Miredita,

A di njeri te me thote nga vjen ky emer, c'kuptim ka si fjale (bardhosh? bjond? ) apo ndonje gje tjeter nga ndonje gjuhe tjeter? 

Falemnderit.

111 Komente

Vjen nga gjuha vlonjate dhe shkruhet : " Celoj " ...

Fute koken posht minderit.

smiley
Sa qejf e kemi ne mer kete koken e ulur poshte ....ule koken poshte moj se me.mori malli....e terci e verci smiley

Gabimi osht imi. Nuk e shpjegova qe e kemi pas shoqnia jone si shprehje kur dikush thoshte Faleminderit ... pa nji pa dy vite pergjigja : ... posht minderit . smiley

Bardhosh, bjond jam une apo nuk ke pare njerez te tille ne Shqiperi? Qenkemi rrace ne zhdukje.smiley "Celo" vjen nga "cel" "hap"....

E nga mund ta kete tjeter??

Mustaqet e Çelos!

U pa puna, hajd bojm i dore gallate :  Ajo nuk osht " cel " osht " cil " si psh : Jah demostrataxhit ... myll , jah kapterrat ... cil ... jah kto cil e jah kto myll e u bo puna cil e myll, o Qozim Bej...

Celo Mezani.

eshte me i famshem: Çelo Picari.

emrit spo i japim dot dum, po mbiemri ama flet qarte.. ky ka hapur Picarine e pare ne Laberi, prandaj dhe llagapi..smiley

Ka dhe Çelo Çelaj smiley

Amon se ju vonjetrit me kenoqni mu me keto mbiemrat qe i shtoni nji dhe shkoi e vate ... Kam ca fisa na Vlora qe e kishin Muco gjithe jetes ...kur sa del FB i shof te gjithe Mucoj .Hej dreq c'mu poktiset ...smiley

Do jete si gradim, si ne bejsmiley

Tipike e laberise jane emrat dyrrokesh, pagan te tipit:

Lulo, Sino, Çane tani jane dhe keto qe thua ti qe u vune nga nje J ne fund Shehaj, Zenelaj edhe Mucoj mqs e paske merak... smiley

teoria ime eshte qe kur eshte nje eshte  Muço. kur ka disa ( ne shumes) behen Mucaj. 

I kujt je? Nip ne Mucaj.

Do pare ne certificate ai muhabet ballcekano, se ne tetevjecare e e fillon me mbiemer Mucaj pastaj ne te mesme ta transformojne ne Muco, pastaj kur do ikesh jashte del pashaporta me Mucaj dhe te duhet vertetim qe Mustafa Mucaj eshte i njejti me Mustafa Muco se perndryshe ste njohin shkollen smiley

Une per dreq kam nje e me dy pika. Iu luta cuces se pasaportave, amon te keqen mos ia ver kacurelat se me ngaterron me dynjane. Po jo thoshte ajo keshtu e ka shqipja. Dakord jam i thashe, po shqipja akoma s'eshte bere lingua franka.smiley 

ca emri ke? mos e ke gje Skënderbeu e s'na ke njoftuar?

Mërtiri Mërtiri e ka smiley

Kadena 

Qitap je vallahi, dorezohem smiley

Po ku ia mban me dhe Skenderbeut te thote embrin, e ze Trumpi me thuper. smiley

Ce vret mendjen per "ë", imagjino te kishe ndonje emer tip Memo aty ne amerike apo Sheme ne Itali...

Ne itali ka mbiemer Muti e s'te thote gje njeri.

Per ate pune ketu ka Karaj, po ketu "J" nuk eshte vene per pordhe...

O vella po ne kemi ekuivalentin shqip te Karaj ...Ziu ! Ta bejne Ziu dhe shpetojne nga sikleti.

PO e nderrove gjej nje tamam se dhe Ziu nuk eshte zgjidhje..

