Për herë të tretë nga viti 1998, Kuvendi i Shqipërisë ka gjetur konsensusin e madh për të ndryshuar ligjin themeltar të shtetit, Kushtetutën.

Me 131 vota pro dhe asnjë kundër, mazhoranca dhe opozita kanë votuar 4 ndryshime në Kushtetutë dhe që kanë të bëjnë me vendosjen e përcaktimeve ligjore që pengojnë zgjedhjen apo emërimin në funksione të larta publike të personave të inkriminuar.

Votimi nuk ka sjellë asnjë surprizë, pasi palët i janë përmbajtur konsensusit të gjetur edhe më parë. Ndërkohë që palët, pavarësisht këtij pëlqimi, kanë shprehur para votimit me anë të dy përfaqësuesve të tyre, dallimet që kishin në lidhje me pikat që nuk u morën parasysh.

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ka kërkuar votimin e propozimit të testit të drogës, ndërsa deputeti socialist, Taulant Balla ka theksuar se e gjithë çështja e dekriminalizimit mund të mbyllej vetëm duke votuar reformën në drejtësi.

Ndërkohë që ndryshimet e miratuara dje kanë hyrë menjëherë në fuqi, kjo pasi kreu i shtetit, Bujar Nishani ka dhënë pëlqimin paraprak që ky ligj të hyjë menjëherë në fuqi.

Për të respektuar çdo aspekt ligjor për këtë çështje, kreu i Kuvendit, Ilir Meta e ka lexuar përmbajtjen e plotë të këtyre ndryshimeve para seancës, duke e konsideruar kështu të ezauruar edhe detyrimin për ta bërë atë publik.

Po ashtu, gjatë mbrëmjes së djeshme këto ndryshime janë publikuar edhe në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë.

Ligji

Menjëherë pas votimit të ndryshimeve në Kushtetutë, Kuvendi ka kaluar në votimin e ligjit të ashtuquajtur të dekriminalizimit, proces i cili ka sjellë surpriza në votim të neneve apo propozimeve të veçanta.

Kështu, Kuvendi është përçarë në votë, kur për votim është hedhur amendamenti i Oerd Bylykbashit për të vendosur në ligj detyrimin që funksionarët politikë të kenë të detyrueshme të bëjnë testin e drogës. Ky amendament ka marrë 47 vota pro, 70 kundër dhe 11 abstenime.

Vetë kryeministri Edi Rama nuk ka marrë pjesë fare në votim, ndërsa një pjesë e mirë e deputetëve të LSI-së kanë abstenuar, përfshi këtu edhe kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.

Zbatimi

Ndryshimet në Kushtetutë dhe ligji për dekriminalizimin i votuar dje, përcaktojnë tashmë një sërë hapash dhe afatesh kohore që duhet të ndjekin të gjithë funksionarët publikë apo ata që duan të konkurrojnë për të qenë të tillë, për të bërë verifikimin e figurës së tyre dhe vërtetimin se nuk janë në konflikt me përcaktimet ligjore që bëjnë këto dy dokumente.

Më konkretisht, funksionet publike që i nënshtrohen këtij verifikimi janë ato në organet kushtetuese apo të krijuara me ligj, posti i zëvendësministrit apo të njëvlershëm me të, prefekti, funksionarë politikë në kabinetet e drejtuesve të çdo institucioni kushtetues apo të krijuar me ligj, pjesëtarët e Shërbimit Informativ të Shtetit, nëpunësit e shërbimin civil, në çdo nivel drejtimi të Policisë së Shtetit, ushtarakë në Forcat e Armatosura, si dhe në çdo post drejtues të kompanive që zotërohen plotësisht apo në mazhorancë ose administrohen nga shteti.

Nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetarë bashkie apo këshilltarë në këshillin bashkiak dhe në çdo rast nuk mund të marrin një funksion me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, apo me votim nga këshillat bashkiakë ose të qarkut, personat të cilët janë dënuar me vendim të formës së prerë, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me jo më pak se 2 vjet burgim ose me 6 muaj për vepra të kryera me dashje dhe që nuk përfshihen në grupin e parë të veprave të ndaluara.

