Të armatosur me njohuritë mbi karakteristikat fizike të betonit, protestuesit e opozitës shkatërruan një bunker në Tiranë. Gjithsesi, ndërtimi i bunkerit, si dhe shkatërrimi i tij, vështirë se do të ndihmojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Shumë bunkerë të kohës së komunizmit janë shkatërruar përgjatë 25 viteve të fundit në Shqipëri, më së shumti për shkak të sasisë së madhe të çelikut që gjendet brenda betonit te tyre dhe që mund të shitet për skrap. Mënyra më e lehtë për ta bërë këtë, është të përzjesh benzinë me potas, ta ngrohësh pak dhe pastaj ta ndezësh përzjerjen brenda bunkerit. Temperatura e lartë e krijuar do të shkaktojë plasaritje në beton, pa e dëmtuar hekurin.

Principi i përdorimit të zjarrit për të dëmtuar betonin u përdor nga protestuesit e Partisë Demokratike në opozitë sot në Tiranë, më 8 dhjetor 2015. Protestuesit arritën ta dëmtonin rëndë bunkerin pas tri orësh përpjekjeje, duke krijuar një vrimë të madhe në njërën anë, por nuk arritën ta shkatërronin atë tërësisht.

Protestuesit e braktisën përpjekjen pas disa orësh dhune, e cila la pjesën tjetër të vendit të fiskuar para televizionit për të ndjekur një spektakël, i cili, në thelb, nuk ofron asgjë të re.

Kryeministri Edi Rama rroku rastin të ankohet se protestuesit shkatërruan atë që, sipas tij, është një “instalacion arti urban” ndërsa i cilësoi protestuesit si “zjarrvënës me egërsi primitive”.

Narrativa e dhunës së pakuptimtë dhe artit të keqkuptuar i intereson shumë të dyja palëve. Partisë Demokratike i intereson dhuna me kauzën e rreme të antikomunizmit. Ajo nuk ka kredenciale si një forcë antikorrupsion, nuk ka një alternativë të qeverisjes së ekonomisë, nuk ka alternativë për sistemin e drejtësisë që ajo vetë kontribuoi shumë që të shkatërrohej deri në kockë. Për këtë arsye, një bunker i pakuptimtë i ndërtuar nga Rama si një objekt që mund të sulmohet, përbën një mundësi për të ngritur një kauzë për një forcë politike që ka dëshmuar përgjatë viteve se nuk ka kurrfarë principi themeltar përveç kapjes dhe ruajtjes së pushtetit me çdo kusht, antikomunizmi, antikorrupsioni, liberalizmi, taksa e sheshtë e të tjera, nuk janë asgjë tjetër veçse reklama për naivët.

Sulmi nga ana e militantëve demokratë ndaj selisë së kryeministrit me bomba me zjarr sugjeron se opozita dëshiron të ngrejë një kauzë dhune si alternativë ndaj mungesës së reputacionit që një opozitë duhet të ketë për të përfaqësuar pakënaqësitë e qytetarëve ndaj qeverisë. Kjo kauzë dhune vështirë se do të ndihmojë për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Ramës i intereson dhuna e pakuptimtë e opozitës mbi një bunker të pakuptimtë si një mundësi e artë për të shmangur nevojën e llogaridhënies për gjëra të interesit të përditshëm, për faktin se reformat kanë ngecur, se buxheti ka një gropë të madhe, se ekonomia e pagat janë në stanjacion, se shumë nga ministrat e tij kanë bërë veprime që në sytë e publikut, përbëjnë akte të qarta korrupsioni.

Të dyja palëve u intereson kjo narrativë e përplasjes së pakompromis mes të mirës dhe të keqes si opium për mendjet e militantëve të tyre më të ngushtë. Për pjesën tjetër të popullsisë, atë që nuk ndërton bunkerë dhe as nuk i shkatërron ato, nuk ka ndonjë alternativë përpos emigrimit, i cili nuk shkaktohet asnjëherë nga kushtet e vështira ekonomike, por shkaktohet nga mungesa e shpresës për një përmirësim të mundshëm në të ardhmen.

