Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë pasi akuzohen se kanë dëmtuar dhjetëra makina në zonën e Unazës së Re, duke u thyer xhamat. Personat e vënë në pranga janë:

Bledar Hilaj, 24 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të ‘Vjedhjes” , i dyshuar për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës “ në bashkëpunim.

Sadik Krasniqi, 24 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”, i dyshuar për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës“ në bashkëpunim.

Endri Gjonaj, 20 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë, proceduar më parë për veprën penale të “Drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt “ aktualisht me masë sigurie “Arrest shtëpie“, i dyshuar për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës “ në bashkëpunim si dhe “Largimit i të burgosurit nga vendi i vuajtjes së dënimit”.

Ndërkohë u shpallën në kërkim shtetasit: G.Rr., 28 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës“ në bashkëpunim. A.M, 20 vjeç, lindur në Laç dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës” në bashkëpunim. K. Z, 23 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës“ në bashkëpunim.

“Arrestimi i 3 shtetasve si edhe shpallja në kërkim i 3 peronave të tjerë, u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin në gjendje të dehur, në datë 09.12.2015, rreth orës 02.30 në rrugën “Sokrat Miho” kanë dëmtuar me sende të forta, si dhe duke i goditur me shkelma xhamat dhe pasqyrat e 23 automjeteve, të cilat kanë qenë të parkuara anës rrugës pranë njëra-tjetrës”, bën me dije policia e kryeqytetit.

10 Komente

Paskan qene te gjithe antikomuniste nga Kukesi !

smiley dje ne darke paska ndodh..

me te gjet belaja, te lesh makinen ne rruge gjithe naten, vijne tre kaqola dhe te thyejne xhamat

Gabimi i këtyrë është që s'e kanë bërë në datë 8, se atëherë do kishte qënë thjesht shprehje e qartë e dëshirës për demokraci kundër qeverisë Rama.

E kane bere fiks me date 8. Kjo qe lexon eshte lajmi i ndalimit te tyre.

 

Jo, thotë që "këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin në gjendje të dehur, në datë 09.12.2015, rreth orës 02.30 në rrugën “Sokrat Miho” kanë dëmtuar me sende të forta, si dhe duke i goditur me shkelma xhamat dhe pasqyrat e 23 automjeteve, të cilat kanë qenë të parkuara anës rrugës pranë njëra-tjetrës”, bën me dije policia e kryeqytetit".

Ke te drejte. Kam bere koment si gjibi, pa e lexuar me vemendje gjithe shkrimin. smiley

Po pikpamja ime qe te qenurit antikomunist lidhet me Kukesin dhe perdorimin e Vitalit , nuk ndryshon. smiley

Barbaret e veriut kunder qyteterimit = ISIS kunder Perendimit....

Te gjithe nga Himara te diplomuar ne Pisa...

Pas formaliteteve a kane treguar se c'gop te nones se vet kishin? 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).