Ky ndalim zbatohet edhe ndaj personave, për të cilët është marrë masë sigurimi personal, vendim dënimi jopërfundimtar, ose është lëshuar një urdhër kërkimi/arresti ndërkombëtar nga një autoritet gjyqësor i huaj, për kryerjen apo tentativën e kryerjes së një prej veprave penale të parashikuara në shkronjat a dhe b, të pikës 1, të këtij neni, deri në momentin e revokimit të masës së sigurisë, urdhrit të kërkimit/arrestit ndërkombëtar ose vendimit të pafajësisë së dhënë nga gjykata kompetente.

Ndërkohë që tashmë pas miratimit të këtyre dy ligjeve, titullarit të institucionit publik dhe vetë personave që preken nga ligji, u lihet 3 muaj kohë që të verifikojnë pastërtinë e tyre.

Ndërkohë që të gjithë funksionarët apo të zgjedhurit që janë subjekt i këtij ligji, brenda 6 muajsh duhet të plotësojnë e të nënshkruajnë një formular vetëdeklarimi, me anë të të cilit deklarojnë mosekzistencën e shkaqeve për të mos u zgjedhur, kandiduar ose emëruar.

Refuzimi për të dorëzuar formularin e vetëdeklarimit ose mosparaqitja e formularit të vetëdeklarimit përbën shkak për mosregjistrimin e kandidatit në zgjedhje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve apo për mosemërimin nga organi përgjegjës sipas ligjit.

Formulari i vetëdeklarimit dorëzohet dhe administrohet, sipas rastit: pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për kandidatët për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë apo në organet e qeverisjes vendore, pranë kryetarit të Kuvendit për kandidatët për funksione në organet kushtetuese apo të krijuara me ligj dhe që zgjidhen nga Kuvendi, si dhe para çdo titullari institucioni, pjesë e të cilit një funksionar është.

Gjithashtu, këto dispozita detyrojnë titullarët e institucioneve ku konstatohet se ndodhen individë me të kaluar kriminale, që brenda 5 ditëve të shpallin të pavlefshëm mandatin ose të nxjerrin aktin e shkarkimit të tyre.

Më konkretisht, funksionarët publikë që janë emëruar në detyrë përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe që ushtrojnë funksionin e tyre me ose pa mandat, shkarkohen menjëherë nga detyra nëse konstatohet se përfshihen në rrethin e subjekteve që janë të përjashtuara sipas ligjit të posaçëm nga e drejta për t’u zgjedhur, emëruar apo për të mbajtur një funksion publik.

Organi përgjegjës është i detyruar të nxjerrë aktin e shkarkimit nga detyra brenda 5 ditëve nga përfundimi i rezultateve të verifikimit.

Në rastet kur organet e ngarkuara nga Kushtetuta apo ligji për konstatimin e mbarimit apo pavlefshmërisë së mandatit, ose shkarkimin nga detyra të funksionarit publik, nuk veprojnë brenda 10 ditëve nga përfundimi i rezultateve të verifikimit, me kërkesë të 1/5 së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, çështja i përcillet për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese.

 

Ndryshimet në Kushtetutë

Në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:

Neni 1

Pas nenit 6 shtohet neni 6/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 6/1

Ndalohet zgjedhja, emërimi apo ushtrimi i një funksioni publik në një nga organet e parashikuara në këtë Kushtetutë, ose të krijuara me ligj, pavarësisht përcaktimeve të bëra në dispozitat e tjera të kësaj Kushtetute, nëse verifikohen rrethana që cenojnë integritetin e funksionarit publik, sipas kushteve dhe rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.”.

Neni 2

Në nenin 45, paragrafi 3 ndryshohet si më poshtë:

“3. Përjashtohen nga e drejta për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim, me vendim përfundimtar të formës së prerë, për kryerjen e një krimi, sipas rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në raste përjashtimore dhe të justifikuara, ligji mund të parashikojë kufizime të së drejtës për të zgjedhur të shtetasve që vuajnë dënimin me heqje lirie, ose të së drejtës për t’u zgjedhur para dhënies së një vendimi përfundimtar apo kur shtetasit janë dëbuar për një krim ose për cenim shumë të rëndë dhe serioz të sigurisë publike.”.

Neni 3

Në nenin 131, shkronja “e” ndryshohet si më poshtë:

“e) çështjet që lidhen me zgjedhshmërinë dhe papajtueshmëritë në ushtrimin e funksioneve të Presidentit të Republikës, të deputetëve, të funksionarëve të organeve të parashikuara në Kushtetutë, si dhe me verifikimin e zgjedhjes së tyre.”.