Ironikisht, bunkeri i Ramës, tani që u sulmua nga protestuesit e opozitës, ashtu i nxirë dhe me një vrimë, ndoshta është “instalacion arti urban” më interesant nga sa qe para se të sulmohej.

Bunkeri, i ndërtuar nga qeveria aktuale pa pyetur askënd është një shembull i mirë i pushtimit të hapësirës publike nga një qeveri që nuk arrin të kuptojë se ndërhyrje të tilla artistiko-banale në një hapësirë publike mund të bëhen vetëm dhe pasi të jenë diskutuar gjerësisht me publikun. Se imponimi me dhunë i shijeve artistike apo joartistike të një njeriu në hapësirën publike nuk është shumë e ndryshme nga shkatërrimi i bunkerit.

82 Komente

Gjergj, nuk e di ku i ke pare kete ndodhi "sulmi nga ana e militantëve demokratë ndaj selisë së kryeministrit me bomba me zjarr" ?!  Nga kafja e lagjes?

Ndaj godines se KM u hodhen veze, qese me boje dhe disa gure kalldremi nga bulevardi dhe per hir te se vertetes, vetem 2 prej tyre arriten te godasin vepren e artit me neone. Asnje dem tjeter material nuk u shkaktua tek Kryeministria.

Sulmi ndaj bunkerit gjithsesi perben nje xhest simbolik ashtu sic ishte djegja ne mes te turmes e disa prej dordoleceve prej kashte me fytyren e Edi Rames si ky ketu, e cila per mendimin tim vlen te analizohet me teper nga analistes sesa vetem simbolika e goditjes se bunkerit.

 

https://scontent-frt3-1.xx.fbcdn.net/hph...

po ne rast se djegies se bunkerit dhe mund tja kuptojme deri diku simboliken, kjo djegia qe thua ti e dordorameve duket goxha kercenuese. 

Edhe video e cila e ilustron ashtu duket ne fakt.

Por mediat tek ne u moren me teper me Bunkerin...

Mua me duket e cuditshme qe e lane ne heshtje kete element.

Shume.makaber shkelja e dordolecit me fytyren e nje njeriu (i veshur qe te duket tamam si nje njeri). Me kujton ato pamjet nga rripi i gazes apo iran e me gjere ne boten arabe ku protestuesit djegin dordoleca ne shesh, i shkelin me kembe, improvizojne arkivole me emra njerzish. Mire e tha i lebetitmi ne nje teme tjeter: veprime te gabuara ne kohe te gabuara.

Bunkeri eshte shume i kuptimte, eshte hyrja e tynelit te nendhenshem atomik pjese e projektit te muzeut. Shenjat mbi ate bunker jane menyra me e mire per te treguar tranzicionit e dhunshem shqiptar. Nuk e kuptoj se cfare ka lidhje ka kjo me qeverine, ai eshte projekt i drejtuar nga artiste dhe historiane dhe financuar nga BE. Artikuj te tille i japin qeverise merita te kota edhe aty ku nuk duhet. 

Bunkeri i shkaterruar tashme eshte veper arti e mirefillte dhe do jete nje nga pikat me atraktive per turistet e huaj dhe vizitoret. Shpresoj qe projektusit mos ta ndryshojne bunkerin por ta lene ashtu sic eshte.Na duhet nje vende qe ti tregojme me gishte barbaret e PD-s. Do ti vij nje cik inat ketij te BIRN si inatci qe eshte, por do i kaloj. 

 

Po! Ashtu sic kane bere edhe ne vende te tjera. Bunkeri i ndertuar ne hyrje te muzeut nentok kishte si qellim te shokonte vizitoret mbi paranojen komuniste te shkuar. Tashme ai do kthehet ne nje simbol te barbarise 25 vjecare.  Na duhet nje vende tu themi brazave se cfare te marresh e horrash kane udhehequr kete vende 25 vjet. 

Dakort jam me ty (prej nga dhe nga pyetja ime, qe ishte ne fakt me se shumti retorike).

Do ishte interesante qe, nje objekt qe kish per qellim te ishte nje reprezentim (pershfaqje) e paranojes komuniste te 50 viteve, te ruhet ne gjendjen qe e solli demokracia paranojake e 25 viteve ne vazhdim

Nese e vendosin ta mbajne ashtu sic eshte do jete ideale. Me te marret nuk mund te bisedosh per art e kulture apo tu shpjegosh muzeun. Edhe bunkeret po i ndajne ne komunist e demokrate. Futi gjoben dhe te paguajne derrat... 

