Të dhënat e reja tregojnë se numri i vdekjeve të shkaktuara nga armët për frymë në Shqipëri është më i lartë se në SHBA – megjithëse ekspertët nuk bien dakord mbi shkaqet.

Shqipëria ka një nivel më të lartë vdekjesh të lidhura me armët për frymë sesa Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave nga Instituti përMatjen dhe Vlerësimin e Shëndetit.

Në të thuhet se norma për vdekjet e shkaktuara prej armëve në 100,000 njerëz në vitin 2013 në Shqipëri ishte 5.86 ndërsa në SHBA numri ishte 3.55.

Vendi i dytë më i keq në Ballkan në kuptimin e vdekjeve të shkaktuara prej armëve për frymë është Mali i Zi me 2.13 për 100.000 njerëz.

Vendi më pak i prekur në rajon është Bullgaria me 0.64 për 100,000 njerëz për frymë.

Megjithëse norma e vdekjeve të shkaktuara prej armëve në Shqipëri është alarmante, të dhënat tregojnë një pakësim në numra.

Të dhënat e institutit tregojnë se në vitin 2000 numri ishte 7.86. Në vitin 2005, shifra ra në 6.01 dhe në vitin 2010 u ul edhe më tepër në 5.91.

Në vitin 1997, kur ligji dhe rendi në vend humbën kuptimin, depot e armëve ushtarake u shpërthyen dhe mbi 500,000 pushkë dhe armë të tjera kaluan në duart e qytetarëve të zakonshëm. Kjo situatë kaotike shkaktoi rreth 2000 vdekje të njëjtin vit.

Arian Dyrmishi, një ekspert sigurie nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, i tha BIRN se lidhja mes numrit të paligjshëm të armëve në posedim të shtetasve dhe numri i vrasjeve në vend nuk është e qartë.

“Në Shqipëri vlerësohet se rreth 250.000 armë janë në duart e civilëve por ky është një nga numrat më të ulët në rajon,” tha ai.

“Në Serbi, ka rreth 2 milionë armë të paligjshme dhe në Maqedoni rreth 1.5 milion,” shtoi ai, duke argumentuar se numri i lartë i vdekjeve mund të ketë edhe shkaqe të tjera.

Edmond Dragoti, një psikolog dhe profesor i Universitetit të Tiranës i tha BIRN se numri i lartë i vdekjeve nga armët në Shqipëri ishte pjesërisht një fenomen kulturor.

“Armët kanë qenë pjesë e kulturës shqiptare për shekuj. Njerëzit i përdorin ato për të mbrojtur ekzistencën e tyre. Ata kanë ruajtur territoret e tyre, familjet dhe pronat me armë, ndaj e kanë rrënjën në identitetin e tyre,” tha ai.

Ai beson se pas viteve ’90, megjithatë njerëzit i kthyen armët nga njëri-tjetri edhe për shkak të mungesës së strukturave normale të shoqërisë dhe shtetit.

“Mungesa e drejtësisë sociale dhe përhapja e papërgjegjshmërisë institucionale kanë rezultuar në këtë numër të lartë vdekjesh nga armët gjatë këtyre viteve. Mungesa e një shteti të fortë i ka bërë njerëzit të vetëmbrohen,” tha ai.

Dragoti e sheh gjithashtu varfërinë afatgjatë të shqiptarëve si një tjetër faktor pas nivelit të lartë të vdekjeve nga armët.

38 Komente

500,000 pushkë dhe armë të tjera kaluan në duart e qytetarëve të zakonshëm.

Pak me poshte thote :

“Në Shqipëri vlerësohet se rreth 250.000 armë janë në duart e civilëve por ky është një nga numrat më të ulët në rajon

Po 250 000 ku shkuan ? U mblodhen ? Qa thote ai eksperti i sigurise qe i thote traplluqe BIRN-it?

Pra konkuzioni : ne Shqiperi ka me shume vrasje se ne SHBA.

Vitaliste e dores se pare !

Boooooboooo .... nuk ka.mundesi!

E kan kunj me no nji ktu ne peshk kto te BIRN  apo si eshte puna.

me siguri nuk shikojne lajvlik keta te birn-it.

Gjithe ajo lufte te pacensura per te treguar te kunderten. 

ket Birnin sikur e ka pjell Gat-i mor amon smiley

Si gjithmone prupaganda e armikut ne veprim.pse krahasohen me shba e jo me fqinjet?pse shqipot vrasin njeri tjetrin 2 here me shume se fqinjet e tyre ?

nejse mo, urime, urime

po si e qysh? Se gjysma e ktyne akoma nuk jan denu si do amnistohen? Hajde gallate shtet hajde smiley

priten zgjedhje se shpejti, Fiqo... "partia ime me denoj, tha, partia ime me amnistoi.." pa Tomen e keta te fortet e tjere, i ha mender muntin zgjedhjeve Edi, nuk fiton !
prandaj na duhet Toma.. prandaj edhe numerimi..smiley

Do kerkojne kuponin te peshku. smiley

Po domosdo ne nje vend ku u grabiten mbi 600.000 arme medemek per vetmbrojtje... dhe jane te paregjistruara do te kete krime me shume... se arma ne brezz apo ne shtepi sikur te ben me shum trim se ç'duhet...

shto ktu sa vet kan vra veten se i kan heq nga puna smiley

Isha i sigurte qe dicka do gjeje , se na myten keta refugjatet.

mos u nxito, mos u gabo, kto linqet i ke me te dhena te 2011-2012.