Neni 4

Pas nenit 179 shtohet neni 179/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 179/1

Mandati i funksionarëve të zgjedhur ose të emëruar në organet kushtetuese dhe ato të krijuara me ligj, që është fituar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, mbaron ose është i pavlefshëm kur konstatohet se i zgjedhuri ose i emëruari përfshihet në rrethin e subjekteve që janë të përjashtuara nga e drejta për t’u zgjedhur, sipas neneve 6/1 dhe 45, pika 3, të Kushtetutës.

Brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Kuvendi, në përputhje me procedurën e nenit 81, pika 2, të Kushtetutës, miraton ligjin që përcakton kushtet dhe rregullat për garantimin e integritetit të organeve që zgjidhen, emërohen ose mbajnë funksione publike.

 

Kuvendi ka rrëzuar me shumicë votash propozimin e deputetëve Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi për të ndaluar që të zgjidhen dhe emëruar në postet e larta publike, përfshi Kuvendin, qeverinë, gjykatat etj, të gjithë ata persona që nga periudha 1944 deri në vitin 1991 kanë qenë pjesë e institucioneve të Sigurimit të Shtetit, Prokurorisë, Hetuesisë, Gjykatës, apo kanë qenë funksionarë të lartë të qeverisjes dhe të Partisë Komuniste e më pas Partisë së Punës. Propozimi i dy deputetëve erdhi në kuadër të diskutimit të ligjit të dekriminalizimit dhe është konsideruar nga dy propozuesit si një hap që politika shqiptare duhet ta marrë, nëse vërtet kërkon të pastrojë administratën dhe institucionet shtetërore nga kriminelët. Amendamenti “Doda-Idrizi” ka marrë 52 pro, 64 kundër dhe 10 abstenime. Vlen të saktësohet në këtë rast se kryeministri Edi Rama nuk ka preferuar të votojë, ashtu si edhe ministri i Financave, Shkëlqim Cani. Ndërkohë që deputetët e LSI-së sërish kanë pasur një votë të ndarë. Kështu, kryetari i Kuvendit ka abstenuar, ashtu siç kanë bërë edhe disa deputetë të tjerë të kësaj force, ndërkohë që një pjesë e mirë kanë votuar kundër, ndërsa dy kanë votuar pro. Gjithashtu, dy deputetë të PS-së kanë abstenuar, ndërsa të gjithë deputetët e PD-së kanë votuar pro propozimit të ish-deputetes së tyre. Në përfundim të këtij votimi, deputetja Doda ka kërkuar sërish fjalën, duke deklaruar se ky rezultat tregoi se kush është pro ndarjes nga e shkuara dhe kush jo. “Ju përshëndes të gjithëve për hipokrizinë që keni treguar gjatë gjithë ditës, u duk kush do të ndahet nga e kaluara dhe kush jo”, – tha Doda.

19 Komente

Kuvendi ka rrëzuar me shumicë votash propozimin e deputetëve Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi për të ndaluar që të zgjidhen dhe emëruar në postet e larta publike, përfshi Kuvendin, qeverinë, gjykatat etj, të gjithë ata persona që nga periudha 1944 deri në vitin 1991 kanë qenë pjesë e institucioneve të Sigurimit të Shtetit, Prokurorisë, Hetuesisë, Gjykatës, apo kanë qenë funksionarë të lartë të qeverisjes dhe të Partisë Komuniste e më pas Partisë së Punës.

...ky do ishte  nje kusht i mjaftushem dhe plotesisht i justifikushem per ta bojkotuar ket parlament te aleances se qelbesirave.

Tall kart e burrit Mesila me ju o kapo. Mire jua ben. 

po kur ishin vete mazhorance per 8 vjet, pse nuk e miratuan?