Shkaterrimi i bunkerit me ngjan si vepra me koherente e protestes pikerisht sepse ndodhi  ne nje date te rendesishme ne historine e Shqiperise. Do te kish qene me me vlere qe protesta te kufizohej ne kete rrafsh, kunder simbolikes se rilindur te diktatures komuniste, kunder dekoratave te ish-nomeklatures, e me radhe. Shoqeria shqiptare eshte ne te drejten e saj te percaktoje vlerat me te cilat do te identifikohet (simbolet si mjete vlerendertuese),  eshte gjithashtu ne te drejten e saj te revoltohet ne rast se nuk konsultohet nga pushteti ne lidhje me to, apo kur ai vepron ne shkelje te tyre. 

Ne te thene keto, eshte fatkeqesi qe revolten popullore ta perfaqesoje nje parti politike,aq me teper nje qe nuk ka punuar ne interes te persekutuarve, aq me pak te shqiptareve. Shoqeria civile me ngjan mjerisht e heshtur. 

pra ti mendon se bunkeri ne fjale ishte "simbolike e rilindur te diktatures komuniste" ? (te citova)

Po, mendoj, dhe s'ka si mos te ishte, pavaresisht mire- apo keqperdorimit.

Po ai ka qene aty mer, osht origjinal i Dulles per te rujt bllokun, tamom monument, s'e boni Rama me kartona. 

Eshte gjithashtu simbolike por ne ndryshim me te siperfolurin qe synohej te sherbente si hyerje e muzeut nentoke, ky qe ke sjellur eshte kompleks memorial qe eshte ndermarre me iniciativen dhe perzgjedhjen e shoqerise civile dhe te persekutuarve (perfshire Lubonjen), jo te pushtetit e as te ndonje partie. Bunkeri prane ministrise ne permasat e tij ndryshon gjithashtu me tjetrin ne kontrastin me hapesiren ku ndodhej. Nese njeri na paraqitej si kopje ne permasa te plota ngjitur me nje ndertese te arkitektures neoklasike dhe njekohesisht institucion shteteror, tjetri eshte 1/4 e nje bunkeri origjinal te rrethuar nga gjelberimi dhe te tjera objekte po ashtu te kohes. Te gjitha shenjat e te dytit jane te nje memoriali te perzgjedhur me ndjeshmeri dhe respekt per viktimat dhe vuajtjet, ndersa per te parin kishim vetem riprodhim simbolik ne nje ambient shteteror te iniciuar me lejen dhe konsultimin e askujt, dhe ne mos qofsha gabim, me financim qe mbetet akoma mister. 

 

lol, ky koment duhet te merret si shembulli i kulmit te budallikut te militanteve te sales. Dmth, bunkeri qe u be me miratimin e te persekutuarve qe mbeshtesin berishen nuk na sjell kujtime te keqija dhe nuk na ben te ndihemi keq. bunkerin qe e bene me miratimin e te persekutuarve qe nuk jane me salen, per ate duhet te cohet gjithe populli ne kembe e ta bejme tiranen si halet prej te cilave vijne, jo te punojne qe te bejne halet e veta si tirana.

Po edhe bunkerat po ndahen ne socialist dhe demokrate.. Ja lexoje ate idiotin me siper qe shkruan qe ai bunkeri qe beri enveri per te ruaj bllokun ne kohen e vet "eshte monument" ndersa ky qe beri Rama prej kartonash eshte per te ringjalle komunizmin.. Te qash e te qeshesh smiley smiley

Ndarja në bunkere komuniste dhe demokrate eshte prova absoute se, 'komunizmi' dhe 'demokracia' janë para se gjithash probleme semantike 

Maks Velo dhe Fatos Lubonja kane qene nder ata qe kane marre iniciativen per kompleksin memorial, mbeshtetes te Berishes sipas teje? 

Me ç'miratim te persekutuarve qenka bere bunkeri prane ministrise, shkabe? Po me habit tani. 

