Kreu i komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj, iu përgjigj skeptikëve dhe atyre që kundërshtuan këtë reformë se, pas një viti punë, ajo tashmë është drejt finalizimit.

“Ishim shumë pak që e shkruajtëm dhe dinim se çfarë po synonim. Një pjesë – dhe jo pak, – e nënvlerësuan dhe, ose nuk e lexuan fare, ose i hodhën një sy atij relacioni dhe nuk e kuptuan fare. Megjithatë ishim me fat që ndodhi kështu. Një pjesë na quajtën të marrë, që guxonim të mendonim se kjo mund të ndodhte. Disa edhe nënqeshën, apo edhe u tallën haptazi. Normale për ata që i njohin dhe e dinë sesa shumë janë tallur me këtë vend. Shumica, e që fatkeqësisht ende vazhdojnë të mbeten shumicë, ishin skeptikë dhe me të drejtë. Nuk po kërkojmë të ndryshojmë pllakat e bulevardit, por mënyrën e të menduarit dhe të sjelljes së 25 viteve, me atë që quhet ligj, shtet i së drejtës, themeli i funksionimit të shtetit dhe demokracisë funksionale”, tha Fatmir Xhafaj.

Ndërsa ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu tha se, njerëzit e pushtetshëm kanë frikë nga kjo reformë, se mos përfundojnë në burg.

“Shenja më e sigurtë që kjo reformë do të jetë një sukses është se, disa njerëz të pushtetshëm në Shqipëri kanë frikë, kanë frikë se do të humbasin vendin e punës dhe të ardhurat e pista. Por kanë frikë edhe se mund të përfundojnë në burg. Ndoshta duhet të kenë frikë. Kam besim se, si rezultat i punës dhe përkushtimit tuaj të madh, në pranverë do të festojmë miratimin e reformës në gjyqësor”, deklaroi ambasadori amerikan, Donald Lu.

29 Komente

Amen!!!

Tallu ti tallu por Lu-ja do jua fusi te gjitheve koken ne B@the

Ore mos ka zene gjo shoqni me Avukatin Lu-ja? 

Luja,perdite e me teper, po i ngjan atij mashkullit te eksitum, qe me padurim,me duret qe i dridhen po xbrethen pantallonat e me shkerdhy korrupcionin ne Shqipni. smiley

Kishte taku Shefin e MODH sot smiley

Leje shefin e Modh. A e ke pa filmin "Rethimi I vogel"? Shefi i Modh,maksimumi mund te baje at inspektorin e kultures qe i shkon mas bythe k/komitetit tu i dhan kshilla;kujdes nga filani,asht intrigant i madh. smiley

Pjeter, nga padurimi kujdes se mos e lej me barre, thuj. smiley

Reforma ne drejtesi nuk ka per te kaluar sepse LSI dhe PD e disa eksponete te PS, shume gjygjtare dhe prokurore kane per ta bojkotuar. Kjo tregon se sa te korruptuar jane ata dhe cfare lufte do te bejne per te rruajtur pushtetin. 

Ajo mund te kaloje por nuk do zgjidh gje...

Sa bukur ua paska futur Lu-ja smiley
" ... Kam besim se, si rezultat i punës dhe përkushtimit tuaj të madh, në pranverë do të festojmë miratimin e reformës në gjyqësor”, deklaroi ambasadori amerikan, Donald Lu..."
Me nje fjale mos kujtoni se e mbyllet me kaq, u thote ai, nga pranvera kemi pune me gjyqsorin per ti denuar te gjithe te hajdutet dhe te pasuruarit e paligjshem.

Shpreson shqiptari se s`ka zgjidhje tjeter...

Ec e merre vesh se si do ndihmoje kjo reforme per ndonje gje, nuk sqarohet gjekundi ku qendron forca e saj.

Pse nuk duhet te korruptohen me gjyqtaret pas saj?

Kush do e fuse politikanin ne burg? Me ca guximi?

Pastaj, si do miratohet nje reforme nga njerezit qe rrezikojne prej saj? Ngaqe e thote Donaldi?

Duket cik si "ehhh sa te hiqen vizat..."

Llafe pra.
Komshinjte tane amerikane kane disa senatore te famshem qe propozojne nje pjese legjislacioni qe do te kufizonte mandatet e Rep. dhe te Sen. ne 12 vite, pra 6 mandate 6 vjecare per Rep. dhe max2 mandate per Sen. - siç e ka nje kufizim edhe presidenti.

Por edhe ketu problemi eshte, si ti besh keta Rep. dhe Sen, amerikane qe te votojne kunder interesave te veta... smiley

Po shof edhe qe ky ambasadori "me shpate ne dore" paska taku edhe Salen.

Do jete e bukur sikur te kete ofruar garanci pandeshkueshmerie ne kembim te aprovimit te reformes.

Nivele afrikane. Qendrore flas, jo ato qe kane dalje ne oqean.

konkluzion sh. i urte prej ambasadorit

me thonj ka per te luftuar korrupsioni per te mbajt pushtetin.

Ore djema, po korrupsioni ne Pentagon dhe Senatin amerikan kur do filloje te luftohet. 

Pas vitit te ri thone, se tani jane me pushimet e festave.

Ne nji shkalle nga 1 deri ne 10 ( ku 1 eshte pothujse fare dhe 10 jashtzakonisht shume ), sa influence ka ne jeten tende dhe te familjes, shkalla e korrupsionit ne institucionet e lartpermendura te USA-s, i nderuar Pier ? Apo dy te keqia = nji e mire andej nga Belgjika ? Le qe shqiptar je dhe ti ...smiley

Qemolo, noi ndikim nuk ka, por si i thone llafit, te rrijm shtrember e te flasim drejt, A jane njesoj principet, si kendej dhe andej, apo duhet te kete dy lloj standartesh.

Sa e sa here duhet ta perserite Pjeri qe nuk e kupton angishten!!! smiley

wikipedia mund te perkethehet edhe ne belgjishte.smiley

Duket qe nga emri. Fatmir Xhafaj. E njoh fare mire. Nje tip i tille mund te bente karriere vetem ne nje vend si Shqiperia.

Ah mer Blend ca inot derri qe ke , as i llaf per Kaurret dhe Ortodokset ne peshk sot . smiley

Keta sikur dhane afat te fundit vjeshten e kaluar apo...

Futja pordhes gri sallat

Ta kalojme dhe kete mandat!

Serbia i kishte arrestu me autobuz t'korruptumt' e vet, pa prit as per Donny Lu, as per Bruce Lee! 

E tesh, Shqipni, 

m'thuej si je...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).