Rreth 5.600 qytetarë të pastrehë, që i përkasin shtresave në nevojë i kanë drejtuar një peticion Kuvendit të Shqipërisë përmes të cilit kërkojnë rishikimin e buxhetit për strehimin, që vitin e ardhsëm nuk parashikon asnjë fond për ndërtimin e banesave sociale.



Ata protestuan para kryesisë së Kuvendit një ditë para miratimit të buxhetit në Parlament, duke kërkuar zgjidhjen e çështjes së strehimit për mijëra familje. 

“Ne kemi kërkuar që të shihemi me përparësi dhe që të ketë një zë në buxhetin 2016 për banesat sociale. Nuk ka banesa sociale me kosto të ulët”, u shpreh përfaqësuesi i komunitetit rom gjatë protestës. 

Familjet e pastreha dhe në nevojë, paralelisht me këtë kërkojnë ndryshimin e ligjit që i përjashton nga strehimi social. 

“I vetmi zë në buxhet është për ato familje që mund të marrin kredi, por këta familjarë nuk përfitojnë dot nga kreditë e buta sepse nuk kanë garanci bankat”, tha protestuesi. 

Numri i familjeve të pastreha në të gjithë vendin është rreth 70 mijë dhe përbën një nga plagët më të mëdha sociale në vend. 

Një ditë para miratimit të paketës fiskale në Parlament, edhe përfaqësues të profesioneve të lira protestuan para Kryesisë së Kuvendit për të kundërshtuar rritjen me disafish të sigurimeve për këto profesione si avokatë, mjekë, farmacistë, etj. 

“Po merret parasysh që të konsiderohet rroga maksimale për çdo stomatolog që ka një NIPT, ose një biznes të tijin. Po jo çdo klinikë mund të ketë të ardhura për rrogë maksimale, 90 për qind e klinikave nuk i kanë këto të ardhura”, tha një dentist. 

“Farmacisti është i vetmi profesion i rregulluar, sepse ka marzh të caktuar të tregtimit, që përcaktohet nga shteti dhe jo nga ne”, tha më tej një farmaciste. 

Përfaqësues të profesioneve të lira kërkuan konsultimin me grupet e interesit, me pretendimin se drafti i qeverisë do të çonte në falimentim dhe shtrenjtim të tarifave për këto shërbime.

30 Komente

shko kerkojani Saliut smiley

Eshte hera e pare qe sheh nje proteste te paster qytetare pa pranine e politikaneve shushunja ,  duhet me kthy nje gur permbys !

Ndoshta e kam gabim, po 70 mije familje te pastreha, zyrtarisht nenkupton te pakten 140 mije te pastrehe, po ta marresh nje familje minimalisht me 2 vete. Kjo shifer duket e pasakte.... di njeri si llogaritet "pastrehesia" me qe ra fjala, apo si merret statusi i te pastrehut. Po te kalosh 18 vjec dhe te mos kesh shtepi tenden apo me qera je i pastrehe? 

Neni 4

Përcaktimi i familjeve, që përfitojnë nga programet sociale të strehimit

1. Familjet, që klasifikohen për t'u trajtuar me programe sociale të strehimit, miratohen me vendim të këshillit bashkiak, sipas kritereve të mëposhtme:

a) nuk kanë në pronësi një banesë;

b) zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit të përcaktuara për atë kategori sociale dhe ekonomike, ku bëjnë pjesë këto familje;

c) kanë mbetur të pastreha, si rezultat i fatkeqësive natyrore.

Përfshihen në një nga shkronjat "a", "b" dhe "c" vetëm ato familje që kanë të ardhura të pamjaftueshme, sipas përcaktimeve të nenit 6 të këtij ligji.

2. Administrimi i kërkesave për programet sociale të strehimit dhe caktimi i përparësive bëhen nga organet e qeverisjes vendore.

3. Dokumentacioni që duhet të paraqesë familja për t'u strehuar në banesa sociale me qira dhe afatet e procedurat përkatëse përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

4. Normat e strehimit, sipas shkronjës "b" të pikës 1 të këtij neni, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 5

Kriteret e përzgjedhjes së përfituesve

Trajtohen me përparësi individët ose familjet që plotësojnë kushtet e nenit 4 pika 1 dhe që kanë këto specifika:

a) familjet, të cilat vërtetojnë se nuk kanë përfituar nga ligji nr.7652, datë 23.12.1992 "Për privatizimin e banesave shtetërore";

b) familjet, ku kryefamiljari është grua e ve ose e divorcuar;

c) familjet njëprindërore, që kanë në ngarkim fëmijë;

ç) të moshuar që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për t'u strehuar në institucionet publike të përkujdesit shoqëror;

d) individët me aftësi të kufizuar, të cilët gëzojnë statusin e të verbrit të grupit të parë, të invalidit paraplegjik ose tetraplegjik, të invalidit të punës dhe të invalidit të Luftës Nacionalçlirimtare;

dh) familjet me shumë fëmijë;

e) çiftet e reja me moshë totale deri në 55 vjeç;

ë) familjet që kanë ndryshuar vendbanimin për efekt punësimi;

f) individët me statusin e jetimit që nga çasti i daljes nga jetimoret ose nga qendrat e përkujdesit e deri në moshën 30 vjeç.

keto jane dy nene nga ligji/a 9232 qe percakton kriteret. keshtu qe me qera i bie qe te jesh i pastrehe, ndersa kur jeton me prinderit por nuk ke dale "kryefamiljar" me vete (familje me nja 1 cope dmth smiley) nuk kualifikohesh

dhe po te jesh i divorcuar pa femije je nje "familje"

lol, 300 mije invalide, 200 mije te pastrehe. Tallen a s'tallen. Nejse, te pastrehe nuk quhen ata qe s'kane nje strehe, por edhe ata qe jetojne me prinderit ose me qira. 