Ka qene nji cun ne Tirone qe ne i therrsnim Mond Muti. Bonim gallate me te se ishte pak si i shemtut dhe pak de-de, por i fuste hunet gjithanej, njifte bythen e dreqit. Ne ndeshjet nderkomtare kur nuk gjeje bilete per qahmet, Mondin e shifshe ne fushe duke mbajt kabllin e kameres qe zbriste poshte. Kot as punote fare ne RTSH. Nuk i vinte mire po ta therrisje Mond Muti. Nejse, kur kthehem ne '93 dhe e takoj, me trego 2-3 albume fotosh me Ornela Mutin, per qafe, ke vila Orneles, gjithanej. Se nga ia kishte gjet onen, kishte bo edhe pasaporten Mond Muti dhe i kishte thone qe jemi fis. Na lujti mensh. Nuk do e besoja po i kam pa fotot me syte e mi. Nuk e di c'bohet sot. 

smiley  Arkive je!

Eh Ornela, Ornela...

ja nxiu faqen e bija, Qemolo...ka ndryshuar emrin, se do me Muti, e ka vene Naike Karaj..

kush e di pse valle?

Lere se ne Tale kam henger dynjane kur albanezet filluan te vinin dhe emrin e babait ne rresht. Jo thoshte pepino i varfer ky eshte emer i mesit dhe s'korrespondon me dukumentat. Po s'kemi emer mesi ne i thosha une po na ka hypur kemba e mesit mbi koke andej nga vatani. smiley

Se harrova eshte edhe Dule Dulaj mqs kishe merak J ne fund smiley

smiley po normal... 4-5 Dule ne fshat nga do dalloheshin? Dulja i Dulajve!

Shiko se ajo j-ja ndihmon goxha. Ja Dule Dula sikur ngec, j-ja e rreshqet.smiley 

Eshte per kundrapeshe per tu dalluar nga VIC qe kane sllavet smiley

Celentano quhet ?

cosi celeste...

Po kronikani osman Çelebi ?

Belul, u qelb muhabeti fare ... Celiabinsk , Russia.

Çelo mua me duket si emer delikat.. e vene ata qe kane prirje muzikore, si shkurtim i fjales: Violin-çelo..smiley

Ne kemi edhe shume emra njerzish qe fillojne me " C " si psh : Aranit Cela, Fuat Cela ...

Pse si njohim ne kush jane Çelajt?

Ca mutmuti jane!

Po pse i diskutoni ?, do thoni juve ... Po ke te diskutojme ? He, pa na thoni ...

smiley

Emigranti e ka mbiemrin Cela me duket , ai duhet ta dije patjeter .

Emra futbollistesh Cela : Agim Cela( mbrojtesi kasap i Durrsit ) , Bec Cela ( lojtar dhe trainer me Partizonin) , Ben Cela ( Beni vogel) me Tironen ...

A cella (from Latin for small chamber) or naos (from the Greek ναός, "temple"), is the inner chamber of a temple in classical architecture, or a shop facing the street in domestic Roman architecture, such as a domus. Its enclosure within walls has given rise to extended meanings, of a hermit's or monk's cell, and since the 17th century, of abiological cell in plants or animals.

"muhaxhirëve" ??

I madh mrroklla, e beri si ajo zonja qe tha : qani njeçikë burrin tim se une po vete ne dasem!

Mos ka lidhje me "qel" qe i thone qerosit ne kosove?

puna eshte se nuk para gjenden emra Çelo ne Kosove,  madje edhe ne Shqiperi, pervecse ne Jug e kryesisht ne Laberi...

 

spekulloj se Çelo  ka te bej me foljen çel..  dmth çel,  rritu, forcohu etj.. ashtu sikurse emri  Rrapo qe vjen nga pema e famshme Rrap-i, gjithashtu kuptimplote: te behesh i forte si rrapi..

S'ma do mendja pasi ne Shqiperi nuk para ka mbiemra njerezish qe vijne nga folje.

Ne jug, Cela i thone edhe kepuceve te vjetra te bera cope cope (sipas fjalorit). Dmth kepucegrisuri.

I thenkan edhe "pjeses se zgjedhur dhe me te mire te dickaje".

Per mendimin tim duhet te jete nje nga keto te dyja pasi jane cilesuese, dhe mbiemra cilesues kemi plot.