 

ate ka dashur te thote dhe ky komentues i nderuar qe deri para dy vjetesh situata ishte krejt ndryshe

Sapo doja te lija nje koment, kur fap  doli nje koment me nje link qe rrezonte ç'ka ishte thon me siper. 

Pjer , dikush hyn ne kompjuterin tend , deri sa dhe Amazoni nuk te kthen pergjigje ka i gjo qe nuk shko ktu.

ua sa te poshter si i ngaterrojn njerzit kot. robt futen perdite me gjet cik statistika ne favor te asaj qe duan te gjejne , e keta ua rrezojne gjith ate munim mrena sekondes ncncncncncnc

te enjten ne proteste. kunder rregjimit te hanxharit.

Vrasjet  nga armet produkt i regjimit liberalo korruptiv i degjeneruar, me i keq se diktatura !  , 

Ne raport nuk duhen numeruar vdekjet aksidentale si pasoje e lojrave me.komanda mes shokesh, futje ne brez me doren e gabuar, mos leximi apo mos pasja e nje manuali perdorues, tejmbushja me.unaza e gishtit terheqes dhe perdorimi ne vend te tij i gishtit te mesit, perdorimi i pistoletes si çekan per te ngul gozhde apo thy arra etj etj.
Njekohesisht duhen eleminu nga raporti dhe vrasjet me dy rreshta dialog (apo gjaknxehtesie) si psh:
- Ça ke qe me shikon ashtu?
- Me do k...i, .....bam bam bam
Mungeaa e nje fjalori te pasur me.fjale dhe argumenta zvendesohet zhurmat njerrokshe te armeve. Po te vazhdohet me.tej me.kete lloj analize shqiperia fare mire.mund te krahasohet me zvicerrën ku ka popullsia ka arme po vrasje niksgenfungen!

opo ça do qe te thoni,  ju emigrantet e  (nord)Amerikes e keni turperuar keq Albanien.... pupupu, na e morret  erzin fare..smiley

Po rri o Belul se nuk eshte shqiptate ajo! Lere.se.e.ka.nxjerr ndonje vetem per te bere sensacion! Nuk bejme.ne te.tilla gjera Belul, as ne tirane e as perendim.

Ku e ke hallin o Belul, qe po te jep benzine te lire, apo thjesht ke frike gjalprat.smiley

Gjërpëri gjërpëri e ka fajin. Nuk e le te perqendrohet.

Beteje gjarperinjsh, ja ku doli skenari per horrorrin e ri.  

Ça ke qe me shikon ashtu?
- Me do k...i, .....bam bam bam

lol, ja shembulli konkret qe emigranteve u ka ngelur ora ne vitet 90 dhe vazhdojne te na turperojne duke folur per nje epoke qe s'ekziston me ose flasin per shqiperine ne emer te haleve ne te cilat kane jetuar ne ato vite te largeta. Kam kaq vite qe ndjek lajmet rregullisht e s'kam degjuar te vritet njeri per nje fjale goje e per sherre te tilla banale, pervecse e kam pare ne videot nga amerika e veriut. Ne Shqiperi as eshte degjuar ndonjehere dicka e tille qe nga viti 1997. Nderkohe, mqrf te refugjatet andej... ja ca bejne. 

O vigjelent.o sy petrit! U trete per atdhene po kush te degjon o flori. Ti ben mire qe na demaskon neve ketej qe ngelem duke komplotuar kunder shqiperise me qellim te turperojme ty o drite. Une ketej sa them.qe jam.shqiptar njerezit habiten dhe me.plot admirim me pyesin per Ate ...."çe ka emrin" se i nderon shpesh nga turpi. Punoj ketej dhe mendjen e kam mos bej ndonje gafe se do i ze kafen ne gryke figures. Se dhe nje kafe qe pi o bo$$ duhet ta shijosh i qete se kush pret diten e neserme, apo ndonje shok apo dhe plaken me.plakun per nje kafe tjeter.

Ku ma gjete nofken o shkabe? Llagar!!! Ja neronua duke treguar Komunen e Re te Parisit. 

As nuk e kuptoj kete punen me shqiptaret o Shkabe. Sa jane ne Shqiperi, as nuk vrasin, as nuk vjedhin, jetojne per mrekulli si ne xhenet, a thua ka ardhur Kalifati qe tani. Po se c'u merr koka ere dhe duan te dalin jashte vendit, dhe aty menjehere kthehen ne hajduta, vrases, mashtrusa. Ti si me i/e kenduar se une qe je, qe ke lexuar tre gomere dhe dy pela me libra, ke ndonje shpjegim per kete. Se ai na duhet, shpjegimi, se fshati qe duket nuk ka nevoje per kallauz, domethene per linqe e video llajvlliksi.

 Kam kaq vite qe ndjek lajmet rregullisht e s'kam degjuar te vritet njeri per nje fjale goje e per sherre te tilla banale,

Po ai evlati i luizes mo shkabe per cfare motivesh i vrau plot 4 vete?

Shperndaresit e droges ate pune kane, te vriten mes njeri-tjetrit, po vrasje kshu kot per sport vetem nga kontinenti i refugjateve degjojme.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).