Edi Rama foli si racist ndaj veriorëve, gjatë takimit me socialistët e Sarandës, ku zhvilloi një takim si pjesë e turit, “Të pastrojmë më tej Shqipërinë”.  Duke folur për ata që erdhën nga veriu dhe u zhvendosën në Sarandë pas viteve 90, kryeministri tha se “i importoi Saliu nga Alpet”.  Deklaratën e tha, për të treguar diferencën mes vendasve autoktonë në zonën e bregut dhe atyre që erdhën nga veriu.

“Ça gjetëm ne? Një breg Jonian nga Llogaraja deri në kufi, këtu me fqinjët tanë, me ndërtime pa leje. Mirë pa leje, se edhe stërgjyshëit tanë nuk vajtën morën leje, por të shëmtuara deri në pikën ku nuk thuhet. Se çdonjëri nga këta ndërtuesit pa leje, jo nga ata që i importoi Saliu nga Alpet, që i nxori pronarë në Jon, s’flas për ata. Flas për ata që kanë qenë këtu, për stërnipërit e atyre që ndërtuan Dhërmiun, Vunoin, Himarën, Qeparoin e Vjetër dhe Sarandën. Stërgjyshërit bënë fshatra estetikisht të shkëlqyer. Stërnipërit shkatërruan syrin përveç natyrës.” - u shpreh kreu i qeverisë.

Ndërsa i referohej fjalës së Koço Kokëdhimës, Edi Rama vazhdoi t’i etiketojë veriorët me epitete raciste dhe tallëse kur tha se “e panë detin për herë të parë, kur erdhi Sali Berisha në pushtet”. Me komente aspak normale për një kryeministër, vazhdoi talljen, duke thënë se  kjo ishte hera e parë që ata e panë detin “në historinë e fisit të tyre”.

“Tokat, 10 mijë hektarë përmendi deputeti këtu (Koço Kokëdhima), mbi 50 mijë hektarë rezultojnë të grabituar nga persona që figurojnë pronarë dhe që detin Jon e kanë parë për herë të parë kur fitoi Saliu pushtetin, për herë të parë në historinë e fisit të tyre”, tha kreu i qeverisë, duke folur para socialistëve të Sarandës.

Kjo nuk është hera e parë që kryeministri Rama lëshon deklarata me kontekst krahinor.  Në një intervistë të pak ditëve më parë, duke folur për sjelljen e disa deputetëve të veriut që kanë probleme me drejtësinë, ai deklaroi se ata përfaqësojnë vlerat e zonës së tyre.

Ndërsa në fushatën elektorale të vitit 2013 atij iu desh disa herë të sqaronte veriorët, sidomos ata që janë zhvendosur në Kamzë e Paskuqan, se ai nuk u kishte thënë atyre asnjëherë shpellarë e cecenë ndryshe dhe se ky ishte një trillim i Sali Berishës.

 

Lapsi.al

135 Komente

Shikoni c'thote ne lidhje me kete ceshtje ish zv. Ministri i Rames, Dritan Hila:

Qe kliente te Berishes me origjine veriore kane marre toka ne bregdet, kjo eshte e mundur, ashtu siç miqte ortodokse te Rames marrin llokma tenderash e konçesionesh. Pra percaktori verior apo ortodoks, ka lidhje vetem per te dalluar banden, dhe jo si karakteristike e grupit. Pasi njoh veriore qe kane blere tokat me djersen e emigracionit dhe po perpiqen te ngrene nje jete ne bregdet, pa te cilet tashme nuk do kishin kuptim ato vise. Ashtu si pa ortodokset, Shqiperia do te mbetej pa zyrtaret me te mire dhe shtresen e mesme me nikoqire. Por mesa duket kur nuk prodhon dot ide, merresh me barcaleta.

E meqe jemi ne fushen e barcaletave, me kujtohet nje e tille per nje ushtar çun mamaje, i cili sa here kishte stervitje te rende, i kerkonte leje kapterrit te shkonte ne banjo. Nje here e dy e tre, dhe kapterri qe ishte rrahur me vaj e uthull i thote: Or çun, nuk shtyhet ushtria t'u bo shurren. Keshtu dhe puna jote or mik, nuk shtyhet mandati me batuta. E mira do te ishte te merreshe pak me standartin e jetes tone, por si duket nuk ja ke ngene. Te dy palet po beni lojen qe ndersa ne po na shqyen ujku, te rrime e mendojme qe eshte ender”, shkruan Hila.

LAPSI.AL

Boll mashtrove o njeri dhe lexoje fjaline sic duhet o analfabet. Thjeshte ka thene qe pronare te bregdetit jane bere LLeshi e Gjini i cili ska si te jete pronar ne breg te detit. Une vet kam pare ne fund te Borshit nje godine ushtrarake qe ishte zene nga puntore te Shik-ut dhe qe sot ishin bere pronare.A u takon atyre kjo prone o Leftyyyy. smileysmiley 

smiley nuk shtyhet jeta duke bo shuren smiley

Pasi njoh veriore qe kane blere tokat me djersen e emigracionit 

 

 

"djersa e emigracionit "    Kjo eshte investu ne blerjen e tokave !

Dritan Hila eshte ftof n myth !

Ah te keqen e mendjes ! Jeni ju pa eshte Saliu dhe Edi Rama ne krye ! Pa lidhje fare !

More kot

Rama e ka thene te verteten troc dhe pike. Dihet boterisht qe malsoret jane perhap si vaji ne lakra edhe ne jug ashtu sic bene ne TR dhe kjo me perkrahjen dhe politikat e salihit. A i takon apo jo ta thote Rama eshte muhabet tjeter qe mua nuk me intereson. Edhe Drtian Hila mire ben qe i bie kokes Rames, Rama po tregon qe e ka trunin skic dhe po e shtyn vertet mandatin me batuta dhe jo vetem. Terrori qe po i behet bizneseve me tatimet te cilat priten te leshohen si cakej perseri pas vitit te ri dhe skamja ne vend ne pergjithesi thjesht tregojne qe Rama nuk ben per aty ku eshte. Ka arrit puna qe njerezit po peshperijne qe Fatos Nano nuk ishte edhe aq i keq. Shkurt sala, tosi, edi jane krijesa qe plotesojne njera tjetren per nivelin e llumit brenda vetes. Per mua jane te 3 psiqike dhe te rrezikshem.

so what, a nuk i perdorim te gjithe nga pak barcaletat rraciste'

ishin njehere vlonjati, shkodrani korcari... 

prokuroria masanej po faktorizohet ne luften e ftohte te pushtetit dhe lojen e reformes ne drejtesi.

