Po afrojnë festat e fundvitit. Viti i ri 2016 është shumë pranë. Një atmosferë të ngrohtë duket se përcjell për shumë shqiptarë ky fundvit, por ka nga ata për të cilët atmosfera e festave nuk është e ngrohtë, por e njëjtë si stina e dimrit: e ftohtë akull.

Bëhet fjalë për faktin se këto festa fundviti presin shumë shqiptarë, të rritur, të rinj e të mitur, në gjendje të mjerë, të varfër dhe me shpresa të copëtuara për të ardhmen.

Një rast ekzemplar ishte ajo që pashë dje. Po e shpjegoj fare thjesht. Rrugës hyrëse për në Tiranë, sapo zbret mbikalimin tek “Kthesa e Kamzës” ishte krijuar një trafik tejet i rënduar.

Makina që hynin nga dy anë e kishin bllokuar rrugën kryesore që të çon për në qendër të kryeqytetit. Trafiku i dendur me makina këta ditë vjen edhe për shkak se për festa kthehen shumë emigrantë, që i festojnë festat pranë gjirit të familjes.

Në mes të këtij trafiku të rënduar pashë disa djem të rinj, të cilët duke shitur shkrepëse, çakmakë e sende të tjera me vlerë “u kishin zënë rrugën” disa makinave. Madje arrita të shoh edhe një skenë: shoferi nuk pranoi fillimisht të blinte gjë nga djali që mbante sendet në dorë, e nisi makinën me shpejtësi të ulët, porse u detyrua ta ngadalësojë për shkak se djali e ndoqi nga pas. Shoferi “i bezdisur” disi, por edhe se u prek nga ajo që po shihte, i bleu diçka djalit në fjalë.

Sa pashë mbi tre djem në atë rrugë që kërkonin të shisnin gjësend tek pronarët e makinave që ishin në trafik të rënduar prej fluksit të madh. Por, edhe pak më tej, tek “Dogana”, në “Laprakë” gjenden plot që lypin rrugëve të Tiranës e të Shqipërisë, të rinj, të reja dhe gra.

E trishtueshme ta mendosh se pak më tutje nga vendi ku pashë tre djemtë në fjalë, tek “Dogana” bashkia kishte vendosur një reklamë, ku reklamoheshin koncerte madhështore të këngëtarëve shqiptarë e të huaj për festat e fundvitit.

Mendova se sikur Bashkia, ata para që u jep këngëtarëve t'ua japë këtyre të varfërve, me siguri që këtë fundvit më shumë njerëz do ta kalonin me ushqim përpara dhe me ngrohtësi.

Viti i Ri 2016 po vjen, por ai nuk vjen njëlloj për të gjithë. Ende ka shumë njerëz që vuajnë në këtë vend, jo vetëm në kryeqytet, por në mbarë Shqipërinë.

 

29 Komente

Dionis, shko e lexo "Revolten e Atllasit" per kete pune...???  smiley Po pse ke kete mendim o Dionis....??? bej nje shoqate dhe nga te ardhurat e tua personale, apo edhe te njerezve si ti, shko e jepu ketyre lipsareve qe te keputkan shpirtin... dhe ja je ne paqe me veten tende... se Bashkia nuk eshte vetem per te varferit, por edhe per te mesmit apo per te kamurit... festen nga Bashkia e kerkojn e te gjithe .....

Dionisi, nuk e ka keq, por ajo m'varet me shume nga kengetaret, se sa nga bashkia. Bashkia iu ofron sheshin, rregullin, shiritin rrethues, policine, ndersa kengetaret e japin koncertin per bamirsi. Nese ne loje hyn edhe banka apo bursa, athere te ardhurat dubellsohen.

cili eshte tamam roli i bankes dhe burses  ne kete rast, Pjero.?  -presin shiritin  rrethues  duke deklaruar  zyrtarisht  koncertin te hapur ?

E/I dashur Gene, mirseerdhe ne tryezen tone te perbashket. Sa kohe ke qe e ndjek/shikon Peshkun.
Do me besh nje nder mua plakut, Ate shkrimin ne anglisht qe solle ketu, ma sill ne hollandisht ose shqip, te lutem, a te keqen.

Duket ditur qe me kaq shume trafik mund te shtohen dhe aksidentet, bankat e bursat te hedhin ne veprim obligacionet e vdekjes dhe shtohen fitimet. Lexo VQ qe te shpetosh.

E dashur Gjembi smiley mos i tremb antaret e rinj me obligacione qe nuk jane per publikun, a te keqen.

Belulo, po ti ke lexuar dhe VQ, e ke tek pjesa e Letrave drejtuar ministrit te Financave, Guvernatorit dhe bankes Popullore, e ndonje tjetri.

Belulo, ç'ne ne Greqi smiley me Ryanerin.

Pjero kam nje pyetje per dy fjale. Çfare domethene : athere dhe dubellsohen?
Jo per ndonje gje por mund ti perdorim dhe ne kur bejme muhabet me nonji.
Flm.

Vlonjat, po ta kishe lexuar VQ, do e kuptoje me mire kete fjale qe perdoret ne terminologjine ekonomike. Dubellsim, do te thote qe vlera dyfishohet, shumfishohet, behet me e madhe nga ç'eshte.

