Çmimet e ushqimeve u rritën me 5.9 për qind në nëntor, krahasuar me një vit më parë, duke dhënë efektin më të madh në shtrenjtimin e kostos së jetesës. Instituti i Statistikave raportoi se inflacioni vjetor shënoi muajin e kaluar kuotën e 2.1 për qind.

Sipas INSTAT, brenda grupit të ushqimeve, rritjen më të madhe e ka pasur çmimi i zarzavateve, me 35.6 për qind, krahasuar me një vit më parë, pasuar nga grupi i frutave, të cilat janë shtrenjtuar me 13.9 për qind.

Të dhënat tregojnë se, vetëm si pasojë e shtrenjtimit të ushqimeve, kostoja e jetesës është rritur me 2.3 për qind, por inflacioni ka rezultuar më i ulët, për shkak se në zërat e tjerë të shpenzimeve familjare, çmimet kanë rënë krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas INSTAT, rënien më të madhe të çmimeve e kanë shënuar grupet “veshje” dhe “këpucë”, të cilat e kanë ulur inflacionin me 0.2 për qind. Po kështu, grupi i qirave, lëndëve djegëse dhe energjisë ka ndikuar në uljen e kostos së jetesës me 0.28 për qind, ashtu si dhe rënia e çmimeve të transportit, të cilat kanë ulur inflacionin me 0.17 për qind.

Të dhënat e INSTAT-it paraqesin një panoramë të dyfishtë në lidhje me ecurinë e çmimeve në treg, ku ushqimet vazhdojnë të shtrenjtohen, ndërsa zërat e tjerë të shpenzimeve kanë shënuar rënie të tyre. Kjo është një tendencë që godet më shumë familjet e varfra, të cilat dedikojnë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave që kanë, vetëm për ushqime.

Banka Botërore përllogarit se, në shtresat më të varfëra të popullsisë, shpenzimet për ushqime zënë deri në 70 për qind të buxhetit mujor. Kjo do të thotë se, këto familje goditen nga shtrenjtimi i ushqimeve dhe nuk përfitojnë nga rënia e çmimeve në zërat e tjerë. Dhe, në kushtet kur ushqimet janë shtrenjtuar me 5.9 për qind krahasuar me vjet, të varfrit mund të jenë duke u goditur më fort nga rritja e çmimeve, nga sa sugjeron shifra e inflacionit.

44 Komente

E si u rritka cmimi i zarzavateve 35% brenda vitit? S'ka filluar as sezoni i festave.

Sa kane vajtur cmimet?

Shenje zhvillimi eshte. Dmth reformat po e japin rezultatin. Pritet dyndje imigrantesh prej Gjermanie. 

Prandaj nuk duhen lejuar bunkere dhe ligje per shpifje etj kshu veprimesh qe eksitojne komunistet brekegrisur dhe bejne te harrojne mjerimin ku ndodhen. Falenderoni demokratet qe po rrezojne mitin e rames komunist. E sfiduan dje, i ulen hunden. Tani gjykoni pa qene horny se si eshte situata.

Dale dale, skeni pare asgje akoma!

cfare prisnit ju more nga gjithe ato masa represive ndaj biznesit, gjoba, rritje taksash, presione te gjithefarellojshme qe minuan klimen ekonomike??

keto jane cmimet e produkteve, prisni kur te rriten cmimet e sherbimeve nga janari. rritja galopante e sigurimeve shoqerore per profesionet e lira, avokate, stomatologe, laborante, farmaciste, inxhiniere etj vecse do rrise cmimet per sherbimet e tyre. 

dhe kush paguan ne fund, konsumatori!! 

do mateni 100 here tani per te shkulur dhemballen ose per te ndare gruan a burrin ne gjykate;p

tna rroje rilindja dhe bunkeri me vrime!!!

do mateni 100 here tani per te shkulur dhemballen

do rritet dhe cmimi i spangos me nje fjale.

shoku Enver, ne te tilla raste, thoshte:  "ky vit do jetë më i vështirë se ai që shkoi".