Jardin, eshte vetem diversion djegja e bunkerit kur behet me organizim te partise (si hunjte e 21 janarit), aq me teper te partise e cila kur ishte ne pushtet i thoshte te persekutuarve (qe protestonin dhe digjeshin) se nuk negocion me ata se kerkesat e tyre jane politike. 

Eshte ping-ping shume i shpifur ky me simbolet e monizmit, qe behet ketu e 25 vjet nga mafiozet e tranzitokracise, te cilet i fryjne miletit ne tajare thjesht per ta karikuar e ndersyer si qente kunder sho-shoqit, nderkohe qe ne anen tjeter ja fusin sa krahu e kur ka nevoje behen bashkepuntore e per 24 ore e ndryshojne kushtetuten, me qellim futjen sa krahu miletit, gjithmone.

P.sh. fakti qe bunkeri u be aty nga nje antikomunist i hershem (Rama) shume i vetedijshem per simbolet, i cili eshte sot ne krye te ish-Partise se Punes thejsht se aty e pa mundesine per tu bere nje Ajatollah tranzitomafioz, deshmon pikerisht kete, synimin per te vazhduar karikimin e miletit me pabukesira, duke i hedhur nje kocke "te tijve" e cila sherben dhe si "sa mire ja beme" dhe shuplake per "te tjeret", pak a shume sic bente Berisha qe sa here ndihej ne siklet me pushtetin dhe skandalet e tij zbulonte nga nje varr kockash te viktimave te monizmit. 

Tjeter pune sikur te ishte nje proteste organike e ish-te perndjekurve per te djegur bunkerin, do ishin mese te legjitimuar, aq me teper qe kur ata i tallte Berisha ne pushtet, Rama ne opozite beri goxha perpjekje per ti ngjallur shprese e per ti ofruar, e sot i mban premtimet qe i dha atyre duke i dekoruar xhelatet e monizmit e duke i ngulur bunkera shteterore. 

Me kryesorja ama, si njera pale si tjetra (e miletit flas) kane njesoj nevoje per shprese, buke e pune, e padyshim per ta lene pas luften idiote te klasave, e cila ne nje fare menyre i mban akoma peng e i ben te votojne ne autopilot PD e PS. Keto diversionet partiake me bej-e-digj bunkere jane shume kunder-produktive ne ate aspekt, jane perca-e-sundo. 

P.S. 25 vjet pas "shembjes se monizmit nga PD-ja", kjo parti opozitare i ofron sot shqiptareve alternativen qeverisese te...djegjes se bunkereve smiley

Qe eshte diversion nuk po e kundershtoj, por besoj se ka pasur individe ne proteste dhe jashte saj qe jane ndjere te fyer nga prezenca e nje bunkeri te riprodhuar prane ministrise, etj.,etj. Eshte dhe kjo kategori njerezish qe i duhet degjuar zeri, pavaresisht se nga kush perdoret politikisht. Mendoj se per ta, mosprezenca e bunkerit eshte nje fitore sadopak e vogel simbolike.

Per çka thua mbi PD-ne, nuk kam si ta kundershtoj perseri. Me intereson kauza qe shkon pertej dokrrave partiake, qasja morale ndaj krimeve te se kaluares e cila dhe percakton sa e perparuar ose jo eshte nje shoqeri. 

djegia e Bunkerit ishte akt Madheshtore

Ish i përndjekuri që prishi bunkerin: Rama ta ndërtojë në shtëpinë e tij

76-vjeçari, Ndue Zeka, nga fshati Blinisht i Lezhës një ditë më parë  udhëtoi drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës së opozitës.
 
Ishte i pari që hypi mbi bunkerin pranë Ministrisë së Brendshme dhe me mjete rrethanore tentoi prishjen e tij.
 
Nuk ka asnjë pendesë për veprimet e kryera dhe të njëjtën gjë, thote se do ta bënte sërish.
 
Kultet e komunizmit sipas tij, janë të papranueshme pas 25 vitesh demokraci, sidmos për ish të përndjekurit politikë, pjesë e të cilëve është edhe 76-vjeçari Zeka.
 