Simas venit bahet kuveni. smiley

Left, ne luften shqiptaret kunder shqiptareve ne vitin 1997, te ideuar dhe zbatuar nga PD-ja, u be nje ndarje e tille veri jug. Thirrjet u bene ne parlament hapur. Jugu kerkon te shkeputet nga veriu dhe te bashkohet me Gerqine. E tu shkulen patriotet nga alpet dhe rrethun Vloren per 6 muaj e bene baderdi ne Permet. Se si perfundoi ajo histori te kujtohet besoj. Aso kohe Rama kish ik ne France dhe kishte shpetu per qime nga ca patriote qe e lane per te vdekur pasi e masakrun nga nxitjet e ketyre te medias. Se nuk du me thane qe kish gisht AY.

Keta te lapsit, te dy keta ( Bushati e Shkullaku ) ne ate kohe ishin gazetare te Kohes sone e qe nga mengjezi e deri ne darke kete pune kishin : veriu, jugu, greku po na merr Shqiperine etj. Pranej u vetdogj Gazeta ne ate kohe, sepse nuk them dot qe e bene ATA te Nemerckes dhe te Korabit.

Pra, keto diversionet nuk pine uje se intriga e ka sinonimin e vet.

Ramen e rrezon denoncimi i korrupsionit, jo kjo teza veri jug, se me kete i shtohen votat atij e do ngelet pastaj PD-ja vetem ne Kukes e Tropoje.

Keta nga Alpet vdesin per nje cik viktimizim.. Kur e trazojne me politiken ateher vertet ta shpifin. Kur e shkruan dhe lapsi i opinionisteve te klan eshte akoma me e peshtire. 

 

pra : PD (partia qe solli demokracine) qahet se PS (trashegimtarja e monizmit) eshte krahiniste ??? 

smiley

Nuk e di se si do te shpreheshit juve qe mbroni Ramen nese Berisha apo Basha te etiketonte jugoret me te njejten gjuhe si Rama.

hahah po pse pak ka thene Berisha dhe thote ende sot "Edvin KRISTAQ Rama" ? Por nuk e ka rruajtur njeri ate thuaj se keto jane provokime Alpesh qe nuk pijne uje dhe vine nga nje psikopat 100%.. Pastaj ketu muhabeti eshte per ata qe ka sjelle Saliu nga Alpet ne Sarande e kane dale pronare si puna e Flamur Nokes. Apo edhe ti do te besh viktimizimin ? Po ce do qe je nga jugu ... smiley

Te kujtohet kur per here te pare pe trenin ne Pogradec? I thonin tren ekspres atij qe kish ardh nga Kina. Kishte dhe ventilatore qe benin fresk. Kishte dhe radio qe vinte muzike dhe bente dhe ndonje lajmerim :  Treni po mbrin ne stacionin e Pishkashit.

Mbas ca kohesh i canin me thika sediljet dhe merrnin sfungjeret se u duhej per te ly kepucet. ( kambale ushtrie ishin atehere ). Edhe ato taketuket e cinareve apo ventilatoret fillun te vidheshin. I vidhnin antikomunistet qe thu ti. Se keshtu fillon antikomunizmi , duke demtu pronen e perbashket, dmth ate qe e eshte e te gjitheve. smiley

Nuk ishin nga Alpet, por nga Devolli ose aga pe Mborje ose aga Drenove, si gjibi yne. Psh gjibi yne e pa trenin per here te pare kur shkoi refugjat ne Gerqi. smiley

Po kur per detin per here te pare te kujtohet kur e pe? Mua nuk me kujtohet se kam qene kerthi, po qe me digjnin kembet nga rera e nxehte me kujtohet mire.

ndersa mu, me te bukren ma ka thone njoni: vjedhjen e votave e kemi peshqesh nga socialistat ne 2001 ! smiley

Ja ta bej korrigjimin. Trenin jo ne Pogradec por ne Gurin e Kuq. Niseshin autobuzat me 3 te mjezit nga Korca per ne Gur te Kuq. smiley

ncuq, niseshin ne 4 am.

Une e kisha me Grenuiç oren. smiley

Ene mos me kundershto mu se kalova Juven turin tjeter !

O Devolli, o i trashe, nuk ka verior e jugore, por ka qytetare ka edhe katnare, ka edhe malok. Ja ti psh ti je katnar; po te ishe edhe pak agresiv dhe barbar do te quheshe malok. Nuk ka rendesi se ku ke le, e ku ke jetu per tu quajtur si me larte. Ka rendesi se si sillesh, sesi komportohesh ne shoqeri, sesi e percepton mardhenjen natyre - njeri, si e mendon dhe e trajton seksin e kundert, per tu futur ne nje nga katgorite e mesiperme. Keto budallalleqet e ndjesive krahinore dhe qe hidhen ne publik per percarje popullore, jane shume bajate dhe njekohesisht primitive. Keto, vetem njerez apo frymore shpellash mund ti ideojne. Por si gjithmone i miri triunfon mbi te keqin. Te pakten keshtu ka ndodhur deri me tani ne kete bote.

Po ketij nuk i ka mbetur pune tjeter vec te shkoje katuneve te Jugut e te mbaje leksione mbi estetiken? Ka rreshkit dhe ky me keq se ai tjetri.

Mire Rama qe berjes se karagjozit ja ka pare hajrin (ne fund te fundit a nuk perdorin te gjithe batuta nga te tijat, te tipit Doktor rrumpalla, etj), po ky D. Hila cfare tjeter ben pervec se eshte i shoqi i Xhunges dhe here-here dhe zv. minister? Se me duket si ai qe rri ne hije te pemes dhe leshon rromuze. Sikur nuk i takon dhe aq duke qene qe eshte vete mekanizem i qerres rilindase

Duke u kthyer tek tema, Rama e te tjere mire ja bejne atij populli, se kur ngrihet Bërisha e Bësha per revolucion, pse mos shese gallate dhe ky. Te gjitheve duhet tí ishin shkulur dhembe e dhemballe sa per korrupsion e sa per mosveprim e moskallzim korrupsioni (imagjinoni qe ka 25 vjet qe na cane minderin duke akuzuar njeri-tjetrin per kriminel e te korruptuar aq sa i kane hutuar njerezit e bere si pula duke dale me teza  "te gjithe fajtore, te gjithe te pesuar").

Hila ka dhene doreheqje.

Thone qe importet e para i ka bere skenderbeu. Ose dhe me heret me zbritjet e fisit ilir labeate te cilet banonin afer liqenit te shkodres. Nga ky fis ka marre dhe emrin laberia.

E ke fjalen per Skenderbe malokun? 

ose Skenderbe çeçenin.

Ose skenderbe serbin

Po Rama Katoliku nga Bregu e di qe stergjysherit i ka nga Alpet. Ka folur ashtu thjesht per dobi politike, shfrytezon nje frike qe shume jugore kane. Asnjehere se kam kuptuar ndonjehere kete friken (se nuk eshte perbuzje, eshte frike), kane 70 vjet qe jane ne fuqi.

ata jugoret (grekofoner apo ortodokse) me te cilet flet rama jane denbabaden pa toka. nuk jane te tyret gje tokat e jugut. 

rama vete si arumun duhet ta mbylle squpin. te t'ja lere fjalen atyre te cilet me vertete kane toka ne jug, te cilat akoma si kane marre. 

tosket jane te ardhur nga etrusket apo jo? 