Për fat të keq qëndrimet e PD-se janë shume te afërt me PS-së ne ket qendrim  sepse raportoi i Berishës dhe PD-se me te kaluarën komuniste nuk ka asnjë lidhje me një parti te djathte e për me tepër antikomuniste siç lindi dhe vazhdon te pretendoje se është PD-ja.Rames me te drejte  i përmendet vazhdimisht firma e të atit qe vari Havzi Nelën por kjo akuzë e bërë nga PD-ja ngjan qesharake kur ajo pretendon si gurë te themelit te saje politik Gramoz Pashkon ,djalin e Josif Pashkos zv/ Prokurorit të Përgjithshëm te diktaturës qe ka firmosur vdekjen e ekzekutuar pothuaj gjysmën e numrit te përgjithshëm te të ekzekutuarve nga komunizmi.Qysh tha dulla , na e dina prej kohesh se cfare moot  mooti  asht ai ..por skena tjeter choice

turp,turp,turp

Po Gramozin dhe Saliun, ku ti cojme ? ne pension ? smiley

Mos harro namik doklen, kac islamin, si dore e vjeter sikurse keto kerpudhat e birose dhe sekretareve te pare si natenemire bushati, arben cuko,besnik baraj, musa ulqini,shkelqim cani e plote te tjere shperndare neper poste qeveritare.
Ne 25 vjet shqiptaret nuk kane ndertuar shtet por vetem principata mafioze dhe klane qe i zhvasin diten me.diell.

turp edhe per PD qe u be pjes e ktij maskaralliku.

e gezofshim diktaturen smiley

E shkuara e nje vendi eshte pjese e Historise dhe si e tille duhet te rrespektohet ,me te mirat dhe te keqijat e saja, nuk quhet Komunist pershembull Prof.Doc. Sali Berisha te cilet te kuqte Komuniste te asaj kohe e detyruan te marre teseren e Partise vetem per faktin qe ishte njeriu me i mencur nder Alpe dhe qe Enver Hoxha e pikasi qe nje dite Ky njeri do ishte Burre Shteti ( Arvizu ) dhe Prijes i Shqiptareve , Historia vazhdon................

smiley

Prof.Doc.Doktorr Sali Berisha eshte kokrra e mafjes, qe run territoret qe nuk i kan zaptuur akoma kto halabaket e mafjes tjeter qe kan bo paqe me zagaret e asaj mafjes tjeter tjeter.

Atdheu ka merdhif aq keq, ska fuqi mo as per pordha, nji fëndë aty këty e entuzjazmon te madh e te vogel smiley

Gezuarë krishtlindjet

Keta te gjithe jane plehra qe mbrojne njeri tjetrin. Mjere populli!  smiley

Mos u zini me per Sal apo Ed se kane kohe qe u kane budallepsur. 

Kuptoj shume mire , meqe kane ik dhe ORono , nuk na ngelet gje tjeter qe te bejme dhe rolin e mazhorances ne peshk , ne jemi Demokratet e vertete !

smiley

Me falni... keni pare gje Maksin ketej rrotull se nuk du me.u taku me.te. Flm per mirkuptimin!

Me ni llaf po hecet me teorine e Brahushit,po re mrena,pergjithjeten bisht qeni,kshu?

Dekriminalizimin e votojne ata qe e kane kriminalizuar ate vend, Paradoks i madh !

Pse mbas 25 vjeteve ky votim ? Se paku pse nuk u votua ne 1997, (mbas ) ne 1998 (mbas ), ne 2005 (mbas ) , ne 2008,(mbas)  ne 2011, ne 2013 ..?

Keta te gjithe jane plehra qe mbrojne njeri tjetrin. Mjere populli!

Portali Opinion.al ka pikasur gjatë protestës së opozitës përpara Parlamentit këpucët e ish-ministres së Integrimit Majlinda Bregu.

Majlinda Bregu në ditët e protestës së opozitës, postoi në IG disa foto që të ngjajnë sikur po viziton profilin e një blogger-e fashion’i.

Por jo, këpucët Zanotti zbukurar me gurë Zwarovski e që kushtojnë 1800 euro, që janë veshur nga ish-ministrja e Integrimit, përcjell portali Lapsi.al shkrimin e Opinionit për deputeten demokrate.

Shpenzimet e luksit të deputetes demokrate janë bërë shpesh objekt diskutimi në media, mjaftojmë të kujtojmë makinën “Jaguar”, e cila u tha se kushtonte 60 mijë euro.

Mos mo Kapo se pastaj do te thone pse ti do tu tregosh si duhet te vishen per proteste! Ose çfare.ke ti kunder pasurise mor komunist! Apo merresh me detaje se s'te pelqen qe po rrezikohet pushteti i komunisteve te.tu.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).