Ish i përndjekuri Ndue Zeka thotë se kryeministri Rama mund ta vendosë bunkerin në oborrin e shtëpisë së tij nëse do.
 
Ai kërcënon se do të udhëtojë edhe i vetëm por i përgatitur drejt Tiranës në mënyrë që ta shkatërrojë plotësisht bunkerin.
 

Nqs ka njeri qe nuk ka bere asgje per te persekutuarit ai ka qene Sali Berisha i cile megjithese ka 25 vjet ne politike nuk bere asnje ligj per lustracionin, perkundrazi per hir te pushtetit te vet futi ne PD ish figura te molenkratures. Qe ketu e kupton qarte sa antikomuniste eshte ai. smileysmiley

Qeveria duhet ti therasi mendjes per te zbatuar programin e Reformes Sociale, apo nuk kane program per zbutjen e varferise. 

Veliaj paditet nga inspektori Karaj. I falsifikoi firmën për gjoben ndaj PD-së 

Inspektori i bashkisë Besmir Karaj që kishte emrin në gjobën e Bashkisë për protestën ka bërë kallëzim penal në prokurori.

Besmir Karaj ka dëshmuar se nuk ka plotësuar asnjë gjobë dhe gjithçka është bërë pa dijeninë e tij nga kryeinspektori.

Karaj ka bërë kallëzimin penal edhe për falsifikim të firmës së tij. smiley smiley

Burimi kapo! Nga vjen ky lajm? Ta kete bere Erioni kete procke thua?

Hahaaaaaa, e kisha harru estraden e ushtarit. Me rob shpie kurre nuk te bote me qesh.

opo estrada e Ballshit thuaj,  repertori: 14 kenge e  nje skeç... 

shurra eshte akt personal dhe  e beri  dikush tjeter, supozohet sipas Erit  qe i ka numeruar,  filmuar edhe  evdientuar me emer mbiemer,  ndersa gjoben ja dergon  tjetrit,,, jo kriminelit, te zotit te shurres...smiley  

pastaj ajo tjetra:  po nuk pagove brenda  7 ditesh , do te bllokojme llogarite bankare..  a thua se eshte  gjykate trapi, dhe gjoba  e nje subjekti eshte vendim permbarimi....  keta kane shkare fare!!

Komplet palle. Me tipa si Eri ishte e mushme athere organizata e rinise. smiley

Po mire, pagim ne natyre a pranohet. Dmth Eri te shkoje e te shurrosi 87 here ne oborrin e PDse brenda 7 ditesh.smiley

Belul - mund te ishte trapllik ai bllokimi i pareve - por politikisht ishte veprim me i sakte se i atij carit tjeter qe tha do te jap nje kastravec 163mm .... kupton? 

Ai torollaku ne perpjekjet per tu bere popullor vetem afron turmen e qaflesheve qe i ka suportuar keto 25vjet dhe pompon papergjegjshmerine sociale ndaj ligjit. Ka mbaruar si parti.

smiley

haaajde fiiiiq.

Me beri pershtypje se ky i riu i FRPD qenka i fejuar me vajzen e atij nazistit te PS atij .Shkrelit...

Qe ketu duket se sa pro lirise eshte ky kllouni qe zgjodhen debil rinia e PD... tek e fundit ne konkurrence me Greten ishte...

87 protestues që i bënë çiçin Bashkisë, apo 150 mijë protestues që i bën m… qeverisë? smiley

Ka pafund vende ku qytetarët nuk janë të kënaqur me qeverinë por nuk i përgjigjën opozitës për protestë, pasi nuk kanë besim as tek ajo. Këtë dyshim dhe shpresë që kishin ish-komunistët shqiptarë dje e humbën. Qytetarët shqiptarë ju përgjigjen thirrjes së opozitës. Këtë aset Lulzim Basha nuk duhet ta rrezikojë për ndonjë fjalë të mirë nga Donald Lu apo Romana Vlahutin. Në të kundërt do përfundojë duke lozur buling me ta, me Ed Selamin, me Delina Ficon e Ben Blushin. E sigurtë që do ketë rastin edhe ti japë dorën ndonjëherë kryeministrit Rama.  C.P.

