Ish kryetarja e Kuvendit dhe ish nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ndonëse ishte në protestën e mbajtur këtë të enjte nga Partia Demokratike, madje mbajti edhe një fjalim përpara protestuesve, ka folur hapur rreth zhvillimeve në kampin e demokratëve dhe marëdhënjet e saj me kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Basha.

Jozefina Topalli, ka pranuar se është një nga zërat kritik të lidhershipit aktual të PD-së, ndërsa thekson se edhe ish kryetarit Sali Berisha ka patur raste kur ajo e ka kundërshtuar.

“E kam kundërshtuar Berishën përgjithësisht për emërimet e ministrave” ka thënë Topalli.

Përveç kësaj, ajo nuk heziton që të thotë se në krye të Partisë Demorkatike duhet të rikthehet Berisha, pasi sipas saj modeli i Berishës po faktohet se është i nevojshëm dhe premtues për të ardhmen.
 
Deputetja demokrate nuk ka folur nëse Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është një lider, por ajo ka thënë se modeli i Berishës po faktohet se është i nevojshëm dhe premtues për të ardhmen.

Duke folur për marëdhënjet me të, ajo ka thënë se herëpashere nuk i është përgjigjur mesazhevetë tij, duke treguar kështu për marrëdhënjet jo të shumë mira që ka me të.

Këto deklarata ajo i bëri gjatë emisionit "Oktapod" në VizionPlus
shqiptarja.com

19 Komente

Po ai është në krye të PD-së! Mos ka dashur të thotë; të rikthehet në krye të shtetit?!

Ceshtje ditesh.

Po ai sikur doli ne pension Brado, keshtu e lame ne biseden qe bome buze detit smiley

Ashtu e lame Pjero por ka raste qe nuk te del Pensioni smiley

Po sikur po thyen edhe ligjin e pensioneve, 65 vjeç. 

Ai vrau 4 vete ne mes te sheshit ti thu theu ligjin e pensioneve.

Obo bo smiley ate e kapkan disa nene (kode penale).

ai ne krye eshte

Te ishte ne krye AI nuk ishe ne peshk ti tani por tek dera ambasades amerikane duke apliku smiley

jo nuk thuhet keshtu, mo tamom thuhet:

shkabua do te ishte ne zjarr te Komunes se Parisit, e tigani ne det si gomone!

Kalle kalle

e hengri edhe PD-ja, me ne fund.

Qe kjo opozite e lodhur nuk vjen kurre ne pushtet e ka kuptuar dhe bufi, po qe te lidhen me nje mbi 70 vjec eshte komplet parti e falimentuar.

U be si ca tipa qe sja kane shkrep kurre ne jete dhe kur flet me ta thone: Eh te kishim gjyshin gjalle dinim ne cbenim...

Ti dhe soji yt aty keni qene gjithe kohes. E keni bere partine si familje me femije e dhender e mbesa. 

ajo parti ka marre rrugen e ornelessmiley

te ben pershtypje fakti qe ne kete vakum politik te dukshem ,nuk ka  asnje perpjepje per krijimin e ndonje force te re politike, ndryshe dhe jasht sistemit pd-ps!

Berisha duhet te kthehet por duhet me e lut icik. Edhe klima politike sikur nuk eshte HOT. Kemi nevoje per ca gallate, eshte periudhe fetash dreqi e mori. Luli nuk ka kurrfare humori.

Luli nuk ka kurrfare humori

kjo t'a kthen mendjen. Tejet boring ky i dyti, pa pike variacioni.

Keshtuqe edhe une totalisht dakord me ju

Po aty ne fakt gallate eshte, sa me shume humoriste e batutaxhinj aq me mire per popullin.smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).