozon Gjermanine?

Ia propozova. Trembet nga gjuha. Nuk kam nerva ta mesoj thote. Anglishten e di shume mire.

Trembet nga gjuha .  Sa vjec eshte me.

Ne fakt gjermanishtja bashke me gjuhet nordike kane nivel shume te larte veshtiresie. S'ka faj ai djali. Aty-aty me shqipen.

eshte shtet me social

Ja qe s'ka faj shkaba ndonjehere.

P.S. eshte nje seksion ketu ne Peshk posacerisht per pyetje te tilla personale, quhet... Pyetje ku duhet te ishte kjo.

Unë do t'i rekomandoja kthim në Shqipëri, si shumë shqiptarë që kanë jetuar jashtë dhe këto 5-10 vjetët e fundit janë kthyer. 

Nëse meraku i tij qenka fitimi, atëherë thuaji që si fitohet në Shqipëri nuk fitohet as në SHBA e as në Kanada edhe sikur të rrijë atje 100 vjet. Nëse është tip konçesionisti, pa frikë mund të bëjë me qindra miliona euro për punë pak vjetësh. 

Nëse është tip punëtori i thjeshtë, të vijë prapë në Shqipëri e t'i bashkohet bashkërezidentëve të tij italianë, që kanë mbushur Tiranën duke punuar në lloj-lloj punësh. 

Artikulli-pyetje, nuk sqaronte nje gje kryesore, se ; çfar letrash disponon per momentin ai. A e ka nenshtetesine, apo noi tip sonxhorno, a noi leter tjeter, se nga kjo gje varet edhe ikja ne Kanada. Nuk eshte aq e lehte te ikesh ne Kanada.
Pastaj ç'i duhet Kanadaja atij kur ai s'ka rregulluar veten e vet, pra kur akoma nuk eshte martuar. Prinderit e tij presin se kur biri i tyre do martohet, te gezohen e qetesohen edhe ata, ndersa ai si Kiu-fiu, sa andej-kendej.

E o Pjer, nuse thua ti, po sikur te jete gay!!! nuk e ke menduar!!

Ah Zeqo, aq thelle nuk e menova smiley

O Pjer po ai eshte ne hava s'ka rregulluar dot veten ti I thua te marre edhe nuse ?

Alba, po atij ka per ti ikur jeta kurbetit pa martuar, si shum emigrante te huaj kendej. 

Pjer Thomas: Pikerisht ketu eshte problemi se ai thote qe me ate rroge qe merr ne Itali nuk krijon dot familje se nuk mjafton. Mjafton per jeten e beqarit por jo per ate te familjarit. Po te shikosh fertilitetin e italianeve do vesh re qe keto vitet e fundit ai eshte shume i ulet per shkak te krizes.

Nuk ka nenshtetesi po eshte me letra te rregullta. Ai kerkonte me teper informacione te detajuara se si dikush ka care vete andej. Se qe atij i duhet gjuha, vullneti apo pershtatja kjo gje dihet pa hapur faqen e qeverise kanadeze.

Ne te vertete artikulli nuk e sqaron ka gjetur nuse apo jo. Na dergoi llaf me njerez forumeve dhe nuk e dime e ka gjetur, po e kerkon apo perton ta kerkoj.

Ballçekano, lexoi me vemendje artikullin dhe komentet e te tjerve siper, ku njoni ketu (qe e njifte ate) na njoftoi se ai ishte 30 vjeç dhe beqar. 

E pra...30 vjeç, pa femije, me pak kurriz te dale...po per nuse nuk flitet.

mos ky tipi qe do te lere Italine eshte Din Hyka dhe i vjen rende ta thote vete?
Ka ngelur dhe seksioni i radio tiranes shkrete...

                                                                                                            smiley          https://youtu.be/0DZ-Jj8Z1eo

Kurbeti shoke kurbeti

kush vate e nuke mbeti .

problemi eshte qe kur iken ,shumica iken me mendjen :"ta provojme pastaj kthehemi se shqiperia ketu eshte ".problemi eshte se jeta ne shqiperi nuk qendron statike ti iken njerezia move on e te fshijne nga defteri ketej.pas nje fare kohe e gjen veten jo vetem te huaj ne vend te huaj por edhe te huaj ne shtepine tende .miku e mira eshte ta permiresoje vehtene ne Italy por meqe ka vendosur ta filloje jeten nga e para might as well t'ia mbathe ne Canada .do ti duhet e njejta perpjkje per tu bere kanadez qe do ti duhet te ripershtatet ne shqiperi.