Ja kjo mjafton o Dionis, dhe eshte shume here me teper se sa per pagesat e ketyre kengetareve, ja bej edhe ti kete dhe nuk ka ç'te duhet se se pse bashkia nuk ben dot kete pune por paguan per tralalara e per festa...smiley

1500 qytetarë, me ndihmën e sipërmarrjeve, iu përgjigjën nismës “Gatuaj një pjatë më shumë”, duke dhuruar 1500 vakte për shtresat në nevojë dhe të pastreha.

200 aktivistë janë angazhuar në ditën e Krishtlindjes të shpërndajnë këto ushqime pranë qytetarëve që jetojnë në zonat e Sharrës, Tufinës, Kombinatit apo Uzinës së Traktorit. Ndërsa në sheshin para Presidencës, aty ku mblidhen dhuratat, ku u gatua dhe u bë paketimi, është shtruar një tjetër drekë për qytetarët, kryesisht fëmijë të qendrave komunitare dhe ditore. 

“Nuk janë vetëm 1000 pjata por një mesazh i qytetarëve që ndihmojnë qytetarët, më shumë se ushqim janë të rinj që po qëndrojnë me fëmijët, të moshuarit…”, tha aktivisti Ened Mato.

Nisma është përqafuar edhe nga qytete të tjera si Elbasani, Vlora, Durrësi, Fieri dhe Shkodra, ku aktivistët u bëjnë thirrje qytetarëve që kanë mundësi të ndihmojnë ata që e kanë të pamundur të festojnë si të gjithë të tjerët për shkak të varfërisë.

Te varfrit do ngeleshin prape te varfer qe s'pauajne as drita, as taksa, e do qeshnin qe ua futen edhe nje here atyre qe edhe paguajne, edhe nuk kane koncert. As 10% e popullsise nuk jane aq te varfer sa per t'u falur para, dhe jane te varfer sepse as duan te nxjerrin nje kuti banane e te shesin, as marrin rruget e emigrimit, thjesht rrine te varfer e presin nga te tjeret.

Dhe ju keni 25 vjet qe na cani derrasat duke folur vetem per ata. Idiotesi qurravitese, komuniste dhe jo-realiste. Sapo pata mundesine te bredh keto dy dite ne vende te shqiperise qe s'kisha bredhur prej kohesh dhe vetem 1 ne 10 shtepi nuk ishte me disa kate dhe e lyer bukur, por edhe ato e kishin nga nje makine qe vezullonte ne oborr pas lavazhit me leke.

Kur u beje muhabet, benin te gjithe si gjynahqare, por cmimet i mbanin njesoj si ne TR dhe gocat e tyre adoleshente i preknin ekranet e samsungjeve me thonj me forma e me lara, nga ato te shtrenjtet.

 

Kane kohe qe e kopjojne Obamen smiley 

Eshte patetik kopjimi ne menyre te tille, nuk jane gjithmone origjinale.

smiley majmuneria!!

sikur te mos egzistonin lypes femije rrugeve apo pune krahu nga femijet do ishte me mire.

praktikisht e pamundur nga qeveri teveqele mbushur me barkderra dhe kaubojs injorante.

cudi nga mbin gjithe ajo injorance. edhe vecse shtohet

Sikur parate e koncerteve t'ua jepnin lypsarve dhe te varferve, une, ti dhe mijra te tjere do te beheshim lypsare dhe te varfer! Ndaj nuk ua japin keto para lypsarve dhe te varferve! E morre vesh tani!?

Po pra tja japin te varferve , ata prandaj jane te varfer se i kane hudh leket neper ahengje dhe tallava .

Pjero, si je? kam qejf me kalu 2 dite ne bruksel me te vetmin qellim per t'u taku. Nuk di si do e kesh axhenden kto dite

Po ku ke humbur more djale, kam kaq kohe qe interesohem per ty, dhe veç kur me del ne France smiley Neser jam pushim, nese vjen deri ne Bruksel i dashur, edhe 20 minuta kap Antwerpenin smiley

Bredharako, a e ke posten ketu, te te shkruaj tek posta. Te kam shkruar edhe tek emaili, por asnje pergjigje. Tregimin e fundit te timin, per 2015, " Perzierje aromash dhe sjelljesh " a e lexove.

ashtu kam pas ca probleme Pjero. I thashe dhe Belulit per t'u taku te 3 dhe pse jo, per me debatu per ndonje gje rreth VQse po me beri bisht ne moment te fundit.

O Pjer, se ti ke qene ne Paris shpesh besoj (per mbledhje etj). E ke vene re qe ka shume homo ktu? dmth e kisha nji dyshim qekur lexoja ket profilin ktu te ppu po nuk besoja qe ishte kaq i dukshem si fenomen.  

Ne Paris nuk kam qene ndonjehere (po te perjashtojme rastin kur ndalova ne stacionin e trenit, per tu nisur per Belgjike, athere kur u nisa per emigracion me gjith familjen). Nuk e di se si eshte Parisi, veç çe kam pare ne tv, dhe them ta vizitoj dhe nje here ate qytet.
Sa per homot, ka ketu plot ne Antwerpen, por une nuk perzihem me ta. ç'o ku bojm shaka me keta te magazines ketu per kete pune smiley

???????????????????
Me duket se.po fsheh ca te verteta! Kjo nuk te nderon Zoteri!

Bredharako, nese do te hidhesh kendej ne Belgjike, mund te me telefonosh. Te shkruajta tek posta ketu.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).