Shoku i nerum Enver do thoshte, kujt t'ia qeem t'emen, e ta cpallme Armik Qenef, per ta shtyre kete vit. He Pilo e ke ate llisten ti apo jo, dhe mos e hiq embrin tend. smiley

ore meqe ra llafi, edhe te ajo tema tjeter eshte ai marksisti filo-Enverist... -a e din ky englezi  valle, se ca u ka punuar shoku Enver  ''kamunistave evropiane''  te tipit Corbyn ne vepren e tij me fame boterore:  ''Eurokomunizmi eshte antikomunizem''..??...smiley

po e dine o si nuk e dine. prandaj dhe po duan te dalin nga bashkimi europian.

Dine lesh o burr. Maj men kur dola nga kafazi ne tale, ishte nje nga keta kamunistet e sinjora Bertinit. Bile filloi te me thoshte, c'na bete na shkaterruat ideallen e blla blla. Ik ore pirdhu i thashe, ti kamunist m... me tre vila, hajt ta tregonj u komunizmen. Ububuja tha, une degjoja radio Tiranen e qesh gati te vija. smiley

ehehehe, po shkojne nga fitorja ne fitorje. Korbinistat e Anglise do dergojne interna per speciliazim prane kryministrise, te mesojne si ndertohet kapitalizmi i vertete. E imagjinoj si do fillojne te therrasin me grushtin perpjete:

lavdi marksizem - banditizmit

rrofte revolucioni rilindas!

Rrofte Shoku Edi!

Poshte Sali Berisha dhe gjithe mbeturinat komunisto-revizioniste!

I keni pa cmimet e Jaguarve kohet e funit ? 

Po cmimet e hard disqeve

Me ne fund ra era shtet, tha. Besides, if all else fails (and no matter how shitty it is) you can always mention 21 janari, and if need be, Zogu's stolen gold smiley 

P.S. Without lidhje, here's a bizmedianes VIP list.

E ku eshte problemi ketu?

Faleminderit Rilindje per vleresimin e gruas! Shiko sa shume femra jane pronare te bizmedianes (TM xhibi).

hall i madh se u shtrenjtun zarzavatet

Shum çmime, sidomos te fruta-perime-zarzavate, eshte e natyrshme qe rriten ne tetor-nendor. Ky eshte grupi qe ne dimer shiten shtrenjt dhe ne vere lire. Kjo eshte normale. E njejta gje ndodh edhe ketu ne perendim.  

çmimet e artikujve te tjere, ne pergjithesi mbeten stabel ter vitin, ose pesojne nje ngritje te lehte, 1-2% . 

Jane rritur ne krahasim me Nentorin e 2014, dmth nuk eshte ceshtje sezoni.

Po prit mer la se Pjerdhi si autodidakt qe eshte nuk ka arritur akoma tek pjesa e krahasimeve me vitin e kaluar, sepse ajo eshte tek faqja tjeter e librit, eshte akoma tek pjesa e prodhimeve te stines. Kaq mban trahanaja.

Ky/kjo debilja qe ka shkruar kete pacavure informative me duket se e ka bere "ekonomikun" ne kohen e Partise se nga sa lexohet nuk di as se cdth "inflacion"...

Inflacioni eshte rritja e sasise se parave/valutes ne qarkullim... qofte kjo ne forme kartemonedhe apo ne formate tjera te leshuara nga qeveria/thesari/banka qendrore...

Por ky/kjo injorabtja na e tregon sikur cmimet rriten ashtu kot pa arsye dhe keto shkaktokan apo reduktokan inflacionin... kur nt te vertete eshte krejt e kunderta... rrritja e sasise se valutes ne qarkullim shkakton zhvleftesimin e kesaj te fundit dhe si pasoje edhe rritjen e cmimeve....

In economics, inflation is a sustained increase in the general price level of goods and services in an economy over a period of time

Tani ky eshte perkufizimi shkencor per inflacionin. Pra me inflacion kuptojme rritjen e pergjitheshme te cmimit te mallrave dhe sherbimeve ne ekonomi brenda nje periude kohore te caktuar. Duket qe dicka nuk shkon ne ato qe ju keni shkruar. Perpiquni perseri!

meqe eshte shtrenjtuar cik jeta ne Albanie, per te interesuarit qe duan te nxjerrin ndonje  lek ekstra,  ja dokumenti qe duhet te plotesoni...