Ironikisht, bunkeri i Ramës, tani që u sulmua nga protestuesit e opozitës, ashtu i nxirë dhe me një vrimë, ndoshta është “instalacion arti urban” më interesant nga sa qe para se të sulmohej.

mund te thuhet se bunkieri si veper arti e permbushi qellimin, provokacjen.smiley

tani edhe mund ta heqin fare

Rama ka thene qe bunkeri nuk do te restaurohet. Tani qe eshte demtuar eshte bere me histori. E vetmja gje per te cileen kritikohej ishte qe ishte nderim i ri dhe jo realisht dicka historike. Kete ia zgjidhi PD. edhe sikur te vije PD ne pushtet e te perpqiet te heqe (dicka qe do te ejte duke gjeneruar te ardhura), prape PS do ta riktheje si kujtese e politikes se vjeter te trotuareve. lol 

Pse duhet ta restauroje ? s´ka kohe , Likja po kerkon me ngulm qe Reforma Zgjedhore te mbyllet brenda tre muajve smiley

Prit tani kur te ngrihen prape cubat e PD-se dhe te kerkojne restaurimin e tij, vetem sepse Rama nuk do! lol

E mjere shqiperia per opozite qe ka. Keta jane ku therret kiameti. 

Me pelqeu gjer te paragrafi i fundit. Si c'pritej barazlargimi i preu paaak djathtas.

Qytetarët shqiptarë ju përgjigjen thirrjes së opozitës. Këtë aset Lulzim Basha nuk duhet ta rrezikojë për ndonjë fjalë të mirë nga Donald Lu apo Romana Vlahutin. Në të kundërt do përfundojë duke lozur buling(sorry my friend ,bowling,te tjerat i ke mregullt smiley)  me ta, me Ed Selamin, me Delina Ficon e Ben Blushin. E sigurtë që do ketë rastin edhe ti japë dorën ndonjëherë kryeministrit Rama

- Prof. Lori Amy: Bunkeri nuk mund të jetë vlerë 

T’u japësh medalje njerëzve që ishin pjesë e egërsisë së atij regjimi është përsëritje e akteve të dhunës që kaq shumë njerëz pësuan nën atë regjim.

- Kaubojsi: Fotot me bunker ne Facebook jane vlere universale

Militantet e PD i kane shpallur perfundimisht lufte logjikes se shendoshe. Te thuash "mos perdor bunkerin si muzeum sepse i jep vlere komunisteve qe i ndertuan" eshte si te thuash se nderon ata qe ndane gjermanine nese perdor copezat e mureve te berlinit si monument, dhe qe nderon nazistet vrases me kampet e perqendrimit. Paskan gjetur dhe nje profesore qe s'e njeh njeri per kete. lol Prit kur te thone "e degjon nje salle leksioni ate". Epo, edhe Donald Trumpin e voton shumica e amerikaneve. Ka te drejte ai?

Shkabe, jam kurioz...kur je vetem me veten, para se te te zere gjumi p.sh., te vjen ndonjehere ndot per faktin qe punon agjitpropist per nje administrate mafioze, e ndryshe nga keta te mediave qe luajne me pare te konsiderusheshme korrupsioni ti je thjesht nje agjitpropist trollanonim neper forume? 

Na lodhen teoricientet mer jaHu
Popullit kur i vje laku ne fyt edhe me nje preteks koti del e ben trazira. Nese eshte rehat si ne kohe te Nanos argetohet me biseda te tilla si "tosi osht ps, ka bo lekun e pafar ene i lu kazino ne las vegas"

Bashkautori i "Postbllok" s'qenka dakord me shkaben dhe co. smiley

 

E kupton nivelin e karagjozllekut ne kete argument militant? Dmth, po te kishin marre nje bunker prej verteti, nuk do te quhej simbol i komunizmit? Vetem ngaqe eshte kopje eshte simbol i komunizmit? Dmth, per cdo bunker ne te ardhmen, duhet pyetur ky tipi ose do t'i veri zjarrin ky? Vetem se ky artist dhe te persekutuarit e PD nuk jane dakord qe te ndertohet nje bunker tjeter pervec atij qe bene ata, artistet dhe te persekutuarit qe jane me PS nuk duhet te bejne nje bunker perndryshe do t'ua djegin me dhune? Pse nuk provon nje here te perdoresh logjiken, meqe je jasthe e s'po e ben per buken e gojes. Sepse i bie qe po e ben vetem nga idiotlliku.

