Këto ditë festash, si të gjithë zombie-t që enden nëpër supermarkete, të shtyrë nga fjalët magjike të konsumizmit, edhe unë renda të blej dhurata në dyqanet vezulluese.

Mirëpo, për herë të parë në jetën time, hasa në një gjest që më bëri të mendoj. Shitësja që rri pranë kasës më bëri pyetjen e përhershme: “E ke për dhuratë?”. “Po” i thashë. Në atë çast prisja që ajo të merrte kutinë, letrat e dhuratës, shiritat me ngjyra, gërshërët dhe ta paketonte më së miri. Sepse nënteksti është ky: nëse sendin e blerë nuk e ke për dhuratë, atëherë merre kështu siç është.

Në të vërtetë, të paktën për mua, sidomos pas rraskapitjes për identifikimin e dhuratës, kjo është pjesa më e bukur e blerjes. Lëvizjet e duarve të shitëses, zgjedhja e letrës, prerja sipas përmasës, palosja e saktë, ngjyra e fjongos, kapja me shirit ngjitës, të gjitha këto, kanë një efekt hipnotik mbi mua. Sa për dhuratat, gjithnjë kam vlerësuar më shumë bukurinë e jashtme, pra konfeksionin, se sa çfarë ka brenda.

U zhgënjeva. Shitësja nuk bëri asnjë nga veprimet prej prestidigjitatori, por futi brenda qeses letrën e paketimit, fjongon me xixa, e diçka tjetër, dhe më tha: “Për paketimin e dhuratës, i ke të gjitha brenda. Gëzuar festat!”. U largova nga trysnia e padukshme e radhës së klientëve në pritje për të paguar sendet e zgjedhura.

Praktikisht punën e paketimit të dhuratës, dyqani ma rrasi mua. Bëra një rikthim të imazheve të ditës në mendjen time dhe e kuptova se nuk paskësh qenë ngarkesa e vetme e gomarit.

Në mëngjes më duheshin të holla. Thashë që të shkoja në bankë për të parë sa kisha në llogari, por pastaj u kujtova që punën e kontrollit të llogarisë nuk e bën më punonjësi i bankës, por unë. Madje ma kanë shpjeguar si përparim të teknologjisë. Më kanë dhënë një farë telekomandoje të vogël, disa shifra enigmatike dhe një faqe internet ku të futem (pa problem se ka 128 bit siguri, po çfarë do të thotë asnjë nuk e di). Aty mund të shoh të gjitha veprimet e llogarisë sime. Por, po bëra një pyetje më shumë, jashtë standardit, sistemi ngec se është memec.

Pak më vonë më treguan (jo pa ngazëllim) se mund t’i bëja të gjitha veprimet bankare (në siguri totale, patjetër) nga shtëpia: të dërgoja para, të kërkoja informacione, etj. Për të marrëcash, natyrisht nuk duhet të shkoja më tek sporteli i nëpunësit me kollare, që t’i jep paratë me firmë. Ka gjithkund, në çdo cep të rrugës, një ATM, me siguri të lartë edhe aty, derisa nuk të vjen dikush e të godet me levë pas koke, por pasi e ke kryer veprimin e tërheqjes së parave.

Nga dreka desha të shkoj në ndonjë agjenci udhëtimi për të prerë një biletë avioni. Dikur, punonjësja simpatike të priste me buzëqeshje dhe fillonte kërkimin e ethshëm për tarifën më të mirë, duke i kaluar në skaner të gjitha kompanitë. Ti nuk mërziteshe, ja nga dekolteja bujare e saj, ja nga fletëpalosjet me fotografi ekzotike, që të çonin larg me imagjinatë.

Tani është e pamundur. Këtë punë ma kanë dhënë prapë mua. Madje nëpërmjet sistemit superteknologjik të internetit, nga ku mund të kontrolloj e ballafaqoj edhe tarifat e udhëtimeve për në Mars. E bëra rezervimin e avionit, veçse m’u desh një orë kërkim dhe në fund, para se t’i thoja OK, prapë se prapë nuk e kapa ofertën marramendëse të kompanisë.