 

une do I sugjeroja ta shihte si opsion edhe Australine apo Zelanden e re.

Meqe djaloshi s'dashka te mesoje gjuhe tjeter por perseri do te emigroje dhe meqe Anglishten e fliska shume mire, Anglisht flasin dhe ne Afriken e Jugut. Ose Jamaica. Ose Gana. Jane dhe me ngrohte.

Po ta lexoje djaloshi jamaica do te ishte vend ideal,

Zelanda e Re duket shume intrigues si opcion. Me shume info s'do ishte keq.

  • Perton te mesoje gjuhen qe t'ia dale mbane ne vendet qe per momentin s'po lene kuc e mac pa u dhene mundesi punesimi me rroga te stermedha, e me afer shtepise gjeografikisht, vende si Gjermania, Belgjika, Suedia, Franca, Hollanda, Norvegjia, Danimarka.
  • Ne vend qe te perballet me nje sfide te vogel si ajo e te mesuarit, ne moshen 30-vjecare, kur njerezia merr pergjegjesi madhore si te berit femije te marrit shtepi me kredi, ai jo vetem qe s'fiton mire, por ka si te vetmin plan jete qe te shkoje ne nje shtet qe jep jete qyl - por pa e vrare fare trurin per te mesuar gjuhe a per te bere ndonje gje tjeter.
  • S'ka qullosur dot gje ne vendin e tij me familje e shoqeri rrotull.
  • S'ka qullosur gje ne tete vitet me te mira te jetes ne nje nga vendet me te zhvilluara te BE-se. 

    Po, miku im. Je fiks per ne Kanada. Futi ca te shara Shqiperise dhe shqiptareve ne pergjithesi per deshtimet e tua, dhe i ploteson te gjitha kushtet e emigrantit ideal. Sidomos per te shkruar ne peshk, je 100% "elligible", sic do te te thote kanadezi se shpejti.

smiley

Ti djale shko vizitohu ate bej.

Jeta behet gjithandej ..varet sa te ecen dhe sa te ngjit ..

 

mire nga Shqipnija, po Ky po i çkul robt edhe nga Evropa aò smiley

Meqe e paska ndare mendjen per te shkuar ne nje vend te ftohte, une i propozoje qe ta mendoje njehere vajtjen ne Alaska. Ka pune, pagesa jo te keqia, por gjen edhe ngrohtesi njerezore, ku mund te strehohet per njefare kohe derisa te stabilizohet. Nese une do te vendosja nje dite te largohesha nga Shqiperia, ne Alaska do te shkoja.

 Alaska. Ka pune, pagesa jo te keqia, por gjen edhe ngrohtesi njerezore..

varet se c'kupton me ngrohtesi njerezore , Alaska ka shkallen me te larte te perdhunimit ne USA.

Ja kjo. Pa na i gjej pak keto statistikat...
Une them se shkallen me te larte te perdhunimit e kane keto shtetet e veri lindjes se Amerikes, keto vendet e qelbura si Konektikati, Nju Jorku, Nju Xhersi etj. Aty ka shume negro te merzitur dhe te papune...

@Gene Viku: Eshte paksa jashte teme kjo gje po desha te shtoja, qe edhe une keshtu e kam lexuar diku. Sa me i larte numri i negrove, aq me i larte numri perdhunimeve.smiley

Ajo qe eshte e sigurt eshte se kriminaliteti me i larte ne SHBA eshte ne keto qytetet e medha te qeverisura nga Partia Demokratike... ku madje getot jane normaliteti.

ahahahahha

 

Berber, ke qene ndonjehere ne Kine? Se nga Kina po i bie. smiley

P.S. kaq shume besim ke se njerezit ne Alaska do te te presin?

Po, ne kine kam qene, tamam taman ne Shangai per reth 2 jave. Ndersa ne Alaska nuk kam qene ndonjehere, ndaj kam qejf te shkoj, qofte edhe si turist. Por, meqe eshte teritor i SHBA-se , per te mare vizen do te me duhet te gjej ndonje mik per te me bere garancine e pritjes, ose ndonje biznes qe te me ftoje per takim pune. 

ne dimer eshte vetem erresire,debore ,debore dhe debore prape.nese te   pelqen.juetia e drerit beji nje cerre sarah palin.gjithashtu po pate kuriozitet per eskimezet ka tour guides , mund te besh selfies me ta per pak dollare ata mund te bejne shqiponjen me dy duart e mund tu mburresh ne tirane.shiqo se edhe eskimezeve iu digjet xhani per shqiperine.