 Vetem se ky artist dhe te persekutuarit e PD

Mire, shkabe. 

Ku jane te persekutuarit e PS-se ta mbrojne bunkerin prane ministrise siç bejne keta te tjeret me "Postbllokun"?

Si duket nuk i kane thene ende trurit e logjikes ik pirdhu si ju militantet e sales qe jeni gati t'i vini flaken vendit qe sali berisha te vije ne pushtet dy vjet pasi iku me shperfytyrimin me te madh ne historine e votimeve, e pak muaj pasi lul basha u poshterua me vota me shume se cdo njeri tjeter ne historine e asaj bashkie. Se po te ishin te verteta ato qe thoshit nuk votonte tirana aq shume per te hequr qafe bashen.

Ketu me kape keq, shkabe. smiley

Provokimi i Ramës tek BBC

Pak orë përpara se të mbahej protesta e 8 Dhjetorit, ku protestuesit dogjën bunkerin e ngritur në qendër të kryeqytetit, kryeministri Edi Rama dha një intervistë për BBC.

Në një program, dedikuar të shkuarës në Shqipëri, Edi Rama flet për këtë bunker.

“Personi pas këtij bunkeri, është vetë kryeministri Edi Rama, një artist dhe djali i një anëtari të lartë të Partisë Komuniste,” thekson gazetarja e BBC, Maria Margaronis.

I pyetur se përse e ngriti këtë bunker, Rama thotë sepse është një simbol i fortë i asaj periudhe.

“Disa njerëz nuk e kanë lexuar si pjesë e një muzeu apo projekt artistik, por ka njerëz që janë të shqetësuar. A jeni i shqetësuar nga protestat”, e pyet gazetarja Ramën.

“Nuk jam i shqetësuar, ky ishte qëllimi”, përgjigjet Rama.

“Pra donit të provokonit këtë proces psikologjik,” vijon gazetarja.

“Sigurisht,” thekson Rama smiley

Marrja e postit te Kryeministrit paska qene pjese e komplotit te artistit Rama per te provokuar disa te persekutuar mjerane.

Nese nuk e ke marre vesh akoma ata qe u moren me "zberthimin" e bunkerit nuk ishin te persekutuar mjerane, por pjese anqurrazhi. 

Protesta nga ish te perndjekur kunder bunkerit ka pasur te pakten dy here, pa perfshirje e PD-se ne to. Duke qene se kryeministri eshte shprehur para se te zhvillohej e fundit, me siguri merr parasysh dhe ato. Edhe sikur jo, nje kryeminister qe ngre simbole te diktatures per te provokuar mbeshtetes se PD-se, njekohesisht perbuz njerez qe kane qene vertet te persekutuar nen diktature dhe te tjere qe e  shohin ate regjim per ate qe ka qene. 

Niveli i militantizmit reached to - maloke primitive. lol Asnje i perndjekur i pavarur nuk e ka kundershtuar muzeun dhe as bunkerin, vetem PD  kot per sport sepse nje te tille beri vete. Ka disa shoqata te perndjekurish dhe asnjeri nuk e ka kundershtuar vec PDs sa per sherr.

Pikerisht, pra. Njerezit e PD. Jo nga shoqata e te persekutuarve.
Ja c'thote lajmi: "ndërkohë që mes tyre kishte deputetë dhe përfaqësues të opozitës.

"ndërkohë që mes tyre kishte deputetë dhe përfaqësues të opozitës.

 

 

mes kujt ?

Mes atyre te PDs qe thone se jane te perndjekur, por asnje nga dy shoqatat zyrtare te te perndjekurve nuk ka organizuar gje. 

Përfaqësues nga radhët e ish-të përndjekurve politikë zhvilluan një protestë

Tani le te diskutojme nese e lagu apo s'e lagu bishtin dhelpra.

Ky bunkeri po behet me keq se ajo ceshtja e mbikalimit dikur tek Zogu i Zi ne Tirane.