Po pra, keshtu e nxjerr me etimologjine e vet. Sinqerisht, une nuk e kuptoj sistemin e shendetit mendor ne France. Lihet jashte nje si ky. Ky eshte per t'u lidhur.

Une gjithmone e kam denuar korrektesine politike ne ekstrem,keshtu qe keto qe thote Rama nuk me bejne pershtypje.

Propblemi eshte me juve qe te cani koken per korrektesi politike ne cdo teme tjeter dhe ne kete thoni "mire ka bere se ka thene te verteten".

Nuk ju duket se po gjykoni me dy standarte?

obobo ky qeka rond fare plako

Keto jane pasojat e mungeses se nacionalizmit. Krahinarizmi eshte i lidhur me katundarizmi ,sic thote eshe rama-shinasi.ato pak mendje te ndritura qe kemi nxjerre kane qene te gjitha kombetariste.kush ka qene krahinarist?
Esat pasha,haxhi qamili,ndonje "katalik",si edhe sali berisha .
Mire qe ka ngelur nje vetvendosje,se gjithe te tjeret i ka cfryre lubonja nga hundet.
Ne cdo vend tjeter te evropes keta karagjoze ,hajdute dhe antikombetare qe kemi ne per qeveritare,do i kishin varur per kembesh.
Duke pare qe te pakten 80% e shqipove jane te zhveshur nga ndjenja kombetare,duhet pranuar qe evgjiteria apo katundaria ka triumfuar per momentin ne shqiperi.
Ta gezoni shoke internacionaliste-krahinariste.

Kush ka dy pare mend e kupton perse keto 25 vjet eshte luftuar kombetarizmi.

Qe ka thene te verteten, mire ka bere. Bile ka bere shume mire. Bile, bile eshte me shume vonese. 

Per grabitjet e tokave qe jane bere ne Bregdet, Edi Rama duhet te gjeje zgjidhjet dhe te korrigjoje situaten, se per kete eshte kryeminister...

Qe ka perdorur nota fyese, ka bere shume shume gabim. Kete gabim do ta vuaje me voten e zgjedhjeve te ardheshme.

 

 

Grabitje eshte bere ne gjithe Shqiperine. Koqo i ketij ka grabit sa gjithe maloket bashke. Dhe ky ka per t'i gjet leshin zgjidhjes, si dhe te tjeret para e pas ketij. Ky thjesht po mobilizon trupat, na myti maloku, per nei zafet te parakohshem. 

Di te them qe Bregdeti ka patur nje karakteristike te vecante , kur vjen fjala per pronesine. Ne Bregdet nuk kishte familje pa toke. Dikush me pak e dikush me shume, por me pak diferenca. Atje nuk ka patur bejlere e bukrober si ne Myzeqe e gjetke.Per kete arsye, gjithe Bregdetasit kerkojne prej 20 vjetesh qe Ligji 7501 per ta te çvleftesohet dhe te marre gjithsekush te tijat. Zgjidhja eshte e paster, e thjeshte dhe e ndershme. Pse nuk degjohen banoret ???

Piksynim dhe objektiv jane grabitjen dhe abuzimet, kjo fjale nuk u degjua asnjehere...

Prandaj them une qe eshte e vertete. E kam fjalen me teper per politikane abuzues, gjyqtaret qe rrembejne rryshvete per te tjetersuar pronesine, po dhe per nje pjese te atyre qe kane ardhur nga veriu. Di te them gjithashtu qe jo te gjithe te ardhurit jane abuzues. Bile mes tyre ka djem te shkelqyer qe punojne me ndershmeri dhe mbajne familjet me djersen e ballit. Hallal u a befte zoti djersen dhe punen. Une flas ketu, ndoshta dhe me pasion, per kallepin e atyre kokpalareve qe instalohen me kuc e me mac. Ndertojne kasolle llamarine dhe shikojne me egersi cdo gje qe kalon afer gardhit te ndertuar ne token e tjetrit, ne token e familjes time. Ai nuk e ka per gje qe edhe te te vrase per nje rrenje ulli qe nuk eshte e tija. Kurse une mendoj: Ne djall vafte dhe djersa e gjyshit; une nuk le femijet e mij jetim per ato toka...por nga brenda me grryen revolta...

Edhe une te verteten thashe, qe grabitjet jane ne gjithe Shqiperine. Kuptohet atje ku ia vlen se gerrxhet e maleve s'i merr njeri. Tashti secili me te drejte therret olele mytha ime. Edhe une ashtu kam thene, s'behem vrases per toke, ne te s'emes grabitesit. Kur tha ai ke Godfatheri, ata kafshe qe kafshe jane. Po sa per te verifikuar seriozitetin e ketij per pronaret e vertete, ma kap icik ate Koqon.  

Po Kocua i kapur eshte o Tirana. Do i vije dita si shume te tjereve. Ose do kete fatin e Santos, Tanit te Topit, a ku e di une. Ne fund te fundit, i gjen nje abuzim, apo s'ka ai me tonelata smiley ; e fut ne burg dhe ja konfiskon. E verteta eshte qe Koqua nuk ka vjedhur prone private. Koqua vjedh pronen e te gjitheve me ndihmen e shtetit. Dhe me qytetarin e thjeshte s'ka pune Kocua...

Po lumpen proletari te rremben kafshaten nga goje mor burre, te degjeneron, po u more me te... Nuk ka c'humbet ai...

Kocua eshte simboli. Apo thene peshkiste, Rilindja po i var qoftet Pjerit. smiley Sa per kuriozitet Kocua eshte buldozer, s'do t'ia dije ca i del perpara publik a privat, i ka qerruar te gjitha. Dhe nashi ky hyn garant i Rilindjes se do benje drejtesi. Nejse ai milet beson akoma Enverin, pse mos besoje Ramen e Kocon bashke me babo Natalen.

Ka gerrxhe e gerrxhe. Ne Malesi malet/bjeshket jane te ndara sipas fiseve. Me kanun. Gerxhet e Karaburunit i do Dukati. Nivica i deshte gerxhet matane fshatit. Dmth, ka gerxhe e gerxhe.

Per temen, Rama ka folur jo si kryeminister, po si çun tirons te bordura. Nje ton mali pas bregut, aspak i denje per nje kryeminister. 

Mbas tulit do i vije radhe dhe kores, dmth gerrxheve.smiley Ia pat parashikuar ai ministri turk Eqeremit te Vlorajve. Njeri tjetrin do shqyeni. 

