Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Izrael. Rama është pritur nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu. “Ne nuk i harrojmë kurrë miqtë tanë”, është shprehur Netanjahu, duke vënë në dukje se Shqipëria ishte i vetmi vend që kishte më shumë hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore, se më parë.

“Gjatë holokaustit, Shqipëria mbrojti hebrenjtë, duke refuzuar t’ua dorëzonte nazistëve”, tha Netanjahu. Të dy kryeministrat nënshkruan dy marrëveshje bashkëpunimi, për të cilat Netanjahu tha se shënon 25 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, miqësinë që është më e hershme që nga lufta e dytë botërore. Në deklaratë shprehet angazhimi i mëtejshëm mes dy vendeve për të thelluar marrëdhëniet në të gjitha fushat me interes reciprok, por sidomos në atë të sigurisë, përfshirë sigurinë energjetike, luftës kundër terrorizmit, krimit kibernetik, si dhe në energji, bujqësi, kulturë, turizëm dhe arsim. Kjo deklaratë synon të nxisë edhe më tej bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, si edhe i hap rrugën negociatave për marrëveshjen e eliminimit të taksimit të dyfishtë.

“Jerusalem Post”, shkruan se gjatë Holokaustit, shqiptarët, pjesa më e madhe e të cilëve myslimanë, rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë, përfshi edhe ata të larguar nga vendet e tjera. Gjatë vizitës dy ditore në Izrael, kryeministri Rama do të pritet në takim edhe nga Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin.

Gjithashtu u nënshkruan edhe dy marrëveshje:

– Marrëveshja në fushën e shëndetësisë dhe shkencave mjekësore, ku palët angazhohen të nxisin shkëmbimin e informacionit dhe dokumentacionit mbi tema që lidhen me shëndetësinë në fusha me interes të përbashkët;

-Memorandum Bashkëpunimi mes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Yad Vashem, Autoriteti i Përkujtimit të Martirëve dhe Heronjve të Holokaustit, për të bashkëpunuar në promovimin e edukimit dhe përkujtimit të Holokaustit.

33 Komente

Nje pershendetje per kete nisme.

Cifutet jane njerezit me te mire dhe me te mencur qe kam takuar deri me sot.

Per mua, jane kinezet;
pastaj indianet;
pastaj amerikanet,
indonezianet,
brazilianet
pakistanezet.... 

e keshtu me rradhe.

te fundit, vatikanasit

Per mu jane kenia-uganda-tanganikasit, shume te veçante, sepse kan pas "pulla treshteshe", edhe ne forme trekondshe.

 

smiley

per mua jane te gjithe te ligj .

edhe per mua jane te gjithe te ligj, e me te ligjte dukeshin sovjetiket dhe jugosllavet (pullat i kishin dobet), mbas te cileve nuk  ka me as te ligj, ka vetem hakuna matata rrasi patata.

me nje fjale v.k. ketij muhabeti.

 

Nqse te pelqejne kaq shume pse nuk behesh dhe ti cifut?

Ja ka afut kot .

qenka keputur ne bythe !  vetem marreveshje per te perkujtuar ''gjithdjegien''

shiko si funksionon shteti cifut dhe zbatoje ne shqiperi ,po munde!   10% te asaj qe ben izraeli ,bej dhe je ne rregull!

Tamom..I kerkoi lartmadhnia njohjen e Kosoves apo sic hyri doli,,per disa poza me shume..smiley

Ore cifut miku, po qe na e laj nderin duke i dhene pak mend km-se, e u lame. 

Ma do menja qe vizita do jete ne kuadrin e zgjidhjes se krizes ne Lindjen e  Mesme, mbase dhe me shume.

Do u mesohet ne shkolla femijeve per Holokaustin si dhe per dekorimin e kuislingeve. 

Ku ekspozita!!?

ky edhe qylym fluturus te kishte

Ore admin, pse e hoqe komentin tim ketu. 

Fillove edhe ti si oidriso ? Pse -ne s'e ka gjet as Sterjo Spasse ... 

                                                                                                      

Po nuk ofendova asnjeri Qemolo, thjesht ju pergjigja Tironcit, qe kerkonte men nga çifutet. I thash qe ment/idete jane tek VQ, ku nje pjese e tyre aplikohen edhe nga çifutet, anglo-saksonet, e te tjere. Biles i permena edhe nje çifuten tone ketu tek blogu, qe eshte shprehur me superlativa per VQ, ku ka deklaruar, se; Shqiperia rregullohet thjesht duke zbatuar idete e VQ. 

Marrveshjen e pershendeta dhe e quajta si perfituese per te dy palet. 

Si perfundim je nje vete-reklamues i pandreqshem. Rrezik edhe gjate procesit seksual e pyt partneren : Si e zbatove VQ- ne sot ? smiley

Po me ka kapur ky sindrom i reklamimit smiley thjesht ngaqe adminet me duket se nuk duan te ndigjojne me per te. Dhe une naivi pyes; Mos u ka zene rrugen smiley

Pjero, kush o kjo cufutja mer? Pse s'thu ajo ta paska fut, te paska morr idete e tuja e ua ka shit anglo-saksoneve e te tjereve, e ta ka zhduk librin prej qarkullimi. 

Keto marreveshjet e miqesise per bashkepunim ne sektorin e sportit dhe frutikultures jane esenciale per nevojat e sotshme te Shqiperse. Le te shpresojme qe gjate protestave te zgjatura te opozites ne vitin tjeter, Kryeministri shqiptar do t'i shtyje ditet jashte shtetit duke firmosur marreveshje dypaleshe me nje sere shtetesh edhe per teknologjine e nderzimit te midhjeve dhe gjinkallave. 

P.S. Di gje njeri sa shkon afersisht kostoja e nje udhetimi te tille jashte shtetit per 1shin e Shqiperise dhe brigaden shoqeruese? 

apo se le ti pa dhen nje cik mend, keshtu si te baraztundura jooo 

urdho: 

 

por sidomos në atë të sigurisë, përfshirë sigurinë energjetike, luftës kundër terrorizmit, krimit kibernetik, si dhe në energji, bujqësi, kulturë, turizëm dhe arsim

 

te pakten ky svajti te na fuste ne konference islamike si ai shpellari yt

Aham, qenka kput ne tajare, me keto marreveshjet. Si do ja bejme qy Izreali te bej investime ne Albanie, te kete bashkepunim ne fushen e start-upeve e me the te thashe. Se keshtu per fjale te embla, sikur u ngopen dynjaja. Sidomos Benua eshte i pari, deri sa i shkel pak ne kallo, e pastaj ti numeron robte e shpise.

A ka ndonje admin ti tregoje ketij Pjerit tek posta private qe reklama paguhet, e mban veten edhe per makroekonomik pale! po permndi prap VQ jam dakort tia fshini cdo koment.

kto kohe mësh duk shum menushëm ky.

do ket fillu me e marr malli per Shqipnin smiley

Benjamin Netanjahu. “Ne nuk i harrojmë kurrë miqtë tanë”,

 

well, pse nuk e njihni Kosoven ?

Eshte e shpjegume tek VQ .

ah, ok.  do ta  rilexoj.

Po thellohu mor evlat, sa here te kemi thene , thellohu smiley

 

Do ja kete permen Bibi Kosoven po ky i joni do ja kete sqaru qe kosovaret jane alpinista qe skane pare detin me sy

komunist hesapi, kujto se i bon karshillik presidentit amerikon.

........kujton se jam piktor smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).