 

 

dakord, prandaj thashe me siper po spekulloj... sidoqofte, me ate   o  fund emri  Çel-o , behet i fuqishem, mashkullor..

ndersa   kete   ''cela'',  per kepucet e vjetra,  se kam degjuar ndonjehere.. interesante.

Vjen nga turqishtja do te thote prince.

Ne osmanishte mbase?

Se google translate e nxjerr tjeter gje princin.

 

Shkurtese (ne perkedhelishte) duhet te jete, qelibar, çelik, reqel, qerim, qelbesire smiley

Po pse vetem reqel, e jo celbesire gjithashtu? 

me kujtove nje te forte, ke lagja jone ishte nje grua qe shante: shepsina mutit (dmth qelbsira e mutit).

Kapedan Celo Picari.

Xhelil Begai lindur me 1802 ne Picar të vjeter,një ngulim që nuk është më i banuar , por eshte në afërsi të Picarit të sotem, ne jug te Shqiperise.
Ai më vonë preferoi të quhet Çelo Picari. Në rininë e tij ai ishte një bari dhe në atë kohë ai ishte rekrutuar nga Ali Pasha Tepelena ne Janina. Ne 1821 ai komandoi trupat e pashallëkut të Janines që mbronin Tepelenën kunder ushtrise osmane. Pas vdekjes se Ali Pashait ai u internua ne Preveze.

Ai mori pjese ne disa kryengritje me Zylyftar Poden por u shmang duke mos u vrarë në Masakren e Manastirit ngaqe nuk iu pergjigj fteses. Si një akt hakmarrëse se bashku me grupe te tjera nen komnden e Kapllan Kuces ai dogi nje pjese nga qendra e Janinës, ate pjese ku jetonte garnizoni osman. Si rezultat i pjesemarrjes ne Revolten Shqiptare ne 1833–1839 ai u mbajt i burgosur ne Konya deri me 1844.

Picari mori pjese ne Revoltan Shqiptare te 1847 se bashku me Tafil Buzin dhe Zenel Gjoleken dhe eshte nje nga figurat qe ne emer te shqiptareve i kerkoi haptazi dhe ne menyre publike Ottos te Greqise qe te mbeshteste kryengritjen e tij kunder Perandorise Osmane. Dokumentet nga pala greke apo gjermane ende nuk jane hapur komplet Picari u kap dhe përsëri u internuar në Konia deri me 1852.Picari vdiq në Athinë, Greqi në 1880. Picari ishte mik i ngushte me Ismail Vloren, gjyshin e Ismail Qemalit, themeluesin e Shqiperise Moderne.

Rri o mo na hap muhabete. Nese nuk e ke marre vesh, ne na dilte shpirti per pak Terqi. Maksimumi qe kemi kerkuar ka qen autonomia.  Pyt Alben po nuk me besove. E tiku? 

MARKO BOCARI SULIOT,

QAN E TE KEPUT ME LOT,

SE ME CELON S`IA DEL DOT,

ESHTE DJALE PICARIOT.

Legena keta te Skenderbeut, po ja lene neshjen ruseve. As patriotizem as moot nuk kane keta. Njelloj si Loriku qe shiti neshjen me Serbine. smiley

Ja te mbarojme pak kete UEFA-ne,dhe pastaj ku do te futeni,se do tju bejme cope cope.Do tja u marrim edhe nja 3-4 kampionate te tjere,keshtu qe duhet te mesoheni me Skenderbeun ne majat e futbollit europian dhe shqiptar.

Ore une po them qe po u lene ndeshjen ruseve, aleateve historike te serbeve dhe grekeve te Janulles ti me thu do ju bejme cope cope sikur jam turk une. smiley Ku eshte ai morrmadhi qe te vret per atdhetarizem?

Prit se ska mbaruar ndeshja.

ca lidhje ka me celon ky muhabeti yt...