 

 

5 mije leke; mire duket  çmimi spiunit sot,  krahasuar me 80-lekshin e AGBV-ve dikur..

i rriten pernjihere cmimet, se kujtojne se do i shpetojne kastravecit 163mm smiley

?????? Pak i cuditshem ky konstatim, rritje me 36% e cmimit te zarzavateve ne Nentor 2015 krahasuar me Nentor 2014. Une blej cdo dite zarzavate dhe nuk me duket se ka ndonje ndryshim te dukshem te cmimeve. Ja psh domatet jane me 60 - 70 leke/kg, trangujt me 70-80 leke/kg, specat jeshil nga 80 -100 leke/kg, qepet e thata me 45 leke/kg, patatet me 60 leke/kg. Sipas Top-it i bie qe nje vit me pare ne te njejten periudhe domatet te kene qene me 45 leke, trngaujt me 52 leke/kg, specat me 66 leke/kg, qepet e thata me 33 leke/kg, patatet me 45 leke/kg etj. NUk ka mundesi. Dicka duhet te jete bere gabim.

Po mire mer Brad, kur te dal neser per pazar, i fus nje foto me celuar cmimit te domotes ene po ta sjell ne darke. Po i fus ene nje foto ene specit ene patateve ene qepeve megjithse jemi ne Dhjetor e jo ne nentor.

Kuponin shoku , ate besoj une , ate hudh ketu , apo i merr pa kupon smiley

Duro deri neser ne darke Brado. 

Po duroj une me duroj se sot une i bleva me tre euro kilen smiley po ato fotot me siper jane te Pazarit te ri , nejse silli dhe ti ti shohim njehere.

Ato foto jane shume te vjetra Brado qe ne 2010 kur ka qene mbreti saluk. Pastaj, ti mos shiko markaten tek pazari i ri se atje cmimet i kane per pordhe.

E c´na e kujtove mor burre , i dergova sms sot , cne i thashe kaq dobet , ju lajmerojme shume shpejt , tha .

Thanas, shtrengo rripin!

Organikja pervec se kostos se prodhimit mbart dhe harene e tepruar te atyre qe e proklamojne sa here e blejne. smiley 

Me mire mos ti hash tani ne dimer perimet dhe frutat se nuk jane te stines synoni me shume tek preshi lakra spinaqi

smiley

kokrren e lekut se paska gjet smiley

http://www.javanews.al/video-vice-ben-do...

 

..sa fallso jane filmat !

e une mendoja qe gay e transvestitet jane zakonishte njerze te pasur qe nuk e kane problem koston e jeteses .

.hajde Nentor hajde ,  deri dhe greku ka merakun tone ..

Shih kur tu turren serave alabaket antikomunist-kapitalist..xham nuk kane per te lene..se mos eshte hera e pare.. smiley!!

"Viti qe vjen do te jete me i veshtire se ky vit " qe do te thote se cmimet do te ngrihen edhe me shume se ky Nentor,dhe rrogat do te jene po ato !

tamam era shtet! problemi eshte se kur ka shtet dalin tamam ne pah gjendja e vertete e vendit jo si atehere kur ishim te dytet ne EU qe e lanim mutin me shurre 

na rrufshi trapin ju te instatit.. vetem tek lagjja e ime ku eshte Xoni.. çmimi nuk osht rrit fare,,, domotet jane me 700 lek. Mo pak se ne çdo vit tjeter.. specat me 1200 lek dhe kungujt me 1000 leke... spinoqi me 1000 leke...Keto çmime jon me te ulta se vitin qe shkoi... Domotja nji vit me pare ne ket kohe ishte 1500 leke kilja atehhere ku osht rritja....??????

smiley perseri proteste te enjten. kunder ketyre plaçkitesve dhe palo-palaçove.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).