Ne behar pastaj eshte parajse e vertete .nuk e di ku i kishte site cari i rusise kur ua shiti amerikaneve.pyje , liqene me uje te kulluar kristal , lumenj me trofte te shijshme, vije bregdetare me fiorde .xhenet mbi toke me nje llaf.vetem duhet te kesh kujdes ne pyjet e alaskes duhet ta kesh ciften gati ne cdo moment se ka arinj sidomos kur i bezidis me pranine tende ne periudhen e shumezimit , te ashtusin perpara se te hane.Njerezia pastaj eshte nje nga racat me trime  .salmoni i shijshem i marinuar me erza etj qe blejme te costco kapet nga peshkatare qe rrezikojne jeten duke punuar ne kushtet me te ashpra te planetit.po keshtu pilote qe fluturojne aeroplane ne ato kushte , shofere qe ngasin maunet te cilat nga mbytja ne nje liqen te ftohet ne -40c i ndan nje shtrese akulli 15-20 cm.te kallet data ty qe i sheh ne tv le me atyre qe jane duke i dhene  naten   maunes mbi akull ne nje liqen te alaskes e papritur akulli rreth teje fillon te cahet...pagat jane te larta por jane per nje arsye jo ashtu kot nga miresia e zemres..

Alba ne -40 ketu ne Quebec trashesia e akullit ne liqen shkon 4-5 feet(eksperience personale) mos ke dash te thuash qe ne alaska trashesia shkon 15-20 feet 

rregullorja e qarkullimit mbi liqenet e ngrire

3-5 inch trashesie akullit lejohet ecja/ peshkimi

6-10 inch snow mobile , cars etc etc 

3 feet trashesia e lart lejohet kamionat 18 wheeler etc etc 

 ka inspektora per verifikimin e trashesis se akullit, gjobat per shpejtesi mbi akull jane dyfish ne krahasim me xhaden , por pike nuk te hiqen kur merr gjobe mbi akull.

kapet nga peshkatare qe rrezikojne jeten duke punuar ne kushtet me te ashpra te planetit

E vetjmja gje e ashper e punes se marinarit eshte se e ka pune fizike, si shume te tjere, dhe se nese punon ne anije te mesme te medha mund te qendroje edhe 2-3 muaj pa shkelur ne toke dhe shpesh pa kontakte me familjen meqe ndonjehere e perpunojne peshkun direkt sapo e kapin ne anije.

Alaska ka shkallen me te larte te perdhunimit ne USA.

Ndonje link? pastaj kush do ta perdhunoje "djaloshin" apo ariu!!!!!?

Te ka kapur sindroma shkabe edhe ty, peace. smiley

oh no not all.ngrohtesi njerezore dhe amerika sikur nuk para shkojne bashke ne te njejten fjali.smiley

Gur dhe rrathe. Dhe tiku, kuptohet, qe kqyr e vizaton.

Cdo njeri ka kismetin e tij. me shkolle pa shkolle, ai ajo qe kembengul dhe punon , nuk i shko mundi kot ne Kanada.

ne Itali edhe ben vaki te shkon mundi kot. jo ne Kanada.

ama Usa, Kanada nuk eshte per dembelat.

Te vej nese ka mundsi, po un di vet kanadez qe mezi presin te emigrojne ne shba

po pra se jane tax me te lira , po jo  aq sa e ben ti jo , kanadeze shkojne per shkolle ne usa se shkolla eshte me e lire, dhe pleqte vijne per dimer ( blejne shtepi ne florida )  meqe ketu eshte ftohte 6 muaj.

E vertete, na eshte shtuar trafiku, makina me targe ontario e quebec, jane leshuar pleqt e kanadase.kur do thyejn qafen e te ikin?

kur te celin lulet smiley

Linku thote:

 

Alaska ka shkallen me te larte te perdhunimit, kurse shkallen me te ulet te perdhunimit e ka Saharaja sur le Nil!

Ligji i IV i termodinamikes!

 

ah!, sikur te kish patur edhe Luigj te XVII-te!