Tashti km-ne ta mbani me shendet ju te dashurumit me te, po "çun tirons" lejeni rehat, se s'e ka monopol ky, aq mo shume te bordurasmiley. Ky eshte ai qe eshte (e une s'kam nevoje te prish gojen) po ky eshte tregues jo per te, por per ata qe e bene km.  

Kto assumet na moren n'qafe. Apo sezon festash dhe ka ulje ne pergjithesime ala xhibse.

he mos e bej hasha. smiley hajt se mandatin e dyte do permiresohet.

po çun tirone kush e beri Ramen ? po tironen per çfare qyteti e mban, per qytet Jugor, per breg te jonit ? 

po ashtu si ky shkerdhate tirone pati fatin te vije e instalohet ne kete (krye)qytet, pse mos ndodhi e njejta gje, ne tjeter kohe, edhe ne kahjen tjeter ?

Po pra , Baben nga Durrsi Nonen nga Himara , ky as Kavajs nuk del.

Rrogozhins?

eee, po kur te bashkohet Tirana me Durrsin, e te na bohet Durana, si i bie ? Nga e kemi ?

Travestit i bje. Si do ti bjeri??

smiley

Per cilat barraka me llamarine flet Bubi? Pa provoje njehere me ngrit nje, ca te punojne ata te Bregut. Baba im kishte deshire te ndertonte nje shtepi per pushimet ne Himare. I ka krushq te zotet e prones dhe nuk ja SHITEN nje cope se e kane zakon qe nuk ja shesin atyre qe s'jane vendalinj.  Problemi kryesor aty (si ne shume zona te Shqiperise) eshte qe nuk po kthehet prona e plote se eshte toka me e lakmuar ne gjithe Shqiperine. Sa me shume ta zvarrisin aq me shume rriten shancet qe ato prona nuk u kthehen me te zoteve. Kjo eshte taktike e heshtur e te gjitha qeverive qe kane qene ne pushtet deri tani.

Nuk ja shiti babait tend, or jo, se desh ta blente baba yt. Po ai qe e zapton nuk kerkon ta bleje...Ai vjen me nja 6-7 djem. Pa te shkarkojne rraqet ne token e njerit qe jeton ne Tirane dhe eshte ne moshe 80 vjecare. Ka nje djale te vetem ky burri vjeter, dhe e ka jashte Shqiperise. E te kercisnin kta djem kok palare e sy zgurdulluar ca batare kallashnikovi qe ta merrnin veshe te gjithe rrotull qe te vrisnin. E kush do merrte vesh ne fund te fundit. Ne fshatrat e Bregut kane mbetur nga 50 pleq pa dhembe ne goje...Erdhi policia e thirrur nga banoret. Ishte nje tufe policesh qe kishin ne krye te njejtin kontigjent si zaptuasit. E tu thote fshatareve. Ne po na pranon bota jashte shtetit, nuk na pranoni ju ketu ne Shqiperi.,Yyy mbushuni. Bishtin ne shale pleqte dhe u mbyllen ne shtepite e tyre. E ndertoi baraken miku dhe filloi te vidhte dhe ullinjte, se i binin brenda gardhit, normal. Pastaj e shtyu gardhin dhe pak, edhe pak. Pastaj filloi te mblidhte dhe ullinjte e te tjereve. Pastaj kerkonte dhe te shiste toke nepermjet gjyqtareve hajdute...

Eeee, kto historira nuk mbarojne kurre

Se besoj qe do vuaj prej kesaj. Simpatizantet e tij baze ndajne te njejtin sentiment, biles prandaj ka thene ate qe ka thene.

Gojet e liga thone qe Likja pritet te hidhet djathtas andezaj nga Shkurti 2016. Zgjedhje te parakohshme na presin dhe bashke me to do shkoje ne esfel edhe "reforma ne drejtesi". Deri ne shkurt Edi besoj ka mbaruar edhe me catine ne Surrel kshuqe nuk i rruhet mo per me qene kryeminister. 

Po Basha tha qe une nuk beje me kurre alenace me Ilir Hajdutin sa te jem une ne krye te PD.

Jam ne pritje te komentit te pjetermustakuqit si fans i Rames por njekohesisht edhe si malsor.

Ma ka thy zemren! smiley
Partia eshte e rrepte por e drejte.smiley
Duket sheshit se ka urrejtje. Si ni nga fshatrat e gjirokastres apo tepelenes, si ni mirditor jane njelloj te huj ne Borsh. Mirditori asht delja e zeze qe bi ne sy. Deri diku mund te jete dhe llogjike,po s'i lejohet,jo s'i lejohet po eshte totalisht e papranueshme,qe ni kryeminister te shprehe gati hapur perbuzje per zona te caktume. Nuk del dot jashte formatit te cunit te bordurave dhe garipit te lagjes. Nuk e ka stofin per te qene lider i venit.

"Nuk del dot jashte formatit te cunit te bordurave dhe garipit te lagjes. Nuk e ka stofin per te qene lider i venit." - Ky eshte nje konstatim fantastik, dhe kam kohe qe vij verdalle me i dhene nje percaktim mentalitetit te bordures, qe mbizoteron tek brezi 40 - 50 e i cik kusur vjec ne Tirane. Jane ne pakice ne fakt, se shume jane te ardhur nder keto kohe ne Tirane, dhe jeta ecen e vazhdon dhe nuk ja var njeri shume, pavaresisht se kujtojne se jane dikushi. 

E bome nji prej bordure km ne (ky as ke bordura s'ka nejt per ate pune), plasni prej inotit po deshet ju te tjeret, puff t'ia boni.smiley  

S'e kam aspak me ty ne kete rast, po me termin ne pergjithesi (perfitoj nga rasti)...kjo "cun bordure" e perdorur shpesh si term of endearment (e mentaliteti qe pason ne kesi rastesh) eshte shume deshperuese per shqip-vatanin ne shekullin e 21, ngjan pak a shume si vete-kenaqsi femijnore me hedhjen e shurres, ose si pellitje n'korr tip 'sidoqofte jemi kafshe te se njejtes kullote, ihaa' smiley

Mos u fut shume ne te thella, se s'del mo Xhibo. Bordura ishte Fb, peshku apo terneti i atij vakti. Dmth i kishte te gjitha mrena, tu filli prej sherrve per neshjen e dites, deri ke gjetja e nei shpije te lire per te nesermen, etj. Mo shume s'tregoj se ashtu osht nje pune.smiley

Nuk e kisha fare me boduren, apo sjelljet borduriste te atehershme (njeriu dicka do beje, sipas kohes dhe rrethanave), e kisha me disa kendveshtrime retro-borduriste te sotshme, ndaj thashe ne shekullin e 21, e s'e kam fjalen tek nostalgjia (e cila eshte gjithashtu e natyrshme)...por nqs s'eshte shume e qarte se cfare dua te them, gjithashtu po ngurroj te shtjellohem me tej se ashtu eshte nje pune smiley

he or xhib lene termin retro-bordurist e fol qarte si çun bordure, zevendosoje me termin ngambrapa-bordurist neqoftese do me kuptu e me ashtu ate pune.