E ndjej veten pak të lodhur e të stresuar. Punën e bankës e bëj, punën e agjencisë së udhëtimit e bëj unë, punën e shitëses e bëj unë. E kushedi ç’punë të tjera bëj pa e kuptuar. Ky sistem krijon punë apo papunësi? Është pasojë e lirisë personale, apo e zhvillimit teknologjik?

Po shkoj të paketoj dhuratën me letrën farfuritëse të dyqanit. Por për cilësinë nuk jap garanci.

 

Marrë nga Peizazhe të Fjalës

41 Komente

e lezetshme. ky lloj zhvillimi ne fakt ka te mirat dhe te keqiat e veta. teknologjia te jep me teper mundesi te perzgjedhesh sipas preferencave personale. plus, rrogat e atyre qe jane ne biznes sherbimi vijne e ulen keshtu qe nuk kane ndonje interes te te sherbejne me cilesi. 

POR, bezdine me te madhe e kam ne airport ku mbasi ke bere check-in, duhet ta ngreshe valixhen vete te shkosh tek security. Pastaj ndermjet dy airports ne amerike sidomos kur vjen nga overseas, shkon ta gjesh valixhen prape vete, prape screening, prape check-in. Edhe kur ke paguar bileten business class apo priority. 

 

 

situate win-win, kjo.. po, jane mbyllur vende pune ne banka apo agjensi turistike, nga ana tjeter mendo sa kohe fiton ti si klient duke kryer veprime bankare nga shtepia..
dhe vetem shkuarja ne nje filial banke: qe nga parkimi, pritja ne radhe , (shpesh do maresh leje nga puna se orari sherbimit bankar perkon me orarin e punes), ikin nja ca ore te mira fët e fët.. dhe e gjitha kjo per te bere nje kontroll llogarise apo ndonje veprim tjeter, nderkoh qe kur e ben vet nga shtepia eshte pune 1-2 minutash..

tashi po te shtojme edhe ato (vet)sherbimet e tjera qe bejme nga shtepia online, koha e perfituar eshte goxha e madhe.. kohe e lire kjo qe mund te perdoret per gjera me te bukura... pastaj nuk tha kot ai: "time is money !".smiley

cfare vetsherbimi ka pas ne kohen e qoftelargut se nuk me kujtohen. 

kam pershtypje qe ky shkrim eshte per eksperience ne Shqiperi dhe jo jasht. dhe kjo eshte interesante, pasi te kerkosh ate lloj sherbimi qe pretendohet ne shkrim, ne perendim, duhet te kesh shume para si psh private banking, ose private showroom per veshje. po hollivudi i ka keto te keqija. smiley

nuk me kujtohet... ne pergjithsi, ngaqe kishte mungesa, njerzit duhet te sajonin vet lloj lloj gjerash ne shtepi. madje qe femije, shume lodra dhe lojera, i sajonim vete. vetsherbim quhet kjo me duket.smiley

po nuk ka rendesi nese autori i shkrimit flet per eksperience ne Shqiperi, a gjetke... koha qe perfiton klienti nga (vet)sherbimet online, eshte njelloj, konsiderueshme dhe e vlefshme !
i vetmi 'point' ne kete shkrim, eshte humbja e vendeve te punes ne sektor te caktuar.. megjithse edhe kjo eshte e disktueshme, sepse meqense kompanite, duke shfrytezuar teknologjine, i japin drejtim tjeter, online, tregut, do te thote qe hapen vende pune per kete lloj sherbimi.. kryesisht IT qe do te mirembajne site-et, sistemin e deri te sherbimi klientit online..

megjithate nga shkrimi kuptova qe autorit i mungon 'kruajtja me shiteset'.. kete e thote terthorazi, kur permend dekoltene e vajzes te agjencia turistike..smiley..smiley perndryshe eshte kontradiktor. sepse kerkon paketim e dhurates qe ka blere nga shitesja, nderkoh thote qe "ndiente trysnine e radhes" pas tij e pas kases... tashi imagjino sikur te gjithe klientet te donin ti paketonin dhuratat qe kishin blere aty ne dyqan, ( dhe gërc-mërc shitsja duke sajuar ate fjongon ne fund.smiley.), diten tjeter i bie te dilte nga dyqani ai qe ishte ne radhe i fundit..smiley