 

oh!, sikur te behej art pa pasur nevoje per nenkuptime te thella filozofike ... (pika pika pika O Bame!) mes asaj që është e shikueshme, e mendueshme, e kuptueshme, dhe asaj që nuk është.

 

ah!-oh!, sikur era e urines te mos perzjehej me eren e profumit në deltë!

                                                                                                                              i Modhismiley

 

Disavantazhi me i madh i vendeve si Amerika e Kanadaja eshte largesia. Ne Evrope te pakten i hip makines dhe brenda 24 oreve je ne shqiperi apo ku te duash ne Evrope..Ndersa ne Amerike do nje vit pune te besh bileten e avionit por nga ana tjeter mundesite jane me te medha e liria eshte me e madhe. Plus qe diskriminimi ndaj shqiptareve eshte vertet skandaloz ne Evrope apo imazhi negative qe te ndjeke si hije. 

Si po shkojn kohet, bota po behet me e vogel cdo dite dhe sot Evropa eshte si nje shtet i vetem. Emigracioni nuk eshte si me pare, kufinjte po behen te pa dukshem dhe interneti i ka afruar njerezit shume. Shqiperia nuk ka ngelur ne vende , nuk eshte me ajo e para 15-20 apo 25 vjeteve dhe njerezit kerkojne me shume se mbijetesa. Vende si Italia apo Greqia nuk jane me te lakmueshme. 

Varet vertet si ndihet dhe cfare do nga jeta dikush. Por, nje gje eshte e sigurte si per Shqiperine edhe per Italine, Gjermanine apo Ameriken, keto vende nuk jane parajsa.. Kane te mirat dhe te keqijat e tyre. 

 

Disavantazhi me i madh i vendeve si Amerika e Kanadaja eshte largesia.

kot per llogje: ndasite klasore e kulturale jane sh. me te mprehta ne Evrope... Edhe pse pa kufij reale, kufijte jane tjeterkund. Evropa genjen veten, e mbi kete, edhe te tjeret, mbi cka thote se eshte (dmth per cka e mban veten). Evropa nuk eshte nje entitet, nuk eshte e sinqerte. Ndoshta prandaj edhe frustrimet me baze fetare, se fundmi atje, e te cilat reflektohen ne bote pastaj. Largesia nga Euroazia esht avantazh, po ta marresh ndryshe, them...

Ka diçka te vertete ne te dy keto komentet, si te Liqenit ashtu dhe te July_21 

smiley

Ehh parajsa...parajsen vetem fallxhoret e dine ku eshte.

un do te deshiroja te emigroja ne nje vend qe mund te marr asistenc papunsie 3000 dollar/muaj, ku esht gjithmon ngroht, ku ka femra te bukra dhe plazh. 

Komuna e Parisit eshte vetem 10 min larg kopshtit zoologjik, 22 minuta larg Bllokut.

Ne fakt eshte 10 minuta nga te gjitha, jo 22, por mbi te gjitha eshte vend i bere nga shqiptaret per shqiptaret, dhe nuk rrezikon te jesh nje arsye per ekzistencen e njerezve si Le Pen, Wilder, Trump, Hitler, etj. Asnje grup nuk do te beje sikur te flet me perzemersi por pastaj shkon e komenton kunder ekzistences tende, etj, etj. 

Me lejo te bej avokatine e djallit paksa. Me gjithe lemshin qe karakterizon Komunen e Parisit, gjenden dhe perla si shkaba apo nje taverne korcare qe hasa me se fundmi: tava tradicionale per te lepire gishtat dhe nje sallade qe me rri fiksuar ne koke, qe pervec shijes, kish dhe emer po aq mbreselenes: dragon.

e para njehere cpune ben apo kerkon? meqe anglishten e di le te gjeje ndonje njeri qe ti bej garancine dhe te iki. alternativa per mendimin tim eshte kthimi ne shqiperi.

"është shtet më social" - ca do thote kjo? Qe nuk ke nevoje te punosh dhe merr asistence? Qe eshte me liberale per politikat sociale? Krahasimisht me ke? E degjoj kete ne shume njerez dhe me duket si mit. Nqs nuk ke vendosur eksperience pune, nuk merr 'unemployment insurance' si fillim. Tjetra, cdo vend europian eshte me 'social' se Kanadaja ne ate aspekt. Edhe nqs arrin te marresh asistence prap as per qerane ska per te dale por pica ne te zeze do shperndash. Kjo per te sqaruar premisen origjinale te argumentit.