Po Skenderbeu ka nje lojtar zezak me emrin Qelo qe i afrohet  celos.

smiley

Kryengritjet kunder tanzimatit ishin kryengritje per mos pagim taksash e kunder reformave te tjera e jo per pavaresi.mercenareve si celo picari vendosja e sherbimit ushtarak te detyrueshem iu preu ylefene.vetem laberia deften eqrem bej vlora kishte 2500 burra nizame (dmth qe rronin me te grabitur popujt e tjere) kur u vendos sherbimi ushtarak I detyruar krahinen e pllakosi uria se nga bujqesia e tregetia nuk merrte vesh njeri.

Nashi turqine ndoshta nuk e kemi pasur aq shume xhan por pasi fqinjet fituan pavaresine dhe tentonin te zgjeroheshin ne territoret tona shqiptaret shikonin tek Turqia mbrojtesen e tyre.psh babai I Ismail qemalit shkoi e luftoi be pelleponez krah turqve kunder grekeve.

Te gjitha levizjet per pavaresi,kane filluar per mospagim taksash.
Edhe ne Amerike keshtu filloi levizja per pavaresi.

Uore Alba, po gjermanet e zvicerianet kishin shekuj qe jetonin per bukuri me rroga mercenaresh aka qe rronin me te grabitur popujt e tjere. 1/4 e ushtrise britanike gjate revolucionit amerikan, rreth 30 mije ushtare, ishin Hesiane, ose gjermane puro. Me pak fjale, as ne mercenarizem e as ne kryengritje taksash nuk kane shpikur rroten shqiptaret.

Nuk jam kondra por me duket se e kishim llafin per natyren e kryengritjeve kunder tanzimatit .levizja per autonomi e pavaresi filloi pas gjysmes se dyte se shel xix si reaksion kunder vendimeve te kongresit te berlinit per copetimin e trojeve shqiptare ne mes fqinjeve.

Po Masakren e krereve shqiptare ne Manastir,si e shpegon ti Alba.
Ajo ndodhi ne 1830,fill pas revolucionit grek.

Se une mendoj se po te mos kish ndodhur kjo masaker,pavaresia jone do te vinte shume me shpejt.

Nga bibla e patriotizmes :http://www.ermenji.org/historia/chap18.html

...Megjithatë, lëvizjet krahinore vazhduan të pareshtura, në Shqipëri, si një sëmundje kronike, për të mos pranuar administratën e përqendruar, ose për të mos paguar taksa e për të mos vajtur ushtarë:

"Nizam e xhelepe s'ka: - Është vëndi fukara"

Por këto lloje kryengritjesh, ose ato që bëhëshin nga bejlerë e kapedanë për të ruajtur pozitat e tyre, nuk mund të quhen lëvizje kombëtare në kuptimin e sotshëm të fjalës, mbasi nuk kishin as qëllim kombëtar, as kurrfarë lidhjeje, plani e programi të përbashkët.

Megjithëse shënjat e mugëllta të Rilindjes kishin nisur të dukëshin qysh në gjysmën e parë të shekullit XIX, nuk mund të flitet për lëvizje kombëtare përpara Lidhjes së Prizrendit, më 1878....

Turqizem duhet te jete, shkurtim i celal (xhelal shq.), tip zeqo-zeqir. S'besoj qe ne kurveleshin e shekullit XIX te kishte emra me background latin (chelo) ose shqip (cel).

Emri Celo mund te kete origjine  nga emri Celo Picari nga Picari i Gjirokastres ! Hero i luftes kunder Tanzimatit turk 1847.

Miku im ketu ku une jetoj ne Montreal e ka mbiemrin Myzeqari......ne frengjisht kur ja lexojne i del Mizekarismiley
por me mbiemer me te telendisur  Caca nuk ka ....kaka  ne frengjisht.....

por me pataksi jane keto emra e ketij brezi te sotem, njerzit bejne ca bashkime/shartime te tipit emri i im me te grus , dhe dalin ca emra lemeri fare +mbiemrat turk .....gjitonia ime psh Xhentiana Sejfullai....aty nga vitet 89-90 vinin edhe emrin Klitor....kur hapen syte robte ne perendim dhe mesun pak inglizce, e kalun ne Kliton.....smiley

smileysmiley sa kam qesh

putana eshte gjella tradicionale e montrealit

Turqnizma. Nqs. e ke beji nje nder vetes dhe nderroje mbiemrin. Pastroje veten nga ndotja myslymano otomane qe na dhunoi e na shkaperdheu per 5 shekuj e sikur te mos mjaftonte te ka lene edhe kete nofke pas qe te identifikon me ata.