Ku i gjendet robit. Shko ore ne banke, s'te ndalon njeri. Edhe buleten e kacatorrit shko prije (e cuditeshme si ka mbet kjo shprehje ne shqip) me ndonje agjensi (njecik veshtire per t'i gjet, por ne Albanie ka sa te dush). Cave u bie bretku tu coje robotin ne krevat e Internetin ne trusmiley, e keta dun akoma me pre dru ne pyll vete. smiley

e cuditeshme si ka mbet kjo shprehje ne shqip

Ne fakt, eshte hera e pare qe e degjoj. Me duket si neper tym se e kam pare ne nje figure libri kur kam qene i vogel. Mbase ka qene 25 vjet me pare dhe te ka ngecur ty ora.

Neronua i Komunes se Famshme, me gjuhen s'po del gjo. Po mire e ke menu, t'i qisesh shtellungen Parisit te Liqenit, sic ia beri ai adashi jot Romes ne vaktit. Ia 10 dhe Rames per prerjen e biletes se Historise. Ai i shkreti i ruhet Likes e Prof. Doc, e procken ia ben ti, Gavroshismiley

Meqe i kam nxjerre namin vetes si sqarues keqkuptimesh e meqe po mbaron viti i vjeter e te mos ia leme keqkuptimet vitit te ri,ma do mendja qe Shkaba-Neron do ta kete pasur per kacatorrin,jo per prerjen e biletes.Une mendova se mos ne atdhe tani,meqe kane mbetur vetem ata qe e njohin anglishten shkelqyer si Shkaba,kane filluar t'i thone te gjithe si ne gjuhen barbare: ble bileten.Sidoqofte,mbetet akuza e Shkabes per mbetje ore ore 25 vjet pas.Nuk ka faj,me ate shpejtesi drite qe ecen Shqiperia perpara,na le neve qe nuk jemi aty vite drite prapa.Nejse,Gezuar Vitin e Ri,Shkabe,simbol (apo epitome sic i thone ne modernishte) i suksesit ne memedhe,dhe Gezuar edhe ne refugjatet deshtake kudo qe jemi te shperndare si zogjte e korbit neper bote.

Edhe mua ashtu me shkoi mendja, s'do kete pare a ngrene kacatorr Neronua ne femijeri. Ne fund te fundit diktatura nuk kishte brire. Megjithse struktura e fjalise drejtonte gishtin tregues drejt prerjes, dobici ne dere i mbetet me shume peshkut, (le t'i ndaje shpensimet aterore me Facebookun e ate librin e trete). 

E mirekuptoj deshiren tende te mire ne frymen e Natales e babagjyshit dhurata kerkues. Por ... Tashti simbas Ajnshtajnit ora i mbetet pas atij qe ecen me shpejt. Paradoksi ka disa zgjidhje, o Neronua ia ka me te futur Shqiperise dhe punon nenrrogoz per Merkelin qe i frikesohet konkurences, ose (me fal qe detyrohem te jem i drejtperdrejte) ti do t'ia kursesh Komunes fatin e Romes. Ose ,,, ne fund te fundit  Ajnshtajni s'ka qene gje tjeter vecse nje cope emigranti dhe ka justifikuar mbetjen e ores se tij. Sidoqofte, nuk jam kondra qe shqipove kudo qofshin, pushka top iu befte me 2016. Hakun tone do marrim, si kombi me i vjeter.  

Lere se i paska prere komentet, jo biletat, gershera e Peshkut. Do kene vene admin Shkaben, ose ndonje te nivelit te Shkabes.

ne fakt per kacatorin e pata, se ajo ishte shprehja e cuditshme aty, por tani qe po e mendoj, dhe "pres bileten" tani e perdorin vetem pleqte. Te gjithe thone "bleva bileten". A i bleve biletat. Qofte per udhetim, qofte ne ndeshje, qofte ne kinema... 