Sic kishte shkru dikush edhe me siper, edhe meqe i kam provu te dy kontinentet, eshte shume e rendesishme te gjesh nje menyre te vish me letra te rregullta. Me habit sa hezitim shikoj edhe ne kete kohe interneti qe pyesin si mund te bej "letrat" kur absolutisht gjithcka eshte e listuar ne faqen e internetit te ministrise se imigracionit: http://www.cic.gc.ca/english/index.asp - nqs edhe kete perton me e hape dhe me e analizu deri ne kocke per te pare cdo mundesi, as mos te niset fare.

Nqs di gjuhen, eshte hap baze shume e mire. Per integrim sa me te shpejte, nqs ka nje profesion 'zanatci' me shume avantazh do ishte.

edhe mos te kete zanat, nqs di gjuhen dhe ka vullnet, te beje nje kolegj a universitet po pati mundesi dhe rruget i ka cele . pa nje sakrifice 5 vjecare mos kujtoje se do ja shtroje njeri. kam punu 4 vjet on and off vullnetare community work, edhe shkolla shkolle, edhe me ne fund zura nje pozicion pune pas shume mundimesh testesh e intervistash.

jeta jone eshte jete e dyfishte kudo te emigrosh.

ps. nuk flas per ish-politikanet dhe familjaret e tyre qe pastrojne parane ketej.

E vertete, e rendesishme eshte se ka mundesi nqs ka vullnet dhe deshire. Gjithashtu e vertete eshte se opsionet dhe rruget jane nga me te ndryshmet dhe kjo eshte ndoshta me e rendesishme - mjafton te kerkosh, te jesh i vemendshem dhe me mendje te hapur e i gatshem te takohesh dhe te krijosh marredhenie me njerz te ndryshem dhe jo vetem shqiptare. Nje e njohur, erdhi nga Shqiperia (me eksperience Shqiperie dhe edukim te huaj) dhe zuri pune zyre ne nje kompani kanadeze por me prezence globale, ne profesionin e saj per dy muaj me te ardhura ne menyre te konsiderueshme me te larta se mesatarja ketu. Kjo tregon qe eshte shoqeri/treg pune i hapur dhe me mundesi dhe pa shume paragjykime.

mundesite i ka me te medhaja ne itali po te jete dikush ashtu si thua ti. 

kur te beje ndonje kanadez diçka si ferrari ta zeme, apo nje pale kepuce te bukura apo nje kemishe, ec me thuj.

vetem se duhet talent me jetu ne itali. ne kanada apo usa, qe jane vende emigrantesh eshte me mire per nje emigrant pa talent. s'kane çfare t'i thone vendasit, se kane dhe vete origjina emigrantesh. 

kjo eshte dhe arsyeja qe i shtyn robt pa ndonje perpsektive (pa talent) ketej me ike pertej oqeanit. 

99 % e robve te botes nuk kane as vullnet dhe as deshira. jetojne kot. bile dhe emigrojne kot, per nje çape buke. shqiptaret per aventure shumica se buka eshte me e mire ne shqiperi.

Po mire gjithe inovacioni nga Italia po vjen, biles nuk po arrijme ta kaperdijme kaq shume po mberrin ketej, sepse gjithe rob ushtare pa talent ktej edhe nuk nxjerrin fare... Mbaroi amerika e veriut dhe gjithe njerezit e saj sikur mos te kishin ferrari te shkonin ne pune... Ver nje shenim qe e ke me ironi se ka njerez qe ta marrin komentin shqeto

ironi apo jo, nuk i heq gje vertetesise se komentit. 

por e verteta VRET, thone. juve qe jetoni atje me sakrifica, normal te mos ju pelqeje se çfare them apo mendoj une per kanadane. 

Jo jo nuk ja heq, krejt te verteta po thua. Omnipotenca jote per te pare cdo gje ne jeten e cdo njeriu dhe per te gjykuar ne agregat eshte per tu admiruar... Po ku e di ti more trap francez se si jetoj une apo kushdo ketu? Fakti qe nje diskutim te thjeshte mendimesh e kthen ne "kompeticion" muhabet kafe lagjesh tregon se te te vret diku ty. Nuk je rehat me vehten dhe ate busullen e brendshme e ke shume te konfuzuar.

ueee me rob shpie! koha kalon dhe miku vazhdon t'i leshoje budallalliqet si batare kallashnikovi.

