Robert Shvarc, një ndër përkthyesit më brilantë të Shqipërisë, i cili solli në gjuhën tonë kryeveprat e letërsisë botërore, do të mbushte 80 vjec këtë dhjetor. Mes përkthimeve të tij kujtojmë: "Tre shokë", "Harku i Triumfit" , "Asgjë e re nga fronti i Perëndimit", "Shkëndija e jetës" apo "Obelisku i zi" nga Erih Maria Remark; "Çifutka e Toledos", "Fransisko Goja" nga Lion Fojtvanger; "Zhozef Fushe" nga Stefan Cvajg, dhe pjesë teatrale të Bertolt Brehtit, si: "Nëna Kurajë dhe fëmijët e saj", "Kënga e një nëne gjermane", "Ditët e Komunës", "Arturo Ui", "Pushkët e nënës Karrar", "Opera për tre grosh", "Baali"; nga Heinrih Hajne: "Gjermania, përrallë dimri"; nga Gëte dhe Shileri: "Poezi dhe balada".

Ndërsa mes autorëve shqiptarë që ai ka përkthyer në gjuhën gjermane janë: Rexhep Qosja, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Gaqo Bushaka, etj.

21 Komente

Kam pershtypjen se fale ketij perkthyesi te talentuar, Shqiperia eshte bere e njohur ne arenen nderkombetare. 

me shume e kunderta Pjero.. fale ketij perkthyesi te talentuar  arena nderkombetare letrare u be e njohur ne Shqiperi.

Kjo ana tjeter e medaljes Belulo, qe e thua ti, kam pershtypjen se i takon Jusuf Vrionit, se ishte ky qe na solli shum shkrimtare te huaj (franceze) ne Shqiperi, ndersa Shvarci perkthente me shume shkrimtaret shqiptare ne gjuhe te huaj (gjermanisht). 

Zotni burre,ne kuptimin e vertete te fjales.

Gjeja qe kishte me shume inat ishte ta qerasje.

Nje njeri i shquar per kontributin e madh qe ka dhene me lemin e perkthimeve dhe ne perpunimin e gjuhes shqipe.

Kam pasur rastin ta takoj mbi 10 here dhe gjithmone mesoja dicka te re nga takimet me te.

BuRRa te tille i mungojne Shqiperise qe eshte katandisur me bura.

 

 

Mire shume qe e kujtoni. Perkthimet e tij kane qene (mbeten, ne fakt) me shume vlere.

Nje pyetje: nese vazhdoi punen ne vitet e tranzicionit, me cilen shtepi botuese bashkepunoi? Ndersa sa i perket viteve te komunizmit ma merr mendja se ka qene me "Naim Frasherin".

 

Perveçse nje njeri i madh dhe perkthyes i magjishem, ai ishte edhe nje poet delikat, nje poet qe te jepte shume emocion.

Ja nje poezi e viteve '50

FALME

Oh, falmë, falmë mikja ime
në ta lëndova përsëri
at’ plagë që s’don më ngushëllime,
që don të mbetet si jetime,
krenare pa njeri!

Oh, falmë, falmë pse kërkoj
prej teje unë dashurinë
e dhëmshurisht pse të qortoj
në çastet-vrer, kur shpesh harroj
se ty ta vranë rininë …

Esht’malli im gjithë pikëllim
që djeg e bren aq pushtetplot
e kur s’e gjen ate flijim
që e njeh aq fort në shpirtin tim,
i mbeten veçse lot!

Esht’ zemra ime q’u mësua
çdo rrahje t’sajën ta durojë,
që kurrë s’i tha njeri “të dua!”
që u ndez përherë dhe u shua…
pse di të dashurojë.

E pra më fal e dashur ti,
tani t’kuptoj unë ty më mirë:
çdo ças dhe unë po ndiej mërzi
e shpesh s’kam mall, s’kam dashuri,
s’kam gaz, s’kam më dëshirë!

Oh falmë, falmë mikja ime,
s’do t’i lëndojmë ne kurrsesi
k’to plagë që s’duan ngushëllime,
që duan t’mbeten veç jetime
ashtu si unë, ashtu si ti …

 

Shume respekte per z. Shvarc qe me perkthimet e tij aq te natyrshme solli tek ne gjigande te letersise Gjermanike.

Respekte dhe Mirnjohje !

Respekte mjeshter.

Njerez si ty dhane rreze te ngrohta drite dhe shprese ne nje erresire te ftohte dhe tejet  te gjate.

Nderim dhe mirenjohje smiley

 

 

Ishte cifut me halle.harkun e triumfit e ka shqiperuar shkelqyeshem.

Kam patur rastin te takohem nja dy here shkurtimisht me Robert Schwarcin; njeri i urte, i mire, ze embel, i thjeshte. I vleresuar si perkthyes dhe si njeri! Ikja tij ishte pak e shpejte! Do ngelet i paharruar ne kujtesen e shume njerzve.

E kam pas mik familje. Repekt. 

Harkun dhe tre shoket i kam lexu para 90,si dhe tashti vone, 100 vjet vetmi, qe megjithse jo nga origjinali,vetem se pash emrin e tij si perkthyes,e mora,e lexova dhe u kenaqa. :

Perkthimi, nuk eshte gje e lehte djema, duhet futur edhe ndjenja brenda, koncepti dhe botkuptimi i personazhit. 

Respekte per te madhin Robert Shvarc! Jam rritur duke lexuar perkthimet e tij te mrekullueshme. Edhe sot here pas here i rilexoj me endje.

Se bashku me Isuf Vrionin kane qene 2 perkthyesit me te mire ne vend. Eshte e trishte te lexosh sot libra te perkthyer keq, shume larg ketyre kollosve. 

Te menosh se dhe "la piovra" nishin e Damiano Damianit te pakten,me sa maj men, e ka pas perkthy Shvarci. Tash filmat perkthehen nga turlilloj teveqeli.

Njerez mos merrni kot si pushka e jevgut.....

 

Ky njeri i ka mohuar shqiptarve ne arenen nderkombtare  ndihmen e madhe qe ju dhane shqiptaret hebrejve ne luften e dyte botrore dhe pikerisht ne kohen e krizes se Kosoves !

E ka bere me qellim apo pa qellim apo per dobsi ndergjesore apo morale eshte per tu diskutuar !

ca i dhan shqiptaret e hebrenjve? komunizmin? 

Ou!?

Me fakte të lutem, se kshu akuzash alla politika shqiptare na kan ardh n'maj t'hundës.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).