E di o Shkabe e di, vetem nje gjeni si ti eshte aq i/e zgjuar sa t'i shkoje mendja qe kllapat  e vendosura pas nje fjale sherbejne per te folur per nje fjale qe ndodhet nja 5 fjale perpara asaj ku jane vene kllapat. E thashe edhe te nje postim tjeter, po e kane hequr keta komentepreresit, qe meqe ne Shqiperi ka mbetur vetem ajka si Shkaba, njohes te shkelqyer te anglishtes, besoj te gjithe i thone "ble bileten". Vetem ndonje si Stresi nuk i thote, sa per te vertetuar qe perjashtimi ben rregullin. Mos thuaj qe Stresi nuk eshte ajke si ti

http://botasot.info/mediale-vip/488160/s...

Ti robo duhet te jesh shume i vetmuar qe per detaje kaq te parendesishme i qepesh robve nga mbrapa si maniak. Hajt me po te ishte ndonje teme e vlefshme e çastit. Por meqe i hyre, ti mund te dish e te thuash shume gjera, por jo se cfare shprehish perdoren me gjeresisht nga une e njerezit qe me rrethojne ne kete vend. Dhe meqe paske bere kerkime ne google per kete argument, shiko se sa rezultate dalin nga kerkimi i fjales "blej bileten" (510.000 rezultate) dhe "pres bileten" (10.000 rezultate). Shko tani vazhdo shih porno. 

Po ate thashe o Shkabe, qe ne Shqiperi ka mbetur ajka si puna jote, keshtu qe detyrimisht "blej bileten" perdoret me gjeresisht. Po me qafsh, kete profilin tim psikologjik si e bere? Po kete punen e pornos nga e nxore. Jo per gje, po na jep pak nga gjenia jote. Po ndonje liber, ke nder mend te prekesh me dore vitin e ardhshem, apo vetem Liveleaksin?

 

Ta sqarova nje here qe gjasat jane qe une libra lexoj me shume se ti ne vit. Po le nam duke perseritur veten. Sajo ndonje gje te re per t'u kapur pas testikujve te mi, se me te njejtat argumente po me dukesh shume mjeran. Dhe sigurisht qe ai qe s'ka nevoje te lere familjen per t'u bere pjese e nje shtrese te neperkembur ne nje vend tjeter, eshte me ajke se ata qe jane arsyet e ekzistences se Trumpeve, Le Peneve, Pegidave, Hitlereve, etj. Te pelqen s'te pelqen ty pastaj eshte muhabet tjeter. 

Bravo Shkabe,ke filluar te kulturohesh,po perdor fjale si gjasa,testikuj,si duket ke filluar ta vesh ne jete porosine e me te vjetrit.Ja keshtu duhet,bravo.Bravo i thone gomarit,do thuash ti,po ja qe edhe fort larg prej tij nuk je.Po meqe jemi te perseritja,gjasat dhe testikujt,a nuk jane gjasat qe perseritesi je ti duke e varur pas testikujve te emigranteve.Shkabe,sinqerisht,vazhdo me lexim librash dhe lere Peshkun ca kohe,se boll u bere lolo.Pastaj kthehu prape,po kur ta kesh mbushur disi koken,po mbi te gjitha kur te kesh mesuar rregullin baze te miresjelljes.Se problemi me i madh yti nuk eshte se je kokebosh,po se je i pasjellshem,si shume nga brezi yt.Ne te moshuarve gazrat (me bere edhe mua te flas me kyltyre) mos na i degjo,po keto te shkreta keshilla na i mbaj vath ne vesh.

Brezi yne eshte ku e ku me i kulturuar se i juaji nga cdo ane, qe nga sjellja ne pune, njohurite e pergjithshme, menyra e komunikimit, rregulli ne publik, pranimi me qetesi i mendimeve ndryshe te tjetrit, e madje deri tek higjiena e pergjithshme. Shiperia shahet per cfare eshte brezi yt dhe levdohet per cfare eshte brezi im. S'ta them ta mbash vath ne vesh se e di qe s'e mban dot. Sa per temat e pergjithshme qe diskutoj une ketu, thjesht shpreh mendimin tim pa iu qepur individeve ne vecanti me egersi primitive si ju.