Olsiy per ke nofke  e ke fjalen??? Peshkarexhe ????? Kot me te pyet Daku e ke iden se çdo me thene peshkarexhe???? Informohu njeher dhe do kuptosh qe peshkarexhe nuk asnjigje te perbashket me loqelafshpreret e anadollit.

E kishte per kete punen e Celos o peshkarexhe, se Olsi ka studiuar ne Itali dhe e ka idene cdo te thote nofka jote. Me shkoi jeta duke u munduar te sqaroj keqkuptimet te Peshku.

Dhe kundrejt asnje pagese smiley

Gjithsesi nuk eshte turqi, se ne laberi Cel, perdoret per hapjen e deres, apo qe Cel lulja...

Vullnetare gjithe jeten.Nejse,e kisha fjalen ku e kishte fjalen Olsi,pa a ka te drejte apo jo ,tjeter pune ajo.

c'u be me punen tende vullnetare te librit shqip ne kinezce, po te lejosh te pyesim, mqrfjla. Si u vendos dmth?

Eshte vene ne vije.Nja kater nga ata pese qe sugjerova une me ndihmen tuaj u pranuan.Para ca ditesh u be promovimi i nje libri per presidentin kinez te perkthyer ne shqip (ishte edhe ministrja qe e ka pike te dobet Komentuesi) dhe ambasadorja kineze aty tha qe 25 librat do perfshihen be kornizen e bashkepunimit 16+1,domethene 16 vendet e Europes Lindore dhe Kina.

aha...paska qene e  (16 + 1)-shit. Atehere biem dakord pse iniciativa paska qene kineze, se e futi cik ne kontekst kjo. me ndryshe dmth.

ndonje titull (kot per kuriozitet) ?  rrofsh per feedback, sdqofte.

e fundit, a duhet te kete nje fjale me te sakte se 'kinezce' per te percaktuar gjuhen etj. per analogji te  anglisht a frengjisht ta zeme, apo edhe hungarisht, rusisht, shqip!!, etj etj (falje mrroklla per temen)

smileysmiley

Rrofsh per qeshuren qe ne mengjes, ne nje sezon super te ngjeshur provimesh.

smileyNa shkoj jeta duke numeruar loqepreret thuaj!

Qesh ti po qy eshte kulmi i patriotizmes. Pastaj kane zili robt kur shperndahen medaljet e flamurit. smiley 

Çelo Çela çeli deren me çeles

smiley

mendoni me mire si menaxhohet paraja, si behen parate, si mbahet familja etj etj.

per mustaqet e celos - shume e shkurter jeta , sja vlen 

" mendoni me mire si menaxhohet paraja "

Paret si hajne as qente , shpirt smiley

dakort , ama nje planifikim dhe organizim i sjell njeriut  goxha fryte smiley dhe frytet hyjne tek komforti rehati siguria  dhe me ne fund lumturia smiley

smiley

mendoni me mire si menaxhohet paraja, si behen parate, si mbahet familja etj etj.

Per ate duhet te lexosh VQ.

gjembi no offence per autorin se e kemi peshk te vjeter ktu , por kjo VQ initials ( INICIALET ) ..se cka nje gje qe s'shkon

Si e lexon ti? smiley

Akuariumi qenka mbushur me peshq te ujrave siperfaqsore. 

Nje teme idiote rremben 90 komente; ndersa tema jetike dhe shume me teper cilesore mbeten te verfra nga komentet

Po muhabet siperfaqsor te duket prejardhja e Celos ty? boll seriozitet ka dita vete duhen e ca budalleqe smiley

Administrata duhet ta ndaj sharpin nga sheqeri . Ta shkruj qe ne fillim : teme idiote ose teme jetike. Se ne te shkretet s'morim vesh , e hajme sapunin per djathe. E lejme pa vetedije nji teme jo teper cilesore te rrembeje, pa paguar nje numer te konsiderushem komentesh. 