Sa per profesionet e lira, eshte turp qe nje dentist, avokat apo noter te paguaje taksa per page minimale, per 200 mije leke ne muaj, kur aq i ben ne dite.

Sala i mbante nje pastruese nga rroga po aq taksa sa c'i merrte nje dentisti. Kjo eshte padrejtesi.

Per nje vule per shitje makine te merr noteri 50 mije lekshin. Pa folur per te ardhurate tjera. 

Dhe tani do te paguaje per page maksimale, per 900 mije leke ne muaj, dhe prape do t'i merret parasysh zona ku jeton, vitet e punes, etj. Dmth nje dentist ne kucove do paguaje me pak se ai ne berat, ai ne berat me pak se ai ne tirane, dhe nje qe sapo e ka filluar do te paguaje me pak. Eshte menyra me e drejte e taksimit.

 

Vete ja dhate voten .

Buxheti i turpit...

....maheni inotin per neser ke parlamenti.Simboli i diktatures u dogje ne 8 dhjetor ,tash e ka radhen parlamenti i krimineleve.

merre nje bilete te shpejte dhe hajde ta djegeshe dhe ti simboline e diktaturese. godit kapoooo

....nuk ka nevoj me thane trimat sot ne FB jooo,amanetin nuk e tret as dheu o burre,ke ndonje merak te vecante me than zene sikur ke ken vete ketu smiley

kapo, kush do ti paguaj demet e shkatrimit ?

Se shkatruat ne 1992, dogjet shkolla, pyje, prona, vodhet, dhe u behet pronar te paligjshem, ne 1997 vrate 2000 vete, ne gerdec 30 vete, dikush do te paguaj nje dite, beheni mire llogarite !

Me 21 Janar 4 vete........qe kishin ardhur me permbys regjimin e Sali Berishes , pse e harroke kte ti .

jane shume edhe harrohen, vetem diten e gjyqit te modh numurohen te gjitha, nje per nji , ata te shkretet ishin duke pa kryeministrine, nuk ben asnji hap perpara, u vrane me snajper, shume larg kryeministrise !

Ashtu eshte , dita e gjyqit te madh po afron , Sala dhe Likja do bejne Reformen ne Drejtesi.

Reformen ne drejtesi po e ben Amerika dhe BE-ja. Sala dhe Likja thjesht do ta miratojne me duret e veta, e masanej do te vij edhe fundi i tyne. Nuk ka asnje gjase ne ket bote qe keta dy gringo te justifikojne pasurine qe kane krijuar keto 25 vite me te ardhurat nga rogat ne shtet. Kaushi i pret shume shpejt.

S´ka Reforme Drejtesie me kete Qeveri Kozi , Reformen ne Drejtesi do e beje Qeveria e Re ne Shtatorin qe vjen nga Kryeministri Lulzim Basha , Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe Presidenti SALI BERISHA .

 

Asnjoni as tjeteri unfortunately  reformen do ta bej Mr, Lu  smiley

 

dhe kapiten Alimehmeti, eshte i forte si bajloz deti

Sala dhe Likja do bejne Reformen ne Drejtesi

smileysmiley

..perfundimisht nuk mund te bashkejetohet e te kete paqe nen ullinj me kulushet e bllokut joooo.Fukaraj nuk ka cfare te humb nga remuja vetem po fitoj ndonje sfungjer makinash Jaguar ose ndje rrote me ungroh ne darke smiley

Kush jane fukra Sala Basha Vokshi, Topalli, Halimi, Imami, leshi e lija ? Ketyre ju o pre rrisku, i vjedhjeve, nuk shtyhet jeta pa pushtet !

merri ne shpi tate ne kanad smiley 

Kelyshet e Xhelil Gjonit drejtojne PeDin dhe REpublikanen, Kapo, nuk hyn blloku ktu se nuk ja qisin korbat syte njoni tjetrit.

Po vjen dita e Qametit, Kapo...ke per ti cu Komandantit cinare ne Burg ose do e permjerri njerezia Neronin e Shqypnise ne varr si qoftelargun. 

ec aty Gentooo

nuk hyn blloku ktu se nuk ja qisin korbat syte njoni tjetrit.

...ja qitin ja qitin smiley

Në takimin ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe shefit të LSI-së Ilir Meta, ndryshe nga takimet e fundit ka pasur mjaft tension.

Burime pranë kryeministrit për SYRI.net konfirmojnë se më në fund kryeministri Rama i ka ngritur tonet me aleatin e tij: “Çfarë ke që flet lart poshtë, do ik nga qeveria?” e ka pyetur Rama Ilir Metën. smiley smiley

Kreu i LSI-së mësohet të jetë përgjigjur: “Jo po do pres kur do ma fusësh ti”. smiley Burimi është i njëjtë me atë që konfirmonte përplasjen gjatë beharit dhe paralajmëronte dorëheqjen e Nasip Naços.

Pyetjet që shtrohen tashmë janë disa: A po e godet sërish Edi Rama Ilir Metën? Nga kush do ta pastrojë Shqipërinë Edi Rama? Dhe pse LSI akoma nuk ka dënuar dhunën e pretenduar nga qeveria në protestën e 8 Dhjetorit?

Ja ku eshte nje kauze qe vertet ja vlen te protestosh dhe fort biles.. Jo idiotizmat me djegie bunkeresh e dekorata xhelatesh..

Po kujt ja thua, populli pa opozite ka ngelur jetim. Nderkohe, grupi i te marreve me ne krye Don Kishotin e tyre ka bunkerin e rradhes sot. 

Me vjen keq per te pastrehet, dhe nuk e kuptoj se ç'e pengon qeverine te filloje reformen Sociale. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).