E shoh e shoh brezin tend,ti je pasqyra me e mire.Sidomos me kete higjienen ma mblodhe.Nga kush shahet dhe nga kush levdohet brezi yt,pse e thua keshtu ne pavetore (shpresoj ta kesh hasur kete fjale tani qe ke filluar te lexosh libra).Jam ne nje mendje me ty po ashtu qe ti nuk i qepesh ndonje ndonje individi te vecante,ti varesh pas testikujve te te gjithe neve ne grup.

Gezuar Vitin e Ri argendis , je ndoshta peshku u pare qe do hysh ne 2016.

Rrofsh Vlonjat,Gezuar edhe ti dhe familja jote.Po me duket se eshte Teuta para meje,ne Korene e Jugut.

Ta sqarova nje here qe gjasat jane qe une libra lexoj me shume se ti ne vit.

Me fal per nderhyrejn. Po VQ e ke lexuar?

Po Ikea ku eshte, pse se ka permend Ikea?

 

Tipike e nje personi qe ushtron profesionin e avokatit, me teknologjine jane te kithet duan te flasin me sportelistin madje dhe te pine nje kafe qe te sqarohen si duan ata.
u besojne vetem letrave te shkruara dhe te vendosura ne dosje po te jene ne format pergamene akoma me mire.
I besojne vetem faxit se emaili eshte shume i komplikuar.

Si perfundim asnje llambe ne shtepi te tyre nderrojne dot. Te kesh keto mendime leshi ne 2015...

Late Spring, Y. Ozu, 1949

smiley

E ka fjalen per Ikea-n? Po i ben reklame Ikea-s?

 

Qe te mos keqkuptohem si gjithnje:

Kjo shprehje eshte madheshtore, me madheshtorja e mundur, por merreni me avash se nuk ka ardhe koha per kete, nuk eshte bere akoma shelegu dash. Perdorimi i kesaj lloj lumturie para kohe (alias koha ngambrapamoderne), e kthen kohen ne te kunderten e lumturise, dhe ne rrezik alarmant shkaterrimtar per Krijimin dhe krijesat, bile bile dhe fele fele, edhe ne rrezik per Krijuesin.

 

Shkoi nji komshi im ne Tirane para nja dy javesh. Per pune pune me ca investitore privat.Ishte bere tym kur u kthye. Sherbimi cope cope. Njerzit nuk respektonin orarin (vendtakimi klubi poshte pallatit). Varferi e frikshme. Kafet plote por vetem me kafe apo çaj, rralle shihje tavolina me tha me birra apo pije te shtrenjta. Kur nxirrje 100$ per te paguar te shikonin njerzit ne drite te syrit. Ishte zhgenjyer shume. Investitoret e morren me pak humor pavaresisht se humben 1 jave kot ne Shqp. Kurse ketij nuk i dilte inati. Ministri i thote ne takim bashke me drejtorin e tij qe cdo gje eshte ne rregull dhe gati, mjafton te shkoni te drejtori neser te merrni lejen. Te nesermen drejtori thote qe duhet te pyes ministrin.

 

Me kujtove nje rast kur, me makine ne dispozicion, mu desh gjysma e dites ec e jak per te ndihmuar nje te njohur ne Tirane me nje dokument ordiner, shko tek zyra 2 here (ankohu heren e pare pse s'ka njeri tek sporteli, shko pas nja nje ore prap aty per ta gjetur personin pas ankesave tek zyra perballe), shko tek kafja ne cepin tjeter te Tiranes per ta gjetur personin qe gjithashtu s'ishte ne zyre dhe qe "zakonisht e gjen tek filan kafe" etj. Ketu ne SHBA dicka te ngjashme do e kisha bere brenda 5 minutave nga kompjuteri, perfshi 2 minuta kushtuar leximit te inovacioneve te Komunes se Parisit ne Peshk.