Kot i bini verdalle, fjala eshte per termin "provincial" dhe "kryeqytetas", te cilet me sa duken bathet do te ekzistojne per shume shekuj akoma.

 

Termi "çun bordure" eshte sajese artificiale e Peshkut, me specifikisht e grupit fraksionist O Rono!, e para se per vete fraksionistet nuk kane qene te tille (perveç njonit), e dyta se as Rama nuk ka nejte tek bordura, dhe e treta eshte krijuar kjo lloj figure artificjalisht per t'ju kundervene Malokut dhe malokeve te zbritur nga mali.

Gaia te rrije e qete se i vetmi "çun bordure" qe ka mbet ne Tirane eshte duke bere matje antropometrike per arkivolin e O ma! 

 

Mallkuar qofte hapja me boten (pas renies se monizmit) qe pervecse i hapi dyert e qyteteve (dhe deteve, do shtonte Kryeministri butapiktoforik) edhe per maloket, e ridimensionoi Tiranen si reference galaktikike per te gjithe ne shqiptaret smiley

Xhib, duhet thene qe ne te vertete, Tirana eshte dhe do te mbetet pike referimi galaktike, sepse Shqipria eshte strukturuar si Franca ose Greqia, me kryeqytet qender galaktike si Parisi dhe Athina.

Pra ne te vertete ka pas ekzistuar dhe ekziston termi "tirons" dhe "konviktor", ne kuptimin metafizk te fjales, dmth mund te ishe konviktor edhe duke qene nga Tirana.

Konviktoret i ke edhe ne Peshk.

 

Po o heretik egzotik, po gjerat ndryshojne, e ndryshimet drastike te post-monizmit ne fakt na i prishen te gjitheve neve magjine e Tiranes (ne koke), fatmiresisht kjo, jo se Tirana ishte/eshte e keqe, por se prishja erdhi si pasoje e shembjes se kolibes, dmth shpelles monistplatonike e cila s'lejonte te dukej gje tjeter.

Ndaj ndjej keqardhje (sinqerisht e them) per tipat qe s'arriten te ri-dimensionohen se bashku me ujin qe rrodhi e qe kane ngelur akoma stoike-krenare tek bordura dhe shatrivani, pak a shume si japonezi n'bunker. 

smiley tironsit mua sec me kane lene gjithmone pershtypjen e ...le se s'po e them ( Oëp).

hiq Qemolin dhe njefare Dyl Kavanozi, ashtu me duken prape.

smiley ej Okoqe, ta ka thene!!

Xhibo merre me sportivitet mer qe s'je cun Tirone, s'ka rob pa te meta.smiley

e meta e xhibit eshte se eshte pothuajsekosovar, ose me sakte almostkosovar.

 

Thuj si te dush, n'dac partia, n'dac balli ia ka rrujt xhibit, s'ia kan gjet dot rronjet. Vecse ca hudh kshu vete, tu "sha" "cunat e Tirones."  Ka shume munci Mukja e dyte kete te kete themel konsensusi, kush osht xhibi. smiley

ne fakt ja ka rrujt zonja Elba qe ka thene e para se eshte gazetar kosovar.

Dhe ka rrezik te jete keshtu (megjithse mu me duket me teper tip fieraku ose beratasi, ndoshta shartuar me kosovar te internuar), sepse dosjet tona te verteta ndodhen ne Kanada.

 

Ncuq eshte nga mborja nje fshat dy km nga Korça, sipas komentuesit.

Hajt mo po e qis ne i "sekret" tjeter, se kom qellu ne sahat te mire.  Rama s'ka nejt aty, po kishim njonin qe tallte trapin roncem me te. Dhe e bukra ishte qe ne te tjeret boshim te njejtin sport me kte robin. Dhe rreglla treshit tha. Emrin e ktij s'e them per qamet, se osht me pozite atje e i prish karieren.smiley

Aso kohe Rama kish ik ne France dhe kishte shpetu per qime nga ca patriote  

...ket radhe  nuk iken mo sepse  ka bo sarajet ne Surel smiley

Ka disa opsione:

1-- Rama ka vendos te behet trump, kshu overnight.

2-- Rama ka lexu librin e Much Nanos, "Une jam gege".

3-- Rama ka pi mall nga ai i firmes 2M.

Po c'jane mer keto opinione nga kryeministri i vendit?? Pse kput kumlla te tilla? Cfare fiton me keto?

varja.

mund te jete dhe sajese e lapsit, xhanem. shpresoj. 

 

Rama kurre nuk do e arrije dot Trumpin derisa te thote "Trust me, I am a smart man" smiley 

Po pse si ti quajm vellezerit e Flamur Nokes qe kane marre apartamente si te pastrehe ne Sarande? Apo te tjere qe kane marre tokat qe jua ka "lene baba" me tapi ne Ksamil?  Po Shkelzeni me kunatin ku i gjeten tokat ne bregdet? 

Eshte viti 2016 se shpejti jo 96-97 qe i genjeje njerezit nga godina e parlamentit apo keta kellirat e skuthat e lapsit te cilat i benin thirrje Jugut te mbronin veten nga cecenet dhe Veriut te merrte gjakun ne Jug.. Nuk i genjen dot njerezit me nje i rrjedhur nga trute ne facebook dhe nje gjysem i vdekur. 

 

 

Si ti quani ju mer, kush jeni ju? Kush ju? Nje dore emigrantesh majtiste qe beni lloqe ne blog?

Kryeministrit te vendit, miku im, nuk i lejohet te flasi sikur po ben llafe neper blogje. Ai thote se eshte properendimor, dhe keto lloj komentesh me baze origjinen etnike a krahinore te njerezve nuk kane fare vend ne nje politikan te ketij kalibri. Aq me teper kur ky deri dje po bente politiken e madhe ne rajon e me gjere me Merkel e me Vucic. Kryeministri ka per detyre te perdori forcen e ligjit per t'i shkul vendit abuzuesit ne ato prona, le t'i hedhi ne gjyq me prokurorine per sa ka fakte, le t'u vere rruspen e inuk-ut per sa ia jep drejten ligji. Atehere ne si qytetare i heqim kapelen. Jo te beje deklarata populiste me background 97-ten dhe me import nga shekulli 16!

E ke nigju ti ate shprehjen "shooting onself in the foot"?

Eshte shume e lehte me u trampizu.

 

" Kryeministri i vendit , miku im "

Ouuu e paske Palloshin mik ?

smiley

 smiley 'miku' eshte liqeni ne kete mes mer ejjjjj 

Thashe pra , c´ne smiley

Mire mire, po miku i mikut, prap mik eshte. smiley

Tani ti vertet kujton se po komplekson mua me ato qe shkruan? Cfare eshte kjo "emigrante majtist"?