"syleshe trima, bunkerin e qani me lot" smiley

kurse une mendoj qe ua hodhen bunkerin,sic u hidhet lekura zagareve dhe harrune pse ishin mbledh. smileysmiley

jo mer Pjeter... pasi jua degjeneruan bunkerin mu para syve e mu para ministrise se perbrendshme e nuk bene as gëk as mëk, u zbythen mu si langareqer qe jane, madje Mimija po bertet me te madhe: "nuk do dekorojme xhelatet". duke e theksuar fort kete fjalen e fundit..smiley

ndersa km-ja, e relativoi direkt: "bunkeri mori histori".mezi po e priste prishjen e tij medemek..smiley

hej, po si tha or si palloshi, gazetarit gjerman: "kur kam loz basketboll, kam qene playmeker"... çfare mashtruesi.. ku ka ne basketboll playmeker 2 metra??!!.smiley,. plus qe ka qene lojtar supermedioker, ne stol te rezervave si zevendesues e ka kaluar gjithe karrieren basketbollistike, mavrija..smiley

Shumë bunkerë të kohës së komunizmit janë shkatërruar përgjatë 25 viteve të fundit në Shqipëri, më së shumti për shkak të sasisë së madhe të çelikut që gjendet brenda betonit te tyre dhe që mund të shitet për skrap.

Ne fakt nga shkatrimi dhe skrapi, njerzit ne nje fare menyre kane marr parate tyre, kush ka qene i zoti ka marr me shume para ! Bunkeri i takon  atij qe e shfrytzon .smiley

 Ndersa keta qe i vune zjarrin dhe e shkatruan, jane dekori politik i PD  , mish per top ! Copa hekuri !

Nga pervoja personale e ke kete nxjerrjen e lekeve  nga hekuri i bunkereve smiley

Nqs se po, shyqyr se na lumturove dhe neve qe nuk kemi fyqi te thyejme beton smiley

Nuk jam xheloze per pasurin e vene smiley

 

Nuk ka qene rezerve,mo,po dilte jashte me personale sa fillonte loja
smiley

Po edhe play-maker nuk ka qene. Kur ka lujt ky hajdari ,qe ka i qese me shurre ne vend te trunit, playmakers kane qene Mir Cuka me Lir Trebicken. Shllupi ka qene power forward ... si dhe bole.

po e drejte Qemolo, une mbaj mend mire Trebicken si playmaker te Dinamo.. ndersa Edi nuk ka lene asnje pershtypje si basketbollist, dhe ka qene ne qender, ose pozicioni 4, prane koshit.. zakonisht ne keto pozicione luajne basketbollistet 2 metra e sieper..

mos gaboj palloshi ka pas edhe vellane basketbollist, apo jo ? dhe ka qene lojtar i mire.

Po, edhe Olsiana filloji nga fundi i viteve'80, po ishte me toc se i vellai. Bo hesap se c'ar lojtari je kur ta merr edhe Ed Rama. Ky i vogli lunte vetem me mik. 

Ky Olsi , Palloshin vlla prej verteti e ka apo jo.

Ate e di vetem Aneta. Te pakten me none jane vellezer, por duhet t'i kete bo Kristaqi te dy se jane tamom sikur i ka qit ai nga bytha.

Po pra,po,e di. Trebicka e pat lene dhe pastaj qe Fatmir Cuka.

i iku piramida, bunkeri... do i zeje mallkimi i nene bardhes qe e vdiqen ftohtit.

100 i kishte ba ajo,ku i dihet,mund te kete vdekur dhe nga pleqeria. Mos e perdorni nanen e shkrete per me ngrof zemrimin ne kto dite te ftofta. smiley

po po partia ta jep jeten partia ta merr smiley ...o se partia jeten ty ta fali

qe kur e hongri vezen duhet ta kishte kutpu vete qe do ja hiqnin edhe bunkerin

Me atë që na shohin sytë e na dëgjojnë veshët përditë nga njerëzit që takojmë kudo, zhgënjimi ndaj kësaj mazhorance është duke u ngarkuar përditë me ndjenja urrejtje dhe neverie që kanë kapur kulme që mund të krahësohen vetëm me periudhat e errëta të periudhës pas komuniste”, vijon Lubonja.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).