Vecanerisht ne vende bote-trete-iste si memedheu yne keto vetesherbimet teknologjike do ishin goxha sherbim per miletin. Tjeter pune qe autori i ketij artikulli s'e ka fjalen tamam aty dhe e ka shkruar per humor e me tjeter kendveshtrim.

Tamam aty e ka fjalen autori, ke ai veni e ka fjalen, qe zhvillimi teknologjik ben te mundur vetsherbim seksual on line, bashkeveprim ndjesor emocional me robotin on line, nga bota trete ne boten e pare, nga Kopshti Shkembor Juglindor ne Zharden Sen Zhermen Dy Pre, hajt kush ka dru me pre!?.

 

edhe une e bera nje xhiro nga Tirana Rock, sic e kam gjithmone zakon per pushime...nuk ndizeshin njerezit, ngordha-ngordha vec shikonin kengetarin...para ca vitesh (ate kohe ka qene ke sheshi Willson) e digjnin gjithe naten s'na behej me ik. Nuk e di pse kjo apati. Te shof kto dite si do jete Folie se kemi nji feste beqarie andej dhe si club me mainstream qe eshte, pritet te kete me shume gjalleri (nga moshat e reja).

para ca vitesh

Movida e quanin spanjollet dalldine pos-frankiste (vitet 80). Edhe atje, aq zgjati, nja 10 vjet, jo me shume

Para ca vitesh, une e quaj 3 vjet. Nuk ka lidhje me 'i ka ikur koha', sepse po te me pyesesh mua, rockut i ka ik koha me kohe, edhe ne Shqiperine tone te prapambetur, e prape se prape kjo s'dmth qe ne nje club rocku, ne cdo vend te botes, ai numer partizanesh qe e frekuentojne te mos e nijne muziken qe e kane zgjedh vete.

Po ne perendim ne ate drejtim po ikin te gjithe: ne robotizim e teknologji. Nuk ka me sherbim njerezor. Pleqte mund ta kene te veshtire me kompiuterat e automatet, po brezi i ri eshte mesuar me kohe. Sidomos per vendet qe po mbiplaken kjo gje eshte e rendesishme. Kursen ne fund te fundit personal njerezor per tu paguar.

Tregim origjinal dhe i bukur! E te cilin autori mund ta zgjeroje me tej! 

wee, po nuk ju vjen turp, ankoheni prej teknologjise...

kjo faze sherbimi pershkruar ketu, perkon me fundvitet '90 - fillim '00 ketej.

Eshte primitive me c'kuptoj (loggin ne sitet e bankave u beka ende me ndihmen e 'token', etj.) dhe per kete po, qe do ankuar, jo per vetesherbimin

Jeni ne avantazh per paketimin, se ketej, ne pergjithesi, paketimi eshte sherbim me vete dhe paguhet. Ne mos po ben shopping ne department stores for affluent consumers.

pa problem se ka 128 bit siguri, po çfarë do të thotë asnjë nuk e di

Shqiptari pretendon qe kasieri i bankes ti shpjegoje si funksionon AES-128. Popull i modh jena.

Tregimi ishte i kendshem, perveç pretendimit qe shitsja te ta paketoje pakon. Nderkoh qe dhe ketu ne perendim, ku s'ke kohe te besh sh.... apo siç thote nje shoku im; S'ke kohe te vdesesh, nuk ta paketon njeri pakon, duhet ta paketosh vete, biles supermaketet e medhaja, kane ne nje kend (pas kases) tavolinen ku njerzit mund ta paketojne pakon. 

Ç'mbaka dhe kjo Belgjija mer....pupupupu. Kishin anullu festimet ne sheshin kryesor te Bukselit per mungese efektive policie. Kishin pushu nga puna nja dymbedhjete policë (9 burrra e tri gra) per arsye morali. Ishin kap duke lujt lojen rrotullo shishen dhe puth te zhjedhurin/en .Policet ishin mbrojt duke thene se po simulonin doktore dhe infermiere per ti bere ball ndonje dehje masive te popullsise.Tani nuk kane me efektive te mbulojne cepin lindor dhe juglindor te.sheshit.
Turp turp turp.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).