 

Mireserdhe o figure! U beme merak. Gezuar krishtlindjet dhe vitin e ri!

ku dreqin humbe bredho

lol, ca komentesh. Po te kishte qene zanatci apo tip qe meson e punon fort, nuk detyrohej te linte shtepine ne Shqiperi apo nje vend si Italia per te jetuar mes arabeve dhe akullit.

ti qe jep verdiktin per te birin e botes pa e njohur fare ne cfare sfere te veprimtarise njerezore e jep kontributin tend?

ne shtet me siguri. talenti me i madh ne shqiperi eshte te gjesh pune ne shtet. s'ma ha mendja se ata me aktivitet privat ne shqiperi (apo gjetke), u del koha te lexojne forumet.

ndersa sa i perket njohjes se personit, vetem ajo "30 vjeç dhe qe fiton pak" del e tepron. çfare t'i njohesh me shume ?

"peme pa kokra" quhen keta tipa ne tirane, nga gocat ambicioze qe kerkojne burra pasaniker per martese apo dashni.

duhet shtuar diçka tek kjo teme.

e para mosha ne dukje e madhe. me te vjeter se kaq, kane ikur nga shqiperia, pa asnje gjuhe te huaj veç shqipes dhe kane arritur te bejne diçka ne jete. pra nuk eshte fare pengese.

e dyta, nje emigrant kur eshte beqar, duhet te zgjedhe te jetoje ne kryeqytetin (apo metropolin) e shtetit ku jeton, per te pasur shance apo te pakten shprese, per ndonje surprize. takim interesant apo te rendesishem me Dike qe mund t'i ndryshoje jeten me pas. ndryshe ai duhet te martohet (siç keshilloi Pjeri me te drejte) sa s'eshte vone, e te beje ca kalamoj, qe mos t'i ike jeta dem te pakten.

Endërron Kanadanë, se sipas tij është shtet më social

E di ky miku qe i duam te miren se kjo Kanadaja eshte shtet kapitalist,pra njesoj si kjo Italia nga kerkon te ik. Po nuk e di le ta mesoj e i uroj ta provoj ! Good luck me kapitalizmin social !! 

. Endërron Kanadanë, se sipas tij është shtet më social. Kur e pyes se nga e ka këtë, më thotë nga Wikipedia (!). Nuk njeh njeri që jeton andej por i është mbushur mendja për Kanadanë.

Po pati mend , do integrohet ne Kanada. Po spati , le te rrije aty ku ka ndejt deri tani se do harxhoje dhe ato dy kacidhe qe ka edhe do mbetet smiley

shqiptaret me persmari qe kam njoh dhe qe kane shku ne kanada perpara teje, jane kthy te jetojne te gjithe ne shqiperi. (Mikel Temo e njef ? kerko ne google per te)

kanadaja eshte vend vetem per ariun polar. nuk eshte me jetu njerzit TAMAM. 

po ti dhe bradharaku mbani veten me gajret. dhe ashtu beni, se na duhen ca shqiptare edhe atje, t'i sherbejne çeshtjes.

smiley ja ti thom fiqos mos na bo noi vjershe

Je pak "s'kar-pat", si Profil.

Duhet ta pranosh...smiley

 

Miracle of Christmas i thone ketej: kthimi i profilit dhe bredharakut (qe paska levizur ne France).

Amerika eshte i vetmi vend imho ku emigrantet sapo shkelin kete toke kane te drejta krejtesisht te barabarta me qytetaret amerikan dhe nuk shihen nga shoqeria si klase e dyte. Europa nga ana tjeter, edhe pse nje kontinent qe e ka njohur fenomenin e emigrimit shume me para se ne, mbetet ne kete aspekt nje kontinent me tendenca shume te forta prexhudiste. 

"ku emigrantet sapo shkelin kete toke kane te drejta krejtesisht te barabarta me qytetaret amerikan dhe nuk shihen nga shoqeria si klase e dyte."

Edhe aq zemergjere nuk ka qene gjithmone Amerika. Ne vitin 1965 eshte hapur ai vend tamam per emigracion masiv. Kryesisht preferoheshin dikur evropianet vetem, anglo-saksonet (keta qe e ngriten e zhvilluan ate vend). Nuk beheshe fjale per arabe apo hispanike. Megjithate edhe ne Amerike njerezit bejne dallime te tipit emigrant i sapo ardhur versus amerikan prej brezash.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).