Ke ndonje pergjigje per vellezerit e Mul Ndokes qe kane marre apartamente ne Sarande si te pastrehe apo jo? Por per Shkelzenin dhe Jamarberin ne Ksamil e Vuno qe i kane tokat me tapi ? Apo je dhe ti ndonje nga keta nga Alpet qe ka zbrit Saliu? 

Ate po thote dhe tha KM do te perdore forcen e ligjit. Por ti me siguri jo vetem qe nuk e ke degjuar por as nuk e ke lexuar deklaraten e tij. 

Sa per sqarim: banoret e Sarandes dhe te bregdetit jane "ju".  Kam degjuar "shot himself in the foot".

 

 

Ej, po t'ia shpjegoje njoni ktij liqen lochness-it mer se ketu tema eshte kryeministri, jo ky vete.

Une u perpoqa t'ia them, por s'nigjon nga ky vesh.

C'na gjeti. S'ben dot nji muhabet n'parim njeriu, se fillojne referencat partiake, krahinore, ballkanore, ore ore lulebore. 

Shko robo shko, merru me mula dhe shula, lufto ne blog me mullinj dhe ha pula.

Dhe po, edhe une jam nga Alpet. Proud of it!

Po me kam une pergjigje per vellezerit e Mul Nokes:

Kur moren apartamentet ne Sarande si te pastrehe ne katin e 7 nuk ishte mbaruar Catia , normal qe kur merr shpi e ske cati , i pastrehe quhesh sepse catia quhet strehe.Kaq.

sa rob te kqi ma kjo dynja smiley

smiley o grupi

 

Sa klluf duhet me qene robi me pat gjithe ate pozite dhe te flase si gabel!!! 

Ca koecidence , Eri aty ai duke i ngjit .

Brado, edhe ky i OSHEE qe e ka gojen si me moot goxha i forte duket. Thuhet se eshte i forte ne bixhoz. E njef?

Jo se njoh , leku modh ....smiley

https://www.youtube.com/watch?v=eYzFaK5LXPg

Erioni ka te drejte ti bente verejtje "njishit" por menyra sesi ai drejtohet drejte per drejte ,eshte pak  banale per nje kr. bashkie. per nje autoritet shume bukur mund ta zgjidhte me vone , dhe shume lehte, sic tha dhe vet,-  merre ne telefone, paralajmeroje venos nje ligj-rregull dhe pastaj  veri gjobe !  

dmth se nuk mjafton te kesh te drejte por duhet te mendosh rruge te tjera per te luftuar fenomenin , se nuk eshte aq e lehte ! Kryetari Bashkise nuk duhet te flas si "Garip" smiley

xxx

“Ça gjetëm ne? Një breg Jonian nga Llogaraja deri në kufi, këtu me fqinjët tanë, me ndërtime pa leje. Mirë pa leje, se edhe stërgjyshëit tanë nuk vajtën morën leje, por të shëmtuara deri në pikën ku nuk thuhet.

Se çdonjëri nga këta ndërtuesit pa leje, jo nga ata që i importoi Saliu nga Alpet, që i nxori pronarë në Jon, s’flas për ata.

Flas për ata që kanë qenë këtu, për stërnipërit e atyre që ndërtuan Dhërmiun, Vunoin, Himarën, Qeparoin e Vjetër dhe Sarandën. Stërgjyshërit bënë fshatra estetikisht të shkëlqyer. Stërnipërit shkatërruan syrin përveç natyrës.” - u shpreh kreu i qeverisë.

Everteta eshte  hidhur, por me mire nje te vertete te hidhur sesa nje  genjeshter te embel !

mbi 50 mijë hektarë rezultojnë të grabituar *  smiley nga persona që figurojnë pronarë dhe që detin Jon e kanë parë për herë të parë kur fitoi Saliu pushtetin, për herë të parë në historinë e fisit të tyre”, tha kreu i qeverisë, duke folur para socialistëve të Sarandës.

 

Ku eshte racizmi ketu per te cilen akuzohet Rama ?

 te vjedhesh grabitesh toka , eshte pak ti quash "skane pare det me sy qysh kur erdhi Sali Berisha!"- Ky seshte racizem per mua ! Ky eshte realitet ! Po ju shikoni Tiranen si eshte katandisur, si nje qytet Kurd!

pse te kane vjedhur toka ty komunistit ? ik mor mos u tall ? po rame rumunit kush ja vodhi tokat e tija ? ku i ka tokat ky, di gje ti ?

po ate token ne surel per vilen, kujt ja vodhi ? apo kujton se e ka bere shtepine ne breg te jonit ?

Po ti si disa  te tjere ketu, keni probleme, me te kuptuarit e shqipes, dhe zhgaravitini  te zezen mbi te bardhe , nuk keni fakte po thjshte paragjykoni, dhe vini epitete pa piken e njohjes..

Kryeministri se pari thote jane grabitur 50 mije hektare toka ne jug, jane bere ndertime pa leje, dhe rezulton qe shumica e tyre jane nga ata te Saliut, miqte etij, Ai eshte kryeminister dhe ka pare dokumenta dhe fakte,  eshte  e cuditshme ne fakt qe nje verior te zer toka , ne jug dhe te ndertoj pa leje ! Kui gjeten parate, si i kane krijuar ato ndertime atje, me cfare parash ? Ne kemi me vite te tera ne kurbet dhe mezi kemi blere nje shtepi ! Ku i gjeten dhe si i bejne keta kaq shume para , per te blere toka ne jug ? 

Ke pare ti ndonje jugor te vej dhe zej toka pa leje ne Theth, Tropoj, ku jane vende shume te bukura, dhe mund te investosh ne turizem ? Beje prove po deshe dhe do ta shikosh ku do te perfundosh ! Eshte fakt qe bregdeti i jugut, duke filluar nga Durrsi e poshte ne Sarande, eshte bere baterdia me ndertime pa leje, ku jane pastruar parate e droges ndervite ! Nje arsye e forte se keta kane patur dhe kane mbeshtetjen e politikes, PD qe rezultojne te gjithe nga veriu. Ne 1997 PD hodhi parullen veriu kunder jugut, komunist, duke mbushur kamiona me ushtar te pds qe paguheshin me 10 mij lek dita !  Pse ju djeg ju kur Edi Rama thote te verteten ? Ku eshte racizmi krahinizmi i Rames aty ?  