P.S. Sipas menimit tat personal dhe modest : Sa duhet te jete vija e demarkacionit per sa i perket komenteve. Ku duhet te rrafi nji teme idiote, diku ke 40-50 apo osht pak si shume ? Mos e nenvlereso opinionin tat,sado i parendesishem qe mund te duket ne shikim te pare. Ai do i ndihmoje pjesmarrsit komentues ne rritjen e cilesise se komenteve ne te ardhmen. Faleminderit.

Sa duhet te jete vija e demarkacionit per sa i perket komenteve. Ku duhet te rrafi nji teme idiote, diku ke 40-50 apo osht pak si shume ? 

Per te marre pergjigjen duhet te lexosh VQ. smiley

 

Leni mer te lulzojne ato dobic 100 lulesh. Se nga ferra vogel del lepri modh. Ene po s'duli, te pakten s'te njelet ne dere ferra modhe. smiley  

Nuk e prisja prej te nderuarit mrroklla nje pytje te tille.

Por çfar nuk bo vaki, i ka shoqnia kto! Sidomos shoqnia interneti, kafe-ferneti.

 

Meqe jemi tek emrat, po lexoja ne MSN 20 celebritis femra me te bukura per vitin 2015 , nje nga keto bukuroshet ishte Dianna Agron , e gugellova ishte puro amerikane , shume breza me pare babai isaj kishte emigruar nga Rusia dhe mbiemrin e kishin patur Agronski..... mu duk e çuditshme...... Agron sikur eshte shqiptare.....

emrin Agron e perdorim ne Shqiperi per nder te Mbretit te famshem ilir, Agron, qe ishte edhe burri i mbretereshes Teuta.

por fjala "Agron", vjen nga greqishtja e vjeter qe dmth: bujk/ bujqesi.. prandaj edhe "Agron-omi" i themi shkences qe merret Bujqesine

belul eshte agro-nomi!   dhe agro, nga e cila vjen agroti-bujku ,   ka lidhje me agrio qe eshte i eger!  nuk ka lidhje,sipas meje, me agronin!

 

agro, ne greqishten e vjeter   i thone  tokes , ( ne kuptimin e fushes / tokes bujqesore)   dhe  nuk ka lidhje me   agrio (i eger)....  prandaj edhe agro-nomi  do te thote:  ligjet apo shkenca e tokes bujqesore.

si dhe ne greqishten e vjeter, fjalet merrnin nje:  n,  in, ose en  ne fund, si te themi trajta e shquar e fjaleve.

Ne rastin e Diannes, me shume mundesi Agron eshte mbiemer qe ka ardhur nga Aron qene hebraisht eshte Mali i Lart. Me shume mundesi G eshte shtuar me kohen. S'ka ndonje gje per te habitur se koincidenca gjuhesore ne nje menyre ose tjetren ka.

Kurse a vjen Agroni nga Greqishtja mu me duket si gje shterpe. Si komshinj te vjeter, eshte e kot te diskutosh, a na i kane dhene, a ua kemi dhene. 

Sa per temen per mendimin tim ke disa teza qe mund te shihen:

1. Mund te vij nga folja shqip Celim, por kjo pa shume burime nga mbrapa.

2. Ka nje mundesi disi me te madhe te vij nga pozita qe i pari i trungut te familjes te kete patur ne sektin e tij fetar ( ne kete rast Bektashi dhe Mevlevi).

3. Ka dhe nje mundesi qe te jete shkrutim i titullit Celebi qe ne Osmanllishte qe do thote; ai qe lexon, qe shkruan, sojli, i edukuar. Kjo duke ju referuar dhe figures se Evliya Celebit. I njejti mbiemer eshte perdorur dhe sinonim i tregtareve me fe Kristiane, apo dhe zoterueseve te kopeve te dhenve.

Me n'fun nje pergjigje si njeri, dhe qe ka t'beje me pytjen. 

Flm shume debris. 

..se dhe shoket i ka mare malli

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).