Pas vdekjes tragjike të foshnjës 1-muajshe në Durrës, një tjetër foshnjë e komunitetit rom ka ndërruar jetë, kësaj here në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në një barakë në zonën e Shkozës ku foshnja 3 muajshe, e seksit femër me inicialet M.M., ka ndërruar jetë si pasojë e të ftohtit.

“Më datë 28.11.2015, në orët e para të mëngjesit, në një barake në zonën e Shkozës, një foshnjë  me iniciale M. M, disa muajsh ka ndërruar jetë” thuhet në komunikatën e policisë.

Sipas burimeve, foshnja kishte dy muaj që jetonte në zonën e Shkozës dhe nuk ishte regjistruar në gjendje civile nga prindërit.

Mësohet se nëna e fëmijës është 17-vjeçe dhe së bashku me bashkëshortin dhe djalin 1 vjeç e gjysmë kishin ardhur nga Peqini për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

Po gjatë këtij muaji, një tjetër foshnjë ndërroi jetë për shkak të të ftohtit. Ngjarja e rëndë u shënua në Durrës, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”.

 

Vdekja e foshnjës, Totozani: E turpshme për shtetin

Pas ngjarjes së rëndë, ku një foshnje 3-muajshe vdiq si pasojë e të ftohtit, ka reaguar edhe Avokati i Popullit. Totozani tha se është e turpshme për shtetin që një foshnje vdes nga i ftohti. Ai u ka bërë thirrje edhe njëherë drejtuesve të pushtetit vendor që të marrin masa për strehimin e të pastrehëve.

“Avokati I Popullit, Igli Totozani shpreh tronditjen, indinjatën dhe dhimbjen më të thellë për një tjetër jetë fëmije të humbur nga të ftohtit. Mediat informojnë se një foshnje 3-muajshe nuk mundi t’i mbijetoj dot temperaturave të ulëta të dimrit, ndërsa jetonte me familjen e varfër dhe te pastrehë në Shkozë të  Tiranës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Totozani deklaron se është e turpshme  për këtë shtet, që ende vdesin foshnja nga i ftohti, pasi askush nuk kujdeset për ta, askush nga pushteti vendor apo qendror nuk u garanton një strehë qoftë edhe provizore sa për të kaluar dimrin.

“I bëjmë thirrje edhe një herë drejtuesve vendor, por edhe atyre të qeverisjes qendrore që të gjejnë kohë dhe të përkushtohen  edhe për të varfrit, edhe për të pastrehët, edhe për fëmijët romë që të mos vdesin më nga të ftohtët”, theksohet më tej.

7 Komente

Turp! Trup! Turp!

Kush eshte kavie tashti?

Ku je Birish ku je qe ne kohen tende dhe gabeli rronte si gjermoni

eh.. Nji duartrokitje me detyrim per sulo gradecin se hoqi picirin

Po ku kane turp qeveritaret e sotem. 

rrofshin darkat me femijet autiste dhe probleme mendore sa per sy e faqe te botes !

 

harram ju befte ishalla cdo gje  e vjedhur, e pesofshi ne femijet tuaj !

Ngushellime te sinqerta! Me kujtohen kohet e shkuara,kur me te madhe shkruhej e sterthuhej per ngjarje te tilla ne boten kapitaliste.. i ka kapitalizmi keto !! 

Turp . Qeveri e mjerimit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).