 

Une per vete te kuptoj shume mire , Rama erdhi ...vari lesht ky nuk dihet se nga ka ardhe , erdhi e prishi Lulishten dhe boni pallat pese katesh mu ne mes te Tiranes vetem qe ti thoshte nusja re  qe ti mu me meriton . Kaq.

je ti qe nuk ke aftesi kuptuese jo te shqipes por te asgjeje tjeter. (as gazeten nuk kupton, jo diçka tjeter me te thelle)

rama i flet elektoratit TE MAJTE, i flet socialisteve si ty, njerez pa toke denbabaden (brez pas brezi) se po te kishin prona nuk beheshin komuniste dje, e socialiste sot. 

nje fshat (çiflik) me vlleher (arumune) kishte gjyshi im ne vurg, ku punonin ne orizore (mbillnin oriz). keta u bene komuniste, se nuk kishin se ç'te humbnin. ketyre u drejtohet rama sot. i quan autoktonet e jugut, ku natyrisht fut dhe veten. 

ata jane pa toke, kishin ardh ne shqiperi si argate, me punu. siç ti ke ik ne angli sot. toka, shqiperia nuk ka qene dhe as do jete ndonjehere i tyre. do te perfitojne deri sa te ket shtet, se jane si shushunjat qe jetojne me gjakun e tjetrit, dhe perseri argate de te pêrfundojne kur shteti te bjere, nje dite. se dhe shteti lind dhe vdes, nuk eshte i perjetshem. eshte me i ri nga shqiptari dhe do te vdese para shqiptarit. se ka cikel me te shkurter.

po ku kupton ti. hajt varikarin po e lej me kaq.

 

Po ti je rrote gomarri, qysh kur thua se gjyshi im ka pas ciflik me orizore ku punonin vlehhe ... ti je koqe mer 

 

pak km-ja dhe pak si shume lapsi, ja dhe nje gjelle e gatuar. na befte mire.

http://www.gazetatema.net/web/2015/12/14...

Ja kush i kush jane ata qe kane certifikuar gjithcka, gjykates plepash dhe pasanik qe sot jane kunder reformes ne drejtesi. Dhe ju akoma na shisni moral dhe ndasi jug-veri. Ju qe ne 97 flisnit per rebelim te jugut. Po ikni me pirdhuni. 

ju qe ne 97 flisnit per rebelim te jugut

ka 25 vjet qe zgjat sporti nr1 i salistave: i shami te sha!

Huqi del me vorrin

 

 

KM-ja duket qe s'eshte fort i lumtur. Para pak kohesh, inatin e kishte me shqiptaret dembele, me pas me ministrat turkoshake, apo me emigrantet nga Greqia qe po na nxjerrin namin e keq ne Gjermani.Tani me  maloket. Kushedi me çfare tjeter ne te ardhmen, megjithese s'çudit fort te filloje sherr me veten e vet ndonje dite.

Kemi progres ama, se qe kur ka ardhur ne pushtet Rama s'i ka akuzuar me grate e shtepise se vet per importe jo-autoktone, e sikur vetem per kaq ja vlejti komb-kulturalisht, do thoshte Muc vizionqartisti.  

P.S. Teta guglla s'paska shume rezultate per fjalen "pashaportizim". 

Bah sa nivel i ulet i kultures i shqiptareve ne kete blog.

Sa perzjerje me nje politike te ndyre majtas e djathtas qe ju ka percare tash sa mot, qe ju ka semurur trute, qe ju ka percudnuar si njerez.

Madje deri ne piken qe nuk mund te gjykoni thjesht nje deklarate te kryeministrit pa u hapur ne lloj-lloj urrejtjesh e ngjarjesh qe ju jane qelbezuar ne tru.

Qe nuk arrini dot ne nje nivel abstrakt te gjykimit, ku te bardhes i thuhet e bardhe e te zeses se zeze.

Kjo qe ka thene eshte nje shkarje e tij, nje krahinizem i paster, i llojit me te keq, nje kthim mbrapa i tij nja 100 vjet.

Kaq.

Ptu, jazek ju komentues pa fryt, pa mend, pa dinjitet.

Jazek.

ti qenke i barazlargum plako tamam si krye*arja vet shoqja gjibllesh ... hallall

Po c'tu desh qe u ktheve mer. Ec knej nga daja i Samiut, mos u boj viktime kot anej. Albanie, ne rastin me te mire, do nje sira brezash te shofi nei dite te mire. 

smiley

Km ia ka fut si kau peles! Nqs ka ndonje problem me.zenie tokash thuji me emra konkret ose nqs jane shume ne ate zone nxirr listen emerore dhe tregojua barngrenesve. Nuk jane fjale qe duhet te dalin nga goja e nje kryeministri. Aq me teper qe ky e ben me shume per show sesa per te zgjidh gje.

A e di ky kopuk se eshte KM edhe I banoreve te alpeve ?

Duam donald trump ne krye te pd.

Gazetarja-Edi Ramës: Mos e hap halenë të na qelbesh

z. Rama meqe ti njihesh si mistres “naiv”… edhe nje mengjes te hene, pas nje dite pushimi qe une mezi arrij ta kap, ma permbyse.

Ca njerez kane lindur per te qene te pandreqshem. Ti je njeri prej tyre. z. Rama kujtoja vetes ne mengjes se je kryeminister.

Nuk je Edi me problemet e veta, si nje pjese e njerezve te ketij vendi. Trazimet brenda trupit dhe mendjes tende leri ne shtepi.

Kur te dalesh para nesh publikisht meso si duhet te flase nje kryeminister. E nje kryeminister nuk duhet te fyeje asnje shtetas te vetin e jo me nje krahine.

Ne kete bote ka njerez qe e shohin detin, ka dhe nga ata qe nuk e shohin deri sa vdesin. Te parit te detit nuk te ben njeri, se do te te kish bere dhe ty meqe e ke pare para atyre, qe i ironizoje.

Nese si kryeminister nuk na suprizon dot me ndryshime ne te mire te ketij vendi, te pakten mos e hap halene dhe te na qelbesh.

Mllefet e tua si njeri i mllefosur, mos i derdh para nesh se nuk ta kemi ngene.

Kemi ne lagje dy gra qe flasin si ti. Jane te papuna, te mosperfillura nga burrat dhe rrine e shajne gjithe dynjane.

Here here iu vjen mendja se kane gabuar dhe justifikohen me periudhen e menopauzes qe po kalojne.

Nuk e di pse mu kujtuan ato, kur lexova batutat qe kishe hedhur per t’u bere interesant!   

Alma Çupi

Çupi ... 'nuff said

Alma Cupi gazetare ?!!!

 Edi Rames ,

Mos e hap halenë të na qelbesh

Kjo mund te jete nje rrugace jo gazetare , si ka mundesi te jete gazetare qe nuk ka etik asedhe nje gram. dhe per kryeminsitrin e vet i cili eshte zgjedhur nga shumica  ?!! Po qe per etiketime te ketij lloji gazetaria shqiptare eshte nje hale e vertet qe qelb vertet ! 

tani e tutje do konsiderohet ofendim t'i thuash ndonjerit: Alpinist!

 

Nderkohe qe Kryeministri i Shqiperise ato ditet qe s'eshte duke i kaluar me piktura-promovime dhe pushime neper bote i shpenzon duke ofenduar gjysmen e shqiptareve nga cifligjet e 2Kokedhimes ("alpinistet" si puna e ketyre qe jetojne me mjete rrethanore), ambasadori i Amerikes bashkebisedon me shqip-miletin ne lidhje me korrupsionin. 

Ec e merre vesh se cilin nga keta te dy votuan 1mlionBerisheshuplakesit e Shqiperise per te shkulur korrupsionin dhe per ta bere shtetin shqiptar smiley

Lapsanjoset saliste qe e ngriten peshtymen ne sistem, kesaj rradhe do vuajne SHUUUUME dhe GJAAAATE :

 

Unë nuk fola kundër veriorëve. Mua më kanë vënë në gojë më parë, edhe një tjetër histori, të cilën e keni dëgjuar. Shkonin në zonat informale dhe thoshin “Mos votoni Edi Ramën! Ai ju thotë çeçenë. Ai, sa gdhihet e deri sa ngryset thotë “do jua tregoj unë çeçeneve. Sa të vij unë, do i marr çeçenet dhe do i çoj andej nga kanë ardhur, do t’jua shemb shtëpitë!”” Turp!
 

Ajo që unë thashë është e thjeshtë dhe e kemi thënë edhe më parë se në bregun Jon nuk ka, për më tepër, asnjë problematikë të krijuar nga njerëzit që kanë ardhur nga veriu dhe kanë ndërtuar në plazh. S’ka të tillë. Në bregun Jon ka një histori tjetër dhe për atë fola unë, për ata që i solli Saliu nga Alpet e që na dolën pronarë tokash! Për të mos shkuar më tutje dhe për të thënë ca emra. Fola për 50 mijë hektarë deri tani, që janë konstatuar falsifikim dhe që ne i kemi futur në procedurë që t’ia kthejmë shtetit. Deri tani 50 mijë hektarë. Për këta fola unë. Por e shikoni sesi funksionon mekanizmi i kriminalizimit, mbrojtja më e mirë është sulmi dhe o burra! të deformojmë të vërtetën dhe t’ia lëmë tjetrit.

Stalker, 

ti mbase e lexon ndryshe, por referencat jostatistikore* per Saliun dhe te ardhurit nga Alpet asociuar me ndertimet e paligjshme, ushqen vazhdimesine e mitit se 'toke e xanun' dhe te stereotipeve negative per verioret si migrues prishes se rendit e te qetesise. Argument oportunist politik, ne skajet e primitivitetit dhe racizmit, i tille qe pa hipokrizi, do ta kritikoje. Eshte ne vazhde te nje seri argumentesh alibike ne funksion te zbehjes se popullaritetit dhe te deshtimeve te qeverise se tij. 

*50 mije hektare, per sa e cilet emra, njehere tjeter...

kjo qe thua ti (ushqimi i vazhdimesise se "tokes se xanun") i rri "Rrebelimit te Jugut" fiks siç i rri 8 dhjetori i 2015-s 21 janarit te 2011 

Interesante qe shpjegon mendesine raciste e injorante me politiken ne vijat partiake, ketu-aty me pesha per ta justifikuar. 

ore ça ka thene km socialist? sepo degjoj sh zhurme por nuk kam patur ngé ta lexoj.

 

I tha ne Skoder nje socialisti "mbylle mer ti gojen se po te qesim prej zhelesh". Mire qe s'shkoi dhe ai Rilindje-gojembylluri te prononcohej ne media si kjo pacientja e kancerit. 

gjynaf shkodra demokrate te paguj ilace sikur te ishte ne kapitalizem ... ah pa pa more edrama qe na qite nga vendi i 2 ne vend te parafundit

e mir, mir. mut me lug florini esht tuj i dhon smiley

Brado paske ik ne gjermoni? 

duro ikin shpejt 2 vjet ....smiley

U bona ca , nje muaj e 18 dite smiley  , kte te bo Rilindja e flliqme , te con me sherbim.

A te duhen luftetare?
Dhe arratine armiku te marre?
A do botes ti vesh zjarre?
Merr nja dhjete kosovare.

A do male me debore
Trima te forte e malesore
Fort bujar e burrerore
Shkon ne kukes i ken ne dore

Ate duhen sharlatane
Qe lepihen ne cdo sahane
Qe te percajne vatane
Ke sa te duash tropojane

A do njerez per aheng
Per tryeza e e per kuvend
Burra e gra kercejne me loder
Keta i gjen vec ne shkoder

Njerez te zgjuar me lezet
Qe i gjen ne cdo ane
qe te bejne muhabet
Keta jane mjeshterit dibrane.

A te duhen budallenj
Ca gomere e ca kopuk
Hajdut kacak e batakcinje
Shko e merri mu ne Puke

A do trima sejmene?
Kapardisur kudo vene
Gjumi pa i zene t mos flene
Per tre mirditore bej bene

Keta matjane burra te zote
Qe dikur kane bere barot
Se i njeh gjithe vendi mbarre
Nuk bejne tjeter vec per xhandar

A te duhen genjeshtar?
Matrapaz e koke thare?
Kripen ta shesin per fare
Mer krutane dhe je i lare

Do dembele per Stamboll?
Mos u lodh e mos hic hall
te rreshtosh nja tri tabor
Tiranasit ti zgjedhesh me dore

Po qejflinj a te duhen,
qe me jevga dine te kruhen
Zonja qe pjellin cdo vit,
vec Elbasani i rrit

Ne do burra llafezane,
qe cudisin gjithe dynjane
Qe rrine tere diten rruges
Nga keta gjen plot ne Durres

Po kerkove koke palare
Kryengrites dhe gomare
Qe punet te shkojne vaj
shko e merri ne Kavaje

Kerkon hoxhe e kerkone prift
mos bridh e mos u ngjit
Se si keta qe bejne mekat
i gjen vetem ne Berat

A do urte njerezite te rine
Nen komande te kesh ushtrine
ne tabjate te kesh njerezine
Merre te gjithe Laberine

Do per pune,nje korcar?
i ke bujq e ustallare,
me gra bashke e hapin varre
krah e koke su ka te share

Do budallenj qe vec hane?
Me dy kembe do hajvane?
pasuri qe sdin te vene
Merr shetit gjithe Myzeqene.

A do te ruash florine?
katandine e shtepine?
Me dy qofte mbush sinine
Ec e mere Gjirokastrine

A do te hash e te besh qejf?
Sofra e shtruar si per mbret
pasterti e per yzmet,
te tille gjen vec ne Permet

Do ministra kolonjare?
Se mbahen burra per mend
Duan kudo te jene te pare,
ne mexhlis e ne kuvend.

Hall i madh me skrapallinj
Ka rrezik te hash dhe dru
Dy ministra le te rrine
se na duhen dhe pa tru

Ore te gjore,harruam Vloren
Se kjo pune lahet me gjak,
Dy shirit e nje medalje
kesaj pune i vene kapak.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).